Votat e kontaminuara

23 Tetor 2013, 21:36Blog TEMA

Nga Berat Buzhala

 

A e di ky estabilishment politik se në Kosovë ka edhe banorë shqiptarë të religjioneve të tjera, që ta zëmë, për qindra vjet janë persekutuar prej Perandorisë Otomane?

A e di ky estabilishment politik se eshtrat e Imzotit Pjetër Bogdani janë zhgërryer rrugëve të Prishtinës prej qenve të Perandorisë Otomane, në çfarëdo trajte qofshin ata qen?

A e di ky estabilishment politik se së paku kjo pjesë e banorëve shqiptarë të Kosovës – preket dhe ofendohet kur Tayip Recep Erdogan quhet vëlla prej kryeministrit të vendit dhe të njëjtit i bëhet një pritje Perandorake?

Për më tepër, a e di ky estabilishment politik, se Tayip Recep Erdogan jo që nuk është distancuar prej asaj perandorie gjakatare, por madje haptazi e ka shprehur dëshirën dhe ambicien se kudo që ka qenë sfera e ndikimit të asaj Perandorie sot duhet të shtrihet sfera e ndikimit të Turqisë erdoganiane?

Nëse një gjë e tille nuk dihet prej kësaj klase politike, atëherë do të bëja mirë që unë ta mbyllja mu këtu këtë koment timin. Mirëpo, unë jam i bindur se një gjë e tillë dihet, por qëllimshëm kapërdihet, sa për ndonjë votë në ndonjë kënd të Prizrenit a gjetiu.

Para disa ditësh në këtë gazetë dhe në këtë faqe shkrova për një fenomen tjetër, të një skaji tjetër, se si për qëllime ultra elektorale Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përdor si Kali të Trojës Palin e Gjakovës.

Shkrova se është jomorale – nëse edhe me tutje diku ka vlerë moraliteti – të përdoret qoftë prej një partie apo një tjetër letra religjioze për të grumbulluar vota.

Këto janë vota të kontaminuara. Kurse sot kryeministri më kontradiktor dhe më i dyshimte i gjithë kontinentit evropian, Recep Erdogan, i shoqëruar prej një rrethi shumë të gjerë të Portës së tij, është bërë pjesë e zgjedhjeve tona…

*EXPRESS

33 komente në “Votat e kontaminuara”

  1. landi says:

    sa injorant qe eshte ky berat buzhala.po keshtu deputet mbani dhe ju vellezer kosovar.ne i kemi te keqinj deputetet por jo kaq injorant sa ky.nuk e kam per kete shkrim por per te gjitha opinionet qe jep ky berati me duket njeri me te meta mendore

    1. Borati says:

      Sus, kapil! smerr vesh gja ne pulitikë! tu kan shtjerr lekt e veselinit a!

    2. i says:

      Ndër paraqitjet ma te mira dhe ma dinjitoze te Beratit

    3. edison says:

      duket qe te demton logjika me te cilen eshte ndertuar ky shkrim.
      po te kishe gje kundra vec mllefit anti-kristian, do flisje me argument, jo me epitete ‘fyese’ qe perdorin femrat adoleshente.

  2. Lirak Biba says:

    Autori i ketij shkrimi shkruan sikur Ergodan eshte ndonje udheheqes komunist qe ka mbetur pa u ndeshkuar. Turqia eshte nje partner qe na ben nder. U harrua aq shpejt ajo kohe kur askush nuk na e hapte deren, veç Turqise. Nuk duhet te shkruhet sikur te kesh marre droge dhe ec e futja kot! Me njrez et tille te eksitur shkojme dhe i biem murit me koke.

    1. edison says:

      na e hapi deren turqia e askush nuk i hyri ne shtepi. se sishin te pamend, europa ka qene dhe eshte pikesynimi jone, jo turqia.

  3. gjeramadhi says:

    o trap buzhala a di ti sa njerez ka vrare gjermani e italiani para 50 vjetesh kurse ti thua perandoria osmane para 400 vjetesh ,kaq injorant je more ditezi je dhe deputet pale , lerua qeverrine ketyre po deshe

    1. Korabi says:

      Turqia ka vrare deri para 100 vjetesh dhe jo 400. Gjermani dhe Italiani bashke nuk kane vrare aq sa Turku.
      Nese politikes shqiptare i duhet te lepihet le te lepihet, por te mos na e shesi kurverine per virgjeri.

    2. adi_köln says:

      Jam dakort me gjeramadhin …Gjermonit dhe italionit ja lepini bythen ju te Kosoves,Turqise jo..

    3. bbb says:

      Shiko shiko cfare llogjike…Ke pare ti more zotni qe kryeministri gjerman te pritet me madheshti ne Israle e ti thote Njetanjau Merkelit moter??? Thirrini trurit te vogel para se te zhgarravisni

    4. edison says:

      perandoria osmane ka vrare deri para 100 vitesh.
      si thua ti, si do e prisnin izrealitet nje kryeminister gjerman neo-nazist?

  4. shkodra says:

    shkrim shume i dobet,me shume mllef,urrejtje dhe ndoshta ndoshta,i paguar…!!
    shkurt,shkrim i padenje..!!

  5. lan says:

    More Berat, cfare do te thote ‘kontaminuar’? Shkruani more shqip!! Kujton se dukesh me zgjuar apo i ditur kur perdor fjale te huaja?

  6. korcari says:

    Edhe Gjermania na vrau dhe na preu, edhe Italiani na vrau dhe na preu por sot jane miqe dhe partneret tane.Pse mos jet i till dhe Erdogani?

    1. edison says:

      5 vjet me 500 vjet. pse jo?

  7. Bardhi RKS says:

    O Berat une si amator ti gjej disa kryeministra e president me kontradiktor se sulltan Erdogani,e kemi millon e crna gores qe 20 vite sundon here kryeminister here president,grujevski i “makedonise se lEshte” per llukashenkon e putinin nuk e di a ke ni???

    Edhe nuk e di cfar ndikimi ka erdogani te votuesit?Une kam vendos edhe nuk mun ma nderron mendjen jo Erdogani po as Obama e Merkelli!!!

    Edhe per Pal Lekajn e Gjakoves gabim e ki o Berat,se pali fitoi ne Gjakove se HUMBI LDK e jo fal do kalkulimeve me vota te KATOLIKVE e KATUNARVE kunder qytetarve te GJAKOVES,edhe tani PALI do te humb jo pse eshte KATOLIK po pse ne mandatin e dyte ka qeverise shume keq.Ramadan Muja mund te fitoi ne PRIZREN sepse nuk ka kunderkandidat,e jo pse po e perkrah erdogani.

  8. TORI says:

    I papergjegjshem apo psikopat !!!! …( ne rastin me te mire)…me shume “i dhembin” plaget e 400 vjeteve me pare,se sa plaget aktualedhe te disa viteve me pare,te shkaktuara nga vellezerit Serb !!!!

  9. d,gorezi says:

    Komuniste ka vetem ne Shqiperi e ne Kosove.Saliu me Mustafen.Sa per ate qe thote se katoliket merziten per emertimin “VELLA” le ta therresin Berati vella Tadicin ne nuk ja marrim per te madhe.

  10. berat buzhala says:

    une e di se turku ka ikur para 100 vjetesh nje gje po ju them mesoni historine e shqiperise

  11. ladi says:

    Ky Erdogani, kurdeve nu u jep as drejta shkollimi ne gjuhen amtare, e ne anen tjeter mundohet te shtri ndikimin ne trojet shqiptare. Turkit veq europa i vi hakesh…

  12. Thika says:

    Une pajtohem 100% me shkrimin e mesiperm. Artikulli i dyte i Z.Buzhala pas atij te FSHF-se dhe te dy me jane dukur reale.

    Fakti se Turqia eshte partner strategjik me i voltishem sesa shtetet e tjera ne Ballkan, nuk na ben te harrojme qendrimin e eger Osman perkundrejt shqiptareve.
    Turqia eshte nje e keqe me e vogel ne krahasim me Greqine, pasi me Turqine nuk kemi probleme territoriale (per momentin, pasi nese ata i shtirjne kembet thelle atehere do u hapet oreksi. Historia ka treguar se mund te perseritet)

    Sido qe te jete, une mbaj mend para disa javesh deklaraten e nje perfaqesuesi Gjerman (minister i jashtem me duket) qe tha:
    “Shqiperine, dua qe ta shohi Gjermanine si partnere dhe jo si donatore.”

    Infleunca e Turkut ne Ballkan ne lidhje me Shqierine duhet aq e madhe sa te influencoj dhe barazpeshoj presionin Grek, jo me teper se kaq.

    Tekstet e shkollave ne lidhje me perandorine Osmane do “rishqyrtohen” atehere, kur minoriteti Arnauteve te njihet ne Turqi.

    Turku do me perhap islamin ne Ballkan per te justifikuar dhe thene Europes: “Nuk jam une delja e zeze e Europes, ka dhe vende te tjera ne Europe qytetaret e cileve luftojne per xhihad. NE jemi ndryshe se jemi ekonomikisht dhe ushtarakisht me te forte.”

    1. perralla me mbret says:

      Ore ka mijera shembuj qe vertetojne ripushtimin e heshtur turk. Ne Obilic shtepia e kultures qe mbante emrin e nje heroi te luftes se fundit u riemrua me emrin e Sulltan Muratit, pasi Turqia e kishte kushtezuar kte me donacionin e dhene per rindertim. Erdogan urdheron qeveritaret te ndertojn xhamin e Prishtines,Peje;ndertohet nje shadervan i qelbur pa asnje vlere artistike,duke i shkaterruar pamjen parkut te qytetit. Shuma e donacionit 5.000€ kusht kalitja e nje flamuri te madh turk perballe ruges regjionale. Prizren dhjetra monumente,shkolla, xhami,shoqata kulturore,qe riturqizojn qytetin.Mos ti shkoj me radhe se nuk ka vendbanim ne Kosove ku turqit nuk kan investuar per te identifikuar vlerat dhe kulturen turke. Nuk ka aset te vlefeshem ekonomik qe nuk eshte ne duart e tyre.Distribucioni i KEK-ut i eshte dhene kompanise se dyshimt turke per vetem 27 milion€.Aeroporti qe eshte me i frekuentuari ne rajon eshte dhene per nje kundravlere te ndertimit te nje terminali ne vlere 100 mil.€,derisa ky fitim parashihet te mbulohet duke llogaritur edhe kamatat e investimit ne afat 10 vjeqar! Po cfare ndihme e cfare miku quani ju kte o njerez?Ku e shihni ju dallimin ne mes te pushtimit Osman e atij te soteshem turk? Edhe Osmanet keshtu i joshnin shqiptaret me pasurite qe ju kishin konfiskuar i detyronin te ndrronin fene e kulturen,a nuk po e bejne te njejten gje edhe sot?

      1. Thika says:

        Ke te drejte, por Turku qe te arrij ne Shqiperi duhet te kaloje me perpara mbi Greqi.

        Nese Greqia nuk do influencen Turke ne Ballkan, ajo duhet te ndryshoj politike karshi Shqiperise.

        Marredheniet Turko-Shqiptare varen prej sjelljes te Greqise. Nese Greqia dp fqinjesi te mire dhe konstruktive atehere me Shqiperine duhet te ndryshje menyren e sjelljes.

        Sa me shume agresive te tregohet Greqia karshi Shqipersie aq me shume do ndjehet influenca turke ne Ballkan, pasi aq me teper do ta shtyje drejt perkrahjes Turke.

        Infleunca e Turke minimizohet vetem atehere kur Shqiperia rrit influencat e saja.

        Shqiperia zbon influencat turke, vetem nese Greqia dhe Serbia kerkojne te vene drejtesine ne vend.

        Por keto dy shtete (Greqi, Serbi) nuk duan te bejne drejtesi pasi e drejta bie ndesh me luften e tyre per egzistence.

        Nese Greqia dhe Serbia nuk pranojne gabimet dhe fajet, dhe nuk kerkojne te tregohen te drejta, duhet ta dine se ne mos ne nje menyre ose tjeter e dretja do mbizoteroje, ashtu sic mbizoteroje ne 1999 ne Kosove.

        Kjo eshte ajo lloj far Greqie e cila nuk I trembet aq shume influences Turke ne Ballkan, sac I trembet me shume nje Shqiperie te forte.

  13. goni itali says:

    Shkrim i saktë zoti Buzhala, por kombi ynë ka shumë ka…a që nuk kanë memorie, ose e kanë të shkurtër, sepse italia e gjermani i kanë pranuar fajet dhe biles kanë paguar dëmet, ndërsa ky jevgu i stambollit nuk e çon nëpër mend, prandaj zoti Buzhala të lumtë për shkrimin dhe më vjen keq që kombi ynë ka shumë pak njerëz që mendojnë me të vërtetë për një krenari kombëtare.

  14. bimbashi says:

    Per ju treprit (se nuk e mbaj mend shumesin e fjales trap ? ):
    Kur paska qene ajo kohe qe vetem turqia na e hapte deren? Kur na shkaterroi dhe na la te fundit dhe sot e kesaj dite? Kur helmoi e vrau rilindas, shkrimatare, prifterinj e mori shqiptaret nizam neper gjithe boten? Apo kur pothuajse na shperberi si komb me fene qe na u futi me zor ne kulture? Iku ore mbushuni! Flsini per histori! Ky trapi tjeter e krahason me te vraret e gjermanit apo italianit…Po pse ore, 500 vjet PUSHTIM i krahason me 5 vjet lufte ti? Ju nuk meritoni as Thacin e as Ramen per kryeminister: Ju meritoni Erdoganin, qe tua veje dhe nje here shpaten te gryka e te kaperdini cdo gelbaze qe do ju hedhin turqit. Berat Buzhala i ke rene ne koke muhabetit: Popull pa shtylle kurrizore jemi.

    1. Korabi says:

      Nje trap , disa trapa , trapat. Por u ke bere nder me kete etiketim.

  15. Sigurisht qe po! says:

    boboboo paska dhe me keq! ky qeka fare mer jahu! si mund te flas robi ne kte menyre. po a e di ky sa milione njerez u vrane nga gjermania naziste ne luften e dyte botrore? do te thote kjo qe te shkepusim cdo lloj lidhje me te? po a e di ky zoteria qe neve me patjeter na duhet paterice qe te ekzistojme si shtet dhe shyqyr zotit qe ekziston kjo turqi me kto mend! per me shume se ne interes te turqise eshte ne interesin tone qe te kemi lidhje te mira me to. ne afer kufijve kemi ca qener te tjer qe dun me na pa me koke poshte….ca eshte tu thene ky….!

    1. edison says:

      po te ishte kancelari gjerman neo-nazist [sic eshte erdogani neo-osman], eshte e logjikshme qe te huajt do i kishin prere lidhjet me te.

  16. bbb says:

    Mire e ke o Berat por shqiptaret kane nje gje: sa me shume to vrasesh dhe ti presesh, aq me shume te duan…Ndaj mos u cudit pse kryeministrat tane e quajne “vella” kryeministrin turk…

  17. Andi says:

    I pershendes te 4 komentusit dhe i faliminderoj per komentet e drejta…Tung.

  18. Votren says:

    Kohet kane ndryshuar.Po te qe ashtu duhej te ishim armiq me me te medhenjte e Evropes.Ata na ndane ne dy konferenca famekqia!Me shume se gjysma e botes ka qene koloni e dikujt.

  19. beso says:

    shkrimi eshte i mire.Konferenca e shtypit ka seriozitet,tek e fundit u inagurua nje biznes konçensionar dhe jo hashure falas per tere Ballkanin.Po te ulen tre kryeministrat ne taverne dhe te pijne me opinga le te dalin vellezer per qejfin e tyre,por ne podium te behen serioze.Kjo eshte bote interesash dhe Turqia eshte e qarte se ka interesa,prandaj te bejme edhe nja dy hesape,se nuk ka nevoje te shtiremi vellezer.

  20. bashkim says:

    O Berat,
    Nese ke qene i dehur kur e ke shkruar kete mund te mbylli syte perndryshe eshte nje shkrim pa lidhje me subjektivizem te tepruar dhe urrejtje ndaj subjektit tende politik.
    Ne Kosove ka shume bastard qe jane pjese e Politikes, Mediave dhe Shoqerise civile qe vijne nga familjet bashkepunetore te rgjimit serb-gjenocidal.Pastaj del ne terenin e gjermanise Turq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje