Rreziku i kthimit të PD-së në shoqatë politike

4 Nëntor 2013, 17:50Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Kandidati socialist për drejtimin e Bashkisë Korçë arriti ta mundë sfidantin e tij nga radhët e opozitës me një diferencë që shkonte sa dyfishi i votave të marra nga ky i fundit. Në përfundim kandidati fitues Filo mori 76 për qind të votave, përkundrejt 24 për qind të kandidatit Stratobërdha.

Në fakt, fitorja e zotit Filo ishte e pritshme. Në një shkrim të mëparshëm theksoja se më shumë isha i interesuar të shihja një përballje PD- FRD sesa atë midis vetëm dy kandidatëve PS- PD. Kjo pasi jo thjesht e besoja fitoren edhe në këto përmasa që erdhi, por më së shumti për të parë se sa peshë ka njëra apo tjetra forcë e së djathtës në një qytet shumë të rëndësishëm që ka treguar që nuk ka shumë prirje militanteske. E them këtë pasi Korça është nga ato qytete ku, në të paktën 4 raste, ka ndodhur që kryetar bashkie të zgjidhet një kandidat nga radhët e opozitës. Dhe kjo ka ndodhur kur në pushtet kanë qenë hëm socialistët, hëm demokratët, çka na bën të besojmë se kemi një ngritje shumë të lartë të pjekurisë politike të banorëve të atjeshëm.

Demokratët u futën të vetëm trim në luftë në këto zgjedhje të pjesshme dhe pavarësisht se në dukje, nëpërmjet shfaqjeve mediatike, donin të tregonin se kishin njëfarë shprese në fitore, logjika normale nuk ua jepte këtë mundësi. Jo vetëm se kandidati i mazhorancës ishte një figurë e njohur e qytetit me eksperiencë 6- vjeçare në punët e qytetit, jo vetëm se ishte i mbështetur politikisht nga partia më e madhe në vend, që së bashku me aleatët e tjerë krijoi një front të madh, por edhe se vetë demokratët ishin të përçarë mes vedi, me ndarje klanore të cilat janë ravijëzuar kohë më parë, përpara zgjedhjeve të 23 qershorit e pas tyre.

Këto zgjedhje nuk duheshin parë nga opozita si një sfidë ndaj qeverisë. Ishte e kotë sepse këto zgjedhje zhvilloheshin as dy muaj nga krijimi i qeverisë së re ku trendi i elektoratit është gjithmonë në drejtim të qeverisë. Pra, PD-ja, duket të kish ndjekur një strategji tjetër, atë të konsolidimit të vetvetes duke lidhur urat e bashkëpunimit me faktorë të së djathtës.

Kur KQZ-ja nuk e pranoi kandidaturën e FRD-së në këtë garë duke u kapur pas çështjeve teknike të zgjidhshme, vlen të përmendet këmbëngulja e përfaqësuesit ligjor të PD-së në KQZ i cili e theksonte me forcë që kandidatura e FRD-së duhej përjashtuar. PD-ja, gjykoj, duhet të ishte treguar më shpërfillëse në këtë drejtim dhe t’ia linte vendimmarrjen në dorë KQZ-së pa bërë protagonisten e flaktë. Kjo i la të kuptohet drejtuesve të FRD-së se kishte një dëshirë nga PD-ja për mosbashkëpunim dhe nxjerrje jashtë loje të simotrës së saj të djathtë.

Pavarësisht divergjencave në qendër dhe asaj çka ndodhi në KQZ, dega lokale e PD-së duhet t’i kish shtrirë dorën e bashkëpunimit FRD-së për të hyrë së bashku në zgjedhje duke i ofruar postin e nënkryetares të bashkisë kandidates Zeneli. Jo që s’e bëri këtë por PD-ja avancoi duke hedhur edhe akuza fyese e denigruese në drejtim të degës lokale dhe qendrore të FRD-së kur kjo parti, në mënyrë publike, shpalli aleancë me kandidatin e së majtës. E gjitha ishte e panevojshme, bile e dëmshme, sepse kështu i preu rrugën një bashkëpunimi i cili, theksoj, nuk duhet të ishte thjesht për këto zgjedhje të pjesshme, por me perspektivë për ato të radhës.

Përpos këtyre, PD-ja vazhdoi që edhe pas rezultatit të mos shfaqë shenja reflektimi, por nisi justifikime të tipit: në Korçë pati terror shtetëror, blerje votash, presion mbi votuesit, dhunim vote, etj., akuza qesharake që më së shumti të kujtojnë strategjitë elektorale të asaj vetë kur ishte në qeverisje.

Qysh pas zgjedhjeve të 23 qershorit mazhoranca e majtë ka fituar me rezultat të thellë në tri komuna dhe një bashki, të shpërndara për fat të mirë, nga jugu në veri. Rezultate që kanë thelluar edhe më shumë diferencat a arritura në vitin 2011. Është ende herët për të gjykuar, megjithatë, këto humbje, me këto përmasa, duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për opozitën. Nëse ecën me idenë se këto humbje vijnë si rezultat i “terrorit qeveritar”, atëherë PD-ja të mos çuditet që në zgjedhjet e radhës të kthehet, ashtu siç ka thënë një deputet, nga parti në shoqatë politike.

8 komente në “Rreziku i kthimit të PD-së në shoqatë politike”

  1. Gerald Shahu says:

    GJYNAHET E PD NUK KANE TE SOSUR.
    NE KETE BOTE DO LAHEN,
    TE GJITHA;
    http://goo.gl/kbn9ND

      1. Gerald Shahu says:

        Ajax
        Ja futa
        Po nuk gjeta ndonji gjo interesante ?
        P.S. Konget per bac Enverin i kan pas qa kta Pukjant (shkodrant prej Puket) ?

    1. GOSIP says:

      O Geri,
      Te la
      Apo e le?

      (Per Laura Vorpsin e kam fjalen)

  2. ILIRET says:

    Z. Altin, pas 23 qershorit e majta ka fituar jo tre komune dhe nje bashki, por kater komuna dhe dy bashki. Bashkite jane ajo e Bulqizes dhe e Korces. Mos harro se dje u zhvilluan zgjedhje edhe ne komunen Karbunare, Lushnje.

  3. Sallaku says:

    Z. Altin! Shume mire e ke ka[ur kete ceshtje. Problemi eshte se ne Shqiperi nuk ka patur kurre Parti Demokratike, me perjashtim se Dites se Krijimit. Qekurse kete parti e mori ne dore Sali Ram Serb Berisha, kjo u nshnderrua nga parti kombetare ne parti stani! Qe ngta dita e themelimit, me ndihmen e pallogaritshme te UDB serbe, Saliu me te vetet i kane sherbyer me zell serbit dhe politikave antishqiptare: me shkaterrimin e cdo gjeje ne Shqiperi te arritur dhe te ndertuar gjate 45 e vjeteve, vjedhjet (te gjitha rezervat shteterore te vendit), shkaterrimet, djegjet e cdo gjeje te mepareshme “komuniste”, nuk lane me kembe ndertesa shkollash, cerdhesh, te kooperativave bujqesore, hotele, kampe pushimi te pionereve dhe te punetoreve: i hyne si karkaleci arres te mbjelle me grure, pastaj thyrjen e embargos gjate luftes ne Kosove (Firma Shqiponja), firmat financiare piramidale, vjedhjet e pareve te popullit, shkaterrimi i Shqiperise gjate 1997, pa permendur ketu vrasjet politike si ato te prillit ne Shkoder, si edhe vrasjet e tjera politike me kulmin, vrasjen e Azem Hajdarit, vrasjet dhe shkrumbimin e 26 njerezve ne Gerdec dhe duke vazhduar, jo per ta mbyllur me vrasjet e 21 Janarit, 2011. Pastaj jane vjedhjet dhe manipulimet e votimeve, duke filluar me ato te 1992, 1996, 2009, 2011.

    Ja kjko eshte Partia Demokratike. Tani, kesaj partie i ka ikur mielli nga kembet, dhe kecat (populli) e ka kuptuar se cfare perfaqeson Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Tani per kete parti, ka ardhur fundi, madje edhe shoqate e ka shume, nje filial sindikate mund te behet shume mire.

    Populli akoma nuke ka kuptuar se cfare mrekullie ka bere duke hequr nga froni i kryeministrit kete “Burrin”, ate qe te merrte gjak ne vetull, qe te vriste, te fuste ne burg, te linte pa pune (bashke me te gjithe fare e fisin), te falimentonte biznesin, te zhdukte nga faqja e dheut (si Remzi Hoxhen e Kosta Trebicken), ate histerikun, qe ben te trembeshin edhe femijet ne bark te nenes, etj., etj.

  4. Zef Kallami says:

    Partia demokratike do kishte me te udhes qe ta fillonte kerrieren politike me shoqate politike ne vitin 1990 e te perfundonte ne parti politike sot me 2013.Keshtu siç tregojne bathet do na transformohet ne shoqat politike.Jo dhe fort keq kur edhe mundet te shuhet me keq se monizmi,mbasi per 23 vjet ka çfaqur cdo dite diktature demokratike.Perçarje intriga dhe tradhetira kombetare.

  5. albano says:

    JU MORE SHOKE SOCIALISTE ? CFARE NDRYSHIMI PO BENE SHOKU RAMA .? APO HAP VENDE PUNE ? A PO E NDRYSHON SHQIPERINE ? KA ME PAK TE PA PUNE ? NUK SHIKONI SE EDHE P S NUK DO BEJE GJE SE NUK KANE NJEREZIT E DUHUR .. NUK KANE IDE EDHE BERISHA BERI PISELLIQE .POR KY I RIU NUK ESHTE ME I MIRE . SHPRESOJ TE NDYSHOJE PER SHQIPTARET POR UNE QE LEXIJ CDO DITE GAZETAT NUK SHOHE NDYSHIME BONNE COURAGE OU ALBANAIS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje