Kosova edhe më tej vazhdon të ketë probleme serioze me thithjen e investimeve të huaja, sado që zyrtarë të Qeverisë së Kosovës po thonë së ka progres të vazhdueshëm në këtë drejtim.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e huaja në Kosovë, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti kanë shënuar një ngritje modeste në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, e ku thuhet se është një ngritje prej 40 milionë euro.
Mirëpo, në anën tjetër sipas raportit të fundit të progresit për Kosovën, thuhet se investimet e huaja direkte në Kosovë kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët qysh nga viti 2005.
Po ashtu, raporti i fundi i progresit në mënyrë automatike i demanton të dhënat e deritanishme të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), kinse investime e huaja kanë rënë si pasojë e krizës financiare globale, e cila ka goditur edhe shtete të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE).
Në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën thuhet se kjo rënie nuk ka ardhur si pasojë e krizës ekonomike evropiane, por ka të bëjë kryesisht me sistemin e dobët ligjor në këtë vend.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e fundit të raportit të progresit thuhet se sistemi ligjor vazhdon të ketë probleme me efikasitet me vonesa të rasteve të pazgjidhura.
Po ashtu, në Kosovë problem serioz paraqet edhe zbatueshmëria e dobët e kontratave, e që ka mbetur një nga shqetësimet kryesore të kompanive dhe investitorëve në Kosovë.
Largimi i investitorëve të huaj, është njëra nga goditjet më të rënda që ka marrë vendi ynë sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pasi që në vitin 2007 Kosova ka pasur investime të huaja direkte në vlerë prej mbi 440 milionë euro, e në vitin 2012 ka pasur gjithsej rreth 200 milionë euro.
Investitorët e huaj po e braktisin vendin tonë njëri pas tjetrit, pasi që një numri të konsiderueshëm të tyre, iu kërkuara haraç e përqindje, si kusht për të bërë biznes në shtetin më të ri të Evropës.
Në anën tjetër, bankat vendore me kapital të huaj, gjithnjë e më shumë po bëhen agresive në raport me bizneset, duke rritur maksimalisht tarifat për shërbime, por edhe duke vështirësuar gjithnjë e më shumë rrugët e kredidhënies.
Dhe së fundit gjykatat e vendit thuajse gjithmonë nuk kanë shprehur gatishmëri për t’i shqyrtuar në suaza të afateve ligjore lëndët që kompanitë e huaja i kanë adresuar nëpër gjykata për shkaqe të ndryshme.
Pronarë të bizneseve kanë mundur që një çështje ta procedojnë në gjykatë, mirëpo këtyre të fundit u janë dashur edhe vite për t’u marrë me ato.
Investitorët e huaj na i sollën në vendin tonë pikërisht këta të huajt që ishin këtu, mirëpo janë vendorët ata që i dëbuan ato.
Ne vitin 2007 eshte licencu operatori i dyte i telefonise mobile IPKO i cili per licence ka pagu rrethe 100 milion euro pastaj eshte privatizu FERONIKELI per aktivizimin e FERONIKELIT jan investu mbi 100 milion euro.Edhe mos ba krahasime banale,nuk krahasohen investimet para krizes financiare dhe pas saje.Investimet e huaja ne te gjitha vendet e rajonit kan ren,investimet e huaja nuk jan shkopi maxhik qe do te na nxjerr nga varferia.Edhe raporteve te huaju nuk duhet me ju besu,raporti i BE na kritikon,raporti i BB na lavdron per klimen e biznesit,cka fitoim e humbim nga keto raporte qe shpesh behen ne zyre sa per ti arsyetu fondet e shpenzuara kote.