Qysh nga vizita e Kryeministrit turk Erdogan në Kosovë dhe prej ditës kur ai lëshoi njëra pas tjetrës disa deklarata dashurie, shtypi në Tiranë dhe gjindja me shkollë e pa shkollë po zien nga brenda dhe është lëshuar në komente që ngjajnë herë me këngë majekrahi, herë me balada vajtojcash e herë tjetër me melodi karadyzeni. Po çfarë ka ndodhur konkretisht? Kryeministri turk, gjatë vizitës në Kosovë dhe në takim me Ramën e Thaçin, ishte shumë i entuziazmuar dhe me një gjendje të ngritur shpirtërore. Ai i kaloi caqet e diplomacisë dhe u shpreh me gjithë zemër se ai vetë dhe Turqia e duan Kosovën, i duan shqiptarët. I duan aq shumë sa mua më duket sikur jam në shtëpinë time këtu në Kosovë, aq sa më ngjan sikur Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë, tha ai. Thënë ndryshe, Kryeministrit Erdogan, Kosova e Turqia, shqiptarët e turqit i duken njësoj dhe ai i do me të njëjtin patos. Këto deklarata ai i bëri në takime publike, madje bëri edhe gjeste të tjera si vizita në një odë në Prizren, ku ai u ul në shilte dhe mbuloi gjunjët me një napë ashtu siç është tradita e odave myslimane. E gjitha kjo ishte një spektakël mediatik që përcillte një mesazh të vetëm: kryeministri turk shfaq pa asnjë rezervë një dashuri të tepruar ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj Kosovës në veçanti. Ku qëndron e keqja këtu? Në radhë të parë, duhet të mësohemi që dashurinë ta respektojmë dhe ta mirëpresim, urrejtjen duhet ta përçmojmë dhe indiferencën ta shmangim. Nuk e teproj po të them se ne shqiptarët jemi populli, etnia apo raca, quajeni si të doni, që përçmohemi, fyhemi e shahemi më shumë se të gjitha etnitë, popujt apo racat e tjera të Ballkanit nga popujt e Europës, nga popujt e krishterë të Europës. Megjithëse kanë kaluar njëzetë e ca vjet që nga rënia e diktaturës, megjithëse kanë kaluar shumë vjet nga koha kur shqiptarët nëpër Europë ishin në krye të listave për krime, drogë e prostitucion, përsëri, popujt e krishterë të Europës nuk na duan, nuk na çmojnë dhe na përbuzin. Për këtë, është mirë të pyesim bashkatdhetarët tanë që punojnë në Perëndim se si ndihen, se sa rëndë u peshon fjala shqiptar, se si rrudhin buzët punëdhënësit europianë kur marrin vesh se kanë të bëjnë me shqiptarë. Vini re Italinë fqinje që kemi përballë. Kurrë nuk kujtohet të thotë një gjysmë fjale për Shqipërinë. Nëse do të japë ndonjë imazh nga vendi ynë do të jetë ose anija “Vlora” me refugjatë ose ndonjë pamje ku ne shfaqemi si vend afrikan. I vetmi vend dhe i vetmi popull që i do dhe i respekton shqiptarët është Turqia dhe turqit. Ky vend dhe ai popull i respekton dhe i adhuron shqiptarët. Këtë dashuri dhe këtë adhurim ne duhet ta refuzojmë? Unë mendoj se Edi Rama po tregohet një shtetar serioz dhe po i përgjigjet me dinjitet një partneriteti strategjik të çmuar siç është ai me Turqinë. Forma e shfaqjes së kësaj miqësie, me vëlla e byrazer bëjnë pjesë në folklorin e ballkanasve dhe mua personalisht nuk më impresionojnë.
Para disa kohësh, ministri ynë i Jashtëm, zoti Bushati, në takim me homologun grek, për herë të parë vendosi në tavolinën e bisedimeve çështjen çame dhe “Ligjin e luftës”. Grupi folklorik i opozitës nxitoi të thoshte se këto çështje i kemi ngritur edhe ne, duke gajasur të madh e të vogël dhe duke harruar se një nga turpet dhe krimet që i është bërë këtij vendi në këto vite është marrëveshja e detit, të cilën e ka nënshkruar ai që drejton opozitën e sotme, djaloshi që lyen flokët me brilantinë si në vitet ‘30 dhe që tani familja Berisha e ka vënë në krye të SHQUP-it. E solla këtë shembull për të përmendur një të vërtetë të pamohueshme. Diplomacia e shtetit shqiptar tani që e majta ka ardhur në pushtet, po bëhet dinjitoze dhe po realizon ato pritshmëri, të cilat ishin shqetësim për opinionin e gjerë publik, për intelektualët e pakomprometuar dhe për opozitën e djeshme gjithashtu. Dashuria e tepruar e Kryeministrit turk nuk na rrezikon as detin as malet, ndërsa marrëveshja e djeshme e nënshkruar nga burri që lyen flokët me brilantinë si në vitet ‘30, është gati-gati akt tradhtie. Mirëpo, qeveria e sotme e ka frenuar këtë akt dhe po tregon më shumë se ç’duhet dashuri me një kryeministër që përfaqëson një shtet dhe një popull që na do dhe na adhuron. Ku qëndron e keqja e kësaj diplomacie? Natyrisht Serbia duhet të ndihet keq, sepse ajo nuk e kupton ende dhe nuk e pranon akoma se Kosova nuk është Serbi. Erdogan tha se është Turqi. Kur mendoj se çfarë i ka bërë Serbia Kosovës, mua më pëlqen dhe jam në një mendje me atë që thotë Kryeministri turk, qoftë kjo dhe e tepruar emocionalisht.
Tani të vijmë te një çështje tjetër, tek identiteti. Në librin e tij “Mosmarrëveshja”, Kadare, duke u marrë me fatin historik të shqiptarëve, e ka përcaktuar qartë se në identitetin e shqiptarit, përkatësisht në shkatërrimin e tij, ka luajtur rol ajo që ai e quan trekëndëshi i Bermudës, pra: shovinizmi serb, masakrat greke dhe pushtimi otoman. Vetëdija shqiptare është formësuar duke u ushqyer nga imazhi për serbin si gjakatar dhe pushtues i trojeve shqiptare, si arkitekt i shfarosjes dhe gjenocidit, të përpunuar madje edhe në platforma akademike. Edhe sa i takon grekut, imazhi kolektiv shqiptar e përfytyron si arkitektin e vrasjes dhe masakrave në jug të Shqipërisë dhe si ushtrues të gjenocidit mbi popullsinë çame. Ndërsa pushtuesit otomanë në imazhin kolektiv përfytyrohen si barbarët që rrafshuan qytetërimin kristian shqiptar dhe që masakruan gjithçka që u dilte përballë, një prej fuqive më të mëdha të kohës. Kjo është historia, të cilën ne shqiptarët kurrë nuk duhet ta harrojmë dhe duhet t’ua mësojmë edhe fëmijëve. Në qoftë se ne sot jemi të ndarë në tri a katër fe, kjo ka ndodhur për shkak të asaj historie që përmenda më sipër. Në qoftë se ne sot jemi të shpërndarë në tri apo katër shtete, kjo përsëri ka ndodhur për shkak të asaj historie që kemi jetuar. Ndërkaq, ne jemi banorë të një planeti që po përballet me sfida të tjera dhe memoria historike nuk shërben më për të projektuar sfidat e së ardhmes. Në themel të sfidave të së ardhmes është paqja dhe kompromisi, miqësia dhe mirëkuptimi. Por, mbi të gjitha, është edhe interesi kombëtar. Globalizimi apo fshirja e kufijve gjeografikë dhe krijimi i kufijve të tjerë, që mund të jenë ekonomikë apo kulturorë, nuk do të thotë që ne të heqim dorë nga interesat kombëtare. Këto interesa ruhen e sigurohen me partneritet demokratik afatgjatë dhe me aleatë që kanë interesa me ne. Në këtë kuptim identiteti ynë nuk dëmtohet aspak nga dashuria e Erdoganit për ne. Identiteti ynë po shkërmoqet nga vetë ne shqiptarët, nga miopia jonë kulturore e politike disa herë. Po sjell vetëm një shembull. Don Gjergji i Kosovës shqetësohet me të drejtë nga retorika pak e tepruar e Erdoganit, por identitetin tonë kristian. I dashur don Gjergj, këtë identitet e ka fyer më shumë Selia e Kishës Katolike në Tiranë, e cila ka shkelur amanetin e Nënë Terezës dhe pasi ka përfituar një terren prej mbi 100 mijë metrash katrorë jo vetëm që nuk e ngriti spitalin katolik me emrin e saj, por nuk po jep asnjë sqarim se çfarë ka bërë me fondet dhe donacionet e mbledhura për këtë qëllim. Për këtë skandal që na dhunon rëndë identitetin tonë kristian, nuk besoj se e ka fajin dashuria e Erdoganit për vëllain Hashim apo për Kosovën.
Ik o pijanec. Akoma me kete te shpifur qe ka punuar ngushtesisht me Bashkim Gazideden.Ka punuar spihun i gazidedes dhe ndiqte te gjithe gazetaret e opozites. shikojeni sa i pshtire eshte edhe per tu pare. majmun i vockerr.
bukur
Ky qenushi qe shan Berishen lante breket e Aida Shehut. Sevil si ato konet e lena rrugesh. E pres ne Elbasan per ti bere nje sherbese nga prapa.
Or Uzeir djali qe paske nje emer te embel lindor otmano arabo persiano islamiko pakistanez
Turqia po ti donte kaq shume shqiptarte e shkrete kishte hapur nje shkolle ne gjjuhen shqipe per 4 miljone shqiptaret e atjeshem mer aman. Se paku 1 shkolle TE VETME per 4 miljone mor te keqen. Kosova nga ana e saj ka hapur 100 shkolla fillore e te emsme dhe deri ne universitet per nja 20 mije mbetje arixhinjsh ne Prizren qe mbahen si turq por kane mbiemra shqiptaresh tipike kelmendi, curri, gashi, berisha, krasniqi..etj..etj
Nga ana tjeter. Ka nje keqkuptim te madh mes dashurise qe kane per Shqiperine ata 4 miljone shqiptare te shkrete qe u mohohet cdo e drejte elemnetare njerezore e kombetare, dhe gjoja dashurise qe paskan turqit per Shqiperine. Turqit e thejshte as qe e dijne ku i bi kjo fare Shqiperije dhe as qe e cajne karin per kete pune. Edhe ketu ky Uzeiri gabon shume kur thote qe sa shume na dashkan neve turqit, paska plas sevdaja e madhe e mongoleve per shqiparet, me vetedije apo pa vetdije, nuk e di.
Prandaj or Uzeir i cik me me kujdes. Askush nga ne qe kritikojme Turqine nuk jemi pro greke apo proserbe. Perkundrazi. Jemi shqiptare te paster qe cke me te. Por ama edhe kjo puna turko islamike po del si shume e ngjashme me punet greko ortodokse. Kjo puna e “turqve” te Prizrenit si shume e ngjashme me “greket” e Himares Plako…Edhe ajo puna e “kultures se perbashket” mes shqiptareve dhe turqve po na del si shume e ngjashme me “kulturen e perbashket” helene te Korces me Greqine. Kjo puna e kolegjeve greke ku vizatohen harrtat evorio epiriti dhe ku Skenderbeut i thuhet grek po na del si shume e ngjashme me kolegjet turke ku Skenderbeut i thuhet qafir arnaut e hajdut dhish. Edhe puna e bankava, celulareve, naftes, pseudominoriteteve turke ne Koosve e greke ne Shqiperi po na del si shume e ngjashme neve, mos qoshim edhe ne qafiret kaq mosbesues jahrebi allah..Keshtuqe edhe i her,,,Kujdes Plako mos fut shqipot ne zone te minuar..kujdes mos behet Shqiperia Liban,,,, se kur te ARIJME NE ATE PIKE SKEMI ME SHQIPERI, do na haje dreqi te gjitheve.Eh pikerisht ky eshte synimi historik dhe aktual i bizantineve greke e otomanisteve turq. i venizelloseve e ergoganisteve, i islamikeve fondamenetaliste e ortodokseve fondamentaliste, mbetje otomane e biznatine gjithe bashke.
Nuk e di cfare quan dashuri ti o Ilir por kjo vetem dashuri nuk eshte. Ky quhet akt seksual ku natyrisht ne shqiptaret jemi gjithmone poshte(flas per stilin klasik te seksit). Te thuash qe meqe perendimi nuk na do(gje qe eshte pjeserisht e vertete) dhe ne duhet te hidhemi ne krahet e nje shteti islamik( do apo s’do ti) ky me duket nje gabim trashanik qe nuk duhet ta beje nje analist i rangut tend. dhe se fundmi para se te kritikosh klerin katolik shih se cfare po bejne(cojne njerez ne Siri per tu vrare) dhe cfare thone(gjera qe mund ti thone vetem talebanet)imamet dhe hoxhallaret.
Ju thoni:” I vetmi vend dhe i vetmi popull qe i do dhe i respekton shqiptaret eshte Turqia dhe turqit. Ky vend dhe ai popull i respekton dhe i adhuron shqiptaret.”
Prandaj ajo Turqi dhe ata turq jane kujdesur shume per ata 6 miljon shqiptare qe jetojne ne Turqi. Ata shqiptare e kane te drejten e lire te shprehjes se etnise se tyre.Ata shqiptare kane te drejte ne shkolla, duke filluar nga arsimi fillor e deri te ai universitar. Ata shqiptare biles kane gazeta qe botohen ne gjuhen shqipe. Ata kane edhe programe disa oreshe ne gjuhen shqipe ne TV turke etj. etj.
O Ilir, kur ke shkruar këtë artikull, ke qënë esëll, apo i pirë…???! Unë si pijanec, jam i sigurtë se ke qënë i dehur, jo vetëm i pirë…
Don ti lepish b…Edit tashme. Jo se e ke gjuhen pis nga lepirjet qe I ke bere b…se Saliut. Na fal liro nuk klasifikohesh.
Visita e Erdoganit nuk u keqperdor, por e kunderta ai e keqperdori miqsin ne Kosoven, ai po vjen e po i thot Thaqit, eja ketu eja aty.., ai po vjen si mik, po spo rrin si mik, ai e qoj Thaqin nxhami, e Thaqi, kuuurr sun e qon ate ne kishe… Paramenoni Angela Merkel dhe ni zyrtar perendimor, te thot hajde ne kishe, edhe ajo ashte e partis kristiane, po jo, ate nuk e ban dot, sepse respekton parimimet demokratike. Po thyni turku nshpi perpos shpis ndrro edhe trollin. Ne familje jemi tan musliman, por hale e perdorim fjalen: turku don zor! Keshtu qe nshpi teme une i percaktoj qka me ba. nese je mik rri si mik! Me kusheririn tem ka dy vjet qe nuk foli, sepse ai e konsideron Erdoganin vlla e une jo, duket qesharake, po ne Kosove perben Problem kjo, ne Kosove me prejashtim e disa klerikeve hoxhallar dhe do Haxhi Qamilave, njerzit jan te shqetsum dhe mos te harrojm se masen ne KS e perbajn analfabetet dhe injorantat… Kjo Puna e turkis ashte si ajo fabula e Nasradinit, Nasradin e veten qa po ban ktu N, qe, po i bi lahutes, po nuk po qet za N…nesra ja nini zanin.
Gjelit Erdogan i kane ra puplat me miqte e vet ne Lindje te Mesme e vende arabe e nuk e pj**** kush mâ neper ato vende e tesh me “plotesue” boshllekun emocionalo-patetik te shkaktuem prej andrrave boshe neo-otomane, kthen syte me nostalgji kah tokat e vjetra te Babes Mbret, sa neper Kosove, Bosnje e Shqipni, sa me u mallengjye e me lot me thane:
“….Askush nuk me don mâ( e ja nise tuj kja) e veç ju sherbetoret e hyzmeqaret e dikurshem te turkut mundeni me me ngushellue( e ja nise edhe nji here vajit)..”
Asht karte e djegun Erdogani e shpejt keni me ja ndie zanin kur te marrin teposhte, o prej kojshive, o prej te vetve.
Kaq shume fjale, per te shprehur dashurine tende per Turqine, o Yzeir?! Harxhova kohen e vyer KOT.
Edhe pse jam dakord me shumicen e opinioneve te sipershenuara nuk mund te mos bjere ne sy ajo qe na bashkon te gjitheve ne Shqipetareve.Pasion prej te marri per tu shkuar gjerave deri ne funde,mungese durimi dhe vetpermbajtje,etiketime te egzagjeruara per nje pene qe se paku ka aftesine te artikuloje qendrimin dhe opinionin nga kendveshtrimi i vet per nje ceshtje qe ka haour kaq e kaq diskutime kohet e fundit.Mendoni Ju se Iliri nuk e ka te qarte se ne finale perandoria otomane reshtohet ne kahjen e armiqeve shekullor te Shqiperise dhe Shqipetareve.Por ja do puna te sillet keshtu se gjerat nuk mund ti marrim si te ngrira,si te dhena njehere e pergjithmone.Se ngushellimi yne eshte qe kjo perandori ishte e keqja me e vogel ne raport me dy armiqte e tjere shekullor te kombit shqiptare,Elenizmit dhe Pansllavizmit.