“Krushqitë e liga të Karl Topisë”

26 Tetor 2013, 20:00Blog TEMA
“Krushqitë e liga të Karl Topisë”

Nga Bardhyl Ukcama

 

Një nga palo teoritë e pakta filo- turke, e tjerrë prej “intelektualëve” të mejhaneve ballkanike, shqiptarë nga rrënjët, turq në dokje e turq në shpirt, na paskësh qenë se ky pushtim, pushtimi osman, na paskësh shpëtuar nga asimilimi.

Përsa i përket asimilimit të popullsisë shqiptare, të kujtojmë Sanxhakun me qytetin e njohur të Novi Pazarit, një krahinë me popullsi rreth 1 milion (te gjithë shqiptarë nga rrënjët) midis Malit të Zi dhe Serbisë, e asimiluar plotësisht.

Sot, thonë se janë boshnjakë a turq.

Të kujtojmë jo më pak se 5 milionë shqiptarë në Turqi, të asimiluar plotësisht, pa asnjë të drejtë kombëtare.

Të kujtojmë “boshnjakët” e Plavës e Gucisë, Ulqinit e rrethinave të Podgoricës, një pjesë të mirë të Gostivarit e qyteteve të tjera të Maqedonisë.

Çamëria, më së pari u shkatërrua nga marrëveshja turko-greke e shkëmbimit të popullsisë, kur qindra mijëra banorë, shqiptarë me kombësi e myslimanë me fe, u detyruan të shpërngulën në Anadoll. Më pas ishte e thjeshtë, më pak se 30% e popullsisë kishte mbetur në ato zona, ku lindi dhe Konica.

Kujtoni shpërnguljet fatzeza të shqiptarëve të mbetur nën Jugosllavi me marrëveshjen turko- serbe edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Kujtoni e kujtoni…!!!

Fatkeqësia më e madhe e kombit shqiptar ishte pushtimi osman, ishte një histori e gjatë, tragjike, që synoi zhdukjen nga harta (edhe nga ato harta që mban Edi në ambientet e kryeministrisë) dhe historia e kombeve, të kombësisë shqiptare.

Kurrë nuk i njohu as gjuhe e as ekzistencë.

Kosova është Turqi, thotë kryeministri turk (kryetar i partisë islamike, AK), ne Prizren, as me shumë e as me pak se sulltani, që eshtrat la në tokën e Kosovës.

Edi Rama duhet të jetë i kujdesshëm në politiken e jashtme.

Paraqitja jo serioze për hir të aleancës me Hashimin apo popullaritetit “jo të dëshirueshëm” të tij në rrethet e thekura islame në Ballkan, mbetet jo e dobishme.

Kryeministri shqiptar nuk mund t’i kalojë “krushqitë e liga të Karl Topisë” në politikën e jashtme me një batutë arrogante ndaj dashamirësve, ish- bashkëpunëtorëve apo kundërshtarëve politikë (më zëmekur në këtë rast), pa paguar më parë një më një “lirat e pajës”.

Hashimi dhe politikanët e tjerë të Kosovës duhet të jenë edhe më të kujdesshëm e të forcojnë lirinë në kushtet e paqes (paqe e atdhe i siguruar falë fuqisë ushtarake të botës së Perëndimit) për popullin e tyre dhe sigurinë rajonale.

57 komente në ““Krushqitë e liga të Karl Topisë””

  1. Ilir Gruda says:

    Shume e sakte…skush ne bote nuk ka nostalgji per pushtues e kolonizator…….qote edhe per britanike ,qe i gjeti …shume shume te prapambetur e i zhvilloi duke i krahasuar me Newyork (Thailand,Singapor,HongKong Jamayke…etj….)Pushtimi Otoman ishte fatkeqsi kombetare….Por kjo nuk na pengon per mardheni te mira me turqine ,ashtu si Europa me gjermani-Itali -Japoni pas luftes…..

    1. Epirioti says:

      Te Paret e Rames e Paguan me Franga Ari Sulltaneshen e Sulltanit vetem dhe vetem per Mos tu quajtur Turq pranuan me Shekuj te tere te punonin Kokulur e te Nenshtruar te pagoninTaksen e Kristjanit vetem e vetem per Mos tu quajtur Turq sepse ishin Koshjent qe Kultura Mentaliteti Tragita Gjaku i lidhet me Europen dhe jo me Azine e Arabine, ne qofte se Hashimi do ta quaj veten Turk nuk ka problem atij i lejohet se te Paret e tij kan koh qe e kane bere Por,,,,, Rama Jo Kurr te pakten deri dje ne Prizeren, mbase qe dje mundet te jete edhe Turk u Dorezua ne Koh Paqe. Ky eshte Fataliteti Shqiptar i bere lesh e li me Turk

    2. andi says:

      Aspak e sakte, Ukcamaj eshte nje tip katoliku fanatik e sylesh. Shqiptaret ne Novi Pazar nuk u asimilun nga Turqija, por me dhune e detyrim nga Serbija. Shqiptaret e cvendosun ne Turqi u ba nga Serbija e me miratimin e mbretit Zog. Qemal Ataturku ishte perkrahes i Shqiptareve e kunder mbretit Satrap Ahmet Zogu. bMarrveshja Turko Greke u ba me detyrim kunder Turqise ne perkrahje te Kristianizmit ne pergjithesi e atij Ortodoks ne vecanti, me ndihmen e Rusise e te shteteve Europiane, si Italija, Anglija Franca e Gjermanija. Kur Turqija po hynte ne krize e po dominohej nga Rusija e Europa, me detyrim leshoi disa vilajete per te mbrojte Stambollin. Krajli i Malit te Zi i kerkoi ne ate kohe Sulltanit nje pjese sa nje lekure dashit nga trojet Shqiptare.(qe ne harten qe kishte varun Sulltani ne sallen e pritjes i binte deri ne lumin Mat) Sulltani ja ktheu jo asnje qyme floku te asaj lekure. Lidhja e Prizrenit eshte organizu nga Patriotet Shqiptare por me lejen e firmosun nga Sulltani permes Krye truprojes tije Ramazan Shkodra.etj etj. Historija duhet lexu jo vetem cfare kane shkru priftat, por njerezit qe kane marre pjese ne ato ngjarje.

      1. Mark K. Shkreli says:

        Andi, pothuajse te gjithe c’ke shkruar i ke gabim. Lexo histoine edhe nje here. Ndoshta do te te ndihmoje te kthehesg ne realitet.

        1. andi says:

          Cilen Histori z.Shkreli me lexu? Une kam lexu shume e kam degju nga njerez qe e kane jetu ate periudhe, biles kane ken protogonist ne ato ngjarje. Historianet e Enverit e shkrunen historin per interesa politike ashtu si edhe shum Prifterij. Shqiptaret ne Turqi ishin deri krye ministra, Ismail Qemali ka ken 4 here K/minister i Turqise,i vellai i tij zv.minister i brendshem i turqis, nipi i tij sekretare i ministris se jashtme te Turqis. Ramazan Shkodra krye shef i sigurimit te Sulltanit 25 vjet. Faktet i gjeni ne dokumenta origjinal ne arshivat Turke me bollek. Deri edhe per Ismail Qemalin te denum me vdekje e me vone te reabilitum.Ne vendet qe ishin nen Turqin shumica e krye ministrave ishin Shqiptare e besim Katolik.si Liban,Sudan,Siri,Egjypt,etj etj.

          1. Mark K. Shkreli says:

            Pajtohem , andi, se shume shqiptare kane sherbyer ne pozita te larta te Perandorise Osmane por shqiptaret, si etni ne Turqi, nuk kane te drejta te kene asgje ne gjuhen shqipe. Parvjet isha ne Stamboll dhe vizitova Uskupi Xhamine, ku takova nje plak, sigurisht mbi te tetedhejtat. Ai fliste shqip ama hoxha nuk dinte asnje fjale shqip, edhe pse xhamia konsiderohej xhami shqiptare. Ne New York kemi nje kishe katolike, nje ortodokse dhe disa xhami, ku te gjitha sherbimet behen shqip (me perjashtim te pjeses se sherbimit fetar ne xhami). Kemi te drejt te bejme cdo aktivitet ne gjuhen shqipe, pa kurrefare pendese. Bile, pushtetaret amerikane bejne cmosin per te na ndihmua qe te ruajme traditat tona. Kj eshte diferenca Perendim – Lindje.
            Edhe nje note, sikur Ismail Qemali etj, te sherbenin sot, bje fjala, ne pushtetin maqedom, apo malazias, si do t’i quanin? Mendo!

        2. bijte e sekretareve te partise says:

          Ky u largua ne USA pasiqe grupi gjoja dhie-torist me baballaret sekretar partie te katapultuar per te zbatuar katovicen,grupi i arben likes ketij ukcamajt,peshkepise etj u akuzuan per korrupsion gje e cila akuze u vertetua 100% dhe arben lika dhe disa tjere u denuan,ky ukcamaj u ndihmua nga zef brozi (handikapati-hajdut)i cili u largua per ne Amerike,tani mundohet te na tregoje llogje kavaje

          1. Ilir Gruda says:

            Sekretare partie ka qene KOMUNISTI I FUNDIT NE QEVERISJE[SALIHI YT…………………………

          2. adi says:

            Sekretaret e partise mbeten ne organizaten e drejtuar nga krye-sekretari Sali Ram Berisha i cili nuk pertoi e u perforcua edhe me spihunet e vjeter e te rinj. Prandaj nuk la asnje te persekutuar politik as ne parlament as ne qeveri per 8 vjet ( vec Visarit dy tre muaj sa te merrte Isalmin @ Co). Tani sa per Bardhylin ai nuk eshte akuzuar kurre per asnje afere korruptive a jo korruptive se se pari nuk ka punuar kurre ne administraten e Shqiperise. Pra ju spihunet qe merreni me baltosje anonime, e keni kot. Kurre nuk eshte akuzuar pes asgje. Une kam bashkepunuar me te kur drejtonte Radion e tij private ne Tirane.

    3. Të dashur miq komentues mua përsonalisht më duket se disa prej
      juve keni ngelur më mbrapa se popullsia e Rumelis[Greqis së sotshme]
      që gjithçka e lidhin me Otomanët dhe fenë[Epoka e gurit].
      Turqia është partnere strategjike e Amerikës një shtet laik
      dhe asnjeri nga juve nuk e din periardhjen e kryeministrit Turk.
      Kryeministrit Turk muk ka deklaruar se Kosova është Turqi ose
      anasjelltas por ka thënë:
      E ndjejë vetën si në shtëpin time.
      Une jam kundërshtar me Edi Ramën,
      por miqësia dhe partneriteti
      me çdo popull që është në interes tonin nuk duhet që ta quajm
      gabim të Edi Ramën por një lëvizje dipllomatike për ti treguar
      dhëmbët komshive tona.

  2. Billy says:

    Si nxenes historie Edi Rama i pranon plotesisht dhe i mbron argumentat qe thua ti o Bardhi. Si politikan ai nuk mund te kape pushken dhe ti bjeri armikut 500 vjecar te shqiptareve. Mund te perfitojme edhe nga ndihma e Turqise, edhe e amerikes. Apo dollaret qe jep Turqia kane ere te keqe.

  3. ariana says:

    Nje shkrim i nevojshem dhe i shkruar me dashuri nga nje prej atyre intelektualeve te shkolluar ne SHBA dhe jo ne Rusi. Bardhyl Ukcamaj ka krijuar tashme nje emer te mire ne mesin e njerzeve te dijes, komunitetit tone ne SHBA. Ai eshte nder njerezit me te rrespektuar dhe te integruar nga ky komunitet. Urime z. Ukcamaj.

    1. PARAK says:

      Si po thua moj Ariane,

      Shkrim i shkruajtur me shume dashuri nga nje intelektua i shkolluar ne SHBA dhe jo ne Rusi?

      Duke besuar se Ukcama eshte shqiptar, mendoj se edhe po te ishte shkolluar ne Beograd, nuk do ti fshihte faktet reale se kush i ka spastruar popullatat shqiptare myslymane te Nishit, te Sanxhakut dhe Pazarit te Ri( Jeni Pazar ose Novi Pazar).

      Pa shkuar shume larg ne histori, mjafton te kujtojme se gjate krizes lindore dhe Luftes Ruso-Turke (1875-1878), qe pas humbjes se Turqise, perfundoi me Paqen e Shen Stefanit, krijimin e Bullgarise se Madhe dhe zgjerimin e Serbise ne drejtimin jugor dhe jugperendimor(perfshire Sanxhakun) me teritore te banuar nga shqiptare autoktone, spastrimi etnik dhe masakrat e ushtrise serbe ishin te pashembullta per mizorine e tyre.

      Mbi 30 mije shqiptare, duke lene ne udhetimin e tyre mijra te vdekur e te ngrire, u levizen ne drejtim te Kosoves, Maqedonise, Turqise e deri ne Siri.

      Fshatra dhe qyteza te tera u cpopulluan nga shqiptaret autoktone dhe u populluan me serbe te sjelle nga Mali i Zi, Bosnja dhe Vojvodina.

      Keto beteja serbe per sllavizimin e trojeve dhe popullatave autoktone shqiptare kane qene te panderprera deri ne historine e vone, madje edhe gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore.

      Lufta heroike e Koleshinit, me 1941,e dhjetra mijera shqiptareve te Sanxhakut dhe vullnerareve te ardhur ne ndihme nga Kosova dhe vise te tjera shqiptare, eshte nje nga aktet e revoltes se shqiptareve per te kundershtuar spastrimet dhe masakrat serbe ne tokat e shqiptareve.

      Me pak kerkim ne internet, zonjushe Ariana, mund te gjesh qindra faqe te sllavizimit te dhunshem dhe spastrimeve etnike sistematike te shqiptareve nga serbet tej pertej historise se tyre te perbashket.

      Me siguri,Bardhyl Ukcama i di keto fakte por ne keto momente, per arsye qe i di ai vete,do te bjere ne vemendje tjetersimin popullatave te Sanxhakut ne aspektin fetar- mysliman si pasoje e pushtimit osman, duke fshire nga vemendja se ishte spastrimi serb dhe emigrimi i detyrueshem qe realizuan ata, faktori qe ne fakt ka ndryshuar raportet etnike te popullatave te Sanxhakut dhe deshqiptarizimin e tij.

      Sjellja e fakteve historike, formulimi dhe renditja e tyre dhe sidomos paraqitja e njeanshme e kompleksitetit te nje situate historike ne favor te nje teze te caktuar, sic ka vepruar Ukcamaj ne shkrimin e tij, nuk eshte shenje e nje intelektuali te formuar ne SHBA, por nje cfaqje e rreshtimit te tij perkrah nje teze antiturke ne mardhenjet e sotme shiptaro-turke.

      Nuk eshte e rastit se, shumica e kesaj skote intelektualesh, kane heshtur dhe vazhdojne te heshtin sot e kesaj dite, kur vjen puna per doren e ndyre greke ne punet e Shqiperise dhe rrezikun aktual qe paraqesin per vendin politikat helenizuese te Janullatosit ne Shqiperi.

      Do te ishte me vlere te behej nje kerkim, nese keto zera sorrash pseudopatriotike, u kujtuan te cirreshin kur deti i falej Greqise dhe kur Janulla ngulte varre si shenja kufinjsh te vorioepirit dhe kur cdo birkurve politikan grek vjen dhe ndyn politiken dhe ambjentin shqiptar kur ti doje qejfi, edhe pse sot e kesaj dite fqinji yne “strategjik” grek nuk e njeh pavaresine e Kosoves, mban ligjin e luftes dhe nuk e njeh ceshtje came.

      Jo, kur ujku grek po i can vendit rropullite dhe koqet ne jug, kjo skote e felliqur hesht se gjoja eshte proeuropiane dhe prokristiane.

      Dhe kjo skote e shitur ose trushplare,kujtohet te krakarije kur nje fuqi si Turqia, qe e ben te dhjese gjak kete ujkun grek qe krekoset me Shqiperine, e katandisur me nje ushtri prej vetem 8000 gjytyrymesh, pra kur nje mik i forte dhe aleat i perhershem i Shtetit Shqiptar, te zgjat doren per miqesi, ndihme dhe investime.

      Keshtu moj Ariane, mendohu pak para te eksitohesh dhe te leshosh klithma admirimi per shkrime si ky i Ukcames.

      Po te mundja, do ta mmerja per zverku kete Ukcamen dhe do te coja te jetonte familiarisht ne Sanxhkun Serb sot, dhe pastaj do ta shihja se nga kush do te ishte i rrezikuar ky lolo, nga serbizimi apo nga turqizimi.

      1. Mark K. Shkreli says:

        Te kupthrmi, nuk ishin serbet qe i sllavizuan shqiptaret e Sanxhakut por ishin myslimanet shqiptare qe perqafuan boshnjaket per arsye feje. E njejta gje ndhodhi (dhe vazhdon te ndodh) ne Plave/Guci. Personalisht, kam regjistrua ne Itali me se dy mije familja shqiptare, nje pjese e madhe nga Plave/Gucia dhe, per here te pare kuptova se shqiptaret tane nuk flisnin shqip. Arsyeja ishte martesa me femra boshnjake (edhe ato me prejardhje shqiptare). Edhe sot ne ato troje kemi shqiptare qe nuk e pranojne kombesine por insistojne se jane boshnjake, p.sh. Xhavit Shaboviqi, deputet ne parlamentin e Malit te Zi.
        Nje fenomen i ngjashem, katoliket e Shestanit (rrethi i Tivarit), qe jane thjeshte shqiptare, shpallen si malazias, kjo vetem per arye krushqije. Andaj, t’i leme keto peralla dhe t’i kthehemi realitetit. Te flasim se c’mund te behet qe ta ndalojme kete trend, te shpetojme c’mund te shpetohet, sepse c’eshte humbur nuk kthehet me: Rozhaja, Plava, Tivari kane dhene shpirt. Te ruajme Ulqinin, Malesine dhe Gucine, nese eshte e mundur. Kam frike se eshte vone edhe per keto.

        1. Ilir Gruda says:

          O Mark . Jam dakort , por trojet tona nuk gjykohen nga vendime te personave ose grupeve (Plava) PLAVA e GUZIA JANE SHQIPTARE

  4. Ganiu says:

    Keto krushqi i ka bere me pare Sali Berisha me Fatos Nanon dhe nuk jane ndonje risi. Ne kemi pritur nga Edi te jete me ndryshe ne kete drejtim. Bardhyl Ukcamaj ka bere nje shenim te shkurter shume domethenes, per nje teori vertete anti historike te filo-turqeve. Gazeta tema po ben nje sherbim shume te mire edhe ne kete rast.Ukcamaj eshte nje emer shume I respektuar qe nga levizja studentore e Dhjetorit 90-te. Ne mos gaboj eshte ai qe edhe ka organizuar koncertet “Ti Kosove Djep lirie” me Cun Lajcin dhe para PD-se me Azem Hajdarin ka bere strehimin e qindar refugjateve nga Kosova.

  5. dritani says:

    Vetem idiotet dhe ata shqiptare te tipit Grand Vezire (dmth pares te bythes se tyre) nuk e kuptojne se cfare humbem ne shqiptaret ato 500 vjet…

  6. Shefqet Cela says:

    Ka vetem nje argument serioz tendenca pro turke e Qeverise Shqiptare: KERKESA EKONOMIKE: INVESTIME, FONDE SIDOMOS, per rimekembje. Kusuri eshte bllof, me qe synojme drejt Evropes
    Pa harruar historine patjeter.

  7. denis says:

    Rama nuk do ti shofi bojen ketyre talibaneve, por e ka te pamundur te eleminoje elemintin islamik nga keto vizita qe duhet te jene shteterore, pasi ishte pervete i ftuar.

    Gjithsesi personalisht jam 100% per nje qendrim me te ashper te Rames ndaj futjes se elementeve islamike ne keto evenimente. Shteti eshte laik dhe duhet te mbetet i tille deri ne fund. Shpresoj qe Rama ta bllokoje ndertimin e Xhamise ne Tirane sa te jete e mundur

    1. andi says:

      Te ndertojme Kishat e Janullatosit se ato na drejtojne me mire kah Evropa. K .Xhamija Turke nuk prish asnje pune se eshte aqe e cilivizume sa nuk ka asnje lloj problemit prej saj. Problem eshte xhamija Arabe me talibanet e muhaxheidinet e me diskreditimin maksimal ndaj Femnave.

      1. Albi says:

        O ti mik qe ke ngateruar rrugen. As kisha janullatiste greke e as xhmija erdoganiste turke apo arabe nuk duam ne shqiptaret. Kuptove ti. Te dy palet kane bere gjenocid ndaj kombit dhe kulturocid ndaj gjuhes dhe kultures shqiptare. Njera 1000 vjet, tjetra 500 vjet. Kshuqe te folim drejt mik. Kurse ata priftat katolike te dhane ty gjuhen shqipe me Formulen e Pagezimit nga shekulli i 15 dhe me Mesahrin nga shekulli i 16. Mos e harro kete. Kur spiunet tane vezire luftonin per Turqine dhe flisnin turqisht, kleri shqiptar katolik shkruante shqip per kombin dhe gjuhen. Prandaj leri edhe njehere te them keto propaganda nacionaliste turke antishqiptare se eshte e turpshme. Kthehu ne rrugen e drejte. Me lart the dicka se sme duhet mua historia e Enverit. Kjo me duket si muhabeti i Dautogllut ne Prishtine. Ai foli per historine e Enverit. Cfare shqiptari je ti qe ketu ne debatin brendashqiptar perdor fjali dhe qendrime te ministrit te jashtem Turk???!!!

        Kurse sa u takon arshivave?? Ky muhabeti yt per arshivat e Stambollit eshte i njejte sikur per figuren e Adem Jasahrit te kerkojme materiale ne arshivat e UDB serbe ne Beograd. A je ne vete or njeri????? Te vleresojme ne shqiptaret figurat tona kombetare duke u mbeshtetur ne arshivat e okupatorit otoman dhe sherbetoreve te tij qe dolen nga kolaboracionsitet tane???? Je ne vete ore ti///uuuuuuuuuuu

  8. Hasan H says:

    Eshte e dobishme te ngihet zeri ndaj rretheve islamike ne ballkan. jane shume te rendesishme sot ne kosove duan te vendosin shamite ne shkolla. Me pas kerkojne te ndaklin edhe aktivitetet muzikore se Islami radikal e denon muziken. Ndalojne dhe mallkojne shkuarjen ne plazhe. Thone se mund te martosh edhe vajzen e xhaxhait, bejne thirrje imamet per te shkaterruar, vrare bektashite dhe te tjeret. Kembana e alarmit bie per ata qe duan te degjojne. Eshte mire qe intelektuale si Z. Bardhyl Ukcamaj shkruajne dhe shqetesohen per te nesermen e atdheut te tyre. Une jam musliman nga familja por kjo prirje e islamit politik me shqeteson.

  9. Hasan says:

    Tendencat turko-file apo ideja e nje prendorie te re neo-osmane eshte shume e rrezikshme ne kohen e sotme. Me mjera imame ne kosove punojne per ta turk-uzuar hapsiren shqiptare. Shenime shume te rendsishme per nje teme shume delicate.

    1. Epirioti says:

      Hasan….. Apo Dardan Ilirian, Taulant, Gentian, Enkeled……… Etjetj. Qe ketu Fillon Ndryshimi

  10. rasimi nyc says:

    Kam alergji nga shumica absolute e tropojaneve te cilet i sherbyen sistemit te bace Enverit me nje perkushtim te jashzakonshem duke filluar me Berishkijat,Hajdaret,Bucpapat,Degat,Besnik Mehmut Elezet ,Biberajt,MullaMustafat,Matoshet,Gjongecat e Gjinkecat.Para viteve 90 Tropoja ka qene rrethi qe perfitoi me shume si ne investime por dhe nxenesit e djelmoshat e Tropojes u mbeshteten direkt nga Enver Hoxha sidomos duke cuar mijra mjeke,mesues inxhiniere,agronome ne Tropoje e rrethet e Veriut .Jane pikerisht keto qyrravece qe i tranformoi ai sistem nga njerez mesjetare ne qytetare.The per cudi keto i futen tritolin me shume bace Enverit
    Pas 90′ Tropoja u be krahina me e shkaterruar dhe me e viktimizuar dhe shifrat e te vrareve per 20 vjet i kane kaluar ato te atyre qe jane vrare gjate gjithe luftrave te bera se bashku
    Jam kunder shume qendrimeve te Edi Rames ne lidhje me Turqine por nuk mund te duroj keto Ujkcamat qe kae marre mikroskopin per te pare gabimet e Rames dhe kane mbyllur syte per krimet e trapojanit Berish.
    Ku ishe ti Ujkcame kur tropojani juaj na futi me drita te ndezura ne organizaten islamike.
    Ku ishe ti Ujkcame kur karaduzi juaj deklaroi se shqiptaret kane gjak turku.
    Ku ishe ti Ujkcame kur viqidolsi juaj deklaroi se turqit i kane qejf grate shqiptare.
    Ku ishe ti Ujkcame kur kryeqelbesira juaj takoi 11 hoxhallaret e ballkanit qe “u luten” per fitoren e tij
    Ku ishe ti Ujkcame kur jarani juaj do te beje nje xhami te shemtuar ne mes te tiranes bashke me edi ramen dhe lulqim bashen.
    Pse nuk e hapet sqepin kur berisha vrau ne gerdec,ne 21 janar,tradhetoi me janullatosin,detin,varrezat me linjen e intrekonjeksionit me kosoven,me pplehrat me super borxhet,me karburantin e milloshevicit e qindra tradheti e vrasje te tjera.
    Pse nuk flet per qindra tropjane djem te rinj jane vrare dhe zhdukur familje te tjera si fisi i Haklajve.
    Kujto afro 2 miljon shqiptaret qe kane ikur nga shqiperia nga sulltani i tropojes.
    Kujto Tiranen e Durrsin qe jane pushtuar nga verioret dhe cdo lloj katundari e maloku nga gjithe shqiperia qe e kane kthyer shqiperine ne Kandahar.
    Mos shiko shume krushqite e karl topise por te saliut te shkise.
    PERPARA SE TI JAPESH KESHILLA PER GABIMET E RAMES DUHET TE SHIKOSH KRIMET E BASHMALOKARIT TUAJ.

    Ate duhen sharlatane
    Qe lepihen ne cdo sahane
    Qe te percajne vatane
    Ke sa te duash tropojane

    1. Albani says:

      Urrejtja jote ndaj tropojaneve ngjan si e Hitlerit ndaj cifuteve. Te gjitha sa thua per Saline ke te drejte, plotesisht te drejte, por Ukcama futet tek ata qe nuk ka bere kurre asnje kompromis me marrzite e Sales, Nanos apo te tjereve. Ai duhet te jete krenar per gjithe aktivitetin e tij tash e 22 vjet e kusur. Eshte nje burre atdhetar e I kulturuar. Une e kam per nder qe e kam mik.

  11. Fatmira says:

    Ne Kosove ka shtrir rrajt e veta turkofaget. Hashim Thaci per vota bahet edhe imam. Ibrahim Rugova ishte burre shteti, ai thoshte Kosova Europe dhe nuk levizte nga bindjet e veta.

  12. Albani says:

    Bardhyl Ukcamaj ka qene gjithmone ku duhet te ishte. Ska punuar as nje dite ne qeverine e Sali Berishes megjithese ishte nje nga drejtuesit me te rendesishem te Levizjes studentore. Ka shkruar kunder antaresimit te Shqiperise ne konferencen Islamike, biles ka edhe nje liber athere kur pak kush guconte. Ka kryer disa nga aktivitet me te rendesishme politike, shume te dobishme pa pasur asnje pozite ne qeverine e Saliut. Ka pasur guximin te vleresonte gjithnje Edi Ramen per aktivitetin e Tij ne Levizjen Studentore. Eshte shkolluar ne perendim me parate e veta dhe eshte nder njezit me te respektuar qe njoh prej 12 vjetesh ne New York.

  13. John says:

    ky paska te njejten fytyre si Sali Berisha, no wonder he doesnt mention him, maybe they’re cousins.

  14. Iliri says:

    Rasim per shume gjera ke te drejte por Degajt mos I fut né ate thes sepse me sa dime nuk ka familje ne Tropoje e Shqiperi qe I ka bere me shume rezistence Sali Berishes se ato. Po ashtu ata Jane luftuar e persekutuar me shume se kushdo tjeter prej regjimit Salist. Kjo duhet thene per hir te se vertetes.

  15. Mark K. Shkreli says:

    Te lumt pena Bardhyl. Ju lumte pena edhe shume te ntjereve qe kete maskarallek po e therrasi me emer te vertete. Turp u qoft Thacit & Rames, qe, derisa Erdogani i flet keto fjale, ata zgerdhihen me te thene mendja se do t’ju futeshin nen b…e. Cfare sahanlupires!

  16. al says:

    Te keshilloj i nderuari Bardhyl qe te shofish perpara.Mos shiko mbrapa, perandori e mbreteri , gjera te shkuara e te harruara . Mos shiko Turqine e sulltaneve, por ate te Erdoganit .Shqiperia ka 100 vjet qe eshte shkeputur nga perandoria turke. Ti dhe mjaft te tjere flisni per nje rrezik ekspansioni turk ne Ballkan . Ja mbysni kot kur thot Lipe Shtogu . Asgje te keqe nuk pati ne qendrimet e Edi Rames ne Kosove.Kosova si shtet i ri dhe Shqiperia si shtet me probleme, sidomos ekonomike, kane nevoje per perkrahje, te cilen t Turqia mund tua japi. Shiko dhe Shqiperine ne cfar gjendje e ke. Sa kohe ke pa shkuar ne Shqiperi.Vleresoj gjerat ashtu sic jane ne realitet dhe jo ashtu si mendon ti nga maja e olimpit (Amerika). Shiko perpara i nderuar , vetem perpara.Edi Rama eshte evropjan,prandaj ka vendosur ne tavolinen e punes harten e Europes dhe jo te perndorise tromane.

  17. detroit says:

    nje fjale e urte e popullit tone thote dielli i mengjezit nuk te ngron prandaj mos shikoni nga lindja por shikoni nga perendimi ai diell te ngron Zoti e bekofte AMERIKEN.

  18. Kole Shkodrani says:

    Te lumte penda e mendja o Zoteri Ukcamaj.

  19. METI D says:

    Se pari duhet pershendetur ky kendveshtrim i zotit Bardhyl Ukcamaj se nuk ben gje tjeter vec na kujton ato, qe NE ose nuk I dime, ose I dime e bejme sikur NUK i mbajme mend. T’u hysh perrallave sikur po ben “Rasimi NY” nga Nju Jorku qe ka dhe nje emer te fese myslimane ashtu si dhe une qe e kam per nder, ne emer te mbrojtjes se dinjitet te CILIT, se nuk po e marrim vesh. Ai qe ka alergji nuk perzihet ne pune qe nuk i KUPTON, e as kerkon llogari per histori e ngjarja qe i ka degjuar dhe lexuar neper gazeta, jane shkruar dhe libra…Pra Rasim atdhetari, dhe i mbyturi nga shqetesimi se “ky apo keta Bardhyl Ukcamajt” nuk paskan dale ma heret me fol nuk ka lidhje fare me problemin apo temen qe eshte hapur keto dite pas fjales se kryeministrit turk, “vellait” tone ne Prizren. “Vella” po, po zot shpije, ne shpine e vet, se boll 500 vjet na nejten siper, po siper. Ju zoti “Rasim” jeni DASHAKEQ dhe NGATRRESTAR, keshtu e kuptoj une. Sa per histori, KY Bardhyl Ukcamaj qe thoni ju, ishte me levizjen studentore atehere kur Sali Berishen nuk e njihte njeri ne Qytetin Studenti, ose ata qe e njihnin, e dinin se eshte mjek. Ky Ukcamaj me sa dihet nga ne ish studentet NUK ka VRA e as ka pre njeri, dhe as pushtet ka pas. Kur e pa se nuk mundet me luftu ne nje llogore me UJQ te perlyem e te shitun, u largu jo vetem nga politika por dhe nga shqiperia, se edhe mund te perfundonte ne ndonje kanal. Keshtu thote historia. Ti zoti Rasim ban mire me i ra drejt e thuaj Bardhylit se nuk duhet me fol se asht katolik i Tropojes, apo gabohem. Borgjin te gjithe Tropojaneve ja u ka tjeterkush. Pse nuk shkojne me ja kerku ne baze te zakoneve kanunore shqiptare. Si perfundim zoti Rasim, na thuaj se nga kush nuk ke alergji, se ata qe ke permendur jane pak a shume gjysma e shqipnise…!

  20. veterani says:

    Bravo Rasim eshte ngutur ca ky Uka ne konkluzione por nuk ma do mendja se i ka pas me te keq Rames.Tung Rasim.

  21. rea says:

    te lumte rasimi nyc

  22. Centauri says:

    Mire Rasim NYC. Ukcamajt and Co, ta lene mikroskopin e tyre se nuk vlen nje groshe. Ai mkroskopi i tyre i cartun nuk pa asnjehere per tete vjet Salih shkatrruesin e vendit, ne ate derexhe sa sot jemi te detyruar ti lepijme b… kujtdo qe mendojme se na jep ndonje groshe. Salihi Juaj na ka ba per dreq, prandaj leni idiotlleqet e pseudo shqiptarizmat se nuk na ka mbetur nder ne faqe e breke ne bythe per te qene krenare as para zezakeve te afrikes nensahariane!

  23. Pjetergjokaj says:

    Bardhyl Ukcamaj asht nderi i shqiptarise. I paperfolun per kurrgja te keqe vec per mire. Djal nder ma te edukuemit ne Shqipni e ne Amerike. Burre qe kurr nuk u perlye me kurrfare akuze. Si Kryetar I Rinise, si Drejtues ma I rendsishem I Levizjes se Dhjetorit, si botues librash. Sot Ne New York nder shqiptaret ma te respektuem e mik I itelektualeve me te njoftun. Asht kudo ne krye te tavolinave, I mencur I edukuem e plot me miq. Zoti e bekofte. Une gzohem me shpirt kur e lexoj, e shoh a ndij per te. Nder te paket qe mbeti I paster nga levizja antikomuniste.Dhe me sa di une asht edhe mik I Edi Rames se e kem degjue se fliste me shum respect ne nje interviste te Zerit ameriks.

  24. rasimi nyc says:

    E perseris dhe nje here qe kete sjellje te Edi Rames e quaj nje gabim dhe koha do ta tregoje qe ky veprim ishte rastesor,emocjonal apo eshte nje doktrine e hartuar per daljen e neotomaneve ne Adriatik e me gjere pasi ne ato hapsira dolen me pare greket dhe pastaj serbet.
    Por sidoqofte e quaj gabim dhe ai e meriton nje kritike.
    Ne lidhje me Ujkcamen dhe banden e ish komunistave dhe hordhive proserbe te tropojes kam shume rezerva sepse nuk duhet ti japin mend shqiptareve per “krushqi te gabuara” te Topise ne nje kohe qe Dushani i Viqidolit e ka shkerdhyer ate vend (na falni per shprehjen) ne ate fare feje sa qe nuk do ta kishin arritur te na kishin pushtuar greket,serbet dhe turqit bashke.
    Edi Rama po ben nje gabim historik qe nuk po informon shqiptaret se shteti shqiptar teorikisht dhe praktikisht ka falimentur nga ekonomoa,financat,drejtesia,ushtria,morali deri dhe te gjendja psiqike e tyre.Ai nuk duhet ti lutet as Turqise,Italise,Gjermanise por te kerkoje keto gjera nga USA dhe BE:
    -Shpalljen STATE BANKRUPTCY ne Shqiperi
    -Denimin e Dushanit Vicidolit
    -Dipllomacia euro-atllantike te pranoje fajin kryesor per kthimin e shqiperise ne nje shprehje gjeografike dhe ne nje qenef te Europes ku pas miliona tonelatash plehrash,ujguresh,muxhahidinesh po vijne dhe mbetjet kimike dhe radioaktive pambarimisht te rrezikeshme nga Siria per “konservim”.Me keto krushq te merret ky zoteri dhe ti lere keshillat falas per Edi Ramen se nuk ka as nderin ,as intelektin dhe as moralin.

  25. bona says:

    Gazeta tema po behet gjithnje e me shume media jone me e dashur, e sakte dhe e mirpritur. Bardhyl Ukcamaj per te cilin pa asnje medyshje kam shume respekt eshte modeli i qytetarit ne kohen e sotme. i shkolluar, i drejte, i sakte dhe i integruar ne kryeqendren e botes. Sa per anonimin John qe kishte bere nje koment me siper. Bardhyli eshte edhe shume simpatik e nga fotot ne intenet dukej king fare, i veshur me shume shije, jo si turkoshaket e yndyrosur e barkalece.

  26. Agim Hasa says:

    Brdhyli eshte nje personalitet publik e ti rasim nyc mund te jesh edhe nje spihun i pavlere qe mund te shkruash pas nje emri te rreme. dil me emer te vertete se sa per dijeni ata qe Rama urren ma se shumti jane spihunet e sigurimit. Nuk e njoh e as dua tja di kush eshte Bardhyli, por shkrimi ishte shume i bukur. Une kam bere burg politik ne shqiperi e i urrej sigurimsat, letrat anonime, e fletrrufete pa emer. Ky rasimi mund te jete nje delenxhi i papune, ose pastruesh nevojtoresh e ne e marrim seriozisht. Cdo gazete do ishte mire te botonte vetem me emer e mbiemer. Une jam Agim Hasa.

  27. Debora says:

    Shkrim i perkryer. Urimet me tmira z. Bardhyl se na mbyten idiotet. Kam shume simpati per ty si intelektual o te kisha shume deshire te te njihja. Jam studente ne NJ nga Prishtina.

  28. debora says:

    Shiko ne internet si e sulmojne imamet e kosoves, Presidenten e kosoves se tha se nuk lejohet shamija per femrat nen 16 vjec ne shkolla. Me duken bash si ne Afganistan.

  29. Llapa Desares says:

    e nderumja bona
    ketu nuk behet fjale per konkurs bukurijene kyeqendren e botes per veshje,trup apo fytyre.Me ket foto duket sikur te jete perzier surrati mehmet elezit me surratin e sal berishes origjinal.nqs keni simpati ka menyra tjera tja shprehni nqs nuk e ke fis.

  30. halili says:

    Shkrimi eshte shume i goditur, por me duket sikur Bardhyli me shume eshte nxitur nga reagimet e Rames pas kritikave. Ne e dime se edhe Rama mendon njesoj si Z. Ukcamaj e shume te tjere ne kete drejtim. Nejse pse i kujtohet se duhet te jete i kujdesshem me “lirat e pajes” nuk eshte keq.HAHAAHA, me pelqeu ajo fraze.

  31. Kamberi Kanada says:

    Elegant si shkrim duket se autori ka nje shije te spikatur ne publicistike. Tani une mendoj se i gjithe shkrimi ishte i goditur, por Rama ishte mik ne prishtine e prizren. Aty faji eshte i Hashimit e te tjereve atje. Po Rama si shume shpesh po e takon kryemministrin e Turqise. Turqia nuk eshte as antare e BE nuk e di cfare i duhet kaq shume. Ne shqiptaret e dime se Sala ishte musliman i mbaruar e votuam te gjithe kunder tij. Une jam musliman me fs e fare e as due me ja ndie zanin hoxheve e imameve. Jane thjesht ca matrapaze genjeshtare dhe kaq.

  32. Kosvari says:

    Lavdi Gjergj Kastriot Skenderbeut!

  33. Une says:

    Tja thyejme hundet te gjitheve bar te hame……. Ore ku vendi yne nuk prodhon asgje jemi ne krize ashtu si e gjithe evropa.me sa shihet turku ka para kjo eshte e gjitha.ne deri dje ishim me rus,kinez…..

  34. Hajredini says:

    Shkurt, sakte e bukur, keshtu mund ta cilesoj une kete shkrim Z. Ukcamaj.

  35. Hajredini says:

    Po kujt ja thua more Zoteri Ukcamaj. Ti flet si per vete po keta politikanet tane jane ndryshe, nuk e fitojne jetesen e tyre me ndershmeri si e fiton ti e qindar mijera emigrante, bijte tane ne Europe e amerike. Keta jane hajdute, miljoniere shumica e tyre. Sidomos ata qe iken nga pushteti e kurr mos u kthefshin. Une te kam lexuar gjithnje me deshire dhe e di aktivitetin tend atdhetar shume te spikatur ne shqiperi. Reflekton qytetari.

  36. Donika Krasniqi says:

    Zoteri Ukcamaj. Shkrim SUPER. U gezova kur e pash emnin tand. Me kujtohesh kur benit binjakzimin e shkollave shqipe Kosovs e shqipnis. edhe un isha n Sarand. Ashte kujtimi ma i bukur i jtes seme. Po e them shqip kam simpati shum per ty qysh athere. Sot jam ne Olso e don Zoti te falnderoj nga afer. Faleminderit Europs qe na ndihmoj e na cliroj e na hapi dyert. Donika.

  37. Visita e Erdoganit nuk u keqperdor, por e kunderta ai e keqperdori miqsin ne Kosove, ai po vjen e po i thot Thaqit, eja ketu eja aty.., ai po vjen si mik, po spo rrin si mik, ai e qoj Thaqin nxhami, e Thaqi, kuuurr sun e qon ate ne kishe… Paramenoni Angela Merkel dhe ni zyrtar perendimor, te thot hajde ne kishe, edhe Merkeli ashte e partis kristiane, po jo, ate nuk e ban dot, sepse respekton parimimet demokratike. Po thyni turku nshpi perpos shpis ndrro edhe trollin. Ne familje jemi tan musliman, por hale e perdorim fjalen: turku don zor! Kjo ashte qe njerzit ta kuptojn. Nshpi teme une i percaktoj qka me ba. nese je mik rri si mik! Me kusheririn tem ka dy vjet qe nuk foli, sepse ai e konsideron Erdoganin vlla e une jo, duket qesharake, po ne Kosove perben Problem kjo, ne Kosove me prejashtim e disa klerikeve hoxhallar dhe do Haxhi Qamilave, njerzit jan te shqetsum dhe mos te harrojm se masen ne KS e perbajn analfabetet dhe injorantat… Kjo Puna e turkis ashte si ajo fabula e Nasradinit, Nasradin e veten qa po ban ktu?, qe, po i bi lahutes, po nuk po qet za N…nesra ja nini zanin.

  38. Eris says:

    Pajtohem me autorin!

  39. Genti says:

    I nderuar z.Ukcamaj, urime per shkrimin. Je i nderuar dhe ke nderuar edhe gjithe ne djemte e vajzat e levizjes studentore duke ruajtur te paster profilin tend. Askush asnjehere, as komunistet me te flakte e as berishistet me te zjarrte nuk te kane akuzuar kurre per asgje. ASGJE. Kjo mund tu djege atyre, qe te kane ziline e ish sigurimsave. Je treguar burre duke mos u perlyer asnje dite me pushetin e mbrapshte te Saliu, Fatosit e te tjereve. Kjo tregon se mund te jetojhet me ndershmeri dhe mund te ruhet dinjiteti pa qene nevoja te behesh lolo e kurrkujt. Une te njoh megjithese jo nga afer qe ne 1990-te kur ishe me ze te cjerre ne QS me shume te tjere dhe ndoshta nder me te guxmshimit e oratoret dhe gezohem qe ke arritur shume ne jete. Keta komunistet u munduan te perbalin kedo qe ishte ne krye te Levizjes por edhe Saliu kedo qe nuk i rrinte lepe peqe. Te pershendes nga Kanadaja.

  40. Të dashur miq komentues mua përsonalisht më duket se disa prej
    juve keni ngelur më mbrapa se popullsia e Rumelis[Greqis së sotshme]
    që gjithçka e lidhin me Otomanët dhe fenë[Epoka e gurit].
    Turqia është partnere strategjike e Amerikës një shtet laik
    dhe asnjeri nga juve nuk e din periardhjen e kryeministrit Turk.
    Kryeministrit Turk muk ka deklaruar se Kosova është Turqi ose
    anasjelltas por ka thënë:
    E ndjejë vetën si në shtëpin time.
    Une jam kundërshtar me Edi Ramën,
    por miqësia dhe partneriteti
    me çdo popull që është në interes tonin nuk duhet që ta quajm
    gabim të Edi Ramën por një lëvizje dipllomatike për ti treguar
    dhëmbët komshive tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje