Groteskja e një mitingu

11 Nëntor 2013, 20:04Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Me një zë prej qaramani, ku kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u sforcua shumë që ta trashte, por sa më shumë tentonte aq më i hollë i dilte, opozita shqiptare organizoi të parin miting të sajin qysh prej rënies nga pushteti. Nuk dëshiroj të bëj ironi me numrin e pjesëmarrësve, pasi sikur edhe dy veta të dalin në shesh për opozitën për mua mjaftojnë që të respektohen. Prandaj po merrem me anën tjetër të mitingut, ku prej organizatorëve dhe veçanërisht prej atyre që u ngjitën në podium, u tentua të krijohej përshtypja se në Korçë ishte bërë nami. Prej ndonjë folësi nga shoqëria civile ngjarja e Korçës u konsiderua si më e rënda në këto 23 vjet demokraci. Qysh këtu, ky përfaqësues i shoqërisë civile na tregon se standardi i 26 majit 1996 qenka ndër më të mirët aq sa s’bën fajde për t’u treguar me gisht si pikënisja e të gjithë skenarëve të tjetërsimit të votës dhe vullnetit të lirë me dhunë psikologjike dhe fizike.

Gjithsesi, për të mbetur te mitingu, dua të theksoj se ka një moskuptim në këtë mes, ose më saktë, opozita e kupton shumë mirë, por dëshiron që nëpërmjet një propagande boshe të hedhë tymnaja për të mjegulluar realitetin dhe për t’i dhënë ngjyrat e një drame zgjedhore. Po ndalem vetëm tek dy termat e shumë përdorur gjatë mitingut: “dhunim të votës së lirë dhe, manipulim i saj”.

Që të konsiderohet dhunim i lirisë së votës do të thotë që ata studentë u dhunuan psikologjikisht që, ose të votonin për PS-në ose nuk merrnin notë kaluese në provime; ose të votonin PS-në ose humbnin ndihmën ekonomike ndaj familjes së tyre; ose votonin PS-në ose për ndryshe do u hiqeshin të afërmit nga puna. Do do thotë që një votues i opozitës të kërcënohej pranë qendrës së votimit dhe të kthehej mbrapsht pa iu dhënë mundësia që të votonte.

Kur ka manipulim të votës do të thotë që votuesi ta ketë hedhur votën për opozitën dhe numëruesi ta ketë prishur atë dhe të ketë futur një tjetër për qeverinë; do të thotë që komisionerëve të opozitës në qendrën e votimit t’u bëhet presion që të mos flasin për çdo manipulim vote.

E pra, asnjëra prej tyre s’ka ndodhur.

U tha se studentëve iu ble vota, po kush më thotë se këta studentë për cilin kandidat votuan? Cili del garant që ta vërtetojë votën e tyre? Me dhjetëra herë u kemi bërë thirrje votuesve përpara zgjedhjeve të 23 qershorit që t’i merrnin paratë që u ofronte pushteti, por votën të mos ua jepnin.

Dhunim i vullnetit të lirë është pra kur dikush më dikton se për cilin kandidat apo parti të votoj dhe më detyron që t’ia provoj që kam votuar për atë që më kanë diktuar, kundër dëshirës sime. Zgjedhjet në Korçë u konsideruan të qeta nga kandidati demokrat dhe nuk pati asnjë lloj kontestimi prej përfaqësuesve të PD-së, si në qendrat e votimit ashtu dhe te ato të numërimit. Po fundja, si nuk doli një qytetar i zakonshëm i Korçës dhe të thoshte se më kanë ofruar pará në këmbim të votës, që më detyruan të votoj për kandidatin socialist për këtë e atë arsye jashtë dëshirës sime?

Si përfundim, mënyra groteske e paraqitjes së argumenteve nga Lulzim Basha, nuk arriti t’i përmbushë pritshmëritë e demokratëve të mbledhur përpara Kryeministrisë. Kjo protestë, e organizuar shumë keq e në ngutje e sipër, na tregoi se sa shumë po tkurret opozita shqiptare aq sa i jep çdo lloj komoditeti mazhorancës që të qeverisë e qetë e të marrë vendime që me gjasë nuk janë dhe aq popullore. Vetëm një opozitë e kapur prej se kaluarës së saj kriminale dhe e pafuqishme që të shkëputet prej saj, mund t’i bëjë njerëzit aq të vakët e aq indiferentë. Siç u ndodhi edhe me demokratët e Korçës!

P.S. Më bënë sytë mua apo protestuesit Berisha njëra fytyrë i vinte e tjera i shkonte?!

14 komente në “Groteskja e një mitingu”

  1. Aron says:

    Ju perdorni logjiken zoteri dhe per gjithcka keni te drejte. Por per te qene i sinqert, deri me tani pata kujtuar se Basha ishte ne veshtiresi nga hija e Berishes dhe duhej meshiruar sadopak, por mjerisht ai eshte fotokopja me e shemtuar e tij. Lidhja e tyre duket qenka me e thelle sa dukej. Eshte e kote te ushqesh me shprese tek kjo opozite. Te vazhdosh luften politike me arme te ndryshkura mesjetare, kjo shoqur tregon mungese te theksuar idesh. Zoti i paste ne kujdes…

    1. shpendi muka says:

      me pelqeu komenti juaj si ne forme dhe permbajtje,sidomos per ato armet mesjetare ne politike.Me sa duket rilindasit kane ecur me perpara do mbajne edhe ndo nje arme kimike t’a kene per te qene me te sigurte…..ne fitore….ahahahahahahaha

      1. Aron says:

        Zoteri! Ju edhe mund te ironizoni, padyshim eshte nje e drejte juaja. Sidoqofte, une i perkas te djathtes dhe si rregull kurre nuk merrem me shtepine e tjetrit. Se cilet arme do perdor Rama dhe te tijet, per mua kjo nuk ka fare rendesi. Une di vetem se ata erdhen ne pushtet jo per ndonje merite te tyren, por thjeshte se ishim ne qe me veprimet tona jua dhame pushtetin ne pjate. Ju po deshte zgerdhihuni sa te doni duke bere ha-ha-ha.

  2. marjan says:

    do doja qe gazeta tema te bente opoziten ashtu sic ka bere gjithmone. ju uroj suksese flm

  3. Gramoz says:

    ESHTE NJE PROTESTE BAJATE E OPOZITES TE LULZIM BASHES ,KU LULIT JU NGJIR ZERI SEPSE MBANTE PESHEN E RENDE PER 4 TE VRARE NGA DORA E TIJ NE NGJARJEN E 21 JANARIT SEDYTI NEPERKEMBI STUDENTET QE VOTUAN PS ,KU JU DHA SHPENZIMET PER UDHETIMIT .O SA KEQ KE RENE MOR LULI.HODHE BALTE PER QYTETARINE KORCARE VOTEN NUK E SHESIN DHE AS BLEJNE ,POR VOTOJNE SIPAS VULLNETIT TE TYRE..LULI BEHU VETVETJA MOS DEGJO BERISHEN..

  4. Geri says:

    O zoti Altin ? Po si ka mundesi vetem ne shqiperi ndodh qe populli del ne protest per te drejtat e tij dhe ju gazetaret e demotivoni? Po kush jeni ju o qelbesira qe shiteni e blieni per te demotivuar? ? Ne do protestojm ju beni servilin njerz pa identitet.

  5. bimbashi says:

    vetem bashkia ne shesh por edhe ata jo te gjithe vetem ata qe e kane blere vendin e punes ose jane militante partie tani problemi qendron kur do behet mitingu kunder ketyre mitingjeve

  6. Arusha says:

    Kete radhe e kam me nje far ALTIN ziu….qe per ti bere qefin atij qe e ka emeruar shoqeri civile pelliste se i kane manipuluar voten…Ptuuuuuuuuu more qurash qe na dole dhe student i Dhjetirit…aLTIN LEMERIA ME GAJASE SE QESHURI.

  7. shtetari says:

    neser prape miting o lulezime aurrella basha – te ka shkerdhyer per jete ai shpellari i vicidolit or legen.

  8. vladimir says:

    Z Altin thjesht desha te dije me respektin me te madh per gazetarine realiste
    A dole nga zyre per te alalizuar dhe realizuar artikulin tend apo thjesht bete ate qe X ju urdheroi.?!!!!!!!!!

  9. drita cili says:

    edhe une si ty Arusha inatin e kam me kete palo ”avokat”goxhaj qe nga urrejta qe ka per EDI RAMEN ESHTE CMENDUR FARE,I GJORI. Goja mbron ”konsumatorin”po ne te vertete mbron krimin e kriminelet e tipit Berishe e Bashe .PAòIN MALLKIMIN E SHQIPTAREVE.

  10. Ustai says:

    Shume qesharake ajo qe ndodhi dje ne mitingun e opozites.Se pari mungonte kasusi,gje qe e katandisi pjesmarrjen ne ate fare feje, sa qe me mire te mos ishte bere.Se dyti, dhe me rendesishmja,sipas meje eshte vetdemaskimi i pershpejtuar i PD, dhe i “leader-it” te ri Basha,te cilit gjate fjales se tij vetem i mungoi ta shprehte ne ëigjerate te drejte qe mos beni si kemi bere ne. Do te ishte me e ndershme. Por frika qe ata kane tregon se ata e dine se si behen ato pune, se i kane bere vete, dhe mendojne se po ashtu do ti beje edhe kjo qeveri.

  11. Elio says:

    Kur jane te lire te gezojne pasurite e vjedhura mire bejne.Nqs do tu kerkohej llogari per aferat e ndryshme nuk do te kishin kohe per pellitje te ketij lloji.

  12. Labi 2 says:

    Per Gerin
    Dikur ne ushtri kemi patur nje shef prapavije(Sheme e quanin)
    Ne erkonim per trajtim ushqimor normen 2 se na takonte,por ky shefi i famshem nuk na e jepte dhe ne vendosem te organizonim nje takim qe mori formen e protestes,megjithese kjo e fundit ne ate kohe denohej me ligj dhe ky shefi i famshem na thoshte:
    -Ju kerkoni 2-in ne ju japim njeshin.
    Edhe ju i nderuar opozitar(qe keni rene nga fiku)
    -Ju protestoni ne ju ruajme me police(femra)
    -Ju protestoni ne nuk ju vrasim
    -Ju protestoni ne punojme per Shqiperine
    -Ju protestoni ne do bejme shtet,edhe pse mund te sakrifikojme pak pushte.
    -Ju protestoni,por kujdes se gjat protestes edhe mund te rrezoheni.
    -Zoti ju ruajte zoti opozitar(i rene prej fiku)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje