Nuk e kanë as me familjen, as me martesën. E kanë me ne...

30 Tetor 2013, 19:57Blog TEMA

Nga Kristi Pinderi

 

Është shumë interesante të monitorosh këto ditë pjesën më të madhe të debateve që po zhvillohen për martesat gej. Është diçka që nuk shmanget dot, e në të njëjtën kohë është diçka shumë e mirë. Ky debat, që ne do duhet ta bëjmë, mund të zgjasë pak, ose mund të zgjasë shumë, por është e sigurt se nuk ka mundësi asnjë grup, asnjë individ që të ndalë historinë.

Diçka tjetër ama, më bën më shumë përshtypje. Sa vetë nga këta që janë kundër martesave gej e kanë lexuar ndonjëherë kodin e familjes?

Sa vetë nga këta kanë qenë po kaq të interesuar për kodin e familjes këtu e dhjetë vjet më parë kur ai u miratua? Sa vetë nga këta kanë shpenzuar atëherë të njëjtën energji që po shpenzojnë sot për të thënë fjalën e tyre për familjen?

Janë konfuzë në shumicën e rasteve. Njëherë thonë “familja është e shenjtë”, njëherë tjetër thonë “martesa është e shtrenjtë”.

Unë besoj se familja nuk është as e shenjtë, as profane. Aq më tepër martesa shqiptare e përkufizuar 10 vjet më parë në një proces që as u mor vesh si u bë e nga kush u bë. Familja është mënyra më e natyrshme që dikush ndjek për të jetuar. Familjen e origjinës nuk e zgjedh dot. Familjen që krijon kur rritesh e zgjedh që çke me atë punë, përveç rasteve të njerëzve fatkeqë që i detyrojnë të martohen me zor.

Thelbi është që komuniteti LGBT ka vite që i krijon familjet e veta ashtu siç do, bazuar plotësisht në frymën e këtij kodi familje që nis me përcaktimin: familja ndërtohet mbi bazën e dashurisë. Këta njerëz nuk dalin dot në televizor që të thonë: kjo është familja ime!

Mbrojnë pa e ditur se çfarë mbrojnë dhe pa e lexuar, një kod që është vetëm 10 vjet i vjetër dhe nuk e kuptojnë që dhe LGBT po këtë kod mbron dhe po në këtë kod kërkon të përfaqësohet. Pastaj flasin se mbrojnë familjen tradicionale, por në fakt gënjejnë, se po të mbronin familjen tradicionale, do flisnin sot për të gjitha mëkatet që i kanë shkaktuar familjes, për prindërit e moshuar që i izolojnë, për marrëdhëniet e shkatërruara mes vëllezërve apo mes vëllezërve e motrave për shkak të konflikteve me pronën, për dhunën e tmerrshme brenda familjeve, për mungesën e besimit mes bashkëshortëve, e shumë e shumë “mëkate” të tjera.

Këta nuk e kanë hallin fare te familja, se po ta kishin, familja shqiptare do ishte tjetër sot. Nuk e kanë hallin fare as te martesa, konceptin ligjor të së cilës nuk kanë pasur kuriozitet as të ulen ta lexojnë, jo më ta dinë. Nuk e kanë hallin as te parimet biblike apo ato të kuranit se do e dinin (po të ishin vërtet besimtarë) që në fakt, martesa ishte rrjedhojë e mallkimit të njeriut pas mëkatit të parë (do martoheni u tha perëndia sikur t’u fliste për një mallkim dhe jo për një dhuratë hyjnore, dhe ti, – i tha pastaj burrit, – do dalësh të punosh!).

Nuk e kanë hallin as edhe te fëmijët, se po ta kishin, nuk do të kishim më shumë se 60 përqind të fëmijëve shqiptarë të dhunuar psikologjikisht (raporti i BECAN 2013, bazuar në studimin e 30 mijë fëmijëve shqiptarë dhe prindërve të tyre) apo po aq të dhunuar fizikisht. Nuk do të kishim fëmijë që vuajnë nga neglizhimi në familje, në shkollë apo kudo. Do të kishim fëmijë më të shëndetshëm.

Të gjithë hallin në lidhje me debatin e martesave gej, këta e kanë te homoseksualët. Kauza publike e tyre me shumë gjasa shfaq hapur imoralitetin e status-kuosë në të cilën jetojnë, e që jo pak herë përmblidhet të ajo familja tradicionale: burrë + grua + dashnore!

Por dhe LGBT nuk e kanë vetëm me martesën. E kanë me pranimin dhe jo përjashtimin. Me integrimin dhe jo marxhinalizimin. Me të qënurit dinjitozë deri në fund dhe jo për kapriçio dasmash. Kjo e martesave nuk është vetëm një debat ligjesh, është një betejë për emancipim dhe një betejë e madhe kundër homofobisë.

54 komente në “Nuk e kanë as me familjen, as me martesën. E kanë me ne…”

  1. baca says:

    po ik more leshko hallin bythës tuaj kemi , nuk martoheni me gomar mashkull e të vini në të sëmës, tu zgjidhet dhe ky halli juaj

    1. Kristi Suma says:

      Luli i Partisë, Luli i Bashkisë

      Ç’e gjeti të zezën Parti
      Ç’i gjeti të zinjtë antarë,
      Një tufë Burra me Mustak
      Udhëheq Luli me Duvak!

      http://goo.gl/HQ0wq9

      1. JC says:

        Koncepti i Pinderit per ate qe Bibla thote eshte ai i nje gjysmaku nga trute qe as nuk di te lexoje ate qe thuhet e as ta asimiloje ne kuptimin me te thjeshte te konceptimit te asaj qe shkruhet per nje nivel te klases se pare.

        Ti more gomar (ashtu si cdo bq tjeter) vuan nga fobia e ndjekjes dhe persekutimit dhe cdo debat e kthen vetem per veten tende dhe ate qe ti perfaqeson. Ky eshte nje cilesim qe ju ndjek te gjitheve si ty, saqe eshte me mire te besh muhabet me femren me llafazane sesa me tipin tend.

        Po, shume e sakte, me “ju” e kemi, por eshte e kote te debatosh me nje njeri qe perversitetin e quan dashuri, te panatyrshmen e quan normale dhe bq-jen e quan familje.

        Por persekutimi me i madh nuk te vjen nga ne, te jesh i qarte per kete, ai te vjen nga ndergjegja jote qe nuk te le te qete asnje moment saqe duhet te krijosh gjithe keto cirrje poshte e larte per te shuar sadopak zerin e atij qe te thote “je gabim”.

  2. penxhise says:

    Gjynah që e zunë gropën e Hajdin Sejdisë:habitati natyral i bytharëve ishte pikërisht aty.

  3. enea says:

    Mire ua ke bere, por ku dine shqipot per familje.

    Flasin per familjen e shenjte dhe nga ana tjeter jane me dashnore
    Flasin per martesen e shenjte dhe rrahin grate
    Flasin per lidhjet ne familje dhe vrasin per nje pule apo gardh.
    Flasin per femijet dhe i perdhunojne.

    1. elitex says:

      Me pak llafe nga sa kuptova nga shkrimi po dhe nga komenti jot, qe te dish nga familja sot, te kesh lexuar kodin e familjes, apo te kesh te drejt te flasesh per familje duhet o ti biesh bythes e te jesh detyrimisht kryefamiljar i mire, o ti besh palle atyre qe i bien bythes dhe jane kryefamiljare te mire. Jo mor shok, nuk jane gjerat bardhe e zi, jo te gjithe ata qe nuk e pranojne ne rendin e tyre shoqeror martesen anormale jashte cdo lloj ligji te natyres, rrahin grate, mbyllin nenat ne azile apo kane dashnore. Se keshtu i bie qe, gjithe prinderit e ketyre qe i bien bythes kane qene te tille, apo dhe prinderit e ketyre qe i bejne palle!!! Po martesa eshte e shenjte, perderisa nuk i kundervihet ligjeve te shenjta te natyres, por i perforcon ato me kuptimin e saj. Martesa nuk eshte e shenjte se vure nje kurrore apo nje unaze, dhe jo sepse u martua pijaneci me hatixhene dhe filloi druri. Kuptimi i marteses eshte i shenjte, fakti qe gruaja qe do sjelli dhe kete bote femijet, do kete dike prane qe ta ndihmoje ti rit ata, te kryeje qellimin e natyres: Riprodhimin. Ai dikush nuk mund te jete gjithkush, nuk mund te jete femer qe do ndihmoje nje femer se femijet nuk jane patate, shkove ne dyqan bleve dy kg dhe i perdor si te duash, prandaj dhe martesa kushtezon qe ai dikush te jete prindi i femijve. Edhe keto amerikanizmat qe kane degjeneruar shoqerine, qe martohemi me Micon, bejme dy femije, dhe ndahemi nga Micua, e femijet e Micos i rit Bequa sekurse femijet e Beqos i rit Aqifi, nuk eshte martesa e shenjte, por nje perdhunim i simboleve te shenjta qe njeriu i ka vendosur me te drejte vetes se tij. Ju mund te kapeni ku te doni, ne fjale apo ne vepra, mund ta pagezoni si te doni, por bytha nuk e humbet funksionin e saj, ate qe i ka dhene natyra, prandaj edhe po ta pagezoni me emrin … prap e njejta gje do jete, thjesht do kenaqni iluzionin tuaj. Edhe operacione po doni te beni, bejini, por prap nje cop plastik do ngelet, per tju mbushur mendjen ju (qe burri eshte grua e gruaja eshte burre).

      1. enea says:

        Jam dakort me pjesen qe i referohesh amerikes dhe degjenerimeve qe vijne pres saj, te kuptohemi mire se per cfare flasim per degjenerim.

        Gruaja e burri, per riprodhim dhe vazhdimesine e jetes.
        Se 2 apo 3 homoseksuale dalin e deklarohen nuk besoj se njerezimi rrezikohet.
        Nese i referohemi shkrimit, me thuaj, ka ndonje gje qe nuk shkon persa i perket karakterizimit qe autori u ben atyre qe hidhen perpjete?

        Qellimi i artikullit eshte nje dhe vetem nje: Live and let live!!!

        Nese nuk e kupton, skam cte te them.

  4. Ledia says:

    Kristi Pinderi ty te uroj fat sepse te duhet ne rrugen e gdhendjes te popullit tone syzene e mendjengushte (te pakten per sa i perket ceshtjes se homoseksualitetit) ndersa shoqerise shqiptare i uroj sa me shume njerez si ty! Ne fillim ata te injorojne, pastaj tallen me ty dhe ne fund te luftojne…ketu ti fiton- Osho

    1. elitex says:

      Ledia mos me thuaj qe te fillon mbiemri me K, po qe se eshte e vertet, pres te shkruash emrin ne liste te LGBT e te dalesh hapur, jo te shkruash mbrapa ekranit. Ah i shkreti doktor ce ka gjetur!!!

    2. kleos says:

      Jo jo , nuk mund ti urosh shqoqerise shqiptare sa me shume njerez si Kristi…Kristi eshte gay dhe une nuk kam probleme me kete fakt , por nuk me pelqen fakti qe te shtohen ne shoqerine shqiptare bythecet.

  5. Mark K. Shkreli says:

    Dinjtoz nuk mund te jete askush qe veprin ne kundershtim me natyren. Edhe shtazet veprojne ashtu sikur e kerkon natyra. Ka ndodh qe ndonje bageti te dale “gay”, ama pronari c’ben me te?

    1. ana says:

      Kushdo qe ju ka thene se homoseksualet jane te tille se e zgjodhen dhe jo se te tille i krijoi natyra, ju ka keqinformuar. Homoseksualiteti eshte po aq natyror sa edhe heteroseksualiteti. E nese doni shembuj me kafshe ;qente jane kafshet me perqindjen me te madhe homoseksuale.

      1. itali says:

        ketu behet fjale per njerez jo per kafshe,,,
        po te behen te gjihte omoseksual ath nga do lindin keta njeres nga veza e pules ,,,

        1. Erjoni says:

          @itali, po u miratua ligji do martohemi bashke?
          pse pranoni te beheni qesharake me kete “argumentin” idiot “po te behen te gjithe homoseksuale”?!
          ti vete mendon se do beheshe homoseksual po te martohesha une me nje mashkull??? apo ke frike se po te ftoj ne dasem e do ndihesh i detyruar te me shikosh duke u puthur? se une kam gjithe jeten qe shikoj cifte heterosekshalesh duke u puthur (e ne tv edhe duke bere seks) por kjo nuk ka ndikuar ne orientimin tim seksual. kam qene edhe ne shume martesa heteroseksualesh por nuk jam bere i tille. ti kaq i pasigurte je per orientimin tend sa ke frike mos behesh gej nese legalizohen martesat?!!!

      2. elitex says:

        Shyqyr zotit, nuk jam qen te veproj si ata, dhe shqyqyr zotit nuk jam kafshe ne pergjithesi te veproj ne baze te instikteve e te kenaq pasionet instiktivisht. Edhe sikur te me pervelonte bytha, natyra me dha llogjiken dhe forcen te kontrolloj pasionet dhe mos veproj vetem instikitvisht, prandaj do i hidhja uje zjarit e jo benzine. Po do te na krahasosh me kafshet, atehere do te te duket shume normale nese neser, mamaja jote bente femije me vellain jot, apo ti me babain jot etj etj (nuk dua te ofendoj, thjesht te kujtoj ca ndryshime qe kemi me kafshet).

        1. enea says:

          Po sikur femija juaj te jete gay apo lesbian, do doja shume te shikoja si do shkruaje ne kete forum.

          C I V I L I Z O H U !!!!!

          1. elitex says:

            Nuk kam femije, dhe nuk do ta pranoja sigurisht, nqs ai donte te ishte ashtu atehere, eshte zgjedhja e tij, dhe zgjedhja ime do ishte sigurisht, ignore him/her.

            Nuk po te kuptoj: Civilizim do te thote te pranosh qe nje burre i bie bythes me nje tjeter??? Po qe se kjo eshte civilizim atehere me vjen keq po dua te mbetem primitiv.

      3. Wendy-B says:

        Nuk po e dime se kush eshte e keqinformuara ketu @ ana. Eshte thjesht zgjidhje, deshire e pasioneve te ulta dhe kuriozitet per te “eksperimentuar”. SA e ndjeshme qenke te kjo teme ana, mos ndoshta e ke personale ???

  6. d,gorezi says:

    Perse per gjithcka duhet te perdorim nje fjale te huaj.
    me mire quajni”BYTHECA”te merremi vesh.

  7. Davini says:

    Une denjoj te lexoj shkrimin tend per te kuptuar pak ate qe do te perfaqesosh…
    Dhe pervec se eshte teresisht i shemtuar, teresisht siperfaqesor, teresisht i nje njeriu te pa formuar menderisht dhe nga ana arsimore, teresisht jashte cdo lloj logjike ashtu sic eshte edhe pretendimi juaj i ulet dhe qe ne cdo moment e kohe ne Shqiperi nuk do njihet kurre sepse une i pari dhe kam guxim te them edhe 90% te shqiptareve do jemi mbrojtesit e te drejtes natyrore per familjen…
    Shpresoj qe te gjindet ndonjehere kura per te sheruar semundjen tua!

  8. zalo says:

    njeres te tille duhen zhdukur nga faqja e dheut

  9. Dije jevga says:

    Zot o Zot…. Ku po shkon kjo bote…..

  10. shtetari says:

    te medhenjte e kesaj bote kete pune e konsiderojne antinatyrale – nuk e kemi thene ne e thote BIBLA e KURANI prandaj ata qe duan ti bejne yzmet daulles se kamzes le te vazhdojne por te mos na shtyjne ne mekat ne qe jemi straight e na pelqejne pjeshket shume.

  11. emigranti says:

    cfare pune ju prish ju se dy jerez duan te martohen ose bashejetojne?nuk ju jane mesuar syte te shihni dy bura ose gra qe qe puthen?Mbyllini syte gjesoj si i mbyllni kur ka drite te forte e ju duhet pak kohe sa te mesoheni.nuk ju mjafton qe kane dashuri per njeri tjetrin? jeta eshte shume e shkurter. une jetoj ne angli e mu desh pak kohe te mesohem ky eshte edhe mendimi i shume shqiptareve te tjere.Ne fund te fundit nuk ju dhemb gje ju.Ha ha ha

  12. elinor says:

    Ketij artikull nuk i hiqet nje presje. Nje gje eshte e qarte nga te gjitha keto klithjet e homofobikeve neper forume: jane klithje frike se edhe vete e dine qe nuk kane ngelur edhe shume llogore derisa homoseksualet te fitojne ate qe u takon me te drejte — trajtimin e tyre sipas standarteve te botes perendimore. Nqs do ua mohojme kete te drejte atehere kot qe synojme Evropen; me mire te rrime aty ku jemi me qelbesirat arabe.

  13. Albann says:

    Nuk ekane as me familjen e as me martesen…..por e kane me thesin qe hapet…Po e hape thesin per njerez me devijime seksuale duhet te pranosh ligjerosh edhe gay,edhe zoofilet,edhe pederastet…
    Nese nje femer apo mashkull riprodhohet 12 vjec atehere eshte e(I) pjekur. Pse te diskriminohen njerezit qe kane prirje te martojen e kryejne madhenie me kete moshe?
    Dashuria dhe sexi me qente e kafshe te tjera eshte provuar qe egziston …Pse te diskriminohen? Nese duam te civilizohemi atehere bujrum…te lejojme martesa me femije dhe kafshet.Ne te dy keto raste ciftezimi eshte natyral dhe evropa mos hedhe $$$$ vetem per gay-t dhe avokati I popullit mos kufizohet vetem te gay-t…

    Pra eshte e qarte qe fushata per martesat gay s ka lidhje fare me lirite e njeriut dhe diskriminimin.Nese Kristi s do ishte vete “diskriminues” do bente apel edhe per zoofilet e pederastet dhe jo te kufizohej te homoseksualet.Thjesht apeli qe behet ne vetvete eshte diskriminus sepse nuk kerkon qe martesa te jete dicka universale dmthene “Cdo qenie humane ka te drejten te martohet me cdo specie (gje te gjalle) me te cilen mund te shkembeje afeksion(dashuri) dhe e cila te trashegoje ( ne rast vdekje)pasurine.Ky eshte ligji qe Evropa duhet te financoje per te bere fushate avokati I popullit me shoke..

    “LIGJI NE THELB ESHTE DISKRIMINIM.S luftohet diskriminimi me nje diskriminim te ri”

  14. tett says:

    ju uroj fat ne mundimin tuaj, por e kini ne mendje se shqiptaret jane te prapambetur ne mentalitet

  15. vezhguesi says:

    Ne fakt se me cilin shkon njeriu ne krevat mua personalisht nuk me intereson.Kristi mund te shkoj edhe me nje gomar puna e tij.Kristi mund edhe te drejtoj banane prape puna e tij.Te lejohen martesat e tyre do e pranoja por te adoptojne femije kurre.THjesht fare kur femija i adoptuar te shkoje ne shkolle do e pyesin bashkemoshataret e tij;si ta quaje babin? ky do i thote Kristi,po mamin? ky do i thote Blendi.

    PS Te me ndiejne ata qe rastesisht quhen keshtu se thjesht do zgjidhja dy emra dhe keto qelluan.

  16. atla says:

    Botene mbisundon hipokrizia dhe moralizmi nderkohe qe faktet flasin ndryshe. Ne e duam familjen por e duam nenen dhe motren skllave te shtepise. E duam familjen por duam qe gruaja te rrije mbyllur ndersa ne te defrejme me dashnoren.E duam familjen ndersa femijet i keqtrajtojme ose i harbojme. E duam familjen si te shenjte por ja shkelim shenjterine me te dyja kembet kur nuk respektojme prindrit,vllazerine dhe shahemi e vritemi per nje fjale ose per nje vije uji sikur na ka pjelle kucedra e jo nje nene. Ne nje bote te tille ku dashuria eshte hipokrizi dhe familja fasade ku fshihet vesi gjerate tjera jane te teperta. Ne shohim dhe paragjykojme moralin e tjetrit dhe nuk shohim breket tona qe na kane rene neper kembe. Megjithate reliteti eshte ky dhe s’mund te pretendojme me teper. Komuniteti Gay nuk duhet te kerkoje nga Heteroseksualet qe ti pranojne pasi nuk ka per te ndodhur por duhet ti afirmoje te drejtat e tij ligjerisht. Martesa di ishte rregullim ligjor i mardhenies mes dy personave qe duan te kene pergjgegjesi dhe detyrime per njeri-tjetrit dhe femijeve qe mund te adoptojne. Mardheniet e te njejtit seks jane po aq te vjetra sa edhe njeriu dhe bota nuk eshte zhdukur per kete arsye me apo pa ligjerimin e martesave mes tyre. Gay,Biseks ose Hetero te ka bere natyra dhe nuk eshte zgjedhje personale. Ne kete bote na ka sjelle vullneti i Perendise dhe duhet te jetojme dhe te leme te tjeret te jetojne ndersa gjykimin t’ja leme Atij.

    1. vezhguesi says:

      alta ju thoni qe ne duam te leme grate ne shtepi dhe te dalim vete me dashnoren.Me fal qe te pyes po kjo dashnorja nga del nqs burri si saj e le ne shtepi ? Disi kontradiktore me duket…

  17. Altin Andoni says:

    Kristi, nga debatet qe kam pare une komentuesit nuk e kane fare me orientimin tuaj seksual (pervec nje pjese te vogel antipeder qe egziston dhe ne vende si Franca). Shumica thone qe: a) shoqeria shqiptare nuk eshte gati per nje ligj te tille qe ç’orienton – akoma me teper – institucionin e marteses; 2) qe Avokati i Popullit duhet te punoje ne menyre proporcionale me nevojat e popullit – nqs vetem 2% e shqiptareve jane pedera, atehere vetem 2% e buxhetit te AP duhet te shpenzohet per kete pune; 3) qe pederat mund te bejne cfare te duan ne sferen e tyre private, por te jene te kujdeshem per ndjeshmerite e njerezve ne sferen publike (pak a shume si mbajtja e shamise).
    Tung

    PS. Ne shqip termi “gay” nuk egziston, keshtu qe huazova nga Kosova termin peder. Mirepres cdo korrigjim per te plotesuar ne gjuhen letrare shqipe ate qe ne anglisht i thone LGTB

  18. ilia says:

    Z. Pinderi foli ne pergjithesi dhe u hodh ne kundersulm. Problematikat e shoqerise sot jane te shumta. Une flas per veten time dhe une “e kam me marredheniet brenda 1 gjinie dhe me legalizimin e tyre”. Pra, e kam me fenomenin si mekat te rende dhe jo me njeriun e veçante. Z. Pinderi e lexon gabim Biblen, sepse “Perendia e krijoi njeriun burre dhe grua” dhe u tha “Shtohuni e shumohuni”. Kjo u be para renies ne mekat te Adamit.
    “Prandaj njeriu (burri, shenimi im),do te lere nenen dhe babane e tij dhe do te bashkohet me gruan e tij dhe do te jene te dy, nje mish i vetem”.
    Pra, Zoti Krisht na thote qe çfare Perendia bashkoi, njeriu te mos e ndaje”
    Homoseksualizmi eshte konsideruar nga Perendia “nje degjenerim i neveritshem” qysh ne Dhiaten e Vjeter. Ne Ungjill, Shen Pavli na thote “nxirreni jashte homoseksualin, lesbiken, nga mesi juaj” Ne Shpirtin e Shenjte Shen Pavli flet,te tille nuk do trashegojne Mbreterine e Perendise.
    Ne nje kohe qe ka rrezik te legalizohen edhe keto marredhenie, vete shteti (politikanet, kuvendi), ngarkohen me kete mekat te rende,..vete shteti behet pervers

  19. joel shkodra says:

    Nuk e kuptoj gjithe kete debat pa dobi. Po sa jane ne Shqiperi, o Pinderi, ata qe duan kete lloj martese? Kerko referendum e do te shohesh rezultatin.

  20. Mexico says:

    Sa mire e ke thene Kristi. grua + burre + dashnore… keto jane antaret e familjes shqiptare, pa morale..komplet hipokrite. Na bejne burrat e grate morale ketu ne blog. Ngelen duke vrare grate e veta nga veriu ne jug e na bejne moral. Boll na treguat se familja shqiptare eshte e shenjte. pot ti futesh ne themel eshte tmerr. Lerini njerezit te martohen me ate qe duan. Shikoni hallet tuaja.

    1. emigranti says:

      fix mexiko bukur e the

  21. Zemani says:

    Ore Pinder! Po nga erdhe ti, mor bir? Jotëmë u mbars me tëtatë,pa dole ti.Pa më gjej nj rast që çifte të një gjinie të jenë shtuar.Pa Zoti bëri dhe Adan=min,po bëri dhe Evën. Dëgjo,o Krist! Të duhet një Kristinë që të shtohsh. Hë të pastë Zemani ty!

  22. mirel says:

    Komentuesit e Temes jane te orientuar thellesisht drejt “zorres” dhe “thesit”, dhe nuk arrijne te kuptojne qe ceshtja shtrohet ne parim te te drejtave themelore qe njeriut qe priren drejt te drejtes se Ligjit Natyror.
    Sapo ta keni kthyer ne “heroine” nje pasardhese te Kolaneceve qe nuk e ka hequr akoma xhuben e leshit, dhe nje “homofob”, qe mohon te dretjat e njeriut duke u nisur nga preferenca e tij personale seksuale, atehere do vazhdoni te duartrokisni per moralin e “paster” te nje shoqerie tejet te shturrur nga imoraliteti dhe agresiviteti mahkullor,
    ku “maco-ket” shtrengojne nofullat e injorantit me krenari dhe kur vjen puna per te vendosur drejtesi dhe parime, e kerkojne me ngulm te leshi “tradicional” i Brizides per te ndeshkuar devijimin natyror te gejve.
    Plaget e tjera dhe te verteta shoqerore, jane te koklavitura per intelektin e tyre.
    Si gjithmone, do e tregojne forcen mbi pjesen me te dobet te shoqerise..
    Ndaj femrave, dhe se fundi ndaj gejve

    1. elinor says:

      Sakte, koment inteligjent!

      1. Wendy-B says:

        @elinor
        You never fail to surprise me !!!

  23. keli says:

    shumica e njerezve jane zhytyr ne nje llum ku nuk podalin dot, vetem pakicat LGBT jane te paperlyer dhe ti bejme nje nder t’i lejojme te martohen se vetem kjo do ta shpetoje boten. Po si nuk e kuptojne keta njerez qe jane bere gazi i botes dhe te dhembin syte kur shikon dy burra te jargaviten. Akoma me neveritese me duken dy lesbike. Dhe “burri” lesbike me ngjall nje ndjenje te frikshme. Jane anormale dhe nuk imagjinoj dot nje familje burre+burre+femije. I ruajte zoti femijet nga keto mostra

  24. toni says:

    Ne disa komente shikoj qe ofendohen dhe shahen Shqiptaret si popull,a nuk ishin Francezet qe dilnin ne rruge duke protestuar kunder marteses te te njejtit sex.Probleme te tilla ka pro dhe kunder ndodhin ne gjithe boten,dhe Shqiptaret si pjese e botes bejne te veten.Martesa te tilla per Shqiperine jane lux i madh,pasi nuk e kemi demokracine dhe mentalitetin per te vajtur deri aty.K Pinderi mund te bej cdo gje personalisht po kjo nuk do te thote qe ti vari Shqiptareve nje poshterim te tille ne kurriz,te pakten te ruajme ato pak vlera qe na kane ngelur.Familja eshte e shenjte nder Shqiptare,dhe kjo duhet te ruhet me cdo cmim,se cfare ben Kristi Pinderi me bythen e vet eshte puna e tij dhe vetem e tij.

    1. elinor says:

      Shume bukur e ke konceptuar, te ruajme edhe vleren e fundit qe na ka ngelur — talibanizmin.

  25. fatmiri says:

    Kur do ta kuptojne idiotat e kesaj kohe qe familje eshte baraz burr plus grua? Per çdo çiftezim tjeter nuk quhet familje por grupim midis dy vetave. Familje do te thote te sjellesh ne jete trashegimtare, me perjashtim te rasteve sterile te burrit apo gruas. Po e dini ore derra te kesaj kohe se dhe ne te kaluaren kur krijohesh familje burre grua dhe psh gruaja nuk lindete i jepte leje burrit te merrte nje grua tjeter te bente trashegimtare dhe vete qendronte si dado e shtepise? Mor derra te kesaj kur do e kuptoni se kjo eshte shkaterim i natyres trashegimtare te njerezimit dhe ne fund, kruajeni me nje dru.

  26. ARON says:

    Keta mos po kerkojne te martohen me kafshe!

  27. Petrit says:

    Kokat do ju presim fare e cuar dem

  28. patllakja says:

    kristi pinderi,martohuni e zhbirohuni por se mos filloni e na kerkoni te adoptoni femije………. se masnej vij e te zhbiroj ty me gjith krisat e kristinat si puna jote.

  29. Tajfun Zenuni says:

    Jo moj Kristi nuk e kemi me ju,por me brimen e sumes duaj.
    Se si shum e keni hap
    Shtrengo bytben e behu burr .
    Burri del perball,me bole
    ,e jo si puna juaj me shpin qe nxirrni mytht.

  30. bullshit says:

    shoh qe gazeta tema dy gjera ka ne “bold” luften anti muslimane dhe publicitetin e gay’ve.


    me ta pren e morem vesh, po qe kur qenka kaq dashamire ndaj gay’ve gazetat tema saqe ju jep shance te mbrojne veten me shkrime te tilla pederastesh, njerzish me vese te ulta qe as kafshet nuk i kan keto vese???

    gazeta tema, po jua hap deren gayve?
    apo jeni edhe ju nje lloj i tille?

  31. info1 says:

    po me ty e kan ore b…q….
    a nuk e kupton qe njerzit normal nuk mund te pranojn njerez anormale si ty o b…q…?

  32. alban4eva says:

    o enea,

    une jam shume dakord me ty dhe te jap te drejte, se ti si grek qe je, ashtu do arsyetosh, ne ate menyre. thjesht se familja nuk eshte bashkimi byco me byco, ashtu si te pelqen ty.

    per sa i perket faktit qe shqiptaret mund te vriten per nje pule, per nje gardh, per nje shikim, apo qe kane edhe grua edhe dashnore, je jaste teme. jane gjera qe nuk kane lidhje me njera tjetren.

    por ti si gjithmone, per te share dhe shfryre mfllefin tend kunder shqiptareve, i ben kastile lemsh temat, aty ku flitet per shkence, ti fut perrallat e borebardhes, aty ku flitet per guzhine ti fut sportin, aty ku flitet per histori ti fut elektromagnetizmin, e keshtu me radhe.

    ndaji gjerat o greku vogel, sepse Shqiperia ka te tjera halle, ka halle buke me pak fjale, nuk kemi arritur akoma tek ai stad qe ju
    hellenaqet keni shekuj qe keni arritur.. ?

    nese mua do me duhej te zgjidhja midis dy te kqeijave, do zgjidhja te keqen me te vogel natyrisht, eshte llogjike. pra, me mire te jem nje kryefamiljar i martuar qe ka dashnore, se sa nje kryefamiljar qe ka..dashnor…!!! ne Greqi kam pare e degjuar gjera te tilla, burri i martuar dhe me femije, kishte… dashnor mashkull..

    une e di qe ti enea i perket kesaj kategorie, sepse e ke ne gen, por mos ngaterro kekun me byrekun dhe ate mikun me dollarin..!! laj gojen perpara se te flasesh per shqiptaret, ok ok greke e vogel??? hajt ik grisu tani, futi ndonje sufllaq.

  33. lili says:

    Kristi shume mire e pasqyron realitetin shqiptar.Po
    Ai duhet te filloje nje fushate ndergjegjesimi:nuk beheni homosexual kur shtoni te drejtat per te gjithe.prape do jeni ata qe jeni,sepse homosexualiteti nuk eshte nje semundje nxitese,po nje gje qe existon me mija e mija vjete,prandaj mos u trembeni!Edhe mos harroni fjalet e Papes’kush jam une per te gjykuar njerezet?

  34. Artur Duka says:

    I gjithe artikulli nuk diskuton fare eshte mire apo keq legalizimi i martesave mes homove. I gjithe artikulli akuzon se ngaqe ju “te moralshmit” i keni familjet e dhiera, edhe ne do te bejme si duam vete…!

    Nuk na duhen fare diskutime te tilla:
    nqs familja shqiptare eshte ne dite te hallit, mos doni te thoni se ju tani po i vini ne ndihme? Paskeni ju bq ju sjelljen e duhur te krijoni familje te shendetshme dhe te moralshme???!!

    Sikur pjesa me e madhe e familjeve shqiptare te shkaterrohen, ne prapeseprape kemi nevoje per nje model ligjor, social e moral qe te pasqyroje se kush eshte rruga e drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje