Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që përballja e parë elektorale pas zgjedhjeve të 23 qershorit, e cila do të zhvillohet në Bashkinë e Korçës, do të jetë ajo midis PS-së dhe PD-së. Më herët KZAZ-ja lokale kish regjistruar edhe një kandidaturë të tretë, e cila përfaqësonte FRD-në. KQZ-ja gjeti një argument, të cilin unë s’dua ta vë në dyshim për bazueshmëri ligjore, që bën fjalë për mangësi të karakterit teknik siç është fotokopja e kartës së identitetit që duhet të shoqërojë emrat që kanë nënshkruar për kandidaten në fjalë.
Pavarësisht se përfaqësuesi i FRD-së mori përsipër që ta plotësojë këtë mangësi në një kohë sa më të shpejtë, KQZ-ja s’e mori parasysh dhe e rrëzoi emrin e kandidaturës së FDR-së si pjesë e garës zgjedhore.
Në fakt, duke e lënë mënjanë këtë çështje teknike, por duke e parë në aspektin politik, do ishte shumë e rëndësishme që të kishim një përballje me tre kandidatë.
Në pamje të parë duket se kandidatja e FDR-së, nëse do ishte pjesë e garës, do i vinte në ndihmë kandidatit të PS-së për kryetar bashkie duke marrë vota nga elektorati i djathtë, pjesë e të cilës është edhe FDR-ja. Kjo është e vërtetë sepse në çdo rast kur vota përçahet në më shumë se një kandidat të të njëjtit spektër politik, ajo favorizon krahun tjetër sidomos kur është kandidaturë e vetme përfaqësuese.
Megjithatë, si më prezencën e kandidaturës së FDR-së, si pa prezencën e saj, pritshmëria është që Korça të rikonfirmojë bindshëm të majtën dhe përfaqësuesin e saj, Filo, si kryetar i qytetit juglindor.
Por heqja e kandidates së FDR-së, nuk do të thotë apriori që ato vota që do të shkonin drejt saj, tani do i shkojnë kandidatit të PD-së. E shumta është që kjo pjesë e elektoratit të mos dalë në votime dhe thjesht nuk do thellojë humbjen e PD-së.
Por ajo që më interesonte në këtë rast, nuk ishte përballja PS- PD, por ajo midis PD-së dhe FRD-së.
Në kushtet e zgërlaqjes së fortë që PD-ja ka marrë nga zgjedhjet e fundit, duke u nisur edhe nga rezultati i zgjedhjeve pjesore në dy komuna, ku korri një tjetër humbje katastrofike, ishte me shumë interes për të parë se cila është pesha e elektoratit të djathtë të Korçës e ndarë midis PD-së së vjetër dhe FDR-së si shpresë e re.
Dyshimi im është se PD-ja s’ka qenë e interesuar për kandidaten e FRD-së jo se kjo do ndikonte në humbjen e kandidatit të saj, Stratobërdha, por se mos diferenca ndërmjet këtyre dy forcave politike mund të ishte i afërt me njëra- tjetrën. Dihet se mllefi i elektoratit të djathtë, i mbledhur për vite me radhë, i cili nuk e sheh më vetën të përfaqësuar nga PD-ja, t’i kanalizonte votat e saj tek një forcë e re e së djathtës, qoftë edhe si sinjal kuptimplotë për ta shkundur partinë që dikur ka pas qenë shpresa e tyre, e cila duket se s’po e kupton ende mesazhin ndëshkues të 23 qershorit.
KQZ-ja, me vendimin e saj, na e hoqi këtë mundësi matjeje të forcave e cila, në fund të fundit, do i bënte mirë PD-së dhe vetë Lulzim Bashës, për të parë se cila është tani pesha e saj brenda të djathtës afro 130 ditë pas 23 qershorit, 100 ditë pas ndërrimit të kryetarit dhe 50 ditë pas lënies edhe de fakto të pushtetit.
Kete ballafaqim o filozof Altin(Nard NDOKA)KETRO e pame me 23 qershor ..,ne diten me te zeze per 23 vjet te PD ku ky Bamka yt megjithe ndimen e pakufi te TV te palavarura te PS Top,Vision,Tema,Shekulli etj etj etj dhe ndimen ne komisione te komisionereve te PS u be i pariiiiiiiiiiiiii rast ne bote qe nje ish-president nuk mundi te dale deputet i thjeshte sic dolen filozofi Nard NDOKA ,Frroku,Qifjai Elbasanit etj etj