Në morg ishte mbledhur komisioni hetimor para pacientit të mbuluar që tashmë ishte thjesht një kufomë…
Doktori nuk reshte së mohuari se operacioni i tij kishte dalë tërësisht me sukses, dhe për këtë sillte edhe dëshmitë e kolegëve të tij ndërkombëtarë që e kishin vëzhguar në “sallën e operimit” gjatë ndërhyrjes kirurgjikale që zgjati 8-vjet…
E pra, tashmë emri i pacientit është kuptuar nga gjithkush, më saktë emri i kufomës, emri në të cilin bëjmë pjesë të gjithë ne, ju, ata, por jo “ata”… ata të fundit, ai minoriteti i vogël në njësi numerike njerëzore, por që pati akumuluar gjithë kapitalin e vetë pacientit me gjithë pjesën tjetër që ai përfaqëson…
Shqipja u sulmua, u zhvat, u robërua, u grabit, u plaçkit, u degradua, u shpërdorua, u copëtua, u masakrua, u dhunua, u depilua, u përdhunua, u shkatërrua, dhe më e keqja, “u demokratizua” sipas ilaçeve dhe antibiotikëve që Doktor Allamudhi jepte në recetën e tij.
Dhe me kaq po e mbyll përshkrimin e Shqipërisë në sytë e ish-Kryeministrit të vendit. Ai vazhdon të citojë statistikat dhe të dhënat të ardhura nga Marsi, faktet fiktive të cilat janë prodhuar nga fabrika gjigande e propagandës blu si edhe e institucioneve që u kthyen në vegla e lodra si “INSTAT-i”. Ai ende beson (ose hiqet sikur beson) në suksesin absolut të politikës së tij fiskale dhe ekonomike, arritje këto të cilat e kanë renditur Shqipërinë jo vetëm të parën në Ballkan, por për pak edhe në Europë (të 2-të pas Gjermanisë!!!) si për nga rritja ekonomike, dhe për nga ndikimi minimal i krizës botërore… Ai vazhdon të aludojë për modelin më të përparuar ekonomik që ka njohur ndonjëherë vendi ynë, ndërkohë realiteti jashtë oborrit që i hedh hi me dëshirë syve, është totalisht ndryshe.
Nëse i hedhim një sy statistikave të publikuara nëpërmjet Fondit Ndërkombëtar Monetar për Shqipërinë, çdo shqiptar e gjen veten për fat të keq në vendin që i takon, e jo siç proklamon kupola blu (parajsë e kapitalizmit). Edhe Banka e Shqipërisë gjithashtu flet për një përkeqësim të gjendjes ekonomike në të ardhmen, si ulje të normave të interesit me 0,25%, rritje të inflacionit për vitin e ardhshëm nga 0,8- 3,8%, rënie të mëtejshme të remitancave, rritje të borxhit publik me mbi 70%, rënie të PBB-së dhe si rrjedhojë rritje të dhënies së kredive nga bankat me norma më të larta interesi etj.
Por përpos këtyre të dhënave, çfarë po ndryshon me doktorin tonë dhe oborrin e tij aludues? Asnjë gjë! Absolutisht as edhe një gjë! Teatri vazhdon… Ai i mbetet besnik statistikave dhe të dhënave zyrtare që “INSTAT-i” ka publikuar gjatë mandatit të tij. Dhe jo vetëm kaq, pasi sheshoi dhe zeroi buxhetin e shtetit, tashmë ai ulet dhe dikton e orkestron grupin parlamentar opozitar tashmë, me akuza drejt qeverisë së re që sapo vuri këmbë duke e sulmuar rreth platformës së saj ekonomike me pseudo-argumente si: “është e destinuar për të dështuar, nuk ka program konkret, nuk ka planifikim real ose edhe mashtrim.”
Demokratët lanë një Shqipëri nën etiketën “Shitet”, me buxhet të zeruar dhe një ekonomi të rrafshuar sidomos për biznesin e vogël, e megjithatë marrin guximin të flasin e kritikojnë një program i cili u votua nga 1 milion votues si alternativa më e mirë, pa duruar as 6-mujorin e parë për të marrë statistikat dhe të dhënat zyrtare sesi po reagon tregu ndaj reformave dhe masave që po ndërmerren nga qeveria e re. Kryetari i ri partisë demokratike trashëgoi një tufë deputetësh të cilët vazhdojnë të jenë të eklipsuar nga hija e liderit historik blu, dhe praktikojnë ende retorikën e tij aludive dhe diversante.
Dr. Allamudhit populli ia dha përgjigjen në 23 Qershor për recetat dhe praktikat e tij kalbëzuese për ekonominë dhe shoqërinë. Për fat të keq, ai la pas edhe një bacil të rrezikshëm, bacilin korruptativ. PD-së i duhet një katharsis i vërtetë nqs kërkon të përfaqësojë zërin e votuesve të tyre në kuvendin popullor. Kryetari i ri, dhe njëkohësisht kryetari i Bashkisë Tiranë, duhet të vërtetojë n.q.s është një beniamin besnik dhe dishepull pasardhës, ose një figurë e re lideri që aspiron për një reformim dhe rigjenerim të partisë së parë pluraliste në vendin tonë. Kursi i “opozitës së bashkuar” mbetet tërësisht në dorën e kryetarit të saj, nëse do ta mbledhë e konsolidojë vërtet atë, ose do mbetet thjesht “ëndrra e një nate bukur vere”.
Shkrim shume i drejte dhe TEPER fin.Komplimente autorit dhe me shume shkrime te tilla.
Sala ra shume here me keq nga fiku ne 1997 dhe u ngrit prape (ose me mire e ngritem ne). Do zoti nuk ngrihet prape.
Demokratetnuk lane vetem etiketen “shitet” mbi kurrizin e te shkretes Shqiperi qe lengoi 8 vjet,por edhe hurin e ngulur mbi trojet e njerezve te thjeshte qe nuk guxonin te mernin pasurite e zena nga barbaret me mbishkrimin:
Toke e xanun…..
Zoti Sara! Mos pyet per Lulin, ai e tha hapur, boterisht ne medja, se eshte i mobilizuar totalisht per te vazhduar rrugen e Berishes.
“Shqiperia 1 Euro”
Thuhet se fiku ka hije te rende! Thuhet se po re nga fiku, vdes ne vend ! ( rralle mund te shpetosh ). Mirpo ky Sala yne ka rene nga fiku dhe nga gomari,por nuk e ka gjetur gje kete te marre )! Ai ka shprese te ngrihet perseri, si te bjere Luli ( ose ta qerroje Lulin)!
PD-ja eshte ne dore te nje monstre qe jo vetem nuk e pranon qe ka deshtuar,por i gatuar vetem me helm ne vend te “ujit dhe miellit”,perpiqet me te gjitha forcat e tij diabolike te helmoje ambientin shqiptar,te lere nje toke te djegur,jo me zjarr,por me acid vdekjeprures.Te mbjelle kudo neper Shqiperi, pasigurine,pabesine,ankthin per te ardhmen, gjendjen e luftes se klasave,me te cilen eshte gatuar nga babai i tij shpirteror.Per kete ka ne perdorim vemjet e tij,skllave te perjeteshme.Shikoni E Halimin gjoja ministrin e tij xhuxh te drejtesise,qe nuk di te ndaje akuzen nga vendimi gjyqsor per fajesine! Shikoni A Hoxhen, gjasme presidentin,i kapur prej fyti nga Saliu,me dosjen e sigurimit te shtetit!Shikoni A Lelen, gazetarin Uriah Hip me fytyre kaucuku,sherbetor pushtetesh!Shikoni…sa te tjere vemje te pushtetit qe keni pare prej tete vjetesh kur ne pusht-et ishte PD-ja! 23 qershori na beri thirrje qe duhet te clirohemi prej tyre.Edi Rama duhet te na udheheqe drejt ketij qellimi, drejt kesaj axhende qe ai percaktoi dhe qe e vulosi elektorati!
NGA FIKU NUK KA RENE AS SALA AS ILIRI AS EDI NGA FIKU KA RENE KY POPULL BUDALLA QE NUK U DEGJUA NJEHERE TE ANKOHET PER KETA KRIMBA QE PO MBAN NE SHPINE.DUHEN PROTESTA MASIVE DEMOSTRATA KUNDER CDO PUSHTETI KUNDER KORRUPSIONIT QE PERDITE SI NJE KANCER PO NA HA.DUHEN PROTESTA PER VRASJET PA AUTORE,PER GJYQESORIN E KORRUPTUAR,PER POLICINE E KORRUPTUAR.NDRYSHE 10 VJECARIN E ARDHSHEM DO HUJME NE EVROPE POR PA sHQIPERINE SEPSE NUK DO JETE ME E TILLE POR DO JETE NJE KOPSHT ZOOLOGJIK ME NJEREZ TE PAARSIMUAR ME POLICE DHE GJYKATA TE KORRUPTUARA ME RRUGE PA SEMAFORE PA SINJALISTIKA PA SPITALE DHE PA ASNJE LLOJ NIVELI NJEREZOR,-,,-,,-,,-,,-,,,,