Kur flasin Basha e Berisha...

6 Nëntor 2013, 12:34Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Të ekzaltuar nga një kronikë e emisionit “Fiks Fare” në TCH, ku shquheshin disa studentë nga Korça të cilët merrnin mbrapsht paratë e harxhuara për të udhëtuar në itinerarin Tiranë- Korçë- Tiranë me qëllim pjesëmarrjen në votimet e pjesshme për kryetar bashkie të qytetit juglindor, Basha dhe Berisha nxituan sekush më parë që ta quajnë këtë si veprim kriminal e mafioz. Të tronditur nga një humbje shkatërruese në Korçë, e disata rresht qysh pas 23 qershorit, ata po përpiqen që të gjejnë argumente për ta hequr fajin nga vetja dhe për ta justifikuar se humbje ka ardhur, sipas tyre, nga blerja e votës.

Organizimi i votuesve duke u ofruar atyre udhëtim falas gjatë zgjedhjeve nuk është ndonjë risi në Shqipëri. Ka ndodhur në çdo palë zgjedhje, vendore a parlamentare; në distanca të shkurtra apo të gjata; me fugonë, autobusë, deri edhe avionë charter.

Secila parti, në çdo prag zgjedhjesh ka në dorë listat e votuesve dhe në bazë të tyre, shtabet elektorale që ngrihen përcaktojnë me përafërsi se kujt krahu i përket njëri apo tjetri votues. Ndër të tjera verifikohen edhe vendndodhjet e secilit votues ditën e votimit, a është në qendrën e banimit, emigrant, apo është me punë a shkollë jashtë qytetit.

Organizimet, veçanërisht tek dy partitë e mëdha, PS dhe PD, shkojë edhe më tej, duke gjetur mundësisht për secilin votues, përkrahës i tyre, edhe numrat e kontaktit fiks apo të lëvizshëm, që të kontaktohen votuesit ditën e votimit duke i nxitur për të marrë pjesë në votime.

Ata që ditën e votimit, për arsye objektive, nuk janë pranë qendrave ku banojnë, siç theksova edhe më lart, janë ofruar nga partitë udhëtime falas për të mos e humbur të drejtën e votës. Dihet se udhëtimet kushtojnë dhe atij që s’ia mban xhepi s’e vë shumë ujin në zjarr për partinë, kushdo qoftë ajo, që të nxjerrë paratë nga xhepi i tij e për të shkuar nga njëri qytet në tjetrin që të votojë. Ndryshon puna kur kjo mundësi i ofrohet pa shpenzime, e cila është një formë inkurajimi.

Besoj se çdokush i mban mend vite më parë kur në Himarë zbarkonin autobusë me emigrantë nga Greqia, vinin, votonin e iknin. Në fund fitonte Bollano. Por askush nuk e vuri në diskutim rezultatin. Por që të mos shkojmë aq larg në kohë, kemi edhe dy zgjedhjet e fundit, vendore të 2011-ës dhe parlamentare të 2013-ës. Gjithë emigrantët që erdhën në Shqipëri për të votuar, me shumë pak përjashtime, ishin të gjithë të sponsorizuar nga partitë për të udhëtuar falas.

Ajo që ndodhi në Korçë ka ndodhur pak mbrapsht. Pra, shtabi elektoral i PS-së, nuk ka ofruar autobusë falas, çka do i detyronte studentët të paraqiteshin të gjithë në një orar të caktuar, por ka menduar që sekush të udhëtojë sipas dëshirës me paratë e veta dhe pasi të ketë votuar, identifikuar kjo me shenjën në gisht, të paraqiteshin në vendin e caktuar nga PS-ja lokale për t’iu rimbursuar udhëtimi. Fakti që shuma e rimbursimit është pothuajse e barabartë me çmimin e biletës vajtje- ardhje, i jep kredibilitet këtij arsyetimi.

Kjo në arsyetimin tim tregon seriozitetin me të cilin kandidati i së majtës e kish marrë garën, duke respektuar çdo votë, sepse precedentët e së kaluarës në Tiranë na kanë treguar që kur kundërshtari organizohet mirë duke i sjellë votuesit me avion nga Italia, diferenca mund të ndahet edhe me 10 vota.

Rimbursimi i udhëtimit për të marrë pjesë në votime, e pa kushtëzuar kjo as me presionin se për cilën parti votove, as me detyrimin që ta tregojë votën me fotografi në celular, nuk është e njëjta gjë me shpërndarjen e ndihmave ushqimore në prag të zgjedhjeve nga ndonjë ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili, për çudi, ishte kapur gafil nga i njëjti emision që dha edhe kronikën e Korçës.

Gjithsesi, çështjen tani e ka marrë në dorë prokuroria dhe le t’ia lëmë asaj ta zhbirilojë se si qëndron e vërteta dhe a ka pasur manipulim me banda të votës së korçarëve. Kurse zotërinjtë Basha e Berisha bëjnë mirë të qetësohen, jo për gjë, për se janë të fundit që duhet të flasin për çështje që kanë të bëjnë me manipulimin e votës. Sepse, që të dy janë kontingjenti i hajdutëve që thërrasin: kapeni hajdutin…

12 komente në “Kur flasin Basha e Berisha…”

  1. KADAFF says:

    I NDERUAR ALTIN KETRUSHI!
    PO AJO PARTIA QE PO MBRON TI DHE A NUK BERI GAM-GAM

  2. KADAFF says:

    2 VJET RRJESHT ME GREVA E DEMOSTRATA DERISA VDIQEN ATA 4 TE SHKRETET, PA ASNJE PROVE QE ISHTE VJEDHUR VOTA?!
    PER 2 VJET TERHOQEN ZVARRE NJE VEND TE TERE!
    KENI NJE CIKE FAIR PLAY SEPSE PO LINI NAM!
    KELLIRA MAVI

    1. Luan says:

      Pa asnje prove qe ishte vjedhur vota? Ik ore andej nga shkrtetira nga ke mendjen ose nga bjeshket ku ke fisin.

  3. Kapo says:

    Edhe Basha, edhe Berisha por edhe ata qe thone varjantin e Ps se merren leke per udhetimin duhet te heshtin derisa prekurorija te zbardhe çeshtjen
    Te pakten per zullumet e tyre kur ishin ne pushtet kete kshille jipte Berisha
    Pastaj per kapital politik eshte tjeter gje,keshtu llapte edhe Ps kur isht ne opozite.

  4. anonim says:

    Altin, e ke menderosur llogjiken kesaj rradhe. Se sipas teje Sala bente mire qe vidhte sepse PS e Nanos, Metes dhe Rames kishte vjedhur ne 2001? Me kete llogjike ne duhet te vjedhim gjithmone vota sepse dikush tjeter ka vjedhur perpara nesh!

  5. ra ta si says:

    Shyqyr qe u shporren sala dhe kanakari i tij lule.Meqenese kane shqisen e nuhatjes teper te zhvilluar e parandjejne se ska burre nene ti ngjalle me.Me prerjen e te gjitha burimeve kriminalo ekonomike mediatike qe i ushqejne, dalin perfundimisht nga loja, si perfaqesues te lobit serb qe i ndihmoi per shkaterrimin e shqiperise.

  6. shtetari says:

    te dy keta shpellare vete PD nese ekziston ende, duhet ti fuse ne shpelle.

    Pasi vodhen gjithe Shqiperine, toka, arme, det, flori, llotari, nafte, krom, pare nga sigurimet shoqerore e ndihmat ekonmike, fondet per emergencat dhe rezervat e shtetit, mos harrojme fasulet e pilafin keta dy shpellare “zemrohen” se u jane vjedhur votat. A kane vjdhur ndonjehere vota keta te 2B?

    Thjesht ketyre dy shpellareve te fundit te Shqiperise ua ka shkerdhyer DERRI trute dhe nuk ja vlen te degjohen e shikohen.

  7. aferdita korce says:

    kesaj i thone te mbulosh mutin me shure;ish qeveria e me parshme eshte e lyer koke e kembe me mut dhe vrapon duke bertitur ;-ore a keni pare ndonje te dhjere.sa horrlleqe bene ata horra per t’u pasuruar me kuc e me mac ,me soj e sorrollop,nuk u a dine numurin parave sa po ua hane minjte dhe zonja liri shtron darka bamiresie per te ndjekur shembullin e Nene Terezes.Ata u pasuruan me gjakun dhe jeten e shqiptareve qe shkretetuan nje Gerdec te tere per te pasuruar horra e sali qenit.

  8. gjon says:

    HAJDUTET THERRASIN KAPE HAJDUTIN.

  9. Ustai says:

    Te vetmit qe nuk duhet te komentojne(por jo te mos denoncojne)jane ata qe kane bere zullume te medha gjate gjithe zgjedhjeve te bera deri tashme ne Shqiperi.I tille qe vete Luli i Vocerr, dhe ustai i tij Berisha.Per parregullsi zgjedhjesh ,ata nuk i beson njeri me dhe eshte turp te kerkojne drejtesine hajdutet e votave . Kjo nuk do te thote se eshte krejt e ndershme, qofte edhe pagesa e udhetimit, me avion(si ne kohen e Sales)apo me autobuz, dhe furgon. Gjithsesi edhe kjo per mua si qytetar nuk eshte e drejte, dhe e pranueshme,por e sigurt eshte se nuk eshte blerje votash, por blerje votuesi.Une po te isha student do vija me qejf dhe kenaqesi ne shtepi, me shpenzimet e rruges te paguara,por duke vajtur me qejf ne shtepi, edhe mund te mos shkoja fare ne votim,ose gjithsesi do te votoja per ate qe me thosh zemra ime. E pra ku eshte ketu vjedhja, zoti Hajdut?!Per diferencen e rezultatit, do ti duhet prokurorise te vertetoje se nga Tirana kane ardhur ne Korce rreth 250 autobuza me studente korcare, te regjistruar si zgjedhes ne ate qytet???!!!

  10. m m says:

    O Kadaf ! Me siguri qe i perket asaj partise qe gjithe keto 22 vjet s, ka bere gje tjeter ,pervecse ham – ham…shit,vidh,tradheto e bej te nentedhjet e nentat ne kuriz te shqiptareve. Une jam nga korca dhe te siguroj , e madje lus zotin qe zgjdhjet te perseriten ,se ke per te pare qe gropa do te hapet akoma me e thelle…ku do te zhytesh ti dhe do te fundoset njehere e mire,Basha me gjithe ate horin plak…ju e dini mire ,se ajo kronika e fix-it,eshte thjeshte nje truk,per te shpetuar nderin ehumbur,te nje partie kurve qe nejrzia s duan t’i degjojne me emrin

  11. Treviso says:

    Me 22 Qershor eshte nisur avioniBeler nga Venecia me militante te P.D. dhe jane kthyer me 24 po ne Venecia gradis, ne nje kohe bileta kushtonte 253 Euro. Avioni ishte i baguajtur nga Lulzime Basha. Nje shok nga Tirana me thote qe isha ne Shqiperi, nja 2 dit. Si ka mundesi? Shkova se ishte bileta gradis. Shkova pashe te afermit. Domethane nuk paske votuar. Po po, votova. Sigurisht per sali Kriminelin. Po dihet ajo. E kam shok por ska shtylle kurrizore. Mun te kete shume mendime, por emigracioni te bashkon me lloj lloje. Si me shtylle kurrizore dhe pa shtylle kurrizore.
    Per fat nuk ka shume si ky shoku tirons ketu ne Treviso. Fiksi i ketije njifet ne tirone si b. lepirsa si ne te shkuaren dhe ne ndryshimin e sistemit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje