Në një nga ditët e javës, po bisedoja në telefon me një mikun tim deputet. Nuk dua ta fsheh, i kërkova që të isha edhe unë në listat për drejtor në një nga institucionet në Berat, duke e motivuar kërkesën me një varg argumentesh, kryesisht me kontributin tim intelektual dhe veçanërisht atë elektoral.
Me shumë finesë më tha se në parim nuk ishte kundra, veçse me një zë paksa inatçor dhe ironik më tha se, “a di se në telefonin tim kam mbi 300 kërkesa nga Berati dhe pothuajse të gjithë duan të bëhen drejtorë”.
“Më beso se jam shumë i shqetësuar. E gjitha kjo situatë më është kthyer në makth dhe më fanitet edhe në gjumë. Më duket sikur të gjithë beratasit kërkojnë të bëhen drejtorë. Është një situatë e sëmurë që më kujton një nga tregimet e Franc Kafkës”. I dhashë të drejtë duke menduar se një situatë e tillë, kisha dëgjuar që është edhe në qarqet e tjera, pak a shumë me të njëjtat përmasa dhe me të njëjtat simptoma.
E vërteta është se me marrjen e pushtetit nga PS ka një dëshirë të paparë nga militantet dhe jo militantët për t’u bërë drejtorë, pa dallim moshe e seksi.
Fakti që nuk ka kritere të qarta, të bën të dëgjosh që edhe pa një dite pune, d.m.th pa asnjë përvojë pune, mund të bëhesh drejtor.
Kjo temë është bërë refreni i ditës. Aq e vërtetë është kjo, sa është harruar puna.
Gumëzhijnë zyrat duke hamendësuar lista drejtorësh, flitet në rruge, bisedohet në autobus dhe të gjithë dëgjojnë për shtate palë qejfe, kafenetë si gjithmonë janë plot dhe janë vendi më i preferuar për tema të tilla.
E gjithë kjo situatë ka edhe anën e vet gazmore. P.sh dje një miku im figuronte në listat imagjinare, ndërsa ditën tjetër nuk figuronte asgjëkund.
Hall i madh për ata që duan të bëhen drejtorë, por në hall janë edhe deputetët sipas zonave zgjedhore, të cilët “s’dinë kujt t’ia prishin dhe s’dinë kujt t’ia ndreqin”.
E gjithë kjo situatë është e papranueshme, e cila nuk duhet të fshihet nga PS-ja, përkundrazi duhet të pranohet dhe duhet të administrohet me seriozitetin maksimal, sepse ndryshe kthehet në të kundërtën e saj.
Duhet të gjenden zgjidhje sa më të shpejta. Modeli nuk mungon. Ministria e Arsimit shpalli konkursin për drejtorët e Drejtorive Arsimore Rajonale. Një praktikë që është mirëpritur në opinion e gjerë dhe duhet përshëndetur. Është një shans që gjithkush të provojë aftësitë, të konkurrojë dhe pse jo edhe të fitoje.
E thënë troç, fiton më i miri, fiton ai që e meriton dhe i pret rrugën ndërhyrjeve stërmunduese për të gjetur një mik, për të fituar postin e drejtorit pa meritë.
Nëse veprohet kështu, do të përfundojnë në koshin e plehrave me qindra lista paraprake dhe njerëzit do të marrin frymë lirisht, s’do të hallakaten më as zyrave, as rrugëve të Tiranës dhe s’do të presin në grumbull, ditën kur vijnë deputetët, në qendër-zonën e qarkut, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të lodhur dhe plot halle, të cilët jo rrallë me qesëndi thonë se këta janë më “hallexhinj” se ne, veçse këta e kanë nga qejfi, për një karrige drejtori.
Minimalisht nëse nuk zhvillohen konkurset, nuk duhet te neglizhohen testimet e drejtpërdrejta nga ministrat për drejtorët që janë emërtesë e tyre, p.sh në Ministrinë e Kulturës nuk e kalojnë numrin 15 (drejtorët e Drejtorive Rajonale të Monumenteve dhe të Muzeumeve Kombëtare, plus disa institucione kombëtare si Teatri i Operës ose Teatri Kombëtar), që do të thotë Ministria e Kulturës duhet të lërë të paktën dy ditë në dispozicion të këtij procesi qoftë edhe 5-10 min për secilën kandidaturë për të parandaluar të paditurit (nejse “nuk është ndonjë qamet” kur edhe në parlament kemi një shifër jo të vogël, jo më pak se 25%, për aq kohë sa me dhjetëra deputetë nuk u dëgjohet zëri as edhe një herë në 4 vjet), për të parandaluar persona që s’kanë asnjë lidhje me trashëgiminë kulturore, jo më profesionistë ose të afeksionuar mbas saj, por aventurierë ose më keq akoma.
Zakonisht nga qyteti vijnë kandidatura të parfumosura. Berati me një pasuri të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore, në mbrojtje nga UNESCO, ka bërë “kujdes” të dërgojë kandidaturë të parë për muzetë kombëtare të Onufrit dhe Etnografikut, ku hyjnë me mijëra turistë të huaj, një person që s’di asnjë fjalë të huaj, as anglisht, as frëngjisht qoftë dhe italisht?!
Hajde merre vesh. Zoti na ruajt!
Që të mos ndodhë kjo, të gjitha kandidaturat duhet medoemos të testohen jo nga komisione të stisura dhe shpesh të komprometuara, që s’kanë përgjegjësinë e kërkesave qeveritare, por nga vetë ministri nëse ai do që të përmbushë objektivat e synuara dhe të përcaktuara dhe të ketë jetëgjatësinë në kabinetin Rama.
Edhe pse e di që ngarkesa e punës e ministrave është e tillë sa të zë frymën dhe të lë pagjumë, është e domosdoshme të ndërmerret pa mëdyshje ky lloj testimi shumë i dobishëm.
*Autori është Drejtori i Kulturës në Bashkinë Berat
Cfare ti thuash? Realist. Por problemin do ja u zgjidhe LSI. Ka vende me shume se kerkesa dhe do ja jape borxh PS.
Une Boss, ti Boss, po lopen kush ta kullose?
…po te isha si ty dhe te shprehesha ne parim ,kunder ketij sistemi te kthyer kokeposhte, do ta perbuzja kete dhe nuk do te behesha pjese e tij duke i thene edhe une nje fjale …atij deputetit.Me drejte do te kish qene angazhimi parimor ne forumet partiake per ti bere presionin e duhur Tiranes qe te shpalle kritere , perndryshe nese te gjithe i kane kthyer b..elektoratit per tu bere drejtora , perse elektorati duhet te vajtoje per fatin e njerit apo tjetrit, kur ne fakt duhet te vajtoje per FATIN E VET
Beratit s’ja kam hallin se aty eshte LSI dhe Drejtori do punoje me “bllok” ne dore per popullin ? ooops se harrova 50% eshte kudo LSI – ne baze te marveshjes.
I bie qe 50% qe ka PS te ndahen baraz mes atyre qe e kane hak dhe atyre qe jane si koleget e kualicionit.
Pra te pakten i bie qe 25% te Drejtorve do i kemi tamam. Sigurisht falenderimi i takon Rilindjes, per kete arritje.
Tiger ja ke fut kot!
Zbrit nga 25% edhe dashnoret! ?
Bravo! Nje shkrim i sinqerte dhe i shkruar thjesht. PS-ja do ta pesoje nga kjo historia e drejtoreve. LSI i dha drejtim shpejt e shpejt ne forme pazari pragmatist dhe historia do te vazhdoje edhe ne baze. PS-ja rrezikon t’i beje te gjithe te pakenaqur, si ata qe do te emerohen, si ata qe nuk do te emerohen…
Edhe konkurseve ju doli boja, por ju doli fare!!!
Njeriu qe ka merita duket kater ore larg!!!
Problemi ne Shqiperi eshte se mungon vullneti politik, per te bere nje hierarki dinjitoze. Kemi ministra guake e keshtu vazhdon vertikalisht degradimi…
Kam pare njerez qe ne dosje kane CV maramendese por trute i kane bosh.
Ne nje koknkurs ku kam mare pjese para disa vjetesh ma mori vendin e punes “konkerenti im ” sepse kishte doktorature te blere me para “bere ne Itali”, ishte me nje sy dhe ishte pak spiun…kishte punuar me pare ne vend ku kishte bere ndere politikaneve dhe REFERENCEN “shume me te mire se une”…
Plas po deshe, ose vrie veten beja bamb!!! kjo eshte Shqiperia.
Kur kam mbaruar Universitetin diten e pare te punes me priti SHEFI me arsim 7 vjeçar?!…Kur e pyeta kur e kishte mbaruar fakultetin?- i plasi e qeshura duke shfryre faqet e duke me sperkitur me peshtyme: “ç’fakultet mo une jam 40 vjet komunist”…(perpara 1990)
Pas 1990 Shefi im Ne Dikaster, kur e pyeta per grade ne shkence?!- qeshi identik si ai i para 1990 dhe me tha : Une jam sekretar i org PD ne X njesi…
Pastaj erdhi shefi i PS dhe e njejta gje:- sekretar i PS ne x njesi.
SIPAS MEJE: drejtorin e perzgjedh eprori, i cili duhet te kete kapacitetin e duhur zoti na ndihmofte! te kete dashuri per punen njerezit dhe te kuptoje e te jete i lumtur qe eshte i vdekshem, sepse per kete na kane zili edhe perendite!!!
per cdo vend pune duhet te kete kritere te mirepercaktuara.Mos na ktheni mbrapa edhe 20 vjet. Ka shume kuadro qe plotesojne kriteret qe jane shkolluar jashte , por edhe ne Ut., por ka dhe qe perbejne shumicen qe kane nga nje , dy e me shume diploma, qe kane madje dhe matstera, por qe mezi shkruajne edhe emrin e tyre.Ketu nepermjet nje konkursi te ndershem te perzgjidhet administrata,qofte edhe drejtoret.
Para disa ditesh emerohet ne postin e drejtorit te Postes ne Vlore nje INFERMJERE e LSI-se,po pse pune eshte kjo,ne thame te zhduken ca imjorante partiake te krahut tjeter tani PO BENI TE NJEJTAT GABIME. NUK ZHVILLOHET VENDI ME INJORANTE.Ngelem ne vagon te fundit o Z.
Mero
drejtoret ne cdo drejtori nuk duhet te qendrojne me shume se dy here nga 4 vjet(maksimumi eshte ky). Duhet te kete rotacion, ndryshe forcohet tarafi dhe servilet dhe puna nuk ecen. Pervoja boterore tregon se kjo eshte e domosdoshme. Burra me te mire e lene vendin e drejtorit dhe i shtrohen punes si specialist ne se jane. Vendet e drejtoreve te institucioneve te Ministrise se Kultures janë kthyer ne dispozicion te vjershetoreve pa sukses per te vegjetuar…
tani kjo puna e drejtorit qe ne fillim ka edhe nje problem……se nje lojtar i mire pokeri nuk i nxjerr (djeg) letrat me te mira qe ne doren e pare……
Uroj qe gruaja jote te konkuroje per Drejtore e Drejtorise Arsimore Berat dhe ta fitoje sepse eshte nje grua emrekullueshme, serioze, punon me perkushtim dhe nuk ben pazare (pra e ndershme ne punen qe ben). Sa per ty, te behesh drejtor kam dyshimet e mia.
po ca kerkoj ,moj ca kerkoj …nje cope drejtori kerkoj sepastaj fillon ,bolleku ,fillon miqesia ,fillon personaliteti …..shoku drejtor ,andej ,shoku drejtor kendej ……hahahahahha Me shenoni dhe mua ..
Socialistet e Beratit dhe te gjith Shqiperise te mos e lodhin ate deputetin sepse kemi LSI-ne qe ka gjet nje zgjidhje oregjinale per kete ceshtje.
Po sjell te shkruar nje bisede me nje te sapo emruar ne nje nga instutucionet e uzurpuar nga LSI
-He cabone ti,pse nuk fillove ……
-Po ja ka patur nje lloje reagimi nga njerezit… pore ata e kane kot se une neser do shkoj te paguaj kistin e dyte dhe do jem une qe do filloj aty….
Pas dy ditesh miku per cudine e te gjitheve pavarsisht reagimeve te miletit filloje aty ku kishte hapur fjale neper pazare.
Nje zgjidhje shum komode qe ta mundeson aktualisht LSI.Mileti vazhdoje dhe per dy tre dite thashathemet neper kafene,ndersa miku me gjith krenarine e tije ne moshen mbi ose nen 50 vjec per here te pare ne jeten e tije shijon nje post publik.
Perzemersisht falnderoj te gjithe komentuesit.Eshte shume e rendesishme te mos heshtim.Te flafim,madje edhe te ulurasim kur eshte nevoja per situta qe na marrin frymen dhe dinjitetin.Mirekuptoj edhe vleresimet jo pozitive per mua.Une nuk jam engjell.Nuk ka rendesi si e them dhe sa them, por sa e vertete eshte ajo qe shkruaj.Sa mire do te ishte qe te shumoheshim solidar me te verteten.
po kur nuk je engjell mos na bej shkrime per parajse, lerja ndonje tjetri keto. ti drejtor u bere me konkurs te forte besoj. edhe nje pyetje vete ti ke kerkuar te behesh drejtor tani, pra megjithese je drejtor qe te shkosh drejtor diku tjeter dhe te ngaterrosh njerezit e tjere. populli ka nje thenie: kur peshtyn larte te bie ne fytyre. prsh dhe ver mend se ke kohe te reflektosh, mos na behesh si ata qe edhe pse u ka kaluar mosha e pensionit nuk dalin se jane te pazevendesueshem.
Po ky drejtori vladimir skendo me shkolle nate qe ska qene i zoti te mbaronte te mesmen diten si ka mundesi te vendoset drejtor kulture ne bashkine berat.
Besoj ia ke arritur duke lepire by…. e te tjereve, qe ti e di mire se te kujt ia ke dale te drejtosh kulturen si nje njeri antikulture qe je,pasi reflekton vetem skizofreni. boll na bere moralistin ti qe i ke perdorur te gjitha menyrat vetem per te qene drejtor i perjetshme…meqe ra fjala eshte nje vend tek muazeumet do vesh??////////
Flet per konkurs ky idioti qe ka vegjetuar gjithe jeten , njeriu me antipatik qe ekziston,qe njeh vetem gjuhen e arrogances dhe injorances. Eshte per te qeshur dhe qare!!
Me shtuar o miqte e mi!V.Skendo (autori)ka punuar si ka punuar por keta drejtoret e rinj lane bizneset per t’u bere drejtor,kjo me tremb,pra nje poste drejtori qenka biznesi me fitimprures.Por per Beratin nje gje eshte e qarte si drita e diellit,drejtoret e PS i vendos F.Nasufi @kompani ne anen tjeter LSI dihet ke emeron e si i emeron,matane gardhit jane ata qe po ikin qe na kallen krupen me nivelin mizerabel prej hajdutesh fondesh…C’do te bejme, mjere ky popull qe del e voton per horrat dhe laviret e politikes!?Ne fund do ta mbyll duke dhene nje mesazh per PS si forc e pare ne Berat “Ta harroje Beratin”.Ne Berat ka aq shume Jago e Mefisto sa duket sikur i pjellin vete muret e kalase.
Ne Teori PS kerkon te sjelle Rilindje, ndersa ne praktike kerkon antikitet me keta burokrat qe duan te vdesin derjtora ( nuk del kurre filizi i ri nga trungu i kalbur), o ti zotri qe thua se nuk je engjell edhe shkruan per parajsen,
1.Pse nuk jep dorehqejen nga pozicionin qe ke edhe kerko te konkurosh per pozicion tjeter si qytetar i lire plot merita dhe jo si nje drejtor qe kerkon te shfrytezoj partine postin qe ka per te aritur dicka tjeter?( me qe je kaq i afte).
2.Nuk mendon se ka ardhur koha te shikosh vitet qe ke mbi shpine, te shkosh edhe ti me shoket e tu te luash nje dore domino te shtepia e oficerave qe ti hapesh rrugen brezit te ri ??
Meqe kerkon kritere per vendet e punes, pse nuk e shikon si kriter baze moshen ?
3.Edhe ti ke qene pjese e kesaj qeverie qe po i del kundra si njeri i penduar edhe i kulluar, ste vjen turp qe flet ne kete menyre, edhe na ben moralistin kur deri dije te dukej hudheheqja perfekte( cfare kriteresh ke plotesuar ti per postin qe ke ?).
4.Sa gjuhe te huaja dini ju Z. Drejtori poliglot qe shani te tjeret?
5.O zoti Kryetar i Bashkise( pse nuk i qerron keta krimba ) qe kerkojne me egoizmin e tyre te arijne cdo qe nuk i takon. Ka shume njerez me nevojtar edhe me te talentuar per te derjtuar, biles edhe me te rinje se sa ky Z.Drejtori.
6. Z. DREJTOR I KULTURES, TREGOHE QE VERTET E MERITON ATE VEND KU JE SEPSE KARAKTERIZOHESH NGA NJE KULTURE QYTETARE. BEJ NJE AUTOKRITIKE TE SHENDOSH KETU MES SHOKESH EDHE JEP DOREHEQJEN NGA POSTI QE KE SEPSE NUK E MERITON ME KETE VEND EDHE BESIM QE TE ESHTE DHENE GJITHE KETO VITE. JE TRADHETAR I BINDJEVE TE TUA PER NJE KAPRICO PERSONALE.( turp qe e quan veten socialist, pasi socialistet nuk e shesin shokun)
Njeriu duhet te ruaje qetesine dhe te mos provokohet edhe kur sharjet behen duke shfrytezuar anonimatin.Po eshte e vertete qe vitin e trete dhe te katert e kam mbaruar ne shkollen e mbremjes.Une nuk e fsheh dhe se kam per turp.por sa per dijeni kam mbaruar UT dega Gjuhe -letersi Shqipe diten 1969-1973 dhe mbi mesataren.. Nuk e di se çfare ju ka djegur qe germoni mbas 40 vjetesh Sipas jush nje njeri “pa nivel” si ka mundesi qe shkruan ne faqe te pare te gazetes Tema dhe jo me se nje here.Ne shkrim fund e krye kam kerkuar qe te respektohen per kandidatet konkurset dhe testimet e vlerave profesionale per vendet ne drejtim.Per kete kam marre me dhjetra falnderime nga miq e shoke ,por edhe nga te panjohur.Kjo ka sh. rendesi per mua.Une po shkruaj me emer dhe mbiemer, do te me vinte mire ta benit edhe ju.Gjithesesi sa me shumei i djeg dikujt dhe shan ,aq me shume i bindur jam qe everteta eshte me ato qe shkruaj E marr me mend se kush eshte mbas ketyre pislleqeve Si perfundim po e mbyll per te mos marre më ne vleresim sharje dhe ofeza.
po e kuptove kete SHUT UP!
Opinioni i mesiperm poshte emrit “Agroni” ne drejtim te autorit te shkrimit “Te gjithe duan drejtor” te Z. Vladimir Skendo Drejtor i Kultures ne Bashkine Berat duhet te ndahet nga emri im sic mund te aludohet. Kam qene kurdohere kunder opinioneve negative dhe denigruese. Zoti Vladimir ashtu si edhe e shpreh ne fillim te shkrimit ka te drejten te kerkoj te perfshihet dhe te konkuroje per drejtor. Kjo eshte dicka e drejte dhe normsle ne shoqerine tone.
Agron Polovina – piktor, pergjegjes i Galerise se Arteve Vizive “Edward Lear”Berat
Opinioni i mesiperm poshte emrit “Agroni” ne drejtim te autorit te shkrimit “Te djithe duan drejtor” te Z. Vladimir Skendo, Drejtor i kultures ne Bashkine Berat duhet te ndahet nga emri im sic mund te aludohet. Kam qene kurdohere kunder opinioneve negative e denigruese dhe nuk jane ne natyren time sharjet dhe ofezat.
Z. Vladimir ashtu si edhe e shpreh ne fillim te shkrimit ka te drejten te kerkoj te perfshihet dhe te konkuroje per drejtor. Kjo eshte dicka e drejte dhe normale ne shoqerine tone.
Agron Polovina – piktor, pergjegjes i Galerise “Edward Lear Berat.
Urime per shkrimin, me shume te verteta dhe shume i dobishem.
Vjen nje moment kur gjithkush mbledh balten qe ka nxjerre tere jeten dhe ky eshte momenti yt. Gezoje ate, futi dhe nje gote vere e te kalon
alban pikerisht se ekzistojne njerez si puna jote pa piken e logjikes dhe te shprehise ne te folur kane ndodhur keto qe po perjeton ku vend.sepse me njerez si punna jote qe nuk jane te afte te kuptojne as thelbin e nje shkrimi normale qe ska per te ecur shqiperia.ndryshimin nuk e sjell qeveria po njerezit…po cpo shikoj veshtire te ndodhi
nje sere batutash nga filmat shqiptar lidhur me fenomenin DREJTORI.
1.ikeee “Plaku Mere” me gjithe tespiet e Tosum Bacit => NJERIU ME TOP
2.shko e ruaj pulat xha sulo. (mire i tha kryetarja pse ku donte ai ta caktonin te raketat(drejtor i muzehut)? => KAPEDANI
3.bishti i qenit bisht qeni ka per te ngelur sa do ta drejtosh. DORA E NGROHTE
4.germo tare germo se qenin(derjtorin) e ngordhur ke per te gjetur => PERBALLIMI
5.po me uren (drejtorin) cpaten xhanem => URA
6.akoma ne shtylle ti??(akoma drejtor ti)? DEDA
7.thone se ke portjerin(drejtorin) e ri e ka stervitur dhe Dinamoja =>SJKELQIMI I PERKOHESHEM
8.Andon Ledhii (dretoriiiii) =>TELA PER VIJOLINE
ohohhohohoh cu kenaqem -> 14 VJEC DHENDER
Nuk ngeli Skraparli ne Berat qe Meta nuk e beri drejtor.Disa mjek disa oficera policie e zjarfikese disa pa shkoll te larte.Te gjith keta qe SHITEN E BLIHEN PER POSTE te gjithe keta qe per mendimin tim jane IMORAL jane futur ne stallen e madhe te LSI ku kryebariu ilir meta i shperblen simbas INJORANCES.Te dhjefsha mu ne RILINDJE.
jo mo,une nuk dua drejtor,bereqavers,une roje lopesh dua.Por te jene lope te mira laramane,nga ato me dy kembe,hahhahahhaa…Ndersa per artikullin s’kam asgje,te tere kane CV nga ato qe do turperonin edhe Anshtajnin vete,me te bombarduar me dhjeta me yje sesa shqiptaret nuk gjen popull tjeter ne bote,papo sa behen drejtora mbahen me te rende sikur jane presidente,more te xhvatin edhe astarin e xhaketes,por me drejtorllek ama.
Komplimenta per shkrimin dhe problematiken e trajtuar.Per sa i perket komenteve te pa denja do u sugjeroja zoterinjve ,nese do te quheshin te tille,ti hidhnin nje sy gjuhes shqipe pasi me sa vura re nuk dinin ta perdornin si duhet.Eshte shume e lehte te gjykosh dike me fjale pazari dhe pa pasur asnje argument. Perse o njerez e verteta iu duket e shtrember dhe genjeshtra e drejte!?
zoti vladimir skendo!bravo per shkrimin.eshte nje paraqitje e vertete e realitetit dhe me vjen shum keq qe shum prej personave qe kane komentuar me larte e kane te veshtire te kuptojne ate qe ndodh rreth tyre.jam shum dakort qe te zbatohen politika te vendosjes se drejtoreve apo pozicioneve te tjera te punes ne baze te konkurences se kandidateve pasi do kishte nje rritje te konsiderueshme te eficences ne tregun e punes dhe vendosjen e filtrave te domosdoshem.
madje per te vazhduar ate qe thashe me siper do ishte shum efektive qe pervec kritereve qe duhet te plotesohen per tu vendosur ne ate pozicion te merrej ne konsiderate dhe mendimi dhe opinioni i punonjesve ne njesite perkatese ,te cilet politikat e perdorura deri me sot nuk i kane pasur si kriter.dhe aq me keq praktikat qe po ndiqen te cilat mbeshteten ne vendosjen e militanteve pa asnje background ,njohuri apo eksperience ne fushat perkatese.uroj qe te mos kete serish perseritje te historiise.suksese juve
Z. Vladimir, a ta ka korektuar shefi materialin e mesiperm ?Ju drejtoret e Fadilit e ndritet me Bashkine dhe tani do te regulloni perfaqesimin e pushtetit qendror…lerini vend brezit te riatyre te cileve u takon e ardhmja ne saje te kontributit dhe punes se gjithesecilit.
Sa per deputetet per Ate qe keni edhe doktor ne profesion po perflitet se po u mere leke pretendenteve per drejtora,nuk heq dore ai …e keni lekist dhe bythe pambuk..,
Pershendetje .
Perse e moret ju ne tel ose aq me pak i rini si qen deputeteve a poshte bashkise sic edhe ju e permendet ?
Pse nuk e kane hapur nje zyre deputetet si gjith te tjeret ku edhe mund te vene njerzit si njerez?Ky eshte niveli i tyre.grup pune e quajne veten ata …grup leshi thuaju me mire.