Pakkush ndër viset shqiptare ka dëgjuar për Svetllana Aleksijeviqin. Së fundi ajo është shpërblyer me Çmimin e Paqes të Shoqatës së Librarëve Gjermanë – për veprat e saj autentike dhe trishtuese mbi krimet e komunizmit dhe tmerret e “kapitalizmit” rus. Nga kjo autore bjelloruse do të mund të mësonin shumë edhe shoqëritë shqiptare në Ballkan për të kaluarën komuniste dhe të tashmen “kapitaliste”
Nga Enver Robelli
Kanë shkruar për periudhën e errët të sundimit të Enver Hoxhës disa autorë shqiptarë. Prifti Zef Pllumi e ballafaqoi Shqipërinë postkomuniste me kujtimet e tij ngjethëse, të cilat nuk gëzuan vëmendjen e duhur. Publicisti Fatos Lubonja është një kronist i labirinteve të diktaturës. Piktori Maks Velo ka shkruar mbi përndjekjen nga ana e komunistëve, që s’njihte kufi, madje as privatë. Para një viti Velo tha: “Kam pasur një eksperiencë të hidhur me gruan me të cilën u martova. (…) Ishte agjente e Sigurimit. E kam pasur dëshmitare në gjyq dhe e kam të vështirë të prek këtë temë, e kam të vështirë të flas, të paktën derisa të dalin dokumente, të cilat s’po i marr dot. Sepse edhe dokumentet nga arkivat nuk u jepen të gjithëve, u jepen disave. Dua më shumë të botoj dokumentet sesa të flas vetë”.Në Kosovë një pjesë e ish të burgosurve politikë nga regjimi jugosllav po ashtu kanë botuar diçka nga periudhat e errëta të jetës së tyre, por, për fat të keq, shumica e këtyre rrëfimeve janë të ngarkuara me patetikë dhe me përbetime të panevojshme patriotike. Shpesh nën këtë “barrë atdhetarizmi” humb vlera dokumentare e kujtimeve.
Rrëfimet mbi të kaluarën janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Iluministi francez Voltaire nënvizonte: “Historia është një gënjeshtër për të cilën jemi dakorduar”. Për t’iu kundërvënë kësaj të vërtete një shoqërie që aspiron paqe e mirëqenie i duhen rrëfime nga dora e parë, nga vetë viktimat. Por, edhe më shumë një shoqërie i duhen autorë të pavarur, që gërmojnë në të kaluarën, që i japin zë së kaluarës, që nxjerrin anët e errëta në sipërfaqe dhe i ndihmojnë shoqërisë të reflektojë dhe të dallojë të keqen, në mënyrë që ajo të mos përsëritet më. Këtu shoqëritë shqiptare në Ballkan kanë mbetur prapa. Prodhimi letrar dhe dokumentar është i mangët, kryesisht një ekspozitë kërthizash, ku autorët s’arrijnë të dalin nga torishta provinciale dhe mendojnë se mbarë bota sillet rreth tyre, ndërkohë që tërë vitin Komiteti i Nobelit çan kokën se cilin autor shqiptar do ta nderojë. Shpesh janë të huajt ata që kryejnë punët që do të duhej të kryenin institucionet në Tiranë e Prishtinë. Në vitin 2001 në Austri autoret Anita Niegelhell dhe Gabriele Ponisch botuan një vëllim me rrëfime të ish të burgosurve politikë në Shqipëri. Ky libër nuk është përkthyer në shqip. Së paku gjendet në fondin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Asgjë heroike në luftë
Svetllana Aleksijeviqi është një shembull prej autoreje siç i mungon hapësirës shqiptare dhe jo pak shoqërive ballkanike. Kjo grua e guximshme është mbledhëse e zërave të humbur, zërave që nuk i dëgjon askush, sepse viktimat janë “e keqe e domosdoshme”, për to nuk ka as empati, as solidarësi. Pushtetet u japin atyre ndonjë metelik për t’i manipuluar, për të përfituar prej tyre në zgjedhje, për të keqpërdorur autoritetin e tyre moral. Të thyer nga regjimi komunist e të sfilitur nga “demokracia e kapitalizmit të egër” një pjesë e madhe e këtyre viktimave mashtrohen lehtë.
Svetllana Aleksijeviqi u lind në vitin 1948 në Ukrainën perëndimore. E ëma e saj ishte ukrainase, i ati bjellorus. Në atë kohë ai ishte ushtar dhe Bashkimi Sovjetik një perandori e kuqe në ndërtim e sipër. Stalini ishte në zenitin e pushtetit, pas miliona njerëzve të vrarë dhe të internuar prej regjimit të tij. Si shumë shokë e shoqe të gjeneratës së saj edhe Svetllana Aleksijeviqi ishte indoktrinuar nga murtaja e kuqe e komunizmit të versionit sovjetik. Por, mendimi i saj për komunizmin nisi të ndryshonte kur ajo u bë gazetare dhe falë këtij profesioni pati mundësinë të takonte njerëz të thjeshtë, të cilët asaj ia besonin detajet më të tmerrshme të jetës së tyre. Propaganda zyrtare e prezantonte Luftën e Dytë Botërore vetëm përmes ushtarëve trima sovjetikë, të cilët kishin çliruar gjysmën e Europës nga nazizmi. Për heronjtë kishte vend në gazeta e televizione, në libra e në ekspozita. Ushtari sovjetik që më 2 maj 1945 kishte vendosur flamurin mbi ndërtesën e Reichstagut në Berlin ishte ikona e lavdishme e (pas)luftës. Tek gjysmë shekulli më vonë në Gjermani u botuan disa vepra dokumentare mbi ushtarët rusë që kishin dhunuar qindra femra gjermane.
Svetllana Aleksijeviqi i kishte të njohura rrëfimet për heronjtë. Asaj i interesonin viktimat. Në librin “Lufta nuk ka fytyrë femërore” ajo prezanton gra që kur ishin vajza kishin shkuar në luftë për të mbrojtur atdheun. Kishin hequr fustanet dhe këpucët me taka dhe kishin veshur uniforma, ishin pajisur me armë dhe ishin bërë gati – të vrisnin armikun. Në front nuk kishin zbuluar asgjë heroike. Në këtë libër ato tregojnë për anën femërore të luftës, për të plagosurit e të vrarët, për dhembjet dhe vuajtjet, flasin edhe për përvojat e tyre pas Luftës së Dytë Botërore, kur shoqëria i akuzonte se po gënjenin dhe tallej me to, duke i njollosur se në luftë kanë qenë vetëm për argëtim. Në veprën tjetër me titull “Dëshmitarët e fundit. Fëmijët në Luftën e Dytë Botërore” Svetllana Aleksijeviqi u jep zë më të pafuqishmëve të shoqërisë. Sa për krahasim: në Kosovë nuk kemi ende një libër me kujtimet e mijëra njerëzve të keqtrajtuar e terrorizuar nga mesi i viteve 50-të, kur regjimi i Josip Broz Titos dhe Aleksandar Rankoviqit përmes “aksionit për mbledhjen e armëve” po bënte përpjekje të ndryshonte strukturën etnike të Kosovës, duke dëbuar mijëra njerëz fushave të Anadollit. Viktimat e asaj kohe po vdesin dhe bashkë me ta një pjesë e së vërtetës historike.
Grushti dhe lumturia
Librat e tjerë të Svetllana Aleksijeviqit mbajnë tituj, si “Ushtarët e zinkut. Afganistani dhe pasojat” (këtu flasin ushtarët e gjymtuar në aventurat sovjetike mes Kabulit dhe Kandaharit), “Çernobili. Një kronikë e së ardhmes” (këtu dëgjohen ata që e pësuan më së keqi nga katastrofa bërthamore), “Përballë magjisë së vdekjes. Rrëfime të vetëvrasësve rusë” (këtu njohim pensionistin që pasi ka heshtur me vite i dëshpëruar djeg veten para barakës ku banon, njohim filozofin, i cili dëshiron të doktorojë mbi marksizmin dhe kur e sheh se baza teorike e punës së tij shkoi në rrotë të s’ëmës, kërcen nga dritarja…). Libri i fundit i Svetllana Aleksijeviqit përshkruan jetën mbi rrënojat e transicionit (“Koha e dorës së dytë. Jeta mbi rrënojat e socializmit”).
Për të gjitha këto vepra dhe për angazhimin e saj vetëmohues për gjurmimin e së vërtetës Aleksijeviqi me rastin e Panairit të Librit në Frankfurt është nderuar me Çmimin e Paqes të Shoqatës së Librarëve Gjermanë. Fjalimi i saj para elitës intelektuale dhe politike gjermane në Frankfurt risolli një pjesë të errët të historisë europiane. Aleksijeviqi raportoi mbi jetën në “laboratorin e eksperimenteve komuniste”, ku para portës së kampit në ishujt Solovki shkruante: “Me grusht të hekurt do t’i bëjmë njerëzit të lumtur”. “Komunizmi”, tha Aleksijeviqi, “kishte një plan absurd – të rimodelojë njeriun e vjetër, Adamin e lashtë. Dhe ia ka dalë kësaj. Kjo është ndoshta e vetmja e arritur e tij. Gjatë më shumë se 70 vjetëve është krijuar një tip i ri njeriu: homo sovieticus”. (Ashtu siç e krijoi Enver Hoxha “homo albanicusin” e tij, një krijesë që i frikësohej hijes së vet).
Tezja Olja
Këtu e tutje më së miri është që ta lëmë të flasë vetë Svetllana Aleksijeviqi, pa ndërhyrje:
“Kam shkruar pesë libra, por në thelb unë gati qe dyzet vjet shkruaj një libër të vetëm. Një kronikë ruso-sovjetike: revolucioni, Gulagu, lufta, Çernobili, rënia e ‘perandorisë së kuqe’. Kam ndjekur kohën sovjetike. Pas nesh gjendet një det me gjak dhe një varr i madh vëllezërish. (…) Unë shkoj tek ata që nuk kanë zë. I dëgjoj, u kushtoj vëmendje, i vëzhgoj. Për mua rruga është kor, simfoni. (…) Flaubert thoshte për veten se ishte ‘njeri i penës’, unë për veten time mund të them: jam njeri i veshit. (…) Njeriu nuk flet kurrë më bukur se gjatë dashurisë dhe afër vdekjes. Ne njerëzit nga socializmi jemi si të gjithë njerëzit e tjerë, por ne jemi të ndryshëm, kemi mendimet tona mbi heronjtë dhe martirët. Dhe një raport të veçantë me vdekjen. (…) ‘Më pëlqente tezja Olja. Kishte flokë të gjatë dhe zë të bukur. Kur u rrita mësova se tezja Olja e kishte denoncuar vëllanë e saj, i cili ishte vrarë në kamp. Në Kazakistan. Ajo tashmë ishte e moshuar dhe unë e pyeta: ‘Tezja Olja, përse e ke bërë këtë?’ – ‘Po ku ke parë ti në kohën e Stalinit njeri të ndershëm?’ – ‘Të vjen keq për atë që ke bërë?’ – ‘Atëbotë isha e lumtur. Më donin për këtë’. – ‘Duhet të kuptoni, e keqja nuk është kurrë kimikisht e pastër. Të tillë nuk janë vetëm Stalini dhe Berja, e tillë është edhe tezja e bukur Olja.’ [këtu Svetllana Aleksijeviqi citon njërin nga protagonistët e librave të saj]. (…) Vuajtja është dhunti dhe mallkim yni. Në letërsinë ruse zhvillohet një debat i ashpër: Solzhenjicini kishte thënë se vuajtja e bën njeriun më të mirë, nga internimi njeriu kthehet si nga purgatori pastrues, (Varlam) Shalamovi, ndërkaq, ishte i bindur se përvoja e internimit e prish njeriun, se përvoja e internimit të hyn në punë vetëm në kamp. Koha tregoi se Shalamovi kishte të drejtë. Njeriu që la pas socializmin e njihte vetëm jetën në kamp. (…) Para revolucionit të vitit 1917 shkrimtari rus Aleksandar Grin shkroi: ‘E ardhmja nuk është më në vendin e vet’. Edhe tani e ardhmja nuk është më në vendin e vet. Nganjëherë pyes veten përse vazhdimisht kam zbritur në ferr. Për ta gjetur njeriun”.
*KOHA DITORE
Llafe grash!
Spiunimin e njeriut prej njeriu nuk e shpiku komunizmi.
Shikjo se cfar spiunimi masiv dhe cilsor ,i standarteve super,po behet sot e gjith diten(naten) nga etaloni i demokracis,america!
Por homoalbanicusit kan frig ta thon kte gje.
Sepse merxitet “..babagjyshi”
Une per vete njof edhe spiunimin ne komunizem edhr ate ne demokraci.
Ne shtetin demokratik mua me spiunoi edhe gruaja,bashkpuntore e fsheht policije,edhe dashnorja agjente sekrete policije.Kshtuqë ai rasti i Max Velos qe e kishte gruan spiune sigurimi,ne rastin tem dyfishohet.
Por ka edhe më.ka ngritje ne kub.!
Ndersa agjentja e sigurimit spiunonte burrin per shkelje te ligjit,por pa e shkel vet ligjin,kto spiunet e demokracis qe me kallen ne burg ishin vete te parat qe shkelnin ligjin,dhe njekohsisht me spiunonin mue.Dhe çdo gje e dirigju nga agjensit sekrete informative,keto pjella te spiunise judiste.
“Spiuninë nuk jua solla unë.Ate e gjeta këtu në mes tuaj!” tha Skënderbeu dje në nji vizit zyrtare në Americ.,pasi kishte kaluar më parë të gjitha metropolet europjane.
Enver,per mua do kishte vlera po ta merte ate titull ne Rusi apo Bjellorusi,por ne Gjermani!!!!! Ministri i jashtem pederast gjerman mezi ku pret raste te tilla,po miliona njerzit e vrare nga Amerika ne Vietnam e ne gjithe indokinen? nuk quhen ato krime monstruoze? Apo nuk quhen se jane bere nga nje vend “demokratik”!Keto lloj shkrimesh ne fakt jane propogande e paster e kapitalit per perpunimin e opinonit perendimor qe shumica e ha.Megjithate te lexoj me kenaqsi ty Robell
Eshte arritje e madhe qe shqipetari mendon me koken e vet! Ky popull eshte pjekur, nuk e heq dot per hunde, nuk e manipulon dot! Vetem keshtu mund te ndertojme Shqiperine qe duam!!
Jo më kot shprehja: ” -kush leu dhe mendja e tij s’i pëlqeu”, ka lindur në Shqipëri. Më në fund po kthehemi tek rrënjët.
Hajde bace Enver. Pse u ben thirrje te tjereve qe te shkruajne keto kujtime te ketyre njerezve te mjeruar. Merre penen si gazetar qe je dhe mbushe kete mision ne jete. Mund te jete misioni i jetes tende. By the way, change your name to make people believe you.
Me kenaqesi lexohen artikujt e Enver Robellit,per realizmin dhe frymen humane!!Per artikuj te tille kemi vazhdimisht nevoje.Fatkeqsisht shoqerise tone i mungon njohja e vertete e historise,e hidhur a embel qofte!!Pershndetje,Mimmo!!
bravoooooo
SHQYPNIA NDODHET AKOMA NE FAZAT E AMULLISTE ENVERISTE.
Por nuk eshte e vertete se nuk ka pasur “Svetllanat” e saj. Kete gje mund ta vertetojne filmat dokumentare te nastradinit “Divorc alla shqyptarce” per fatin horror te grave te huaja te martuara me studente shqyptare, “Kronike ne gjak” per fatin mjeran te burgosurve politike dhe familjeve te tyre, “Vampiri i Prishtines” per biznesin mafioz te pushtetareve te rinj postkomuniste shqyptare te verbuar nga lakmia per fitime kolosoale, etj filma qe jane pelqyer ne dhe te huaj, por ne vendin tone jane trajtuar pa interes dhe jane anashkaluar me indiferentizem nga media, shtypi dhe opinioni publik. Pervec botimeve gjermane ka shume shkrime te tjera autentike qe ne Shqypni nuk kane pare driten e botimit ne vendin tone. Ketu me te drejte mund te parashtrohet pyetja: Pse shqyptaret jetojne akoma me frike nga hija e diktatorit dhe nuk kane pasur ne histori disidente te mirefillte te regjimit komunist, por i jane nenshtruar si DELE te urta dhunes gjakatare te Enver Hoxhes per 50 vjet me radhe duke i sherbyer si skllever BOSIT dhe duke spiunuar papushin njeri-tjetrin tek Sigurimi i Shtetit? Pse ASKUSH edhe sot e kesaj dite ne Shqypni nuk guxon te shkruaje qofte edhe nje material te vetem per krimet monstruoze te komunizmit, por te gjithe mjeranet preferojne te HESHTIN sic ben miku i nastradinit, intelektuali Maks Velo qe edhe sot i frikesohet HIJES se vet? Nderkohe qe Nexhmije Hoxha del pothuaj cdo jave ne TV per te kercenuar viktimat e pushtetit te saj gjakatar me Gjykata dhe nuk jep fare shenja pendimi. Pse keshtu? Pergjigja eshte e thjeshte dhe gjendet tek PIRAMIDA ne mes te lulishtes ne qender te Tiranes.
Vertete eshte shume interesante shperblimi i Svetllanes per demagogjine e saj kunder komunzimit famekeq. Po nuk na thote kjo sllavice ose ky qe na dhuron keto komente te saj, po kapitalizmi sot, si i duket asaj per makabritetin e tij ne shume vende te botes? Eshte koha qe sa me shume te lehin kunder komunizmit, aq me shume kenaqesi ndjejne ata qe quhen te mencuri e sistemit kapitalist. Po nuk di pse kruhen dhe disa qe nuk kane fare njohuri as per komunizmin dhe sa per kapitalizmin?!