Për Sofien dhe disa turpe të tjera

7 Tetor 2013, 10:24Blog TEMA

Nga Kristi Pinderi

 

Nuk e njoh shumë mirë punën e Bashkisë së Durrësit, por di të them që si edhe gjithë shqiptarët e tjerë, më trishton ai qytet i katandisur në një rrëmujë të llahtarshme urbane.

Dhe në mes të një rrëmuje dhe babëzie të tillë, ata që humbasin janë qytetarët më të pazotë dhe më të vetmuar.

E besoj Dor Matline kur thotë se kryetari i Bashkisë kishte thënë se znj. Sofie Qendro dhe nipi i saj, që flinin në lulishte prej 6 javësh, ishin turpi i qytetit.

Nëse një kryetari bashkie nuk i duket turp rrëmuja urbane e shëmtuar që ai ka lejuar në qytetin e tij, por i duket turp fatkeqësia e dy të moshuarve të lindur e rritur në Durrës, atëherë unë do të thosha se këtu kemi të bëjmë me një turp të madh. Por ky turp është vetë Vangjush Dako!

Avokati i Popullit akuzoi ish- kryeministrin Berisha, që me një vendim të tij kishte urdhëruar daljen nga banesat sociale të qytetarëve dhe kthimin e tyre te pronarët.

Një shtet ka për detyrë kushtetuese të marrë vendime që respektojnë të drejtën e pronës.

Por po ky shtet ka për detyrë kushtetuese të respektojë të drejtën e qytetarëve të tij për strehim.

Është e habitshme si sa herë ka vendime antikushtetuese, sistemi i pamëshirshëm shqiptar funksionon për së miri: qeveria vendos, pushteti lokal miraton në heshtje.

Disa njerëz përfitojnë, disa të tjerë vdesin pastaj në lulishte… Nga ana tjetër ambient social i shoqërisë civile dhe solidariteti është zero.

E moshuara nuk merrte as pensionin. Dita raporton se i kishin humbur dokumentet e pensionit (!)

Jetonin me pensionin e të nipit. A nuk është turp që në ditët e fundit të jetës një 87- vjeçare, pasi ka dhënë gjithë kontributin e saj për këtë vend, të katandiset deri në këtë pikë?

Po ka disa turpe. Që të gjitha të përmendura në këtë shkrim. Por asnjë prej tyre nuk ka të bëjë me Sofien.

Fakti që ajo jetoi në stol dhe në këto 6 javë pati kurajën qytetare të flasë dhe në media për fatkeqësinë që e kaloi në vetmi, nuk e bën e bën me turp, por i jep dinjitetin që ia mori qeveria, pushteti vendor, institucionet, shoqëria civile dhe pse jo, e gjithë shoqëria shqiptare në krizë dhe e paaftë për të treguar solidaritet.

*historia-ime.com

34 komente në “Për Sofien dhe disa turpe të tjera”

  1. Besmir says:

    Turp atij kryebashkiakut te Durresit, atij xhuxhmaxhuxhit qe e la nenen e gjore te vdes. Plehrat e ndyra qe vjedhin perdite. Turp se esht dhe ndertues dhe nuk i gjeti nje dhome kesaj nene. Mallkimin e saj pac perher o Vangjush lush lesh cfar je.

    1. tiger says:

      Qe kur eshte miratuar ai far akti-normativ i Sali Berishes, vetem gjera te tilla kemi degjuar. Perleshjme me polici private, vetvrasje, njerez te nxjerre ne rruge me keq se romet.

    2. ALpini says:

      Kjo pune si u nis u bitis.
      Njerez te djallezuar si sokol olldashi jane ne gjendje te bejne akoma edhe me keq se kaq.Per aktin kriminal jam shprehur shpesh ketu,eshte nje turp qe ka bere qeveria Berisha,bere me deshire e zell.
      Sokol Olldashit i kam shkruar-me kete zell qe po tregon ne nxjerrjen e ketyre qytetareve nga shtepite ja ke kaluar shume here zellit qe kane treguar te dy gjysherit tuaj ne vitet direkt mbas çlirimit,kohe kur zbuan pronaret nga banesat qe u strehuan vete dhe ne hyrjet me te papershtateshme strehuan edhe familje qytetare me qellim qe te maskonin poshtersite qe bene,i muarem per popullin.
      A e keni vene re qe as edhe nje here ajo qeveri nuk e ka permendur poshterine qe beri,kane debatuar per gjera tme te parendesishme po per nxjerrjen e 3500 familjeve ne rruge,vitin e 100 te shtetit,ne pragdimer dhe duke i terrorizuar familjet me se qytetare.E theksoj se jane me se qytetare,jane nga familjet model qe kane perballuar kushtet mizerabel te atyre banesave ku shumica hyrje e perbashket me tre apo kater familje ne nje WC ,familje qe nuk kishin aspak fajtore se ato banesa u sekuestruan dhe u kthyen ne banesa sociale.Edhe sot sekuestrohen banesa,asnjehere qytetari nuk ka pse te jete pergjegjes per poshtersite qe ben shteti.
      Keta ish pronare privatizuan banesen ku i strehoj diktatura,moren edhe te trasheguarat dhe mbi te gjitha moren edhe shtesat e kateve ku shumica ishin ndertuar me kontribut vullnetar.Ne Durres ka raste plot qe pronari eshte shperblyer 3 fish.
      Rasti Sofie e Llazar Qendros eshte shume i dhimbeshem,sofia vdiq para bashkise me shprese se do strehoej mbasi prane ujesjellesit jane rreth 1200 hyrje bosh qe kane dy vjet qe kane perfunduar dhe Vangjush Dako nuk i ndan.Arsyen e din Gjushi,nje njeri i vogel jo vetem nga shtati por i vogel si njeri i vogel ne shpirt e moral.Une e kam takuar Lazin para 1 muaji,pikerisht ne ate vend dhe i kam thene pse nuk shkon ke Vangjushi?E KAM KAPUR DY HERE DHE ME KA THENE MOS ME DIL ME PARA.
      Sinqerisht ndjeva neveri per kryetarin e bashkise qe ka katandisur Durresin keq e mos me keq.Vangjush Dako ka suport politik dhe kriminal ne gjithe veprimet e tij,si mund te shpjegohet qe diten e votimit te aktit ne parlament PS nuk e kundershtoj me vote por abstenoi duke terhequr kartat ,si shpjegohet fakti qe Edi Rama deklaroj-nga nje vend fqinj do marr te gjitha tapite,i referohej Italise mbasi aty kane qen te siguruara shumica e banesave.Si spjegohet rasti qe Sajmir Tahiri kundershtonte me force aktin dhe ne parlament mbajti fjalen kunder dhe su mbeshtet me vote kunder.Gjykata Kushtetuese do ta kish shume te veshtire ta aprovonte aktin ne se ne parlament akti do ish kundershtuar me VOTE KUNDER.sishpjegohet fakti qe edhe sot policet e Tahirit shkojne e terrorizojne familje per ti nxjerr ne rruge?
      Keta njerez presin nga kjo qeveri dhe mos komentoni si me Gjergj Buxhukun qe llogarine e keni me qeverine qe iku.
      Turpi i bashkise se Durresit eshte turpi socialisteve.

      1. ALpini says:

        duhet-120 hyrje

    3. Kulmaku says:

      PO vertet,,,shkaku eshte ligji i poshter dhe antinjerzor qe kafsha Sali miratoj para nje viti dhe pasojat jane te tilla,qe nuk mund te krahasohen edhe me mesjeten,,,kurse ky race xhuxhi qe fatkeqsisht eshte kryetar bashkie i Durresit kalon ne exstremin tjeter te indiferntizmit,injorimit,perbuzjes,etj, duke bere lujen e kafshes Sali,,,,Edi Rama duhet te kete kujdese dhe duhet te pronocohet per kete rast.

  2. genda says:

    po normal se Berisha i shiti te gjitha dhe nuk la asgje. i ka dhene portin Kurumit dhe e ka bere gjithe konteniere dhe nuk ka ku te kaloje turizmi.

  3. hehe says:

    ja si eshte katandis ky vend http://adf.ly/X5Vtt

  4. Toni.I. says:

    E kemi Votuar per tu mos zgjedhur njerzit e Sali qenit.
    Si nuk doli njè Politikan nè Durrès me koq..

  5. Homo albanicus says:

    Durresi eshte nje qytet me histori te jashtezakonshme qe do ta kishte zili cdo shtet i botes.
    Pikerisht ne kete qytet gjate ketyre viteve te demokracise eshte realizuar nje drame e dhimshme. Mungesa e nje vizioni te kulturuar per mirembajtjen e zones arkeologjike dhe ndalimin e ndertimeve brenda vijes se kuqe beri qe bashkepunimi biznes i ndertimit me zyrtaret e bashkise te shkaterroje nje nga trashegimite nentokesore me te pasura ne vendin tone dhe me gjere.
    Ky eshte nje krim kundra trashegimise kulturore ne vendin tone dhe duke qene se kjo trashegimi i perket gjithe njerezimit atehere krimi merr permasa me te gjera.
    Kush mban pergjegjesi per kete masaker urbane ?

  6. qytetari says:

    Akti kriminal normativ duhet te cfuqizohet dhe avokati i popullit duhet te mos mjaftohet me deklarata por te beje veprime konkrete duke ju drejtuar organeve te drejtesise per kriminela si Sali Berisha,Sokol Olldashi e Vangjush Dako qe mbajne pergjegjesi per kete krim,se te vdese gruaja plake ne rruge nga te ftohtet kjo ndodh vetem ketu.Problemi qe u krijua per kthimin e pronave ishte dhe eshte problem per qeverine se prandaj e ka emrin qeveri qe te zgjidhe problemet dhe jo problem i njerezve te ndershem e te pafajshem.
    Shqipetaret kane marre dhene neper vende te ndryshme te botes se nga shtete te huaja ndihen me te perkrahur se ne vendin e tyre ku sundon ligji i xhungles qe e solli Sali kafsha nga shpellat.

  7. TORI says:

    Shkaktari i gjithe kesaj eshte bastardi dhe qeveria bastarde e S.B por po njesoj bastard eshte edhe TURPI i Durrsit V.Dako !!! Ti dhe institucioni i leshit qe ti drejton jeni halja dhe turpi i Durrsit o BASTARD !!!!!!!!!

  8. demokrat says:

    Shumekush ka lexuar “Kronike e nje vdekje te parajmeruar” te Markezit, ja pra u keni hipokrite shqiptare. Ja ku e keni viktimen, nje grua nje qenie e pambrojtur, nje viktime pa ze pa dinjitet nje numer. Ja ku i keni edhe vrasesit, nje gjysmak burre qe Perendia e ka lene te tille jo pa shkak, nje kriminel i llojit te vet, po po nje kriminel gjakftohte qe shikon viktimen cast pas cast te vdes dhe ka dhe ironine makabre ta akuzoj per ulje te dinjitetit te shoqerise barbare shqiptare. Edhe tek nazizstet nuk kam pare nje cinizem te tille. O ZOT.
    Nje qytet i ngritur mbi krimin, ku hapet e pihet mbi gjakun e shqiptareve, beri KURBAN nje grua per te deshmuar fytyren e tij, ja ku e keni te shemtuar sa me ska, djalli vet.
    Si shkruante Migjeni, merreni dhe vendoseni para deres se kishes, dhe ju durrsak nese ka ngelur ndonje nga ju me nje file dinjitet, merreni dhe vendoseni trupin e Shen Sofise para deres se djallit, pastaj para dyerve te kishes, te xhamise, te krimineleve me hotele te ngritura mbi krimin, dhe pastaj lereni te prehet e qete se shpetoi nga barbaret. A mos valle shqiptaret duhet te deklarohen rom e jevgjit qe te kujtohet ministri apo punonjesit “sociale” te bashkise?
    Prokuroria duhet te nise hetimin per vrasje me dashje te te gjithe atyre qe jane implikuar ne kete vrasje, te atyre qe i nxorrren ne rruge te madhe pa u siguruar nje strehe mni koke, per ata qe vazhdojne te terheqin pensionin e te ndjeres, per kryetarin e bashkise per mosveprim, per punonjesit sociale per mosveprim.
    U prefsh ne paqe Sofie.

    1. Arturi says:

      @ demokrat
      O “demokrat”! Harrove ndonje lavde per Salukun! ?

      1. demokrat says:

        Saliu te vret me plumb,i mbaron punet shpejt e shpejt ndersa ju te vrisni pak nga pak,nga nje soj vini e asnje ndryshim nuk keni. Nuk te dhimbest ajo grua, por e ke mendjen tek ai qe ju pelqen ta keni kundershtar politik. Je shume larg humanizmit si ndjenje qe bashkon qeniet njerezore dhe i dallon nga kafshet.

        1. Arturi says:

          @ demokrat
          U nxitove o demo(n)krat i Salukut! Komentim tim e kam bere me poshte, ne oren 6:29pm, pra 9 minuta pas komentit te pare dhe me shume se 30′ perpara komentit tend. Dhe natyrisht qe komenti im, si i gjithe te tjereve, eshte kritik per kryebashkiakun e Durresit.
          Une thjesht vura re se ti kishe “harruar” te lavderoje Salukun – marrte nga ditet tuaja!
          “Saliu te vret me plumb,i mbaron punet shpejt e shpejt” – sa me zell e thua! Duket qe je humanist (leshi)!

  9. futja kot says:

    pse te larguarit me force nga banesat e ish pronarve trajtohen si qeramares kur ne fakt shtepin ju a ka dhene shteti dhe duhet te trajtohen si cdo qytetar i ketij shteti, si te gjith te tjeret qe moren shtepi,Pra nese i nxjer nga banesa tu jepte shtepi tjeter. Keta nuk jua a kan mare shtepit ish pronarve.

  10. edison says:

    vazhdojme ti shofim hajrin ligjeve te deshtuara te qeverise qe na la.
    rama sa me shpejt te parandaloje keto raste.

  11. Aleksander says:

    I ka thene pothuaj te gjitha Kristi Pinderi .Nese Dako eshte kaq i pandjeshem ndaj halleve e problemeve te bashkeqytetareve te vet,atehere TURPI e mbulofte ne breza.Eshte ne ate DETYRE qe eshte, per t’u SHERBYER njerezve,pa dallim e pa paragjykime prej provinciali shpirtngushte qe po e zbulojme te jete. Shpirtsketerres se sb e gjithe bythelepiresve te pd qe sajuan e miratuan kete pocaqi-ligj,per fat te keq i shtohet edhe gjithe pocaqi-bashkia e Durresit qe i le qytetaret e vet te vdesin si qen…TURP !

  12. Homo albanicus says:

    Shikoni foton me siper : Shikimi i asaj nëne te pafajshme eshte shikim i asaj shtrese te dobet te popullsise qe u neperkemb, qe u perfshi ne krahet e fukarallekut.
    Nënë Sofie me fal se me duket sikur kam faj edhe une per vdekjen tuaj.
    Nuk e dija se rrije aty ne ate stol perballe bashkise se do kisha ardhur te te ndihmoja.
    Ne ate stol ne Durres duhet te vendoset ne pllake mermeri ku te shkruhet : ‘Ne kete vend u shua jeta e nje gruaje fisnike, nje qytetare korrekte te ciles nga neglizhenca e njerezve ju perdhos nderi, iu neperkemb e drejta baze e saj e drejta per te jetuar. Te mos harrojme kujtimin e nene Sofise’
    Kush te kaloje ne ate vend te vendose nje tufe me lule te fresketa.

  13. viktor hoti says:

    Perpara se te mbaj qendrim per rastin,zoti Pinderi dhe redaksia e Temes duhet te japin te dhenat per te ndieren, kush eshte,a ka burre, femije ose te aferm te tjere qe me ligj jane te detyruar te kujdesen e te pergjigjen per te sspe sheti fueten vetem kur mungojne ose jane te pamudnur ekonomikisht. nde te kudnerten shet6i futet me ksuht qe keta te detyruar te futen “brenda”. viktor Hoti

    1. qytetari says:

      Sa per dijeni gruaja e moshuar, 85 vjec,nuk kishte asnjeri pervec nipit te saj 65 vjecar dhe ata jetonin bashke ne hallin,vuajtjen dhe skamjen e tyre pa i rene ne qafe kujt.
      Njerez e qytetare te vjeter te Durresit qe nuk i hynin ne pune partive ne punet e tyre te poshtra e mafioze si shume te tjere qe u sollen ne qytete nga shpellat,u lejuan me qellim te zaptojne tokat e pronat e te tjereve dhe me ne fund ju legalizuan ato dhe kjo vetem qe Sali qeni dhe shpura e tij te siguronin me cdo kusht sundimin mbi kete popull.
      Por Sali qeni gjen dhe ben me kete popull qe nuk tregon as me te voglen shenje solidariteti me bashkeqytetaret e vet qe trajtohen ne menyre mizore nga bandat krimanele ne pushtet,se sado kriminele dhe mafioze te jene po te hasin ne forcen e revoltes se popullit ne solidaritet keto banda nuk do ta kene te gjate.
      Ti viktor Hoti nuk arrin ta kuptosh qe shkaktare te kesaj tragjedie dhe plot te tjerave si kjo eshte qeveria e papergjegjeshme ,me fal po duhet te them se qenke deficient.

  14. Mor zoteri ne Durres ka mbi 2000 apartamente te pashitura,te gjitha te bera me betonin e Xhuxhit Vangjush,po si nuk u ngop ky kinez me fytyre europiani…ky mafioz me xhakete,ky liliput qe kur kalon ne rruge duket si kalama ne klase te 5.

  15. Kenua says:

    Ne fakt,Sokol Mamaqi nxorri ligjin,ndersa Vangjeli i tij rri akoma ne shtepi pronari dhe nuk del!Por,ky kusheriri itij nga Vertopi,Gjyshi,si rri i heshtur,se,ne fushate pat thene:do ta zbus problemin e te pastreheve duke u marre nga nje kat pallateve qe do t’u jepte leje ndertimi.Fakti?Gjejeni:1,x apo2?

  16. Joni says:

    Oh sa ngjarje e urryshme. O cfare neverie kam per ate Dakon, por edhe per Veliajn e qeverine qe erdhi ne pushtet dhe nuk i hodhi syte nga keta njerez. Mire qeveria qe iku se ishte monstruoze, por edhe kjo qe na mashtroi qenka me e keqe.

  17. eri says:

    toto jevgu, perse nuk thote asnje fjale per keta fatkeqe.

  18. dajti says:

    Turp ,turp ……….pafajsia e kesaj fatkeqe ,u befte zjarr dhe ju pervelofte zemrat ,te gjithejuve vampirave ,,,,,,,,,

  19. -Turp per ate qe firmosi nje vkm pa zgjidhje per ate pjese te popullit te pambrojtur.Nuk eshte zgjidhje perplasja pa mbarim,per pagesa kestesh ne bkt.Emigrantet qe jane jashte thone se edhe kur nuk plotesojne kushtet paguan bashkia.Por ne po hyjme ne Europe me prapanice prandaj nuk ben hajer asgje ketu tek ne ,se edhe shpjegimet jane abstrakte qellimisht.
    -Jam edhe une nje nder ata njerez qe po pres mandatin…
    -Jam dakort me shkrimin,shume i pergjegjshem ,por vetem shkrim..
    -I vafte shpirti ne xhenet asaj gruaje ,fisnike deri ne vdekje..

  20. juliano says:

    E vetmja fjali qe me doli nga goja pervec loteve ishin keto fjale : U Q,,,, RROPT KU TI KENI E U KATANDIFSHI VET JU DHE NENAT TUAJA NE ATE GJENDJE MORE MONSTRA PUSHTETESH E KARRIGESH,me kete tregove surratin tend o vangjush dajko,nje TURP I TURPEVE PER TY,Si u katandis njerzimi keshtu ne kete vend pa humanizem,pupuuhhh cohu enver ngrihu nga varri se ishim me mire me ty

  21. Mond says:

    Si Durresak qe jam ndihem I TURPERUAR nga sa lexoj! Eshte akoma me e tmerrshme qe kjo ngjarje po ben dy dite qe ka ndodhur dhe prisja ne fakt nje reagim SOLIDAR te mediave…por me sa duket nuk perben me shume lajm se FACEBOOK u Saliut!
    Vangjush Dako eshte nje njeri i paafte prej vitesh tashme. Dhe baterdia e betonierave te tij dhe rrumpalla urbane, shtuar edhe fytyrat e paafta qe ka emeruar neper postet drejtuese te bashkise, jane REZULTATI i pritshem!
    Ajo qe me ben ta urrej kete njeri te vockel, qe e vetmja gje qe ka mesuar eshte mekanizimi joligjor i marjes se votave ne zgjedhje, eshte fakti qe ka deklaruar se keta paskan qene TURPI i qytetit. Por askush nuk e thote ketu qe nipi i kesaj te mjere eshte HOMOSEKSUAL! Per kete ai e ka mare “DENIMIN” per vite e vite me rradhe nga percmimi i injorances se banoreve, por tashme edhe nga ajo e QEVERISJES LOKALE!
    Dhe ajo grua plake VDIQ me keq se qente endacake qe shelluhen perpara bashkise
    ….sepse nipi i saj ishte HOMOSEKSUAL…
    Kam degjuar lart e poshte per nje “FTOHJE” te Rames me Dakon…por ketu ka nevoje per nje reagim me te madh!!

  22. ii says:

    kush e voton ate pederastin xhuxh , si i eshte hengur darka ne shtepi atij plere me gjithe kuptimin e fjales kur e dinte qe ata njerez rrinin perjashta pa buke e pa ngrohje ne qiell te hapur , i paska thene dhe qe qenkeni turpi i qytetit ,, i mallkuar vdeksh te gjithe , si te ze gjumi o i poshter , se aty nuk ka shtet se po te kishte shtet si ne usa do te kishin akuzuar per vrasje sot te kishin varur nga koqet plere qe sje tjeter ,, dhe kta pisat qe votuam qe e kane filluar me aq show dhe pompozitet asnjeri nuk ndihet se te tkane te tyrin ,, u shofshi te gjithe ,po i vdisni njerezit me duart tuaja ..

  23. Andrea says:

    Zgjidhja fillon me :
    1. Doreheqja e V.Dakos, ose kerkesa e PS ndaj Tij, qe te jape dorheqjen per kete ngjarje tragjike per te cilen te kishte dhene zgjidhje menjehere.
    2. Te rishikohet ligji i Sali Monstres – berisha, per nxjerrjen nga shtepia te Qytetareve qe kane mbi 50 vjete ne shtepite per te cilat kane paguar qera deri ne fund te v1990.
    3. Qytetaret qe nxorren jashte keta fatkeqe, te kontrollohen ne dekumentacionin e pronesise se pretenduar, nderkohe te rikthejne cdo privatizim te bere ne dobi te tyre. Gjithashtu te gjykohen per qendrimin cnjerezor mbajtur per fatkeqet, qendrim qe coi ne humbjen e jetes se Sofies se gjore, me akuzen per shkeljen e te drejtave te njeriut me pasoje vdekjen.

  24. Arturi says:

    Minimumi, urgjentisht te kishte siguruar nje cader per fatkeqet.
    Te bente prezent ne keshillin bashkiak urgjencen e kesaj situate dhe te tjerave te ngjashme me te.
    Nqs do te kishte shqetesim dhe angazhim serioz ne detyre, do te gjendej zgjidhja, hap pas hapi.

    Qeveria Rama, te mendoje ugjentisht per zgjidhjen e problemeve qe ka shkaktuar ligji monstruoz i Saliut.

  25. Durres says:

    Po ju o njerez qe bertisni tani ku ishit gjithe kete kohe qe ata te dy rrinin ne qiell te hapur…si nuk erdhi asnje nga ju tja qante hallin a tu mblidhte ne nje proteste para bashkise se mostres Dako..duhet te vdiste e ndjera qe ta vinin re Durrsaket se mes pishave kishte nje divan dhe ca kartone ku jetonin 2 te mjere….

    1. qytetari says:

      Shume te drejte ke o Durresi.Ne fakt disa prej qytetareve i jane afruar per ndihma te vogla si ushqim,veshmbathje etj por kjo nuk mjaftonte .
      E kam thene dhe tjeter here qe duhet solidaritet,duhet ngritur zeri edhe kur padrejtesite godasin bashkeqytetarin dhe jo te mjaftohemi me “sa gjynah”,”bo bo ci paska gjet”apo duke i ofruar ndonje tas supe.Te gjithe duhet te kishin protestuar ne bashki ndoshta edhe ne kryeministri per kete krim te poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje