Mbas shumë përleshjesh të ashpra, më në fund rusët e Car Aleksandrit e vunë përpara ushtrinë franceze të Napoleonit. Ndërkohë që publikohej romani “Lufta dhe paqja”, Tolstoit iu desh të pastronte shpirtin e tij nga njollat e nacionalizmit, për të cilat akuzohej. E bëri këtë duke dënuar në një shkrim të veçantë teprimin e rebelimit rus gjatë, pas dhe për shkak të fitores.
E mundur, e shpartalluar, e uritur, e plevitosur nga dimri i lindjes së largët, ushtria franceze u tërhoq zhelesh nga fronti i luftës dhe fitimtarët rusë i ndoqën nga pas. I shpartalluan pa mëshirë gjatë ikjes. U hodhën barbarisht mbi ta si hidhet shqiponja mbi një kafshë që është duke ngordhur.
Tolstoi i ngriti piramidë kësaj fitoreje në romanin e tij, por tha gjithashtu se rusët kishin bërë një gabim historik dhe se gjeneralët rusë duhej ta kishin frenuar këtë lloj ekzaltimi të fitores, të shndërruar në delir e më pas në një barbari. Fitorja ruse, sipas tij, do të kishte edhe shenjtërinë e moralit, nëse ushtria e mundur do të respektohej në mjerimin e humbjes dhe shkatërrimit të saj, duke u lënë e lirë pra, në largimin e saj, pa u sulmuar mbas shpine, në panik e sipër.
Për një krahasim analize, e kësaj dhimbjeje psikologjike është edhe ndjesia e humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Arratia e saj nga pushteti ngjan me ikjen e francezëve nga territori rus. Humbja e thellë në këto zgjedhje të sjell në përfytyrim humbjen dhe ikjen në panik të ushtarëve të Napoleonit nga fusha e betejës. A duhen ndjekur e ndëshkuar pas në dhimbjen e ikjes së tyre, për t’i shkatërruar tërësisht? Sigurisht që jo! Ç’kuptim ka të ndjekësh e t’i godasësh nga pas, me shkop pas bishtit, lopët që kanë hyrë në kopsht, ndërsa ato në panik nga ndjekja jote janë duke u larguar me vrap si të çmendura?
Ndërsa opozita varfërohet numerikisht, “fizikisht”, shpirtërisht, ndoshta dhe materialisht, sot jemi në situatën kur aq më shumë mazhoranca ka rastin e mirë të performojë fisnikërinë e pushtetit të shumicës absolute, duke e lënë të qetë opozitën të mbushet me frymë mbas dhimbjes së rënies…
Askush nuk duhet të harrojë se një opozitë e dobët do të thotë demokraci të dobët dhe një opozitë e sëmurë do të thotë një demokraci e sëmurë…
E thënë ndryshe, nuk ka humbje më mizore të kohës se sa të sulmosh humbjen e tjetrit… Por duke mos e bërë këtë, kjo nuk do të thotë të mos hedhësh dritë mbi zinë e pushtetit të tyre, që zhytën në zi Shqipërinë. Nëse në këtë shkrim unë do të sjell në vëmendje një personazh të administratës së Saliut, qëllimi im, përkundrazi, nuk është të viktimizoj, sulmoj, godas apo akuzoj apo dëshirë të shpartalloj a shndjek ata në ikjen e tyre të dhimbshme nga pushteti, por dua të nxjerr në dritë atë model primitiv të qeverisjes së shkuar, të shndërruar në fenomen kombëtar, që e realizuan shtetin shqiptar në një shtet anadollak e privat; është pikërisht ky model që shkatërroi mizorisht besimin publik tek administrata publike:
Ky model duhet fshirë nga kujtesa publike njëherë e mirë.
Të kundërtën e këtij modeli duhet të ndërtojë administrata e re.
Nëse nuk ka ekziston një model privat qeverisjeje, nuk do të ketë as drejtorë fodullë e banditë në administratë.
… Nëse nuk do të ndalonin makinat pranë semaforëve, rrotull tyre nuk do të kish as prostituta…
Qeverisja e keqe ka qenë një zakon i keq e i gjatë i pushteteve; ky zakon u shndërrua shpejt në rutinë. Nuk është e lehtë të prishësh rutinën, kur ajo është negative dhe sidomos kur ajo mbështetet në modele titullarësh mediokër, fodullë edhe të këqij. Dua të përmend një emër, jo që të sjell në vëmendje një personazh, por të ndriçoj fenomenin e shëmtuar që ky personazh përfaqëson. Duke qenë në nivel përfaqësimi, ky personazh dhe shumë të tjerë të llojit të tij, kanë prodhuar rutinën e keqe të qeverisjes, lakrat e së cilës dita-ditës po dalin në shesh. Bujar V., aktualisht drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave në Korçë. Nuk ka asgjë të veçantë fizike, nuk ngjan as me Bred Pitin, as me Llazin e Menkulasit, por është ekzemplar përfaqësimi në llojin e vet. Nuk ka të dytë.
Disa kohë më parë jam njohur me mënyrën se si ky drejtor tatimesh, i përshtatshëm të drejtonte kasaphanën e qengjave në festën e myslimanëve në malin e Tomorit, por jo një Drejtori Rajonale Tatimesh, e ka drejtuar, sunduar, denigruar e më pas shkatërruar reputacionin e filialit tatimor të qytetit të Korçës.
Kam qenë në kontakt me subjekte të ndryshme biznesi që janë trajtuar nga ai si Sulltani i qejflishëm me vajzat e Haremit. Profet, prefekt, perandor, patriark, një miksim i dhunshëm autoriteti të rrezikshëm në kurriz të ndershmërisë dhe dhimbjes së punës së njerëzve që përpiqen të krijojnë edhe ngrenë biznese në Shqipëri. Baron i fatit të këtyre bizneseve, ai ka zgjedhur në liri të plotë, kujt do t’i bënte çfarë. Ka krijuar në Korçë një lloj klientelizmi që është një çap larg banditizmit. Ky titullar u ka shpallur për vite me radhë luftë kaubojësh bizneseve që nuk i ofronin dhurata apo nuk i paguanin ryshfet. Ky administrator privat i një filiali publik, që është ende në detyrë, u ka bërë, në shkelje të hapur e fodulle të ligjeve të shtetit, favorizime bizneseve në mbështetje të qeverisë dhe ka ndëshkuar, njëlloj si osmanët trevat e krishtera, pa mëshirë, bizneset jetime që zgjodhën të jenë larg politikës. U ka bërë terror bizneseve të ndershme që kriza, qeveria private e Saliut dhe halldupëria dhe babëzia e administratës së frymëzuar prej tij, i kanë shtyrë ditë pas ditë në greminën e përbashkët të falimentimit.
Dhe këtu nuk e kam fjalën për Bujarin e Korçës. E kam fjalën për bujarët e republikës, që sakatuan biznesin shqiptar për tetë vjet me radhë.
Realisht, shkelja, shpërfillja mizore e ligjit, ka qenë motoja e punës së bujarëve në Shqipëri. Tani po kuptojmë se sa shumë imunitet u paska dhënë pushteti i Saliut këtyre. Si pashallarë, këta sfidonin edhe ligjet e Perëndisë; bujarët janë sjellë si pronarë e monarkë të institucioneve që ishin ngarkuar të drejtonin. Bënin ç’të donin dhe kurrë nuk u hynte gjemb në këmbë. Patriarkë të paprekshëm… askush nuk u kërkoi llogari ndonjëherë për shkeljet, padrejtësitë, mizoritë që bënin në kurriz të shpinëbrishtëve. Në çdo institucion të ktheje kokën, do gjeje një të tillë. Tomi K. në QKR. Sokol V. në tatimet e Tiranës, etj., etj. Ngado klientelizëm, marrje masive ryshfetesh, prishje të konkurrencës, shkeljet e shkujdesura të ligjeve, mbështetje për disa dhe ndëshkim ndaj disa të tjerëve. Kjo ka qenë administrata, e bërë e shkuar tani, e Saliut.
Nuk doja të hyja në detaje, por rashë si padashur në këtë kurth. U ndesha rastësisht me fakte dhe kur pashë se faktet për gjithë sa thashë ishin të qarta, u ula të bëj këtë shkrim, jo për të denoncuar një titullar në ikje, jo për të goditur nga pas një lopë që ka hyrë, ka shirë e ka ngrënë në jonxhën e botës, por për të kujtuar titullarët e rinj të administratës se duhet të kullosin në arat e tyre dhe të respektojnë kufijtë e detyrave të tyre…
Ish-titullarët, me hanxharët në duar, e kanë parë shtetin të cilit i shërbyen, si një kasaphanë. Sot, këta duhet të jenë mirënjohës që “rebelimin rus” ndaj tyre, shqiptarët e mbajnë në kontroll shtrënguar dhëmbësh. Sepse i kanë hyrë realisht thellë dhimbjes së palcës qytetarëve të këtij vendi. Këta drejtues dhe kjo administratë kompozoi mjerimin epokal të një vendi, mes katastrofës materiale dhe shpirtërore që solli me qeverisjen e saj. Dhe ç’kemi si përfundim. Pasojat e administrimit më të shëmtuar të një shteti, që ka parë Europa, nuk janë thjesht plagë sociale dhe nuk është thjesht varfëria dhe zhytja kokëposhtë në baltën e një borxhi të fryrë si barku i lopëve që urgusen me jonxhë e rrezikojnë të plasin. Pasoja më e madhe që la pas qeverisja e mbrapshtë e ish-mazhorancës është psikologjia e lënduar e qytetarëve që nuk e kanë të lehtë të ngrenë në shpirt besimin se ky shtet do të ketë administratë të ndershme publike ndonjëherë.
Prandaj administrata e re duhet të jetë “kristalinë’, pra duhet të ketë ritmin e lartë të gjykimit të vetvetes, duke u ushtruar para ndërgjegjes së vet si ushtrohej çdo ditë shpirtërisht princesha e përrallës që shikohej nga mëngjesi në darkë për të duruar rrudhat paralajmëruese të pleqërisë…
Administratës së re në pushtet i duhet të reflektojë ndershmëri me tepri; vetëm kështu do të mund të jetë e besueshme në modelin ndryshe që ka premtuar udhëheqja e saj…
Hidhni nje sy vitit 2023 dhe sa kristaline e ka bere qeveria e re, do mahniteni????
BUJARI i BUJAREVE:
http://goo.gl/LpZMnP
Komplimente!
Per ke administrate e ke, per ate te Rames apo ate te Metes se ne nje canak po hane te dy. Ndryshe zgjohu o djale dhe shkruaj tamam lere princeshen qe surratin e ka te Monikes. E di ti si jane bere merimet deri tani, apo fluturon fluturon gomari
Me ate historin ruse sikur nuk jam i qart!o te mos i ndiqnin pas pushtuesit atehere,kishte rrezik qe ata te rigrupoheshin,riforcoheshin dhe te risulmonin perseri.gjarpnit shtypi koken.
Po hitlerjanve,nuk duhet tu kishin shku deri ne Berlin,sipas teoris se fisnikeris ne fitore!?
Njiher u provu me salen.
Mbas kasapanes ’97 sala i keput fare u la i lir nga tos nano terimblidhte forcst derisa ja beri varrin perfundimisht fatosit,neburg e kish fut me par,pasandaj i mlri edhe fronin.
Prandaj jo meshir se ndryshe e ha.
Shif amerika
S te fal
Edhe me atom te bje kur ka rradhen
Shkrim domethenes. Sa per Bujaret e qeverise, I ke ne te gjitha nivelet, por koka e peshkut qelb me teper. Jo vetem Brenda atdheut, por Edhe jashte ja Kane luajtur fene. Ke ambasadore nga Lindja e Kuqe e deri ne Alaska, qe me fodullekun, bantitizmin, banalitetin e injorancen institucionale qe I karakterizon, I kane kthyer keto foltore te mbrojtjes se bashkekombesave ne nevojtore.
Pikerisht ketu eshte problemi.
Demokracine e quani lufte, kundershtarin armik e shqiperine fushe beteje. Pas cdo zgjedhjeje tia fillojme nga e para.
Keni shume urrejtje, shume.
Thoni c te doni, por nese kjo administrate nuk do te shkundet fort askush te mos psese nje dite me te mire.
Administrate tersisht e pa afte.
Administrate tersisht militante.
Administrate qe nuk do te dije per ligj po vec per Maliq.
Me kete administrate une do shpallja falimentin e nje tufe lopesh.
Do te doja qe ne nje rast te vetem te takoja nje nenpunes i cili te pret dhe ne se nuk te zgjidh pune te mos me sorollaste te pakten.
Te gjithe te shohin nga duart. Per para te zezen e bejne te bardhe dhe pa para te bardhen e bejne te zeze.
Po si jane njesoj dhe keta te LSI. Duket qe kene qene 4 vjet ne bashkeqeverisje. Nje nenpunes i PD -s nuk ka asnje ndryshim nga ai i LSI.
Te dy nuk duan ligj e pune por vetem para KESH.