DOSJET/ Projekti, rikthimi i lustracionit

12 Shkurt 2013, 12:29Politika TEMA

Hapja e dosjeve, ndëshkimi i mëkatarëve të së shkuarës komuniste, por dhe infiltrimi i personave të shantazhueshëm për shkak të së shkuarës në të sotmen politike dhe shoqërore të vendit, janë tema të papërfunduara në Shqipëri. Për 22 vjet, partitë politike në bllok kanë sulmuar njëra – tjetrën për përdorimin e dosjeve dhe mungesën e vullnetit politik për të mbyllur një proces, i cili kudo në Lindjen ish-komuniste ka përfunduar me kohë. Aleksandër Meksi, ish-kryeministri i parë jo komunist i vendit, thotë se mungon vullneti për të bërë lustracion sepse “mëkatarët” janë më të bindur ndaj urdhërdhënësve të tyre. Dhe me mëkatarë kupton si ata që janë të lidhur në të djeshmen me sistemin komunist e janë peng i dosjeve të vjetra, ashtu edhe ata që kanë mëkatin e korrupsionin e shkeljes së ligjit në të sotmen. Aleksandër Meksi përmend se një projektligj për lustracionin, i draftuar me asistencë ndërkombëtare mbas rrëzimit si antikushtetues të një projektligji qeveritar të janarit 2009, është tashmë i përgatitur. Ai ndodhet në sirtaret e Kuvendit, por sipas Meksit, mungon vullneti politik për ta miratuar. Revista Java ka intervistuar Aleksandër Meksin dhe paraqet për herë të parë, pjesë të këtij projektligji

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

 

 

Është e kushtëzuar karriera e sotme, kryesisht në politikë, por edhe në sistemin e drejtësisë nga e shkuara? Më së shumti në kuptimin a është e kushtëzuar kjo karrierë nga mëkatet e të shkuarës, ku paradoksalisht, ekzistenca e mëkateve të tilla, e ndihmon atë?

Në të gjithë botën, dhe kështu ka qenë dje dhe kështu do të jetë sot e gjithmonë, karriera individuale kushtëzohet për mirë apo për keq edhe nga e shkuara e individit. Ky kushtëzim në rastin e Shqipërisë, si një vend që ndryshoi sistemin politik dy dekada më parë, nuk vjen vetëm nga dosjet dhe ekzistenca e tyre. Ato janë vetëm një nga arsyet, të cilat janë më të shumta dhe më komplekse. Me një term të përgjithshëm, do të thosha se kushtëzimi i karrierës vjen nga mëkatet dhe përgjegjësitë e pandëshkuara të së shkuarës së individit. Për periudhën e tranzicionit, ky lloj mëkati ka emrin e korrupsionit dhe shkeljeve të ligjit. Ashtu siç pyesni ju, në mënyrë paradoksale, njerëz me dosje kanë bërë karrierë në Shqipëri, pikërisht për këtë arsye, kur normalisht, në një vend normal duhet të ndodhte krejtësisht e kundërta.

E kuptoj spekulimin e vazhdueshëm me termin dosje, një spekulim që cilëson mëkatarë për shoqërinë vetëm ish-bashkëpunëtorët e dikurshëm të ish-sigurimit famëkeq të shtetit. Në të vërtetë, ata janë vetëm hallka e fundit e strukturës së dhunës komuniste për gjysmë shekulli. Rolin aktiv në këtë dhunë e kishte aparati politik, qeverisës e zbatues, i cili e ka përdorur sigurimin e shtetit si një instrument të saj, pra jo vetëm “spiunët”.

Për fat të keq ka ende edhe mbas kaq shumë kohësh shumë paqartësi në lidhje me dosjet e vjetra. Ato i përmendin sidomos gazetarë me frymëzim vetjak të majtë duke menduar se shumica e të implikuarve me dosje ndodhen në kampin e përkundërt, ndodhen në të djathtën e politikës shqiptare. E vërteta është se të tillë ka edhe në të majtë dhe për të qenë më konkret, po them se edhe në kohën kur PS ishte në pushtet, ndonëse kishte mjetet dhe mekanizmat e duhur politikë e ligjorë, nuk e bëri denoncimin e tyre. Nuk bëri ndarjen me ta. Pse? Sepse mungon vullneti politik për t’u ndarë nga e shkuara, vullneti për të bërë lustracionin, hapjen e dosjeve dhe pastrimin e politikës dhe gjithë administratës nga njerëz të cilët kanë dhunuar të pafajshëm, që kanë shkatërruar qindra mijëra jetë dhe fate njerëzore.

A jemi edhe në këtë pikë një rast i veçantë në krahasim me të tjerë vende të Lindjes që dolën gjithashtu nga komunizmi.

Për fat të keq, po! Jemi i vetmi vend ish-komunist që përveçse kishte jetuar nën diktaturën më të egër komuniste të Evropës Lindore, refuzon ende të zgjidhë çështjen e lustracionit. Aq sa tashmë po krijohet bindja e mbështetur se ekziston ideja e vazhdimësisë nga komunizmi në tranzicion, ku quhen “burra shteti” edhe ata që i kanë duart e zhytura në gjak e krime të tjera, përfshi edhe korrupsionin, madje marrin edhe pension suplementar kur kanë vrarë, torturuar e shkaktuar vuajtje.

Mendoni se zgjedhjet parlamentare që janë në prag afrojnë një mundësi të pastrimit të politikës?

Në teori po, në praktikë jo. Meqë jemi edhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme politike, është kusht i domosdoshëm që një ligj lustracioni të miratohet me urgjencë, sipas standardeve ndërkombëtare dhe pa prapamendime e llogari për vete apo për miqtë, të nisur nga interesa të çastit, siç ka ndodhur në disa tentativa të mëparshme. Një ligj i tillë do të ndihmonte në pastrimin e Kuvendit të nesërm dhe të administratës shtetërore. Eshtë jashtë çdo diskutimi që nuk duhet të kandidojnë jo vetëm ata që preken nga e shkuara, por dhe ata që kanë në ngarkim procese të hapura për afera korruptive.

A ka kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur ky ligj, ndërkohë që zgjedhjet janë vetëm disa dhjetëra ditë larg?

Për punë të mira ka gjithmonë kohë dhe gjithmonë është vonë që të bëhen punë të mira. Shumë kohë është humbur deri më tani, por kohë ka. Mund t’ju them se projektligji për lustracionin është përgatitur dhe është gati, por ndodhet diku, pa vullnet për të dalë në dritë. Ai është hartuar me asistencë gjermane nga një grup i zgjeruar, por deri më tani askush, as ndonjë OJQ, as ndonjë parti politike dhe asnjë deputet i vetëm, nuk merr iniciativën për ta paraqitur. Si model, ky projektligj është më i butë në kufizimet dhe në qortimin që i bën të shkuarës sesa, fjala vjen, modeli bullgar apo maqedonas. Por ai zgjidh në përgjithësi dhe krijon barrierën që mëkatarët e djeshëm, urdhërues dhe zbatues, të mos bëhen pjesë e politikës së ditës dhe të mbartin mëkatet e tyre të djeshme  sot. Ligji i ri parasheh që këta mund të kandidojnë si të pavarur brenda koalicionit, pasi t’u publikohet e kaluara dhe zgjidhen po të marrin aq vota sa duhen, tepricën e merr koalicioni.

Pse ndodh kështu, pse nuk paraqitet pra, ky projektligj? Dikush është i interesuar për status quo-në e sotme?

Akuza që një palë politike i bën tjetrës se nuk është e interesuar dhe nuk ka vullnet politik për të bërë lustracionin është demagogji. Sepse ndryshe, pse nuk e merr pala akuzatore vetë këtë iniciativë? Ndodh kështu sepse mëkatarët e djeshëm, vazhdojnë të influencojnë në pushtetin politik dhe vazhdojnë të kenë shumë e shumë pushtet politik në vend.

Kaq i fuqishëm ju rezulton ky pushtet i tyre?

Mesa duket, po. Fakti që nuk ka asnjë lëvizje në drejtim të kundërt të bën të dyshosh.

Është hedhur herë pas here ideja që dhe në momentin e ndryshimit të sistemit në Shqipëri, në Dhjetor 90’, Partia Komuniste pati rol të rëndësishëm, kryesisht në infiltrimin në lëvizje të njerëzve të saj. Ju si e gjykoni një gjë të tillë?

Ka diçka të vërtetë në këtë pohim. Pati në atë kohë një infiltrim mëkatarësh politikë në Lëvizje, por mos abuzoni sepse mbajti të tillë dhe tek e majta. Ashtu siç ka sot infiltrim mëkatarësh “ekonomikë” në politikë. Ndodhi kështu dhe po ndodh kështu sepse ata, mëkatarët, u binden urdhërdhënësve e ndërgjegjes së tyre të mbrapshtë për të vazhduar të jetojnë si të privilegjuar. Me këtë skotë njerëzish qeveriset lehtësisht keq sepse janë të bindur dhe të gatshëm për gjithçka. Me ta kanë “hajër” ustallarët e tyre dhe ka dëm Shqipëria dhe gjithë shoqëria shqiptare në përgjithësi. Ligji zgjedhor, konkurrimi me lista të mbyllura, një mënyrë aspak demokratike dhe e turpshme, që i shndërron partitë politike në feude të kryetarëve, i faktorizon këta individë sepse ky është dhe interesi i kryetarëve. Me sjellje të mbrapshta dhe me individë të mbrapshtë, mesa duket mbahet më lehtë pushteti, por natyrisht nuk qeveriset ashtu siç duhet dhe ashtu siç do të duhej të qeverisej vendi.

Edhe njëherë në këtë pikë. Së fundmi është përmendur në media dosja agjenturore në ngarkim të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, që u përgatit nga komunistët në fillim të viteve 80’. Shumë nga denoncuesit për veprimtari agjenturore të Shehut, sot gjendet në Kuvend, në qeverisje, gjyqësor dhe në shoqërinë civile. Pse ka ndodhur kështu?

Kjo është vetëm një anë e çështjes. Po, kështu është. Dhe kur thuhet dosje, kini parasysh se ishin dokumente që zinin një dollap të tërë që ruhej në arkivin e sigurimit të shtetit. Në atë kohë, partia në pushtet dhe sigurimi i kërkoi kujtdo që kishte njohur, kishte punuar apo dhe që e kishte parë Shehun si dhe bashkëpunëtorëve të sigurimit, që të dëshmonin gjithë sa dinin për të dhe që mund të përdorej kundër tij. Në ato materiale është gjendur dhe planimetria e vendvarrimit të Mehmet Shehut. Denoncues të  tij u bënë kështu shumë emra të njohur të asaj kohe, një pjesë e madhe e të cilëve është ende pjesë e politikës së sotme shqiptare, në të dy krahët.

Por nga ana tjetër, ka pasur dhe lista konfidenciale të përgatitura nga Partia e Punës që përfshinin  një sërë kuadrosh të cilët do të ngriheshin në përgjegjësi në kohën e diktaturës dhe do të bëheshin deputetë të kësaj partie. Ata ishin njerëzit e përzgjedhur nga komunistët në perëndimin e pushtetit të tyre për të vijuar pushtetin e tyre. Shumë nga ta, që e kanë pasur emrin në këto lista, papritur, të shtyrë nga ustallarët e tyre apo për të larë të kaluarën, në Dhjetor 90’, kapërcyen ylberin brenda natës dhe u shndërruan nga komunistë të përbetuar në demokratë të flaktë. E dini cilët janë ata? Janë ata që kur shkruajnë CV-në e tyre e nisin atë nga Dhjetori 90’ ose dhe më vonë (është e vërtetë se nuk ka të vonuar,  por vlerësimi bëhet me të provuar), a thua se jeta e tyre ka nisur në atë datë.

 

 

Lustracioni në sirtar

Sipas ligjit, qëllimi i tij është për të realizuar pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar për periudhën 24.10.1944 deri në 31.03.1991 lidhur me pjesëmarrjen e tij në strukturat  politikëbërëse dhe zbatuese të diktaturës së proletariatit, si dhe  drejtues apo punonjës operativ (legal apo ilegal), apo  bashkëpunëtor sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, deri më 02.07.1991 kur u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar.

Ligji garanton: “…aksesin individual në të dhënat personale të cilat Shërbimi i Sigurimi i Shtetit mblidhte e arkivonte  për personin, për të njohur qëndrimin e gjykimin për  personin dhe pasojat; siguron mbrojtjen e individit nga dëmtimi i të drejtës për privatësi të shkaktuar nga përdorimi i të dhënave personale të ruajtura; njohjen e plotë të veprimtarisë së organeve të diktaturës së proletariatit dhe Partisë së Punës në këto drejtime;

Projektligji konsideron se “Subjekte të verifikimit të figurës janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilit nisin që nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Deputetët e Kuvendit, Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore; Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive; Funksionarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme; Guvernatori, zëvendësguvernatorët, anëtarët e Këshillit drejtues dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë; Funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”;  Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave; Drejtuesit e drejtorive të administratës publike në nivel qarku dhe prefekture; Anëtarët e këshillave të qarkut si dhe të këshillave bashkiake; Funksionarë në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin i Kontrollit te Brendshëm (SHKB); Funksionarë në Gardën e Republikës; Drejtues të Policisë së Shtetit, drejtorë dhe shefa policie në nivel qarku si dhe në nivel komisariati; Ambasadorë, këshilltarë e sekretarë në përfaqësitë tona diplomatike; Drejtuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese në nivel qendror apo lokal të partive politike parlamentare si dhe të atyre që financohen nga buxheti i shtetit; Drejtues, kryeredaktorë të mediave audiovizive, si dhe te mediave të shkruara me një tirazh ditor më të madh se 1000 kopje në ditë; Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Radios, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Televizionit dhe drejtorët e departamenteve në Radiotelevizionin Publik Shqiptar; drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e departamenteve në ATSH, si dhe anëtarët e KKRT dhe këshillave drejtues të mediave publike; Rektorë, zv/rektorë, dekanë të universiteteve shtetërore publike dhe private si dhe drejtorët e shkollave të mesme publike dhe private; Përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare me nënshtetësi shqiptare, si dhe çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë apo i zgjedhur nga Kuvendi.

Për të gjitha këto poste, do të konsiderohen të papërshtatshëm të gjithë ata që kanë pasur gjatë kohës së diktaturës fuksione të tilla si Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar ose kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, kryetar ose zv. kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit; Anëtar qeverie, anëtar i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 Marsit 1991, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativ (legal apo ilegal), bashkëpunëtor sekret i organeve të Sigurimit të Shtetit ose që ka bashkëpunuar në çdo mënyrë tjetër me Sigurimin e Shtetit, deri më 2.07.1991 kur krijohet SH.I.K., bashkëpunëtor si dhe agjent në shërbim të shërbimeve të huaja, Anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve; Hetues në organet e Sigurimit të Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmës gjyqtar në procese politike speciale; Denoncues apo dëshmitar rëndues në proceset politike.

Autoriteti i kontrollit të figurës që parasheh të ngrihet ky projektligj, është i përbërë nga pesë anëtarë që propozohen nga Presidenti, këshilli i ministrave. Avokati i Popullit, grupi parlamentar më i madh i maxhorancës dhe grupi parlamentar më i madh i opozitës.

15 komente në “DOSJET/ Projekti, rikthimi i lustracionit”

  1. kel ukaj says:

    E gjykatesi qe dha vendimin per 21 Janarin, e Gjeneral Ndre Prendi, e Argita Berisha, E vrarsit e Gerdecit, e kush shkaterroj kishat, e kush shkoj ne Jug vullnetar per Sali QENIN, e Sali QENI e qenerit e PD, e hajdutet e PS, e Krytaret e kooperativave, e Brigadiret qe punonin gjysmen e grave te katundit, e bashkepuntoret e turkut, e serbit etj etj. Nje ligj duhet te kete ca synime te qarta, te denoje krime konkrete, ti sherbeje te mires se pergjitheshme, te respektoje te drejten internacionale, te respektoje individin dhe integritetin e tij, ne rast konflikti qytetari duhet te kete te drejten e ankimimit etj etj. Ka pasur nje ligj ne Kushtetuten Socialiste qe gjendet ne te gjitha kushtetutat e vendeve demokratike, ” askush nuk mund te denohet per nje krim qe ligji nuk e parashikonte te tille ne momentin e kryerjes” “askush nuk mund te denohet pa e degjuar dhe mbrojtur me pare” “asnje ligj nuk ka fuqi prapavepruese perveqese krimeve te renda te tilla te njohura internacionalmente” etj etj. Per kete te gjitha institucionet nderkombetare i hedhin poshte keto ligje se jane ne kundershtim me te drejtat themelore te njeriut. Sidoqofte edhe ligji me i keq do te ishte me i mire se sa sot. Dosjet jane hapur, jane hapur per qellime te mbrapshta politike, dhe ata qe kane bere perdorime te tilla, ligji duhet ti denoje, e ky eshte Sali QENI. Dosjet jane hapur edhe me 1996 per te gjithe kundershtaret e Sali Berishes. Ne fund te gjitha jane budalleqe, jane hipnoza te injorances per te gjetur armikun kur e kemi para syve. Edhe ne kete fushe shqiptaret tregojne se jane te paafte te ndertojne shtet.

    1. Dosja says:

      Po ca dosjesh do hapin keta qelbanike qe e kane mendjen e vogel non stop si te shajne fqinjet e tyre, mendja e tyre duke qene e vogel nuk nxe me shume se kaq.
      Popull legen pa kujtese pa bese.

  2. sandri says:

    O Mekso, po pse sa here do te ndeshkohen ish sigurimsat per qenien e tyre ne ish MPB? Njehere jane denuar (quaje si te duash ne dac “ndeshkuar”) me ligjin 24/1. Dhe dihet sipas jurisprudences qe nuk ndeshkohesh dy here per nje veper …penale, ndonese qenia ne ato organe nuk ka qene veper penale ashtu si edhe ti ke qene nje magazinjer i rendomte qe ne fakt vidhje molle dhe gjithefarelloj zarzavatesh e i coje ne shtepi, ashtu si edhe vodhe parate tek Sudja e u bere milioner more edepsez. Kete shikoni ju te ashtuquajtur demokrate te vjeter e pleq qe pretendoni se keni sjelle kete llum demokracie

  3. Alb says:

    Me gjithe respektin kjo eshte nje retorike boshe. Njerezit me dosje i dine spiunet e tyre dhe kjo eshte me se e vertete. Une personalisht kam qene me dosje dhe nje dite “kur e mbusha kupen” me thirriSekretari i Byrose se ndermarrjes. Me terhoqi verejtje dhe me tregoi gjithe spiunet qe nga fakulteti dhe me porositi qe te mos konfrontohem me ta. Dhe nuk e bera e as sot nuk e kam bere sepse mu duk nje keshille e mire. Komikja eshte se njeri prej spiuneve shoku i grupit ne fakultet sot punonjes ne SHISH me ka perndjekur ne nje periudhe kohore relativisht te gjate si ne 2013 qe jemi dhe pasi e zbulova ja thashe te gjitha, me erdhi keq se isha e shoqeruar me femijen tim, por me mire qe mori vesh nje nga te vertetat e historise se jetes sime. Spiunet e tjere vajzat e djemte e dikurshem te fakultetit kur i shoh rralle i perqafoj ndersa shoh buleza djerse ne ballin e tyre, ndersa te vjetrit e atehershem tani rreth te 70ve une iu uroj pleqeri te qete, por njeri prej tyre per fat te keq vazhdon te beje zanatin e vjeter, por te them te drejten ka disa jave qe nuk e shoh me. Turp per ata njerez qe drejtojne ato struktura qe duhej tashme te punonin vetem per shtetin e jo tua qepnin njerezve mbrapa. Do te jem i lumtur diten kur spiunet do te merren me çeshtjet e shtetit e jo me persona opozitare.
    PS: ju lutem mos me merni per ndonje paranojak, ironia ka qene antibiotiku i jetes sime, asnjehere nuk i kam marre seriozisht.

  4. Hamit Meli says:

    Nuk do Amerika dhe Anglia te hapen dosjet ne Shqiperi.Lexoni Librin ”Odiseja e nje Detektivi”

  5. mondi says:

    njehere u hapen ne vitin 1996. tani pse u dashka persedyti ? Kujton meksi ,se duke i fryre kesaj histori mund te ribehet kryeminister…Gjepura.Une druaj se edhe vet meksi mund te kete qene nga ata te dosjeve dhe bertet thejshte per te bere burin e mire…Kujt i sherben hapja e dosjeve ?Vetem shqiperise jo ?Mesaduket kerkojne te lene sherin dhe gjakderdhjen brez pas brezi…kete kerkojne armiqte e kombit shqiptar.Me e drejta dhe ne interes te vendit eshte te harohet gjithshka dhe te ecet perpara..perallat e se kaluares sado te ekqia,brezat e rinj s kane perse t i mesojne…le ‘i sherbejne historise …dhe vetem kaq !

  6. Horri i Bulevardit says:

    Duhet filluar urgjent me hapjen e dosjeve te politikaneve, tani para zgjedhjeve dhe para se partite te vendosin kandidaturat.
    Shqiptaret duhet te dine dhe kane gjithe te drejten te dine se kush do ti perfaqesoje, se ka shume ish bashkepuntore te ish sigurimit famekeq te shtetit, ka dhe shume nga ata qe kane kryer, spiunime dhe kane shkaterruar familje te tera, qe sot jane ne politike.
    Mos hapja e dosjeve, shqiptareve i shkakton edhe nje te keqe te madhe, se lideri i qeverise apo i partise, i mban keto dosje si shpata e Demokleut, mbi koken e ketyre te zgjedhurve, dhe si pasoje kemi nje dyzine politikanesh qe behen njesh me krimin politik dhe ekonomik te liderit.
    Nuk ka demokraci, pa u ndeshkuar shkaktaret e vuajtjeve te rregjimit komunist, nuk them qe te hapen dosjet per te gjithe, pjesa tjeter te lihet per nje kohe te pershtashme, per te mos shkaktuar trauma te medhaja, por politikanet qe kane qene bashkepuntore te ish sigurimit te shtetit, duhet te zhduken nga politika dhe simbas fajit, te denohen nga gjykatat, per shkaterrim dhe dhunim te te tjereve.
    Dhe mos harroni, po sja hoqet titullin Hero i Popullit Enver Hoxhes, do te thote qe ju te gjithe atje ne qeveri dhe kuvend, jeni ish-a te ish komunizmit dhe spiune te tij.

  7. trasparenca says:

    MOS U BENI NAIVE.

    Mbyllja e dosjeve verteton qe tranzicioni eshte neokomunist,demon-krat,pseudo demokraci,qeverisje fallco, mashtrim,deri ne kancer per drejtesine.

    Mbyllja e dosjeve vulos saliun, me bishtat e tij si dhe rucin me bishtat e tij komuniste me lekure deleje.

  8. futja kot says:

    Nese hapen dosjet te perndjekurit do te godasin njeri tjetrin edhe nje here por tani ne menyre legale. Kjo eshte nje loje pa sens dhe me pasoja jo vetem per te pernjdekurit por edhe per shoqerine. Dosjet jane hapur nje here. Cfar kuptimi ka nese do te hapen perseri dhe njihen kush ka qene spiun i jugosllavit, rusit, Grekut etj… etj…. kujt i prishet puna ose kujt i duhet kjo gje . Kjo ceshtje permendet periodikishte per interesa shum te ngushta politike dhe ketu nuk shikoj as nje inters kombetar. ne nje kohe qw nuk, jane kushtet civilizuese shoqerore ekonomike e gjeopolitike etj, kur populli eshte i ermatosur dhe kur kemi tiparet me te theksuara te nje ballkanasi primitiv. Ju sjell ne vemendje celjen e gjakmarjes pas 50 vjetesh heshtje.

    1. Alb says:

      Mos u beni te marre te perndjekurit i dine spiunet sepse i kane pasur deshmitare ne gjyqe, i dine edhe hetuesit e tyre kriminel çfare ka ndodhur? asgje e re, vazhdojne te persekutuarit te jene te persekutuar dhe vazhdojne kriminelet te jene ne pushtet, te pasuruar. Me fitoren e 23 qershorit qe do te shenohet si fitorja me e madhe mbi krimin e organizuar ku eshte i perfshire ish sigurimi i shtetit dhe do te hapet nje etape e re kur njerezit do te shihen si te barabarte ne gjithe te drejtat e tyre.

  9. Kua e zi says:

    Kryengritja e Spiunëve… (arkiva*)

    Me ç’duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s’ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.

    Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç’duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.

    Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s’kanë c’të hanë nëper kanale, dalin në rrugë… Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t’i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).

    Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit – doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç’bënin në këtë aspekt (ishin “ustallarë”), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
    Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

    (* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)

  10. emigranti says:

    Vetem hapja e plote e dosjeve do te sjelle demokracine ne Shqiperi.
    Ketu duhet te perfshihen dosjet e kohes para ’91 dhe pas ’91 ku ne te dytat duhet pare me precedence dosjet e agjenteve ne funksionim te agjenturave te huaja dhe dosjet e korrupsionit.
    Do te shihni se do te kete nje lidhje koherente midis te pareve (para ’91) dhe te dyteve (pas ’91).

  11. endrra me sy hapur says:

    Akoma me keto carlliqe ju ,ne cdo prag fushate leshoni ndonje pordhe gjoja do hapni dosjet e sja u mban byca pasi jeni te dhjere vete

  12. cimka says:

    hamit meli nje hipokrit i lindur kur flet si te ishte perfaqesues i Amerikes,ky kodosh e ka vendin ne qeli.

    1. andrea.d says:

      cimkeeee. po te duash te dish se kush ka qene Hamit Meli,,,,,ik dhe gjej ilir hoxhen, ai ka qene prej shume vitesh drejtor i DSJ.Jam i sigurt se do te mesosh shume gjera interesante, per veten tende edhe per te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje