Nëpërmjet një akti zyrtar, ministri i Rendit, Saimir Tahiri, firmosi shkrirjen e institucionit të Gardës së Republikës.
Në të vërtetë jo “shkrirjen” siç u komentua rëndom nga disa media, por kalimin e saj brenda Policisë së Shtetit.
Domethënë ndryshimin e varësisë të kësaj strukture, nga ministri i Rendit Publik tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ndryshim që solli nervozizmin e ish- Kryeministrit e kryetarit dinastik të PD-së dhe gardës së tij partiake, që në gojështhurjen e njohur e anatemoi këtë veprim si akt hakmarrjeje të kryeministri Rama, pse Garda e Republikës ndaloi puçin e shtetit më 21 janar.
Duke i qëndruar njoftimit zyrtar të dhënë për këtë rast, mësohej se “shkrirja” e Gardës erdhi më së pari si domosdoshmëri, si bashkëkohësi dhe në kuadër të reformës së madhe totale, që do t’i nënshtrohet ky institucion.
Së dyti, për t’i hapur rrugë drejtësisë që të nxjerre para ligjit përgjegjësit dhe autorët e vrasjeve të ndodhura në protestën opozitare të 21 janarit 2011.
Duke deklaruar se Garda e Republikës nuk do të ekzistojë më në formën aktuale, por do të ristrukturohet dhe kthehet në një strukturë në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministri Tahiri sqaroi njëherësh se në vend të kësaj strukture të vjetër institucionale, brenda 100 ditëve do të marrë jetë struktura e re që do të quhet Drejtoria e Ruajtjes së Personaliteteve dhe Objekteve të rëndësisë së veçantë.
Madje duke dhënë edhe argumentin, sipas të cilit: “Shumica dërrmuese e efektivit të Gardës së Republikës është ndjerë padrejtësisht e ngarkuar me një barrë përgjegjësie publike jo të vogël. Them padrejtësisht, sepse veprimet kriminale të disave hodhën baltë të pamerituar mbi vetë institucionin e Gardës së Republikës. Por mbi të gjitha mbi efektivët e ndershëm të Gardës së Republikës, të cilët sot dua t’i falenderoj e t’i siguroj se garanci për karrierë është besimi te përmbushja e detyrës, sipas ligjit. Ka dhe një pjesë tjetër, ndonëse e vogël, që edhe pse drejtësia nuk është vënë në vend për vrasjet e 21 Janarit, nuk i shmangen dot peshës së fajit, drejtësisë dhe përgjegjësisë përpara ligjit. Kjo vlen për atë pakicë që 21 janarin e ktheu në masakër, por dhe për atë pakicë që procesin gjyqësor e ktheu në tifozllëk”.
Ky është argumenti zyrtar i dhënë prej ministrit të ri të Rendit Publik, i cili nuk ngurroi ta zgjerojë edhe më ndërmarrjen e një hapi të tillë kur tha: “Është në vullnetin e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama, por edhe në insistimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, për të bërë drejtësi për vrasjet në 21 janar. Sepse 21 Janari nuk është ngjarje që mund të arkivohet. Ndaj jam më shumë se i vendosur të bëj gjithçka është në kapacitetin tim ligjor, për të ndihmuar drejtësinë në një proces që duhet të përfundojë me nxjerrjen e përgjegjësie konkrete për të gjithë ata që vranë, ata që urdhëruan, ata që ndihmuan, ata që fshehën provat dhe ata që penguan drejtësinë të bënte drejtësi…”.
Sigurisht z.Tahiri dha edhe objeksione të tjera rreth domosdoshmërisë së reformimit të Gardës, por pa e përmendur troç të vërtetën e të vërtetës.
Domethënë faktin e qenies së deridjeshme të Gardës jo në funksion të Republikës Demokratike, por të pushtetit të më të pushtetshmit të saj. Në funksion të ruajtjes së Sali Berishës, herë president e herë kryeministër, por edhe të të afërmve të familjes e fisit të tij.
Madje si e tillë ka funksionuar kjo strukturë institucionale edhe përgjatë kohëve kur në krye të shtetit kanë qenë të majtët nanoistë e ku djemtë e Gardës njiheshin nga besnikëria me të cilën ruanin Fatos Nanon dhe të afërmit e tij.
Por si e tillë ka funksionuar Garda edhe përgjatë kohës së diktaturës 45 vjeçare kur, po ashtu, ushtarët dhe drejtuesit më të shumënjohur qenë ata që shërbenin pranë udhëheqësve më të lartë. Të cilëve u ruanin jetën e tyre, por edhe të familjarëve. Dhe, nëse do të shtrihesh më tej në kohë historike, do të konstatosh se struktura dhe misioni i Gardës së “shkrirë” nga ministri Tahiri ka qenë karakteristikë e qenësishme e prijësve tribale, e mbretërve, perandorëve dhe udhëheqësve diktatorialë. Garda mbrojtëse e Jul Çezarit, garda mbrojtëse e Skënderbeut, garda mbrojtëse e sulltanëve, garda mbrojtëse e Napoleonit, garda mbrojtëse e Zogut, garda mbrojtëse e Sadam Hyseinit, garda mbrojtëse e Pol Potit, garda mbrojtëse e Gedafit etj., qenë formacione të përbëra nga trupa të përzgjedhur, të cilat vepronin në emër të Republikës, por kishin për mision të vetën mbrojtjen e jetës së prijësve, të perandorëve, të mbretërve, të sulltanëve, të udhëheqësve diktatorialë, por edhe të familjeve të tyre. Në emër të të cilëve nuk ngurronin të kryenin dhe krime makabre. Të vrisnin e të prisnin pa derman. Si e tillë, si pretoriane funksiononte edhe Garda jonë e Republikës deri para se ministri Tahiri të shpallte “shkrirjen”. Në shërbim dhe në mbrojtje të Kryeministrit të larguar Sali Berisha. Duke e merituar etiketimin “Garda berishiane” ngaqë nuk kishte në plan të parë ruajtjen e dinjitetit të Republikës Demokratike- në përmbajtje të legjislacionit kushtetues e ligjeve- por urdhrat dhe tekat e Sali Berishës.
Sepse ka funksionuar si e tillë, si gardë berishiane, gjatë historikut të saj të këtyre tetë viteve të fundit, sikurse edhe gjatë qenies së Sali Berishës president, kjo strukturë autoritare ka shënuar ngjarje nga më të paprecedentat. Ngjarje nga të cilat ajo e 21 janarit 2011, ku nga plumbat e pjesëtarëve të saj gjetën vdekjen katër qytetarë, do të mbetet më e errëta. Do të mbetet njollosësja më e madhe historike e jetës së Gardës, që nuk mund të zbardhet dhe të meritojë emërtesën Republikane, për sa kohë e vërteta e atyre katër vrasjeve të vazhdojë të mbetet e fshehur me përdhunë, nga drejtësia.
Aq më tepër, nuk mund të përligjet mbajtja ende në këmbë e Gardës berishiane për një vend që pretendon të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe ku gardave pretoriane ka kohë që u ka ikur koha.
SAIMIR TAHIRI TU BEFTE DITA 1000 qe shkrive kete formacion te armatosur qe ruante vetem Diktatoret
“Por si e tille ka funksionuar Garda edhe per gjate kohes se diktatures 45 vjecare…te cileve u ruanin jeten e tyre, por edhe te familjeve”(?!) Jo vetem per Ju Z.Xhovani Shyti, por edhe per disa Analiste te tjere, eshte bere mode “NIHILIZMI”! Krahasime te tilla mund te behen pas 40-50 vjetesh, per nje brez tjeter. Nuk e fsheh keq-ardhjen ndaj Jush kur krahasoni 23 vjet te VAMPIRIT B..ISHA me “Diktaturen 45 Vjecare”(?!) I perkas nje brezi, jo vetem, qe me femijet e Udheheqesve te “Diktatures 45 Vjecare”, kemi vazhduar e mbaruar Studimet e Larta ne USHT! Kemi punuar me ‘ta ne Veprat Industriale, ata nuk ruheshin nga “Garda Diktatoriale. Se paku, jep nje shembull ne se eshte VRARE qoft edhe nje njeri me duar ne xhepa nga “Garda Diktatoriale”!
O Dike Mullaj, qe nga identiteti duhet te jesh nga skrapalli skarapari cte gjeti qe hidhesh zgupthi si te kete pickuar gjarpri a derezi kur i nderuari patrioti im xhovani shyti permend kohen e diktatures se Dulles dhe e quan nihilist ate me shoket e tij analiste qe i nxjerrin horlliqet atij sistemi qe ishte po aq vampir sa dhe ai i VAMPIRIT B..isha.I njejte ishte dhe i lumte patriotit tim xh. shyti dhe kolegeve te tij qe e permendin atehere kur duhet permendur.shqiptaret nuk duheta ta harojne dhe ti ben mire te mos diktosh deshirat e tua se e mare vesh qe ke qene pjese e gardes pretoriane enveriane bzroiste ndaj hidhesh pupthi sikur te ka pickuar gjarpri i maleve te thata te skraparit.e verteta duhet thene sic eshte o skrapalli dhe pse ti dhe ndonjerit si ti i dhembe, se ju doni ti harrojme vitet e diktatures komuniste se ju djeg miza nen lëkure. edhe ai VAMPIRI B..isha qe ti e hurren aq shume prodhim i oborit te gardes enveriane eshte. te lumte patrioti im kusur mos i lini diktatures. te lumte mero qe nuk i ndalon keto lloj shkrimesh.
Ka te drejte Patrioti qe shperthen se e ka nga Berati z.Shyti qe edhe une kam respekt si gazetar i paanshem. E cfare se i bie kohes se diktatures?Se mos ajo ishte per tu pasur zili.Skllever te Gardes se Enver Hoxhes dhe klanit te tij qene shqiptaret edhe atehere dhe shume mire ben z.Shyti dhe analistet e tjere qe e permendin per keq. Kishte mira por me shume kishte te keqia ajo kohe.
Dike Mullai, ai Dulla, nuk kishte pse t’i vriste njerëzit me Gardë…sepse i vriste në Birucat e Sigurimit…Kështu i dashur, që të jemi realistë, për të tjerat ke të drejtë (për këtë komunistin e sotëm , Salën…)