Realizmi evropian i Edi Ramës

3 Tetor 2013, 12:15Blog TEMA
Realizmi evropian i Edi Ramës

Nga Augustin Palokaj

 

Ndoshta lodhja nga Sali Berisha dhe deklaratat e tij shpesh të pamatura, të pasinqerta, konfrontuese dhe joreale, ia kanë lehtësuar kryeministrit të ri të Shqipërisë, Edi Rama, detyrën që në vizitat e tij të para në cilësinë e shefit të Qeverisë së Shqipërisë të lërë përshtypjen e mirë.

Rama me lehtësi e ka bërë këtë në vizitat që ka pasur në Bruksel dhe në takimet me të gjithë kryetarët e tri institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.

Atyre u pëlqeu paraqitja e parë e kryeministrit Rama. Sidomos u la përshtypje vetëdija e Ramës se sa shumë punë duhet bërë Shqipëria për të ecur drejt integrimeve evropiane dhe që në të njëjtën kohë të mos tentojë të thotë se gjithçka fillon nga ai dhe se qeveria para tij nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Për shembull, në Bruksel, pas takimit me Barroson, ai falënderoi edhe qeverinë e mëparshme për punën që ka bërë për të afruar vendin me BE-në.

Kështu Rama u tregua i zgjuar duke njohur si arritje heqjen e vizave për herë të parë për qytetarët e Shqipërisë për të udhëtuar në BE dhe në anën tjetër duke dërguar mesazh edhe në Bruksel dhe kryeqytete evropiane se ai do t’i japë fund një kulture politike konfliktuoze, e cila e ka karakterizuar me vite skenën politike, dhe jo vetëm politike, në Shqipëri dhe duke e identifikuar pikërisht kjo kulturën e tillë politike në këtë shtet edhe si një ndër pengesat kryesore për afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Në secilin raport progresi që nxjerr Komisioni Evropian për Shqipërinë përmendej konflikti politik si problem dhe pengesë. Qetësia dhe toni pajtues me të cilin Rama në Bruksel u shpreh për qeverinë e mëparshme, mund të jetë edhe për faktin se një pjesë të asaj qeverie e ka trashëguar edhe ai, pjesën e LSI-së së Ilir Metës, i cili deri në fund të mandatit të Berishës, pra derisa nuk u afrua fushata zgjedhore, ishte në koalicion me PD-në.

Fjalimet dhe deklaratat e Edi Ramës në Tiranë, Bruksel, Prishtinë dhe New York tregojnë një lider krejt tjetër nga paraardhësi i tij, Sali Berisha, ka një ton më të butë dhe pajtues, nuk ofendon kundërshtarët.

Rama, duke thënë se Shqipërinë e sheh për 10 vjet në BE, ka lënë përshtypjen e një lideri real, i cili nuk do të krijojë pritje të tepruara tek qytetarët e vendit të tij.

Cinikët do të thoshin se Kosova së paku gjashtë vjet para Shqipërisë do të bëhet anëtare e BE-së, sepse kështu premtojnë liderët e sotëm të papërgjegjshëm të Kosovës.

Por Rama së shpejti do të përballet, sikur secili lider tjetër në Ballkan, që të dëshmojnë me vepra ndryshimin e vendit të tij sepse për fjalime të bukura nuk është i pari e as nuk do të jetë i fundit nga Ballkanit që bën fjalime të bukura.

Pas dy javësh Komisioni Evropian do të nxjerrë një raport të ri progresi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Fakti se pas shumë vitesh edhe Shqipëria bëri zgjedhje fer dhe korrekte me rezultat të pakontestuar, do të përmendet pozitivisht në këtë Raport progresi.

Krahas tri ligjeve të famshme, të cilat ishin miratuar edhe para zgjedhjeve me këtë test të kaluar me zgjedhjet Shqipëria ka merituar rekomandimin e Komisionit Evropian për të marrë statusin e vendit kandidat.

Ky rekomandim nuk ishte dhënë vitin e kaluar, edhe pse propaganda e atëhershme e PD-së u mundua ta paraqiste madje dhe si “dhënie të statusit të vendit kandidat”.

Kësaj radhe, nëse është për t’u besuar burimeve nga Komisioni Evropian, rekomandimi do të jetë i qartë dhe pa rezerva, pra Komisioni si organ ekzekutiv i BE-së do të rekomandojë dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë.

Rama, edhe po të dojë, nuk do të mund t’i marrë të gjitha meritat për këtë dhe, po të jemi të sinqertë, kjo nuk është edhe një arritje e madhe sepse Shqipëria merr këtë rekomandim me një vonesë pas shumë vitesh.

Më e rrugës do të ishte të kërkohen përgjegjësi pse u desh që Shqipëria të ngecë aq shumë në krahasim me vendet e tjera të rajonit për të marrë statusin e kandidatit.

Por gjithsesi është një arritje, sepse vetëm një herë merret statusi. Nëse shtetet anëtare do të pajtohen me Rekomandimin e Komisionit Evropian, e gjasat janë të mira, edhe pse nuk ka garanci për një gjë të tillë, atëherë në dhjetor Shqipëria edhe formalisht do të bëhet vend me status të kandidatit potencial.

Detyra e qeverisë Rama do të jetë që Shqipërinë ta shndërrojë nga një “kandidat potencial” në një “kandidat me potencial”. E këtë duhet ta bëjë duke përmbushur kriteret për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

E për t’i përmbushur këto kritere do të duhet shumë punë dhe dëshmi përmes rezultateve konkrete, sidomos në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën e sistemit të drejtësisë duke e depolitizuar atë dhe duke i depolitizuar shumë shërbime të tjera publike.

Nëse në Shqipëri duhet t’u përkthehet kjo gjuhë burokratike që BE-ja përdor në komunikim atëherë kjo qeveri duhet të lërë profesionistët, policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit, që të papenguar por edhe të pandikuar nga politika, të kryejnë punët e tyre.

Qeveria nuk duhet të paraqitet si luftuese e korrupsionit por ajo duhet të krijojë rrethanat dhe institucionet e pavarura për ta bërë këtë. Kroacia është këtu shembulli më i mirë. Kryeprokurori i shtetit ishte ai që çoi në burg ish-kryeministrin Ivo Sanader edhe në kohën kur partia e tij ishte në pushtet.

Po ai kryeprokuror ngriti padi edhe kundër vetë partisë në pushtet për shkak të financimeve ilegale të saj.

Dhe për të dëshmuar rezultate në luftë kundër korrupsionit Shqipëria duhet të ketë disa raste të kësaj lufte në nivelin më të lartë politik.

Nëse këtë nuk e fillon menjëherë atëherë edhe ai dhjetë vjetësh i përmendur nga Edi Rama si afat kur Shqipëria do të duhet të hyjë në BE do të bëhet tepër optimist.

Sfida e kësaj qeverie është se në njërën anë duhet të rrisë efikasitetin e administratës e në anën tjetër nuk guxon të bëjë revanshizëm ndaj atyre që në këto struktura administrative i ka vënë pushteti i mëparshëm.

Duhet të luftojë dukurinë e nepotizmit dhe të lojalitetit partiak si kriter për punësim, duke mos guxuar t’i përjashtojë ata të cilët pikërisht në këtë mënyrë kanë ardhur në ato pozita. Duhet të dëshmojë se nuk do t’i përjashtojë ata që i ka gjetur në ato struktura me militantë të tyre edhe pse edhe ata pikërisht si militantë kishin ardhur aty.

E nëse i lë të gjithë ata në punë dhe i shton militantët e vet, atëherë do të fryhet administrata në nivel të paqëndrueshëm për një shtet si Shqipëria.

Dhe nëse Rama në një mënyrë e bën këtë duke mos e dominuar administratën me militantë të PS-së, a do ta bëjë të njëjtën partneri i tij në koalicion, LSI-ja e Ilir Metës, për të cilën në Shqipëri kanë fjalë të mira, sepse më mirë se askush tjetër u rri afër dhe ua plotëson dëshirat militantëve dhe mbështetësve të tyre, qoftë më herët në qeveri me Sali Berishën apo tash në qeveri me Edi Ramën.

Në një intervistë për Euronews, Rama nuk ka dashur ta paraqesë Shqipërinë si vend të mrekullive, si shtet që “ka magjepsur botën me arritjet e saj” dhe nuk ka hezituar të thotë se imazhi për korrupsion që ka Shqipëria “nuk është i pamerituar”.

Ai ka gjetur një shpjegim që duhet të merret në konsideratë. Ka thënë se shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit nuk korruptohen kur vinë në vendet e Evropës Perëndimore ku sistemi nuk është i korruptuar dhe ku sistemi nuk e lejon korrupsionin.

Dhe ka thënë se njëlloj, edhe evropianët perëndimorë, kur vijnë në Ballkan kanë tendenca që të korruptohen më shumë sesa në vendet e tyre.

Kjo në një masë është e vërtetë. Por po ashtu është e vërtetë se vetë njerëzit e ndërtojnë sistemin. E ai sistem, sikur shtetëror dhe administrativ, është edhe sistem vlerash.

E në Shqipëri, sikur dhe në Kosovë dhe në pjesë të tjera të Ballkanit, duhet ndërtuar sistemin e vlerave ku korrupsioni dhe vjedhja sanksionohen, kur edhe qytetarët e dënojnë me votën e tyre apo edhe me protesta korrupsionin e nuk votojnë për njerëz që dyshohen për korrupsion për të përfituar nga të korruptuarit. Rama në fillim të mandatit të tij ka lënë përshtypje se është i vetëdijshëm për këto sfida dhe se do të përballet me to.

Evropa nuk do t’i lërë shumë kohë dhe do të kërkojë dëshmi përmes veprave që duhet të vinë pas fjalëve të bukura.

*KOHA DITORE

13 komente në “Realizmi evropian i Edi Ramës”

  1. homo albanus says:

    Ky Agustin Palokaj kush eshte qe ben kete artikull. Me duket si figure publike panjohur.
    Shkrimi eshte shkruar me nje siguri te larte. Keto jane mendime te tij prandaj nuk duhet te mungonte fjala ; une mendoj se …, une besoj se… une rekomandoj se… etj
    Kujdes se u bete te gjithe filozofe te ekonomise, politikes, sociologe etj
    Nje pyetje kisha per te : A e perfshin veten ai tek elita e kombit dhe nese po ku e bazon kete gje ?

    1. Ladi says:

      derisa i shkruan ai nuk i mendon komshiu. po ti mendonte komshiu do citonte qe ishte mendimi i komshiut.

    2. Jetoni says:

      Augustini eshte gazetar ne Bruksel. Deri me tash shkrimet dhe parashimimet e tija kane dale te sakta. Lexojeni ato te vitit te kaluar dhe do te shihni. Ai nuk pretendon te jet as politikan e as filozof por thjesht gazetar. Teksti eshte opinion i tij por i bazuar ne infomatat te cilat i psoedon. Ai., sa e di un, shkruan edhe per shume medija te huaja dhe eshte njohes i jashtezakonshem i BE-se ku ka edhe shume kontakte.

  2. ATDHE says:

    EDI ESHTE REAL DHE PUNETOR…ESHTE LIDERI I SHQIPTAREVE …

  3. Oketo says:

    Nuk e kutpoj pse Rama falenderoi qeverine e meparshme !? Shqiperia nuk ka plotesuar asnje nga rekomandimet e BE,nuk mjafton aprovimi i ligjeve ne leter por duhet zbatimi i tyre dhe ne kete drejtim jemi ne vitin X para eres se re. Shqiperia eshte nje bordello e madhe ku nuk perfillet ligji!

  4. Elvis says:

    Augustini eshte njohesi me i mire shqifoles i institucioneve dhe kulisave te Brukselit.
    Respekte !

  5. qytetari says:

    Po nqs nuk e ka kritikuar qeverine e Berishes atehere si do ta beje RILINDJEN ky EDI?
    Po ky Agustini me c´te drejte flet ne emer te BE?
    Eshte njohes i mire i institucioneve te Brukselit,thote njeri ketu lart,edhe sikur te jete keshtu ai nuk ka te drejte te jape me hamendje konkluzione qe nuk jane bere nga zyrtare te BE.
    Te gjithe flasin si duan e ne emer kujt te duan ne kete vend.

  6. Arber says:

    O Augustin, mire e paske perpiluar kete tekst, sipas mendjes sate, por fjalet nuk bejne ndryshimin, duhen vepra dhe deklarimi i Rames se nuk do te jete konfliktuoz eshte shume larg realitetit. Ai shkelmoi ligjin konsensual, ai po perdore gjuhe te urrjetjes, te mospranimit, te anatemimit dhe keto nuk jane tipare te nje lideri me vizion qe synon ecjen e vendit para, por te nje ngatrrestari qe s’e ka te qarte as germen a te ecjes drejt zhvillimit. Ata ne BE mbase presin vertet nje dicka te nje fryme pozitive, por une druaj se do dalin te zhgenjyer deri ne maksimum. Lideret kombetare me vizion, nuk merren me ngaterresa e me pune te pambara, me prapaskena e kulisa, me vendime kapitale te marra para gotes me vere, por punojne ne heshtje, pa shume zhurme, pa permbysje propagandistike dhe ekuiliber per ta vene ne zbatim vizioni, te cilin ky zoteria e ka te manget, ne mos zero. Saliu ndejti boll, por ky qe erdhi pas tij, s’do te jete ne gjendje te arrije as ke gjysma e Saliut, me te mirat dhe me te metat e tij te pamohueshme.

  7. agimi says:

    WOW!!!Very nice article,god bles you men.
    Rame will have a very short power in Albania with his behave?

  8. Eat Shit Eat… SALI BERISHA +PD +OPPOSITION…
    Without wanting nothing to visualize the logic seems clear that the left will stay in power as it wants (not less than two-decades) without any disturbance from the provincial opposition that neither the 20% popular support.
    Eat as much as you want shit … o Sali + Lulzim-(Lulushi) + Xhozefin-(spy) + Paloke-(paloqe) of all the’re in Opposition, thieves and murderous opposition as no one else before.

  9. Safeti says:

    Plasi verlepirja ketej

  10. ylli rks says:

    Tlumt Agustin! Dardha ka bishtin gat?!

  11. paemer says:

    e detyruan ore qukapik te pranoje arritjet e qeverise se mepareshme se sa per ramen rilindja fillon nga zero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje