Ja ku eshte nafta shqiptare e pazbuluar!

30 Shtator 2013, 18:32Blog TEMA
Ja ku eshte nafta shqiptare e pazbuluar!

 

 Ne zakonisht gjejnë naftë në vënde të reja me ide të vjetra. Ndonjëherë, ne e gjejmë atë, në një vënd të vjetër me  ide të reja, por ne rrallë gjejmë naftë  në një vend të vjetër me një ide të vjetër. 

Sipas  nje biznesmeni

 

Ing.Ahmet Çollaku

 

Gati tridhjete vite me pare  u morem me studimin e profileve sizmik te zones X e cila ka nje siperfaqe afersishte 2,000km2. Gjate asaj kohe  patem ne dispozision shume profile sizmik, disa te vjeter, dhe disa  te projektuar nga ne. Keto  studime, projekte sizmike, pergjithesime  gjeologo-gjeofizike, apo projekte  pusesh per zbulimin ë naftes,  ndodhen ne  fondet e istitucioneve e industrise se naftes. Ne fund te studimit tone,  konkluduam se zona eshte  shume  perspektive per zbulimin e naftes dhe gazit. Keto rezultate interesante,  ua beme  te ditur  drejtueseve te ndermarrjes dhe atyre te Instititit te Naftes ne Fier. Ata ne fillim ishin shume te ftohte  me  keto konkluzione, po kjo ne nuk na  dekurrajoj.

 

Kembengulja jone  per perspektiven e kesaj zone, zgjoi  interes  edhe tek disa personalitete  te naftes te asaj kohe. Konkretisht, nga une  kerkuan informacion  te ndjeret  Napolon Mertiri, ish Drejtori  i Drejtorise Studimore ne Patos si dhe vete  Lavdosh Ahmetaj, ish Ministri i Energjitikes. Ky i fundit, ne vitin 1988 me thirri personalisht  ne zyren ë tij ne Tirane. Pas bisedes se gjate qe zhvilluam bashke (prezent ishte edhe zv. i tij  Petraq Xhako), ai me  kerkoi ti le relacioninin tim  prej gjashte faqesh dhe skemen  me objektet perspektive te zones. Kjo eshte nje histori ë gjate  te cilen une e kam treguar me shume detaje ne librin tim qe eshte ne proces botimi, “Nafta Shqiptare, portrete, intervista, perspektive” qe eshte ne botim. Ne kete shkrim do  tregojme shkurte, disa te dhena te pergjithesheme qe perfshihen ne ate  relacioni,  dhe me pas  do ekspozoj  skematikisht, vetem dy objekte perspektive nga njembedhjete qe i raportova  Ministrit. Gjate kesaj kohe, besoj se do te behet i gjalle ndonje nga ata istruktoret/specialistet e shumte ta pohoje kete gje.Tani le te futemi direkt ne teme.

 

Objektet perspektive  per nafte te kesaaj zone,  jane ne gelqerore dhe  ne ranore. Procesi i modelimit te  strukturave është celsi që  shpjegon  ekzistencen e tyre. Në kete zonë të madhe me shumë situata  gjeologjike dhe sizmike të komplikuara,  nuk duhet të befasohemi  nga prezenca e gradientit  të shpejtësisë. Në jugëlindje të këtij  rajoni  janë shpuar disa puse  të cilët  kanë  kapur  gëlqerorët cekët dhe me rënie perëndimore. Shtrohet pyetja, c’fare behet poshte ketyre gelqeroreve?

 

Keto interpretime sizmi-gjeologjike, janë tonat, ne nuk i kemi vjedhur,  nuk kemi  imituar ndonje specialiste tjeter. Kete gje e dine te gjithe shoket, perfshire ketu edhe drejtuesit  dhe  interpretuesit   gjeologjik te nje kompanije  te huaja. Interpretimet tona  kanë si bazë kryesisht  profilet sizmik projektuar nga ne. Me vonë, me këto materiale  ndertuam  tema studimore  dhe i paraqitem  në disa simpoziume nderkombetare,si në Skoci, ne Rumani, ne Kroaci dhe ne Amerikë. Keto te gjitha  gjënden edhe në  website.  Me kete ekspozim shume skematik qe po  bejme ketu, ne  nuk kerkojme te vihemi ne nje gare ambicjoze, kush di me shume,  ne nuk nenvlertesojme idete dhe mendimet e shokeve dhe kolegeve  sepse egoizmi dhe cinizmi nuk jane valencat tona. Ne i mbeshtesim dhe i mbrojme deri ne nje keto interpretime te cilat tashme te vizatuara, nuk jane ide po projekte konkrete per zbulimin ë naftes Shqiptare.  Pra, bindja jone per perspektiven e ketyre objekteve perspektive, mund te testohen nga kushdo qe i mendon keta objekte me interes per zbulimin e naftes, sigurisht duke respektuar ligjet e shtetit  dhe duke bere  marreveshje me ne. Ne, me guzimin tone profesional, duam tu tregojme te gjitheve se nafta Shqiptare, eshte ne fillim te saj. Konkretisht, nese vetem objekti pare do te rezultoje pozitiv, Shqiperia do te siguroje te ardhura ekonomike kolosale  per disa vite.

 

Objekti pare

 

Studimin e keti objekti  ne e kemi bërë  shumë vite më parë, që kur kryem rekonjucionin  dhe trasuam  në terren  profilet sizmik.  Ky objekti është në zonën tektonike Jonike, vërtetuar tashme për prezencen e strukturave naftëgazmbajtëse, eshte nje  vëndburim i pritshem, jo  larg vendburimeve tona. Deri më sot mbi këte objekt  nuk është shpuar asnjë pus i thellë. Objekti ka permasa 10 x 8km, eshte i pa  komplikuar nga  prishjet tektonik dhe  i mbyllet nga të gjitha anët. Ndërtimi gjeologjik eshte gati  i ngjajshëm me një nga  vëndburimet tona të  fuqisheme. Ne kemi vizatuar skemën strukturore, tregojme  edhe  kordinatat  e pusit të  thellë. Thellësia e objektit është në ato nivele ku potenciali naftë mbajtës  është maksimal dhe pervetesimi/shfrytezimi  behet ne kushte teknologjike normale, me vlera  parametrash  te njohur ne bote.  Sa për kërshëri, këtë objekt po e  illustrojmë ne  Fig.1. Ne kemi gati edhe nje miniprojekt punimesh sizmike per verifikimin e ketij objekti nga ata qe keto objekte i shikoijne me interes.

 

 

 

 

Objekti dytë

 

Ky objekt  është në jugë të këtij poligoni. Struktura  ka përmasa 6×4 km  me krahun lindor të mbuluar nga gëlqerorë, Fig.2. Objekti është prognozuar sipas korelimeve  dhe interpretimeve të profileve sizmike që përshkojne këtë zonë, kryesisht nga ata që kemi projektuar ne vetë. Për verifikimin e kesaj  skeme dhe ngritjen ne një shkallë më të lartë të saje,  rekomandojmë riperpunimin e  profileve sizmik dhe trasimin në fushë të  25 km. të tjerë.  Ky objekt, sikurse ai I pari, ështe  afër me  vëndburimet e naftës, me Zonen Tektonike Jonike.

Si ne, ka plote shoke dhe kolege me  idera dhe prognozime konkrete  shumë interesante për zbulimin e naftës Shqiptare. I takon shtetit  Shqiptarë ti gjejë ata specialist. Specialistet e naftes, me experience te gjate, se bashku me te rinjte,  do ti sjellin mirëqënie këtij populli. Sa me shpejte  te hapet  rubrika  opinione dhe te shpallet  konkursi per zbulimin ë naftes Shqiptare  nga specialistet Shqiptare. Kjo rubrike nuk do te  jete vetem  teste  për te gjithë specialistet e naftes Shqipatre, ajo do te jete  me shume se nje test, se  beje lidhjen  e tyre  pa dallim moshe,  shkolle, shkalle kualifikimi. Ky do te jete nje  test  miqesije edhe  per specialistet e  prodhimit apo per  pedagoget  e shkollave te larta, ku do te perfshihen te gjithë, si ata  me CV te  thjeshta dhe ata me CV-I te  cilesuara. Pa dashur te percmojme  specialistet e huaj shume te kualifikuar,  jemi te mendimit  se gjeologet shqiptare nuk do te kishin qene dakord te kercenin  tani per tani ne Juban te Shkodres.  Kjo shkon edhe me ato qe  thote Prof. Alftrd Frasheri ne nje shkrim shume interesant botuaar tani afer ne shtypin Shqipatre.  Nafte nuk doli  dhe koha fluturoi.

Ne kete oferte, marrin pjese  kater specialiste te larte  nafte me pervoje  ne industrine e naftes Shqipatre. Ne mirëpresim  cdo bisede  me persona apo kompani  që I shikojne  me interes studimet  tona. Objektet e përshkruar më sipër, kane  një perspektive të jashtëzakonshëme.  Per zbulimin ë naftes  duhet te angazhohet  vete shteti shqiptare. Mjafte me me  lojrat politike, me  programe dhe premtime boshe per  vite të tëra. Nafta bene politike, politika nuk bene nafte. Nje gje eshte  sigurte, Shqiperine do e beje nafta bashke me pasurite e tjera. Per naften shpallen luftera, nafta vendos ligje dhe sjell mireqenie.

 

DeGolyer Everetti , gjeofizikantit  dhe filantropit Amerikan i njohur si themeluesi i gjeofizikës së  aplikuar në industrinë  e naftës thote, “kerkimi I naftës është një art dinamik, se  I vetëmi element  më I madh në të gjitha kerkimet e kaluara, të tashmet dhe ato në të ardhëmen, është gadishmeria e njeriut për të marrë  një  shans”.  Kjo thenie alternon me fjalet e gjeologu Polak, Prof. Stanislav Zuber I cili e germoi Shqiperine me cekic ne dore, ai thote,  se  nafta zbulohet pus pas pusi.

 

1 komente në “Ja ku eshte nafta shqiptare e pazbuluar!”

  1. feniks says:

    Personalitete te tilla i duhen Shqiperise!!!
    Deri dje degjonim vetem
    -LUFTE PER PRIVATIZIME,KONCESIONE,TUNELE,AUTOSTRADA,GELQERE,CIMENTO,SHARJE E MALLKIME etj,nga KLIKA E BERISHES,por kurre MENDIME PER PRODHIM SHQIPTAR!!!
    Edi Rama!
    Cdo minister t’u beje thirrje PERSONALITETEVE TE AFTA SHQIPTARE,per te dhene IDE TE VLEFSHME!!!
    Ministrat kurre nuk mund te jene ne gjendje,qe te mbulojne cdo gje ne sferen qe mbulojne!!!
    TRIMI I MIRE ME SHOKE SHUME!!!
    Nuk duam te shikojme e degjojme POLITIKANET,qe mbajne fjalime apo presin SHIRITA!!!
    SUKSESET E QEVERISE,PO NUK I PAME NE SHTEPITE TONA,JU KENI MARRE FUND!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje