PS: Sali, të shtunën është prezantimi i programit tonë, na ndiq!

11 Shkurt 2013, 19:26Politika TEMA

Anëtarja e grupit të punës për Programin e PS, Milena Harito gjatë një konference për shtyp ka theksuar se ndërsa Berisha flet për zhvillimin e arsimit, raporti i USAID tregon se niveli i analfabetizmit ka rritur në 15% në Shqipëri, ndërsa nxënësit shqiptarë në testimin ndërkombëtar Pisa janë renditur më poshtë se gjithë moshatarët e tyre ne Europë.

Sa për shëndetësinë, prej taksës së sheshtë infermierët dhe mësuesit sot paguajnë më shumë taksa.

Harito ka theksuar se programi për një Rilindje Shqiptare u jep zgjidhje efikase këtyre problemeve të krijuara nga qeveria aktuale.

Këshilla e Haritos për kryeministrin: “Ditën e shtunë, Partia Socialiste do të zhvillojë një aktivitet të posaçëm për programin, ndaj e ftojmë Kryeministrin kopjac që ta shikojë me vëmendje të veçantë këtë aktivitet.”

“Kryeministri Berisha vazhdon të gënjejë mbi gjoja arritjet e tij gjatë 8 viteve të fundit në krye të qeverisë.

Thotë se arsimi ka ecur përpara ndërkohë që raporti i USAID tregon se niveli i analfabetizmit në Shqipëri ka shkuar plot 15%, ndërkohë që në testimin ndërkombëtar Pisa, nxënësit shqiptarë fatkeqësisht renditen më poshtë se bashkëmoshatarët e tyre në Europë. Prandaj ne kemi një program të ri që do e rilindë arsimin dhe do të nxisë punësimin e rinisë.

Kryeministri Berisha thotë se u ka rritur rrogën mësuesve dhe infermierëve, por e vërteta është se prej taksës së sheshtë infermierët dhe mësuesit sot paguajnë më shumë taksa dhe u ngelen më pak para për të shpenzuar. Prandaj ne do të vendosim taksën e ndershme, që do lehtësojë 95% të shqiptarëve dhe do të shtojë fuqinë blerëse në vend.

Kryeministri, vazhdon të kopjojë programin tonë për një Rilindje Shqiptare. Sot radhën e kishte bujqësia për tu kopjuar rresht për rresht. Mirë bën që e kopjon programin dhe do bënte edhe më mirë nëse do kopjonte edhe nismat tona për shëndetësinë, arsimin, biznesin, krimin dhe korrupsionin.

Por pyetja për zotin Kryeministër është: ku ka qenë këto 8 vitet e fundit? Pse plot 8 vjet nuk ka bërë asgjë përveç se të rrënojë shqiptarët e Shqipërinë dhe vetëm tani para fushate kujtohet të kopjojë programin tonë?

Ditën e shtunë, Partia Socialiste do të zhvillojë një aktivitet të posaçëm për programin, ndaj e ftojmë Kryeministrin kopjac që ta shikojë me vëmendje të veçantë këtë aktivitet,” tha Harito.

42 komente në “PS: Sali, të shtunën është prezantimi i programit tonë, na ndiq!”

  1. Shkodran safi, kushraj i Jozefins says:

    Na ju ndjekim, po kem fryk se mos ju bajm pis!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html

      1. ibrahim says:

        RIVSEKJE;GENTI edhe 50 vite do ti duhen rames ti bej planet dhe programet aq sa ju deshen kristaq e enverit.

        1. o ibraaaa says:

          o ibra ju jeni mesuar me progamet e saliut eeeeeeeee..hahahah ah konformistet e shkrete cdo vdisni per buke me kto mend..

        2. nuk harroj says:

          o ibrahim,po dhe per te kopjuar nuk jeni te afte ju vucidolasit?Po nuk e quajne genti.Equajne gerti o toc!Apo edhe qe nuk di te lexosh ta ka fajin Rama?Usht fare e keqe!

  2. elinor says:

    Program i mire shume por qe nuk i hyn kujt ne pune! E c’duhet programi kur s’ke pushtetin?!

    1. tigrig says:

      Bravo PS. PLot risi, me nje program serioz dhe me nje vote masive pro

    2. fati says:

      Por se paku ta thote tamam ku dhe kur do prezantohet? keshtu i japin informacionet gjysma gjysma

  3. EDIUS- RAMUS-ZEVENDESI I 36-i JORGUS PAPANDREUS says:

    AMAN MOJ Z:MILENA E DEGJOVA EDHE Z BEQA THA SE TERE SHENDETESINE DO E BEJME FALAS (KTHIM NE KOMUNIZEM)KUR U PYET NGA GAZETARET SE KU DO TI MIRRNI GJITHKETO LEKE SEPSE TE GJITHE ISHIN SKEPTIK AI NUK DHA PERGJIGJE POR MENDOI SE E KA NJE ELLDORADO ME MILIARDA.

    1. kur u ndan keto na ran says:

      @ EDIUS- RAMUS-ZEVENDESI I 36-i JORGUS PAPANDREUS; si ushtar i stalinit berisha di me rrejt shum mir; PS DO BLEJ SHERBIMIN SHENDETOSOR DHE BUROJA E SHENDETIT DO ADMINISTROJ KET SHERBIM; NJEREZIT KUR PUNOJN PAGUJN DHE NJE TAKS PER SHENDETIN; PERVEC KESAJ JAPIN DHE BAKSHISHE; KET BESOJ E DI! ATEHER PS THOT QE SHTETI DO PAGUAJ ME SHUM NE BAZ TE TE ARDHURA FINACIARE TE NJE PERSONI ; PER TE QEN ME E SAKT NUK DO JET SI TANI, PO PA BAKSHISHE DHE ATA QE SMARRIN RROG PARTIAKE – KLASA E VARFER(JO SIQ MERR TI NGA BERISHA) ATA DO KEN TE NJEJTIN SHERBIM SHENDETESOR SI ATA QE KAN LEK!!! NESE JE NJERI PA SHPIRT ATEHER VAZHDO E RREJ; POR MOS HARRO SE ME BERISHEN SOT KE LEK NESER SKE E DO PERFUNDOSH SI ATA MIJERA TE VARFER QE MJEKU SI MJEKON SE NUK KAN LEK!!!

    2. dritani says:

      Ata 15% analfabet jane nga veriu.
      Ju duhet t’i coni Enverit lule tek varri qe ju beri me shkolle se po te jete per Salin, po te rrije edhe ca vjet do te ktheheni sic keni qene ne 1945, – te dhjere por krenare.
      Aha harrova! Edhe te beses…

      p.s. Meqenese ja u ka mesuar Sali anglishten lexo se ndoshta te hyn ne pune:
      http://www.commonwealthfund.org/usr_doc/UK_Country_Profile_2008.pdf

    1. fisi says:

      Te ndjek gjithe shqiperia o Ed Rama. Dhe ne nga jashte te ndjekim e te duam..

  4. Free says:

    Sali Berisha me shoke jane hajdute te mire, dhe jo kopjace te mire. . .

  5. Valbona do says:

    Posht sale hi

  6. lini says:

    Ndiqe o sali dhe gjith populli ta ndjeki,te votohet kete her per programin,per idet,per punen dhe projektet qe kan per kete popull e jo per ngjyrat e partive,jo per bindjet e babait,ndiqe o sali e kopjoi ca pika e beje dhe ti nje program dreqin…

  7. Arberia says:

    Po moj zonje po, aty po i behet vone saliut tek programi juaj.Po e ndrisni me programin juve.Lexoni poezine e Arben Dukes tek gazeta Dita dhe me pas dilni e thoni cfare keni per te thene ne lidhje me c’ka ben fjale kjo poezi.Kete gje beni ju dhe mos na tregoni perralla se mjaft po ju durojme.

    1. shkodrania says:

      nese e do shqiperin me gjith shpirt e nese do restrukturim total te shtetit shqiptar per te rritur mireqenie e shqiptarve ateher me fal nese me lejon, por duhet te ndjekesh programet e seciles parti e punen e seciles parti per ndryshimim e vendit tend; Po te informoj se mesa po shoh nuk je e informuar: Sali berisha para ca ditesh thot qe do heqi taksen e TVSH per te gjitha inputet sectorit bujqesor; ka 8 vjet qe se ka ber; partia socialiste dorezoi ne kuvend nje per HEQJEN E TVSH PER CDO IMPUT BIJQESOR! SALI BERISHA VETE, PERSONALISHT, VOTOI KUNDER! Ne nje pika e PROGRAMIT TE PS ESHT PRAP HEQJA E TVSH PER INPUTET; DHE TANI SALA NA DEL NE TELIVIZOR E THOT DO HEQ TVSH PER INPUTET BUJQESORE; KY ESHT KOPJIM SY PER SY; PRANDAJ PS THOT NA NDIQNI TE SHTUNEN; SEPSE SALA NUK KA VIZION PER TE QEVERIS VENDIN KA VIZION VETEM PER TE ZHVAT VENDIN! TE LUTEM NESE TE JETOSH MIR NE VENDIN TEND INTERESOHU PER PROGRAMIN E PS, DHE ATY DO MESOSH SE SI QEVERISET NJE VEND ME STANDART DEMOKRATIKE! KOPJAC I KEQ VJELL PRAGRAME SA ANEJ E KE …

  8. leka says:

    A nuk jane fjalet or legena dhe frikacake te peshtire,por jane veprat.Dhe Saliu vazhdon te beje baterdine ne kete vend,mbas asaj qe ju ja dhuruat pushtetin atij.Jeni neveria historike.

  9. Leksione boshe says:

    Programi i PS,nuk behet per Berishen !
    Po qe per program ne shendetsi ai ka tallur dhe tall bythen me ju.
    Berishes duhet ti kerkoni llogari per ato qe ka premtuar dhe nuk i ka realizuar.
    Per ju ka rendesi mbrojtja e votes dhe nxjerrja e njerzve masivisht ne votime.

  10. VERONIKA says:

    Ndigjo pak ti kamuniste e E.K Ramès:
    nè kto 8 vjet partia demon-kartike,ka njohur veç parà,ndaj dhe motoja jonè èshtè Pèr Parà
    po ju tregoj veç disa gjana ju kamunistave,se pèr ti shkruar tè gjitha do duhet njè *kurban i ri,po ja sa tè zbardh pak vendimin ,se dhe 23 qershori afrohet dhe uuuu sa kurban do shkruajmè
    Pra:kena kry me sukses rrugèn e kombit–ku vodhèm vetèm 220 mil.dhe e kena ba aq mirè ,sa kur tè kaloni ju kamunistat andej jena tè sigurt qè vdisni.
    kena shpèrthy me sukses Gèrdecin,ku humbjet me njerèz nuk llogariten fare,sepse ka rèndèsi vetèm lulèzimi i biznesit tè birit tim tè vetèm,nga ana e gruas e kam bir.
    kena nxjerr pèr shètitje dhe pèr gjah me sukses K.Trebickèn,S.Konomi,e sa e sa tè tjerè,kemi integruar gjatè rrugès dhe ca horra e lavire bulevardi–i flakèm nè rrugè,nuk e harxhojmè plumbin pèr ta,se janè eunukè-nuk ja vlen ,u kemi gati dosjet,nuk flasin dot .
    Disidentèt i bèmè pishtarè njerèzor,boll i mbajtèm nè burg,i nxorrèm dhe i dogjèm
    Veprimtaria e juj armiqèsore arriti kulmin nè 21 janar,ku kokèpalarèt u revoltun,mè gjuajtèn me çadra pistolet,po unè i vrava dhe sa herè u them:Jeni vetèm 4 mè pak,dilni prap se e pèrsèris 21 janarin
    Sa herè qè unè dal dhe pi kafe te Ronjeri,nuk ka gjykatès tè dènoj askènd–jena nè demon-karci,nuk dènohet askush qè vjedh,vret,plaçkit,dhe i zvarritet pushtetit tim
    Nuk ka ekspert FBI-ja dhe ANSAR qè tè dali mbi pushtetin tim
    Pra ju kamunista,pregatituni pèr humbjen e radhès,qurravituni:fajin e ka saliuuuuuuu,se unè prandaj kam 8 vjet qè kam shkkkkk…..juve,drejtèsi,ligjshmèri,demokraci,dinjitet,ndershmèri,ekonomi,infastrukturè,shkollim,liri ,ecc,eccc
    Pra ti zonjè,mos na trego programe,po pregatituni pèr shkkkkkkkk… e radhès,keni 8 vjet, jeni stèrvitur,dhe mè ndje,po sikur ta bènte vetèm nè kuptimin e mirèfilltè tè ksaj fjale *volgare*,do ishte e keqja mè e vogèl,ndoshta dhe do i pèlqente,do punèsohej si R.Sifredi,dhe jo si kryeministèr.

  11. valter says:

    “VERONIKA” opinionet e tua jane sa argetuese po dhe aq te hidhura per realitetin qe tregojne. I lexoj me kenaqesi. Nuk e di çfare ke mbaruar por do te ishe nje gazetare e mire tek “Tema”. Respekt!

  12. dentisti says:

    Shkodra ka te drejte ta votoje serisht Saliun.Nen kujdesin e tij,peshku “krap” arrite tek cdo dere dhe dhome gjumi e qytetareve te nderuar shkodrane.:)

  13. fshatari says:

    Jam i bindur se keta qe do vine ne pushtet vine per tu sakrifikuar per kete popull dhe jo per interesat e tyre!

  14. PO LUGEN E FLORIRIT E KENI FUTUR NE PROGRAM????????

  15. 6 mijë pacientë në rrethin e Tiranës vuajnë nga sëmundje të sistemit qëndror nervor, dhe këto të raportuar gjatë një harku kohor 1 vjeçar. Duket se sëmundja më e përhapur është epilepsia, ku 47% e pacientëve janë të diagnostikuar me këtë sëmundje.

    Kjo sëmundje prek së tepërmi fëmijët, ndërsa shkaqet në rastin e femrave janë traumat gjatë lindjeve, tek fëmijët infeksionet e trurit, çrregullimet e shkaktuara nga temperatura e lartë, trashëgimia dhe më rrallë tumoret e trurit.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se mbi 50 milionë njerëz në botë, vuajnë nga epilepsia.

    Po sipas të dhënave të OBSH, më të prekur janë meshkujt në raport me femrat, por risku i këtyre të fundit janë traumat gjatë lindjes.
    SEMUNDJE QE EDI RAMA A KA QEKUR KA LINDUR..

    1. NJEREZ LUFTONI PER VETEN TUAJ JO PER PARTIT says:

      @ Rilindja komuniste (Edi Rama) : perderisa po preukopohesh per psikopatet e shqiperis, te lutem a mund te pershkraush gjendje sistemit shendetesor ne shqiperi? me cilin shtet krahasohet? a mund te pershkruash sigurin e shqiperis? a mund te pershkruash cfar behet me mijera student qe skan pun asnje gje? a mund te me pershkruash cfar behet me pasurit shqiptare? a mund te me pershkraush cfar do te thot demokraci sipas teje? qe ata qe jan me berishen jan siper ligjith dhe ata qe sjan berishen (te varfrit) jan posht ligjit? kjo esht demokracia per ty?

  16. Horri i Bulevardit says:

    Ska nevoje ta ndjeki ne TV se ja ka cu Ben Malaj, Kac Islamit dhe Kac Islami ja ka cu Lir Metes dhe Lir Meta ta ka dhon ty qe ta lexosh.

  17. endi says:

    Shume tra la la e try ly ly me duken keto qe nxjerr Rama dhe menyra si flasin, ne njeren ane Sali vrasesi ne anen tjeter Ed tra la la laja.. te zinjte ne .

  18. ibrahim says:

    Ka 12 vite qe thote kame planin e bashkise,pastajprogramin e ps..po ta pres ndokush ramen bare prap do te hani se i biri i dreqit nuk bene programe.pallate po per fidel yllin e linda bashen.

    1. kur u ndan keto na ran says:

      @ ibrahim te jesh ne bashki nuk do te thot te jesh kryeminitri i vendit por kryebashkiuki i nje qyteti; bashkit nuk kan autonimi totale per te pasur autonimi simbas ligjith te qeverisjes vendore duhet te jesh servili i kryeministri per te arrit ate qe do; po esht e vertet edi rama ka qe ne 2003 qe flet per plani urbanistik po qe sala nuk ja lejonte sepse ai kishte pushtetin ne tiran sipas ligjit te qeverisje vendore; por lulzim basha me ne fund kopjoi termin plan urbanistik te edi rames por me nje ndryshim te vogel qe tani me ket plan do betonizoj totalisht gjith tiranen; mir qe shkaterroj gjith shqiperin sali berisha por ka ardhur koha te shkaterroj dhe tiranen ateher: te na rroj sali diktatori me ushtaret e tij!

  19. Sofo Lazri says:

    Bravo Zhuzhi

    E nderove Vunoin. Jam i sigurte qe do i kalosh edhe bashkefshataret e medhenj qe ka nxjerre Vunoi si Gogon (Jo gjyshin tend, se ai po te ish gjalle nuk do te pajtohej me krahun qe ke zgjedhur),Spiron( xhaxhain e nenes se Edit dhe kusheririn e nenes tende) por edhe mua qe nuk u bera dot njehere minister.
    Petro Vasilin nuk e permend, se ai vertete e ka babain nga Vunoi, por
    gjithmone e ka mbajtur veten per lab ( si nip i Manushit qe ishte).
    Per me teper me shume na turperon se sa na nderon.

    Mos e pyet Saliun per 8 vite me pare, se atehere edhe ai pleh e gjeti situaten nga paraardhesit e Edit. Po edhe ti nuk ke faj se per 6 muaj qe erdhe si sekretare e Edit ne Bashki nuk vure re gje.

    Por te kam keshilluar qe mos dil kaq hapur kunder Saliut, se i njoh mire une keta qe jane nga zona e Gashit. Do te te permende nenen dhe babain qe i ka patur fansa te terbuar te tij. Ata kur bashkoheshin edhe me xhaxhain tend Robertin nuk permbaheshin edhe ndaj meje. Prandaj merre shtruar.

  20. ILIRET says:

    Te rinjte qe do te punesohen ne biznese private, per tre vjet, nuk do te paguajne taksa, tha berisha.
    Dmth. Keta biznesmene private do ti mbajne ne pune tre vjet te rinjte, pas tre vjetesh i heqin nga puna dhe marin te rinj te tjere, pasi nuk paguajne taksa…
    Jemi ne Alberishstan, ketu…

    1. kur sdi me qeveris vendin sdi nuk ndryshon dot says:

      @ iliret nuk esht vetem kjo qe thua ti por berisha perderisa nuk ja ka haberin se c’far politkash te applikoj per shqiperin po qe kopjon sa andej e ket me ket qe tha asnje gje si hyn shqiptarve sepse e disa mijera te rinje ke papun sot? mir qe tregu i punes ska nevoj per to sepse me ke vetem jurista e konomista por edhe sikur ti te futesh ne pun ne shqiperi esht keshtu te kerkojn 3000 euro per nje vend pune dhe mas tre muajsh ai 3000 euro zvendesohet me nje 3000 eurosh tjeter nga nje person tjeter dhe keshtu qe te rinj shqiptar 1) nuk kan siguri pune dhe 2) jan te papun; keshtu qe kjo politik me ul taksat nuk i hyn ne gjep te rinjve; esht nje shprehje siq esht vendi behet dhe kuvendi; dhe ne ket rast ne baz te kushteve te vendit behen dhe programet; po sala sdi; edi rama ka te drejt duhet qe te besh edukim prfesional, iniciativa qe firmat ti fusin ne pun; po hapi oo popull syt hapi se shans si ky me person si edi rama nuk do gjejm me!

  21. Meleku says:

    Keni 8 vite qe silleni rrotull! Ne te gjitha zgjedhjet e zhvilluara deri tani, nuk kemi pare e lexuar asnje program tuajin.
    Nuk ju beson askush, bile as ata qe dikur ishin mbeshtetesit tuaj te flaket.
    PS funksionon si nje piramide, ku ndermjet majes dhe bazes largesia eshte infinit. Prej portes tuaj nuk ka politike, por ka thjeshte fjale sot per neser.

  22. Arberia says:

    Per “Shkodrania”. E keshilloj perseri te lexoje poezine e Arben Dukes tek gazeta Dita dhe me pas beji ato komente qe ke shkruajtur me siper. Pasi ta lexosh ate poezi jam i sigurte se nuk do shkruash po te njejtat gjera. Respekte per Shkodren.

    1. shkodrania says:

      @ Arberia ju kerkoj fajle, por kam gjith kohes qe thojn ca esht ky program ca esht ky program e nderkoh qe ka njerez qe po japin jeten per te rritur mireqenien e popullit te vet.. ka ca qe thojn qe esht program musolin e nderkoh e gjith europa ka ber me koh ket qe PS do bej me shqiperin; por ka disa qe dun me pa me ngjyre partie jo me ngjyra rilindjes shqiptare ..; dhe me vjen shum keq per ta e per veten time sepse kemi femi, kemi familje nuk mund te jetosh gjith jetes me teser partie…per mua Edi Rama nuk quhet politikan por misionar per rilindjen e vendit tim;

      te kerkoj sinqerisht falje!

  23. laraska says:

    Komenti Veronikes pershkruan shume bukur tragjikomedine shqiptare. Do te shtoja vetem qe ato me lart jane thjesht ato qe ne si populli dime, imagjinoni cfare eshte bere tjeter edhe ne nuk i dime e as nuk i marrin dot me mend.

    Sa per programin e PS do ti thoja zonjes Milena qe pak a shume e dime: 23 qershori do jet nje fitore e PS, Berisha si per magji do iki ne menyre paqesore, dhe brenda 300 diteve Shqiperia do behet Europe edhe pse arakat jane boshe.

    Ajo qe mua me intereson te di eshte programi ne detaje se si do mbrohet vota, cfare konstatimesh jane bere deri me sot nga socialistet per sa i perket manovrave te PD per te vjedhur votat, dhe si do te kunderpergjigjet PS ketyre shkeljeve, si do veprohet nese zgjedhjet nuk fitohet – eshte me se normale ta mendojme qe mund te vidhen duke qene se ka precedent te pakontestueshem 20 vjecar per kete. Eshte me rendesi te madhe te thuhet si do te punoj PS edhe me shume qe te marr edhe me shume vota. Nese sgabohem Rama tha para nja 2 javesh tha qe PS merr vetem 72 vota, qe eshte e papranueshme per PS pas 8 vite diktature. Pas nje diktature opozita fiton thelle dhe kontrollon parlamentin pa piken e problemit. Pra si do intesifikoj punen dhe fushaten PS qe te arrij te pakten tek 80 vota?????

    Gjithashtu me rendesi shume te madhe eshte te dihet si do veprohet me keto privatizime skandaloze si HEC dhe Albtelekom, si dhe cfare rruge do ndjek PS per te denuar Sali Berishen duke qene se Prokuroria dhe shume organe te drejtesise jane ne duar te PD-istave. Gjithashtu presidenti eshte zari Berishes dhe mund ti prish pune ne shume ligje PS. KERKOJME TE DIJME NE DETAJE SE SI DO VEPROHET PER TE NDESHKUAR BERISHEN, METEN, MEDIUN, VJEDHJEN NE RRUGEN E KOMBIT NGA BASHA, SHKELJET E LIGJIT TE KQZ TE MEPARSHME. NJE PROGRAM IDETAJUAR SE SI DO VENDOSET DREJTESIA!

  24. Rilindasi says:

    Prandaj jemi ne kete gjendje te mjeruar …..ne vend te mbeshtesim figurat e reja ne politike sic eshte Z.Harito qe vjen nga familje me tradita patriotike brez pas brezi dhe e paisur me inteligjence, arsimim ndershmeri dhe kulture perndimore, komentojne gjera qe nuk lidhen fare me perparimin e vendit, vecse me denigrimin e njerezve………Nje keshille ne se nuk keni bosht kurrizor , inteligjencen dhe kurajon per per te bere dicka te mire Shqiperine te pakten qepeni ……..

    1. VERONIKA says:

      Rilindasi,o njeri i programuar,po çfarè i bèrèm znj.Harito ne ??
      Po jua bèjmè ne juve apo ju neve,s’po kuptoj ..traditat,inteligjencèn,kulturèn perèndimore e kemi tè gjithè,dal dhe kushurirè me zonjèn tènde,po tè dua tè zgjatem pak,por nuk kemi ktè problem tani
      Ti po na tregon boshtin kurrizor,kurajon…..haahahahahahahahhaahha
      ik mor eunuk i programeve tè dèshtuara,se nuk kam ngenè tè zgjatem me ty
      Shikojeni veten nè pasqyrè,kthehuni te ata veteranèt tuaj,se do ju mèsoj historia…na trego pak,çfarè vendosi *kèshilli i tè urtève*…..ik pirdhu me gjithè inteligjencèn e strucit qè ju kanè edukuar..fusni kokèn nè rèrè dhe ngrini fundin e shpinès….diçka tè mirè pèr Shqipèrinè???
      Eunuku,o rilindasi i vdekur,nqs ky vend èshtè kètu ku èshtè,èshtè faji i juaj,dhe ato pèrrallat e programeve tregojuani atyre qè ju brohorasin nèpèr konventa e kongrese…mua mè trego bulevardet,si do e lash gjakun e derdhur,mè trego ligjin pèr lustracionin,mè trego ndryshimet qè do bèsh nè kushtetutè,si do i bèsh,sepse krimet i ke tè amnistuara,mos tè tregoj dhe atè programin e sociales,se aty mè duhet tu bèshtyj fare.
      Rilindasi mè trego hale-atèt,mos mè trego denigrimin–sepse ktu tè denigruar dhe tè rrezikuar jemi ne ,qè po bindim nè terren njerzit pse tu votojnè,pa pasur as teserèn e partisè tuaj nè xhep,pa ju dashur asgjè nga partia dhe programi juaj.Rilindasi,po replikon me njeriun e gabuar,ik se jam rriturr te fshati i asaj zonjès dhe unè–atje s’ka budallenj,as tè pashkollè.Prandaj qepe!

    2. rroku says:

      “Planet” e “Programet” elektorale mbeshteten mbi bazen e kerkesave te zhvillimit qe ka vendi.Flitet per Shqiperine dhe jo per ndonje vend tjeter,keshtuqe mund te kete dhe perqasje ne problematikat qe parashtrohen.Uroj qe te kuptohet nga te gjithe se jemi shqiptare.Realizimi i tyre eshte kusht i domosdoshem.

  25. Sonila says:

    15% analfabet por s’keni permendur qe ka nje vakum ne kuadro qe vijne me CV me universitete e mastera dy e nuk dine as te flasin e te shkruajne ne menyre korrekte. Eshte krijuar nje brez i paafte, pa ambicje profesionale. I kane marre diplomat me lek dhe s’dine asgje te bejne. Aresimi nuk ka ecur perpara por vetem ka degraduar dhe ky eshte krimi me i madh qe mund ti behet nje populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje