Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pret “vëllain” e tij Rexhep Taip Erdogan, për ta përuruar terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili tashmë është në duart e kompanisë turke “Limak Holding”. Erdogan duket se është një politikan finok. Ai disa herë ka luajtur lojën politike gjoja “kërcënon” Serbinë se do ta mbrojë me ushtrinë e vet Kosovën (edhe pse Kosovën e mbron ushtria më e fortë në botë NATO) ndërsa gjatë vizitave të tij në Serbi ai është shfaqur si mik i sinqertë i serbëve duke kërkuar bashkëpunim ndërshtetëror politiko-ekonomik.
E sot, padyshim që ka mikpritjen e kreut të qeverisë, bile po të kishte qëlluar ditë e premte me siguri Thaçi se do ta shoqëronte atë deri në Xhaminë e Madhe të Prishtinës për ta falur drekën bashkë, ndonëse Thaçi zor se di ndonjë lutje, por kur është puna për t’i bërë qejfin Erdoganit ai bën dhe më shumë, siç i ka dhënë Aeroportin edhe Distribucionin.
Kryeministri i Turqisë vjen në mes të fushatës elektorale dhe nuk besoj të ketë qëlluar rastësi koha kur është vendosur të mbahet kjo ceremoni. Ka mundur të shtyhet pas zgjedhjeve. Por, siç po shihet qartë, Thaçi është në gjendje të dëshpëruar për ta mbështetur dikush, kështu që kush mund t’i vijë në ndihmë veçse ai që po pret ta fusë edhe më thellë këmbën në Kosovë. Këtë herë në politikën e brendshme.
Kjo “vëllazëri myslimane” (siç) është sinjal i qartë për marrëdhëniet e dyshimta të Thaçit me Erdoganin e sidomos pas dhënieve të aseteve kryesore e së fundmi edhe hapjen e tregut të Kosovës për mallrat që vijnë nga Turqia duke i liruar nga të gjitha doganat. Erdogani vjen ekskluzivisht për ta mbështetur Hashim Thaçin në fushatë, tek e fundit është pritur pas gjithë atyre të mirave ekonomike që i ka ofruar Turqisë.
Ky përafrim i politikanëve më sjell ndërmend detajet të argumentuara nga libri “Mosmarrëveshja” e Ismail Kadaresë, i cili përshkruan aq mirë nënshtrimin e politikanëve edhe të kohës sonë ndaj Turqisë. Ai paralajmëron qartë hapat drejt turqizimit të shqiptarëve dhe interesin e Serbisë për defaktorizimin e shqiptarëve, duke rikujtuar se qysh një shekull më parë ish-ministrit Serb Ilia Grashanin i kishte rënë kambanës. “Vetëm e tillë e turqizuar pra thellësisht joevropiane Shqipëria do të ishte përherë e padashur prej Evropës”, shkruan Kadare duke shtuar se shumë shqiptarë për arsye të ndryshme i tremben Evropës, disi i frikësohen dënimit të krimeve që Evropa demokratike do t’iu kërkojë.
Sot një ngjarje e tillë na sjell përpara syve këta udhëheqës tek i “gjunjëzohen” Erdoganit i cili me agjendë haptazi islamike arriti të shtrijë fare lehtë edhe ndikimin e tij ekonomik duke marrë në dorë asetet kryesore. Sepse këtu është esenca e veprimeve të tij edhe brenda Turqisë. Duke përdorur fenë, arriti të marrë dhe të mbajë pushtetin.
Po feja nuk është e mjaftueshme për të ndërruar identitetin e një populli. Erdogan me të gjitha politikat që ndjek ndaj Kosovës kërkon të na zhbëjë edhe historinë. Pas kërkesës për të ndryshuar librat e historisë na vjen një shembull i vogël e domethënës. Dje në Obiliq u paralajmëruan protesta se Qendrës Kulturore që mbante emrin e një dëshmori të UÇK-së, i ishte vënë emri Sulltan Murat, pasi e kishin financuar e renovuar. Pra, pikërisht emrin e pushtuesit që la kockat në betejën e Fushë-Kosovës kundër popujve të Ballkanit.
E sot ndihmë nga Erdogani kërkon edhe një grup tjetër, Lëvizja Islamike Bashkohu, e cila organizon protestë në Prishtinë për t’iu qarë Erdoganit se politika në vend nuk po u lejon bartjen e shamisë.
Këta burracakë, do të duhej të dilnin në protestë, për të kërkuar të drejta për qindra mijëra shqiptarë të shpërngulur në Turqi, pas marrëveshjes me Turqinë të cilët kanë humbur pothuaj plotësisht identitetin.
Sa për shaminë, e morën përgjigjen edhe nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo këtë herë foli qartë që ta dëgjojnë edhe veshët e Erdoganit; “Bartja e shamive nuk lejohet dhe nuk do të lejohet sepse Republika e Kosovës është shtet laik”.
E ne jemi shtet laik, e laiciteti nënkupton liri nga dogmat, e liria nënkupton arsye për ekzistencë. Ne do ta mbrojmë lirinë tonë, deri në fund!
Te lumte dora e ke qare kete artikull! Turp per lidershipin e Kosoves!
O “patriote” shqiptare. Behuni pak pragmatiste. Shqiperia dhe pjesa tjeter e saj qe tani quhet Kosove, nuk eshte e nuk do te jete kurre Turqi.
Por per momentin, ne na duhen miq si Turqia, e cila eshte nje shtet i fuqishem ekonomikis, ne politiken nderkombetare si dhe ushtarakisht. Ndersa shqiptaret, aktualisht jane cope cope; ekonomi, politike si dhe ushtarakisht.
Pa miq te forte si: USA, Izrael e Turqi, Shqiperia copa copa ka per te mbetur.
Bravo kinge
Artikull per te gjithe ata qe pretendojne mbrojtjen nen obrellen turke ,po e perseris edhe njehere qe e kam veshtire ti besoj dhe kurre nuk i kam besuar nje nderhyrjeje turke ne ballkan ,per te vene drejtesi ,eshte nje farse zhurme madhe e krijuar nga dembelet e forumeve dhe xhonturqit e ndezur .Historia flet vete ,shqiptaret u perdoren deri ne diten e fundit si placke shkembimi nga turqia, per te dale e palagur nga ballkani .Ardhja e erdoganit ne kosove me fjale te medha dhe me shume ceremoni nuk ka aspak nje aspektin e nje miqesie , kembanat e para te alarmit per ate qe e pret ballkanin po bien ,por per shurdhet ,eshte po ajo turqi qe prap ne menyre te paturpshme do vazhdoje te perdore shqiptaret per qellimet e saj ne rajon
po ca prisni nga dum-babistat ju..!!! ata po shkojne te luftojne ne shkretetirat arabe, keto ceshtjet e Erdoganit jane si buka me djath per talebanet e Kosoves..!! kosovaret ende nuk e kane kuptuar kush eshte Erdogani, kush jane turqit.. kafshe islamike me pak fjale..!!
Eh cfare ju hapi pune mer langaraqe ky Erdoani.Gjith si zagare jeni turrur.Prisni dhe kaptinmadhin tashi kur te dali me ne shkrim te vetin.
Per te miren e shqiptareve do ishte largimi sa me pare vnga pushteti i Hashim Thacit. Ne jemi shtet shqiptare e jo province turke. Shqipetaret gjithnje e me teper po behen element antieuropian. Mu per kete m1 1912 humben me se gjysmen e terrotorit. Element identiteti i shqiptareve nuk eshte religjioni por kultura, gjuha, tradita etj.
Ne kete rruge te Thacit shkojne vetem te verberit.
respekt per atifete jahjagen , kaq se keta horat politikanet tane po i lajne kembet turkut sulltan . turpe qe jemi shqiptare .
i mrekullieshem ky shkrim
Te gjitha mire i the znj. Arbana, por fatkeqesisht numri i haxhiqamilistave po rritet shume shpejt.
Ne jemi ata qe jemi prandaj jemi aty ku jemi. Shtimi i islamikeve si kerpudhat pas shiut, sidomos ne Kosove, fatkeqesisht po verteton pretendimet dashakeqe te fqinjeve tane te cilet gjate luftrave ballkanike na quanin mbeturina otomane ne Ballkan
Nuk marr vesh dicka me keto te ashtequajturit shqiptar te kosoves .Erdogan u tha qart pa politike ,Kosova eshte turqi dhe e duartrokiten.Tani jane apo nuk jane shqiptare kosovaret ?
Arbana, mos e shaj shume Thacin se dihet qe ai po e perdor Erdoganin. Shikoj qe ke harruar Ramen ta permendesh. Ai eshte njeriu me i “pa-vend” ne gjithe ate turme ne Prizren. Nejse, ja kompenson gjatesia.
Po pse keshtu me kaq revansh moj vajze,kaq shume pershtypje te paska bere pershtypje vizita e erdoganit ne Kosove?po sipas teje kush duhet ti mbroje Kosovaret dhe Shqiptaret,Greku Serbi apo Rusi?hik moj vajze gazetare adolishente,ja ke fut kot me shkrim.Do te ishte shume mire te kishe shkruar me pare per vasalitetin e gjunjezimin qeverive shqiptare ndaj Greqise qysh nga 1992 e sot,e se fundmi viziten e venizelosit ne tirane me canten te mbushur me dinakeri genjeshtra urrejte e kercenime ndaj shqiptareve sic i ke degjuar ti vete bashke me ate qe te ka frymezuar per kete shkrim.ter jesh e bindur qe jo vetem ne kosove por edhe ne shqiperi turqia eshte dhe dote jete miku dhe partneri politik ekonomik e ushtarak per Shqiptaret kudo qe ndodhen ne te gjitha trojet etnike.Dote ishte mire te kishe folur per qeverine berisha dhe nano qe shquhen per vasalitetin gjynjezimin e tyre te tepruar ndaj greqise dhe fqinjeve te tjere ne rajon qysh nga viri 1992.
Kalemi !
Sipas znj.Arbana Kosoven dhe Shqiperine nuk ka nevoje ta mbroje greku, serbi rusi e as turku. Kosoven e mbron kampi Bondsteel ndersa Shqiperia eshte ne Nato.
kosovaret i mbron amerika. asgje ska ber turqia per mbrojtjen e kosoves.
I veshtire gjykimi mike…por eshte politike dhe si i thone..:”eshte k…ve”
Ka disa mos shpjegime ndaj termit Evrope.Evropa gjeografike eshte nje gje dhe ajo politike ka evoluar ne forme tjeter.Berthama e Evropes jane nja 5-6 shtete t pasura,por vitet e fundit behet fjale vetem per aksin franko-gjerman,Evropen qe vendos brenda Evropes.Ngaqe jemi pjese e Evropes gjeografike ne aspirojme verberisht Evropen politiko-ekonomike,me shkurt,aspirojme mireqenin e saj,por edhe ajo ka kushte ndaj nivelit tone ekonomik.Nuk na pranojne ne Evrope me keto te ardhura mesatare qe kemi,nuk e pranojne varferine tone,e dine qe jemi te varfer sa me s’ka,myslimanizmat dhe turqizmat ane llogje dhe pretekse.Sepse po te ishte kaq e interesuar Evropa politike(qe nuk eshte fare e s’i ve drute ne zjarr)nuk kish pse te na vinte me konçensionare ne Rinas me nje klauzole te shpifur,qe te mos lejohet nje aeroport tjeter per 20 vjet,pra,per 20 vjet ne jemi te detyruar te mbetemi ne vend numero.Pra,shkurt muhabeti,mos ti biem llogjes se folklorizmave,vellezer apo vellame,problemi i investimeve qendron dhe bujrum kush te vije.Ne ardhshin kinezet,aq me mire,po u lutet Amerika te investojne ne ekonomine amerikane.Ne kete pike,jo se duhet te gjunjezohemi para Erdoganit,qe ka gjasa se nuk do rizgjidhet me ne Turqi e ky miting me ngjau me pritjen qe i bene Bushit ne Fushe Kruje,ku Bushi nuk inaguroi asgje,ndersa Erdogani te pakten preu nje shirit,por te shohim interesat ekonomike.Natyrisht,duke pasur lidere te pjekur e te mençur,qe edhe qejfin ia bejne mikut,edhe interesat e vendit i ruajne.
beso, Bushi ne Fushe Kruje beri shume me shume se nje inaugurim. Ai e tha qarte ” Kosova do ta fitoje pavaresine “. Dhe e mbajti fjalen.
ta kishte thene dhe per ne,se edhe ne kemi nevoje te fitojme pavaresine
presidenti amerikan george bush erdhi per te shpallur de fakto pavaresine e kosoves.
kurse erdogani erdhi per te prere shirit e per te zhvatur 20 vjet koncesione nga aeroporti i kosoves.
[edhe per ta shpallur kosoven de fakto province turke]
shifet ndryshimi
ku eshte more kimetja?
hahaha
Sdij kuj do ti mbetet kosova
Ne njeren hane vjen tadiqi dhe thot KOSOVA ESHT SERBI E SERBIJA KOSOV
vjen Erdogani dhe thot KOSOVA ESHT TURQI E TURQIJA ESHT KOSOV
e kta udheheqsit Kosovar presin se kujsh po reklamon masemiri per se kujt i takon Kosova qka esht Kosova dhe Ekujna esht Kosova
Tash edhe naj dit vjen Greku dhe qka dot thot aj Kosova esht Greqi e Greqija esht Kosov
BRAVO ARBANA
Si nuk doli nje lider shqipetare te thote Kosova eshte SHqiperi.athu perse Erdoani nuk prishka pun te thote Kosova eshte Turqi,dhe THaqi e Rama i duartrokiten furishem me nje puzeqeshje te nje femije te “pafajshem”,ne anen tjeter Tadiqi del e thote Kosova eshte Serrbi,dhe prape ok nuk reagojn as evropjanet por per qudi as nje lider shqipetare,vjen greku ne shqiperi,kerkon drejta te minoritarve greke,numri i vertete i te cilve eshte dhjetra,ndersa shqipetare ne greqi,miljon,pa asnje te drejte njerzore,se le ma kombetare,ju merr nje cope dete dhe keta nenshkruajn,thote dua varreza te herojve greke ne Shqiperi se me duhen per me vone,kete pa njepa dy i plotesojn,ne anen tjeter shqipet rrafen ,burgosen,malltretohen,persekutohen,dhunohen,ekzekutohen dhe vorrosen te gjalle,ju futet zhigu ne prapanice per se gjalli,dhe perqudi shqiperia dhe shqipetaret heshtin ,bota qeshe,tallet per popull pa dinjitet e krenari.e zgjate pak seduhet vite per te mberthyer te kqiat.