Nëse dikush do të më pyesë, një ditë prej ditësh, se kujt kombi i përkas; nuk do ta kisha aq të vështirë për t’i dhënë një përgjigje të saktë. Nëse nuk do ta ndjeja vetën aq të mërzitur, sa ç’janë shqiptarët, në të gjithë rrjedhën e tyre të historisë. Vargjet e këngës spartane: “Ne jemi ç’ka ti ishe, ne do të jemi ç’ka ti je”, me thjeshtësinë e tyre, janë përmbledhja e himnit që i këndohet çdo mëmëdheu. Me siguri, më shumë se gëzimi, ajo që na bashkon është dhimbja. Çfarë, dhimbja? Po, po, fiks ajo. Disave kjo u ndodh në fëmijëri, të tjerëve në një moshë të madhe, madje në pleqërinë e thellë. Si gjithë shqetësimet e mëdha, ajo hyn trazueshëm në çdo moshë.
Me pahir jemi të zgjedhur të mbajmë mbi supe një të kaluar të përbashkët; sakrifica, vuajtje, pezme, ndoshta dhe më tepër se të gjitha gëzimet e mbledhura tok së bashku. Na kanë zgjedhur ta kujtojmë qysh kahera veten veçse për hidhërime, gjëma të shumta, që na kanë rrokullisur nëpër shekuj deri në ditët e sotme. E gjithë kjo për arsyen e thjeshtë, se shqiptarët në të gjithë historinë e tyre të vetëdijësimit, me zellin më të madh, i kanë kushtuar krejt energjinë e tyre. Nuk ka popull që është dhënë me mish e më shpirt pas elegjisë se sa shqiptarët. Madje as grekërit e lashtë nuk e kanë bërë një gjë të tillë edhe pse tragjeditë më të mëdha mbajnë firmën e tyre. Krejt ndryshe nga fqinjët tanë, tek ne, historia është hepuar disi.
Do të më vinte për hosh të freskohesha nën hijen e diturisë hipokrite të folklorit. Të ndalesha diku, ndanë damarit të tij, për të freskuar pak kokën nga rropullisja shekullore e një dyfytyrësie të lashtë. Më pas ta kapja pore për pore e ta shkoqisja ngadalë anaforën e këngës së Gjergj Elez Alisë apo Vajin e Ajkunës, a ndër të tjera me siguri, vajtojcat e morteve tona. Ndoshta pikërisht për këtë, për faktin se pa dyfytyrësinë në të treguarit, nuk do të arrinim të ndërtonim ngadalë një ndërgjegje historike dhe artistike, e cila pas disa hapash nisi ngritjen, ngjalljen e popullit tonë-“hero”. Dhe pikërisht kjo, krijoi heroin e vet, Gjergj Elez Alinë, Skëndërbeun, Mic Sokolin!
Megjithatë, kombet fatkeqësisht ekzistojnë. Secili kristalizon një mullar gabimesh që i quan vlera, të cilët i kultivon, i drejton, i kombinon dhe në fund; iu jep rrugë e vlefshmëri. Nga trualli i këtyre gabimeve, qytetari në kohëra, ka ndërtuar individualitetin dhe krenarinë e vetëkuptueshme. Por edhe manipulimin. Sepse ato peshojnë në mënyrë të pandërgjegjshme mbi individin. Pikërisht për këtë, vetë shenjtët, a heronjt kanë një karakter kombëtar. Figurat kombëtare janë krejt të ndryshme nga ato të kombeve të tjera. Ata kanë një veçori të identifikueshme, gjë që na lejon t’iu përcaktojmë një origjinë.
Fati jonë, me sa duket, është ai i të mbështjellit në skoriet e krijimit popullor, por jo vetëm atij edhe i letërsisë së rafinuar, koreografisë, kinematografisë dhe muzikës. E si mund ta tregojmë forcën tonë ndryshe, veçse duke jetuar në mjedisin e kalbësirave të tyre. Por, sot, ekziston një zallahi, që për qytetarin e ditur ngjan krejt me diçka të njohur. Vaje, histori trimash, rrëmbime grash, shkrepje pushkësh, mort, gjakmarrje, kuvende burrash, dasma, varre etj. Me një fjalë, pas çdo hallke jete, në çdo çelje, kemi një kundërshti të tipit, lindje-vdekje, dasëm-mort, i lirë – i mbyllur. Dhe me siguri ndokush mund të mendojë se ky është çmimi i madh i tragjedisë së vjetër. E për më tepër, që i shkon shumë për shtat shqiptarëve. Pa mëdyshje mund të thosha, se nuk ka as një popull, që përngjason më shumë me tragjedinë se sa jeta e shqiptarëve. Një komb, që është lindur për të jetuar si i tillë, e në të njëjtën kohë, si askush tjetër: të mësojë aq pak prej saj.
Akrepat e orës në të kundërt, po bjerrin kohën historike, por ende jo mërzitjen. Atë mërzitje patologjike që po na shoqëron si hije trupi në çdo rrugëtim. Bubullimat, më në fund, po fillojnë të shfaqen nën qiellin e rrokshëm nga ne. Neurozat po ndjeknin njëra-tjetrën. Që dukej se po na shkrepeshin mbi kokë, si një ortek nga Alpet e Shqipërisë.
Fjalët e Erving Goffman-it se, “jeta është një skenë gjigande dhe ne jemi veçse aktorë të mundshëm të saj”, me siguri kjo kuturisje djaloshare se paskërka qenë i pari që e ka zbuluar, nuk mund të bie dakord kurrën e kurrës me këtë. Për faktin se nuk e di se çfarë do t’i thosha atij, nëse do të kishte pasur shansin të dëgjojë vajtojcat e morteve tona, ku edhe teatri i lashtë grek me siguri aty është referuar, për të ndërtuar korin e tij të famshëm. Apo në shumë episode të tjera siç na tregon shpeshherë folklori, për jetën e cubave të maleve shqiptare, që pranonin në shumë raste të dilnin vetë para gjakësit e të vriteshin. Pasi çiftelia dhe lahuta ishin në kërkim të historive.
Prej kohësh, diku në kthinat e shtëpive, në odat e kullave kur shkonim me pushime verës, apo në ndonjë lokal mes miqsh të vjetër, që krejt rastësisht, pa pritur dhe pa kujtuar, lindin ca pjesëza historie që të mbërthejnë fort e ta qarkojnë trupin me vargonj joshës e njëkohësisht epik. Pasi hyjnia e shqiptarëve nuk është lumturia dhe as shija. Kjo e fundit ndoshta mund të jetë e francezëve. Megjithatë tek ne, nuk gjendet as njëra as tjetra. Ndoshta për shqiptarët e shenjtë ka qenë dhe vazhdon të mbetët; e përjetshmja. Pak a shumë, të lënit emër pas. Me një fjalë shqiptarët e kanë jetuar jetën jo për vetën, por për të tjerët. E ku ka më mirë për ta kuptuar këtë sesa në malet e Shqipërisë. Aty ku realiteti qysh prej kohërash të largëta vazhdon e kallëzohet ende si legjendë.
Kur një kulturë gremiset në dekadencën e vet? Atëherë kur kultura e një kombi e mbyt pa u ndrojtur motivimin e individit. Rrallë ekzistojnë kombe si i joni që investojnë vazhdimisht, krejtësisht pa u lëkundur, në një ide të tillë. Me t’u zgjuar ankthi patologjik, qytetari i thjeshtë ka rënë kokë e këmbë në grahmat e pesimizmit dhe ndoshta në shkatërrimin personal të vetes. Shqiptarët do ta meritonin përbuzjen, nëse nuk do ta ndjenin mërzitjen patologjike që i ka shoqëruar kahmotshëm në për të gjithë rrjedhën e tyre historike. E megjithatë ata nuk kanë pasur as mendimin dhe as kurajon për ta luftuar një gjendje të tillë.
Po më shqetëson gjithmonë miti i krijuar mbi figurat kombëtare si faqe të bardha, të mbushura plot me ideale për atdheun, pa të meta, ku vetëm një motiv kishin në jetë: atë të Shqipërisë së lirë dhe të begatë. Çfarë dokrrash me okë u mësojnë brezave në shkolla. Në vend që t’u thuhej se shumë kohë më parë jeta lëvizte shumë ngadalë aq ngadalë sa cubi i maleve, trimi i Jutbinës, Skënderbeu, Mic Sokoli apo ndoshta edhe Lekë Dukagjini i Ben Blushit në një moshë rreth të dyzetave i kishin parë të gjitha. E panjohura nuk ekzistonte. E kishin provuar ndjesinë e të qenit dhëndër, prind, gjysh, krushk i parë, kishin parë lulet e kumbullës të çelnin, barin e pranverës të mbijë. Por jo vetëm kaq, mbi lëkurë kishte prekur ndjesia e vrasjes, gjëmës, ngujimi, frika, kishin dëgjuar këngët e trimave. Dhe në fund, në fund fare ishin dashuruar marrëzisht pas një roli të tillë.
Dhe tani, të gjendur në këtë pikë të jetës së tyre kishin menduar ta mbyllnin gjithçka me një emër të mirë. (Hej, si filani o burra) Kinse që të dorëzoheshin para gjakësit që t’i vrisnin, për të shpëtuar nga gjakmarrja djemtë e tyre. Por siç dihet në ato anë drejtësia pillte veçse një vrasje tjetër. E kështu me radhë. Në këtë ngjarje nuk ndihet aspak trimëria, ajo trimëri që përpara katastrofës që i kanosej duhej të kishte vluar si askurrë nga pasionet, ankthet, parandjenjat, pritshmëritë etj, etj, materie kjo e mrekullueshme për krijues të tillë. Por thellë, nën katakombet e kthjellës së tyre të ndërgjegjes rrinte strukur, si një bishë e tërbuar dëshira për të marrë një rol të madh, ndoshta rolin e fundit dhe më të vështirin në jetë; atë të vdekjes. Kishin dëgjuar nga rapsodë të ndryshëm që luanin me lahutë a çifteli, se të tillë vdekje kanë zgjedhur vetëm heronjtë e legjendave epike, që askush nuk e dinte se nga kishin lindur. E mes këtij ansambli, krejt ftohtë, në skenën e madhe të jetës ata kishin zgjedhur vetë rolin e tyre.
Aty, tek ajo skenë, tek ai tabor i qarkuar me një fjongo të zezë, u bë e ditur, se jo e qara e drejtpërdrejtë e nënës, a motrës, por truku i saj, jo dhembja e thellë e shpirtit, por ajo e gdhendur artificialisht, pra vënia e kujës, futja në skenë e vajtojcave, mund të quhet pjella e parë e dyfytyrësisë, pak a shumë një gjendje primitive e artit, që në radhë të parë ishte në interes të të gjithëve. Kështu që aty, tek shkrepja e armës në pritë, tek gropa e varrit lindi një nga ligjet universale të dhimbjes së shndërruar në art – distancimi nga jeta, nga pulsimi i gjakut, nga vetvetja, me një fjalë, heqja dorë nga një e vërtetë e pranguar, nga një liri e rrokshme, në emër të një burgosje mjaft të vështirë: kujtimit të përmotshëm.
Jo “kujt kombi i perkas” por “cilit komb i perkas”, o injorant me shkolle te larte.
haha
Ka ba nje perzierje rrush e kumbulla…Me fal po nuk pata durim per ta lexuar deri ne fund…Nuk mendoj se ka ba ndonje ‘shpikje’ qe ‘eshte veshtire te lexohet nga kushdo’!!!!Me qarte zotri ..jo jo perzierje fjalishe nga burime te nryshme ,e te pershtatura ‘per ne’!!!
keshtu eshte kur mbaron Kristalin.
Edhe keshtu mire e ka shkruar or ti zoteria i Shkodres ose me mire “intelektuali me shkolle fillore” ..ai e ka shkruar siç ia dikton dialekti te cilit i perket dhe eshte mjaft i kuptueshem dhe mbi te gjitha eshte ok me drejtshkrimin… dhe boll diskriminuat Kosoven per drejshkrim, shihni veten se nuk jeni aq ok sa e mendoni .. merruni me ate qe ka shkrujt dhe jo se si e ka shkru..se na e shpallet..
Nje shkrim pa pike vlere qe nuk i hyn ne pune asnjonit.Nese rrin gjithe diten duke shkrujt keto gjona pa vlere qenke nje njeri parazit dhe i deshtuar ne jete, nese bon edhe ndonje pune tjeter ne dobi te komunitetit te uroj suksese.
Cfare ka ky more vellezer, pse qan more djale cke qe ankohesh nga cdo gje dhe per asgje. Flet per heronjte per dyfytyresine e tyre, per vajtimet e per cfare nuk ka folur por qe nuk ka qullosur te percoje asnje lloj mesazhi pozitiv, vetem pesimizem fund e krye. Ndjehet keq qe eshte shqiptar, flet mire per Francen por jo per vendin e tij, perbuz cdo zakon ne vendin e tij e ka bere nje rremuje qe nuk ka zot qe qe e kupton se cfare ka dashur te thote. Une e kuptova keshtu qe ky po shan cdo gje qe ka lidhje me historine tone te lashte, me vdekjen vajtimet dhe varrosjen e njerezve, shan Skenderbeun e quan cub malesh qe ketu kuptojeni qellimin antikombetar te ketij shkrimi dhe une nuk e di se si e ka pranuar tema ta publikoje nje shkrim te tille antikombetar. Se kush eshte ky djale qe nga emri duket shqiptar por qe do te ishte me mire per te mos ishte i tille sepse ky e urren veten e tij sepse eshte shqiptar dhe i vjen turp per origjinen e tij. Shkrim me te turpshem dhe te ulet kunder vete-vetes se tij une nuk kam lexuar ndonjhere. Po qe se do ta vazhdosh karrieren tende me shkrimet te tilla nuk ke per te shkuar shume larg more djale por kenaqu me ate qe ke dhe mos kerko te pamunduren duke mohuar historine dhe prejardhjen tende.
ai thjesht ka thene nje te vertete qe ekziston tek shqiptaret,ska ,,as do te kete shqiptar,te lumtur,te gjithe flasin me vete,te gjithe jane hallegjinj qe po luftojne per mbijetese,,ndersa ti shkodra kapesh jo e ka shkruajtur mire jo keq,dhe c`rendesi ka ajo e shkruajtura e tij,femije i lumtur
Analize Amatore!
Ndersa une e lexova shkrimin, mu duk hartim i bukur. Autori ka bagazh letrar dhe fjalor. Une mesova disa fjale te reja prej ketij artikulli.
Mesazhin kryesor nuk arrita ta marr dot. Shume i perhapur dhe pa objektiv. Per te qendruar brenda kriticizmit konstruktiv, do doja t’i sugjeroje Z, Reland te mos kete frike te jete i lumtur se eshte Shqiptar.
Ky eshte shkrimi i dyte i ketij autori, dhe pak a shume ka te njejtin stil. Perafron me ate te te shume gazetareve te tjere. Japin mendime personale te pa mbeshtetura ne fakte. Pra te japin pershtypjen sikur shkruajne ne zhanren e nje tregimi dhe jo artikulli qe ka nje mesazh i cili vjen si pasoje e ngjarjeve dhe ndodhive reale.
Une nuk jam gazetar, por jo cdo shrkim per mendimin tim duhet te kategorizohet si artikull. Nese qellimi i autorit ishte marketingu i aftesive te tij letrare, atehere ka bere pune te mire. Nese qellimi ka qene paraqitja dhe venia ne dukje e nje problemi atehere me duket se ka deshtuar (me keqardhje)
Kush e kuptoj thelbin e ketij shkrimi ju lutem me sqaroni, se jam pak konfuz.
Pash zotin kete emrin thika pse e ke? dikush te ka kercenuar
thika, i perket gjinise femerore. E si mund te kercenohet kush prej se brishtes?
qenka njeri i paradoksit zoti Thika
Mendoni se jam me shume paradoksal sesa artikulli i mesiperm?
ne gjinine mashkullore thika quhet shpate.
humor i holle, pavaresisht se shpata mbaron me a.
Mqse jemi te gjinite:
-Nese nje majmun eshte femer si therritet majmuni apo majmunija?
-Po nese nje deve eshte mashull si therritet deveji apo deveja?
Ndoshta Z.Reldar do te mund te na ilumonije me ndonje pergjigje ne artikullin e tij te ardhshem.
“apo ne ndonje lokal mes miqsh te vjeter”
po ta marim autorin me te mira qenka nen 28 vjec,dhe miq te vjeter qenkan çunat e ponçit,i cili dyshoj te jete pire poshte pallatit jo ne odat e kullave!
Botuesi mund ti japi nje fshese te pastroje ambientet ketij dhe i ben nje nder goxha te madh se ndryshe secila lagje do kete gazeten e vet
Shkrimi eshte shume i drejte.Mos kritikoni kot ose ndoshta jeni te rinj ne moshe.Brezi i mesem dhe i trete jemi edukuar se çmendojne te tjeret apo do shkuar te nderojme tjetrin pas vdekjes kur se pame se gjalli.
me teper duhet te vleresohem une per ate qe jam e mund te bej e jo te bej sakrificen qe nuk dua (gjakmarrja,apo vrasje per nder).
Une femijet e mij i kam edukuar qe te ndihen mire me ate qe duan vete e jo me mendimin çthone te tjeret,kuptohet brenda normave.
Nje analize perfekte e papare, shkrim shume i bukur.
me dy llafe car analizon, qe te kap fillin te lutem…
ahhahahahahahaah shqiptaret jane qenie e cuditshme, me doli pak natyrshem e qeshura pasi lexova komentet. Po nuk e kuptoni me derra, se arsye pse nuk arrini te lexoni shkrimin eshte fare e thjeshte se keni mendim dhe inteligjence te ngushte. Tek ‘Uliksi’ Joyce-t shkruhet se per te lexuar kete liber dhe per ta kuptuar, rekomandohet qe lexuesi te kete pervetesuar te pakten keto vepra, respektivisht Procesin e F. Kafka, Don Kishotin…etj, te pakten 13 vepra me sa mbaj mend. Ju jeni shakaja e ketij kombi, elegjia e tij. Neqoftese po krijohet nje mit i frikshem ditet e fundit qe eshte kthyer dhe parulla e rinise, eshte patjeter “te jesh servil edhe pse injorant, ben perpara”.
Si mund te flisni dhe te kuptoni ju elegjine, kur nuk e keni perjetuar apo njohur as ne libra. ahahhahahahahaha jeni per gjynah. Gazetari pershkruan se si kane humbur kohe shqiptaret nder shekuj, per te krijuar elegjine, mitin, ne funksion te te perjetshmes, teksa fare mire mund te krijonin mitin e shijes dhe lumturise si francezet, edhe pse keta te fundit ju po i klasifikoni se jane ku e ku me ne. Anti-shqiptarizem nuk eshte kur t’i evidenton mangesite e kombit tend, si qellim per ta permisuar ate, por kur ngre ne piedestal ate cka po e shkaterron. Injorante….
Fml qe e that at qe desha une ta them…Klm.
po le t i japi brezi i ri vlera dhe kuptim te qenurit shqiptar ,[se s e ben?Perse kaq melankolik ky autori? Mos do qe t ‘i jepet lumturia ne pjate? Jeta do guxim ,jo qarravitje
Analize nga me zeriozet dhe me te thellat qe kam lexuar ne shtypin shqiptar.Urime z.Reldar jeni i vetmi qe nuk i referoheni njiriu dhe keni mendimin tuaj.Sa per ata qe shkruajne ne blog mos e r..j fare.
U be ca kohe qe s’me punon per kaq te thella.Populli ka nevoje per drith.A ka drith te mbushe barkun fukaraja pa per te tjerat ka kohe edhe 8 vjete sa te vemi te Evropi.
Ky djaloshi, që paska frikë të jetë i lummtur për shkak se është shqiptar le t’i bëjë një spastrim ADN-së së vetë dhe aq, shpëton, do t’i iki frika e do bëhet vetvetiu i lumtur. Mundësitë shkencore për këtë shpëtim mendor e fizik janë. Ka edhe një mundësi tjetër: le t’i hyjë punës e vajet e tërë historisë shqiptare për vdekjet t’i kthejë në këngë, lavdet e heronjve le t’i ndyjë ca,në atë masë sa ta lërë të kënaqur, miteve le t’u futë një kryq, le të bëjë çfarë atij i duket e drejtë me tërë historinë e shqiptarëve, në dashtë t’i lërë edhe fare pa histori… Shkrimi është një mullar me budallallëqe, me një mllef, i cili, sadoqë i drejtohet natyrës së shqiptarit e qëndrimit të tij ndaj jetës, vdekjes,heroikes e heroizmave, miteve etj., etj.duket si një mllef që buron tej adresës që i është vënë. Autori do dëshironte të ishte bir i një populli që nuk mërzitet, që s’merret fare me vdekjen, që s’ka heroj, një popull au-iu. Do bënte mirë të mos harxhonte kohën duke zhgarravitur por të nisej në kërkim të këtij populli.
Parak:
shume kohe dhe energji harxhove per nje gazetaruc…
Parak ka shume te drejte.
Ky tipi eshte aq medioker dhe snob dhe bosh, sa duhet per te bere Fevziu apo Balla i ardhshem, prandaj duhet “rrahur” qe i vogel, qe te edukohet ne masen me te madhe te mundshme.
Sigurisht qe, Fevziu dhe Balla i ardhshem do te jete dikush, sidoqofte Paraku i ka bere nje sherbim te vyer shoqerise.
FALEMINDERIT Parak!
Parak ka shume te drejte.
Ky tipi eshte aq medioker dhe snob dhe bosh sa duhet, per tu bere Fevziu apo Balla i ardhshem, prandaj duhet “rrahur” qe i vogel, qe te edukohet ne masen me te madhe te mundshme.
Sigurisht qe, Fevziu dhe Balla i ardhshem do te jete dikush, sidoqofte Paraku i ka bere nje sherbim te vyer shoqerise.
FALEMINDERIT Parak!
ata nuk gjeten motiv me bindes per te lene nje emer ( veper ) te mire ne jete vetem duke dhene dhe mare nje plumb pas shpine.
Epo “burrat” nuk guxojn me kjesh,me ken te lumtun,
Ata veç duhet me ken vetullngrys,me kobure ne brez,gati per me u ndesh me dike ae kushedi sesi do cfaqet krejt paprit si balozi prej detit,dhe nga luftnat vijm drejt luftnash shkojm.
Burri vec per burgje osht
Ku asht burri vlo huri
Muri lu burri s lu
Shqipetar more burre qe njeri s u bone kurre
Malokar more burre ,qytetar nuk bohesh kurre
Ja kane fajin zanat, oret e malit, Dorontina, Konstandini, gogolet, gishtezat, Rozafa etj, etj kesaj shoqerie se perse disa injorante te paedukuar i justifikojne krimet e tyre shtazarake me kanun apo me zakone e tradite popullore.
Mqse disa praktikojne akoma gjakmarrjen, atehere rruga me e mire per ta luftuar fenomenin eshte te kerkojme gabimin tek traditat e trasheguara.
Kush mendon se Shqiperia nuk ka nxjerr burra dhe se “trimat” jane produkt i elegjive, bujrum na tregoni si duhet te sillen “trimat” (me vepra jo me llafe)
mua me ka zene nje frike me e madhe sesa kjo,kam frike se nuk do jem i lumtur,prandaj po bej te pamunduren te mos e çaj koken pse vajtonte Ajkuna,pse Gjergj Elez Alia(katragjyshi i Ramiz Alise)kishte nente plage,qe fajin vete e kishte,e bente veten burri per nje 10 mije leksh tek doktori(apo xherahu),apo pse Skenderbeu nuk ishte i zoti te bente shume kalamaj,se nusen e kishte te re.Mic Sokoli vete e kishte fajin,te kishte vrare topçiun,jo topin…Megjithate -thote autori maksimen moderne-fatkeqesisht kombet ekzistojne.Vlerat jane mullar gabimesh,mullarin e pare e ngriti Zoti,ishte tip kulle(ziggurat)andej nga Babeli…Reldar,mbi gjithe keto shakara,sinqerisht ke dell letrar,sipas gjykimit tim,ne te voglen time.Por nuk je vetem ti qe vuan konfuzionin.Ngjan sikur je duke e pare boten nga Hena dhe i thua vetes;ç’bejme ne atje poshte,grindemi,kapemi me thonj atyre rripave kufitare,me keq brenda nesh,vritemi per vijen e ujit,bejme luftera faraonesh per maja gjilpere,ankohemi per çmimet e dritave,ujit,paguajme pasaporta,mesojme gjeografine,matematiken,obobobobo,kimine,ajo te vdes me formulat kilometrike,deshperohemi pse portofoli eshte burgu demokrat i lirise,kur ja,nga Hena te sheh syri atje poshte nje flluske bojqielli,flluske kjo qe ka frike per vete te jete e lumtur,sepse ekziston fare kaosit indiferent qe i le hapesire te fluturoje.Ndaj frika e perjetshme e njeriut eshte fundi i botes,sepse çdo gjenerate e perjeton kete fund bote dhe ia percjell si fature borxhi brezit qe e pason.Gjate kesaj pavemendjeje kombet jetojne,ata rriten,fuqizohen,kur ti kthehesh nga Hena te kane reduktuar hapesiren vitale(Lebensraum),ndoshta i beson verberisht arrivizmit modern,filozofise universale,por pesimi mijevjeçar ka te njejten recete,ashtu si buka prej mijera vjetesh qe behet prej te njejtit brum.Qe te mbijetosh duhet te ruash ate qe ke.Cinike,por efiçente!Te jesh shqiptar eshte shkruar diku ne gjethet e destinos;mos e vri mendjen fare per kete,se nuk varej nga ty.Per ato qe varen perpiqu,ji i lumtur dhe me pak arritje,ji i lumtur edhe kur peson zhgenjim;tek e fundit,e provove veten!
Te kesh turp o djali, une jetoj ne Britaini, dhe kush me pyet jam Shqiptar dhe Atdhetar, ik studio pak