Seanca e të enjtes u fokusua, siç pritej, në miratimin e aktit normativ për ligjin e nëpunësit civil. Maxhoranca mundi t’i mbledhë 84 votat magjike që duhen për të miratuar aktet me shumicë të cilësuar, por lajmi i vërtetë i debatit parlamentar qe polemika në distancë e qeverisë me presidentin Nishani. Në harkun e pak minutave, shumica parlamentare dhe presidenca kanë shkëmbyer akuza dhe kundërakuza të rënda. Përfaqësues të maxhorancës kanë pretenduar se kreu i shtetit ka tentuar të largojë njerëz nga puna, në kohën që ishte funksionar lokal i Partisë Demokratike, kurse zyra e presidentit ka replikuar, duke thënë se “shumica qeverisëse përdhosi Aulën e lartë të Parlamentit”. Kjo përplasje e radhës e “pasuron” edhe më tej marrëdhënien thellësisht problematike mes kreut të shtetit dhe të majtës në pushtet.
Kreu i shtetit ka një rekord tashmë të pasur përplasjesh, fërkimesh e kundërvëniesh me shumicën e 23 qershorit. Pak ditë pasi ishte mësuar fituesi dhe humbësi i zgjedhjeve, Presidenti mblodhi krerët e institucioneve të shtetit për t’i bërë thirrje të ishin syçelë për “revanshin” që po vinte. Këtë qëndrim të para të pavend dhe emocional të tij, e thelloi më tej Zonja e Parë, e cila në një intervistë për mediat e shkruara, bëri deklarata të tilla që do të habisnin edhe një kryetar lokal të PD-së, për nga ngarkesa negative ndaj qeverisësve të rinj. Nga ana e saj, shumica nuk mungoi pa e “pickuar” kreun e shtetit, teksa shpallte vendimin për heqjen e të gjitha portreteve të tij zyrtare nga institucionet qendrore. Kjo marrëdhënie e vështirë ka marrë kohë pas kohe konfirmime të tjera të tërthorta, siç qe vizita paralele në SHBA, fërkimet në KLD etj.
Por tani e gjithë kjo tablo aspak e qetë mes kreut të shtetit dhe maxhorancës qeverisëse është pasuruar me një fakt të ri dhe të rëndë. Jo më me komente, reagime apo qëndrime thjesht politike, por me një fakt të dokumentuar në formën e një shkrese të publikuar së pari në shtyp, e më pas të cituar në Kuvend nga deputeti Taulant Balla. Kjo është një akuzë publike ndaj Presidentit, që e lidh atë drejtpërdrejt me debatin për nëpunësin civil. Sipas shkresës në fjalë, Bujar Nishani akuzohet se disa vjet më parë, nga pozita e kreut të PD të Tiranës, ka kërkuar largimin nga puna të disa punonjësve të policisë, për shkak të bindjeve të tyre të pretenduara politike.
Akuza konkrete e deputetit të maxhorancës, e bazuar në dokumente me datë dhe vulë, mori të enjten një reagim nervoz nga presidenca, në të cilin thuhej gjithçka, përveçse hedhjes poshtë të faktit të paraqitur si të vërtetë nga maxhoranca. Institucioni i kreut të shtetit siguronte në ajër opinionin publik se presidenti Nishani ka zbatuar kudo e në çdo kohë ligjet e vendit, por për të hedhur poshtë një dokument shkresor duhet diçka më tepër sesa retorika pa adresë. Ajo që pretendohet në dokumentin e paraqitur në media dhe në Kuvendin e Shqipërisë, është shumë e rëndë, nëse do të rezultonte e vërtetë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve e njohin mekanizmin banal që zbulon letra e publikuar, sepse dinë sesi fitimtarët e zgjedhjeve kanë hequr e vënë në punë mijëra nëpunës të thjeshtë, zyrtarë të të gjitha rangjeve e ngjyrave, duke u bazuar në bindjet e tyre politike, në tarafe e miqësi partiake apo klanore. Akuza në fjalë e përfshin kokë e këmbë zotin Nishani në këtë mekanizëm të shëmtuar, që ka qenë në origjinën e rotacioneve të dhunshme të administratës shqiptare, gjatë gjithë tranzicionit postkomunist. Për pasojë, ai nuk mund të fshihet pas reagimeve në tym. Ai ka detyrën morale të hedhë poshtë publikisht, ashtu siç edhe është akuzuar, një shkresë që e implikon në një procedurë thellësisht antiligjore. Bujar Nishani s’mund të fshihet pas konfliktit me Edi Ramën dhe shumicën e majtë, për të mohuar një akuzë konkrete. Para se të ngrejë zërin kundër “revanshit rozë”, ai duhet të sqarojë nëse ka qenë ose jo autori i kërkesës për largimin e njerëzve nga puna. Të tjerat janë folklor, madje nga ai me çmim të ulët.
Për shumë më pak se kaq, një president gjerman ka dhënë dorëheqjen. Si ai kanë vepruar dhjetëra zyrtarë të lartë në Europën e sotme, kur janë zbuluar në shkelje të ligjeve dhe skandale të të gjitha përmasave. Sa për pak kontekst gjeografik, meqë jemi edhe ne pjesë e këtij kontinenti.
Pse mendoni se e kemi president ne kete personin ne fjale? Ky eshte thjesht nje vegel e atyre qenve qe lane pushtetin dhe tani vetem po lehin se karvani e ka marre rrugen dhe po ecen perpara!…. Dhe sa per dijeni karvani nuk eshte vetem mazhoranca por jane dhe te gjithe votuesit qe e votuan per te drejtuar kete vend te lodhur
ti je presidenti i legenash e jo i shqiptarve te nershem
OK.
Aman ore Minxhoz tu befsha. Qe shkruan bukur e thelle kete e dine te gjithe po se ke kohe sa te merresh edhe me kete Jarin do thote…. Po lere more Minxhoz ca po ben ai i ngrati? Ai pershesh po ha
Ky shemtire , me emrin presdent epublike jo vete duhet te prononcohet qarte per akuzen qe i behet ,
pastaj te jape doreheqjen ky ulok duke marre si mase heqjen e te gjtha privilegjeve presidenciale ,
madje t’i sekuestrohet pasuria e plackitur e te dergohet para drejtesise ! Burg per keta hajna ! Duke
filluar qe nga kryecubi i Vicidolit !!
ky mastaqe ziu eshte i zi ne shpirt i pashpirt ne pushimin nga puna te njereze pa asnje faj – ky qe nuk fliste kur drjetoresha e drejtore lapanjoz e servile conin nxenesit ne mitingjet e PD – ky sakat mendor – nuk e di sa sakat fizik eshte –
Por Republika e Shqiperise nuk e meriton nje person pa piken e vleres !!!
ka ardhur koha qe ketij ti jepet nje karroce invalidi dhe te beje shetije andej nga Liqeni…
Nuk eshte ndonje gje qe nuk dihej.Bile e paradinim edhe qendrimin e opozites se sotme ,per kete teme,qysh ne momentin para humbjes se 23 Qershorit. Asnje cudi shqiptare.Maxhoranca n uk duhet te intimidohet nga keto reagime,por te vazhdoje reformen administrative,tamm ashtu sic ju ka premtuar zgjedhesve te saj.
Me gjithe respektin qe kam per ju zoti.Minxhozi pasi jeni nder te paktet analist realist pasi pjesa me e madhe jane gazetare me pagese qe shikojne ne sy pronarin qe i paguan,me dyhet tju kujtoj se argumentat qe jane gjetur dhe ato qe kemi pare ne kohe jane te mjaftueshme per te dhene doreheqjen.Por kjo smund te ndodhi pasi te gjithe jemi koshient se si u vendos ushtari -prsident dhe kemi bindjen se ata qe ecuan se lene te iki dhe po ti marre koka ere te kerk te ike. Krahasimi qe beni eshte shume i drejte per nje shoqeri te civilizuar dhe jo per nje ish regjim. Respekte per finesen e te berit analist.
Ky President eshte nen mesataren e nje intelektuali te kohes qe jetojme.Duke u fshehur mbrapa frazave gjoja diplomatike ai nuk ben gje tjeter vecse fsheh pergjegjesine personale qe ka ndaj atyre qe pushoj nga puna duke i hequr vec dinjitetit dhe buken e gojes.
nuk e meriton ate vend o bujar;prandaj ik me salen dhe luaj tavell..
Po pse zoti Minxhozi,ju e vini ne dyshim vertetesine e asaj shkrese?
As mos e diskutoni se te tilla shkresa jane me dhjetera,por ajo u nxor ne skene sepse eshte bere nga ai qe sot simbolizon unitetin e kombit,por qe vetem i tille nuk eshte.
Bujar Nishani eshte nje nga ata ushtaret kokeulur dhe te disiplinuar nga rreshtat e ish maxhorances.
Ai eshte perfaqesues i pakices ,ndaj duhet te largohet sa me pare me doreheqje ose me shkarkim.