Petrit Ruka, një poezi për "prozën" e ndryshimit të pushtetit

8 Tetor 2013, 18:41Blog TEMA

Poeti i njohur shqiptar, Petrit Ruka, ka gjetur frymëzimin tek situata prozaike e ndryshimit të pushtetit dhe rendja pas një vendi pune përmes cv shpesh banale.

Poezia, e cila përveç vlerave artistike mbart një dozë të lartë të angazhimit publik si një poet që jeton me shqetësimin e ditës, vë në shënjestër ngarendjen sipërfaqësore drejt një vendi pune pa përfillur sistemin e vlerave.

Po e sjellim këtë poezi pa leje të Petritit, pasi zëvendëson shumë artikuj që mund të shkruhen rreth kësaj teme aspak poetike./Tema/

-për dijeni: të gjitha ministrive përkatëse-

 

Emri Petrit, mbiemri Ruka,

Lindur ku Vjosa zgjerohet në ije,

Ku u shpëton dy maleve,

Pa datëlindje (duke pritur të bëja ca para),

Ta festoja njëherë e mirë, pas halleve.

 

Njoh dhembshuritë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe,

(Vlerësuar deri në përlotje pas Naimit),

Kam nxjerrë në jetë artistë, doktorë, deputetë,

Po nuk kam mbaruar,

Asnjë shkollë të Perëndimit.

 

Gjendja shoqërore: 8 (tetë) vjet i papunë,

Për shkaqe që qeveria e mëparshme

I klasifikon si konfidenciale në parti,

Nuk i figuroja askund injorant, spiun, militant, servil,

Dhe as komunist me teserë  në gji.

 

Bindjet politike: (“padashje”) të majta,

Për shkak të poezisë, Krishtit,

Dhe nënës jetime,

Për shkak të jevgut “tim” tek kazani i plehrave

Që po s’pata cigare, i jap të vetmen,

Nga goja ime….

 

Përvoja: shkruaj libra, vetmi, filma,

Vjet solla nga Rumania në Vlorë Himnin,

(udhëtova përmendësh100 vjet),

I vetmi që nuk e pa ish- ministri i Kulturës,

U gjend në një shou allaçiljetë.

 

Në vitin 2000,

Kam sjellë kokën e Ali Pashës në Tepelenë,

Bashkë me Thanas Vajën në një baladë,

Kam mbjellë këto vite 12 pemë në kopsht,

Dhe s’harroj t’u dërgoj të falat e mia,

Të vdekurve në fshat…

 

Jam i disiplinuar,

Mund ta dëgjoj eprorin një orë rresht,

Edhe kur ka midis ëëë- tmerrësisht të gjata

dhe rend plot krisnje të fjalive.

Mund t’ia shkruaj falas fjalimin një zyrtari,

Me kusht që të më lexojë çerekun e poezive…

 

Zotëroj njohuri të plota për Nderin e Punës,

Kompjuterin, besimin,

Të bërit e Shqipërisë – Shqipëri e bekuar,

(Tani që e thashë këtë frazë “démodé”,

Kam frikë për tu punësuar… )

 

Adresa ime është fare e thjeshtë,

“Petro Nini Luarasi” –deri në pension,

Ju lutem më shkruani

në email-in e mijëra shqiptarëve,

8vjet_papunë@.com

 

Në se nuk më gjeni, (ose në se kam vdekur),

(Gjëra që ndodhin, në jetën e shkretë),

Futeni në arkiva C.V time për punë,

Se dikur mund t’i duhet

Të dashurit shtet…

 

Tiranë, 27 shtator 2013.

34 komente në “Petrit Ruka, një poezi për “prozën” e ndryshimit të pushtetit”

    1. Lakja says:

      Na cave trapin Lado bashke me kete Titin!
      Tani ka pune, nuk ka dhembshuri!
      Nese te dhimbset ky qe shkruan,
      Shko e ndihmoje tek nena parti!

  1. Bato Mokra says:

    Pas poezise antologjike “Autoportret” te Ndoc Gjetjes, ku ne nje vend ai thote:”Gjendja sociale:
    Mbetje teknologjike e administratës shtetërore se nuk diti t’u japë
    përkuljet e duhura eprorëve.”, do te thosha se kjo poezi e Petrit Rukes eshte nder me te bukurat e poezise social-politike, nje gjetje e shkelqyer, plot me dhimbje, po dhe sarkastike shpesh here. Duket sikur eshte vizatuar portreti i brezit te Petritit, qe cuditerisht duhet te prese se cfare “te teproje” nga Rilindja per te dhe shoket e tij te kalvarit te perditshem te idealizmes, pasi me “i rinovueshem” qenkesh, bie fjala z. Zamir Poda dhe ndonje senator, qe ia ka pa bash hajrin partisllëkut dhe jo Petrit Ruka e mjaft shkrimtare te njohur qe regjimi i Berishes i ktheu ne gjeometra, si kundershtare politike. Zaten, ai kthente ne kundershtare kedo qe ishte i ndershem, i drejt, i paperlyer, qe ishte vetvetja dhe afronte puthadore e bij puthadoresh, servile e bij servilesh, etj, etj. Poezia e Petritit ia kalon dhjetra peticioneve. Ketu eshte dhe forca e poetit!

  2. fatmir mehmeti says:

    wau…

  3. homeri says:

    —poezi e stilit migjenian , vec nje njeri human shprehet me vargje kaq te bukura per social politiken–shpirti i majt i nje intelektuali te bene te mendohesh se sa e pa drejt eshte kjo bote ku luezon mashtrimi dhe horrat

  4. Agimi says:

    Poezia e mrekullueshme e Petrit Rukes jane nje thirrje metaforike per Qeverine Edi Rames qe po i le ende pa pune te persekutuarit politike te regjimit berishian. Deri kur me…

  5. ooo says:

    ” Jacques Prévert” i Shqiperise

  6. beso says:

    vertet qe eshte e bukur,satire ndaj tere kesaj zallamahije,satire edhe ndaj idealit qe mbart ne vetvete poeti idealist,pasi vete autori e ndjen se nuk shkelqen dot,ka shume”te shkelqyr”Shqiperia,kane pasur leke te blejne diploma,te blejne universitete,te shkojne edhe jashte,ne me te mirat universitete,sepse prindet pushtetare apo pasanike ua kane bere te mundur.Poet me bindje te majta(padashje);jam kurioz te zbuloj nje poet vertet me bindje te djathte.Meqe u grime per ate drejtoren e Doganave,mu kujtua qe Naimi Frasheri ka punuar ca kohe ne dogane.

    1. Wendy-B says:

      @beso
      Me pelqen satira dhe ironia qe perdor poeti. NQS do poet te djathte o beso ke te madhin Agolli. E dredh si ti doje qefi e nga ti fryje era. Mendoj personalisht qe artistet duhen te jene te “pavarur” ne art, gjithmone ne opozite ne ate qe eshte ne pushtet, medemek REALISTE.;)
      Me pelqejne historikisht figurat e Ali Pashe Tepelenes dhe Vrana kontit.Balada e poetit per ta eshte e bukur. Por me i arrire per mua eshte libri i Kico Blushit :KOKA E PRERE.E kam lezuar te gjithin brenda dy ditesh.

  7. Arjani says:

    Kjo poezi e tipit “Doni me per Belulin” nuk me krijon as nje lloj ndjenje pozitive. Ky zoteria qe e ka shkruar eshte vellai i Et`hem Rukes, dhe per nja 8 vjet ishte Kryetari i Qendres Kombetare Kinematografike.Per 8 vjet beri ci deshi b….,miratoi ato skenare qe i deshi b….,duke ja lyer rroten. Nje person nen nivelin medioker, qe pa te vellane as do ti shkonte ndermend te behej Kryetar i QKK.Militant servil politik si i vellai, qe edhe kur Rama nuk e vuri ne liste per deputet e falenderonte nga zemra neper gazeta.
    Tani mezi pret te kape ndonje vend dhe mundohet te terheqe vemendjen.
    Ne karieren e tij ka ca poezi fshatareske dhe ca dokumentare medioker.
    Kulmi eshte se e paraqet veten si krijues te madh dhe kerkon te behet ndonje drejtor ky fshatar 24 karatsh.

    1. elinor says:

      Ti nuk ke kuptu asgje nga poezia!

    2. Pellumb Kulla says:

      O Arian, si te quajne? Te te njohim aq sa i mirenjohur je ti me bordet dhe me vlerat e njerezve qe merr neper goje. Qe aty prapa ferres ku qellon me gure, meso se profesor Ruka, beri mire qe u pajtua me zgjedhjen e kandidateve te PS ne listen e te cileve ai mungonte. Megjithate ti dukesh qe mendon se do te ish me mire te shkonte ne listat e kundershtareve krah atyre tre te tjereve, Islamit me shoke. Nga cfare po lexojme shkruar nga ty, ti mendon pa tjeter qe rruga e Islamit ishte me e mira…. Prapa ferres ku je fshehur me kapucin Arian qe ke mbuluar syte e ndezur dhe gjuhen e helmet, ti e ke kollaj te shpifesh per Petrit Ruken si drejtuesi i bordit, se vertet ashtu me kapucin Arian nuk te nxjerrim dot. Mund te te marrim me mend por ndryshe eshte ta heqesh kapucin e zi vete. Por edhe me fytyre te mbuluar ti nuk zbulon asnje fakt. Drejtuesit e mevonshem natyrisht ti i quan me te mire, por kete nuk e dijme se ti je vetem Arian…. E sa per poet, pastaj shaje sa te duash, kjo nuk na shqeteson, as ne as poetin e mrekullueshem Petrit Ruka. Vepra e tij eshte aty. Edhe dokumentaret e tij si ai me temen e Flamurit Kombetar dhe me monumentin per aktorin me te madh te tere koherave, Kadri Roshin. Teksa kjo CV ironike eshte deshmia me e fresket e penes se arte te ketij njeriu te qyteteruar. Ke burrerine ta heqesh kapucin- Arian?

      1. Arjani says:

        Te jete vertet Pellumbi i Kullajve qe ti kete shkruar keto rreshta valle?

  8. aljor says:

    Nepermjet fatit te nje te papuni (intelektual dhe krijues i klasitte pare)shikoni se cfar i beri Berisha ketij KOMBI.Mos valle kaq te pasur jemi sa te neperkembim njerzit e kultures dhe shkences qofshin edhe me mendime te kunderta me pushtetin ?

  9. "BALASHI" says:

    Poet me bindje te djathta eshte Fari Balliu. talent i rralle. I pangopur per te “shkruar poezi’ per popullin qe vuan. Njeri qe “lufton’ fort kunder çdo qeverie.
    Petritit i ka folur zemra e jo xhepi si shume politikaneve.
    More qe te punojne e pranojne njerez me CV nuk eshte keq, por i grumbullojne ato e pastaj zgjedhim mikun, te paftin, servilin, intrigantin, lolon e puthadorin, injorantin, mikun, shokun, te njohurin.
    Kjo eshte e tmerrshme. Pastaj vershojne militantet, te “diplomuarit” tek Çili, te tundin diplomen para syve e shteti gremiset.
    Bukur mire Petrit Ruka!…

  10. artani says:

    Po ti o zoteri nese e mban veten per artist e krijues c fare pune kerkon nga shteti? Shteti nuk puneson krijues te artit. Ata e nxjerin buken me krijimtarine e tyre.
    Ti mund te shkruash poezi dhe te besh dokumentare por jo nuk do te thote se shteti ka detyrim te te beje ty drejtor apo Kryetar te QKK-se sic ke qene ne kohen e tyt vellai kur qe minister..Shkruaj, boto, paraqit projekte dhe nxir buken e familjes si te gjithe krijuesit dhe artistet e botes, nese je i tille.

    1. elinor says:

      Edhe ti nje mut ke kuptuar! Gjithcka eshte simbolike. Autori po kerkon pune ne emrin e te gjtheve (perfshi ty), mbi baza meritokracie, jo mbi baza servilizmi, injorance, spiunlleku dhe militantizmi: “Ju lutem më shkruani në email-in e mijëra shqiptarëve, 8vjet_papunë@.com”.
      Beji nje nder vehtes e dil nga ajo kategoria e dyte sa me shpejt qe te jete e mundur!

      1. homeri says:

        —-bravo elinor —ja ky koment te nderon dhe te paraqet me vlera , jo si herete e tjera , tregohu optimist

  11. Arber says:

    O Artan e Arjan, po pse, mor bir, kaq mllef dhe inat per nje poezi te shkruar modestisht dhe bukur. Pse genjen pa pike turpi? E para ai ka qene Kryetar i QKK vetem kater vjet (sepse edhe ligji kinematografik detyron vetem kaq kohe)dhe thone qe ka qene me i miri dhe me ekuilibruari ne kete detyre dhe e dyta kjo poezi nuk eshte per te kerkuar nje vend pune, por dicka me shume se sa kaq dhe qe mjerisht ti nuk e kuptoke dot gjuhen e poezise e cila lexohet metaforikisht. E dyta dokumentari i fundit i ketij zoterise, mori cmimin e pare ne Festivalin e 13 te filmit shqiptar dhe bash ne kohen e qeverise “demokratikase.” Ben mire qe te lexosh ndonje liber te ketij autori qe te kuptosh vlerat e tij dhe te kulturohesh sadopak. Keshtu do te hollohet edhe vreri klasor. Thone qe librat ta hollojne gjakun, bir e te fisnikerojne… Te ruajte zoti nga urrejtja dhe injoranca jote, biri im!

    1. artani says:

      E megjithate, mor bir,zoti na ruajt nga keta “artiste te medhenj” militante partish dhe nga kori i hosanave te pseudo te kulturuarve, qe mezi cpresin se si ca gjoja artiste,me nje gjoja art, “diskreditojne” kundershtaret politike.
      Eh mor bir mor bir….Te paska dhene derrmen jeta e gjate ne province.

  12. Bato Mokra says:

    Cuditerisht (per lexuesin) Artani dhe Arjani jane i njejti i ashtuquajturi komentues, letrarxhi i njohur qe ne kohen e Dullës dhe, dhe nga stili duket se eshte po nga Tepelena i ardhur ne kryeqytet, qe nganjehere shfaqet ne blogje te tjera, kur do te perbaltoje, te vrerose, te helmoje jeten e tjetrit, qe s’ka me pase kurre takat per t’i mberritur me mediokritetin si “fitimtar projektesh” edhe si Agim Kadiu.

  13. Shpetim Lame says:

    Petrit Ruka edhe sikur mos te kete shruar poezi te tjera, mjafton vetem kjo.E falenderoj dhe i jam mirenjohes. Ai, ne bedenat e keshtjelles reale, te kultures,te profesionalizmit, te intelektualizmit, te shqetesimit dhe angazhimit qytetar, qe me aq mund dhe pa buje vete e ka ngritur, me kete poezi ka ndezur nje qiri, qe te ecim mire dhe te mos rithyejme qafen ne terrin qe na rrethon.

  14. Illo says:

    Pa kete poezi gjoja alegorike , shqiperija do te ishte shume me mire . Illo

    1. Piperi says:

      Po tani si esht?

  15. Muzaka i Beratit says:

    Ja cfare mrekullish gjeneron shpirti i lirise se vertete. Poeti dhe poezia jane flamuri dhe hymni i nje populli te lire. Respekte per kete njeri krijues.

  16. Piperi says:

    Lere mos e ngacmo me se e ke qar o Peço !

  17. Mafishe says:

    Qytetar, poet, artist, njeri i shkelqyer.
    Shume respek.

  18. Arber says:

    Arian ose Artan, ti e paske hallin se kjo poezi paska diskretituar kundershatin politik dhe jo tek vlera e saj. O i mjere, po pse te dhimbsen kaq shume ata “te tute” qe e shkretuan Shqiperine me Gerdec e 21 janar. E ne se je nga Tepelena aq me keq, duhet te te vije me shume turp, sepse me siguri e njeh jeten dhe vepren e tij. Se sa vlere ka poezia e tij duhet ta mesosh ne se nuk e di. Po ti do jesh nje i deshtuar i madh letrash anonime, sepse as ketu nuk ke guximin te shfaqesh hapur se kush je. Ne je burre hiqe nje cast kapucin e zi prapa ferres, sic te thote artisti madhe shqipatr, Pellumb Kulla, te mesojme se sa i vogel dhe i pavlere do dukesh ne drite. Megjithse edhe aq pa adrese nuk je…Pothuajse e dime kush je, dhe rreth emrit tend ka nje perbuzje kolektive deri ne neveri. Kjo uurejtje nuk te shpeton dot dhe me te do vdesesh. Zoti te meshirofte!

  19. Trebeshina ne Tepelene. says:

    Ketu tek kjo poezi e Petrit Rukes e gjen veten ti Artan (Arian) Ty do te duheshin 100 vjet mundim per ta shkruar kete poezi, o i patalentuar…

    ZHGËNJIMI

    -Ndërkohë që tanket niseshin për në Vlorë.-

    Njëqind vjet me sharje për njeri-tjetrin,
    Makina e pandryshkur punon,
    I gjalli shan për vdekje të vdekurin
    Vesh kepucët e tij në këmbë e s’pushon.

    Të lodhur nga vjellja e zezë janë ekranet,
    Njëra-tjetrën gazetat pështyjnë papushim,
    Kjo tokë është thartuar e tëra nga sharjet
    Dhe prapë me sharje bërtet për shërim.

    Spiunë Skënderbeu, Ali Pasha, Naimi,
    Donika të tre i spiunonte tek kinezët,
    Historia jonë kurvëron nëpër rrugë
    Dhe gjarpëri i mërisë rri e ngroh vezët.

    Do të flerë e s’fle dot përroi i të vdekurve,
    Ta dinim, o zot që s’do kishte shpëtim,
    Më mirë të mos e kishim bërë Kongresin e Manastirit,
    Më mirë të mos dinim shkrim e këndim…

    Shan gjaku gjakun dhe biri pragun,
    Pështy të fitosh para dhe pushtet,
    Gjithë prijësit, atdhe, flamurin e paqes.
    Si shami për hundët ta mbajnë në xhep,

    Spiunë, armiq, kudo veç mallkimi,
    Ta dinim, o Zot, që s’do kishte shërim,
    Me mirë të mos e bënim Kongresin e Manastirit,
    Më mirë të mos dinim shkrim e këndim.

    mars 1997
    _________________________
    Nga libri: ”Në zemër bie shi”, 2003

  20. Hilmosi says:

    Stil jete

    Bilbila nga gjuha,
    e plane ne leter
    shume mbesin fiktive
    e ne veper tjeter

    Folim si te doni,
    dikur dalin duqat
    punet behen lemsh,
    perzihen kapuqat

    Jane bere shume padron
    njezet shefa, e dy puntor,
    t,punojm si punohet
    O u bem gjithe hore

    Drejtesi shume pake,
    e shume fjale te thata
    Ditet qe kalojne
    si zevendson nata

    1995

  21. Levizje!...Une jam,po ti ku je? Zbrit në fushë për revolucionin francez në Shqiperi! says:

    Poezi që i flet SOVRANIT si është NJESHI i vërtet i vendit,ai që ndershmerisht përbën grimcën SOVRAN! E bukur,plot përgjithsim me të individualizuarën e saj,poezia! Është dhe nuk është vet autori që përsiat gjendjen mjeruese të individit të braktisur! Emocionante,vibruese dhe plotë vokacion idea! Zhbërja e Njeriut që ka bërë dicka dhe di të bëjë mirë,por s’mund! E ka harruar dhe nxjerr në baltovinën e papunësisë koha,vrasja mizore e vendeve të punës që tribalizmi arkaik shpellar i bëri vëndit, kur zgjidhjet si thotë Merkel, dhe për shqipërinë e industrializuar “duhet të ishin për Greqinë,Spanjën, etj…prodhuese,industriale…” dhe jo shkaterrimtare,mesjetare…si u kthye nga vicidolizmi Shqiperia e bekuar…Ruka më emocionoi.Poezi që thërret Sovranin të gjykojë e ndëshkojë keqvepruesit!Urime poetit, që punon me poezinë dhe në vend të parave që mungojnë t’i japin,le ti japim mirnjohjen! Neser,Sovrani do dijë si të ndryshojë jetët dhe punësojë gjithë njerzit,mosha 17-65 vjec!Eshte e thjeshtë,mjafton të vdesim partitë politike,banda me militantë dhe NJESHA antisovran!Sepse e vjedhin Sovranin me financimet partiake,Selitë me burokratë,rroga deputetesh me disnivele perballë rrogave të Sovranit! “Na lënë pa punë,me gjysëm pune,me taksa biznesi të vogel të larta,na vjedhin dhe me financimet partiake,”tani sa foli një deputet i M5S ne parlamentin italian(shiko lajmet)dhe perfundoi fjalen kështu për partitë me seli, financime shtetrore dhe NJESHA:”Siete ladri!”(Jeni hajdutë) Shperthyen polemikat!kundershtitë-shiko të bindesh- por është thënë një e vërtetë: përse duhen financuar partitë,kur duhet financuar puna? Perse duhen selitë,kur M5S (e para si fituese zgjedhjesh në Itali qe nuk pranon kualicionet) nuk ka seli dhe nuk ka Njësh,por Arbitër qe ndjek”lojën” e skuadrës që -kupto-Sovrani ka nxjerrë në fushë dhe jo si në Shqiperi,Saliu,Rama,Meta…? Ruka mirseardhe me poezi!….

  22. aiandas doublis says:

    po pse kaq mllef per nje poezi apo ………………..

  23. Lola says:

    Nje Cv qe te rrenqeth,ta mendosh se si i vajti mendja kaq bukur ta shkruante.Nje poet/artist i madh.Jeni nder i kombit.Kush nuk e ka lexuar ju lutem ( lini paragjykimet) lexojeni dhe do te bindeni.
    Me shume respekt per artin dhe ju z.Ruka,ju uroj shendet dhe gjithe te mirat!

  24. KJO MIRE POOOOOOOOOOOR KA MUNDESI EDHE PER ME MIRE .PERSA I PERKET ATYRE GJERAVE NUK JANE FAREEEEEEEEE INTERESANTE.KUR THEM FARE,FARE.JANE VETEM DHE VETEM PER KALAMAJ KOPESHTI E MORET VESH,DONI EDHE PERGJIGJE JU. JA KU E KENI U REHATUAT,U QETESUAT TANI ME PERGJIGJEN E TE FAMSHMES SAJDE BYJYKYSTYN,PRESIDENTEN E ARDHSHME TE AMERIKES.NJE VAJZE 13 VJECARE YLL QE SYNON TE ARRIJE MAJAT E SUKSESIT TE SAJ, MERNI SHEMBULL,E CILA E NXJERR MESATAREN VETEM DHE VETEM 10 ME YLL.E MADHERISHMJA DHE E PAKRAHASUESHMJA SAJDE BYJYKYSTYN.PERSHENDES ZYSHEN TIME TE GJUHES ERINDA GJYSHJA,GJITHASHTU NJE PERSHENDETJE TE VECANTE I SHKON EDHE SHOQES SIME TE NGUSHTE TE KLASES VALENTINA CUPI E CILA I QUAN GOCAT TE FELLIQURA DHE TE POSHTRA,POR HARRON QE ESHTE GOCE VETE,E NGATERRON VETEN ME NJE MASHKULL,POR GJITHSESI ZERI I PERAFERSOHET OSE ME SKTE ESHTE IDENTIK ME ZERIN E NJE MASHKULLI,MOS TA ZEME ME GOJE PAMJEN QE ESHTE SOZI FARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje