Emërime balancuese të Ramës

11 Tetor 2013, 11:28Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Besoj se është normale që sa herë ndërrohen “kuajt e pushtetit”, të shihen nga dhëmbët ata të rinjtë. Këtij stereotipi nuk i ka shpëtuar as qeveria e re e Ramës.

Pas furisë së sulmeve jo-etike ndaj “çupëlinave”, duket se Rama po bën disa emërime politiko-administrative, që për vlerësimin tim janë cilësore, gjithëpërfshirëse dhe balancuese.

Është mëse normale që opozita, por edhe opinioni publik dhe shoqëria civile në tërësi, të ketë rezerva, konstatime, por edhe anatemime brenda lojës politike të pranueshme dhe të mirëkuptuar në kësi rastesh.

Por jo domosdoshmërisht gjithçka duhet kundërshtuar për hir të kundërshtimit, e jo gjithçka duhet nxirë dhe baltosur për hir të të dukurit se po bën opozitë.

Bie në sy sulmi ndaj Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë, z.Artan Didi, një specialist i mirëfilltë i fushës dhe me një CV profesionale të admirueshme.

Olldashi madje, në reminishencë të shumë precedentëve të dikurshëm, i kujton atij vendlindjen, duke thënë se “Policia po mbushet me tepelenas”.

Nuk kam asgjë që të ndihem i cenuar në të qenit tepelenas, por më kujton kohët kur qeveria e deridjeshme kritikohej si e mbushur me tropojanë apo skraparllinj.

Personalisht nuk kam asnjë problem sikur edhe ashtu të ketë qenë dje dhe ashtu të jetë edhe sot, vetëm në rast se ata tepelenas apo tropojanë nuk do të jenë profesionistë në postet e tyre, dhe ka shumë nga këto rrethe që janë të zotë dhe profesionistë të mirëfilltë, pavarësisht se nga vjen kryeministri i vendit apo ku ka mbështetjen më të madhe historike partia e kryeministrit, edhe pse këto tabu politike, zgjedhjet e fundit parlamentare i hodhën nga dritarja.

Por edhe sikur t’i referohesha kontraversit të shkaktuar nga shprehja lapidare e Mustafa Nanos që “me gegët bën komb dhe me toskët bën shtet”, sot dhe këtu po flasim për emërime njerëzish në punë të shtetit.

E po të fusim këtu komentet e pavend nga njeriu më pavend dhe i papërshtatshëm për këto komente se “Artan Didi paska vjedhur votat e 2001-shit”, nga ai që njihet ndër shumë shqiptarë si njeriu që simbolizon vjedhjen e votave, pikërisht Arben Ristani, gërditja bëhet e pashmangshme.

Ky njeri i shpërblyer me postin e deputetit, pikërisht për shërbimin për vjedhjen e votave, do të duhet të jetë i fundit që flet për vjedhje dhe manipulim votash në Shqipëri.

Dhe po ky individ, bashkë me tutorin e tij politik, Berishën vetëm me praninë fizike publike, janë ndër dy njerëzit që i bëjnë dëmin më të madh opozitës, pa folur pastaj me prononcimet e tyre.

Thënë kjo, me emërimet e fundit, Rama po tregohet i kujdesshëm dhe gjithëpërfshirës, në kontekstin kur është folur për ndarjet mes të ashtuquajturve “senatorë” dhe “komsomolasve” në PS.

Ndër këto emërime, dhe kam parasysh këtu Besnik Dervishin apo Arben Isarajin, përveç se janë epitomë e gjetjes së njeriut të duhur për vendin e duhur, dëshmojnë edhe një ndjeshmëri të admirueshme për rivendosje balancash të brendshme partiake në gjirin e PS në tërësi.

Besoj se është e vështirë të kundërshtosh Isarajn në postin e zëvendësministrit të Drejtësisë, apo gjetjen e një ish- ministri Turizmi, vlonjat edhe ky, për Prefektin e Vlorës, si Besnik Dervishi.

Rama, gjykoj se tregon finesë në përzgjedhjen e këtyre individëve politik ose jo të atillë, siç është mbi të gjitha ajo e Drejtorit të Policisë së Shtetit z.Didi, që personalisht mendoj dhe vlerësoj se është një gjetje brilante dhe profesionale e një njeriu të përkushtuar dhe specialist të punës.

Por nuk do doja që qëmtimi i individëve të specializuar në poste të rëndësishme të shtetit të mos zgjerohej më tej, apo më keq të ishte fundor.

Asnjë nga individët e mësipërm, sidomos ata politikë, nuk u përzgjodhën nga Rama për deputetë, por duket se kryeministri nuk ua mohon meritat dhe i vlerëson politikisht.

Do të ishte e pafalshme që Rama në këtë rrafsh të mos aplikonte të njëjtin kriter dhe hapje shpirti politik edhe me Arben Malajn, p.sh, edhe pse ai ishte kundërshtar i tij.

Malaj, një nga ekonomistët më të zotë të këtij vendi, do duhet dhe do ishte në nderin e PS, që kryeministri të kërkonte ekspertizën dhe konsulencën e tij profesionale, qoftë edhe për ato vota që mori në Vlorë nga zemra socialistësh, dhe ato vlera të pamohueshme politike dhe profesionale, që besoj se një njeri me mënd dhe pa xhelozi politike, do ia njihte atij apriori.

Në fund të fundit, pavarësisht nga e kaluara jo fort e këndshme politike mes Ramës dhe Malajt, të ikurit nga një situatë e keqe me një buzëqeshje në fytyrë dhe falje që buron nga zemra, është shenjë klasi. Dhe kjo vlen edhe për klasin politik.

25 komente në “Emërime balancuese të Ramës”

  1. Epiri says:

    Malaj Ekonomist i Zoti…. Mor Zotni nuk ka Ekonomist te Zoti me shkolle nate si ajo e Malajt nga Resuli i Selenices. Malajt mund te ishte i mir per Brigadier Koperative por Sot jemi ne sistem tjeter dhe ska me Koperativist. Keshtuqe boll me kaq se edhe ajo ishte e tepert

    1. Ramy says:

      Nga Londra ben balacin e emerimeve torollaku Manaj

      1. Tarasi says:

        O Ramy! O debil! Ti je komentuesi me shkallen me te ulet te inteligjences dhe argumentit qe Gjen tek Tema ! Edhe safeti Dje benchicago ta kalojne ! Sje per keto Pune ti! Te kesh akses ne kompiuter nuk te Ben te zgjuar !

      2. Pilo Lala says:

        Malaj u egersua me Ramen, kur Edi mori Shkelqim Cani si ekspert te Financave.
        Arben Malaj eshte egoist, dhe nuk ka shpirt te paster, prandaj Edi e njohu dhe nuk e afroi. Te gjithe Ministrat e Nanos kane mungese karakteri.
        Pastaj te gjithe e dime qe Shkelqim Cani eshte Nje Ekonomist brilant, dhe kete gjetje e beri Edi ne menyre te perkryer.

        1. Piperi says:

          Sic ben pilafin me kos, aq mir e ke then o Pilo.

    2. Skypion says:

      Me emerimet dhe shkarkimet ne kohe nderrimesh pushteti,mund te spekulohet pafund;dhe,”kryeargumenti” i pushtetareve te rinj,ka qene ,eshte dhe do te jete korruptimi (real apo jo,ska rendesi fare!)i administrates se vjeter;te pakten ,kjo eshte e vlefshme per te gjitha vendet me tradite te dobet shtetformuese por edhe demokracie;dhe vendi yne i tille eshte.Pikerisht per kete arsye,europa zyrtare i dha nje rendesi te posacme ligjit te nepunesit civil;i cili ligj u miratua me konsensus,dhe u shkel me arrogance nga PS-ja e Rames;dhe ketu dalim tek “kryargumenti” i ri i socialisteve:”populli na ka votuar masivisht”,dmth,ne bejme ate qe duam te bejme.Pike.Rreth e rrotull ketij “argumenti” sillen e mbeshtillen te gjitha justifikimet dhe shpjegimet per veprimet dhe aktet skandaloze te aradhes ramiste ne pushtet;jo me kot e permendin 1 milion voteshin!
      Ndryshe nga c’thote,gazetari Arben Manaj,i cili e ka te shkruar,si te thuash, ne balle se eshte krahinorist,disa nga emerimet e reja jane thellesisht krahinoriste;kjo ben mu;te gjithe e degjojne dhe shohin.
      Ky gazetar kokzbathur -jo vetem ne kuptimin e pare,por edhe ne ate te dytin – na perrallis per emerime balancuese ne PS!Po kujt i plasi per balancat ne PS!?Ajo qe ka rendesi eshte balanca kombetare,sociale dhe cdo balance qe ka te beje me interesin e pergjithshem te shqiptareve.
      Pastaj ,si per te na treguar sesa karhinorist,lokalist,provincial eshte,gazetari kokzbathur Manaj,pjella dhe perfaqesuesi tipik i “toni-t”,por edhe per te derdhur mllefin e dukshem ndaj veriut dhe verioreve ne pergjithesi,qe sic e thame e ka te tille sa duket sikur e ka te shkruar ne balle,ky pra ,budallallekun e Mustafa Nanos,na e quan si “shprehje lapidare”…!
      Arsyeja se pse e permend kete eshte e kuptueshme dhe ka kete kuptim:”deri dje ishin geget ne pushtet,prandaj,shteti u shkaterrua nga kryetari i tyre gege Berisha;u shkaterrua sepse( a nuk thote edhe Muci?!)geget nuk dine te ndertojne shtet.Pike.Ne ,pushtetaret e rinj toske,me kryetarin tone po toske,dime te bejme shtet( a nuk thote edhe Muci keshtu?!);prandaj,edhe keto zevendesime jane te domosdoshme;te hiqen elementet e atij soji qe nuk di te ndertoje shtet,dhe te vihen nga te sojit tone shtetformues”.Pike.
      Eshte nje mendesi e mbrapshte,tejet e mbrapshte,qe e kane jo vetem Muci e Manaj,por shume e shume politikane dhe intelektuale ne te majten shqiptare;eshte nje mendesi qe eshte gatuar,perpunuar,servirur, bluar e asimiluar,per dekada te tera ne sistemin komunist te ketyre sojsezve dhe ne keto dy dekada demokraci;eshte mendesia e “toni-t” ( te cilin e permend shpesh,jo pa qellim,ne forum);eshte mendesia e trashegimise me te zeze se diktatures komuniste;me te zeze,sepse,pervec trushpelarjes ideologjike dhe pasojave prej saj,kjo trashegimi ka edhe ingredientin e fuqishem krahinorist.

      1. Tarasi says:

        Skypion sa me mllef flet per Manaj duket se do te kete bere ndonje gje ty ose ndonje prej families tende! Te kuptoj I dashur! Keshtu e ka bota me Njeri-tjetrin do kullandrisemi!

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Per Manaj,kam respekt per pjesmarjen ne diskutimet per problemet qe na shqetesojne ne Shqiperi.
    Duke jetuar ne Angli,do ta quaja normale te na rekumandonte jo vetem per Malajn por edhe per Kaçin !
    Ne ne Shqiperi e jetojme demokracine shume hapa mbrapa.Nuk kemi te bejme me gabime “ideollogjike”.Malaj zgjodhi rrugen e deputetit te “pavarur”,Kaçi dhe te tjeret u bashkuan me kundershtarin.Keto zgjedhje u bene ne momentin final,per nje jete partiake normale,jane te papranushme.
    Duhet te pranojme Malajn,si teknicien i “pavarur”,perpara teknicenve te Berishes,per kete jam dakort.
    Ne jeten politike te PS,nuk duhet te ofrohet!

  3. Ga Zepi says:

    Gjynah, gjithe ky opinion mbarepopullor monopolizohet. Thoni c’te doni, por mbani bindjet politike m’e nje ane dhe profesionalizmin nga ane tjeter. Ne kohen kur “studentet” e vegjel punonin per merita dhe karriere politike, nje njeri i shkelqyer atje, ne Lezhen e harruar, punonte dhe ishte mendja e ndritur dhe njeriu i paqes, i dijes dhe prestigjit. Ishte kryetari i qarkut te Lezhes, vellai i Tonin Vocajt, i njohur per miresite e tij, urtesine e tij.
    Me bidje partiake socialiste !!!! Me pune dhe nder…
    KY fakt e “dogji” Tonin Vocajt, dhereputacionin e tij te shkelqyer me demokratet….
    Ky fakt sot, po le pa mend plot njerez qe e kane njoft kete njeri..
    C’te merremi kot me komente- nese duhet ti lexojne “politika – beresit” le t’i hapin syte dh te kuptojne, qe nuk behet kjo pune me humor dite… le te behemi serioze, se prandaj votuam mazhorancen – per rilindje vlerash dhe punesh.. jo per amulli, asfiksi, dhe rrumpalle.
    Keni kohe te rregulloni kete vrapin e kalit te hazdisur.. mbani frenat me kuptim.

    1. Tiransi says:

      O Ga Zep na fole per Toninin si eshte more burre dhe jo per te vellan

  4. viktor hoti says:

    O Epir !

    Jeni shume i njeanshem me Malajn sepse nuk keni parasysh se ai ka edhe “fakultetin” e keshilltarit te piramidave te Vlores viktor Hoti

  5. busho says:

    Edhe ky “analist i pavarur” qendron brenda shprehjes popullore: “Çfar lind nga macja, minj do gjuaj…”

  6. viktor hoti says:

    Kendveshtrimit tjeter

    Si Malaj( jo Manaj ) ashtu edhe Kaci iken nga socialistet sepse donin pazare , o deputet o hic . Teknicienet , ne se jane , se pari duhet te jene njerez me personalitet e besueshmeri .Jo te marresh deputetllekun nga une e te vesh te kundershtari im viktor Hoti

  7. zotri,Arben Malaj eshte nga Allkomemaj e Tepelenes,nuk e ka mbajtur njeri per ekonomiste te zotin pervec Fatos Nanos e Kastriot Islamit.Gezohu ti Manaj se edhe fshatari jot tepelenas Genc Gjoncaj po nga (Damesi)Tepelena ,u be sekretar i pergjithshem i Ministrise Brendshme.Ministri nga Kurveleshi i siperm,Zv.ministri Mustafaraj kurvelesh i siperm,Golemi,drejtori i Pergjithshem Didi,ndonse gjetja me e duhur,Kurveleshas,eklipsohet nga tere keta kurveleshas,perfshi edhe ndrejtorin Bizhga nga Kaparjeli,kurveleshas,kriminalisti me i mire qe ka policia.Kam frike se Ramen mos e gjej si Zogun me them Toto Progonatin,kur e beri minister te brendshem e ktheu tere xhandarmerine kurveleshase deri sa i vuri pushken zagollit.
    Prandaj ti Arben Manaj,te thush te drejten a nuk te le shije te hidhur kur ter kupola eshte vetem nga Kurveleshi i siperm,se nga i poshtmi apo lumi i Vlores vetem Niko Brahimi eshte.Ishallah nuk behen klan si tropojanet e saliut.

  8. agim says:

    Zopti Arben si analist per ju kam shume rrespekt.Njeriu ne fakt duhet permbajtur dhe nuk eshte mire te shpertyhej edhe as ndaj kundershtarve.Analiza e siperme deri ne paragrafin e fundit ishte me vlere e me vend.
    Por ne paragrafin e fundit ti ja bere mutin i themi ne shqip,me fal per shprejhen.
    Shquiperia eshte evrfer,por specialist te zote ne gjitha fushat gjen sa te duash PS
    Pra me nje fjale nuk nevoitet tani te punsosh Malaj,fizikant Kaci,>Kadel me kompani.
    Ata jo vetem se me deshir te tyre u larguan,por por ne fakt edhe si teknicent jane mjaft te konsumuar,jam plotsisht i bindur se ata jane si nje malle demode.
    Ketu munde te fasesh boll por per mbeturina tani po kujdeset boll Presidenti,Guvernatori,Prokurori i Pergjithshem ,Shiku etj

    1. homeri says:

      —-MALAJ eshte provuar ne drejtimin e vendit dhe rezultatet e qeverive ku ai ka qene antar i kemi pare dhe populli i ka denuar me vote –qeveria edit eshte qevei e re dhe ka bere shume mire qe nuk ka aktivizuar asnje nga antaret e qeverive te meparshme socialiste , edhe –cupelinat –qe MANAJ i permend me ironi , jane pjese e ketij brumi qe RAMA kerkon te krijoji lavdin —-

  9. teuta says:

    Z.Manaj,vleresoj dhe respektoj analizat tuaja objektive per problemet tona shqiptare.
    Sot mund te thuash me plote gojen se i madh e i vogel e kupton fjalen e urte popullore ” hajduti berte ,kapeni se me vodhen,,

  10. pelo says:

    Bollni tani duke folur keq x malaj.eshte prape i majte e nga me te vyerit qe ka ps!

  11. ARBER says:

    DUKE FILLUAR QE NGA NANO ,KAÇ, MALAJ ETJER FETYRA TE RENDOMTA PER MOS ME I THENE NJE FJALE TJETER QE I TAKON NUK KANE VEND NE ATE PARTI QE I BERI NJEREZ E I DHA FUNKSIONE TE CILET DUKE QENE NJEREZ PA KARAKTER U MUNDUEN TA GROPOSIN LIDERIN E SAJE E PARTINE SOCIALISTE. ATO VETE DUHET TE KERKOJNE FALJE PARA MILJONAVE QE KRAHAS DERMIMIT TE SISTEMIT BERISHA I TREGUEN EDHE KETYRE VENDIN QE I TAKON. KETA QE DESHEN TE BEJNE DEMIN E MADH SHKUEN PER LESH.

  12. Engjell Shehu says:

    Une jam dakorte plotesishte me gazetarin Arben Manaj sepse ne kryerjene e detyrave duhet te drejtohen nga profesioniste te afte dhe pa anshmeri, zgjedhja qe ka bere Rama eshte dhe do te ngelet zgjedhja e tij ne funksion te qeverisjes dhe pergjegjesise qe ka marre perpara elektoratit shqiptare, dyshoj shume ne realizimin e premtimeve te Rames.

  13. 1 000 000 shqiptare. says:

    me tre paradrafet e fundit e dhjeve o manaj.qofte arben isaraj qofte arben malaj te dy vlonjat nuk u listuan nga rama per deputete,,,,,,por qendrime krejt te kunderta mbajten te dy.

    isaraj si qytetar e prenoi, ndersa malaj si fshatar i pangopur ,ju vu kunder gjithe ps-se.

    malaj e ka vendin tek islami dhe jo ne qeveri.

    1. Skendo says:

      Ore njerez po pse ishte ok te behej kolacion me tere plerat e metes Dhe qenka problem malaj ! Manaj ka shume te drejte ! Bravo

  14. selimi says:

    Analiza eshte normale, Rama po perpiqet te zgjedhe specialist.Persa iperket Arben Malajt kam rezervat e mia.Ai kurresesi s duhet te dilte i pavarur.Sa do vlera te kesh nese vertete je idealist i bindjeve te tua duhet te sherbesh aty edhe kur je jashte liste sepse e ke mjele ate parti .Mos te flasim per idjotizma te Kaq Islamit, Kadellit apo ai kuksiani qe na qenkan edhe te djathte pasi e shteruan se mjeli lopen e majte.Se me duket se pervec Kaqit ata dy te tjeret me duket se kaptere zallheri jane. Po ti numerosh o Beno me duket se ka shume ish kaptera deputete.Kjo e zhvlereson politiken. Se s mund te harrohet aji komedia qe beri Lefter Maliqi kur Berisha peruroi nje rruge ne Lumas te Beratit duke e cuar ne rezultatin qe tashme dihet per Qarkun e Beratit.Si keta Kaqet e me keq e ka trajktoren politike Lefterit.AQ te tepert nfjehen brenda grupit keta ish socialist saqe as Sales nuk ja ngrejne me dot syte . Ndersa kolegeve te djathte u vrasin syte.Vajmedet ku kandisi kokoshi nje thele.

  15. Fshesa Madhe says:

    Ky kokezbathuri Manaj ka qene 30 leksh, iku ne Angli si perkthyes ne BBC, jo gazetar, eshte kokrra legenit, hipokrit, analiza e tij eshte shume boshe, ia dergojne me fax nga Tirana, por I paafti kokezbathur as te kopjoj nuk di, aq me teper fshihet nen emrin e Tarasit. Do bente mire te rinte me ate pastrusen nga Tailanda qe ka mare per grua…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje