Qeverisja nuk është performancë artistike

11 Tetor 2013, 11:22Blog TEMA

Mbi stilin e ri të qeverisjes nga Edi Rama, i cili mund të zvetënohet shpejt dhe të shndërrohet në lojë qesharake politike

Nga Enver Robelli*

 

Ende nuk kanë kaluar 100 ditë. Ende është herët të bëhet bilanci i parë i qeverisjes së Shqipërisë nga Edi Rama, i cili në politikë hyri si piktor e publicist. Parimisht është mirë që në politikë të ketë sa më shumë njerëz që vijnë nga ajo që quhet “botë shpirtërore”. Në politikë ka tepër juristë të dobët dhe ekonomistë dashakeqës që merren me menaxhimin e kuletës së tyre. Në politikën shqiptare kudo në Ballkan ka shumë të tillë, por edhe më shumë ka – diletantë! Motoja e tyre është “futu pak në politikë dhe këput ndonjë tender”. Ky trend, dorën në zemër, ka lëshuar rrënjë edhe në kulturë. “Shkruaj një vjershë dhe bëhu poet”. S’ka gjë që vargjet e tua të marra s’i lexojnë as të marrët e mëhallës. – Ndonëse nuk kanë kaluar as 100 ditë prej se Edi Rama gjendet në pushtet, nëse gjykojmë sipas asaj se “dita e mirë shihet në mëngjes” ose “dita e keqe shihet edhe para mëngjesit”, atëherë që tani po vërehet një prirje e Ramës që politikën dhe artin e qeverisjes ta reduktojë në performancë artistike. Kjo mund të duket atraktive në fillim, sidomos për mediat, por kurrsesi nuk është rruga e duhur për zhvillimin e Shqipërisë.

 

Tigra dhe jaguarë

Edi Rama ka trashëguar një shtet ku primitivizmi dhe vjedhja ishte e institucionalizuar. Këtë primitivizëm e shohim ende: si u bë që një ministre e Qeverisë së Sali Berishës, sot deputete, shëtit rrugëve të Tiranës dhe shkon në Parlament me veturë të markës “Jaguar”? A nuk është Shqipëria vendi që pothuaj në çdo raport ndërkombëtar përshkruhet si “streha më e varfër e Europës”? Rama po ashtu ka trashëguar një vend ku respekti për të drejtat njerëzore dhe sidomos të drejtat e punëtorëve ishin afruar te zeroja. Dy shembuj mjaftojnë: tragjedia e Gërdecit e shkaktuar nga energjia kriminale e qarqeve të afërta me Qeverinë e Sali Berishës. Dhe vrasjet e 21 janarit, për të cilat përgjegjësia kolosale bie mbi vrasësit dhe urdhërdhënësit, por në një masë të caktuar edhe mbi Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, të cilët nxorën në rrugë mijëra njerëz dhe kur situata eskaloi Edi Rama u struk diku në Bulevard. Një sjellje e tillë i përgjigjet mentalitetit shqiptar në Ballkan: shumica, e sidomos shumica e politikanëve, sillet sikur jeton përkohësisht në vendin e vet dhe nuk merr përgjegjësi për asgjë. A nuk është shembull i tillë tigri politik, Fatos Nano? Me vilë në Vjenë, me një strehë rezervë. Ku i mori paratë? Dhe pse këtë pyetje nuk e shtron askush në shoqërinë shqiptare? A nuk janë shembuj vulgarë plot politikanë të tjerë që kanë blerë banesa jashtë vendit? Madje edhe pushimet i kalojnë në kazerma turistike të Turqisë, sepse atdheu yt, Shqipëria, nuk qenka i denjë për të bërë pushime e për të harxhuar pak para këtu, ku do të përfitonte ekonomia vendore.

Ka diçka edhe më të mërzitshme në këtë mes: prirja dhe pritja që shpëtimi do të vijë nga jashtë është shtrat i kulturës shqiptare në Ballkan. I keni parë gjithë ato jargëzime kur Edi Rama e futi në mbledhje të Qeverisë Tony Blair-in, ish-kryeministrin britanik. Po, Blair ka merita të mëdha jo vetëm për ndërprerjen e terrorit serb në Kosovë, por ai sot në arenën ndërkombëtare nuk ka ndonjë ndikim. Pas rreshtimit të tij prapa George W. Bushit në luftën kundër Irakut, një luftë e arsyetuar me rrena (për çka sot turpërohet edhe ministri i atëhershëm i Jashtëm amerikan Colin Powell), Tony Blair është përpjekur disa herë të imponohet si protagonist në politikën ndërkombëtare (mes tjerash edhe si ndërmjetës i emëruar nga OKB-ja për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve), por pa sukses. Edi Rama tani e futi në mbledhje të Qeverisë, një praktikë deri më tani të panjohur në punën e institucioneve shtetërore. Zakonisht politikanët e huaj flasin në parlament. “Shpëtimi vjen nga jashtë, ne vetëm duhet ta kërkojmë, t’i shtrijmë duart”: kjo duket të jetë motoja e punës e mentalitetit shqiptar. Këtu as kjo Qeveri e re e Tiranës nuk dallon shumë nga paraardhëset e saj. Një ministër tha këto ditë se “jemi konsultuar me partnerët ndërkombëtarë për Ligjin për shërbyesit civilë”, tjetri nënvizoi se “diplomacinë do ta reformojmë me ndihmën e zonjës Ashton”. Kështu ecin ditët dhe politika shqiptare vazhdon të bëhet gaz i botës. Përse për gjëra aq interne duhet “konsultuar” të ashtuquajturit miq ndërkombëtarë? Sërish: shtrati i kulturës shqiptare në Ballkan është një lëmsh mes servilizmit, pasigurisë, dembelizmit dhe paaftësisë.

 

Politika si biznes

Në këtë performancë artistike hyn edhe mania e Ramës për të publikuar fotografi nga zyrat qeveritare, të cilat duken të lëna shkretëtirë. Por, a nuk ka Shqipëria halle të tjera? Ose: a ka fotografi ku mund të shihet se si janë dukur institucionet qeveritare kur sundonte Fatos Nano apo Ilir Meta? A hyn në këtë performancë artistike edhe kapitulli i errët i vitit 1997, kur shumë politikanë socialistë ikën nga Parlamenti dhe iu bashkuan bandave, kriminelëve të ikur nga burgu, agjentëve të shteteve të huaja në emër të luftës kundër piramidave mashtruese financiare? Përgjegjësia e Berishës për piramidat është e ditur dhe e nënvizuar edhe historikisht, por çfarë qëndrimi ka artisti Edi Rama edhe për rolin e partiakëve të tij në këtë rrëmujë të përgjakshme? Edhe nëse e lëmë anash të kaluarën, ka pyetje që lidhen me aktualitetin: para zgjedhjeve mediet shqiptare kanë shkruar për politikanë socialistë që kërkohen nga Interpoli. Për socialistë që rrotullojnë miliona euro falë bizneseve të paligjshme.

Në performancën artistike të Edi Ramës gjithnjë e më shumë po hyn edhe Kosova. Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Tiranës dhe asaj të Prishtinës në Prizren, e cila është paralajmëruar për muajin nëntor, do të jetë një shfaqje e tillë. Ministrat do të ulen përballë njëri-tjetrit, Edi Rama do të marrë me vete fotografinë e Ismail Qemalit, i cili ka larg më pak merita për pavarësinë e Shqipërisë se Hasan Prishtina, dhe për nja dy-tri orë do të dëgjojmë përralla të bukura patriotike dhe legjenda për integrimet europiane. Duke qenë se Berisha sidomos në dy vjetët e fundit i ka rënë borisë së nacionalizimit folklorik socialistët po mendojnë se duhet të dëshmohen edhe ata “ndaj miqve kosovarë”. Do të vazhdojë avazi i vjetër i vizitave të pakuptimta dhe gati të përditshme të delegacioneve të Tiranës në Prishtinë dhe anasjelltas. Dhe i takimeve në Prizren. Sikur këto para të jepeshin për të rregulluar të ashtuquajturën “Rrugë e Kombit”. Sikur këto para të shfrytëzoheshin për të shtuar masat e sigurisë në atë rrugë. Sikur këto para të harxhoheshin për të mirën e vendit dhe jo për dreka, darka e hotele.

 

Fenomene të njëjta, kute të ndryshme

Sa i përket Ramës: evidente është që nuk ka ndonjë njohuri për historinë politike të Kosovës. Ai ka shkruar në vitet ‘90 shumë për zhvillimet politike, shoqërore dhe ambientale në Shqipëri. Kosova nuk ka qenë në fokusin e tij. Duke e parë një lloj fryme të përbashkët të shqiptarëve në Ballkan, e cila është bërë e mundshme falë rrugëve të reja të komunikimit (autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën dhe mediet sociale), Rama ka filluar të kuptojë së shqiptarët ekzistojnë edhe përtej Shkodrës dhe Dibrës. Ai është i vetëdijshëm se socialistët në Kosovë nuk gëzojnë ndonjë “imazh patriotik”, ndër të vetmit që pranohen në këtë kontekst është ish-kryeministri Pandeli Majko, ndonëse edhe ky më shumë në nivel folklorik se sa thelbësor. Për të hequr këtë “damkë” apo “njollë” dhe për t’iu kundërpërgjigjur edhe Berishës, i cili pretendonte se është i licencuar për patriotizëm, Rama po përpiqet të tregojë një patriotizëm pak më ndryshe. Në këtë kontekst duhet parë rrugëtimin e tij me ekspozitën me flamuj kombëtarë vitin e kaluar me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, me ç’rast ishte në Prishtinë dhe Gjakovë apo shkuarjen e tij në Preshevë, ku kërkoi të hapet një maternitet për nënat shqiptare në atë rajon. Por, në të njëjtën kohë, Rama po bën gafa të mëdha politike, për shembull kur shkruan në “Twitter” se mezi pret ta përqafojë në liri Sami Lushtakun, një figurë politiko-nëntokësore e Partisë Demokratike të Kosovës. Ose kur e lartëson në qiell Rexhep Qosjen për kritikat e tij shpeshherë të drejta ndaj tmerreve të Qeverisë së Berishës, por, njëkohësisht, Rama nuk ka haber se Qosja për tmerre të njëjta (në mos edhe më të mëdha që në Kosovë i kanë shkaktuar Hashim Thaçi, Sami Lushtaku dhe shpura e tyre) ka heshtur stoikisht. Dihet se nuk mund të ketë kute të ndryshme për fenomene të njëjta negative. Rama ose nuk e ka idenë se çfarë imazhi ka Lushtaku në mesin e shoqërisë së Kosovës, ose Ramës i pëlqen të sillet si “çun mamaje” që entuziazmohet me “të fortit e lagjes”, të cilët duke pirë birra tregojnë me humor se kë kanë rrahur e kërcënuar dhe cilin tender kanë manipuluar, sa para kanë vjedhur nga ndërmarrjet publike dhe cilat terminale doganore i kontrollojnë. Nëse Rama vazhdon me këtë qasje ndaj Kosovës, që reduktohet në përqafim të “drumski razbojnikave”, atëherë do të shohim se edhe emërimi i Shkëlzen Maliqit në postin e këshilltarit më shumë është pjesë e performancës artistike. (Se ç’domethënë “drumski razbojnik” Ramës mund t’ia shpjegojë mirë Maliqi dhe ndoshta do të përfitojë nga ky shpjegim).

 

Kontinuitet manipulimesh

Në shikim të parë, natyrisht, edhe Shqipëria për Kosovën është shtet fqinj. Por, është fqinji më i veçantë për shkak të etnisë së përbashkët ose relativisht të përbashkët. Dallimet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë janë përafërsisht po aq të mëdha sa dallimet mes gjermanëve të Bavarisë dhe atyre të Hamburgut. Historikisht Shqipëria është idealizuar nga një pjesë e kosovarëve si “shtet amë”. Një rol të tillë Shqipëria nuk ka arritur ta luajë pothuaj kurrë gjatë shekullit XX. Irredentizmin kosovar e kanë luftuar si mbreti Ahmet Zogu, ashtu edhe diktatori komunist Enver Hoxha, në radhë të parë për shkak të interesave të tyre të brendshme politike dhe ruajtjes së pushtetit. Hoxha filloi të mbështeste më intensivisht me parulla nacionalkomuniste grupet e ashtuquajtura “marksist-leniniste” në Kosovë nga fundi i viteve 70, kur aleanca e Tiranës me “vëllezërit kinezë” ishte në prishje e sipër dhe kur diktatorit i duhej një temë emocionale për të larguar vëmendjen nga katastrofa ekonomike, politike dhe sociale që kishte shkaktuar regjimi i tij. Në atë çast që një “marksist-leninist” kosovar duke parë Perëndimin nuk u besonte marrëzive të tiranëve të Tiranës së kuqe, ai menjëherë stigmatizohej si “armik i popullit” dhe “tradhtar”.

Në periudhën e transicionit, pas rrëzimit të komunizmit dhe përpjekjeve kryesisht të dështuara për instalimin e demokracisë në Shqipëri, politikanët e Tiranës, pa marrë parasysh çfarë ngjyre partiake kanë bartur, janë përpjekur që çështjen e Kosovës ta përdorin për interesa të tyre politike dhe jo si çështje që u përket krejt shqiptarëve të Ballkanit dhe që është esenciale për rreshtimin gjeostrategjik drejt Perëndimit. Duhet theksuar se në kulmin e luftës së Kosovës Sali Berisha përpiqej të bënte puç në Tiranë (shtator 1998). Për të larguar vëmendjen nga kriza e piramidave, Berisha përmes TVSH-së bënte presion mbi palën kosovare që të nxirrte popullin në demonstrata për të përkrahur protestat në Beograd kundër manipulimeve zgjedhore nga Slobodan Milosheviqi (dimër 1996-97). Lideri i socialistëve, Fatos Nano, ndërkaq, më shumë luante rolin e një kozmopoliti të kazinove se sa të një politikani që mbronte interesat e Kosovës. Ai i kishte dërguar mesazh opinionit perëndimor, përmes një interviste në revistën gjermane “Der Spiegel”, se pavarësia e Kosovës nuk ishte në harmoni me “Europën e bashkuar”, madje Nano premtonte se “do të flasë së shpejti me Rugovën dhe jam i bindur se për kombin tonë shqiptar ai do të përkrahë një zgjidhje europiane”. Ky eufemizëm përdorej edhe nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës për të maskuar autonominë e Kosovës në kuadër të Serbisë. “Zgjidhja europiane” ishte që kryeqytet i Kosovës të jetë edhe më tutje Beogradi.

 

Parulla pa përmbajtje

Si shfajësim për të gjithë këta politikanë duhet thënë: bëhet fjalë për individë që nuk arritën dot të kalojnë me mendje në demokraci. Ishin dhe mbetën politikanë të interesuar vetëm për sundim dhe pushtet – me çdo çmim dhe jo duke respektuar rregullat e demokracisë. Të gjitha këto na tregojnë: shqiptarët në Ballkan, të shpërndarë në disa shtete, nuk e njohin mirë njëri-tjetrin, rrjedhimisht as nuk kanë fort ide për kërkesat përkatëse. Por, gjeneratat e reja mund të quhen me fat: nuk ka më asnjë pengesë reale për t’u afruar shqiptarët, natyrisht me vlera dhe me synim të përbashkët – integrimet europiane. Nëse Berishës, Nanos dhe sojit të tyre integrimet europiane u kanë shërbyer vetëm si parulla pa përmbajtje, gjeneratat e ardhshme duhet ta mbushin me përmbajtje këtë synim. Për shqiptarët e Kosovës interes primar duhet të jetë qeverisja e mirë e Shqipërisë dhe jo cila parti e qeveris Shqipërinë. Nuk u takon shqiptarëve të Kosovës të përzihen në këtë çështje. Njëjtë duhet të veprojë dhe Shqipëria ndaj Kosovës. Nuk ka nevojë Kosova për emisarë të Tiranës që japin leksione mejhaneve të Prishtinës për shqiptarizëm dhe patriotizëm. As për gjeneralë bizarë të Enver Hoxhës që bredhin nëpër Kosovë duke treguar përralla për bëmat e tyre për “çlirimin e Kosovës”. Vendimi për afrimin e shqiptarëve është marrë në Bruksel dhe Washington. Por, për dallim prej nacionalistëve mesjetarë shqiptarë, ky bashkim nuk nënkupton bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet dhe prishjen e kufijve ekzistues, sepse, sigurisht, ka edhe popuj të tjerë ballkanikë që do të kishin kërkesa të tilla. Bashkim është krijimi i shteteve funksionale, të cilat janë në gjendje të lehtësojnë dhe favorizojnë zhvillimin ekonomik. Kjo është një punë gjigante dhe për Edi Ramën do të ishte më mirë të koncentrohej në këtë çështje dhe jo në “akte artistike”.

Në Kosovë dija politike për Shqipërinë është e kufizuar. Në zgjedhjet e fundit parlamentare lëvizja politike për bashkim kombëtar, e ashtuquajtura Aleanca Kuq e Zi, mori më pak vota seç ka banorë një fshat në rrethinën e Tiranës, por në Kosovë kishte njerëz që mendonin se kjo aleancë do të dalë partia e parë ose e dytë. Zgjedhjet dëshmuan se njerëzit në Shqipëri më shumë janë të interesuar për mirëqenie se sa për vrapim pas ideve të mëdha pa përmbajtje dhe të cilat prezantohen nga politikanë mashtrues, siç ishte tipi i Kreshnik Spahiut. Nëpër një proces mësimi duhet të kalojë edhe Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë nëse dëshiron të qëndrojë në politikë më gjatë se një mandat parlamentar. Njerëzit e kanë kuptuar qëmoti se bashkimi ka ndodhur, nuk ka asnjë pengesë për bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë fakt mbetet ta kuptojnë edhe disa liderë politikë.

 

Me sy nga Moldavia

Ndërkohë Edi Rama do të ishte mirë që të linte anash performancat artistike dhe të fillonte realizimin e projektit të madh: 300 mijë vende pune dhe çlirimin e Shqipërisë nga barbaria e ndërtimeve pa plan. Në fund të mandatit ai duhet të matet me këto premtime të mëdha dhe jo me numrin e fotografive që ka postuar në “Facebook” apo me numrin e llafeve që ka lënë në “Twitter”. Tani për tani po shohim vetëm aksione artistike. I fundit ishte propozimi për mbledhje të përbashkëta me Qeverinë e Turqisë. E ç’na pret në të ardhmen? Mbledhje të përbashkëta me kabinetin e Moldavisë? Ja dy tema: luftimi i trafikimit të njerëzve dhe krahasimi nëse Shqipëria apo Moldavia janë vendet më të varfra në Europë?

*KOHA DITORE

37 komente në “Qeverisja nuk është performancë artistike”

  1. elio says:

    edhe ky kocibelli na duhet tani te na komentoje…pa sens artikulli duke pergjithesuar te gjithe me teori absurde…

    1. immi says:

      Ti Ekio, i pakoce; Po te mos pelqej artikulli, mos e lexo, apo se paku mos e komento.

      1. skelari migrues says:

        Shkrimit te Robellit i ndihet forte filtri preferencjal i tij, qe e shpie deri ne paragjykim. Robelli e quan sikur qeveria e Rames ka bere vetem ato gjerat qe bene skup ne televizor, dhe insinuon sikur nuk po behet gje tjeter…gabim, po shoshitet dhe percaktohet administrata, po punojne ata qe jane emeruar, po diskutohen reforma, po planifikohen nderhyrje… por nuk dalin keto gjera ne televizor. Ne televizor del ai material qe qeveria zgjedh te komunikoje per simbolike. Nisur nga kjo them se ky shkrim eshte mbi premise paragjykuese. Shqiperia ka rene ne dore te nje grupi qytetar, ndaj problemi i vetem eshte te rezistoje e te ringrihet nga ana ekonomike. Robelli duhet ftuar te kaloje pushimet eskluzivisht ne troje shqiptare, por sidomos pas nje ose dy vitesh…

        1. fieraku 71 says:

          nota 10,ske ci thua.ky artikull eshte per tifozet e te dyja aneve qe jane qerruar nga dashuria per partite e tyre.

      2. Ilir Gruda says:

        Ke te drejte …Une nuk pata durim ta lexoj kete…’lamsheli..’pacavure’..bashkime fjali-ide te paperfunduara…pa lidhje por vec kritika e ndasi mes shqiptaresh.. Ku eshte ideja a problemi a zgjidhja ne kete shkim te gjate!!?? A jemi pjestare te kesaj shoqerie ??? A [po vime nga MARSI e veme ne dukje problemet sipas orekseve personale opo pasioneve te ‘imponuara’

  2. viktor hoti says:

    Ky Robelli sikur flet nga Kongo Brazavili. Shqiperia nuk ka bithe te ece vete prandaj Rama mendon se duhet mbeshtetje sa nga Turku , sa nga Italia etj deri tek shqiptaret e Amerikes . Hapja e 300 mije vendeve ka kusht sigurimin e investimeve dhe vendi nuk ka takat per buke e jo me per investime o Robell. Viktor Hoti

  3. viktor hoti says:

    O Robell . Ajo shprehja “dite e mire duket qe ne mengjes ” eshte e kohes se Kristoforidhit sepse sot eshte ndryshe : “Dite e mire duket qysh nade … ne rast se nuk bjen shi mbasdite ” Viktor Hoti

  4. adi says:

    Shume analize e thelle dhe e sakte

    1. Erion says:

      Jam dakort, nje analize e shkelqyer.

  5. Cere o ky nastradin mer qi pellet.,si gamor ne Thiatrin e Kopes Shpelles .. Kujt i duhen te tilla iditiza ti lexojj ktu! Dhe ne menduam se fara e idiotesise dal nga shpellat me ne fund u zbyth me hedhjen ne halen e kombit frymezusin e injorances sali byrishen ,paska mbet akoma far e tij boo

  6. henri says:

    Me vjen keq, nuk e lexova shkrimin deri ne fund. Kohe e humbur. Nje xhuxhmaxhuxh qe, ben gam gam gam ne kembegt e monumentit te publicistikes shqiptare,Edi Rames, dhe qe qarravitet me budallalliqe m.q.s. nuk ja var njeri.

    1. elinor says:

      Henri, kam pershtypjen se ti je teper i ri per te qene nje idiot bolshevik. Sa humb kohen me shkrimet ne hava te Claus-it apo me rremujat nonsense te besos me mire te lexoje kete shkrim deri ne fund dhe ta analizoje mire se do kishe shume per te mesuar. E lexova me vemendje dhe asgje nuk mund te hidhet poshte nga ato qe thote autori. Eshte fatkeqsi qe ka kaq idiote shqiptar qe, sa nga injoranca dhe sa nga miopia, te terhiqen prej hunde nga politikane te paskrupullt is soji i Berishes dhe nga te tjere deshtake si ai i Rames. Lexo dhe thellohu, ji kritik ndaj secilit, edhe ndaj vehtes….mos u perfshi nga euforizmat e turmes qorre apo e disa individeve pa shtylle kurrizore e me deficienca te medha karakteri, personaliteti apo individualiteti.
      Keto fjale po t’i drejtoj ty por vlejne njesoj edhe per shume te tjere qe funksionojne me nje mendje te huazuar ne mungese te se tyres.

    2. Luani says:

      Po o henri vertet Edi eshte monument i publicistikes shqiptare, bile monument i batutes, monument i te shkruarit, shijes per restaurime, lyerje, bojra etj.

      Por drejtimi i ekzekutivit, ekonomia, financat publike etj duket se jane pak larg nga aftesia dhe bagazhi i tij. Ne keto 20-30 ditet e para shoh veprime dhe mosveprime diletantesh.

      Ne fund te fundit Bashkia qe ka pas drejtuar nuk eshte Qeveri, prandaj duhet te reflektoje.

      1. henri says:

        elinor, Luani
        I lexova shkrimet tuaja dhe kam keto mendime :
        Per elinorin :
        – Une jam 67 vjec dhe pensionist .
        – Nuk jam idiot bolshevik. Bolsheviket jetuan ne vitet 1917 dhe bene qe,Rusia nga nje vend feudal te behet nje vend modern dhe industrial dhe kontribuan per ti dhene dermen Hitlerit se bashku me Angline dhe Ameriken.
        – Une mesoj shume nga “Clausi” dhe “beso”, te cilet jane nje prifil krejt tjeter dhe ne vite drite ma lart se ty.
        – Une nuk kam kohe te lexoje bla bla bla te nje publisisti pa vlere si ky Robelli i cili, sic thote Edi, do te perdori injorancen e tij,si Argument.
        – Kush je ti qe,duhet te me japesh urdher mua se,cfare duhet te lexoj dhe cfare duhet te shkruaj ??!!

        Per Luanin :
        – Italjanet thone : Piano, piano va lontoano e sano. Avash, avash, shkon larg dhe shendoshe.
        – Rama ka deklaruar se armiqte aktuale te popullit shqiptar jane PAPUNESIA DHE VARFERIA.
        – Edi po ben reforma te medha ne dogana, tatime, polici, ambjent, shendetesi etj. Edhe Roma nuk u ndertua per dy jave thone anglezet. Punet e mira behen te studjuara dhe jo ashtu paritzance. Mos harrojme se,vendi ka kushtetute dhe Edi dhe qeveria e re duhet te bejne cdo gje te bazuar ne kushtetute. A duam te behemi shtet tamam apo jo? Durimi sjell trandafila thote populli.

        1. elinor says:

          Epo, nuk me gabon intuita mua, e dija qe kishte dicka qe nuk shkonte me ty. “Si ka mundesi”, thoshja, “qe ky te jete kaq i ri dhe me kete lloj te menduari si nje komunist i flakte?!” Mendoja se je i ri nga naiviteti qe tregon ne ato qe shkruan por del qe qenke pensionist. E pafalshme per ty qe, edhe pse me thinja ne koke, ke nje perceptim kaq te dobet. Po ti qenke karte e djegur krejt mor njeri, e perzhitur, ahaha.
          Po, po, te dy ata mentoret shpirterore tuaj jane ne nje nivel teper te larte….ne krahasim me ty!

  7. Balzac says:

    E pergezoj autorin per kete shkrim te bukur dhe te qelluar.Ata qe njohin realitetin shqiptaro-kosovar sigurisht qe nuk do te rreshtohen ne grupin e atyre komentuesve te gazetes”Tema”qe hedhin vrere mbi cdo gje qe nuk eshte identike me mendimet e tyre.Edi Rama kujtoj se nuk e filloi si duhet mandatin e tij prej kryeministri.Puthador si gjith tjeret.

  8. roland says:

    ti viktor duhet te jesh malok pidhi,se ne shqip nuk njihet fjala”nade” o malok picke

  9. Ladi says:

    Mbasi percmon politiken ne emer te te huajve qe bejne lideret shqiptare,-autori konkludon se afrimin e Koseves me Shqiperine e kane vendosur: “po te huajt ne Washinton, etj..” -cfar emri ti vesh kesaj?! Lere pastaj qe gjate gjithe shkrimit, qe ne te vertete nuk eshte pa gje, kujton se Edi Rama po e lexon me laps ne dore!! Megalloman: si te gjithe ata qe qorton.

  10. SHQIP says:

    Enver -Nje shkrim te tille e prisja nga Mero Baze por duke qene se nuk ndihet i burreruar akoma e perfunduat ju.Eshte nje shkrim i shkelquer eshte realiteti qe po ndodh me ne te pagdhendurit,Edhe se nuk kemi zgjidhje te tjera deri sa nje dite ne shpresat tona te vije nje drejtues i afte qe e do popullin e tij si vetja.Faleminderit per shkrimin shume realist.

  11. Dashamiri says:

    Njeartikull i gjate qe te merzit dhe vene re mllefe.Nuk javlen te merresh me te

  12. viktor hoti says:

    Edhe po te jem malok nuk e kam per turp. Fjala nade eshe e njohur dhe e shumneperdorur ne Shkoder ku jam rritur. E kane perdorur jo vetem te kabase por edhe kolose si Ndre Mjeda Shiko Mentor Quku “Mjeda” Vol. 1 ,fq 278 strofa e dyte vargu i pare ne te dy variantet “nadje” dhe ” nade” Te fala dhe mbaj gojen me etiketime se nuk dihet kush eshte injo rant viktor Hoti

  13. arnaut says:

    Hapi veshet, Edo, shfaqje me xaher Envere kemi pare qe femije

  14. arnaut says:

    Hapi veshet, Edo, shfaqje me xhaxher Envere kemi pare qe femije

  15. viktor hoti says:

    Rolandit
    Edhe po te jem malok nuk e kam per turp. Fjala nade eshe e njohur dhe e shumneperdorur ne Shkoder ku jam rritur. E kane perdorur jo vetem te kabase por edhe kolose si Ndre Mjeda Shiko Mentor Quku “Mjeda” Vol. 1 , fq 278 strofa e dyte vargu i pare ne te dy variantet “nadje” dhe ” nade”

    Te fala dhe mbaj gojen me etiketime se nuk dihet kush eshte injorant viktor Hoti

  16. tomorri says:

    Nuk ke çfar ti besoshe,me shume nje oportuniste se sa nje njeri qe kerkon te thote diçka.Sipas meje ky duhet te jete njeri pa shije ,pa dashurine e se bukures etj ku ta di une.Edhe per kete moster problem qenkan rregulli ,pastertia,disiplina ,paraqitja e jashtme por te jemi te kuptushem çdo gje me karar dhe jo si ne stanet e linosit nje here e nje kohe.
    Or gazetar qe per mua pak ose shume pak ka rendesi,ne kohen tone thoshnin te mençmit:Fshati qe duket nuk do kallauz.E pra ne fillim te bejme fashatin qe te mos doje kallauz pastaj çdo gje do shkoje ne vendin e vete.Ti je nje pesimist ose mbase kerkon qe te te marrin edhe mendimin tend.Ti na i nxorre Saliun ashtu siç eshte,Edi Ramen nuk na i pelqeke se eshte piktor dhe jo doktor po mire hajde te zgjedhim nje gazetar dhe te drejtoje shqiperine se keta e heqin veten si te pa varur sipas mendjes se tyre se i kemi pare se çfar bene me Salushin gazetaret te cileve ju perkete edhe ti more vul humbur.

  17. jaku says:

    Nderoje ate emer,se na felliqe xhaxhin!

  18. bracja says:

    ore delli,po ty kush te ka thene qe je gazetar analist????

  19. Arli says:

    Nuk pata durim ta lexoja deri ne fund. Nje lume ankesash dhe verejtjesh, thua se mos Rama e ka perdhunuar autorin. Nuk eshte ashtu si i paraqet gjerat ti Robelli. Here tjeter ke shkruar me mire, kesaj radhe ja ke futur si “kau peles”. Ke shume gabime ne kete shkrim, jo vetem ndaj Rames, por edhe ndaj Ismail Qemalit, Rexhep Qoses, etj. Do ti apo nuk do ti, fatmiresisht gjeret jane ndryshe nga cfare i paraqet ti. Vecoria e shqiptareve eshte mohimi i vetvehtes per qellime meskine, dhe kjo nuk ka lidhje vetem me kete brez shqiptaresh, por ka qene gjithmone e pranishme.

  20. TORI says:

    as une nuk pata durim qe ta lexoja deri ne fund…nuk e di por sido qe te punosh,te veprosh apo te mendosh ktu-do te dalin ca prototipa si ky apo Lubonja qe jane te afte per gjithcka,jane thjeshte “te persosur” ..po pse more talente te lindur nuk i dilni per zot ketij vendi ??…a nuk do te ishte me mire qe kohen tuaj te vyer ta shpenzoni per te ndryshuar per mire Shqiperine,se sa te rrini me duart te hallatet duke vezhguar deshtaket (sipas jush) qe na qeverisin ???

    1. Kujtim KS says:

      Kjo flet me shume per ty se sa pe autorin. Shtypi i lire eshte garantues i demokracise dhe kritikat (sidomos te ato te argumentuara si ne kete shkrim) i bejne mire edhe qeverise.

  21. PARAK says:

    Skupin e vertete nuk e ben ky artikull i Robellit, nje qarravitje e gjate si nje angullime koneje, por e ben Gazeta e Meros qe, sic duket, ka vendosur te filloje sazet e oponences me qeverine dhe kryeministrin e saj.

    Nuk e di nese titulli i shkrimit eshte e Robellit apo i redaksise.

    Por mund te them se mesazhi i vertete, qe do ti terhiqte te dy veshet Edi Rames, do te mbrrinte ne vendin e duhur duke botuar vetem titullin, pa artikullin medioker te Robellit:

    “Qeverisja nuk eshte performance artistike!”

  22. elinor says:

    “S’pata durim ta lexoj…!” Po ky eshte i gjithe problemi i yti dhe i shume te tjereve me siper si ti — per te lexuar nuk keni kohe e durim por per te dhene mendime jeni te paret! Epo, nuk mund te mbushesh rradaken e te tjereve kur e ke tenden bosh mor njeri. Lexo, lexo, lexo, lexoi……lexo….., pastaj jep mend.

    1. Arli says:

      Elenor cfare te lexoj, brockulla ku del me i rendesishem Hasan Prishtina se sa Ismail Qemali ? Une i kam dashur gjithmone kosovaret, por ne Kosove ka disa tipa qe punojne kundra mbarevajtjes se kombit shqiptar. Nuk eshte e rastesishme qe ceshtjet si ndryshimi i standartit te shqipes apo denigrimi i figurave kryesore te kombit e kane burimin ne Kosove. Ka edhe ceshtje te tjera qe nuk mund ti rendis ne kete koment. Kosova eshte e polarizuar, ka njerez shume te mire dhe patriot , por ka edhe te tjere sikur bejne punen e djallit.

  23. ylli rks says:

    Shqipnia, duhet te defragmentohet e pasi te behet defragmentimi, duhet te ristartohet-rilind, Kosoves nuk iu eshte be hala vone qe te fillon drejperdrejt me rilindje…! Edi Rama ashte shprese, por jo zgjidhje, sepse piktura o ashte realizem o imagjinat, por kurrsesi proqes e sa do ti shkoj Edi Rames kjo, 100 jan pak e 200 dite shume?!

  24. Geg Toskani says:

    Sa pèr tè filluar do tè ishte mè e ndjeshme ti pèrgjigjesha E.Rubellit se qeverisia veç tè tjerash èshtè edhe performansè artistike” Ata qè kurrè nuk kanè qeverisur nuk mund tè japin leksion se si duhet tè qeverisin. Duhej tè ftohej G.Schroder dhe jo T.Blair qè Robelli tè ish i kènaqur. Kaq nè ankth qenka Enveri saqè nuk pret dot as njèqind ditèt e para pèr tè ‘qèlluar’ mbi Qeverinè e Re…dhe sè fundi nuk tè pèlqen asnjè lider shqipètarè veç tè ndjerit Rugova ish presidentit pa republikè dhe pa presidencè.

  25. funerali says:

    enver ka disa vogelsira qe hane diskutim ne lidhje me performancen e rames por e pergjitheshmja ecen dhe boll mire. jo shpejt dhe shkel e shko. plugu i qilizmes ecen me ngadale por pranvera do vije me bereqet. te siguroj per kete.
    mos haro shprehjen e krishtit : vera e re nuk futet ne fuci te vjeter se e plas. jepini kohe edit te ndertoje fucite.

  26. Lira says:

    Shkrim pa bukë, mohues dhe me shumë ujë. Këtë zë e dëgjoj çdo ditë nga opozita e PD-së dhe nga opinionistët që i kanë shërbyer dhe i shërbejnë kësaj partie, të cilët nuk mund t’i dëgjoj. Shqiptarët e kanë dhënë votën e tyre, ky është realiteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje