Kudo ndodhet një njeri që ushtron pushtet dhe po aty një tjetër që i bën ballë pushtetit.
Ekziston mundësia të braktisësh njeriun në fatin e vet, por kurrë nuk ekziston mundësia ta qeverisësh atë mirë.
Në gjithë përvojën e qeverisjeve në të gjitha sistemet, vendimmarrjet e qeverisë nuk ndikojnë fare në dëshirat e njerëzve.
P.sh: nëse një person një mëngjes ngrihet optimist dhe vendos të bëhet milioner, atë as e pengojnë e as e ndihmojnë vendimmarrjet e qeverisë.
Të gjitha formulat e ekonomisë që mësohen nëpër universitet, qofshin këto të certifikuara apo jo as që vlejnë fare, ato shërbejnë për studentët sa për të njohur terminologjinë dhe të ngrenë në teori atë që optimistët bëjnë në praktikë.
Nëse ka në këtë botë një numër të madh njerëzish, të cilët pinë ujë të gazuar ka nga ana tjetër një numër të ngjashmish, të cilët nuk kanë fare ujë, as në rubinet e as në arë.
Kështu, nëse në një vend që ka një qeverisje të përgjegjshme ndodh të prodhohen male me produkte, madje tepricat destinohen për donacione, në një vend tjetër ndodh që njerëzit të gdhihen e të ngrysen pa dëshirë për të bërë punë të dobishme, por punë, që në fakt zaptojnë kohën dhe nuk japin asgjë produktive.
Në rastin e dytë mund të ekzistojë një qeveri, e cila ushtron pushtetin, por i mungojnë mekanizmat që pushteti të bëhet pjesë e popullit duke u shmangur kështu barrierat njerëzore, që i kundërvihen atij.
Në fakt njerëzit e thjeshtë ankohen në mënyrë lakonike për mungesën e një qeverisje të mirë, sepse vendimmarrjet e saj ndikojnë direkt në mbijetesën e tyre, por ata nuk janë në gjendje të krijojnë organizata me objektiva të qarta të cilat të mund t’i bëjnë ballë një pushteti jo të përgjegjshëm.
Në një qeverisje, përveç vizionit e qëllimeve pozitive, roli i marrëdhënieve njerëzore nuk mund të anashkalohet, sepse nëse komanda deformohet apo ngec rrugës qëllimisht apo nga padia, ndërsa nuk ka asgjë të keqe në atë që bëhet ka diçka shumë të shëmtuar në atë që arrihet.
Nëse gjykimet e njerëzve që marrin përsipër qeverisjen, devijojnë gjatë aplikimit, për shumë arsye dhe më së shumti nga vullneti i keq i njerëzve të caktuar për zbatimin e tyre, duhet të jetë e qartë se në çdo gjykim nënshtrohet vetë jeta dhe s’ka vendim që të mos jetë vendim me vdekje.
Ndersa ne shkrimet e tjera ka shume qe te kane thene “bravo” apo “dakord” ketu askush nuk po merr mundimin te shkruaje qofte dhe nje rresht.
Une per vehte s’e marr vesh ku do te dalesh e ç’do te thuash, Zonja Doktorreshe,
“nja dy tulla me poshte se e ke shume lart” per popullin e thjeshte.
“..Ma bej kabull zoti hetues gjind e pa shkolle…” (sqarim per per te rinjte: fraze e dialogjeve te njerit nga filmat e dikurshem te diktatures)
Pse nuk e kupton mo Kurbetliu? Une e kuptoj:
“Lulekuqe e mjera,
Asgjekundi s’ka shtepi,
Ajo s’eshte si te tjerat,
S’ka stoli
veres dimrit mbin vetiu….
Duhet shume ,shume pune qe te arrije komanda te qeverise mire.
mendoj duhej filluar me 21 JANARIN dhe GERDECIN,pasi kishim nje komande qe vrau per te drejtuar,dhe jane jashte e te lire fajtoret.Njeriu i mire ne kete vend shkelet me kembe,te thuash drejtesi,qeshin e te tallin.Po nuk bere ndryshe je i denuar.
Kjo zonja me duket se paguhet per numrin e ” artikujve”, nqs mund te quhen keshtu se per cilesine e tyre.