Varri i Mehdi Frashërit
Varri i Ali Kelcyrës në Roma Sosiente
Nga Mero Baze
Hana Këlcyra është trazuar nga një lajm që i ka ardhur nga varrezat akatolike në Roma Sosiente.
Nga 24 shtatori i vitit 1963, aty prehet Ali Këlcyra, një nga figurat më interesante të historisë së Shqipërisë, i cili nuk gjeti dot paqe me asnjë regjim shqiptar dhe të huaj në këtë vend.
Ndërsa isha bashkë me të dhe disa miq të tjerë të familjes Këlcyra në varrezat në Roma Sosiente, më 24 shtator të këtij viti, 50 vjet pas vdekjes së tij, problemi që shqetësonte Hanën ishte njoftimi i varrezave se pas tre vitesh, varri mund të zhvendosej në gropën masive të varrezave.
Edhe pse mbështetësit besnikë të Ali Këlcyrës e kanë blerë tokën e varrit në vitin 1963, rregullat e reja të ndryshuara mbi taksat dhe koncesionet e varrezave, një sistem i tërë i pashpirt llogaritarësh, detyrojnë mbajtjen e varrit kundrejt kostove të larta dhe në mungesë të pasardhësve heqjen e tij.
Hëna është e shqetësuar, por e vendosur të paguajë detyrimet deri sa të jetë gjallë. Por më tej çfarë do të bëhet?
Kjo është pyetja që e torturon atë dhe makthi i ri i saj, tani që ndjehet mirë që shqiptarët e respektojnë babanë e saj.
Varrezat akatolike në Roma Sosiente janë më të qetat ndër varrezat e Romës, pasi të vdekurit janë të huaj.
Të huajt që janë varrosur aty, janë përgjithësisht njerëz të famshëm ose personalitete politike që jeta i ka çuar të mbyllin sytë në Romë. Ali Këlcyra është një prej tyre.
Por dhjetë metra mbi të është varri i Mehdi Frashërit dhe gjithë familjarëve të tij, një prej politikanëve vendimtarë në vendosjen e kufirit shqiptar.
Varri i Mithat Frashërit po ashtu gjendet në SHBA, dhe më erdhi mirë që disa aktivistë shqiptarë disa ditë më parë kishin shkuar ta shikonin.
Mungesa e pasardhësve biologjikë mund të bëjë që pas disa vitesh ne mund të mos kemi më asnjë informacion ku i kanë varret njerëzit e njohur të këtij vendi, ata që u përfshinë në historinë e Shqipërisë si aktorë të dobishëm me vlerat dhe të metat e tyre.
Hëna ka dy opsione: Të paguajë për tre vite taksën e re të varrit të babait dhe pastaj ai të përfundojë në një gropë masive, ose ta kthejë atë në Shqipëri, pa ditur ku ta çojë të varroset.
Shqetësimi i saj duket si luks në problemet që ka sot Shqipëria, por është në të vërtetë një nga dimensionet e dhimbshme të historisë sonë.
Shqipëria ka varreza dëshmorësh dhe heronjsh, ka një memorial të ish- Familjes Mbretërore, por nuk ka një varrezë normale të njerëzve të njohur të këtij vendi, për të cilët duhet të kujdeset shteti shqiptar.
Kur Faik Konicën e sollëm në vitin 1995 nga SHBA, u desh ta varrosnim në kodrat e Liqenit Artificial në një lëndinë të vetmuar, pa asnjë kuptim.
Dikur dikush u kujtua dhe shkoi i theu dhe pllakën e varrit. Tani i është riparuar, por zymtësia e një varri të vetmuar mbetet.
Vëllezërit Frashëri, Abdyli dhe Naimi, janë po ashtu të vetmuar. Të tjerë personalitete të historisë, përfshi dhe Fan Nolin, janë jashtë Shqipërisë. Dikur mund të ndodhë si me Ali Këlcyrën. Administratat e varrezave nuk janë përgjegjëse për historinë tonë. Ato përgjigjen për metrat katror të varrezave dhe janë të ftohta në llogarinë e tyre. Ndaj ne duhet të gjemë një zgjidhje shtetërore për to. Të hapim një varrezë normale për njerëzit e njohur të këtij vendi dhe të garantojmë që së paku ata të prehen në tokën e tyre dhe të kenë një varr ku mund të shkojnë ata që i duan dhe respektojnë.
Nuk pres që t’i duan gjithë shqiptarët, pasi ashtu siç nuk i duan të gjithë të gjallët e shquar nuk ka arsye t’i duan dhe të gjithë të vdekurit e shquar.
Por shteti shqiptar duhet t’i respektojë të gjithë njësoj.
Nuk është diçka që na kushton, por është thjesht diçka që na nderon. Ali Këlcyra ai ka marrë tashmë nderimet nga shteti shqiptar.
Ka medaljen Skënderbeu, është Qytetar Nderi i qytetit të tij në Këlcyrë, të cilën e mori me rastin e pesëdhjetë vjetorit të vdekjes, dhe janë shkruar e shkruhen për të libra dhe artikuj. Tashmë që historia e tij po vihet në vend, po vihet në diskutim varri i tij. Njësoj ka për të ndodhur dhe me çdokënd që ka vdekur larg këtij vendi. Është mirë t’i rikthejmë në tokën e tyre. Ajo i pranon ashtu siç janë.
Hana Këlcyra duke marrë dekoratat për Veliun dhe Ali Këlcyrën
Te gjithe varret e personaliteteve te historise se popullit shqiptar duhet ne menyre absolute te vendosen ne Shqiperi, mundesisht ne nje varreze te perbashket keshtu ajo varreze mund te vizitohet edhe nga kuriozet per historine.
e drejte kjo. ne fund te fundit cfare ka me shume A.Zogu se A. Kelcyra? nese prehet njeri le te vije dhe tjetri te prehet, ne fund te fundit ne dheun e tyre do prehen.
Le te kthehen, ne varreza si te gjithe shqiptaret e tjere kuq & blu, partizane, balliste…, por jo si Zogu qe u be me bulevard, prona dhe monument!
RILINDJA DUHET TA QERROJE DHE TI JAPI HAKUN QE I TAKON ZOGUT E ZOGJVE TE TJERE.
http://goo.gl/yPMKEq
Nje shqetesim me vend,per te cilen duhet te shqetesohemi te gjithe.Ky nuk eshte mshqetesim i Hana Kelcyres vetem por per te gjithe shqiptaretPo qeverite pse ka ndenjur e rrine duar kryq,pse duan ta shuajne nga kujtese kombetare keto figura>Pse bejne diferencime,pse A.Zogut ju bene gjitha ata nderime,pse vetem ai ishte.A nuk bie pak ere te keqe kjo.
E pakte qe duhet te bej qeveria eshte te beje nje memorial te denje per keta burra shteti qe prehen ne dhe te huaj e te vendoset ne varrezat e heronje te popullit.
-E njihni historine juve apo flisni kot.C’ne Ali Kelcyra me Zogun .Zogu i ka mbyllur llogarite me kundershtaret e tij me 7 Prill 1939.Fashistet dhe kundershtaret politik te Zogut ne Shqiperi nuk arriten as ta zene fizikisht e as t’i marrin pasurine.Zogu jetoj ne Angli gjate luftes ,ne nje vend aleat antifashist.
-Ndersa Ali Kelcyra ne vitet 1924 ka qene me Opoziten antizogiste . Ai ishte pjese e revolucionarve te Qershorit 1924 bashke me Fan Nolin , Luigj Gurakuqin , Mustafa Krujen , Qazim Mulletin , Qazim Koculin ,Zai Fundo , Bahri Omari etj qe pas kthimit te Zogut ne Dhjetor 1924 u larguan ne europe dhe jetuan 14 vjet emigracion. Me pushtim te Shqiperise nga Italia Fashiste ne Prill 1939 kur Zogu dhe perkrahesit u larguan ,dhe Abaz Kupi me Mujo Ulqinakun luftonin fashizmin keto gjith revolucionaret e 1924 u kthyen me fashizmin dhe Kelcyra ishte udheheqes i Ballit Kombetar. Konfliktet i kishte me komunistet e Enverit e Mehmetit e pas 29 Nentorit 1944 u largua dhe jetoj ne Itali….histori e gjate por lexoni dicka kur komentoni…..
Cdo kush, sido qofte duhet ta kete banesen e fundit. Ali Kelcyra duhet te kthehet ne atdhe, ai eshte nje figure qe meriton vemendje te vecante Shteti duhet te reagoj per te gjithe figurat qe kan bere histori duke filluar me rastin Kelcyra.
Me pronat e familjes Kelcyra shteti ka paisur dhjetra apo qindra familje e behet biznese me to, nderkohe nuk paska dy metra vend per prehje te perhershme, kjo eshte turp per shtetin e shoqeine tone.
Qeveria te reagoj shpejt eme denjitet per kete figure.
Me falni per mungesen e informacionit per kete ceshtje, por emri Ali Kelcyra me kujton nje fare Ali Bej Kelcyra dhe menjehere pas ketij emri me vjen ndermend traktati Dalmazzo-Kelcyra ku beu yne nenshkruan pa te keq rolin e tij si kolaboracionist me autoritetet ushtarake italiane.
Ky beu yne kolaboracionist, megjithe titujt, ojnat dhe bojnat qe soji dhe sorrollopi i tij dhe ca kalemxhinj te kallur duan ta paraqesin si kuq e zi, ne fakt, gjithe jeten e tij vetem ka futur bishtin ne shale dhe ja ka mbathur jashte vendit sa here i pervelonte prapanica dhe e cyste frika nga kundershtaret apo armiqte e tij: keshtu iku nga Zogu e po keshtu ja mbathi nga komunistet.
Me “armiqte” e tij, pushtuesit italiane, nuk pati nevoje tja mbathte, sepse duke mos patur bythe ti luftonte, u neshkroi dhe u siguroi se mund te rrinin te qete ne atdheun e tij te pushtuar, duke pshurrur te gjithe retorikat e tij patrotike neper parlament apo gjetke.
Nese e ke fjalen per kete Ali Kelcyra, o zoti Baze, kot je munduar zotrote dhe ke shtrydhur talentin tend si publicist dhe oratorine tende si avokat.
Ali Bej Kelcyra, firmetari i traktatit kolaboracinist me gjeneralin pushtues italian Dalmazzo, nuk ka vend ne varrezat ku mund te prehen patriotet, luftetaret dhe heronjte e lirise se Shqiperise.
Ai ka vetem damken e tradhetarit kolaboracionist ne shtyllen e turpit te tradhetareve te atdheut.
Nese, o Mero, je mik familje me Ali Bej Kelcyren, behuni tok me ta, gjeni parate privatisht, dhe blijani token e varrezave atij ne dac ne Rome, ne dac ne Shqiperi, perderisa edhe plot te tjere si ai dhe me zi se ai, jane cvarrosur dhe rivarrosur si heronj apo shenjtore.
Por nuk eshte ne nderin e pozites tende si publicist te perdoresh gazeten tende qe, ne emer nevojes dhe deshires se shqiptareve per nje varreze kombetare te njerzve te tyre te shquar, te kallesh nder ta fytyrezinjte kolkaboracioniste si Ali Bej Kelcyra, edhe sikur ti kesh miq fammilje apo idhuj personale.
Cvarroseni, mbylluni brenda me te ne shtepine tuaj dhe, po te doni,para se ta rivarrosni ku te mundni, qajeni me ze te mbytur te mos ju degjoj njerezia dhe tregojini atij vete se c’te mira i paskesh bere ky bej vendit te tij, se mbase as ati vete nuk i ka shkuar nder mend te kete bere.
Keshtu do mund tu lini vend shumices shqiptareve te shkojne zemerlire ne Varrezat Kombetare per te nderuar atdhetaret e shquar dhe heronjte e vertete te tyre.
Sakte Mero, te del pak i ngjyer gjishti ketu
parak
plotësisht dakord me të gjitha që ke shkruar përveç fundit!!
me sa kuptova nga shkrimi i meros ai nuk thotë të varrosen në varezat e dëshmorëve,por në një varrezë të njerzve të shquar!!shquar është gjithnjë rrelative!!për një pjesë,ty,mua etj,është tradhëtar,për disa të tjerë është atdhetar!!sepse ka vrarë bijtë e shqiptarëve nën moton e luftës kundër komunizmit!!
por në fund të fundit si ai që ka vrarë për moton e tij dhe ata që kanë vrarë për moton e tyre,në fund të fundit kanë vdekur!!normalisht themi “prehet në paqe”,sepse në varr askush nuk mund të bëjë luftë,të gjithë janë në paqe!!janë bashk!!
e rëndësishme është që me mbi tokë të mos bëjmë gabimet e tyre.ne të gjallët duhet të përpiqemi të rrojmë në paqe e mirkuptim!!
këtë mund ta arrijmë fare thjeshtë!!
ti japim seicilit atë që meriton!!të mirën dhe të keqen dhe në fund një copë vënd në dheun që i lindi!në atë dhe që ndoshta dhe i bënë keq por në fund të fundit është më zëmërgjërë se gjithkush!!
pa zgjidhur problemin e paqes sociale!pa filluar të insatlojmë institucionin e FALJES,duke filluar me kërkesën e pastaj me faljen!nuk kemi për të ecur asnjëherë përpara!!kemi për të shkuar pas si po shkojmë deri tashti!!të gjithë duhet të tolerojmë,të gjithë kemi mëkate,kush më shum e kush më pak dhe po nuk toleruam njëri tjetrin kemi për tu kacafytur gjithnjë!kemi për të ndihmuar gjithnjë lindjen e diktatorit të radhës!kemi për të mbështetur “diktatorin tonë” dhe kemi për tu shtypur nga “diktatori i tyre”!toletanca do të na bënte që të fillonim e të ndërtonim shtetin TONË!!të të gjithëve!
a ka det qe i lan ato qe u ke shkaktuar ti plehre njerezve te ndershem te ketij vendi. Ti bashke me t’et ate?
Djall i zi, si mund te artikulosh ti fjale engjejsh?
“Nuk pres që t’i duan gjithë shqiptarët, pasi ashtu siç nuk i duan të gjithë të gjallët e shquar nuk ka arsye t’i duan dhe të gjithë të vdekurit e shquar.”
të gjith shkrimin mund ta përmbledhim në këtë pikë!!
historia na ka terguar se njeriu në momente të ndryshme ka qëndrime të ndryshme!!për shkrimin dhe po të marrim ekstremet e qëndrimeve,mund ti kemi nga patriot në tradhëtar o anasjelltas!!
një nga mangësitë tona si popull është se ne nuk e gjykojmë personin në tërësinë e tij dhe në kohën në të cilën jetoi,por e gjykojmë sipas interesit tonë personal!thjeshtë të krahut që ne mbështesim!!
për zogun një pjesë e quajm satrap e tradhëtar pjesa tjetër një nga iluministët më të mëdhenj që ka lindur kombi shqiptar!!njëra palë trumbeton vetëm të këqijat pala tjetër vetëm të mirat!e kështu me rradhë për ballistë e komunistë,për demokratiks e socialistik!!
ndoshta,si në të gjitha momentet ku ne jemi shumë shumë me vonesë duhet të fillojmë një pajtim kombëtar!!duhet të lëmë pas problemet zogistë e anti zogistë,komunistë e ballistë!kjo si moment i parë!!
ta fillojmë me të vdekurit!!
i vdekuri nuk është as tradhëtar as patriot!!është thjesht i vdekur që smund të bëj as mirë as keq!
si e thotë dhe kastrioti më sipër!
përse të mos bëhet një varrezë e veçantë për tërë personalitet shqiptare??
ku seicili të ketë mundësinë që të prehet në vendin e tij dhe jo të mbetet i humbur e i harruar nëpër lëndinat e botës!!ndoshta një variant mund të jetë varrosja në vëndet e origjinës së personaliteteve që mund të shërbente dhe si vënd pelegrinazhi për simpatizantët e tyre,por në fund të fundit një varrezë e përbashkët do të ishte dhe një vënd pashkimi pajtimi i të gjithë shqiptarëve!!një vënd ku do të vizitonin varret si zogistët dhe anti zogistët,si komunistët dhe anti komunistët!ku çdo i gjallë do të vizitonte të vdekurit dhe do të ishte në paqe me të gjallët!!
diku duhet ta fillojmë këtë paq mes të gjallësh!!të vdkurit e kanë gjetur paqen në mes tyre!ata skanë më inat me njëri tjetrin,pavarsisht se luftuan njëritjetrin dhe u vranë me njëri tjetrin!!
gjithashtu jam dhe i një mëndje me kastriotin,për atë spekullim që u bë me ahmet zogun!!spekullim politik i çmëndinës shqiptare sali berisha për përfitimin e vet politik dhe përfitimin ekonomik të familjes së anmet zogut!!
ai mund të prehet një një farrezë të personaliteteve,por në asnjë mënyrë nuk i duhen bërë këto ndere që ju bënë!!kjo mund të duket pak si kundërshti me mendimin e mësipërm,por si e thotë dhe mero jo të gjithë i kemi qef të gjitha!!
prandaj paqen,që këta armiq të njëri tjetrit,e gjetën pas vdekjes,ne të gjallët të përpiqemi ta gjejmë për së gjalli!!
As sy metra katror nuk gjen dot Shqiperia per ata qe kane lene gjak , pasuri e katandi per te.Fabula eshte e thjeshte, kush perpiqet per Shqiperi, rrezikon te ngelet edhe pa varr.
hiqe fotografine e dyte (te dekoratat) ku duken pjatat me kikir dhe me shkopinjte, se turp.
shkrimi eshte i mire.
mire qe po kujtohesh per vdekjen mero baze, ndoshta vetedijesohesh, dhe e kupton se edhe ti je i tokes dhe ke humbur shume kohe duke fluturu n’hava…
sa kemi jetuar s’jetojme.
Kish perpiqet per Shqiperine,rrezikon te ngelet edhe pa varr, o sa e vertet fjala Juaj ,o demokrat…
Njerzit vdekja I barazon . nuk ka nevoje , per shume salltanete pas vdekjes . Propozimi I Meros nuk shkon . Shteti nuk mund te mbaje varreza te klasifikuara ne disa vorreza me fraksione . Ka nje klasifikim te thjeshte ; deshmoret e atdheut dhe vorrezat popullore . Duhet te funksionoje linja e shpalljes se deshorve . Ata , qe duan varre tjetersoj , le te varrosen ne kopshtet e tyre . Njerzit I klasifikon jeta . Vdekja i barazon . Keshtu ka qene dhe keshtu do mbetet . nuk ka vetem varre , ka dhe permendore . Ali kelcyra mund te meritoi nje te tille , po qe se populli i Kelcyres e pranon . Vorreza mbreterore , tek ne eshte thjesht nje lathitje . I. Foto
Varri i Ali Kelcyres por edhe i shume personaliteteve te tjera nuk ka perse te “humbase” Do te ishte ne nderin e Kelcyres apo Permetit qe ketij njeriu ne trojet e tij aty ku vendi eshte ehe i bukur edhe simbolik edhe domethenes vend t’i bejne vend prehjeje e pse jo edhe vizitash per ata qe e nderojne dhe e respektojne kujtimin e tij.Shumica e njerezve te thjeshte e te njohur para vdekjes lene deshiren “amanet” te varrosen ne vendin e lindjes.Fotot e keshtjelles se Ali Kelcyres tregojne se ato jane edhe objekt me vlera te veçanta arkitekturore keshtu qe behet edhe nje sherbim tjeter per mireruajtjen e tyre.
Ali Kelcyra:
1. Ishte me prejardhje nga Kelcyra (nga familje bejleresh)
2. Zgjodhi te bej rolin e opozitarit gjate gjithe jetes se tij brenda parlamentit dhe jashte tij kundrejt cdo regjimi apo force.
3. Besonte ne faktin se nje opozite e moralshme ishte themel kryesor I nje shteti (sidomos ai I Shqiperise se atehershme)
4. Luftoi I pari forcat e andarteve Greke kur filluan te mesynin ne jug-te Shqiperise.
5. Shiti pronat e veta dhe ja ua dha ate verferve
6. Bejleret e tjere e denonin per keto verpime
7. Anetar I masonerive franceze, pikesynimi I te cilave ishte luftimi I fashizmit
8. Njeri I rrezikshem dhe padeshirueshem konsideruar prej qeverise jugo-sllave.
9. Mik, patriot, dhe bashkevuajtes I Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtines e shume te tjereve.
10. U ka shpetuar dy atentateve te organizuara prej Zogut (njeri prej tyre I bere nga nje bullgaro-maqedonasi)
11. Largpames, I shkolluar, por edhe guximtar.
12. Strateg dhe I zgjuar, asete te cilat I k aperdorur gjithmone per te mire te Shqiperise.
Ahmet Zogu:
1. I sjell ne pushtet nga forcat Jugo-sllave
2. Nuk shiti tokat e trasheguara ng ai ati, por gllaberoi pasurine e skajshme te Shqiptareve (shiti Shen Naumin)
3. Organizator I shume atentateve per mbajtjen e pushtetit.
4. Strateg dhe I zgjuar, asete te perdoruar vetem per fitime personale.
Nese reigjimi komunist e perbalti figuren e Ahmet Zogut e ka bere per te realizuar qellimet e veta.
http://jemizota.wordpress.com
Kerkoj falje:
Nese reigjimi komunist e perbalti figuren e **Ali Kerlcyre**s e ka bere per te realizuar qellimet e veta
thikë
dhe ti ke rënë kokë e këmbë në atë që shqipot bien,përherë!!
pak më sipër PARAK ka thënë një fakt që do a sdo ti,është i shkruajtur e zezë mbi të bardhë!!
traktatin Dalmazzo-Këlcyra!!
të ka shpëtuar vallë??
ka qënë një mungesë kujtese??
përse kujtoni gjithnjë vetëm njërën anë të personit dhe jo të tërë!!nuk po flasim këtu për çka ngrënë a çka dhjerë!nuk më intereson jeta private e tij a e kujtdo tjetër!
më këto lloj mendimesh kurrë nuk kemi për të hecur përpara!!
mos flisni gjithnjë sipas interesit personal!
Bravo per kete artikull!
Vetem nje gje duhet kuptuar se shikoj shume interpretime: Atdheu, Shqiperia eshte nje dhe vetem nje. Prandaj nuk mund te jeshe dhe tradhetar dhe patriot ne te njejten kohe. Je ose tradhetar ose patriot. Kjo ndarja duhet bere mire, por ne qoftese ke bashkepunuar ne fillim me okupatorin dhe pastaj je bere pishment e ke ndihmuar çeshtjen shqiptare, mund te mos jeshe patriot, por shqiptar qe i ke dashur te miren Shqiperise; ndersa kur ne fund i ke sherbyer okuptariot, tregon se ke qene kunder te mires Shqiperise dhe gjithmone ke pare interesat e tua.. Varr, eshte mire te kene gjithe shqiptaret ne vendin e tyre, por jo te ndertojme varre deshmoresh te luftes, varre “deshmores te demokracise, varre “deshmoresh” te vrare nga komunizmi, nga socializmi etj. Shqiperi ka nje periudhe qe ka qene ne lufte kunder pushtuesit se bashku me vendet e tjera europiane e deri me tej dhe te vraret e kesaj kohe jane deshmore ose heronj. Te tjeret te varrosen ne vorreza familjar dhe atje tu behen nderimet. Vazhdimi i ndarjes ne shtresa privilegjesh edhe pasi ke vdekur, eshte nje lloj diktature per te gjallet. E rendesishme eshte te jene ne toke shqiptare. Mund te jepja dhe ndonje shembull konkret, por ne kushtet qe njerezit fluturojne me pr… ne bythe, do ndizeshin diskutime. Po e le me lkaq: varr ne token shqiptare dhe heronjte e deshmoret ne piadestal te lirise. Sot nuk ka me as heronj, e as deshmore. Te gjitha jane budallalleqe prej injorantesh.
ti je vete i tille tradhtar ne zemer dhe patriot me fjale
Nqs tradhton vendin tend eshte vetem minimumi te ngelesh pa varr ne ate territor qe e ke tradhtuar.Nqs ka tradhtuar edhe fashistet,duke ndihmuar komunistt sllave,perseri eshte normale te ngele pa varr.
Turp per artikullshkruesin qe shqetesohet per kete problem.
Zoti Parak,
Na tregoni një fytyrëbardhë të paktën… Ju duhet të jeni ndonjë këlysh kurvi nga fqinjët e Shqipërisë…
Epo keshtu eshte kure historin e kan ber ish komunistet dhe disa njerez i besojne asaj historie por jo nuk eshte e vertet ALI KECYRA keshtu apo ashtu ALI KELCYRA eshte nje figure e mathe qe ka lozur nje rol te math kundra zogut dhe komunisteve ndaj te dyja keto qeverri e kishin denuar ALI KELCYREN