Rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit ishte për mjaft njerëz i papritur, por për të tjerë, mëse i natyrshëm, sepse ata ndiqnin me vëmendje ndodhitë e disa viteve qeverisje edhe njihnin gjykimin e elektoratit për të nëpërmjet kontakteve me njerëzit e thjeshtë dhe vlerësimin e tyre për atë që ndodhte në Shqipërinë reale dhe jo në atë virtuale të fjalimeve e mediave pro qeverisë.
Zgjedhjet nuk ishin më të mirat, siç flitet duke u rrekur të na mbushin mendjen, qoftë në shqip apo anglisht, por sidoqoftë ishin më të pranueshme se sa tre katër zgjedhjet përpara tyre.. Thuhet se pati votime familjare, ose se votat u blenë (për të tilla dhe u vranë), çrregullime në numërim në dëm të partive të vogla, për shumëkënd gjëra normale në këtë cep të botës euroatlantike.
Sidoqoftë, ato çrregullime nuk ndikuan në kahjen e rezultatit, i cili nuk ka arsye të kontestohet. Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që në këto zgjedhje, për shkak të sistemit dhe strukturave zgjedhore aspak demokratike, ishin të favorizuara dy koalicionet, duke pamundësuar një pol të tretë dhe çdo alternativë tjetër.
Pavarësisht krahasimit të pavend për zgjedhjet e këtij viti me ato të vitit 1992, zgjedhjet politike të vitit 2013 kanë një rëndësi jo të vogël nëse realizohet pritshmëria e votuesve të shumtë për ndryshim, drejtësi ligjore e sociale, në të kundërt ato kthehen nesër në votë kundër apo abstenim.
Zgjedhjet e vitit 1992 sollën, me më se 2/3 e votave, përmbysjen dhe ndryshimin e një sistemi diktature komuniste, e përsërisim sistemi, gjysmëshekullor tek ne, pas rrëzimit të sistemit socialist botëror dhe fillimin e periudhës së tranzicionit për ndërtimin e një shoqërie dhe shteti të ri demokratik, një tranzicion, i cili po rezulton i vështirë dhe me zigzage e shmangie, që erdhën duke u shtuar në kohë.
Zgjedhjet e 2013-tës paraqesin përmbysjen, me votën masive e të vetëdijshme të votuesve, të një qeverisje që kishte tjetërsuar arritjet në ekonominë e tregut të lirë, në shtetin ligjor e të drejtat e njeriut, një rrugë e filluar përpara saj, me pasoja jo të vogla për të ardhmen e vendit.
Është me interes të shohim rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit, për të cilat pati reagime të ndryshme nga partitë dhe opinioni publik. Ne, me rezultatet deri sot të publikuara, ende jo përfundimtare në të gjitha hollësitë, që do të na mundësonin shpjegime më të plota, kemi hartuar tabelën e mëposhtme ku kemi paraqitur rezultatet, si për zgjedhjet politike të viti 2009, ashtu dhe ato të vitit 2013, për të dy koalicionet apo aleancat si dhe partitë kryesore, të cilat arritën të përfaqësohen në Kuvend: PS, PD, LSI, PR dhe PDIU.
Gjithashtu kemi marrë në konsideratë dhe rritjen e numrit të votuesve (më saktë të votave të vlefshme) nga 1.519.176 në 1.716.403, e cila është 1,12959 herë, me të cilin koeficient kemi korrektuar rezultatet e vitit 2009 për një krahasim më të mirë.
Ndryshimi
2009 e korrektuar
Ndryshimi i korrektuar
620.586
713.407
+92821
701.008
+12.399
73.678
180.470
+106792
83.226
+97.244
610.468
528.373
-92095
689.578
-161.209
14.777
44.957
+30180
16.692
+28.265
31.990
52.168
+20178
+16.032
778.020
1.003.142
+225122
878.844
+124.268
740.400
654.808
-85592
836.348
-181.540
Përfundimet që mund të nxjerrim nga ky ballafaqim i të dhënave për secilën parti janë të shumta, por në pritje të botimit të plotë të rezultateve, siç është vepruar dhe herët e tjera, po mjaftohemi me ato përfundime që sipas nesh janë thelbësore.
– PS mori 12.399 vota më shumë, pra 1,77 %, e cila mund të jetë edhe thjesht prej emigrantëve që erdhën në zonat e Jugut.
– LSI mori 97.244 vota më shumë, pra 116,7% vota më shumë.
– E majta e sotme (përfshi dhe të pavarurit) mori kështu 124.268 vota më shumë, që janë 14,1%.
– PD mori 161.209 vota më pak, që janë 23,4% më pak.
– PDIU mori 28,265 vota më shumë, që janë 169,3 %.
– PR mori 16.032 vota më shumë, që janë 44,4 % më shumë.
– E djathta e sotme mori 181.540 vota më pak, ose 21,3%vota më pak, konsideruar këto parti në koalicionin e zgjedhjeve të vitit 2009.
3. Në një vështrim të shpejtë të lëvizjes jo të vogël të elektoratit, kuptohet që shumica e shqiptarëve nuk dëshironte që të mbetej në fuqi Partia Demokratike me qeverinë e saj dhe për këtë votoi majtas, më tepër se herët e tjera.
Vërejmë gjithashtu një lëvizje të elektoratit tradicional të djathtë që votonte PD-në (e cila mori vetëm 30,63% të votave), drejt aleatëve të saj: PDIU me 2,61%, PR me 3,2% apo dhe FRD me 1,7% të votave, që gjithsej bëjnë 8,5%.
Mendoj se kjo lëvizje e elektoratit ndodhi për arsye se nuk deshën t’ia jepnin votën PD-së apo listave të saj, por qëndruan brenda së djathtës.
Po kështu mendoj se influencoi dhe propaganda e saj se “LSI-ja është me ne”, propagandë e cila vijoi dhe pas 23 qershorit, e janë të shumtë që e ëndërrojnë ende këtë.
Jashtë çdo diskutimi, si e përmendëm dhe më lart, pati blerje të votave si dhe premtime për vende pune (nga struktura të mirëorganizuara) që përpara fushatës si dhe çrregullime të tjera.
Megjithëkëtë, këto veprime si dhe sistemi pseudorajonal e me lista të hapura, strukturat zgjedhore partiake, pra jo normale për vendet demokratike, nuk ndikuan në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve sepse diferenca ndërmjet dy aleancave ishte më e madhe se sa çrregullimet eventuale që përmendëm më sipër, ashtu dhe ato në numërim, votim familjar, votime mëse një herë e të tjera.
Atëhere lind natyrshëm pyetja si dhe pse ndodhi kjo përmbysje, jo rotacion, që do të ishte një ndodhi normale në një shtet demokratik, por një shprehje masive e dëshirës për ndryshime rrënjësore, çka bie dhe një pritshmëri po aq të madhe për ndryshim jo në formë, por në rezultate të prekshme, që ngarkon mazhorancën e re me përgjegjësi përpara shqiptarëve.
Nënvizojmë se për njerëzit janë parësore rezultatet ekonomike, domethënë rritja e prekshme e mirëqenies, rendi publik, domethënë siguria e jetës dhe e pronës vetjake e tregues të tjerë të cilësisë të jetës, përmirësim i gjithçkaje që kritikohej, përfshirë këtu dhe luftën ndaj korrupsionit e mbi të gjitha drejtësi e një administratë që shërben.
Arritjet që nuk ndikojnë në këto aspekte janë sekondare.
Sigurisht që këto zgjedhje për rëndësinë e tyre e për ndryshimet që sollën lipset të analizohen si rezultatet në përgjithësi: në rang kombëtar, ashtu e në hollësi: për çdo njësi vendore.
Kjo nuk po bëhet dhe nuk është hera e parë që dështimin Sali Berisha nuk e analizon, por e kalon duke “reformuar PD-në” me të tijtë, duke sajuar armiq.
Kjo ndodhi në 1997 me grupin e 27-tëve, që ne e patëm quajtur ”fillimi i bolshevizimit të PD-së”.
Këtë e bëri me dorëheqjen e tij formale duke zgjedhur (emëruar ai) me “një anëtar- një votë” (siç) kryetarin, një rregull demokratik i mohuar vazhdimisht me kryeneçësi nga ai dhe partia e tij.
Kjo nuk e reformon Partinë Demokratike, përkundrazi, sepse nuk e hap, por vetëm e mbyll me të tijtë, duke mos e rikthyer atë në shtëpinë e gjithë demokratëve.
Për mendimin tonë zgjedhjet u humbën për nga kundërshtimi politik e njerëzor i elektoratit, nga arroganca e prepotenca e drejtuesve në qendër e ata lokalë të shtetit e PD-së; nga urrejtja për vetë Atë, familjen e tij biologjike, familjen e tij mediatike, familjen e tij të biznesit e të klientëve. Zgjedhjet u humbën për shkak të krahinalizmit e nepotizmit të tejskajshëm, e kundërta e meritokracisë; për frymën përçarëse ndërshqiptare që mbolli e ushqeu, për mostolerimin e mendimit ndryshe dhe debatit në parti e qeverisje. U humbën për monopolet që nuk i zhbëri, për mos luftim efikas të krimit, për korrupsionin e trafiqet, për tjetërsimin mjaft negativ të territorit e mjedisit, për deformimin e tregut të lirë, për përdorimin jo efektiv të fondeve buxhetore e për rritjen e borxhit publik tej çdo kufiri të arsyeshëm e të nevojshëm, për mënjanimin e biznesit vendas e lejimin e grabitjes së pasurive kombëtare, që të gjitha së bashku prunë varfërimin e familjeve dhe shoqërisë shqiptare dhe rritën papunësinë. Po kështu, për indiferentizëm ndaj pronarëve e lejimin e “zaptimit” si dhe ndaj të përndjekurve e mos bërjen e lustracionit. U humbën, për shpërfilljen ndaj ligjit e mungesën e skrupujve moralë, por u ndihmuan dhe nga heshtja e të gjithë neve demokratëve, dhe e fundit në këtë numërim u humbën për fushatën për deputet të emëruar e katapultuar e nga ata që me përfshirjen në korrupsion treguan se sa realisht ishin demokratë e atdhetarë e se ishin ose të infiltruar ose arrivistë e puthadorë e përfitues ordinerë, e ndër ta edhe pa asnjë kontribut në demokraci e në punë, por për lidhje më të e të tijtë.
Të gjitha këto edhe të tjera që ne nuk po i përmendim, rrënuan ekonominë shqiptare e jetën shoqërore e vonuan integrimin në BE dhe ishin vendimtare në hedhjen masive të votës kundra.
Në këtë kuadër veprimesh e rezultatesh nga ana e qeverisjes së Partisë Demokratike, elektorati shqiptar votoi në mënyrë aktive, por dhe masivisht për rrëzimin e saj.
Besoj se demokratët e vërtetë, kjo humbje, e sidomos përmasat e saj, i ka hidhëruar edhe kur e pranojnë se qeveria dhe drejtuesit e partisë e kishin bërë hak këtë rezultat, dhe kur nuk ja kanë dhënë votën listës aspak demokratike.
Përmasat e kësaj humbjeje mund të kuptohen më mirë po të kujtojmë se në kushtet e vështira të vitit ’97, pa rend e me vjedhje masive votash e terror ndaj PD-së në gjysmën e vendit, PD-ja mori 26,7%, ndërsa në këtë vit vetëm 30,6%.
Ky krahasim flet qartë për përmasat e humbjes. Një humbje e përmasave të tilla nuk justifikohet dhe tentativat në këtë drejtim e ndonjë partiaku apo gazetari nuk janë të dobishme për PD-në.
Për këtë që ndodhi mbajnë përgjegjësi në radhë të parë drejtuesit e partisë (jo vetëm në qendër), qeveritarët e të dy legjislaturave e drejtuesit e institucioneve qendrore e përfaqësuesit e tyre në bazë, që me arrogancën dhe prepotencën e tyre u sollën si pronarë e shpërfillës të ligjit dhe të vetë anëtarësisë e Statutit të Partisë dhe tërthorazi, dhe ne anëtarësia..
Çfarë duhej bërë menjëherë pas zgjedhjeve ? Duhet të jepte dorëheqje Kryesia e PD-së, qeveritarët e 8 viteve dhe kryetarët e strukturave të PD-së në bazë ku u humbën zgjedhjet (në krahasim me 2009).
Pra, jo vetëm dhe siç rezultoi formalisht që të mbijetojnë partnerët, vetëm nga kryetari (pavarësisht se drejtimi personal i Partisë dhe i Shtetit nënkupton dhe përgjegjësinë personale).
Dorëheqja nuk do të thotë për ta humbjen e të drejtave që ju jep statuti dhe për të kandiduar me rregulla të reja, për strukturat drejtuese të oartisë në bazë e qendër.
Menjëherë pas kësaj Këshilli Kombëtar, ata që mbeten, i vetmi organ vendimmarrës, ndërsa në bazë edhe Kryesitë e Degëve, duhej të zgjidhte brenda partisë një grup të ngushtë për të amenduar statutin, për të futur parimin “një anëtar një votë” për të gjitha zgjedhjet në PD, që nga niveli i bazës deri lart.
Po kështu një debat i anëtarësisë duhet të analizojë zgjedhjet dhe gjendjen e PD-së, gabimet në vite që sollën këtë rezultat e përgjegjësitë, evidentimi i të cilave do të mundësojë mospërsëritjen e tyre.
Rishkrimi i programit në përputhje me misionin e një partie me të vërtetë demokratike dhe të qendrës se djathtë , e cila lufton për të jetësuar idealet e dhjetorit, duhet të quhen një përparësi e domosdoshmëri.
Nëse do të vazhdohet me kryeneçësi në gjendjen dhe veprimet e derisotme, gjendja e PD-së do të përkeqësohet.
Deri në zgjedhjet për qeverisjen vendore ka gati dy vite që janë të mjaftueshëm për t’u përmirësuar e ngritur në këmbë.
Partia Demokratike duhet të reformohet si më lart dhe vetëm atëherë do të jetë një opozitë reale dhe e besueshme, e aftë për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve.
Vitet e kaluara treguan se pa opozitë, nuk ka përparim.
Pas kësaj, me një thirrje drejtuar elektoratit të djathtë për t’u bashkuar, të hapej fushata e anëtarësimeve, me dokumentacion të plotë e lista transparente.
Pas kësaj fushate rreth muajit nëntor të bëhen zgjedhjet me kandidatë të propozuar apo dhe të vetparaqitur në seksionet për drejtuesit e delegatët për në konferencat e degëve dhe një muaj më vonë zgjedhjet në degët e nëndegët, si dhe delegatët për në Kuvend dhe mbajtja e tij rreth muajit shkurt 2014 si dhe zgjedhja e kryetarit pas një fushate të përbashkët të kandidatëve që do paraqiten (dhe jo të emëruar apo përzgjedhur) do t’i jepnin Partisë Demokratike fytyrën demokratike.
Parimi i mësipërm demokratik, vlerësimi i përvojës dhe kontributit do të sigurojë që të zgjidhen ata që anëtarësia dëshiron, duke jetësuar pjesëmarrjen dhe transparencën.
Për këto rregulla kemi vite që flasim e shkruajmë prandaj nuk po zgjatemi, por i bindur që vetëm në këtë mënyrë PD-ja do të ringrihet e do të luaj një rol të vërtetë opozitari.
Menjëherë me “dorëheqjen“ e kryetarit u fol për një ristrukturim të partisë, i cili sipas nesh duhet të fillojë nga baza dhe jo nga kreu dhe pas ndryshimeve statutore.
Nëse ky riorganizim do të fillojë nga lart, e aq më tepër nga ata që dështuan në këto vite, do të jetë një farsë dhe fatkeqësi jo vetëm për PD-në, por edhe për demokracinë e vendin.
Ndryshimi jo vetëm i statutit dhe programit, por edhe i metodave të punës së derisotme nga ana e drejtuesve dhe strukturave të partisë, do të mënjanojë vazhdimin në rrugën e vjetër, që pruri në mënyrë të pashmangshme rezultatin e 23 qershorit.
Një parti e riorganizuar mbi parime demokracie, e hapur dhe shtëpi e të gjithë demokratëve, me një program realisht të qendrës së djathtë, me statut demokratik, me anëtarësi që aspiron këto parime, sigurisht mund të synojë ardhjen në pushtet e të luftojë në opozitë, në të kundërt do të duhet kohë e njerëz të tjerë./Java/
Kur ben politike nje ish kryeminister qe kishte mbeshtetur ekonomine shqiptare tek firmat piramidale.
Asnje gje e re, gjona qe dihen, si e hajne buken kot disa njerez….
O Meksi !thuaj cop dhe hapur ; mender PD ishte nji organizate antishqiptare terroriste dhe islamike ,ku per aresye dekori mora pjese dhe une ! PD ,nuk meriton te marre pjese ne jeten politike te vendit .PD ,DUHET NXJERRE JASHTE LIGJIT ,DHE TE SHOSHITEN ata qe nuk kane sherbyer per shkaterrimin e vendit ,dhe tu bashkohen Bam Topit !Kaq ,shkurt e bukur ,sipas mendimit tim ,pse i bie kaq gjate se na lodhe . Ashtu sic na lodhe me piramidat e trapit Sali ! Pastrohuni nga trute ,merrni shembull nga bota e qyteteruar ,dhe me vjen keq qe ti si ortodoks ,je bllokuar mes koqeve te PD se dhe injorances !
e verteta eshte se pd nuk ka fituar asnjehere zgjedhjet ne keto 23 vjet ka vjedhur votat…e di mire populli
Asnje presje nuk i hiqet apo shtohet ketyre konkluzioneve.Te vjen keq per kete katandisje te PD, sepse fundja ishte dhe eshte nje pasuri kombetare.Nje zot e di nese do te arrije te reformohet ne nje parti te vertete demokratike te qendres se djathte dhe jo parti aparatcikesh injorate.
Cfare pasurie kombetare qenka PD-ja,o Petro,kur ajo ishte vetem nje BANDE KRIMINALE E SUNDUAR NGA SPIUNI serb Sali Berisha???
PASURI KOMBETARE ESHTE OPOZITA,por jo nje opozite qe PERCAN SHQIPTARET,QE URREN KUNDERSHTARET POLITIKE,QE VJEDH VOTAT NE ZGJEDHJE,QE VJEDH PASURINE KOMBETARE,QE GRABIT INSTITUCIONET KUSHTETUESE DHE DREJTESINE,KUR SHET DETIN Greqise,KUR SHPERDORON MILIONA DOLLARE PER LOBIME MAFIOZE,gjoja per te rritur IMAZHIN E SHQIPERISE NE FIRMA SI PODESTA,ne vend qe kete pune ta bejne AMBASADAT TONA!!!
Cfare PASURIE qenka kjo BANDE KRIMINALE qe shkaterroi shtetin,zhduku PYJET,MINIERAT,BREGDETIN etj!!
Mbushi malet me FURRA GELQERE dhe bregdetin me BETON!!!
BOLL TANI!!
SHPORRUNI E MOS DILNI ME VEC NE GJYQIN E POPULLIT!!!
ZoteteriPetro,,,vetem pasuri e Shqiperise nuk ka qene dhe nuk do te jete PD,,,Ajo ne keto 23 vite leshi demokracie, eshte fatkeqesia me e madhe e shqiptareve,duke perfshire dhe pijanecin F Nano.
Analiza me e sakte qe kam lexuar deri me sot, per shkaqet e humbjes te PD. Jeni per tu respektuar dhe per tu degjuar Profesor, mirepo kreu i PD, nuk i mirepret keto kritika. Juve ju dhimbset vertet PD, sepse ishit themeluesi i saj dhe i statutit te pare te saj.
Vetem nje gje desha te shtoj. A eshte i ligjshem kryetari i sotem i PD? I ligjshem do te ishte nese do te zgjidhej sipas ligjit te shkruar, qe eshte statuti i PD. Le te dale kush dhe te thote se zgjedhjet u bene ne baze te statutit te PD. Ato u bene sipas deshires te Sali Berishes. Askund ne statut nuk thuhet se zgjedhja e kryetarit behet me parimin nje anetar nje vote. Dhe nese mendohej se duhet te behej sipas ketij parimi, atehere duhej mbledhur Kuvendi Kombetar, i vetmi qe mund te nderhyje ne ligjin e PD. Por jo Sali Berisha, qofte ky edhe Sali Berisha…Pra dakort me ju Profesor. Kryetari i PD, duhet rizgjedhur. Por me pare te ndryshoje statuti…
…duhej të bëhej kryeministër Edi Rama, që ti dilte frika e gjumi Aleksandër Meksit. Një shembull i hidhur se si nuk duhet të jenë shqiptarët sidomos nëse aspirojnë ndonjë prosperitet në Evropë, ku qytetarët e saj nuk kanë frikë të shprehen atëherë kur duhet. Kurse në Shqipërinë e shitur, të nëpërkëmbur, të përdhunuar keqas nga barbari dhe armiku më i egër i 100 viteve të fundit, na vjen ish-kryeministri që ia mbante dosjen nën sqetull, Sali serbi dhe na tregon mënyrën se si të reformohet PD-ja. Plehra…plehra…
ne fakt gabohesh. vetem tek TemA po te kerkosh gjen keto artikuj apo intervista te Meksit nga 2010 e ketej. Po te shkosh e te kerkosh tutje, perfshire edhe faqen e tij, http://www.aleksandermeksi.com do te gjesh shume te tjera. Ti me komentin tend tregon veteveten dhe frikat e tuaja.
http://www.gazetatema.net/web/2013/07/04/rreth-zbatimit-te-parimit-nje-anetar-nje-vote-apo-kunder-mashtrimit-te-anetaresise-per-demokraci-partie/
http://www.gazetatema.net/web/2013/02/12/dosjet-projekti-rikthimi-i-lustracionit/
http://www.gazetatema.net/web/2013/02/09/kush-e-ka-varrosur-projektligjin-per-lustracionin-meksi-mekataret-e-djeshem/
http://www.gazetatema.net/web/2012/12/02/rrefehet-aleksander-meksi-era-e-ndryshimit-92-97/
http://www.gazetatema.net/web/2012/12/15/intervista-aleksander-meksi-kush-eshte-volfarthi-ai-qe-i-ben-reklame-birres/
http://www.gazetatema.net/web/2012/11/23/neveri-per-titujt-qe-u-shperndane-dhe-per-ate-qe-i-shperndau/
http://www.gazetatema.net/web/2012/08/17/aleksander-meksi-tregon-pavaresine/
http://www.gazetatema.net/web/2012/05/02/meksi-perandoreve-u-pelqen-qe-populli-feston/
http://www.gazetatema.net/web/2012/04/20/meksi-per-piramidat-faji-eshte-i-gjithi-i-berishes-ka-ditur-gjithcka-mbi-to/
http://www.gazetatema.net/web/2012/03/28/rrenat-e-berishes-lidhur-me-firmat-piramidale/
http://www.gazetatema.net/web/2012/03/27/aleksander-meksi-dosjet-e-bashkepunetoreve-te-sigurimit-i-kane-zhdukur/
http://www.gazetatema.net/web/2012/03/22/kundershtaret-e-berishes-refuzojne-ftesat-per-22-marsin/
http://www.gazetatema.net/web/2011/08/05/aleksander-meksi-ironizon-rekordin-e-notit-te-berishes/
http://www.gazetatema.net/web/2010/12/08/misioni-i-pambaruar-i-8-dhjetorit/
Meksi per mua eshte kryeministri me i mire ne keto 20 vjet, te pakten per te persekutuarit dhe pronaret dhe ardhja e qeverise socialiste prishi shume pune, por edhe u pasurua vete sa i deshi qejfi me tokAT SHTETERORE. MORI per KOMPENSIM, pervec te tjerave, PER TOKAT NE FSHAT DHE I VURI NE EMER TE FAMILJES SE TE MOTRES:” PRoNE E FAMILJES LUBONJA”, CA DJEM TE MIRE PO TE VARFER nga FSHATRat e Korces. Dhe ku ne bllok, perballe shkolles Edit Durham (ish-11 Janari). Madje atje prishi edhe nje kopesht femijesh dhe ndertoi nje pallat. Pastaj u mor me punet e veta, ndertime e ku di une. Tani ciceron here pas here. Po pune eshte kjo?! Le te shkoje e te punoje per partine qe e beri kryeministwer dhe te pasur.
r
ne fakt kompesimi eshte bere per token tek shushica. qe eshte buze rruges tek godinat e kuqe dykateshe perball stadiumit dinamo. kete ta them une te sigurt se i kam pare vete dokumentat dhe toka u vu ne emer te te tre pjestareve, motres , vllait dhe vet meksit.
race e qelbur spiunesh te kohes se komunizmit dhe hajdutesh.
Une sinqerisht nuk arrij te kuptoj nje gje…..Vertet nuk e di Aleksander Meksi se pd seshte gje tjeter vecse nje band hajnash ordinere????? Vertet ke akoma shprese se ajo bande maskarenjsh mund te arrije te reformohet ne nje parti serioze??? Nese po atehere gjynah qe i thua vetes intelektual…..nuk ka gje me naive. Kush eshte vene ne krye te bandes? Luli……e ti shpreson se ai njeri do ta reformoje ate bande ne parti serioze? Ate shume shpejt do ta shohesh ne pranga…..1)vjedhja e milionave te rruges se kombit…2) vrasjet e 21 janarit. Akoma nuk e keni kuptuar se ky qe ka ardhur ka vertet ndermend te ndertoje shtet???? Ju mendoni se nuk eshte denuar njeri deri me sot dhe keshtu do vazhdoje??? Hhahahahaah. Sa naive. Duroni dhe do bindeni. Saliu dhe luli do e kalojne pjesen e mbetur te jetes ne BURG. SEPSE JANE KRIMINELE.
Edi Rama eshte njeriu qe ka per te hyre ne histori si njeriu qe mori nje germadhe dhe e ngriti ne kembe, e beri ashtu si pak njerez sot e mendojne.
Une qe po shkruaj jam nje i persekutuar deri ne palce. Qe ne 94 arrite te kuptoj se ne dore te kujt kishte rene Shqipnia. Ti akoma se ke kuptuar ashtu sic duhet se ne dore te kujt ka rene Shqipnia e pastaj ajo banda pd.
Nese do te kishim te benim vertet me shtet ligjor atehere veshtire qe do te mbetej ndonje pd-ist pa pranga e ti me flet per reformim te tyre. Mbasi te jene nxjerre para drejtesise te pakten nja 80 perqind e tyre atehere mund te linde ndonje shprese per nje te djathte serioze. Sa per Bamir Topin nuk ja vlen…..ai eshte thjesht nje rrogetar i cili i gezohet rroges ne fund te muajit.
Nardi nga Hollanda
Le te shpresojme per nje vend me te lire e me te mire.
ka frike aleksander meksi se ia faturojne ketij te gjitha problemet e periudhes te firmave piramidale, dhe del e ben artikuj te tille.
aleksander meksi duhet te pergjigjet me ligj per ato qe u shkaktoi shqiptareve dhe burgu eshte i hapur per njerez qe veshen nenat me te zeza, per jetet e atyre qe nuk kthehen dot me ne jete, per rrenimin ekonomik te pashembullt qe iu be shqiptareve ne kohen e piramidave. mos ki merak aleksander meksi se do te perfundosh se shpejti para drejtesise.
turp i zi per shqiptaret je o aleksader meski me firmat piramidale.
Meksi flet si duhej te behej. Po kjo platforme nuk ka as shansin me te vogel qe te ndodhe ne ate te ashtuquajtur PD.Sepse qellimi i Berishes tani eshte, kundervenia ndaj maxhorances me fasaden e opozites per te shpetuar nga perballja me drejtesine, pasi ai, Luli dhe te tijte e dine c kane bere ne kete vend.
Shprehja “opozita pasuri kombetare” qe perdor Meksi,eshte nje shprehje ne parim i sistemeve demokratike. Por kjo PD si ne pozite dhe ne opozite kane qene e eshte fatkeqesi kombetare.
Z. Meksi!
Per te thene te drejten, nuk munda ta coj shkrimin tuaj deri ne fund. Per mendimin tim, e ke zgjatur kot, thjesht per te bere nje artikull te gjate.
Nese ka ndonje tjeter qe e njeh PD dhe Sali Berishen, ai je ti. Dhe ti e di fare mire se Sali Berisha nuk ka qene asnjehere kryetar i vertete i PD, dhe PD-ja nuk ka qene asnjehere demokratike. Per me teper, dhe ti e di fare mire, se PD-ja e Sali Berishes, asnjehere nuk ka fituar ne zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi, edhe ne marsin e 1992, votat e koalicionit te majte, u kaluan djathtas me qellimin e vetem te behej nderrimi i regjimeve. Edhe me 1994, edhe me 1996, edhe ne votimet e mepastajme, PD-ja nuk ka fituar.
Shkaqet qe permenden ne kete shkrim, qendrojne, por ju nuk thoni ate te vertetin: Sali Berisha te vret, dhe sic thote Mero Baze, Sali Berisha te vret me te vertete, dhe kjo eshte arsyeja e vetme e madhe perse populli votoi majtas.
Sa per ato qe thoni se kush dhe cilet duhet te jepnin doreheqje, mund te them se ti e njeh shume mire Sali Berishen, ate edhe ta vrasesh, nuk zbret nga kali, sic edhe nuk ka zbritur.
Shkurt, Sali Berisha eshte dhe mbetet nje fashist dhe PD-ja e tij nje parti fashiste, vrasese, antishqiptare dhe hajdute.
Rrofsh Alban;me sakte se kaq nuk mund te thuhet.
Kete analize e kam lexuar edhe nga Bashkim Kopliku,ne janar 2007 ne “Gazeten Shqiptare” ;kur behej beteja e famshme e certifikatave,ne prag te zgjedhjeve vendore te shkurtit 2007.
Ky fare A.Meksi hodhi zyrtarisht gurin e themelit te shtetit gangster,kur e shantazhoi brekedhjerin e historise publikisht me 1997-en,me fjalet,-“po me hoqe nga kryeminister (i tille ishte Meksi ne ate kohe),une do te flas”,-dhe pas kesaj dr.mortja u terhoq,ndersa pas kesaj Meksi nuk foli me.
Nuk e di si guxon ky plakaruq t’i trajtoje lexuesit si te kapur nga amnezia;pikerisht per ate kohe qameti qe ky birbo drejtonte keshillin e ministarve.Pse te mos birbilose macoku Meksi;atij me shume se kurre i intereson karari i shtetit,,,,merr,vrit,ik e mos ki frike,,,,,derisa te ngordhe i ngulitur ne kujtesen historike dhe kombetare si kryeministri i piramidave gjemezeza dhe i krethemeljes se shtetit te shqiptareve.
Me ne funde u tha e verteta per PD dhe humbjen e turpeshme te saja……tani u binda se Berisha e realizoi detyren e marre nga “Katovica” per te shkaterruar demokracine ne Shqiperi…e realizoi….Bravo Meksi…
Sipas meje faji eshte i te gjitha partive politike qe kane qene ne pozite e opozite nga 90-2013.Jemi ne kushtet ekstreme ne te gjitha aspektet dhe prape vazhdojme te jemi perkrahes te atyre qe vazhdojne te shkaterrojne vendin si PD,PS LSI e te tjera si keto.Forcat politike shqipetare kenaqen kur varferia rritet dita dites sepse keshtu ulet kostoja e blerjes se votave
mos harro kur llogarit votat e te djathtes llogarit ato mijra vota te vjedhura nga saliu dhe larot e tij fitorja e te majtes erdhi si pasoj e votes super masive popullore qe i ben zero vjedhjet e sali derrit.
Ti mos fol ….
Ti dhe Satrapi Shpellar jeni pergjegjesit e “fajdeve” dhe “luftes civile” ne Shqiperine, pra fajtor i shkaterrimit te Shqiperise.
…anonim…Sali Berisha duhej të ndalohej brenda Partisë Demokratike, nga ju, anëtarët e thjeshtë apo elita e saj, kur e patë që rrëshqiti në krime e qëndrime antishqiptare. Nuk e bëtë se nuk deshët apo nuk mundeshit, kjo ska rëndësi. Jeni po aq fajtorë, të gjithë. Të zhytur në afera korruptive dhe pa moral politik elita, tifozë fanatikë e të verbër baza…
“MEKSI PASKA RRJEDH” DO THOSHTE NJE KOMSHIU IM. HAP GOJEN E FLIT PER ATO QE DI, SE PER ANALIZA TE TILLA KA TE TJERE QE I BEJNE ME MIRE SE TI.
Sali Berisha beri cfare deshi dhe vazhdon te beje cfare deshiron me PD-ne.
Por edhe shume faj nuk ju ka,sepse ua tha troc:
“Gjithe KOP-in do t`i bej ministra!!!”…
Cfare prisnit ju,qe t`ju thoshte:”Gjithe KOP ILAT do t`i bej ministra!”? –
Do ta mbante dhe ai nje sekret,se ishte Kryeminister… ?
Shkurt, pordhe me rigon dhe mustarde, o shoku Meksi. Gjeja me e mire qe mund te besh te heshtesh, merru me ndonje shkrim shkencor, se ne politike je bashkepunetor me Sali Berishen. Po te mops ishte populli qe ju i vodhet parate, ti, mbas 2005, do te ishe perseri zevendeskryeminister, ose ndonje minister i jashtem. Prandaj, hesht!
@kopetenti i Sudes,
Let ta pranojme se ne 92shin nuk u vodhen vota dhe rezultati ishte 2/3 per te djathten. Ju mburreni se rrezutat diktaturen komuniste (ate e kishte dorezuar Ramizi si krimbi me i zgjuar qe pat hyre ndonjehere ne trupin e Shqiperise)Pyetja ime dhe e gjithe atyre 2/3ve te botueseve eshte se kush sistem u vendos pas rrezimit heroik gomaror te komunizmit? He pra zoti kopetnt pergjigju! Nuk do? Ja ta them une! U vendos rregjimi me i zi qe qe ka pasur ndonjehere bota, rregjim qe beri qe te largoheshin nga Shqiperia gjysma e popullsise dhe me e bukura ishte se arritet ti mbushnit mendjen shume njerzve deri edhe shteteve te huaja se shqiptaret po iknin nga frika e rregjimit komunist. Po atehre cfare rregjimi komunist kishit permbysur ju minjte e gjirizeve te Athines dhe Beogradit? Ju s’kishit argument tjter per te mbuluar tradhetine e interesave te Shqeiperise pervec genjeshtres dhe perpjekjeve per dezinformim total te nje brezi te tere shqiptaresh.,Edhe sot jane shume shqiptare qe duan te ikin, pse keshtu zoti Mustaqelli i ndershem. Ju shkaterruat ekonomine shqiptare dhe i prete me sharre arteriet e zhvillimit te Shqiperise vetem e vetem nga ai Akumulimi Fillestar i Kapitalit. Nese ky fenomen kishte ndodhur me shetet e tjera europerndimore duke bere luftra e duke pushtuar koloni ne te gjitha anet e botes, Ju felliqesira te kombit shqitar rezlizuat detyrat per ti treguar botes se shqiptaret nuk dine te bejne shtet dhe realizuta krahas saj edhe Akumulimin Fillestar te kapitalit jo duke puahtura e grabitur kolonite e reja ne bote (per ju nuk kishte mbetur gje) por duke shitur djemte dhe vajzat e shqiperise, duke penguar levizjen e lire per 20 vite qe te perfitonit nga vizat ne bashkpunim me ambasadat e huaja. Pe De ja jote dhe e Sali berishes do te mbetet si banda me e tmerrsheme qe e poshteroi Shqiperine per gati nje cerek shekulli.
ne se eshte e mundur,u lutem zoterinjve administratore te korrigjojne gabimet e shumta drejtshkrimore te mia me siper. Faleminderit!
Ik o Meksi se nuk i ha njeri ato pordhet e tua, te doli gjumi o mustaqelliu pe gjirokastre, pa le po na thua qe keto zgjedhje sishin aq te rendesishme sa ato te 92it, ishin dhe me shume se ato, mbasi ato zgjedhje u bene se ju PDja prishet Qeverine Teknike e cila ishte nje Qeveri me kuadro te afte te cilet do te drejtonin ekonomine drejt nje sistemi shume me te mire nga ai qe ndoqet ju kur moret pushtetin ku u mbeshtetet tek firmat piramidale. JU,PDja pa ardhur ne pushtet e treguat se nuk ishit gje tjeter vecse BANDA RRUGACESH dhe KRIMINELESH qe kishit filluar shkaterrimin e vendit, me hedhjen ne ere te linjave te tensionit te larte, prishjen e fabrikave,uzinave, e cdo gjeje qe ishte ndertuar me djersen e Popullit,gjoja me preteksin e rrezimit te komunizmit ku te paret ishit Spiunet e atij sistemi qe i jepnit mbeshtetje dhe jetegjatesi. Eshte e kote te zgjatesh te per bemat tuaja ne dem te Shqiperise.
Analize jo e keqe per gjendjen e Pd-se per rruget e reformimit te saj e rruget per te arritur mollen e lakmueme -pushtetin ne zgjedhjete ardheshme.
Por zoti Meksi duhet te dije te distancohet nga Pd e tanishme sepse aty njelloj jane metodat e drejtimi dhe udheheqjes si ne kohet e mepareshme.Zoti Meksi si njeri me kujtese te fresket duhet te tregoj sesi drejtoheshin e ndeqeshin antaret opozitar te Kdr.te PD-se,te cilet i priste druri i bendave te Saliut ne rruge,ne banjo etj.Te tregoj sa kercenime ka marre ai vet,po shoket e tij i ndjeri Perikli Teta,Serreqi,Kopliku e deri tek ylli i venitur Selami.Te spjegoje a jane metoda drejtimi per nje Parti europiane keto.A mund te ecet me keshtu.A duhet te jete kjo jeta e nje partie dhe aq me teper a mund te ecet me keshtu Keto e se fundit emrimi i kryetar Bashes duan nje reformim radikal te Pd-se e kjo mendoj arrihet duke u distancuar njehere e mire e duke perjashtuar nga Pd-ja vete Sali Berishen e kliken e tij te cilet shkatrruan jo vetem Pd-ne por edhe gjithe Shqiperine.
Jemi nje popull i trashe, injorant, keqdashes. Gje e cila mund te verehet edhe ne komentet e mesiperme. Dhe nje popull i tille meriton nje kryeminister si Sala ose Edi Rama. Jo nje kryeminister si Meksi. Nje popull injorant i ketyre permasave ka mbajtur ne pushtet Salen per kaq vite dhe ka zhytyr vendin ne lluc. Nje tuf me hajvane
Sa mire qe e ditke qe je e trashe,injorante dhe keqdashese.Urime,per njohjen mire te vetes tende.
Lora une te pakten e kuptoj dhe e konstatoj problemin tim, kurse ti je akoma ne fazen e mohimit ?
Nuk i vjen mire Meksit qe krahasojm ne zgjedhjet e 92 me 2013.Por cte themi kur kete krahasim e bejn te huaj z.Meksi?.
Meksin se lan asnje dite te jete kryeminister. Eshte burre i mire. Por nuk thote te verteta se nuk ka nderment te behet hero.
vertet? po i pasur donte te behej ne ato ky burre i mire sipas teje?
t’ia bejme pak llogarite e pasurive te tij dhe si i ka fituar? Si thua?
ne kohen e aleksander meksit, tokat e pronareve u ndane njesoj si ne komunizem dhe pronareve nuk ua dhane kur nje vendim i tille ishte kryekeput kunder kushtetues dhe te drejtave te njeriut.
Duhet te thuhet hapur se aleksander meksi duhet te shkoje ne burg per problemet me firmat piramidale dhe per cdo lloj veprimi antikushtetues qe mund te kete bere.
Duhet thene hapur gjithashtu qe ti je nje rast tipik i asaj kategorise se trashe dhe injorante te njerezve qe nuk duan as te degjojne, as te shohin e as te kuptojne. Dhe e keqja na vjen pikerisht nga kjo kategori.