Denoncimi i rrallë: Gjin Marku dhe babai im janë mashtrues, u marrin para familjeve në gjak

12 Shkurt 2013, 11:31Politika TEMA

“Gjin Marku dhe komiteti i pajtimtarëve janë mashtrues. Ata u marrin lekë familjeve në gjak duke u premtuar se do t’i çojnë jashtë shtetit për strehim politik”.

Kështu ka rrëfyer versionin  e tij lidhur me aktivitetin e “Misionarëve të Paqes” që drejton Gjin Marku, i biri i njërit prej anëtarëve të kësaj shoqate.

“Këtë të vërtetë unë e kam zbuluar duke punuar me “Misionarët e Paqes”, siç e quajnë ata veten, për më shumë se një vit. Gjatë punës zbulova se atyre jo vetëm që nuk u interesojnë problemet  që kanë familjet në gjak, por përpiqen t’i shfrytëzojnë në maksimum këta njerëz me probleme për të fituar para. Pjesë e këtij mashtrimi të madh përveç Gjin Markut është edhe babai im, Preng Cara”, deklaron Erion Cara.

Erioni ka hedhur edhe një video në YouTube, ku dëshmohet afera  ku përfaqësuesit e komitetit kërkojnë para duke i mashtruar se  do t’iu bëjnë dokumentet për jashtë shtetit.

“Zakonisht atyre u kërkohet nga 300 deri në 2000 mijë euro. Por ka pasur raste, që i kam parë me sytë e mi që kanë marrë edhe 5 mijë euro. Shumat që familjet u japin “pajtimtarëve” faturohen dhe firmosen në dy kopje”, tregon ai.

Sipas tij: “Faturat e pagesave i bën vetë Gjin Marku dhe deri para një viti i firmoste po ai vetë. Pasi e thirrën në prokurori, ai kishte frikë t’i firmoste dhe këtë detyrë ia ka kaluar babait tim. Im atë është plak dhe i alkoolizuar. Është gati gjithë kohën i pirë dhe Gjin Marku e mashtron duke i dhënë alkool për ta mbajtur pas vetes”.

Erioni tregon se iu bashkëngjit grupit për t’i ndihmuar, por: “Pasi e kuptova se çfarë loje e pistë po bëhej, vendosa që të qëndroj për të mbledhur prova materiale e një ditë t’i denoncoja. Në fillim ata rezervoheshin nga unë, sepse kishin frikë të më tregonin hapur”.

Erioni denoncon: “Të gjithë marrin lekë. Paratë i ndan Gjin Marku, i cili i mban për vete pjesën më të madhe. Ky është një rreth shumë i mbyllur familjesh dhe të gjitha pisllëqet bëhen brenda këtij rrethi. Im atë paguhet me 150 mijë lekë rrogë dhe raki pafund. Babai im është i alkoolizuar dhe Gjin Marku jo vetëm atë, por edhe dhjetëra bashkëpunëtorë të tjerë i mban afër  për qëllimet e tij monstruoze, duke u kapur pas veseve të tyre. Një i alkoolizuar është njësoj si një i droguar. Im atë pi tmerrësisht raki dhe nuk ha pothuajse fare”.

Ai pohon se këtë mashtrim e ka denoncuar në polici, por nuk ka pasur asnjë vlerë. Edhe Gjin Marku, i cili u arrestua pak javë më parë, është lënë i lirë.

“Jam i sigurt që ai ka paguar shuma të mëdha parash që ta lirojnë. Gjin Marku ka punuar te SHIK-u dhe ka qenë drejtor i Analizës së Shërbimit Informativ dhe ka miq plot. Mjafton të paguajë dhe nuk e mban njeri brenda”, tregon ai për GSH.

Erioni shprehte se tashmë është nën kërcënimet e të atit, pasi është në dijeni që Erioni disponon material gjatë kohës që ka punuar me të, madje disa herë ia kanë sabotuar punën duke ia mbushur kamerën me ujë, apo duke i thyer kompjuterët.

Erioni shprehet i gatshëm të dëshmojë në prokurori, edhe pse e ka shumë të vështirë pasi po del kundër babait të tij.

28 komente në “Denoncimi i rrallë: Gjin Marku dhe babai im janë mashtrues, u marrin para familjeve në gjak”

  1. dritani says:

    Bravo te qofte! C’te thuash me teper…

    1. POPULLI SHQIPTAR says:

      ketij djali bravo i qofte, por cte thuash per malokerine e berishes qe ju ka lene dore te lire duke i mbrojtur me gjykate, qe te vjedhin edhe gurin e varit.

      cecenet e berishes kerkojne te xhvasin edhe ata hallexhinj qe mezi hane buken.

      TURPI do te ndjeki eshe 100 vjet pas vdekjes o kriminel.

      1. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

        Moçalor jugu te erdhi koha te komentosh ne internete se ne kohen e kryemoçalorit hoxha ishit zhytur ne injorancen e kulturen moçalore. moço, injoranca moçalore nuk ka kufi

        1. malok forever says:

          O loki qenke semure rende me malokopati.Te uroj sherim edhe pse eshte semundje qe kap keq trurin.

          1. Dean says:

            C’a sherim i uron atij barbari,mer lal.Lene te ngoirdhi si kafshe qe eshte.

    2. KOSTA says:

      Vetem ne shqiperi dhe nga shqiptaret mund te degjosh makabritete te tilla….vjedhje dhe korrupsion ka ne gjithe boten por qe te spiunosh babain, vellain, femijen…..vetem nga shqiptaret munde te ndodhe…….spiunimi dhe krimi, vetem ne Shqiperi eshte ne masen 95% brenda familjes…..dhe duam te na pranojne ne Europe…….

  2. Bossi says:

    Hajde kopil hajde.Hahahahaha….e forte kjo.

    1. Dean says:

      Pershendetje djalit qe ka nderrmare kete veprim kaq te guximshem dhe Respekt.

  3. Saimir says:

    ky njeri duhet pergezuar per rrefimin e tij dhe duhet te rspektohet e te mbrohet nga shoqeria.

    1. Epirioti II says:

      Ky njeri pergezimet i ka shume pak. Ky njeri duhet perkrahur dhe mbrojtur. Ai hodhi hapin e pare te guximshem. Po e lame vetem asnje tjeter nuk do guxoje te hedhi me hapa te tjere.

      ERION CARA je krenari e kombit !!!!!!!!!!!!!!

  4. lini says:

    Sa per pjesen misionar mir e kan pas,misionin e vet e paskan bere me se miri.

  5. Xhozi Plehra says:

    XHIN, XHIN Marku

  6. Gjon says:

    Pothuaj me ishte mbush mendja qe NJEREZ te tille nuk ekzistonin me ne Shqiperi…. Kot s’thone qe shpresa vdes e fundit…

  7. endri says:

    Riaktivizimi i gjakmarrjes pas viteve ’90 eshte fale kontributit te çmuar, qe ka dhene Berisha ne ate kohe, i cili para pak se te behej president ne ’92, deklaronte per nje media franceze, duke renditur te keqiat, qe i kishte sjelle komunizmi vendit ku nje nga keto sitohej te ishte se, ‘Komunizmi s’lejonte Kanunin’. Gjate fillimit te karrieres se tij, ai e ka permendur disa here, qe do t’ua kthente malesoreve Kanunin, pasi sipas tij Kanuni eshte pjese e Shqiperise dhe njihet per vlerat e tij.

    Fakti, qe ai s’eshte prononcuar asnjehere publikisht, kunder Kanunit ( kemi vetem dy citime te detyruara publike, ku dhe ne kete rast fenomenit i eshte referuar si Hakmarrje dhe jo si Gjakmarrje) dhe pro aplikimit te ligjeve shteterore e konfirmon ne vazhdimesi kete fakt.

    Ai eshte simboli politik riaktivizues i gjakmarjes, i cili me politikat e tij personale dhe publike,s’ka bere veçse ka kontribuar ne kultivimin ekstrem te ketij fenomeni.

    Shprehja ‘cherchez la femme’ duhet shnderuar ne ‘cherchez Berisha’ !

    1. Albo says:

      Ke te drejte madje besoj qe vete Berisha ka qene nxitesi kryesor i shume fenomeneve negative te tjera si pshm futjen e hashashit ne banjot e shkollave te mesme,ofendimet ne rruge te paraplegjikeve,ngricat ne fillim te janarit etj.etj.

      1. endri says:

        Lere, mos krahaso tani, hashashin dhe ngricat me nje fenomen te tille kombetar, sepse sa me i shtrire te jete fenomeni, qe ngerthen nje vend aq me e larte eshte pergjegjshmeria e aktoreve politike dhe nga kjo pergjegjesi nuk mund te shpetoje promovuesi i saj. I ka lançuar publikisht ne vitet ’90 demet e komunizmit per ndalimin e Kanunit duke u garantuar malesoreve, qe e drejta do vihej ne vend. Hidhi nje sy arkivave te atyre viteve, aty i ke te tera.

        Ca beri me vendimin e fundit te gjykates? Ka ngujuar te tere ato qe u shpallen te pafajshem, ndersa familjaret presin te hakmerren? Nderkohe qe nuk dorezonte gardistet, ketej dergonte lajmesin tek familja e viktimes duke e joshur me para dhe duke i treguar foton e vrasesit (nenkupto Llupon)!!

        C eshte kjo, perveçse kultivim i vazhdueshem i politikave te ndasive, perçarjeve, hakmarrjeve dhe eleminimeve?

    2. anticensurë says:

      endri në vitet para ’97ës përmëndjen e kanunit nuk e bënte vetëm berisha!një nga përkrahësit e tij ishte dhe pjetër arbnori!më kujtohet në një emision për gjakmarrjen kur ai thoshte”duhet ta gërshetojmë më mirë kanunin me ligjin”(për të pasur sa më pak probleme)!
      imagjino se sa idjot mund të jetë njeriu!?bile i zgjedhur si kryetar kuvëndi!!!
      në shekullin e 20,në fund të tij flitej si në fillimet e shpalljes së pavarsisë!
      si në mesjetë,me fjalë të tjera!

      1. endri says:

        Po e di si nuk di, jane ne arkiva te filmuara te tera, fatmiresisht.

  8. kaposhi says:

    te mjeret jo vetem qe kane hall koke po duhet dhe te paguajne eh evropa cfare antari po ben

  9. xeni says:

    bravo Erion,,te isha dhe un si ty do ja lehtsoja shum hallet ktij populli te vuajtur.

  10. vlora 1 says:

    Ky shtet dhe shtetaret e tij ka pjerdhur me kohe.
    …apo jo Gjin Marku i biri i Lleshit dhe i Prenes

  11. Leone-53 says:

    Persona si Erioni do ti quaja IDEAL.
    Meriton gjithe respekt. Nje shoqeri qe ka persona te tille do te ishte e perkryer!

  12. Besimi says:

    Palaçua i pafytyre, Gjin Marku, i dergonte telegram urimi per ditelindjen Enver Hoxhes çdo 16 tetor nga burgu i Burrelit. Ishte nje pleh i pafytyre qe spiunonte shoket e tij te dhomes tek gardianet per gjerat me te vogla. Nga nje ndytesire si ai nuk mund te presesh asgje te mire, veç poshtersive si matrapazllëqet me gjakun e te tjereve.

  13. PROFESORI says:

    Nje braaaaaaaaaavo e madhe per Erionin.

  14. drini gega says:

    a do ta kishte paditur gjinin sikur shumen ta kishte ndare ne menyre te barabarte me te atin? nuk e besoj

    1. Epirioti II says:

      Ja edhe nje koment tjeter shqiptari te tredhur (tipike per keto trevat tona), qe do te tredhi kedo qe i punon akoma.

      Merru mor Drin me krimin dhe respekto guximin per denoncimin e krimit !!!

      Perse e beri ka fare,fare pak rendesi. Cdo ngjarje e madhe nga interesa personale e merr shkrepjen e pare. Se di ti qe per gopin e Helenes u dogj e gjithe Troja.

  15. tironci says:

    Osht gallat kjo gjoja. Ky burri Preng Cara pi raki me gote uji. Ka punu Oficer ne koh te Dulles. Nuk osht cudi kjo gjoja qe shkrun i cuni i tij.

  16. Ervjon Cara says:

    jau tregoj un tani pse e bera. Po te ishit ne vendim tim do ta kishit vrare. Shiheni kete qe eshte vetem pjesa e pare.https://www.youtube.com/watch?v=udThUJ6a_2w

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje