Policia e pranon edhe vetë: Në Tiranë çdo 34 minuta ndodh një krim

11 Shkurt 2013, 20:17Politika TEMA

Ndoshta krejt rastësisht, policia e qarkut Tiranë ka publikuar sot në faqet e gazetës qeveritare Panorama shifra dhe statistika të frikshme të krimit.

Krimi kundër pronës është kthyer në një shqetësim serioz për shkak të numrit të lartë të vjedhjeve. Gjatë vitit të kaluar në territorin e Tiranës, sipas policisë, u regjistruan 1346 vjedhje, nga të cilat 166 ishin me dhunë dhe armë, tre prej tyre me pasojë vdekjen.

Gjatë këtij viti, nga data 1 janar e deri mbrëmjen e së shtunës, sipas statistikave, në kryeqytet kanë ndodhur 222 vjedhje, që e thënë ndryshe rezulton që çdo ditë të ndodhin rreth 6 vjedhje.

Mesatarisht në një ditë në Tiranë vidhet më shumë se një banesë, mbi 2 biznese private dhe më shumë se një automjet. Të gjitha këto pa llogaritur vjedhjet që mbeten në tentativë, qoftë për shkak të përleshjes së autorëve me të dëmtuarit, që në disa raste përfundojnë edhe të plagosur për shkak të rezistencës që bëjnë.

Shifra më e lartë e vjedhjeve të ndodhura gjatë 40 ditëve të këtij viti i korrespondon vjedhjes së bizneseve private. Numërohen 73 biznese që janë vjedhur me thyerje apo me armë nga persona, pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë identifikuar. Sipas ekspertëve të Policisë së Tiranës, bizneset që bien pre e grabitësve janë kryesisht argjendaritë, lokalet e basteve sportive, por edhe kompani të ndryshme private, si dhe dyqane ushqimore e farmaci. Nëse u shton këtyre shifrave edhe krimet e padenoncuara, kërcënimet, vetëgjyqësinë dhe ushtrimit të dhunës statistikat bëhen me të vërtetë lebetitëse.

Dhe po ta mendosh pak më thellë, gjithë kjo paradë krimesh parakalon pasarelave të vendit tonë, qeveria e të cilit e renditet direkt pas Zvicrës për mirëqenie dhe paqe sociale.

8 komente në “Policia e pranon edhe vetë: Në Tiranë çdo 34 minuta ndodh një krim”

  1. tourkofagos says:

    ….cdo 34min,nje krim!!!!!
    nuk ka sesi te ndodhe ndryshe ne nje vend me 83% muslim brodhers……pune korrakesh!

    1. miri says:

      Dhe imagjino sikur te kishte dhe refugjat ketu sic kane gjithe shtetet e tjera te botes do hanin njeri tjetrin.

      1. niku says:

        bilanc lufte ky me duket, ne sikur nuk jemi ne paqe por ne lufte. Na eshte bere kryeqyteti te dhjefsh Bagdatin. Duhet ti kthehet dinjiteti policise. Disiplina te mbizoteroje.

    2. erdogan says:

      Te shkretet 0.83% bytheshiturit per 300 euro. Si i thone, digjet i njomi me te thatin.

    3. ciljeta says:

      Turkofagos( sarkofagos )
      …..na e cave k…n me kete urrejtje patologjike qe ke per Muslimanet dhe Turqit….
      Leri njerezit ne punen e tyre ore koqe kandari…
      Ptu,rrace ekeqe…!

  2. deti says:

    o turkoleshko, ik vrit veten andej nga greqia nese ste pelqen ketu. ste mban njeri me zor, ste duam fare. pabuks leshi.

  3. lini says:

    Kto jane kriminelat e saliut qe policia nuk ka ca i ben,jan kriminela me imunitet.

  4. miri shkodra says:

    tourkofagos, je i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje