Një Shqipëri e këtillë dhe këto shoqëri shqiptare me qëndrime e pikëpamje të tilla nuk i bëjnë nder as njerëzimit në përgjithësi as sportit në veçanti
Nga Arben Idrizi*
Sonte, e jo vetëm, në ndeshjen futbollistike Shqipëri-Zvicër, unë jam për Zvicrën. Jo pse për këtë kombëtare luajnë futbollistë shqiptarë nga Kosova (ashtu siç për kombëtaren e Shqipërisë luajnë futbollistë shqiptarë nga Kosova), por ngase Zvicra, për shijen time prej diletanti, bën futboll ku e ku më të mirë, më cilësor dhe, po nuk qe e tepërt dhe e pakuptimtë ta them, më human.
Ndonjë lloj dashurie ndaj kombit, që në fakt s’do të ishte veçse një lloj egoizmi dhe joarsyeshmërie, do të më bënte ta dua me çdo kusht fitoren e Shqipërisë. Ama, kjo Shqipëri, me këtë lojë futbolli dhe gjithsesi kjo Shqipëri me këtë federatë dhe këtë tifozeri nuk e meriton të mbërrijë në një kampionat botëror. Duhet dhe duhet pafundësisht një edukim i fuqishëm sportiv. Kur e them këtë, e mendoj në kuptimin e gjer të fjalës. Duke u nisur nga edukimi i të luajturit mirë futboll deri tek edukimi i sjelljes sportive edhe jashtë fushës sportive.
Vazhdimisht më kanë bërë të ndihem keq dhe i turpëruar qëndrimet dhe deklaratat qoftë të Federatës Shqiptare të futbollit qoftë ato të tifozëve shqiptarë kudo në Shqipëri, në Kosovë apo në vendet tjera fqinje përkitazi me futbollistët shqiptarë nga Kosova që luajnë për Zvicrën. Dhe gjithsesi edhe kjo e fundit në lidhje me Adnan Januzajn.
E kam parë tërë këtë si një qëndrim krejt jo tolerant, pothuajse fashist, ndaj të drejtave dhe lirive të këtyre futbollistëve për të zgjedhur se ku dhe si t’i tregojnë dhe zhvillojnë aftësitë e veta sportive. Presioni verbal ndaj tyre më është dukur një presion çnjerëzor mbi të drejtat e tyre elementare. Nuk e di si ia dalin ata t’i bëjnë ballë, mirëpo e bashkëndiej me ta gjithë këtë barbari sjelljesh në kurriz të tyre.
Një Shqipëri e këtillë dhe këto shoqëri shqiptare me qëndrime e pikëpamje të tilla nuk i bëjnë nder as njerëzimit në përgjithësi as sportit në veçanti.
Ja pse pra na duhet një edukim më i madh dhe më i gjer dhe ja pse po ashtu unë jam për Zvicrën e jo për Shqipërinë.
*EXPRESS
pune madhe…
Ti ke te drejte te jesh me Zvicren se kot s’te thone ste quajne gjith Zviceranet Shajze Allbaner(shqiptar mu..i) ose Hure Jugo(kur..ve Jugo) por Mos u Merzit se do te vi koha si edhe ka ndodh shpesh ne Gazeta Blic e Tv t’ju perserisin.
Mos u merzit Zt Idrizi, pastaj shko e protesto te ndonje OJQ ose te Anvalti(avokati) per Racizem ndaj Shqyptarve
Me Zvicren mund te jesh ne boteror o trap,jo kunder memedheut[ne je Shqiptar]
Ore ti! E kupton ku e ka qellimin ai? Te arrijme te edukohemi si tifoze e jo te shajme lojtaret e Zvicres, aq me teper kur kane prinder shqiptare. Fundja bravo u qofte qe kane zgjedh Zvicren. Aty kane lindur dhe jetojne. Futbolli shikohet nga aftesia jo patriotizmi leshit.
Ore ti kush po shan kosovaret,vetem budallenjte i shajne.Por kjo sdo thote te jesh me Zvicren kur luajne me ne ne Tirane.
kur shqiptaret luftonin turkun, zvicra dhe kurvat e tjera te evropes benin tregti ! kur shqiptaret luftonin gjermanet, zvicra mblidhte paret e çifuteve ! sot zvicra ka para kurse shqiperia eshte e varfer dhe s’mban dot njerezit e vet te talentuar. ky eshte problemi jo sporti qe do te mesoje ky idrizi qe pardje ishte turk, dje serb dhe sot na eshte bere zvicerian. ik ore bajge !
Hahahahahahahahaha lufta e Shqiptarev me Turkun .. hahahahahahaha oooo ckam qesh. 500 vjet roberi nga turqit..hahaha..lufta me gjermanet??? Hahahahahhahaa
Mire qe e kuptove O Idriz
kujt i plasi se je ti me zvicren
Big Like!
Po ke me se te drejte, sonte duhet e do te fitoje Zvicra.
Edhe une jam per Zvicren, per te gjitha argumentat me lart.
Bukur! Shume e drejte!
une jam me Hollanden…
Bravo. Nese i thojne vetes shqiptar, duhet te lujne me shqiperine.Mirepo ata kane lind e jane rrit ne Zvicer,dhe e ndijne veten zvicerane, Nuk jua ndim hic per Shqiperine. Qeni atje ku ha, atje leh…
difoz me burravecet edhe una nuk behem perpara zvicera
Je pro shtetit mafjoz zvicerran ti,qe i ka mbush bankat me paret e mafjes dhe krimit botnor,me paret e gjakosura te diktatorve,
E kan trashgimi ata,zvicerranet qysh kur bonin tregti me hitlerin dhe ruanin neper kasat sekrete te bankave te tyre edhe dhembet e florinjta te judve te sakatos nga holokausti.hitlerjan
Dhe respekton nji grumbull njerzish te till,qe nuk mund te quhen as komb se nuk kane nji gjuh,nji prejardhje etnike,nuk kan nji gjenez,nuk kan nji kultur,por jan nji amalgam alla montazh gjermano austriakesh me franceze e italjane grykash malore(cecene),te perzi me nji mbetje ushtaresh te perandoris romake…
Dhe kta kta i bashko vec parja e pist qe shteti i tyre grumbullon nga e gjith bota neper bankat e tyre qe vijn er krim ,dhe qe jan me te ndyta se ato shkallet e brejtura nga koha te stadjumit fukara qemal stafa,fukara po te ndershem ama.
Shqiptart kan nder zvicerrant jo.
Edhe kurva prostitut esht e bukur dhe terheqse por ……pa nder.
Super analize per ata qe e kuptojne.
Futbolli shqiptar asht pune diletantash, te rritun me buke e djathe qysh se kane pa driten e diellit e te pafuqishem.
Po nuk u rrite brezi i ri me ushqime te mira e vitamina te duhura, nuk kane me pase fuqi futbollistet shqiptare as me p****e mbas pjeses se pare e jo mâ me bâ gola e me fitue. Ktu gjendet edhe çelesi, mendoj une, i nji skuadre qe luan 90 minuta e jo 45 minuta. Futbolli nuk asht basketboll.
ti mbaj Zvicren,une jam per dollarin
Po Greqin pse nuk behesh tifoz o idriz se dhe aty luajne shqiptare ! Shaqiri me co nuk jane me te mire se gjergji kone dhe sotir nini qe zgjodhen ku kishin interesat ekonomike sic kane bere dhe keta te zvicres po asnje nuk i thurr levdata ketyre tradhetareve . Me kombesine nuk behet pazare o i dashur .
une isha me zvicren vetem nga paturpesia e presionit te tifozerise se organizuar kundra lojtareve shqiptare qe luanin me zvicren…
URIME ZVICRES PER FITORE DHE SHKUARJA NE BOTROR,KURSE POLITKANVE TE SHQIPERISE dhe RREBELAVE TE VITIT 1997 QE SHKATRRUAN SHQIPERINE TE VEDISOHEN SE NUK FUQIZOHET SHTETI ME HAJNI POR ME PUNE DHE TRANSPARENCE.PASURIT E MILIONERAVE TE KONSIFIKOHEN DHE ME ATO PARA TE NDERTOHET INFRASTRUKTURA SPORTIVE SI STADIUME DHE NE SPORT.ATEHERE DO TE VIJNE TE GJITHE SPORTISTAT SHQIPTARET TE LUAJNE PER KOMBTARE.
çdo njeri ka mendimin e vet, sporti duhet pare si loje per te kenaqur publikun pa e ngaterruar me politike…
Kombetarja shqiptare do te jete nje skuader dinjitoze kur talentet te dalin nga gjeneratat e reja te futbollisteve shqiptare dhe kur kompionati kombetar te jete nje kampionat si ne gjithe vendet e qytereruara qe nxjerin futbolliste klasi.Kur nga federata te largohen uzurpuesit qe kane 20-vjet qe “Zgjidhen” me voten e “Lire” per te zhvatur fondet e pakta e per te bere pazare per shitje ndeshjesh dhe qe skane asnje ndjenje kombetare shqiptare qe ta ngrene ne nivelet e kohes futbollin shqiptar.
Kur te vije ajo dite ne ndoshta nuk do arrijme ta shikojme….
jam plotsishte dakord mr ju…
Ju jeni me Zvicren sepse nuk ju pelqejne shoqerite shqiptare “te pa edukuara”??
Ju jeni me Zvicren sepse me pare keni qene me Serbine. Ju jeni me Zvicren sepse nuk keni qene kurre me Shqiperine dhe shqiptaret. Eshte ajo qe i ndan shqiptaret nga jashtqitja e kombit.
Mos u be kurre me Shqiperine o Arben Idrizi. Kur Zvicra te mos jete me e suksesshme, kerko dicka tjeter “te edukuar” per te kenaqur veten. Askush nuk ka nevoje per Ju,,,,as shqiptaret dhe akoma me pak zviceranet.
TI JE TUJ VDEK, SE NUK KE MO MMISH NE KAFKE, E JO MO TE JESH ME DIKE1
o Idriz a hengre gjize?
O Arben Idrizi qe nuk je me shqiptaret ne e dime te gjithe ne qe i themi vetes shqiptare .Qe thua se je me Zvicren eshte mire por a te pranon Zvicra ti o trushpelare.Kete e thote vetem per kamuflim se ti te flene ne shpirte Serbia,aty i gjene ti te gjitha qe deshiron.
Me kte surrat qe ke ti qe ke bo kte shkrim dhe per KRISHTIN dhjet her me pak se juda do kishe kerkuar,o palaçot e kombit ton qe fatkeqsisht qenkeni me shumic,o gabelet e kombit ton per fat te keq.