Angazhimi i kryeministrit Rama për të njohur dhe shlyer borxhin që shteti u ka subjekteve private, është një nga hapat më pozitivë që ka ndërmarrë qeveria. Pas një ngërçi shumëvjeçar ky qeveria bënte sikur s’kuptonte dhe biznesi sikur s’kërkonte, ishte krijuar një situatë e rëndë për financat e këtij të fundit. Punë të kryera po të papaguara për vite me radhë kanë krijuar një bllokim total të funksionimit normal të biznesit, sepse dihet që likuiditeti është ndër faktorët kryesorë që çliron energji dhe vë në lëvizje tregun.
Në kushtet e kësaj krize, shumë biznese po përballen me mungesën e likuidimeve të pagave të punonjësve, kësteve të kredive të marra, shlyerjen e overdraft-eve, detyrimet karshi shtetit në tatime e taksa si dhe, pagesat e faturave ndaj furnitorëve të ndryshëm. Këta të fundit janë hallkë shumë e rëndësishme e zinxhirit kontraktor – nënkontraktor – furnitor. Zinxhiri mund të ketë dy hallka, por mund të ketë edhe dhjetë a më shumë të tilla. Të gjitha janë pastaj të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra- tjetrën. Mjafton që njëra prej tyre të bllokohet në likuiditete dhe reaksioni shkon si efekt domino te të gjitha.
Duket se këtë ka pasur parasysh edhe kryeministri Rama që i ka dhënë prioritet kësaj çështjeje, duke lënë në plan të dytë edhe një sërë investimesh publike. Takimi i fundit i qeverisë me komunitetin e biznesit ishte një tregues i ballafaqimit të drejtpërdrejtë me të dhe shfaqjes sy më sy të angazhimeve qeveritare.
Megjithatë, e nxitur nga ky angazhim i kryeministrit, një ndër bashkësitë e biznesit e avancoi përtej zotimit qeveritar, duke parashikuar që t’i kërkojë qeverisë jo vetëm të marrë borxhet që u ka, por t’u njihen prej saj interesat dhe fitimi i munguar nga mosvënia në qarkullim e kapitalit. Duket se këtij rasti i shkon përshtat shprehja: “të jam dorën, më merr krahun”. Por, pavarësisht kësaj kërkese, të cilën ka për detyrë ta vlerësojë qeveria, mua më vjen shumë mirë që komuniteti i biznesit po ndjehet i lirshëm t’i kërkojë të drejtat e saj qeverisë.
Ishim mësuar deri dje që ky komunitet shumë i rëndësishëm heshtte, edhe në ato raste ku qeveria e mohonte borxhin ose e relativizonte në shifra minimale. Unë s’di të them që biznesi ka pasur ndrojë prej qeverisë për të kërkuar shlyerjen e borxheve nga faktorët: a) mungesë e cilësisë së punës apo fshehje e të ardhurave, e cila shoqërohej më pas me frikën e penaliteteve nga kontrollet e inspektorëve tatimorë; b) frika se mos kërkimi i një të drejte do e largonte nga mundësia për të marrë punë të reja nga institucionet publike.
Por, cilado qoftë arsyeja, është një hap pozitiv që tani ky komunitet jo vetëm që ka mundësi ta thotë fjalën e saj publikisht dhe e pafrikësuar se do të penalizohet, por ka edhe vullnetin e vetë qeverisë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Se sa do ia arrijë kjo e fundit ta mbajë fjalën e saj kjo mbetet për t’u parë, por flakja tutje e frikës së biznesit ndaj “gogolit qeveri”, përbën arritje, sado modeste, për demokracinë.
Para se te shlyeje borxhet e bizneseve qeveria e re duhet te shlyeje borxhet qe ka ndaj nepuneseve qe kane fituar gjyqet.
Lidhur me borxhet qe ka Qeveria me boten e biznesit jemi Ok, megjithese jemi te mendimit qe t’u kerkohet llogari qeveritareve te PD-se se ku kane shkuar leket e popullit.
Eshte e pakonceptueshme qe te vazhdojme te paguajme per borxhet e nje qeverie te mundur. Nuk ka Qeveria jone struktura qe te konfirmojne se ku kane devijuar milionat e eurove qe jane borxh nepermjet investigimit te zyrtareve te kaluar nje per nje.
Duhet te kthehet ne norme qe borxhet duhet t’i lajne ata qe i kane marre dhe zyrtaret te gjejne te gjitha rruget per t’u kthhyer keto shuma maramendese. Kjo lidhet me çmimet e larta, me taksat dhe tatimet e larta, me rroga te uleta etj.
Po me ata qe jane larguar nga puna per arsye politike dhe kane fituar gjyqet pas nje kalvari te gjate veshtiresie e persekucioni, a e di se Qeveria ka per te lare borxhet e Qeverise berishiane edhe per ata
dhe deri sot nuk ka ende nje fature?!…
Ka nje premtim elektoral dhe Z. Kryeminister nuk duhet ta harroje ate. Keta njerez presin vendimin e kthimit ne vendin e punes dhe leket qe u jane mohuar dhe jane paguar te tjere me procedura militantesh.
Mendoj se kjo duhet te pasqyrohet e zgjidhet menjehere nga Qeveria si nje premtim qe duhet mabjtur dhe qe eshte perseritur gati ne çdo takim te Z. Rama.
Z. Altin ! Gjera te pista fshihen, tek frika e biznesit per t’i kerkuar qeverise te Berishes borxhet. Nese qeveria e re do te investigoje edhe per borxhin qe keto biznese kane ndaj tatimeve dhe doganave, besoj se dilet jek e jek…
borxhet natyrisht qe duhen te kthehen, por pasi te behet nje kontroll i rrepte i cilesise se punimeve. edhe pse do u thosha ketyre biznesmenve qe heret tjera te mos bejne pune vetem per fushata elektorale.
Duhet parë dhe një anë tjetër interesante e marrëdhënies së shtetit berishian me biznesin…Kur shteti nuk paguan detyrimet e tij dhe biznesi hesht se nuk (mund/do) t’i kërkojë, krijohet një marrëdhënie (për faj të shtetit) jo ligjore, e cila nga ana e saj i jep “të drejtë” biznesmenit që të vjedhë dhe ai me çdo mënyrë “shetin hajdut”, për të kompesuar sado pak humbjet…Kjo është “ekonomia e tregut të lirë” që ka krijuar Sali hajduti…”vidh të vjedhim”…(Ja u sugjeronte dhe Evropianëve, si shpikje të tijën, duke na bërë gaz të botës…)
Avash zAltin se na i bere trima mbas lufte keta,ose me mire ‘memecit i erdhi goja’. Sigurisht qe biznesi duhet likuiduar por dhe duhet bere nje investigim se si jane ndare me tatimet e doganat keta bisnesmen,se nuk e besojme te mos jene favorizuar nga shmangia e ketyre,plus dhe duhet pare cilesia dhe garancia qe kane keto punime,ku jemi te ndergjegjshem qe cilesia eshte mizerabel.