Profesioni: shqiptar!

15 Tetor 2013, 11:32Blog TEMA

Futbollistët shqiptarë që po sulmohen janë heronj. Jo me fjalë e shpërthim shkume nga goja, por me vepra e shpërthim talenti që të lë gojëhapur. Nuk kanë faj pse ata që i fyejnë me profesion janë “shqiptarë”

Nga Imer Mushkolaj

 

“T’i kërkosh Shaqirit dhe Januzajt të luajnë me Shqipërinë, është sikur t’i kërkosh Rita Orës të këndojë me Sinanin tek Kënga Magjike”. Kështu shkruante në një postim në Facebook kolegu Mero Baze nga Tirana, si për t’i vënë kapak euforisë dhe fushatës së egër që po vazhdon ndaj një të riu, Adnan Januzajt, i cili tash sa kohë është vënë nën presionin për t’i thënë “po” Kombëtares së Shqipërisë në futboll.

Gjithë fushata kundër Januzajt tash, sikurse edhe djemve që luajnë për Zvicrën tash e sa kohë, është shndërruar në gjueti shtrigash, me arsyetime aspak racionale që shkojnë deri në perfiditet. Ata po vazhdojnë të shahen, fyhen dhe etiketohen, duke u quajtur edhe tradhtarë, vetëm pse po e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, në shtetet që iu kanë dhënë gjithçka. Ata po kritikohen se nuk janë shqiptarë, nëse nuk luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë.

Të gjitha sulmet po iu vijnë nga të atillë që të qenit shqiptar e kanë profesion, e jo përkatësi etnike. Nga ata që shtiren nacionalistë e patriotë, por nuk janë të tillë. Nga ata që mendojnë se në këtë mënyrë po i shërbejnë kombit, por që i shërbejnë veç urrejtjes e përçarjes. Nga ata që po i linçojnë këta djem të rinj dhe të talentuar, të cilët “faj” të vetëm kanë se, thjesht, kanë zgjedhur të mos luajnë për Shqipërinë, por për shtetet që u dhanë gjithçka. Kanë zgjedhur të tregohen profesionistë, e jo folkloristë. Kanë zgjedhur të vazhdojnë të jenë shqiptarë, por jo të jenë me profesion “shqiptar”.

Kush thotë se ata duhet gjithsesi të luajnë për Shqipërinë vetëm pse kanë lindur shqiptarë? Të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, duhet të ndihen krenarë për të arriturat e tyre, e jo t’i vënë në shënjestër të sulmeve të ulëta e të pështira, të denja vetëm për njerëzit, për të cilët logjika e shëndoshë është luks.

Ky diskurs anatemues ndaj djemve shqiptarë të Zvicrës dhe Adnanit të Manchesterit është për keqardhje. Ata na nderojnë e janë heronj. Jo me fjalë e shpërthim shkume nga goja, por me vepra e shpërthim talenti që të lë gojëhapur.

Të jesh me profesion shqiptar është gjë e rrezikshme. Të tillët nuk zgjedhin mjet as rrugë për të sulmuar gjithkënd dhe gjithçka që, sipas kutit të tyre, nuk është mjaftueshëm shqiptare. Ata e përziejnë me qëllim përkatësinë etnike me profesionin. Ata me qëllim “shqiptarovatin”, si do reperë të dobët që piskasin e çirren për t’i treguar jo botës, por mahallave të tyre se janë shqiptarë.

Djemtë shqiptarë-yje të futbollit nuk janë të tillë. Ata profesion e kanë futbollin dhe frustrimet për t’u treguar mahallave talentin e tyre i kanë kaluar moti. Tash e kanë radhën t’i tregojnë botës çfarë dinë e çfarë munden. Si shqiptarë me përkatësi etnike, jo me profesion. Si zviceranë e belgë me shtetësi, e jo me profesion.

Ndryshe nga shumë shqiptarë “me profesion”, ata respektojnë vendet ku u lindën e u rritën. Ndryshe nga shumë shqiptarë “me profesion”, ata punojnë me nder dhe shfaqin kudo respekt për punën që bëjnë. Madje, shfaqin respekt edhe për kritikët e tyre, të cilët meritojnë të lihen në mëshirën e budallallëqeve që nxjerrin nga goja.

Të jesh me profesion “shqiptar” është gjë e rrezikshme. Aq më shumë kur në delirin e zhgënjimit dhe krenarisë së përmbysur bën thirrje të poshtra si “vdekje tradhtarëve”, duke aluduar në djemtë e talentuar që na bëjnë të ndihemi më shumë se krenarë.

Me profesion “shqiptarë” janë të gjithë ata që në emër të “shqiptarizmës” dinë të shajnë e të sulmojnë tjetrin.

Me profesion “shqiptarë” janë të gjithë ata që të flasin për shqiptari, e nuk bëjnë gjë për vendin.

Me profesion “shqiptarë” janë të gjithë ata që pretendojnë ta kenë në pronësi tapinë e patriotizmit.

Me profesion “shqiptarë” janë të gjithë ata që vlerë e kanë urrejtjen; ata që mund t’ia zënë për të madhe Rita Orës që nuk këndon me Sinanin tek Kënga Magjike.

Nuk do të doja që të jem i tillë. Nuk do të doja kurrë që profesioni im të jetë “shqiptar”!

*Express

50 komente në “Profesioni: shqiptar!”

  1. DREJTESI says:

    Bukur,me shume nuk ja vlen te shkruhet per ata djem te mrekullueshem!

  2. Sali=Geddaf says:

    BOLL TE GJITHE JU MORALISTA GLOBALISTA qe doni te dukeni me europian se sa vete europianet,, boll se naj shpifet me keto moralizmat tuaja,, te gjithe ju qe mendoni se pateriot dhe krenari kombetare jan ata qe dhe vetem per nje loje futbolli refuzojne kombin e tyre dhe perfaqsojne nje komb tjeter.

    Boll me krahasimet e tipit te Rita Ores se nuk kan asnje lloje lidhje me futbollin,, ose jeni injorant ne fushen e futbollit ose e beni me dashakeqesi, e nese do mendonim si ne kete shkrim atehere cna duhet ky vend, te gjithe te shohim punen tone, dhe prap pateriot do jemi, te ikim te kontribuojme per vende te tjera si ne sport, ne muzike,, ne arsim, ne mjeksi, ne kulture dhe kete vend te ja lejme sharlatanve,, te gjithe duhet te kontribojme per vendon tone e nese ngulisim ne mendje se ska gje,, te shikojme interesin personal dhe ne te cemes kombi se prap pateriot do jemi, biles me shume se sa ata qe saktifikuan per vendin e tyre,, atehere e keni gabim.

    Pastaj nuk e kuptoj cfare hyn ketu Jonuzaj ? nese e ke fjalen per nismen ne fb qe Jonuzaj ti thote PO Shqiperis ku qendron problemi ketu ? ajo eshte nje nisem e paster ku tifozet dhe dashamirsit e futollit duan te shohin Jonuzajn me kombetaren tone, apo dhe kjo gje eshte gabim, nuk duhet te luaj me ne ?

    1. labi says:

      Jam dakort me kritiken tende dhe do tu beja nje pyetje gjithe ketyre “Analisteve 360°”:Si do te behej Shqiperia(Pamvaresia1912) po te ishte se te gjithe Ata qe realizuan endrren me ngritjen e flamurit,do te mjaftoheshin vetem me te qenit Gjak Shqipetare,ndoshta sot nuk do te flisnim per kombetare,Por si thote Himni “Se Shqiperia do te rroje,per te per te luftojme ne”;kete ndoshta duhet te kuptojne te gjithe ata qe na prezantohen me keto shkrime vetem se kane mundesi qe te jene neper redakesira apo ekrane,sot Shqiperia(kur them Shqiperia kam parasyshe te gjithe Trojet e pandare) dhe Shqipetaria kane nevoje qe te degjohet dhe njifet me shme ne bote,dhe nje menyre njofje eshte dhe SPORTI ne pergjithesi ne kete raste Futbolli.Ju garantoj se ne komentet sportive ne TV dhe gazeta ne Itali(ku jetoj)nuk kam degjiuar te flitet per Berhamin SHqipetare por per ate Zviceran,po ashtu per Xhemalin apo “kampionin” e Bajernit,po kane thene Shqipetare per Bogdanin,Kapitenin Cana,Berishen,Ujkanin dhe te tjeret.

  3. Apaketac says:

    Z.Mushkolaj boll me keto metafora pa shije ose si i thone ne anglisht “cheesy” se esht e pa nevojshme dhe po te jet per te ber krahasime tallese ka plot sa te duash edhe per Jezusin…apo sic i thash un njerit njehere nje shprehje shqiptare : o Raqi koke vetura…apo ta them anglisht.

    Problemi esht se keta futbollistet ose “socker player” jan me origjine shqiptare por jo shqiptar se jan te lindur dhe rritur ne nje shtet tjeter. Per kete arsye ne duhet ti leme rehat te bejne zgjedhjet e tyre.
    Po qe po te jete per per krahasime ke plot aktor te famshem qe luajne filma me studjot e vendeve te tyre…ke dhe James Belushin qe ben reklama “patriotike” ne shqiperi kur vjen puna per leke.

  4. baca says:

    vini re , nga sot e tutje të gjithë ata lojtarë me orgjinë shqiptare që luajnë me kombëtaren e vëndeve të tjera do të quhen HERONJ, kurse ata lojtarë shqiptarë që luajnë me kombëtaren Shqiptare do të quhen TRADHËTARË, pikë.

  5. bledi says:

    MENDOJ SE DUHET TE LARGOHEMI NGA HEROIZMAT DHE BANALITETET QE NA KANE SHOQERUAR NE GJITHE KETO VITE PER SA I PERKET KOMBETARES. PERSONALISHT UNE AS I URREJ DHE AS I VLERESOJ SHQIPTARET QE LUAJNE PER KOMBETAREN E ZVICRES NE ASPEKTIN ATDHETAR TE THEMI. NUK I URREJ SE GJITHSECILI BEN ZGJEDHJEN E TIJ PROFESIONALE DHE FUTBOLLI PARA SE GJITHASH ESHTE PROFESION, POR AS I VLERESOJ AQ ME PAK TI HERONJIZOJ DISA INDIVIDE QE ME THENE TE DREJTEN NUK JAPIN ASNJE KONTRIBUT PER VENDIN TONE, SHQIPERINE. TI FRYSH CESHTJES SE HERONJEVE SIC I KEMI FRYRE PER SHUME KOHE MENDOJ SE NXIT DHE ANEN TJETER ATE TE URREJTJES.

  6. KOMBESIA / SHTETESIA / PROFESIONI says:

    Zoti Imer Mushkolaj
    Ju jeni ngaterruar keq dhe madje me doren dhe kembet e tua.
    Ju keni shkruar shqip, por do te benit mire te na sqaronit:

    -çfare kombesie keni?
    -çfare shtetesie keni?
    -çfare profesioni keni?

    Ju harroni me ose pa qellim te shkruani se:
    TJETER KONCEPT ESHTE KOMBESIA SHQIPTARE.
    TJETER KONCEPT ESHTE SHTETESIA ZVICERANE.
    TJETARE KONCEPT ESHTE PROFESIONI FUTBOLLIST.

  7. ramizi says:

    Kujt ja thua? Presidentit te federates Shqiptare, qe nuk ka bere asnje invetim per futbollin por vetem eshte munduar qe te perfitoi sa me shume, para dhe ti sherbente sa me mire te ishte e mundur kriminelit sali, duke i dhene edhe ato pak ambjente sportive qe kishte Tirana per te bere pallate dhenderrushi tek ish Partizani dhe lulushi tek ish kompleksi Dinamo. Ndersa kontributin ne futboll ja kerkon futbollisteve Shqipetar qe luajne jashte dhe qe kane arritur aty me shume mundime nga vete ata dhe familjet e tyre.

  8. Argita_B says:

    Po mire ti qe po kritikon faktin se futbollistet kosovare qe luajne me Zvicren nuk duhen kritikuar, share.. a nuk po ben te njeten gje me gjithe shqiptaret!!
    Problemi yt Imer eshte se nuk ke nocionet e demokracise dha aq me pak te jesh racional.
    Po a e din ti se kur del nga shpia e mikut ne Kosove fillon direk e shara, dmth atij miku qe ke pranuar ti hash buken!
    Mos na hap barkun me leksione morale. Eshte e drejta e çdo kujt te kritikoje, te mos duaj, te urreje, de doje apo te dashuroj keto.
    Nese ata djemte qe pranojne te luajne per Zvicren kane pare interesat e xhepit te tyre, kjo eshte e drejta e tyre, po kjo nuk na detyron te mbyllim gojen dhe te mos themi ate qe mendojme, ate qe ndjeme per ta.
    Luajne futboll, marrin miliona dhe ti i quan heronj!!!
    Heronj jane ata qe moren pushken dhe dhane jeten per çlirimin e Kosoves, heronj jane te gjithe anonimet qe dhe pse fukarenj moren ne shtepite e tyre vellezerit kosovare
    ata po qe e bene kete pa asnje interes personal, po vetem ne emer te atdheut te te pareve te tyre.
    Mos kerko qe te respektojme njerez qe nuk kane bere asgje per Shqiperine, dhe pse ndoshta kishin ne dore te benin shume.

  9. Yjet e Shqiptarisë dhe Yjet e Portokallisë says:

    YJET DHE HERONJTE E MEDHENJ TE SHQIPTARISE
    YJET DHE HERONJTE E MEDHENJ TE KOMBIT SHQIPTAR
    kane qene dhe do jene vetem ata te cilet,
    -edhe te pergatitur brenda shqiperise
    -edhe te pergatitur jashte shqiperise
    si Gjergj Kastriot Skenderbeu, si Ismail Qemali,
    LUFTUAN PER ARBERINE DHE PUNUAN PER SHQIPERINE.

    Ndersa disa shkrimtar te dobet ngaterrojne:
    yjet e kombit
    yjet e shtetit
    yjet e futbollit
    Futbollistet e lakuar te perfaqesueses Zvicerane:
    -jane futbollist shume te mire, por jo yje te futbollit
    -jane shtetas zviceran, ndoshta atje jane yje te shtetit
    -jane me origjine shqiptare, por absolutisht jo yje te kombit shqiptar.

  10. shqiptari says:

    Jam shum dakort me kte qe ka shkruar kte artikull,mendimi im esht qe kombetarja SHQIPTARE te perbehet vetem me SHQIPTAR te SHQIPRIS, esht e vertet qe do te kemi rezultate jo te mira per sa koh kampjonati yn do te jet i dobet,por edhe tani qe perballemi me tangerllikun e ca fshatarve, ne po prap ne vend te fundit jemi,nuk na lidh gje ne me kosoven perveç gjuhes,kosova esht shtet me vete, ne jemi ata qe kemi qen historikisht,te vjen peshtir kur shikon shum njerez qe bejn si te terbuar gjoja se duan te mbrojn talentet kosovar,ka dhe anadollak si dikushi nga kosova deputet a çfar ishte nuk e di, por kerkonte qe federaten e futbollit shqiptar ta drejtojn kosovaret,se gjoja jan me te zot se ne se kan shaqirin,po i lat te lir kta malok, jo qe do ju kerkojn te drejtojn sportin, por edhe qeverin,ktyre mostrave ja kan par sherrin te tjeret kujdes, federata futbollit dhe ARMANDO DUKA duhet te nxieri nje ligj qe ne ekipin kombetar shqiptar te futen vetem SHQIPTARET e SHQIPRIS dhe ti hiqet e drejta lojtarve te kosoves te luajn me ne, meqe flasim nje gjuh,federata jon duhet te loboj qe te pranohen dhe kosovaret ne FIFA dhe te na len rehat edhe ne, por nje gje te jeni te sigurt, qe ajo kombetare me aq mundesi sa do te ket do japi maksimumin se jan njerez te rritur me breza per kte flamur dhe nuk njohin flamur tjeter, jam i sigurt qe me dinjitet dhe pak mundim dhe pa i shtrir doren disa lojtarve qe nuk din se kujt i perkasin,do vij dita qe edhe ne do te jemi ekip dinjitoz,dhe me nder.

    1. demokrat says:

      E verteta e hidhur.

  11. Drini says:

    I ke te gjitha mendimet e sakta me perjashtim te njerit. Keta djem te talentuar nuk jane heronj( ke problem me definicionin e fjales , hero) gjithcka kan bere , e kan bere per vete ne kontekstin personal, per te mira materiale dhe asgje tjeter. Ku qendron heroizmi ketu?
    Ska asnje pike ku te na bejne krenar! Nuk mund te jem krenar per nje lojtar qe luan ne nje skuader kunder perfsqsueses se shtetit te tij!
    Po ti mbase je krenar edhe per ata shqipfoles qe me deshire kan marr pjese ne ushtrin e milloshit e mbase per inerci i quan edhe keta heronj. Ku eshte ndryshimi? Keta po qe se ishin rritur dhe ushqyer ne serbi e nqs serbia do ti paguamte mire, padyshim nuk besoj se do ti quaje heronj nqs do merrnin pjese ne masakra kunder shqiptareve.
    Shkurt o Mushkole, jeni shume fallco ne patriotizmin tuaj primitiv!

  12. futja kot says:

    pse nuk thone per inxhinjerat doktoret studiuesit etj qe punojne jashte deri ne vende shum te rendesishme, ti ftojne edhe keta te vine ne Shqiperi.
    Por cfar te bejne ,???? ketu nuk ka vend as per inxhinjer, as per doktor as per studiues etj.
    ketu ka vend vetem per politikan.

  13. profesionisti says:

    Mire qe s’dashke te jesh me profesion shqiptar, por duhet te gjesh nje profesion pra, se per mendimin tim as gazetar s’mund te jesh!
    Ata futbollistet e Zvicres qe ti na i quan heronj me se paku jane te tille! Ata shohin punen e tyre pa e vrare shume mendjen per Shqiperine, prandaj nga Shqiperia mbase nuk duhet te shahen, por ne asnje menyre te lavderohen, thjesht te INJOROHEN. Sa per Adnan Jonuzajn shpresoj qe te zgjedhe Shqiperine, te na nderoje ne dhe e fundit fare t’ju mbylli gojen ju internacionalistave brekegrisur me mendesi “europiane”.

  14. Suzana (Kosove) says:

    E keni ba bajat me keta futbollistet, le te luajne per ke te dojne, edhe ashtu shqiptaret gjithemone kane luftue (luejt) per te huajt, nuk eshte hera e pare. Heronj i quan Ti o koketullac, por Heronj nuk jane ata, e felliqet emrin Hero, Heronj jane ata djem qe moren plumbin nga shkau per lirine qe ti e gezon sot, vertete gjynah per kend u vrane.
    keta futbollist nuk jane heronj por jane biznismen dhe nese Serbia u ofron me shume pare se Shqiperia, do zgjedhin Serbine, ja keta jane Heronjte tu.

    1. kim says:

      Suzana (Kosove).. Te lumte.

  15. Maksi says:

    Urime redaksise per gjykimin tuaj te shendoshe! Faleminderit Imer per kete artikull te goditur dhe teper te eikulibruar! As une nuk do te doja te kem profesionin “Shqipetar” ketu ku jam dhe jam krenar qe ne saje te arritjeve te mia ti ngre sado pak vlerat e etnise sime dhe per kete po bej cmos! Gjithe te mirat dhe suksese te gjithe atyre bashkeatdhetareve qe me mundin dhe perkushtimin e tyre e nxjerrin Shqiperine faqebardhe!

  16. ben says:

    Fiks e ke shkruajtuar.

  17. Arli says:

    Ky eshte nje diskutim shterpe. Mua nuk me intereson as Shaqiri e as Adnani.Diskutimi eshte bajat dhe i merzitshem. Mua me intereson rezultatet e kombetares se Shqiperise qe per cudi ne grupin me te dobet qe kemi patur ndonjehere po zen vendin e parafundit, njelloj si jemi ndeshur me grupet me te forta te Europes dhe lojtaret nuk ishin profesioniste. Cudia e dyte eshte qe kjo kombetare nuk ka “grinte”, pra nuk lufton per fitore dhe meqenese futi ne sherr shqiptaret e Shqiperise me ata te Kosoves, do te jete me mire qe gjerat te shkojne atje ku ishin, pra te krijohen dy kombetare vec e vec. Ne kete menyre kemi per ta dashur dhe respektuar njeri tjetrin me mire.

  18. ardi says:

    po kush je ti mer qe na tregon profesionin…!? qeros!
    sporti eshte sport dhe po te mos ishin sportista ata legenat as do i bite njeriu ne menje per ata. tifozeria shqiptare i kerkoi qe ate ndeshje te pakten te mos luanin…zvicra pothuaj e kualifikuar kurse neve fitorja na bente te enderronim. te them 100 here po te ishte shqiperia e pasur dhe jo me kete emer qe ka sot do e shikonit ju me ke do luanin ata. Interesi material e moral i ben ata plehra. nja dy prej atyre e kishin hallall sharjet…u tregun aq plehra sa une spo harxhoj me rrjeshta…..

  19. fatmir mehmeti says:

    sa artikull i dobet, duket sikur e ka shkruar ekskluzivisht per te prapambetur mendor. tema te cilen ai prek eshte mese e drejte. por niveli i te shkruarit eshte debilesk. eshte shum me i ulet se niveli i vete lezuesve.

    1. antonio says:

      Llogjike prej SHQIPTARI TE VITIT 3000!!
      Kemi 23 vjet,qe ne TROJET SHQIPTARE kendej e andej kufirit,ESHTE NXITUR NJE CUNAM ANTI SHQIOPTAR,qe ka mbjelle URREJTJE DHE PERCARJE MIDIS SHQIPTAREVE!!!
      Ne krye te ketij GJARPRI TE RREZIKSHEM HEMUES ka qene edhe eshte agjenti serb,SALI RAM BERISHA!!!
      Per 23 vjet rresht,ky EDEPSEZ ka nxjerre nga BARKU U TIJ I NDYRE ANTI SHQIPTAR gjithcka ka qene ne dem te shqiptareve!!!
      Jo vetem me veprime,por edhe fjalori i ketij KANIBALI ka qene per t’u “PUSHKATUAR”!!
      Por ,fatkeqesisht shqiptaret te mesuar dhe nenshtruar nga BAJRAKTARIZMI DHE IDHULLI I ME TE FORTIT, i kane bere te mundur ketij banditi,qe te jete ne krye te PD-se dhe president e kryeminister,aq sa te beje te mundur CUARJEN E Shqiperise ne prag te SHPERBERJES dhe SHKATERRIMIT!!!
      Me shume e me keq se ne SOCIALIZEM,shqiptaret jane te percare ne 400 copash,sipas FEVE,KRAHINAVE,PARTIVE,DIALEKTEVE,INTERESAVE,AGJENTURAVE,etj
      aq sa ,SHYQYR,QE U BENE NE NJE MENDJE 1 MILION SHQIPTARE TE VERTETE,qe i thane SHPORRU!!! ketij BARBARI vicidolas!!!
      Te tjeret,qe e mbeshteten apo e mbeshtetin akoma,jane po aq BARBARE E ANTI SHQIPTARE SA EDHE AI!!!
      Qe ketej vjen edhe HELMI,qe del nga BARKU i atyre shqiptareve,qe te keqen nuk e shohin tek SHTETI DHE FSHF-ja,qe ka bere BIZNES me futbollin,por tek ata TALENTE,qe u bene te tille pa meriten me te vogel te vendit te vet!!!
      NJE NENE,QE E HEDH FEMIJEN E SAJ NE PLEHRA DHE KUJTOHET PER ATE, KUR AJO/AI RRITET E BEHET DIKUSHI,nuk meriton te quhet NENE,POR PLEHRE!!!

  20. Mexico says:

    Sa bukur e ke shkruar! Bravo. S’ka c’te shtoj me. Ia the po kujt ia the ! Ku marrin vesh keta koke cepat.

  21. Billy says:

    E njejte si ” Xhamadani vija vija, me vija se ka Shqipnia, por Serbia”. Dhe e shesin per kange himn.

  22. Shum shkrim i gabuar!
    Po s pate profesjon nuk ha dot buk.
    Dhe profesjoni i shqiptarit te jep nder dhe krenari.
    Meqe te gjith jan me shtetet e tyne,car po na del ky rrot hajdari e po na shan kush asht me shtetin e tij.
    Sic duket ky ka me fitu nanji profesion tjeter “me lek” dhe do ta braktisi atë shqiptar.

  23. Hajdari says:

    Po mir,nji gje s kuptoj u.
    Po sikur te plasi lufta dhe shqipnija te jet kunder Zvicres,per ke shtet do luftojn kta?
    Apo do dali ai Shaqiri dhe pasi te ket vra ca shqiptare ne ffontin e luftimeve,do te thot ne interviste.”Jam ne atdhe,do ju bej krenar ne luft o shqiptare,jam profesjonist.lufta osht pun,” kurse gazetaret si puna e mtij do na llapin se “ata djemt jan luftetare te talentu qe po luftojn per shtetin qe i ka siguru gjithcka atyne,dhe ne na bëjn nder si shqiptar,se rritet emri i shqiptarit ne bot.”!!!!
    Sa keq me vje qe edhe gazetaret paskan mor fund atje ne shqipni.
    Se politiksat dihet qe jan marjoneta te t hujve,poplli po u shlu si lukunija rrugve t globit me u bo sa me par te huj,
    Pranej s do bohet kurr shqipnija.
    Ata jan ca derra tradhtare,qe haptas fare vendosen kunder vendit te tyre,
    Si Xhaferr Dev kosovari dje,si kta sot,dhe si gjith shumica shqiptare neser e mot… Te gjith tradhtar jan.
    Kjo histori i ngja asaj qe ndodhi ne nji gjyq.
    Dikush kishte perdhunu nji femen..po debatohej :e palloi apo nuk e palloi
    Burri i botes i kish hjek brekt me dhun dhe po ashtu i kish fut pd isin ne vagin dhe e kish lon shtatzan ate femen,kurse avokati i kriminelit thoshte :mir mir,po ne nuk jemi te sigurt qe ai e palloi ate femen,sepse ajo nuk arriti orgazem!!!!
    (ai nuk e qiu se ajo nuk u prish)
    Kshtu edhe muhabeti i ktyne futbollistave koqevar.
    Ata rrafen memdheun e tyne,(sot me sport,neser me luft),e kta po na i qesin normal,shqiptar patriota.
    Ata jan tamom tradhtare 24 karatç dhd pik.askujt t mos i vij hidhet.
    “prej lufte vec ai largohet,qe esht i lindun tradhetor”.
    Jeta gjithandej esht luft,por ne shqipni kosov …..etj ku ka shqiptar eshte luft edhe me përgjakshme.dhe nga kjo jet jan largu ata.pse.
    Sepse jan le tradhtare.

    1. Piperi says:

      Hajde Hajdar hajde

    2. nastradini says:

      Tamam “hajdar” qenke. Heronjte e kohes se luftes e treguan veten ne lufte, e po ashtu tradhetaret se kush ishin.
      Sot patriotet e vertete te kombit jane ata qe kane marre ne dore fatet e kombit: politikanet. Keta jane patriotet e vertete or mik, se edhe duke qene ne gjendje mjerane shteti, keta kane kurajen dhe nismen per ti dale zot kombit e bashkatdhetareve. Para tyre duhet te ulim koken te gjithe edhe ti Hajdar qe nga sa ke shkruar ja mbyt kodra mbas bregut.
      Drejtuesit e futbollit shqiptar duhet te ulin koken e te edukojne brezin e sotem me gjenerate te re per futbollin, por nuk e bejne dot se nuk i lë xhepi. Pastaj papritur kur ne ndonje skaj te rruzullit del nje filiz i talentuar per te cilin marrin vesh ekzistencen kur shohin ne televizor golin, dalin si zot e japin mendje se kush per ke duhet te luaje. Idiotizma!
      Pse more hajdar, ne qe jemi larguar nga atdheu e punojme ne vende te huaja tradhetare qenkemi, se paguajme taksa ne kete vend e pasurine e perdorim per femijet tane?
      Spaske haber nga politika or mik.

  24. nezo says:

    ajo puna e xhamadanit ,duhet te jete ; xhamadani kuq e zija, eshte kosova eshte shqiperia, kejo duhet per himn. se keshtu e kemi flamurin .

  25. M.Ujko says:

    Ah mor shqiptare te mire (edhe une jam nje nga ju). Nuk ke c’ti besh gomarit dhe godet samarin. Si gjithmone, edhe kete here Kombetarja deri para tri lojesh ishte e mrekullueshme. Por, c’ndodhi pastaj ? Tri ndeshje radhazi ne fund i humbem (pse ?), per kete me se miri eshte ta pyesim Duken. Prandaj tash duhet kerkuar fajtoret(kujdestar). Eshte e kote t’i kerkojme gjetke, ata jane ne mesin tone, por te kamufluar mire, me metoden divida et impera (percaj e sundo), si avangarde na perdore neve, e Duka&Co. na shikon nga larte. Ai rri i qete ne stolin e tij pa u bezdisur nga askush, e fajtore jane kush tjeter pervec Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi, Xhemajli, Kasami e shpresohet qe edhe Januzaj te behet fajtori ardhshem. Funksioni i Presidentit te Federates se Futbollit nuk eshte vetem i nje Faturinoje per prerje biletash, por per organizimin e futbollit prej moshave me te reja (si cdokund ne bote) e deri ne majat me te larta. Shtrohet pyetja: A ka kryer Duka detyren e tij? Une them jo.

  26. Rama says:

    Heronj? Po zoteri.Si te dush ti, kjo gazete dihet se cfare politike ben. Tipik si Maqedonia,kemi bo nji shtet te ri tani hajt te bejme nje identitet e histori te re. Fundja ka hanger nji dreke me heroin kombetar Shaleqiri dhe i ka dhane nji bluze. Tani duhet me e ngju ne kte. Po mire more shqipfoles sic thote idioti Duka, mire qe u thu heronj ketyre ti, po si tia bejme me Adem Jasharin pastaj? As ai as Isa Boletini se kan dite kete flamurin krenar blu me yje. Sa paskan hum te shkretet. Si do u themi gjithe atyre djem e vajza qe linden jashte e erdhen nga gjithe bota e dhane jeten per SHQIPTARI? E di une si i quani ti dhe politika, STATISTIKA. Heronj normal jane Shaleqiri qe ngre flamurin me yjet ne champions league. Fundja kush i pa ata te rinj qe u vrane gjate luftes? Ok zoti Mushkonja, njeri nga ata yjet tek flamuri yt eshte per magjypet si ty edhe kta endacaket pa identitet qe shuan endrren e femijve shqiptare per ne boteror. Sa per heronjte e mi une di kush jane.

    1. demokrat says:

      Endacaket qe shuan endrren e femijeve shqiptare per ne boteror. Bukur e ke the, por nuk e shuan e vrane me agresivitetin e tyre te pakuptimte.

  27. eri79 says:

    Mendoj se problemi eshte i thjeshte.Pas 100 vjetesh mendimet e shqiptareve nuk jane te njejtat.Shqiptaret e krahines se kosoves po mendojne si kosovare.Kjo eshte e keqja me e madhe qe na e la trashegimi Serbia me pushtimin 90 vjecar.Nuk duhet te perjashtojme njeri-tjetrin tani qe jemi te lire dy nga gjashte anet e Atdheut ame.Diskutimet se a jane tradhetare apo jo nuk kane vlere.Vlere mendoj se ka pozicionimi i disa prej intelektualeve nga krahina e kosoves.Ata po mendojne se tani mund te veprojne si te pavarur nga Shqiptaria.Ky eshte krim.I pafalshem bile.Shikoni se ku jane arvanitasit e Greqise tani.Ata mire qe nuk po mendojne por edhe nuk po flasin me shqip.Bile disa jane bere antishqiptaret me te keqinj.Mendoj se edhe rruga e intelektualeve qe po na krijojne kombin kosovar do na coje ne te njejtin drejtim.Nje futbollist para se gjithash eshte njeri dhe ka nje detyre para kombit per te kryer si te gjithe ne.Po mendoni si ndihen ata qe zgjedhjen e tyre po e mbeshtesin edhe intelektualet.Mendojne qe gabimi i tyre nuk eshte aq i madh bile mendojne se po bejne sakrifice qe nuk po lozin me skuadren qe perfaqeson kombin e tyre dhe qenien e tyre Shqipetar.Dhe neve duhet te na vije keq per ta?Kjo eshte idiotesi.Domethene duhet ta kuptojme edhe Pirro Dimen nga Progonati,edhe Luan Shabanin nga Elbasani,edhe Gjergji Konen edhe Panajotin,edhe Jorgon dhe Jorgot e tjere qe ne kemi aq talent per ti nxjerre.Me vjen keq.Une nuk i kuptoj dot.Te gjithe keta na kane tradhetuar.Nuk gjej dot fjale tjeter.Edhe ata djem qe po lozin sot me ne, pas perpjekjeve per te lozur me kombetare te tjera njesoj jane.Te jene te sigurt ne kosove se ne dheun ame asnje qe e do Pirro Dhimen dhe cdo Jorgo apo Jorgjice tjeter qe ka ikur per 300 evro.Nga lufta vec ai largohet qe ka lindur tradhetor.Dhe kjo eshte lufte per te cuar para atdheun tone me cdo mjet dhe ne cdo fushe.Dhe atdheu eshte i te gjitheve.Vec atyre qe kane lindur shqipfolesa.Mbase keta djem po na bejne nje sherbim te madh.Po na sherbejne per te pare me qarte se kush jemi.Vec ne qe ndihemi sadopak nacionaliste na ngelet nje detyre e madhe.Duhet tu tregojme internacionalisteve se duhet te jetojme,punojme dhe te vdesim duke pasur ne zemer Shqiperine.

  28. just says:

    Mushkolaj une nuk e kam fare problem pse ata djem.kane zgjedhur Zvicren sic nuk e kam pasur problem pse Pirro Dhima apo te tjere zgjodhen Greqine. E drejta e tyre dhe pike. Problemi apo acarimi te themi me mire vjen kur keta perpiqen te me mbushin mendjen se ata e duan vendin tim po aq sa une apo pak me shume. Kur ata ne kepuce futbolli vendosin shqiponjen e me thone se une duhet te jem krenare per ta. Problemi im eshte kur nierz si puna jote me tregojne cfare do te thote te jesh shqiptar. Fuck them and fuck you!

  29. Hajdari+ says:

    Ata jan tradhtare sepse jan largu prej lufte(prej lufte vec ai largohet qe osht lindun trathtor),por ka edhe mo,ata luftuan kunder vendit te tyre shqopnis,dhe brenda ne shqipni tiran,dhe “qelluan”,dhe ne zemer ama
    .pra jan dabell trathtare,trathtare ne katror fare…ne kub madje.

  30. Kendveshtrim tjeter says:

    Artikullshkruesi duket qe se ka haberin nga sporti !
    Pse do ishte ndonje habi e madhe te kendonte me Sinanin,Rita Ora.Te duke jo talent Sinani,pse kendon ne Shqiperi?
    Ky qe ka marre persiper ,te beje avokatine e Shaqirit,vetem shqiptar nuk eshte,panvarsisht se ka te shenuar shtetesine ne pashaport shqiptar.
    Une si dhe shume te tjere,nuk ndihesha mire kur shqiptaret luanin kunder shqiptarve,per te perfaqsuar vlerat e kombetares sone te futbollit.
    Kjo ndodhe shume pak ne bote,skemi pse krenohemi,me kete akt te shemtuar tradhetie.
    Cili gjerman,angles,zviceran etj luan me ekipin kombetar te nje vendi tjeter.
    Jonuzai,po qe se e mohon se eshte shqiptar,le te luaj me ke ekip kombetar qe deshiron,por jo si shqiptar pa dinjitet.
    Nuk duhet te behemi sentimental,se keta futbollist jane cilesor,por nuk kane deshire te luajne per ekipin kombetar shqiptar,paskan te drejte te na ofendojne si komb,ku ne duhet ti respektojme.
    Kur Shaqiri,apo dhe Jonuzaj jane shqiptar,por e kane per “ofendim” te luajne si te tille,ne duhet ti respektojme,se ata luajne bukur futboll.
    Te luash kunder Shqiperise,kur je shqiptar,eshte TRADHETI.

  31. Vesel Hysa says:

    Duke i lexuar komentet në shkrimin tuaj, z. Mushkolaj, m’u kujtua një thënie e vjetër latine: MARGARITAS ANTE PORCOS (Që në gjuhën tonë i përgjigjet asaj “Ku di dhia ç’është tagjia”).

  32. demokrat says:

    Sa fillova ta lexoja binjakun e Kimetes, kujtova se isha duke lexuar ndonje leter nga ato qe ndermmarjet artistike dergonin me rastine 1 Majit.Eshte me qete andej nga Rubrika Sportive persa kohe Kimetja dhe Idrizi nuk do ta gjejne interesante.
    Edhe Spanja me Brazilin paskan nje problem per nje sulmues brazilian, per kete brazilianin eshte me e thjeshte puna se per Jonuzajn qe eshte shqetesuar gazetari, meqe di vetem dy gjuhe zgjedhja eshte me e lehte, per Jonuzajn eshte e veshtire pasi eshte ne loje Serbia, Kosova, Kroacia, Turqia, Belgjika dhe shqiptaret e pangopur. Propozimi im eshte qe Jonuzaj te perfaqesoj Kombet e Bashkuara, ashtu si xhudistja kampinoe e Europes, ne kete rast bien rehat edhe kosovaret qe kerkojne qe Jonuzaj te luaje me perfaqesuesen e Shqiperise edhe kosovaret qe kerkojne qe Jonuzaj te mos luaje me perfaqesuesen e Shqiperise. Jonuzaj dhe futbollistet kosovare te Zvicres jane problem vetem i kosovareve jo i Shqiperise dhe shqiptareve.

  33. Ateisti says:

    Prefesioni shqiptar vetem me sha dhe mos me bo gjo per ket ven. Esakte 100%.

  34. lindi says:

    oj suzana,ma knaqe zemren me koment bajat me gjithe keta tjeret,se nese jane heronj ata qe e kapin pushken e shkatrrojn paqen ateher kjo ndodh vetem te shqiptaret.Nuke eshte aspak me rendsi ku luajn ata djem po me rendsi eshte kush je ti e kush jeni ju ,qe qdo njeri prej juve ose qdo i dyti nese i vjen perdore diqka e hane krejt shqiprin me kosoven.Nese nuk eshte keshtu ateher shikojeni shqiprin po edhe kosoven ne qfar gjendje eshte pikerisht nga ju patriotet qe edhe njeriun me te durueshem ne bote e kishi qmendur me keto komente.
    Une nuk degjoj per as nje moment ne zvicer as ne gjermani apo diku ne evrope duke folur per patriotizem ,por si te punohet dhe si te luhet edhe ne futboll duke marr m’sim nga gabimet,e jo duke kritikuar dikend per faj tendin.

    1. Suzana (Kosove) says:

      edhe une @lindi nuk degjoj qe futbollistet gjerman te luajne per Francen apo Angline.
      Heronj jane ata qe u vrane ne fushebeteje, jo refugjatet duke ikur nga fushebeteja, Turpi me i madh eshte qe disa futbollist te Zvicres ti trajtojme si Heronj edhe pse deri sot nuk kane bere asgje per vendin e tyre, as Kosoven as Shqiperine. Kete nuk e them se qenkam patriote, por e them se eshte e vertete e madhe, Gazetaret tane si duket nuk kane Tema te shkruajne dhe kane fillue te merren me fjale si grate e keqia te katundit. Shaqa me shoke le te luajne ku te duan, po mos te na e nxjerrin veten heronj apo patriot se nuk jane fare, asgje s,kane bere per fshatin e tyre, le me per popullin e tyre.

  35. Piperi says:

    Me erdhi shum keq per lojtaret e perfaqsueses sone qe luanin kokulur e inferior ndaj atyre Shqiptarve te Zvicres.
    Me agresiv duhet te kishin qen, por kjo vjen nga mbivlersimi qe u behet atyre tre lojtarve.
    Kemi kete kombtare qe kemi dhe le te vin te gjith ata qe e ndiejn veten Shqiptar e qe duan te kontibuojne per te ngritur pesh zemrat e te gjith ne shqiptareve nepper bot qe i ndjekim e i mbeshtesin. Te tjeret nuk kan asnje vler.
    E ky miku jon gazetar qe un pertova ta lexoja deri ne fund mos te ngaterroj europiznizimin me ndjenjen nacionale.

  36. Genti Domi says:

    Nuk arrij te kuptoj vetem nje gje: keta gazetaret, analistet dhe te gjithe personazhet e tjere nga Kosova, pse jane kaq krenare per shqiptaret qe luajne me Zvicren apo ndonje vend tjeter evropian dhe shajne dhe mallkojne nga mengjesi deri ne darke me analiza dhe statuse ne facebook, futbollistet qe luajne per Kombetaren e Shqiptareve?

    A nuk ishin kete kosovare qe kerkonin shqipnine etnike dhe sot na u pelqen te flasin me shume per Zvicren?
    Me thoni pse keta kosovaret nuk e permendin asnjehere emrat e futbollisteve te kombetares se shqiptareve, por faqet e gazetave i mbushin me krenarine e Behramit per Zvicren?
    Dhe me keq akoma, keto mediat e Kosoves, pse nuk paraqesin qofte edhe nje lajm te vetem nga Shqiperia, nderkohe qe mediat ne Tirane transmetojne cdo gje qe ndodh ne Kosove?
    I nderuar Imer, me thuaj kur ke percjelle nje lajm per Shqiperine? Me thuaj kur ke folur njehere te vetme per futbollistet e kombetares se Shqiperise? Pse t’u hap barku per Januzajn dhe Rita Oren ty sot?
    Askush nuk Shqiperia nuk ka folur keq per Januzin, Shaqrin, Behramin etj, madje u kemi thuur lavde pafundesisht, Ju edhe ai Buzhala, jeni ca nihilista, qe rrisni vetem urrejtje mes shqiptaresh. Nese do te na flasesh per krenari, fol njehere mire sot per Shqiperine, pastaj beji fresk sa te duash Zvicres e Gjermanise.

  37. Adri says:

    Vetem ne dhe afrikanet luajm per kombetare tjera, bile edhe mburremi me ta, per kete arsye i kemi “punet shume mire”. Per mua ata jane futbollista te mire mirepo jo herojt e as perfaqesuesit e mi sepse ata nuk perfaqesojn asgje timen. Ata e kane bere zgjedhjen me te lehte perderisa kane mundur te behen heroj dhe shembuj sepse ky vend ka nevoj per te tille. Para luftes ne Kosove ka pas edhe te tille qe e kane bere zgjedhjen e lehte duke u bere pjese e pushtetit dhe me kete kane perfituar te gjitha te miret mirepo prap ne shumica e kemi zgjedh sakfrificen per nje dite me te mire. Keshtu qe une nuk mburrem me diken qe ka refuzu me “sakrifiku” edhe me lujt futboll me shtetin qe perfaqeson te gjithe Shqiptaret. Per ata qe nuk e dijn edhe per ata qe kane harruar, sikur puna e ketij “analistit” Imer Mushkolaj dhe te gjithe ketyne pseudo liberaleve servil dhe inferior ndaj te tjereve, ka pas shqipetare qe i kane lan te gjitha te mirat qe i kane pas ne perendim dhe kane ardh dhe kane luftu ne Kosove kurse prej ketyre “patrioteve me tatoazhe” nga zvicrra kemi kerkuar qe vetem te luajn futboll per ne. Kaq kane mundur te bejne per kombin e tyre.

  38. viktor hoti says:

    Eshte i gabuar emertimi ” kombetare” sepse ne fakt e sipas rregullave nderkombetare perkatese kemi te bejme me nje perfaqesuese te nje shteti te caktuar dhe si e tille ajo perbehet nga shtetasit perkates. Po te ish per “kombesi” ne mund te marrim gjithe lojtaret elitare te zvicres. Viktor Hoti

  39. Shqiptar says:

    Shkoni shikoni perberjen e skuadres se Bosnje Hercegovines asnje lojtar i ture nuk luan ne kampionatin vendas, nente 9 prej tyre e perseris Nëntë jane me nenshtetesi dopio dhe jane formuar ne Zvicer Gjermani Belgjike e Hollande pra si {heronjte} tane mos valle Bosnja ja u shtroje me flori apo shtetet e Evropes nuk i thiren. Thjesht deshironin te perfaqsonin vendin e tyre dhe e cuan ne boterorin e Brazilit. Boll me moralizma ata qe futen ne fushe perfaqesojne kombin Shqiptar te tjeret ate qe u jep lek me shume…

  40. Analize te ketij lloji smund te besh ti o Ymer,i perket minoriteti te maxhypeve keshtuqe mos u mer me pun Shqiptarie…

  41. sefer efenja says:

    Nuk eshte njisoj ti kerkosh Rita Ores te kendoj te Kenga Magjike dhe Shaqirit te luaj per Shqipnino Imer Serbi, ehte njesoj ti kerkosh Rita Ores te perfaqesoj Shqipnin ne Festivalin Europian po jeni disa gazetar qe fusni vetem percarje per ju ka vetem nji fjal TURP……….

  42. sefer efenja says:

    Nik eshte njespoj ti kerkosh Rita Ores me te kendoje te Kenga magjike dhe Shalqirit te luaj me Shqipnin, njesoj eshte ti kerkosh rita Ores te perfaqesoje Shqinin ne Festivalin Europian te kenges dhe kishte per te pranuar, por jeni disa gazetare ne rastin tat Serb dhe te Meroja Grek qe ndillni vetem percarje te shqiptart. per ju vetem nji fjale TURP……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje