Veni, vidi, vici, do të thoshin latinët e moçëm. Edhe Erdogani, miku dhe vëllai i shpallur i kryeministrit tonë, erdhi, pa dhe shkoi!
Ç’është e vërteta, na la prapa një shije jo fort të mirë kur gjoja miqësisht na tha se “Kosova është Turqi e Turqia është Kosovë”. Diçka që në kontekstin e ndërdijes së atyre që jo shumë moti të njëjtën thënie e kishin dëgjuar, por në një gjuhë tjetër të pushtuesit të deridjeshëm, mund të ketë përçuar mesazhin e gabuar. Andaj edhe u prit me aq reagime, me breshëri shigjetash, si në rrethimin e Shkodrës, sipas Barletit.
I rrethuar me aq ngrohtësi dhe gjithë ata njerëz që po e prisnin e përshëndetnin me flamuj e duartrokitje në qytetin ku, e tha edhe vetë, kryeministri turk po ndjehet si në shtëpi të vet, mund të ketë marrë mesazhin e gabuar. Kryeministri të cilit nganjëherë i rrëshqet edhe ndonjë neootomanizëm, mund të ketë pasur edhe suflerë të këqij. Nga ata që nuk përtojnë që padronëve të vet gjithmonë t’ua thonë atë që e dinë mirë atyre u pëlqen t’ua dëgjojë veshi.
Dhe gabimisht mund t’i kenë pëshpëritur në vesh se ata që po i duartrokisnin atje poshtë, duan të dëgjojnë mu atë që ua tha. Se Kosova është Turqi. Se ata që po skuqnin shuplakat me duartrokitje, tash e 100 vjet nuk duan tjetër veç Babën. E duan Babën mbret. Si dikur që lloji i tyre gërvalleshin pas gërmadhave të krijesës që pas pesë shekujsh bashkëjetese me të nënshtruarit e vet, po rikthehej përtej Bosforit, duke lënë shqiptarët, vëllezërit e sotëm të vendit trashëgimtar, në kasaphanën ballkanike të radhës.
Në pozitë që nuk jepte as shpresë se nga shqiptarët do të mbetej gjë. Përveç, ndoshta, ndonjë gjurme si specie që do të shërbente për studime të një populli me fatin e popujve të shumtë që, jo një herë në histori mund të kenë bërë gabimin fatal dhe të jenë zhdukur. Shqiptarët, megjithatë, çuditërisht mbeten.
As kur po i shihej fundi i qartë, edhe pse mund të ishte edhe në interesin e saj, e sëmura e Bosforit nuk deshi as të dëgjojë këshillat e Austro-Hungarisë që nga katër vilajetet shqiptare me mbi 98 mijë kilometra katrorë të lejojë formimin e një vilajeti të vetëm, me një lloj autonomie siç iu ishte lejuar popujve tjerë, serbëve, grekëve, bullgarëve, malazezëve. Ashtu që edhe shqiptarët të prisnin më të përgatitur shthurjen e krizës së përgjakshme.
Por, jo. Përkundrazi, veç vëllezërve që i zbuluan tash së voni, nuk u lejohej asgjë që mund të bënte me identitetin nacional. Shkolla, alfabeti, kisha etj. u lejohej grekëve, serbëve, bullgarëve por çuditërisht u ndalohej shqiptarëve që, ç’është e vërteta , kishin shkuar tepër larg në “bashkëjetesë” me pushtuesit të cilët sot gabimisht mund të identifikohen me Turqinë e kryeministrit Erdogan.
Me gjithë asociacionet që mund të zgjojnë metaforat si kjo e fundit e kryeministrit Erdogan, Turqia e sotme në kontekstin kohor është krejtësisht e ndryshme. Jo vetëm Kosova e shqiptarët por edhe rajoni ka nevojë për forcë balancuese mes tri qendrave me influencë në popujt e rajonit. Moskës prapa ortodoksëve, Vatikanit dhe vendeve tjera me ndikim prapa katolikëve dhe, siç po duket, Ankarasë prapa popullatës islame në këtë rajon.
Edhe atyre që mund ta kenë marrë siç mund ta kenë kuptuar vetë thënien se Kosova është Turqi, mbase u kujtohet se kur më 1997 ushtarët grekë me një këmbë ishin futur në Shqipëri, Turqia ishte ajo që e kërcënoi me luftë të hapur.
Erdogan ishte këtu, pa dhe shkoi. Paramendojeni, si do të pranohej sikur, për shembull, Merkel, Hillary apo dikush tjetër të kishte thënë në mes të Prishtinës të njëjtën: Se Kosova është Gjermani, Amerikë, etj. Kujt do t’i pengonte.
Edhe dje, të nesërmen e largimit të kryeministrit Erdogan dhe suitës së 600 zyrtarëve që e shoqëronin, nuk ka ndryshuar gjë. Kosova edhe dje, siç ishte edhe pardje e gjithmonë, mbeti Kosovë. Me të gjitha hallet e interesat veta. Deri te interesat meskine të kryeministrit tonë për të fituar sërish Prizrenin.
As Turqia s’u bë Kosovë e as Kosova s’u bë Turqi.
Kosova me një minoritet turk të diskriminuar pozitivisht, me shkolla e institucione të tjera, edhe pse proporcionalisht shumë më të vogël se gjashtë milionë shqiptarët në Turqinë e Erdoganit. Ata, arnautët, që për shkolla e të drejta tjera nacionale as që mund të mendojnë.
…të gjitha mirë e bukur i ke rreshtuar, por këtë të ushtarëve grekë me një këmbë në Shqipëri në 97-tën ia ke futur kot. Erdogani erdhi, pa dhe iku por erdoganët shqiptarë që janë më keq se turqit janë aty. Kjo racë e flamosur sejmenësh e eunukësh që flasin shqip është ajo që mund të na bëjë gropën dhe jo Erdogani që sheh ëndrra me perandorinë famëkeqe të dikurshme…
E dime o Ali qe Kosova eshte Kosove, s’ka qene, eshte dhe s’do te mbetet e tille.
Them s’ka qene se ka qene Shqiperi, them eshte se eshte faktikisht, e thua dhe ti, dhe them s’do te jete se do te behet Evrope, do behemi te gjithe ne nje moment me te vone.
Do te ishte me mire te beje nje artikull qe Politika eshte Politike!
Keni marre FLAKE SI PUSHKA E JEVGUT JU KOSOVARET!!!
Mire,qe Turqia paska qene PUSHTESI YNE,po GJERMANIA DHE ITALIA,a NUK KANE QENE PUSHTUESIT TANE????
Edhe atehere,pra para 600 vjeteve edhe me vone,shume shqiptare u kane sherbyer PUSHTUESVE ME SHUME SE SHQIPERISE!!!
Pa folur per BEJLERET,AGALLARET,SEJMENET,BAJRAKTARET etj,qe per TRADHETITE E TYRE NE FAVOR TE Turqise u shperblyen nga ajo me OFIQE,TOKA E FLORINJ TE SHUMTE,ne LUFTEN E DYTE BOTERORE,kur Shqiperia krijoi USHTRINE E VET NACIONAL-CLIRIMTARE DHE CLIROI VENDIN PA NDIHMEN E ASNJE USHTARI TE HUAJ,Kosova,na dergoi si “dhurate” ne Shqiperi,kriminelet Rexhep Mitrovica si kryeminister dhe Xhaferr Deva si minister i Brendeshem NAZIST,ndersa per vete krijoi DIVIZIONIN NAZIST “SCANDERBEG”!!!
TURPI I ZOTIT, kur tani kujtoheni e na tregoni NACIONALIZMIN TUAJ BASTARD!!!
siiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii siiiiii the ? ushtria nacional-clirimkare ?
hahahahahahahahahahah …boll me rrenat e tua komuniste o palikari se le nam ! ITALIA FALIMENTOI po ashtu edhe GJERMANIA prandaj u ” clirua ” vendi yne se te ishte per ” trimat ” nacional-komuniste shqiperia KURREN E KURRES nuk do u clironte ! Ku ishin kta trima kur erdhi italia dhe na pushtoi ??? vendi me i lodh i asit ROME BERLIN TOKRYO qe edhe ne Afrike humbi me njerez qe luftonin me shigjeta .
ne 500 vjet pushtim Osman – Shqiperia u konisderua nga turqit si BAZE USHTARAKE —asgje me shume prandaj edhe dolen mijera tradhtare nga ky vend ! ASNJE PERMIRESIM NE ASNJE FUSHE !
Rruget e para nacionale ne Shqiperi ti beri Italiani ” PUSHTUES ” o kafshe anadolli . Mire thonin italiant – ” Shqiptaret din te bejne vetem femije ” asgje tjeter . Kur Italise dhe Gjermanise ju kerkuan rimbursime per deme lufte ne 5 mln dollar Italianet dhe Gjermanet filluan te qeshnin duke thene se edhe sikur te donin te shkatrronim dicka ne Shqiperi nuk mundeshin sepse atje s’kishte asgje per te shkatrruar . Ne Shqiperi vetem ndertuam .
Sa per SS SCANDERBEG eshte e vetmja gje e mire qe bene Kosovaret …Gjermania dhe Italia kan qene pro nesh dhe pro krijimit te Shqiperise se madhe qe komunkarave si ti nuk u pelqente sepse zemra juaj ishte , eshte dhe do mbetet ne MOSKE DHE BEOGRAD !
Or Antonio,pordhe partizane,qe vrane dhe masakruan kosovaret me ndihmen edhe te shovenistve cetnik partizan te Titos dhe Rankoviqit.Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva,ishin te etur per bashkimin kombetar dhe mbrojtjen e kosovareve nga cfarosja prej kriminelve partizan te Shqiperise se Hoxhes,Mugoshes,Milladinit,Koci Xoxes etj.Nga shovenistet partizan,u masakruan mbi 4000 kosovare ne Tivarin famkeq te Malit te Zi fashist.Antonio,ti duhet te flasish keshtu sepse je vet pjesmarres i ketyre masakrave anti kosovare.Erdogan,Merkel,Bush-Clinton etj.ishin,jane dhe do te mbesin miqt me te medhenje te shqiptareve kudo qe jane ata.Divizioni Skenderbeg,kishte per detyre ti mbronte kosovaret nga cfarosja prej cetnikve te Drazha Mihajloviqit,Rankoviqit dhe te tjereve si ti.
Jo ore jo, eshte Turqi dhe pike. E tha Erdogani, e aprovoi Thaci dhe e duartrokiten Turqit e Prizrenit.
Ta gezoni identitetin e ri, dhe sa me shpejt te shtoni trecerek henen te flamuri i verdhe e blu. Hajde, aferim se e gjetet shtepine e re.
Po deshet na beni nje nder ne Shqiptareve, mos i ndyni me duart me flamurin Bizantin te Gjergj Kastriotit, sepse nuk eshte i juaji dhe as nuk ju perket!
Kete mund te ndegjosh vetem tek shqiptaret. Tek asnje popull tjeter ne Europe
Eshte ne interes te Ankarase qe Shqiperia dhe Turqia te jene partnere strategjike.
Miqesia Shiptaro-Turke eshte intensifikuar si pasoje e politikes se mbrapshte greke.
Greqia eshte shtet “handikapat” qe nuk di te beje politike te jashtme. Jeton akona nen dogmen e influences fetare dhe tregohet aq konfuze saqe serbet i therret vllezer, ndersa “maqedonasit” sllav te ardhur, pavaresisht se te tre praktikojne te njejtin religjion dhe se serbet e “maqedonasit” i perkasin se njejtes rrace.
Greqia i trembet me shume rritjes se pozites se Shqiperise ne Ballkan dhe normalizimit te marredhenieve me te sesa frymes se re se neo-otomanizmit qe Erdognai e tregon ne nje menyre ose tjeter.
Turqia nuk eshte aleate strategjike per Shqiperine sepse shqiptaret dhe turqit jane dy popuj qe duhen ashtu sic duhen serbet edhe greket. Fakti se Greqia ndjek politike ofensive karshi Shqiperise ashtu si edhe kunder Turqise ka bere qe Tirana dhe Ankaraja te jene aleate natyrale.
______________________________________________________________________
Sidofote jeta ne arenen e politikes eshte shume dinamike, ndaj dhe miqesite midis shteteve ndryshojne ne baze te interesave te secilit prej tyre.
Imagjinoni nje Pakistan qe do te mund kercenonte Greqine me bombe berthamore per arsyen se Greqia po keqtrajton emigrantet pakistanez. A nuk do ta hidhte Greqine ne krahet te Turqise ky lloj kercenimi?
per Vlora
me shume kemi luftuar ne kosovaret nen flamurin kuq e zi se disa te qiftit tend qe keni luftuar me flamurin e rusis,serbise e te greqise!E sa per identitet mos u merzit ti se ne e dime se jemi DARDAN-fis i lasht ilir po qti bejsh qiftit tende qe nuk keni as fytyre njerezore por qe identifikoheni me dhelper,hijena,gjarperinje,ujqi!
Mos u merzit…per mos pajtime ne mes vehtes nuk mund te fyhen krahina shqiptare…Shqiperia(natyrale) u dha emrin shqiptareve kudo ku jetojne ashtu si Kina kinezeve India indianeve a Serbia serbeve (pa dadhim ku jetojne ne Shqiperi,Maqedoni,Kroaci,Bosnje,Mal te Zi apo gjetke).Shqiptaret jani NJE pavarsisht politikes kufitare..Me ndergjegjesimin tone kufinjte zhduken…Kujtoni kufijte e gjermaneve,Vietnamezve etj….Po ne ma te dobet se te gjithe jemi???????????????
Turqia na paskash kercenuar Greqine me 1997 per nderin tone dhe ne nuk e morrem vesh atehere qe e kishim nevoje, por e morrem vesh me vonese 10 e ca vjecare.
Fevziu ne emisionin e tij te fundit tha se e kerkova ate deklarate te Cilerit dhe s`po e gjej.
Ndersa turkoshaku Xhufi u hodh te justifikonte gjerat duke thene se u tha incognito.
Keta lloj gazetarucesh qe perpiqen te krijojne opinion duke u kapur pas pordhave (qe ndoshta as ato nuk u leshuan) jane mercenaret e neo-otomanizmit.
Cuditem qe Shqiptaret e Kosoves nuk e dine se Turqit jane pushtues te ardhur nga stepat e Azise e qendrore, te cilet vrane e prene popullin shqiptar per 500 vjet. Cfare eshte kjo vllazeri Dardano-Mongole???? hahahahahaha,,, kulmi kulmi i injorances, Kurre nuk do ju falet kjo tradhti. Gjaku i derdhur i heronjve ju mallkofte dhe mos bafshi hajr dhe mos gjetshi paqe ne jete te jeteve.