Thesi i miellit nuk u shit në Korçë

5 Nëntor 2013, 20:45Blog TEMA

Nga Arnold Grabocka

 

Ekziston një paragjykim modern elektoral në Shqipëri, jo pa precedentë realë, sipas të cilit nëse përmendet thesi i miellit në kohë votimesh, medoemos ai thes mielli duhet të ketë ndikuar në cilësinë e votimeve. Precedenti “një thes miell– një votë” u sendërtua me mund dhe ngulm prej qeverive paraardhëse, për të shtuar artificialisht numrin e votuesve. Kur një ditë pas zgjedhjeve aludohet se është përdorur thesi i miellit, pavarësisht vërtetësisë të këtij konstatimi, krijohet panik dhe paragjykim tek opinioni publik.

Dje emisioni “Fiks Fare” regjistroi në objektivin e kameras atë çka aludohej se vërtetonte se studentët e Korçës, të ardhur nga qytete të tjera, kishin marrë shuma parash për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste. Në pamje të parë, lexuesi paragjykues e cinik do të dilte në konkluzionin se “thesi i miellit” është përdorur prej kësaj partie në Korçë. Por a u dhanë 20-mijë lekëshat e vjetër në të njëjtën formë siç është përdorur e shpërdorur thesi i miellit vite më parë?

Duket se në fakt, në rastin e Korçës, nuk ka vend për të folur për strategji e derivime të thesit të miellit. Kjo, për më së paku tre arsye:

1. Partitë kryesore të shteteve perëndimore, tek të cilat ne kaq shumë aspirojmë e frymëzohemi, në fakt kanë politika subvencionimi të transportit të studentëve, kur ata jetojnë larg qendrës së votimit. Kjo është një praktikë normale dhe mbështet studentët në të drejtën e tyre për të votuar. Subvencionimi nëpërmjet autobusëve ose rimbursimit të parave të udhëtimit nuk përbën dhënie “thesi mielli”, sikundër ka ndodhur në mënyrë abuzuese vite më parë në Shqipëri. Madje në një vend të zhvilluar të Commonwealth si Australia, në vitin 2012 u hap një debat i ngjashëm, që rezultoi në krijimin e kushteve të subvencionimit për transportin e studentëve. Parti si CDU në Gjermani, apo laburistët dhe konservatorët në Angli e praktikojnë formën e subvencionimit të studentëve që për shkaqe jashtë tyre (të ardhurat) nuk kanë mundësinë të marrin pjesë në votim.

2. Emisioni “Fiks Fare” veproi në mënyrë problematike, në fakt, duke prerë shumë pjesë të filmimit, të cilat provonin se paratë nuk u janë dhënë studentëve të FRESSH që studiojnë në Tiranë apo në rrethe të tjera si të ishin një “thes mielli”. Në fakt, duhen rreth 2 mijë lekë të reja që një student të shkojë dhe të kthehet prej Korçës. Filmimi i plotë specifikonte se në fakt shuma e parave nuk iu dha të gjithëve, por vetëm atyre studentëve të cilët ishin në listën e subvencionimit; ata që kishin ardhur nga larg për të ushtruar të drejtën e shenjtë të votimit. Në fakt, pasi u pyetën në mënyrë private shumë studentë të cilët studiojnë në Tiranë, dhe kishin marrë pjesë në sistemin e subvencionimit, ata shprehën se ndiheshin të fyer për mënyrën sesi opozita dhe emisioni në fjalë kishin reaguar ndaj një akti normal.

3. Rezultati i thellë i regjistruar prej kandidatit të Partisë Socialiste në Korçë, paralel me klimën e qetë të votimit, vjen si pasojë e një klime reformiste dhe qytetare. Reformat e ndërtimit të Korçës nuk mund të liheshin në mes me dy vite të mbetura prej mandatit të Partisë Socialiste. Në këto kushte, qytetarët e Korçës vendosën në mënyrë të prerë që këto reforma të mos zëvendësohen me kundër-reforma. Kësisoj, për të “mos dalë pa gjë” prej zgjedhjeve, ose për të përhapur tym nëpërmjet një debati shterpë, opozita ka hiperbolizuar një tematikë e cila në kushte normale nuk duhej të ekzistonte. Intimidime të këtij lloji vetëm sa krijojnë demotivim tek votuesit e cilësdo ngjyre partiake në zgjedhjet e ardhshme. Është një debat i padrejtë për studentët, dhe për frymën komunitare.

Pra, a është shitur thesi i miellit në Korçë, ditën e zgjedhjeve? Me sa duket jo. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të interpretuar në mënyrën e duhur çdo sinjal politik. Subvencionimi ndaj transportit të studentëve, si motivim për të ushtruar të drejtën e votimit, ndodh në gjithë botën, dhe nuk duhet të marrë kurrsesi ngjyra të errëta. Duhet të dalim njëherë e mirë prej paragjykimit se thesi, mielli dhe vota janë pjesë të patjetërsueshme të të njëjtit akt. Ato kohë nuk kthehen më.

18 komente në “Thesi i miellit nuk u shit në Korçë”

  1. bujar haznedari says:

    teksa ju shoh ne foto si nje djalosh te ri,kisha mendimin se ajo qe duhej t’ju kishte shqetesuar me shume, do te ishte pjesemarrja e ulet ne votim(pasoje e klimes reformiste), se sa te rrekeshe te na mbushesh mendjen per gjera qe as vete ndoshta nuk i beson.

    1. nd-ih-ma says:

      Qenke nje Hajdar[emer gomari nga fshatrat tona] qe se paske shokun.Te na e rroni bashke me lulken.

      1. bujar haznedari says:

        per nd-ih-men : ne demokraci e drejta e fjales eshte e barabarte, por eshte detyra e TE DITURIT qe te mesoje te paditurin.

        Kjo eshte nje pune e gjate dhe e vazhdueshme te cilen e bej (vullnetarisht)pa nd-ih-ma

    2. komentuesi says:

      thjesht nje perpjekje e deshperuar e rilindasve qe kujtojn se jane me mire se paraardhsit e tyre… s bie molla larg na pema ore djale ?

  2. Freshisti says:

    Mos qenke shume i vogel! Edhe mua im ate ma kujtoi! Ne fakt eshte shitur ne Elbasan!

  3. alby says:

    shume e vertete.edhe ne Itali,studentet qe deshironin te ktheheshin nga jashte italise per te votuar,shteti ish i detyruar te rimbursonte vleren e biletes .Ky eshte ligj i nje vendi me vlere,e jo fakti qe me 23 qershor ,nese kerkoje bilete te Bellair,te kerkonin te dhenat e pas nje jave te vinte konfirmimi,pasi spiunet te shoshitnin nese ishe me ballin apo me partizanet.(nese ishe pre zonave,bastione te PS-se ,le biliete jo po as te pergjigjej me njeri).Kjo eshte fytyra e qelbet e ketij ketu e e eterve te tij.Pika si nuk ju bie kur kane surrat e goje te flasin.

  4. tersi i pojanit says:

    Megjithate ajo rrotullohet!Edhe me shume se kaq. Era e keqe e ketij GJESTI ndihet ne gjithe prefekturen e Korces.Cfare ndodh tjeter ne zyrat e partise.Pse jane kethyer ato ne zyra pune.Po vazhduam te justifikojme keshtu pislleqet rruga nuk ka per te qene shume e gjate.Do te biem ne gremine sikunder rame me ata qe iken. JJOOOOOO ME JUSTIFIKIME MOS MBRONI MEKATARET.

  5. Korcar says:

    Bravo Arnold !!

    Analize e perkryer.

  6. Drini says:

    Po Lulli qe i solli me Avion nga Italia dhe Anglia? Apo kjo nuk quhet?

  7. Dike Mullai thote- says:

    Nga pervoja afro 22 vjecare ne qytetin,ku une banoj, kam konstatuar se ne fushatat elektorale per zgjedhjet vendore apo qendrore, jane perdorur pare ndaj elektoratit per te shlyer borxhet ne listat e dyqaneve per buken dhe ushqimet e Fakir-Fukarenjve! Jane vene ne dispozicion linja ajrore apo tokesore FALAS! Ne Korce diferenca ne mes kandidateve ishte mbi 10 mij votash. Z.haznedari:- Lereni Lulushin te LEH! Prokuroria t’a zgjidh kete HALL te Demo-Fashisteve. Djaloshi ne shkrimin me siper ka shprehur argumentat e tij, pavaresisht se nuk te pelqejne Ty!

  8. Nini says:

    Me fal qe te pyes po pse 20 mije leke te vjetra kushton bileta nga Tr – korce ???

  9. i raskapituri says:

    Kujtoni Gazmend Dibren me mustaqe qe ndante thase dhe pako ne rrugen Myslim Shtyri per te blere vota per PD. Le te shkoje dhe ai bashke me keta djem dhe vajza te reja ne prokurori. Kampionet e vjedhjes se votave, Lul Basha e Arben Ristani jane tamam si hajdutet qe therrasin kapeni hajdutin. Kush na qenka “tronditur” nga vjedhja e votave.

  10. A.Basha says:

    Po mirë…ja kemi… Ar+Nold…nuk është e barabartë me=Arnold…mo z.Grabocka…?!E vështirë të na mbushësh mendjen…por nejse…ti fol…shkruaj se mbase je në hall e do ndonjë vend pune…!
    -Nëse ka pas raste në vendet e Komonuelthit…siç na thua dhe ne duam ta besojmë…Nuk na thua mo Arnold;Dakort ndodh edhe kjo me studentët…por ka një pyetje të thjeshtë që e bëjnë qytetarët shqiptarë:A ka një bazë ligjore,kjo procedurë a mbështetet në një ligj të miratuar dhe aprovuar në kodin zgjedhor…?!2)-Nëse ka parti nëpër botë..qoftë edhe europjane…që e bëjnë një gjë të tillë…atëherë nëse abuzojnë e nuk e mbështesin me ndonjë ligj të caktuar…kjo nuk do të thotë se,meqënse e bëjnë disa parti europjane …duhet ta bëjmë edhe ne…..
    3)-vidjon e shqyrton …normalisht Prokuroria dhe organet e hetimit…pa një përfundim nga ajo nuk mund të na e sjellësh argument,mo Arnold…!
    -Pastaj..na thua se Reformat nuk mund të mbeteshin në mes…Atëherë edhe Berisha kështu tha…kishte madje çështje më të rëndësishme…Do bëj rrugët tha ai,prandaj e dua mandatin e tretë….sikur 23 të mos i mjaftonin….Ne të gjithë kishim bindjen se PS dhe kandidati i saj do fitonte….nuk kishte pikë[ dyshimi…sepse qytetarët shqiptarë kur votuan PS dhe koalicjonin e majtë në 23 Qershor….Votuan se i thanë Po shtetit ligjor…..Ps dhe gjithë segmentet shtetërorë e lokalë duhet të distancohen nga kjo metodë…dhe pikërisht duhet Denoncuar nga vetë kryetari i sapozgjedhur i bashkisë së Korçës…Për këtë duhet të këmbëngulë qeveria..sepse ka rastin që tu thotë shqiptarëve;Më besuat mua,do bëj shtetin ligjor…!

  11. detroit says:

    pd ka mbaru e qavi larushi i thone nje fjale shikoni rezultatin dhe mos llumotitne shume [mos hani mut shume].

  12. Pse says:

    Ilegalisht (pa liste, pa lajmerim te hapur) pare per freshistet, padyshim mban ere; kur bejne kete avokati qe duan ta paraqesin si praktike legale, kjo jo vetem qe s’e arrin mbulimin por perkundrazi vulos ‘te drejten qe merr cdo pushtet’ te vjedhe votat!
    O mos u lodhni fare ju delet ktu, se u pohu me gojen e ketit kryefreshisti (qe s’e merr vesh qe nxorri syte e rames per vetllat).
    Per me teper, mbi mendesine e saldume per te grabit vota, vuri ne pah friken e pushtetit !!
    Kane te drejte Ta qajne drakulakun qe bon (qe nga zbarkimi i kabinetit e deri tek 2mije lekshat e qelbta), se s’paten nevoje. Keta ene dine te futen dere me dere, po ankthi paska qene mbytes (kuptohet qe halli qe eshte me i dhen prove Te Mdhojve qe poplli le koken per ram & kope).
    Shkurt demonstrun ate qe kane qene, jane e do te jene!
    Uku qimen nderron…

    Kurse ki lulushia qe e ka bo vete ne mes Tr. dhe me arvizun e perveshur deshmitar,
    e trash te lefmen si shokuenver: demokracia prollrtare shoooke!
    Ky nipcja bashto; ca t’boj, e ka prej gjakut…
    Po aaaah,
    Bir selmon i nones ke te qaj me pare!, qau.

  13. Nuk kam pasur informacion se si ishte kjo puna e parave qe moren studentet ,por tani e kuptova se asgje nga pretekset e mender opozites nuk jane reale.Qe te udhetoshe nga Tirana per ne Korce , vajtje ardhje
    duhen tamam 2000 te reja ,ose njizetmijlek ,qe i themi me te vjetra.
    Se nuk jane te gjithe nga qyteti ,ka shumicen nga fshatrat !Keshtuqe
    pretendimet e te reneve nga fiku nuk qendrojne fare !

  14. art says:

    Pikpyetjet duan pergjigje pasi duke i lene problemet ne ajer vecse trashen. Nese PD e beri dje nje gabim te njejte kjo nuk do te thote qe po e beri PS te njejten gje kthehet ne nje veprim te drejte “Two wrongs do not make a right”. Nqs partite ne perendim bejne nje gje te ketille (Une per vete nuk kam degjuar dicka te ngjashme te kete ndodhur ketu ku jetoj) ato mbeshteten qarte ne ligjin elektoral dhe bejne nje transparence te plote per burimet e atyre fondeve. PS tani eshte ne qeveri dhe duhet me patjeter te sqarore pikepyetjet e dala.
    Nga ana tjeter shuma e parave te dhena nuk ka aspak rendesi shkelja e ligjit n.q.s. vertetohet si e tille ka vetem nje emer dhe duhet te ndeshkohet. Te pretendosh se po sjell rilindje dhe te veprosh me te njejta metoda si ata qe shave deri dje nuk eshte gje tjeter vecse shpejtim i rrenimit te besimit dhe vetvetiu humbje ne rradhe te pare per vendin per PS dhe vete drejtuesit e saj.

  15. martini says:

    kam nje kenge pershendetse per filipin prokurorine dhe PD

    http://www.youtube.com/watch?v=3ypm8riR6mI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje