Kur flitet për këndvështrimin e politikës së jashtme, varet se si e shikon. Në një punim interesant, Bledar H. Prifti sjell në vëmendje strategjitë që duhen ndjekur ne përcaktimin e partnerëve strategjikë ku ai pretendon në një barazlargim nga cilësimi “strategjik” për secilin nga fqinjët tanë. Shqipëria në 23 vjet të pseudodemokracisë ka vuajtur mungesën e strategjive afatgjata, qofshin këto ekonomike, sociale apo edhe të sigurisë kombëtare. Duke qenë se tre elementët kryesorë mbi të cilët do duhej të mbështetej çdo program qeverisës nuk kanë qenë në unison me ato që do duhej të quhen strategji kombëtare, atëherë as politika e jashtme nuk ka pasur se si të jetë ndryshe. Kur i referohemi termit partner strategjik, do duhet të vëmë parakushtin që është term subjektiv pasi nuk mund të ketë një partner strategjik të vetëm për të gjitha fushat, aq më tepër jo në rastin e Shqipërisë. Pajtohem plotësisht me zotin Prifti në evidentimin e faktorëve mbi të cilët do duhet të ngrihen strategjitë, dhe pikërisht në këtë moment besoj se edhe ndahemi në perceptimin se cilët duhet të konsiderohen partnerë dhe përse.
Politika shqiptare duket se vuan ndjeshëm nga sindromi i “lëpirjes” ndaj atyre që ata i konsiderojnë politikanë të mëdhenj të momentit, qofshin këta rajonale apo me gjerë. Duhet kuptuar se deri më tani politikat, dhe te ashtuquajturat strategji, janë ndërtuar mbi dy parime:
1- Mbështet kërkesat e Uashingtonit dhe Brukselit në këmbim të përkrahjes për të mbajtur karrigen.
2- Mbështet kërkesat e qeverive fqinje për të mbushur llogaritë bankare private.
E gjithë kjo është e kuptueshme nëse shikon kursin e politikës së deritanishme. Qeveritarët i kanë bërë qejfin Uashingtonit përsa kohë ata i kanë siguruar atyre mbështetjen për të ndenjur në pushtet dhe në momentin që kjo mbështetje është venitur ata nuk kanë nguruar t’u kthejnë kurrizin.
E dyta, është e dukshme nëse kemi parasysh se sektorët kryesorë të ekonomisë janë monopolizuar nga “kompanitë” rajonale: -energjia nga kompanitë serbe; – industria fasone nga kompanitë e mafies italiane; – telekomunikacionet nga kompanitë greke, ndërkohë që industria e rëndë deri diku nga kompanitë turke.
Duke u nisur nga kjo pasqyrë, atëherë është shumë më e lehtë të kuptosh se përse Serbia, Turqia, Greqia dhe Italia konsiderohen partnerë strategjike. Përsa kohë termi partner strategjik do bazohet në interesat afatshkurtra të qeverisjes, atëherë s’do kemi këtë nivel të politikë-bërjes. Personalisht jam kundër idesë së ndërtimit të strategjive të politikës së jashtme bazuar në principin e balancimit në mes besimeve fetare, siç e potencon edhe z.Prifti në punimin e tij. Unë besoj se ndërsa liria e të besuarit duhet të mbrohet nga ana e shtetit, si një detyrim kushtetues dhe njerëzor, por në momentin që besimet fetare ndërhyjnë në strategjitë qeverisëse atëherë shteti në vetvete do bjerë në batakun e interesave jolegjitime. Të mendosh se politika e jashtme duhet të bazohet në balancimin fetar, dhe kësisoj nuk mund të konsiderohet njëri nga fqinjët tanë më i rëndësishëm se tjetri, por të hidhemi tek një partner i vetëm strategjik përtej oqeanit, me duket jo shumë realiste duke qenë se kushti përse ne duhet të rrime të barazlarguar nga Italia, Greqia dhe Turqia nuk justifikon përcaktimin e USA si aleat parësor i politikës së jashtme të Tiranës.
Kjo sepse në bazë të të dhënave, mund t’i referohemi CIA Factbook, Shqipëria ka një popullsi prej rreth 70% të besimin mysliman, ortodoks 20%, dhe katolikë 10%. Pra, SHBA nuk është vend mysliman dhe si i tillë nuk do kënaqte kushtin që z.Prifti e vendos kur kundërshton partneritetin me vendet fqinjë. Po ashtu, do ishte anormale që bazuar në këto të dhëna të ndërtohej edhe strategjia e partneriteteve pasi këtë ndoqi edhe Berisha gjatë qeverisjes së parë ‘92- ‘97 kohë kur ai e bëri Shqipërinë vend anëtar të Konferencës Islamike duke e larguar më tepër nga Perëndimi ku pretendonim te bëheshim pjesë.
Ajo që unë mendoj është se Shqipëria, sikurse edhe Kosova, nuk kane nevojë për mbledhje të përbashkëta qeverie, me gjithë simbolikën që këto mbledhje do kenë, por kanë nevojë eminente për hartimin e strategjive të zhvillimit në harmoni me detyrimet kushtetuese të mbrojtjes së popullsisë me kombësi shqiptare, zhvillimin ekonomiko- social mbi bazën e bashkëpunimit dhe promovimit të vlerave të përbashkëta, shndërrimin e politikës së jashtme në një mjet të negocimit dhe përfaqësimit, jo sulmit amatoresk dhe përfaqësimit të interesave klanore në korridoret e diplomacive ndërkombëtare (siç ishte rasti i Bashës përballë Jeremiç në Bruksel).
Unë mendoj se koncepti i “politikës se fqinjësisë së mirë dhe promotor i stabilitetit dhe paqes rajonale” i shprehur tashmë nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, është një gur themeli në murin e strategjive qeverisëse. Po ashtu, ndërkohe qe Uashingtoni duhet të konsiderohet partner në të gjitha fushat, sidomos politika e jashtme, mbrojtja, rendi dhe drejtësia, partneriteti strategjik në rajon duhet të jetë i përcaktuar nga prioritetet ekonomiko- sociale. Ajo që qeverisja e re duhet të bëjë, sipas konceptimit tim natyrisht, është një politikë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në rajon, prosperitetit të tyre dhe vetëm në këtë mënyre ne do jemi ata që duam të jemi (si popull jo si klasë politike), ndërkohë që rajoni do marrë leksionin se forca unilaterale nuk zgjidh problemet nacionale (rasti më konkret është politika e forcës unilaterale e ndjekur nga Serbia ‘91- ‘99), por nga përpjekjet diplomatike e kombinuar me forcën multilaterale (rasti i intervenimit të NATO-s në Kosovë).
Në lidhje me atë se ne nuk duhet të kemi Turqinë si partner sepse marrëdhëniet e saj me Uashingtonin janë ftohur se si e tillë nuk është se Turqia nuk na ofron komfortin e dëshiruar, do thoja se Turqia bën politikë në përputhje me interesat e saj nacionale dhe në momente të caktuara duket sikur është e ftohur me Amerikën apo me Europën, por mos të harrojmë se në rastin e Sirisë ishte Turqia ajo qe i ofroi administratës në Uashington bashkëpunim të plotë ne rast sulmi ndaj Assad. Megjithatë, mendoj se marrëdhëniet e palëve të treta nuk duhet të jenë bazë e politikave tona të jashtme.
Strategjitë janë dokumente themeltarë dhe afatgjata, e si të tilla ato nuk mund të ndryshojnë me ndërrimet e qeverive. Strategjitë kanë nevojë për “update” dhe për këtë qeveritë kanë mundësinë e azhornimeve deri në njëfarë mase por partneriteti strategjik duhet të jetë me këmbë në tokë. Për mendimin tim, partneriteti strategjik i Shqipërisë, qoftë në politikën e jashtme, qoftë edhe në politikat zhvillimore, duhet të jetë kryesisht brenda kufijve të Europës. Rasti i Gjermanisë, si një udhëheqës i Eurozonës, është ai ku ne duhet të shohim. Ne nuk mund të pretendojmë se trajneri i një ekipi tjetër mund të na mësojë si të luajmë, kur ne nuk pranojmë të dëgjojmë trajnerin tonë.
KOSOVA NE LICITACION:
HASHIM THACI i dhuron Serbise Kosoven Veriore
Hashim Thaci i dhuron Turqise pjesen tjeter te Kosoves
Duke marre parasysh se Turqia ka sundua 500 vite ( ne krahasim me Serbine qe sundoj 100 vite) pjesen me te madhe te Shqiperise do i dhurojme Turqise.
FIRST IN TIME FIRST IN RIGHTS
Cmimi eshte i vogel. Te i sigurohet Thacit sundimi ne Kosove dhe vazhdimi i korrupcionit.
Zoti Edi Rama, sa me large Thacit. Mjafte vuajte per nje dite duke ndejte kembe-turqisht ne oda te burrave te Kosoves.
Neper dritare ju sherbuen pite, pilaf, boze dhe bakllava bashkeshortet tuaja.
A e respektuan ato bashkeshorten e Erdoganit dhe vendosen shamite, per te mbulua tyrpin.
CIRCUS.
Rama mundi te duroi per nje dite ate qe populli i Kosoves duron me vite.
Vdiq shume heret Rugova.