Gjer para se të ndërpriste marrëdhëniet e punës, Prene T. shërbente si përgjegjëse e zyrës së Burimeve Njerëzore pranë ISHP-së.
Në mesin e muajit shtator 2013, ajo mbushi 60 vjeç dhe duhet të dilte në pension, për t’i hapur rrugën e punësimit një tjetër punonjësi të ri.
Ky është veprimi ligjor, që duhet të ndërmarrë një i punësuar në administratën zyrtare, lëvizje konform ligjit në fuqi, që, për meshkujt, ka lënë si kufi daljeje në pension moshën 65 vjeç dhe për femrat atë 60 vjeç. Kufi moshor që në shumicën e rasteve jo vetëm nuk zbatohet nga kandidat-pensionistët, por prej tyre bëhet gjithçka, deri dhe intrigohet, për ta larguar sa më shumë pensionimin për t’i përfituar sa më gjatë të ardhurat që të krijon qenia në punë shtetërore, dhe, veçanërisht, privilegjet e rrjedhura nga qenia në poste të rëndësishme.
Duke mos menduar aspak se për çdo vit nga universitetet shqiptare dalin mijëra kuadro të rinj që presin të punësohen.
Mbushjen e moshës së pensionit, ish- shefja e Burimeve Njerëzore nuk e deklaroi me dëshirën e saj, ashtu siç detyron ligji.
Madje duke qenë vetë në krye të zyrës disponuese të dokumenteve personale, ajo u përpoq ta fshihte datën e vërtetë të daljes në pension duke e spostuar atë për një vit më vonë, pra në shtatorin 2014.
Dhe kur kjo taktikë nuk i piu ujë, e pas veprimeve ligjore të ndërmarra nga drejtuesi i institucionit iu komunikua zyrtarisht pensionimi, vazhdoi sulmin.
Nëpërmjet një mesazhi elektronik adresuar titullarit të dikasterit të Shëndetësisë, ajo i ankohej këtij të fundit se: drejtuesi e kish larguar padrejtësisht nga puna, duke mos treguar të vërtetën.
Pa cituar: “mbusha moshën dhe drejtori më komunikoi daljen në pension”.
Kjo frazë mungonte në mesazhin elektronik, që e nxjerra në pension, ia adresonte titullarit të ministrisë së Shëndetësisë. Mungoi edhe në një tjetër mesazh -ankimues adresuar një përfaqësuesi të lartë partiak të maxhorancës qeverisëse e ku elegjizmi militantesk dhe akuzat për qenien e drejtorit: i korruptuar, favorbërës, pëdëist i thekur etj., etiketime të pavërteta qenë sunduese.
Edhe në këtë mesazh të fshehtë, e vetmja gjë që nuk përmendej ishte fraza: “nëna ime mbushi moshën dhe drejtori i komunikoi daljen në pension”.
Ka ndodhur kjo jo thjesht për të fshehur të vërtetën e largimit nga puna, të Prene T., por sepse mesazhet qenë adresuar si kërcënim.
Si mjet presioni ndaj drejtorit të institucionit që guxoi të zbatojë ligjin.
Për ta detyruar atë të tërhiqej dhe ta anulonte pensionimin. Domethënë zbatimin e ligjit për daljen në pension të atyre që mbushin moshën dhe me qëndrimin ende në punë kërcënojnë punësimin e të rinjve.
Por ish- shefja e Burimeve Njerëzore të ISHP-së nuk është e vetmja që refuzon, që bën presion dhe intrigon për të mbajtur ende vendin e punës, domethënë për të mos dalë në pension.
Artur K. është një tjetër i ngjashëm me të. Që nuk pranon të dalë në pension ligjor, që nuk la gur e kusur pa lëvizur. Që me mesazhe-ankimore, me ndërhyrje tarafesh miqësore e partiake, ia ka dalë të shmangë pensionimin e të mbajë peng vendin e punës në administratën zyrtare shtetërore.
Madje duke qenë i punësuar edhe në një kompani private, nga e cila përfiton një pagë shumë më të lartë.
Por edhe Artur K., nuk është i fundit në këtë sipërmarrje, që si rezultat ka sjellë mospunësimin e mijëra të rinjve.
Domethënë moszbutjen e 30% të papunësisë së trashëguar nga qeveria Berisha, e që do të vazhdonte të ishte problem për zgjidhje edhe nëse ligji për daljen në pension moshor do të funksiononte.
Pasi individë që kanë mbushur moshën e pensionimit dhe vazhdojnë ti ushtrojnë detyrat zyrtare gjen gjithandej.
I gjen të jenë prezent në administratat dikasteriale, institucionale e qeverisëse.
I gjen të jenë prezent në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, në shërbimin mjekësor, në stafet akademike, në profesorate, në sistemin e latë arsimor e pushtetin lokal etj.
Sipas të dhënave, jo zyrtare, deklarohet shifra prej rreth 20 përqind të punonjësve të administratës të cilët, megjithëse kanë mbushur moshën e pensionit vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën zyrtare. Duke kërcënuar kështu punësimin e nëpunësve të rinj.
Po të kihet parasysh se numri i punonjësve të administratës shtetërore, të trashëguar nga pushteti berishian, vërtitet tek 120 mijëshi, i bie që rreth 24 mijë prej tyre të mos jenë pensionuar, por të vazhdojnë të jenë në punë.
Duke sjellë kështu lënien jashtë, mospunësimin e 24 mijë personave të rinj, të cilët, përveçse nuk do të figuronin në listën e të papunëve do të sillnin frymë të re. Flladitjen e administratës, që është fakt se, veçanërisht në këta tetë vitet e fundit të qeverisjes së vendit nga ish maxhoranca berishiste, arriti rekord edhe në mbushjen e administratës shtetërore me zyrtarë dallkaukë e të paaftë, me militantë kokëtrashë e mjeshtëra të intrigave. Por edhe me pensionistë “kokëfortë” që në kundërshtim me ligjin nuk dëgjojnë të zbresin nga kali i punës në administratën zyrtare shtetërore.
Redaksia, c’jane keto folklorizma “Hiqja Prenes, verja Lenes”???!!!
si nuk na qellon ndonje vjehrre si kjo ore ae ngelem pa pune. Prandaj sbehet ketu marrin kalamajte e fisin ne pune e vete duan te behen 100 vjec ne pune… hajde hajde
une them qe po te jete plake e mbajtur mbajeni dhe ca kohe, po qe per hekur cojeni nga KURUMI hahahahahahhhh
Shqetesimi i ngritur nga z.Shyti,eshte mese i vertete. Ne institucionin ku une punoj , prej vitesh ka ekzistuar fenomeni i mos daljes ne pension me mbushjen e moshes. Por une njoh shume raste edhe ne dikastere te tjera. por me e rende situata paraqitet ne pushtetin lokal.
Ekziston nje VKM e vitit 2007 qe e zgjidh pjeserisht problemin. Them pjeserisht sepse, lihet ne deshiren e te punesuarit dhe te shefit te personelit dalja ne pension. Ne kete rast duhen vendosur sanksione, qofte ndaj pritesit te pensionimit, qofte ndaj shefit te personelit, apo te burimeve njerezore, sic quhen ndokund.
Jane qindra punonjes qe kane tejkaluar moshen e daljes ne pension, per te cilet qeveria e re duhet menjehere te nderhyje me nje VKM, detyruese dhe sanksionuese. Keshtu realizon edhe objektivin per disa te punesuar me teper..
Billy, eshte zgjidhur miku im dhe VKM e 2007 eshte kaluar tashme. Sot kush mbush moshen e pensionit del ne pension dhe nuk i zgjatet me koha e punes. Ligji per buxhetin nuk lejon me pagesa dhe thesari nuk kalon pagen per personin qe mbush moshen e pensionit. Eshte abuzim nese drejtuesit vazhdojne te mbajne ne pune persona qekane mbushur moshen e pensionit(sic parashikonte vkmm e 2007.
Ne Universitetin bujqesor ne fakultetin ekonomik, ish shefi i departamentit te politikave agrare K.P doli ne pension 70 vjeç e perveç kesaj e ka prape lenden si i jashtem, nderkohe njerez me grada shkencore u eshte thene nga Dekani B.M. “une nuk kam gje ne dore”
Me thoni po ata njerez,qe jane pushuar per arsye partiake,pa pasur asje verejtje ne pune,duke humbur 7 vite te punes,kane fituar dhe gjyqet,ku do ti gjejne keto vite pune,tani qe mbushen dhe moshen,dhe vitet u mungojne.Qeveria e porsa ardhur duhet ti rregulloje edhe keto raste me VKM,sepse drejtuesit dhe shefat e personelit i kane kthyer ne poste personale dhe nuk duan t’ja dine per keto raste.
atehere dhe gjyshja ime qe eshte 82 vjec qe e persekutoi Enver Hoxha duke u marre pasurite dhe lene pa pune jo per 8 por 38 vite, duhet te futet ne pune sipas llogjikes tuaj Dita ?
po eshte e vertete ne te gjitha institucinet ka shume te tille … mbase qeveria e re do te bej dicka edhe per kete fenomene ..se keshtu eshte kthyer tani
Flet xhovani shyti i cili pas shkruajti pafundesisht kunder ishp, u punesua po ne ishp! Cfare hipokrizie!
Nuk kuptoj ku eshte shkelja e ligjit ketu. Zonja ne fjale po kerkon nje shtyrje pensioni, dhe varet nga titullari nese ja ploteson kete kerkese, bazuar ne nevojat e institucionit. Kurse akuzat per shperdorim detyre, korrupsin, favorizim nga drejtuesi ISHP ja vlen te hetohen
O Andi drejtori 2 Muaj ka qe ka fillu pune, kurse “zonja” ne fjale ka 10 vite qe ka shkelur ligjin duke punesuar te birin Ervin Toci, Nusen e te birit, dhe desh te fuste dhe dhe villain e nuses te te birit por ce do qe po vinte ere fare…
Xhovani Shyti “harron” te shkruaje per shkeljet pafund te drejtorit te ISHP, Adrian H…. Le te shkoje nje kontroll aty
Hahahahh drejtori i ri ju paska fut ethet pleqve
asnji koment skam
mendoj qe duhet dgjuar dhe versioni i pales tjeter. shpeshehere gazetaret mbajne njeren apo tjetren ane
Problem shume i drejte dhe qe i del si detyre qeverise se re te mare menjehere masa per te mos i lejuar keto shkelje.Me te drejte pyetet ne shkrim ku do punojne te rinjte ne qofte se te dalet ne pension nuk i lirojne vendet?Te lumte patriot ia ke bere fora si gjithmone.
bravo Xhovi hyp xhixhi si hidhen perpjete keta horat e pizmosur nga shkrimi.duket qe jane te prenes.hyyyypppp xhixhixhixhixhixh
Shqetsimi qe ngre xhovani eshte shume i vertete dhe histori qe ai ka treguar eshte shume e vertete.Une punoj ne institut, e njoh Prenen dhe po shtoj dicka qe xhovani nuk e ka permendur.Pervec vetes kjo shefe e burimeve njerezore ka te punesuar ne ishp djalin me nusen dhe ca te tjere nga tarafi i saj. Nepotizem i paster fare…
Fonci, ti ne institut? Qekur? Apo te ka punesuar drejtori ne menyre te fshehte? Hajde c’vete.
a eshte e vertete apo jo qe ka te birin dhe nusen e te birit me vite aty kjo Prena qe ” u duhet tu kerkoje dhe llogari” ???
A ka drejtesi ne kete vend qe bejne me institucionet shteterore si ti kene hambaret e tyre keto zonja qe vec zonja smund te quhen !
Po ose Jo kete pergjigjuni o njerez, e thjeshte fare, dhe pensioni I erdhi apo jo – kaq e thjeshte eshte.
Fonci, ti ne institut? Qekur keshtu? Apo te ka punesuar drejtori ne menyre te fshehte? Hajde c’vete.
Sot edhe shqiperia po tenton te rrise moshen e pensionit si gjith vendet ne rajon. edhe vete qeveria po drafton projektligje ne kete drejtim. madje dhe qeveria berisha po kete do bente. e ka deklaruar publikisht
llafe pazari. nje kontroll i zgjidh te gjitha dyshimet.
qenkan nxehur keq ca tipa
QSUT po rilind. Edhe institucionet e tjera shume shpejt do ndjekin kete rruge.
na cate koken
Pushteti Berishjan dhe drejtori i PD-s qe eshte mik yt o Xhovani, te morri ty ne pune ne ISH-p (pikerisht ne moshen tende te re) se ishte bere nami per zedhenes shtypi. Eshte e ulet se si ofendohen njerezit qe kane punuar nje jete. Prena ka punuar me nder dhe perkushtim ne ISHP, edhe pse nuk i pelqen Shuperkes, mikut tend me te cilin ti xhovani ke ndare fondet e shoqates “per nje shqiperi pa duhan”. Dhente zoti e i rishikon Rama keto punesimet ne kohe te PD
:9 e beni drejtorin te PD-se kur doni te shani e vete ju hiqeni te ps-se, se I dini njerezit lart budallenj e me hi syve. Nuk eshte ashtu sikurse nuk eshte sic thoni ju.
Mire thote kolegja ne koment se po jua bej copy-paste te merreni me faktin e jo me llallate qe bjene pjesa parazitare :
a eshte e vertete apo jo qe ka te birin dhe nusen e te birit me vite aty kjo Prena qe ” u duhet tu kerkoje dhe llogari” ???
A ka drejtesi ne kete vend qe bejne me institucionet shteterore si ti kene hambaret e tyre keto zonja qe vec zonja smund te quhen !
Po ose Jo kete pergjigjuni o njerez, e thjeshte fare, dhe pensioni I erdhi apo jo – kaq e thjeshte eshte.
ore mos I leni te perfundojne 99vjec te gjithe pleq te cmendur si Saliu se na merr ferra uraten pastaj