Cili lloj kapitalizmi? Rendet liberale ringjallin ekonominë

8 Nëntor 2013, 16:35Blog TEMA

The Economist
Globalizimi ka qenë një problem në qendër të vëmendjes ne të gjitha periudhat e analizimit të situatave ekonomike ndërkombëtare qoftë në ngritjet apo uljet e treguesve ekonomike e sidomos atyre që lidhen me rritjen e nivelit mesatar të të ardhurave e aq më tepër kur niveli i ulët i tyre ka cuar ne krizë globale e perkeqesim të nivelit të mirëqënies. Në vitet 1970 dhe 1980 sistemi shumëpalësh tregtar u konsiderua si në agoni të thellë e pothuajse pa frymëmarrje. Në vitet 1999 dhe 2000 samitet ndërkombëtare u rrethuan nga protestuesit anti-globalistë. Në vitin 2002 në rang ndërkombëtar nisi lufta kunder terrorizmit dhe nga ngadalësimi ekonomik para analistëve ekonomiko-politikë dhe klasës politike lindi dhe u mor shpesh në analizë fakti se : “A është globalizimi në rrezik?”

Kriza financiare në mbarë botën pesë vjet më parë në trajtimet e bëra ka rezultuar si shkak i një goditjeje tjetër më të madhe e që në plan të parë nuk vjen shumë e dukshme.Kriza përsëri azhdoi por ajo në kohë solli një goditje tjetër, ajo ka ndryshuar: politikëbërësit dhe shtresat e gjera të publikut janë gjithnjë e më shumë të dyshimtë në lidhje me lejimin që ekonomia e paralel me të dhe niveli social të zhvillohet pa pengesa dhe më shumë sens për të formësuar rrjedhat e kapitalit, të tregtisë dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Nga Amerika në Egjipt, frytet e globalizimit shkuan kryesisht për ata që janë në në krye, duke shkaktuar pakënaqësi në rritje në shtresat e mesme dhe klasën punëtore dhe duke minuar mbështetjen politike për kufij të hapur.

A është kjo vetëm një pauzë në përhapjen e globalizimit, sikurse ka ndodhur në vitet 1970 dhe 1980, ose më alarmante, por në rast se nuk do të jetë vetëm e tillë kjo mund të sinjalizojë një lëvizje drejt. Në qoftë se marrim neë konsideratë të kaluarën dhe të tashmen në mënyrën se si ka funksionuar atëherë vëmë në dukje se historikisht globalizimi ka nevojë për një hegjemon. Amerika duket të jetë tërhequr nga ai rol dhe Kina nuk është ende gati për të. Deri më tani ajo ka hapur veten dhe tregjet e në përgjithësi ekonominë e saj për të huajt vetëm kur ajo sheh një përfitim të qartë për vetveten. Si një konkluzion i përgjithshëm nga të huajt që kryejnë aktivitet e që kanë kaluar dekada në Kinë vjen konkluzioni se , “ideologjia përcaktuese në Kinë është ideologjia e nacionalizmit. Pamja e saj është, ‘kapitali i huaj duhet të jetë këtu për aq kohë sa ajo është e dobishme për ne “. Kjo nuk është një angazhim intelektual për tregje të hapura dhe një nivel të lartë e largpamës në fushën e lojës.

Në vitet 1980 aleanca strategjike ushtarake mes Amerikës dhe Japonisë siguruan që tensionet ekonomike kurrë nuk u lejuan për të dalë situata nga kontrolli.. Në të kundërtecin marrdhëniet ekonomike dhe tensionet gjeopolitike në mes të Amerikës dhe Kinës. Ndalimet e Amerikës mbi blerjet e qeverisë kineze e sidomos në fushën e telekomunikacionit janë të shtyrë nga frika se ata do të ekspozojnë infrastrukturën amerikane ndaj përpjekjeve kineze . nga njëra anë dhe Kina, nga ana e saj, ka trajtuar për një kohë të gjatë një strategji të vecantë për tiu përgjigjur dhe deri kohët e fundit ka punuar në funksion të krijimit e funksionimit të Partneritetit Trans-Paqësor si homologu ekonomik në prezencën ushtarake të Amerikës në Azi: një përpjekje për të vendosur Kinën në qendër të mardhenieve tregëtare e duke synuar rritjen.
Duke pasur parasysh të tilla ide e percapje ekonomiko-politike e vizione nga palët vihet në dukje se në fakt , nuk është habi që globalizimi ka luftuar, por se instrumentat që realizojnë atë nuk kanë luftuar më shumë. Një arsye është se mësimet e viteve 1930 janë marrë në konsideratë.. Kanë ndodhur përsëri probleme me Bankat qendrore të cilat në vendet e goditura nga kriza financiare e kanë pësuar për rrjedhojë një zgjerim e rritje të paparë monetare. Kjo ka sjellë më tej ulje e ndryshime drastike në normat e tyre të këmbimit, duke shkaktuar protesta dhe një reaksion proteksionist, por shumë më pak sesa në vitin 1930.
Sot përpjekjet anti globaliste kanë mungesë të një fokusi të plotë ideologjik. “Në vitin 1930 ka pasur alternativë shumë të fuqishme ideologjike-komunizmi dhe fashizmi”, thotë Harold James, një historian ekonomik në Universitetin Princeton. Tani “ne kemi anti-globalizimin , pa asnjë frymëzim të ideve apo asnjë grup të besimeve që do mbështesnin me të vërtetë anti-globalizimin.” Të tjerët mund të kenë zili rrugën që ndoqi partia komuniste e Kinës për ta transformuar ekonominë, por nga ana tjetër pak dëshirë për të përqafuar ideologjinë e saj politike.
Sigurisht në vitet e fundit kapitalizmi shtetëror është shfaqur si një konkurrent ndaj kapitalizmit liberal, duke shkaktuar një zhvendosje drejt globalizimit pjesor. Por deri tani kapitalistët shtetërore janë në përplasje e fërkim me rregullat e sistemit global. Rusia është bashkuar me OBT dhe shpreson të bashkohet me OECD. Dhe kapitalizmi shtetëror vetë i është më pak në gjendje të japë rritje të qëndrueshme, një arsye më shumë kjo pse India, Brazili dhe Indonezia kanë vuajtur shumë në tendencën e tyre për mbizotërim në tregjet e brendshme të monedhës kombëtare.

John Ikenberry, një shkencëtar politik në Princeton, vë në dukje se ashtu si edhe hegjemonia e Amerikës ka rënë , më shumë nga fakti se pjesa tjetër e botës është tani më demokratike dhe së paku formalisht më e angazhuar për të bërë kapitalizmin e tregut të lirë se sa në vitin 1980, kur globalizimi ishte në pauzë.. Kjo, mendon ai, është një nga arsyet që duhet të ndihmojë institucionet e globalizmit të mbijetojnë.

Pra, shanset janë se globalizimi nuk do të shkojë në të kundërt . Fuqia e teknologjisë për të shkurtuar distancat është shumë e fortë , dhe përfitimet ekonomike të tregtisë ndërkombëtare dhe investimet e huaja janë të pranuara gjerësisht shumë.. Por as nuk do të mendohet se globalizimi ka për të të rifituar mbështetjen e gjerë dhe të padiskutueshme si ajo që kishte para vitit 2008 . Rreziku nuk është se portat drejt globalizimit do të përplasen ër herë të fundit dhe do të mbyllen njëherë e mirë , por që qeveritë do t’i bëjnë përpjekjet e tyre sa më shumë efektive nkushtet : që promovimi i eksportit do të jetë nën hijet e proteksionizmit dhe politikave industriale qofshin këto dhe me humbje , se mësymja e bankave dhe flukset e kapitalit do të privojë vendet që meritojnë biznes e kapital , dhe se përhapja e rregullave dhe rregulloreve do të edukojë një burokraci të kushtueshme dhe fajdexhinj .
Udhëheqësit politikë , shumica e të gjithë në Amerikë dhe Kinë , nuk duhet të harrojmë të mirat të mëdha që vijnë si pasojë e lëvizjes së lirë të njerëzve , të tregtisë dhe kapitalit sikurse ka sjellë gjatë dekadave , madje edhe nëse flukset e tyre për ndonjë moment të caktuar shkojnë jo në drejtimin e duhur.

Perktheu Bashkim Tolaj

9 komente në “Cili lloj kapitalizmi? Rendet liberale ringjallin ekonominë”

  1. galaktika says:

    Vetëm një ekonomi globale e kontrolluar nga një pushtet global i vetëm për rruzullin do të jetë e ardhmja jo e largët e Tokës.Vetëm ahere Toka jonë e dashur do të shpëtojë nga lëngatat e ndotjes,ekspluatimit të pamëshirëshëm e të papërgjegjshëm kapitalist, shtimit të pakontrolluar demografik etj.Përfytyroni sikur Qeveria amerikane të privatizonte NASA-n.C’do të ndodhte me hapsirën rreth nesh nga babëzia e kapitalistëve për ta sunduar atë. Ky është, pa dyshim, e ardhmja e globalizmit, pika limite e tij.

  2. henri says:

    Me lejoni ju lutem te jap disa mendime te permbledhura te Obames ne lidhje me temen :

    ” Kriza finanziare ne shtator 2008 ka prodhuar dy te verteta : E para, shekulli amerikan mbaroi dhe e dyta Amerika duhet ta percaktoi serish rolin e saj ne teatrin e politikes boterore.

    Spostimi i pushtetit po behet ne drejtim te Azise lindore , Kines, Indise, Brazilit etj.
    Pushteti i Amerikes po zvogelohet. Amerika nuk mund ta bleje me
    influencen e sja, sepse keshtu do shkonte shume keq ekonomikisht.

    Rritja ekonomike e jugut global ( Kine, Indi, Brazil etj ) ja ka kaluar rritjes ekonomike te Europes dhe Amerikes se veriut. Pjesa e prodhimit boteror te jugut global eshte rritur shume qe nga viti 1990. Ne shume sektore te prodhimit nderkohe Kina ka arritur ne vendin e pare. Vendet si Brazili, India dhe Kina kane bere nje kombinim te mire midis fuqise punetore te lire, infrastruktures se mire dhe shkollimit te mjaftueshem. Pjesa e prodhimit te Europes dhe Amerikes ne prodhimin boteror po ulet.

    Nga ana tjeter kerkesa ne rritje e lendeve te para forcon pozicjonin e vendeve eksportuese te lendeve te para. Nderkohe fakti qe sasia e lendeve te para eshte e vogel ben qe te pengohet rrijta e jugut global.
    Rezervat globale te lekut jane tani ne Pekin, Karakas dhe Dubai. Rezervat kineze te dollarit amerikan kane arritur ne fund te vitit 2009 ne me se 2.300miljarde dollare.

    Faktikisht Amerika nuk ka te njejtin zell per hegjemoni ne bote : Etja per nafte nga vendet arrabe ka rene. Kane rene shume importet amerikane te naftes nga vendet arabe, kjo nafte tani eshte zevendesuar nga nafta ne Afrike, Ameriken Latine, Kanada dhe nga vete Amerika. Nga ana Gjeopolitsike ky eshte nje revolucjon. Varesia nga nafta arabe kishte bere qe Amerika te ishte fuqia kryesore ne kete zone, kjo ishte nje nga pikat kryesore te politikes se jashteme amerikane e shoqerur kjo me shume gjak. Ky presjon mbi qeverine amerikane po çduket.

    Ne Asi Kina pret per shansin e saja. Ne lindjen e aferme Arabia Saudite dhe Irane duan te mbyllin boshllekun qe do lere Amerika. Presidenti rus Putin sillet sikur ai do te luaje nje rol kryesor ne rifutjen ne nje lufte te re te ftofte. A jane udheheqesit komuniste kineze dhe princat arabe, islamistet e Teheranit ose Judokasit e rusise faktikisht garante me te mire per vlerat dhe interesat e perendimit se sa amerikanet. Kuptohet se jo. Nuk ka aresye te besohet se nje shekull kinez i 21 do te ishte me i mire se shekulli i 20 amerikan.

    Nga ana tjeter europjanet do habiten se me cfare problemesh duhet te merren dhe zgjidhin ata vete brenda ne Europe. Kush do merret me lindjen e aferme ne se Amerika nuk deshiron me ? Do ti lihet kjo zone e botes marshimit te arabeve dhe perseve ? Cfare do ndodhi ne se nje dite kinezet qe jane kaq te uritur per nafte te sulmojne ne golfin persik ? Deri tani atje nje tabele e madhe Stop e flotes se peste amerikane. A do te rine ata atje edhe per 30 vjetet e ardheshem? Aktualisht amerika tenton te bllokoje kinezet ne Asi. Ka mundesi qe flota e peste te vije ne Pazifik. Kush do ta zevendesoje ate. Kur romaket hiken, erdhen barbaret. Por ka akoma shpresa. Koha e zeze zgjati me nderprerje reth 1000 vjet.”

    1. drapri says:

      boll o burr se kemi pare si ka qene bota edhe para 1914 kur filloi renia e evropes, arabet e tu le te shqyejne njeritjetrin edhe izrailin e turqine bashke se nuk po n ruhet trapi.

  3. Lini një përgjigje says:

    A mund te publikoje dikush linkun origjinal ne anglisht?

    1. Lini një përgjigje says:

      Mund te shkarkoni ketu revisten qe ka artikullin e plote ketu:
      http://www.mediafire.com/download/abojy5bd0ct290w/cx_135121.zip

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Ku je o Klinton qe mbaje kinezet ne zinxhir…Kina, mori lire punen e amerikaneve, dhe nga ana tjeter rriti ne menyre artificjale lekun e saj..Ekonomistet amerikan rane pre e kesaj aferte qe ishte “too good to be true”, dhe gradualisht bllokuan punetoret amerikan dhe tregun e saj..Te gjitha makinerite tani kane ngelur peng ne Kine, Meksike etj etj bota te treta ekonomike..Faji eshte I qytetareve amerikane qe kane lejuar politik beresit te krijojne nje fushe kaq favorizuse sidomos per Kinen..E bene politike beresit sepse I hoqen te drejtat konmpanive te manifekturit, ata dolen bankrupt, ja u blene makinerite per nje cope buke me djath dhe I shiten ne Kine 10-te fish..Pasi I shiten, hoqen te drejtat si ownership dhe ben kash out me tarifat qesharake te George Bushit..Dhe Amerika eshte marre peng tani dhe do mbahet peng derisa te dali nje president me ca KOHONAS dhe te thote: “Mjaft”..

    1. elinor says:

      Hahaha, koment prej hajvani! Ik mor njeri se s’jane per ty keto tema.

  5. drapri says:

    globalizimi, ose rrjepja e kolonive pa mbajtur ushtri atje

  6. saimir says:

    Perkthimi eshte i tmerreshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje