“Shokë në armë”, por jo në armë kimike!

9 Nëntor 2013, 20:20Blog TEMA

Nga Arben Manaj

 

Tirana zyrtare është vënë në një siklet të madh ndërkombëtar pas kërkesës së amerikanëve për pranimin e armëve kimike të Asadit.

Ndërkohë sfida diplomatike është sa e qeverisë, aq edhe e shqiptarëve të thjeshtë, që do duhet të pranojnë ofertën e pranimit të armëve kimike potencialisht me rrezik për shëndetin e tyre, dhe qejfmbetjen amerikane, në rast refuzimi.

Amerikanët praktikisht ia kanë kërkuar Shqipërisë një “nder” të tillë, jo se Shqipëria është më afër gjeografikisht me Sirinë, sesa Greqia, Italia apo qoftë edhe Turqia si vende të NATO-s, siç argumentohet tinëzisht dhe trashë, njëkohësisht.

Jo! Uashingtoni ia ka bërë këtë kërkesë Shqipërisë për arsyen e thjeshtë dhe fatkeqe, se e di që Tirana është historikisht e kompleksuar politikisht ndaj asaj që kërkojnë amerikanët.

Ata e dinë se Tirana zyrtare, e çdo kryeministër, do duhet të mendohet mirë kur të pranojë apo refuzojë një dëshirë të amerikanëve.

Pikërisht se asnjëherë, kushdo që ka drejtuar Shqipërinë pas rënies së komunizmit, nuk ia ka prishur qefin Shtëpisë së Bardhë, me përjashtim të një rasti me Berishën në ‘97-ën, i cili për një katalog arsyesh, por edhe për shkak të sfidës personale ndaj amerikanëve, pagoi një çmim të madh politik si individ, por edhe vendi në tërësi.

Por përgjithësisht askush nuk i ka thënë JO ndonjë kërkese amerikane.

Kujtoj këtu, për shembull, edhe pranimin nga Shqipëria të kërkesave të amerikanëve për ujgurët, apo iranianët opozitarë, që kanë gjetur strehim në Shqipëri. Dhe për këto raste, mirë kanë bërë që janë treguar kooperues me Amerikën.

Por armët kimike janë të një kategorie dhe natyre krejtësisht tjetër. Ato janë potencialisht të lidhura me mjedisin dhe shëndetin e shqiptarëve të thjeshtë.

Nuk po flas për kapacitete, qofte për shkatërrim apo për magazinimin e tyre, kur paradoksalisht Shqipëria nuk ka më armë kimike, të cilat i ka shkatërruar dhe eliminuar prej vitesh.

Personalisht nuk mendoj se Shqipëria do duhet të bëjë ndonjë referendum për këtë çështje, siç nuk bëri edhe për plehrat që Berisha nuk e pranoi, pasi siç duket edhe nga sondazhet online, shumica dërmuese e shqiptarëve janë kundër, dhe me siguri matematikore do jenë kundër edhe nëse do votonin.

Sikleti diplomatik i Ramës është mjaft i madh dhe do duhet mirëkuptuar, por kurrsesi nuk mund të mos i kujtohet dhe bërë e qartë se ai nuk ka ekskluzivitetin si kryeministër, dhe as treshja Rama-Meta-Basha, për një çështje kaq të rëndësishme dhe jetike.

Marrëdhëniet me amerikanët nuk do duhet të përkeqësohen domosdoshmërisht, në rast se Shqipëria do t’i thotë me elegancë, por pa ekuivok dhe argumente Uashingtonit se nuk mund ta pranojë një kërkesë të tillë, qoftë edhe në kuadër të NATO-s.

Ka vende të tjera te NATO-s, që kanë më shumë kapacitete dhe kushte për ta bërë një gjë të tillë përpara Shqipërisë.

Servilizmi shqiptar ndaj amerikanëve për këtë çështje do të kishte pasoja të mëdha politike për qeverinë dhe kryeministrin, pasi do shpërfillte shëndetin dhe mjedisin shqiptar.

Por edhe rebelizmi shqiptar nuk do prishte automatikisht  marrëdhëniet me aleatin kryesor politik ndërkombëtarë, me amerikanët, të cilëve u kemi shumë borxhe, por edhe u kemi bërë dhe jo pak ndere, brenda mundësive minimale që ofron Shqipëria, qoftë edhe simbolikisht, për të demonstruar se jemi “shokë armësh”.

Nëse ndonjë shtet tjetër i NATO-s nuk i pranon armët kimike siriane, duke dhënë argumentet e tyre respektive, paramendoj se të njëjtat arsye dhe argumente pak a shumë do të duhet të kishte edhe Shqipëria për mospranimin e tyre.

Amerika ka aleatë edhe më të mëdhenj dhe me strategjikë se Shqipëria, siç janë britanikët, por të mos harrojmë se vetëm përpara do kohësh, ishte parlamenti britanik ai që votoi kundër përfshirjes ushtarake britanike për sulme ajrore kundër Asadit, duke i lënë amerikanët në baltë dhe vetëm.

Dhe kur e bëjnë britanikët, që janë shumë të lidhur dhe të ndërvarur nga amerikanët, duke dëshmuar dinjitet politik dhe ndjeshmëri ndaj opinionit publik vendas, kur dihet se britanikët e thjeshtë nuk e mbështesnin një gjë të tillë, ka ardhur koha që edhe politika shqiptare të respektojë ndjeshmëritë dhe interesat e atyre që i kanë votuar dhe deleguar sovranitetin, në këtë çështje.

A do ta bëjnë parlamentarët shqiptar një gjë të tillë, kur dihet se votojnë me urdhër politik nga lart, si nga qeveria ashtu dhe nga opozita?!

Në këto kushte është e udhës që të gjithë faktorët politikë, të maxhorancës dhe opozitës, të jenë në unison për këtë dilemë dhe të ofrojnë një qëndrim unik dhe të përbashkët.

Edhe amerikanët, jam i sigurt, qe edhe pse jo publikisht, do e mirëkuptonin, por edhe do e respektonin më shumë Shqipërinë, në rast se do dëshmonte se ka dinjitet dhe di të jetë sovrane, por edhe egoiste pse jo.

Personalisht jam kundër këtyre armëve në Shqipëri, pasi gjykoj se shëndeti dhe mirëqenia e shqiptarëve është më e rëndësishme dhe e shtrenjtë, se edhe ndonjë qejfmbetje hipotetike amerikane.

16 komente në ““Shokë në armë”, por jo në armë kimike!”

  1. bbb says:

    Tirana zyrtare nuk ka perse vihet ne siklet sepse nuk eshte Amerika qe vendos para popullit shqipta…Ky eshte thelbi i demokracise qe duhet te buroje nga “politika” amerikane…Por sic ka thene Enver Hoxha, SHBA eshte xhandar nderkombtar i popujve dhe me dhune kerkon te injektoje “demokracise : amerikane

  2. N Shabani says:

    Sot Arben Manaj ke bere nje artikull shume te sakte qe Edi Rama te mendohet mire para se te marre vendime te tilla me rendesi jetike. Persa i perket opozites ne nuk kemi opozite o zoti Manaj se opozita di te mbroje vetem interesat e hajduteve dhe jo te popullit shqiptar. Mesa po shikoj une opozita po mban sehir se ja ka me hile Edi Rames dhe po presin qe Edi Rama ta pranoje nje sfide te tille te rrezikshme qe opozita te hidhet ne sulm gjoja per te “mbrojtur” shendetin e popullit qe i digjet barku shume.Me nje fjale Edi Rama duhet tu ktheje nje pergjegje te pjekur amerikaneve se ne fund te fundit ketu behet fjale per jeten e popullit te thjeshte dhe nje qeveri n.q.s vepron kunder interesave te tij atehere ajo qeveri nuk i sherben me popullit dhe si e tille duhet rrezuar.

  3. -homeri says:

    personalisht mund te mirkuptoj nje komentues si puna ime qe kete problem e trajton si ARBENI por si nje analist nje koment i tille me duket si nje i nxituar qe jep nje mendim pa u thelluar—permendet shpesh nga disa analiste shprehja —servilizem–te bashkepunosh per ti dhene zgjidhje nje problemi te tille nderkombetar dhe te pranosh te jeshe protagonist ne kete zgjidhje nuk eshte servilizem por partner dinjitoz dhe krenari qe vendi yne te marre persiper dhe te realizoje ne kuadrin e NATOS —qeveria jone ne kete rast duhet te diskutoi ne detaje kapacitetet e mundeshme dhe ceshtje te tjera teknike qe nepermjet nje trasparence te plote te sqaroi dhe popullin —pastaj eshte pune dreqi me ARBENIN , per probleme te kesaj natyre nuk behen asnjehere referendume , sepse dihet perfundimi . Ato ndjekin rrugen parlamentare duke bashkepunuar me opoziten

    1. hasan says:

      Te dhjefsha partnerin.Po a mundet te jete partner milingona me ariun?

    2. muharrem hysa says:

      ke te drejt

  4. mirel says:

    Sikleti Diplomatik i Rames nuk do ishte kaq i sikletshem sikur te kishte kundershtur thjesht dhe prere qe ne fillim.
    Bile kjo qe them eshte spekulim, sepse nga te dhenat e disa komentuesve, nje gazete gjermane botoi qe afrodiziakja ministre e mbrojtes shqiptare, Mimi Kodheli e ka bere kerkesen vete per te marre persiper armet kimike te Sirise.
    Sigurisht me iniciativen e Rames, qe mbushi Shqiperine me fecka drejtoresha, per te bere show politik dhe te heqe vemendjen nga permasat teper te renda te ketij akti kriminal.
    Heshtja e deritanishme, dhe vazhdimi i heshtjes me shume e rendojne fajin e Rames, dhe cojne drejt miratimit te ketij plani monstruoz.
    Ai tashme e di qe populli nuk eshte dakort.
    Perse sillet si pronar apo skllavo-pronar i shqiptareve dhe pergatit Mjekesin per shkarkim te armeve kimike?
    RAMA=ASAD

  5. shoket says:

    O Beno, shoket jane shoke, sidoqofte.

  6. ALBAN DEGA says:

    SHUME ZHURME PER ASGJE APO … DETYRIM DHE NDER NDAJ SHBA-SE !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje zanat tipik ala shqiptar

    Nje zhurme e madhe ka shperthyer ne mbare shtypin dhe mediat shqiptare lidhur me armet kimike siriane. Politikane e shoqata jo qeveritare- OJQ-e, specialiste te mirefillte e injorante total, “sabelotodos” ( ne spaniisht: ata qe dine gjithcka) e “sabelonada” ( ata qe nuk dine asgje ) ne kete lem po bejne nje tollovi te vertete, gati gati sikur dikush e ka sulmuar Shqiperine e shqiptaret me keto arme vdekjeprurese.
    Gogoli i armeve kimike dhe Lendeve Helmuese Luftarake, LHL, ka perfshire mbare vendin. Tamam si ato historite filozofike te Kungullit apo e lagu apo se lagu bishtin dhelpra kur u fut ne uje.
    Shkurt : shume zhurme per asgje…. Helmet dhe lendet helmuese i kemi kudo e kurdo neper kembe, neper duar, neper rruge e neper shtepia.
    Nje zanat tipik ala shqiptar: po ta kesh bishtin ta heqim!
    Po te mos e kesh bishitin ta ngjesim…
    Sikur te mjaftoheshim vetem me fjale e pallavra do te ishte gjysma e se keqes!
    E keqja e madhe eshte se hidhemi edhe ne veprime konkrete ne protesta kunder armeve kimike pa arritur ende asnje marreveshje zyrtare per neutralizimin e degazifikimin e atyre siriane ne Shqiperi.

    Me gjuhen e fakteve te gjalla !

    Cila eshte e verteta!?
    Cilat jane faktet e gjalla e konkrete qe i jetojme, shohim e degjojme perdite!?
    Jetojme perdite e kudo nen kercenimet e helmeve dhe lendeve helmuese jo vetem luftarake, por edhe te zakonshme, jo vetem kimike por edhe shperthyese.
    A nuk jane lende helmuese pijet me alkol etilik qe i shesim e blejme sa afrengu pulen sikur te ishin raki safi e Skraparit apo vere e paster rrushi e Permetit!?
    A nuk jane helmues mishi i ndenjur me dekada e i ardhur nga Brazili apo Argjentina … qe serviret ne restorantet e Shqiperise, Kosoves. malit te Zi e Maqedonise si mish vici i kategorise se pare e krejt i fresket !?
    A nuk jane helmuese herbicidet e pesticidet qe perdoren pa kriter e pothuajse pa asnje kontroll ne bujqesine shqiptare !?
    A nuk jane helmuese e rrenuese te shendetit hormonet qe injektohen pothuajse ne cdo prodhim bujqesor apo blegtoral deri edhe te troftat e ” Troftes” se Istogut qe shiten per trofte alpine te Valbones e Bistrices edhe ne vete Valbone !?
    A nuk eshte jo vetem helm, por edhe lende shperthyese vdekjepruerese nitrati i amonit apo superfosfati!?
    A nuk eshte lende helmuese dhe shperthyese teper e rrezikshme gazi qe perdorim per gatim apo per ngrohje neper shtepite tona, apo benzina dhe benzoli i makinave dhe avioneve deri edhe ketu ne Amerike!?….
    A nuk eshte lende helmuese dhe shperthyese teper e rrezikshme tritoli qe perdorim per te zene peshk bne Valbone e ne Bistrice, ne Bune e Vjose ne Liqenin e Shkodres dhe ate te Ohrit…!?

    Beni si them une Enveri … Mos beni sic bej une Hoxha !

    Cdo gje e lidhim me politiken. Tamam sipas “mesimeve te Partise dhe te Shokut Enver”. “Politika mbi te gjitha”
    Jo vetem me mendesine e Enverit, por edhe me praktiken e Hoxhes: Beni si them une e mos beni sic bej une !
    E tamam si Don Kishoti i Mances zhveshim shpatat e u versulemi mizave qysh nga mbesat e ish- kryeministrit qe as e dine se cfare do te thote LHL e arme kimike e deri tek vete regjizori i Gerdecit dhe urdheruesi i perdorimit te Lendeve Helmuese Luftarake, LHL-ve kunder popullit te vet ne pranveren e vitit 1997, Sali Berisha!
    A nuk eshte po ky Sali Berishe dje kryeminister qe perkrahu deri ne servilizem te peshtire cdo kerkese e cdo fjale te SHBA-se!?
    A nuk qe po ky Berishe dje ne krye te shtetit shqiptar qe perkrahu pa rezerva dhe beri thirrje SHBA-se te fillonte sulmet ushtarake kunder Sirise!?
    Po…. Po… Po…. Bile ua kaloi edhe skiftereve me luftenxites amerikane, e deri edhe kolegut e mikut te tij izralit Netanjahut !!!
    Sot ai bashke me nbesat e me krejt korin e tij sulmon Edi Ramen dhe qeverine e re shqiptare se po pranon armet kimike te Sirise ne Shqiperi !
    Tamam si Enveri vete beni si them une e pike per pike si Hoxha mos beni sic bej une !

    Detyre dhe nder … Shoku shok e miku mik ne furtune e ne rrezik !

    Kur deklarojme se SHBA eshte aleati yne strategjijk bashke me NATO-n, vetkuptohet se kjo eshte zgjedhje mbareshqiptare pa dallime partish e krahinash, idesh e qendrimesh ideologjike.
    Kur themi SHBA eshte miku yne i sprovuar ne ditet me te veshtira per kombin e popullin shqiptar tash e gati njeqint vjet, vetkuptohet qe miqesia ka jo vetem perfitimet por edhe detyrimet e veta.
    Nese SHBA na kerkon sot te kontribuojme dhe ndihmojme ne asgjesimin dhe neutralizimin e armeve kimike siriane Eshte detyre e jona ti pergjigjemi kerkeses se saj.
    Eshte jo vetem detyre por edhe nder ta bejme nje gje te tille.
    A nuk thote vete sorvrani yne : shioku shok e miku mik ne furtune e ne rrezik!
    Aq me teper si vend anetar i NATO-s kemi jo vetem perfitime, por edhe detyrime.
    A nuk deklaruam deri dje te gjithe demokrate e socialiste, monarkiste e republikane, me ose pa parti se perkrahim me cdo mjet, perfshi jo vetem bazat ushtarake, por edhe me trupa perkrah SHBA-se ne nje lufte te mundshme ne Siri.
    Si mund te terhiqemi, sot kur na kerkohet vetem neutralizmi dhe degazifikimi i Lendeve Helmuese Luftarake, armeve kimike siriane!?

    Nje mision krejt i mundshem

    Nje detyrim dhe sakrifice shume me e vogel e shume me e parrezikshme se perfshirja ne nje lufte te gjalle.
    Si shqiptar nga kombesia e si shqiptaro- amerikan nga shtetesia une mendoj se eshte detyrim e ne nderin tone si popull e si komb te mos hezitojme e zvarrisimin vendimin per te perkrahur per tu radhitur konkretisht perkrah aleatit tone strategjik, SHBA-se jo vetem sot, por edhe neser e kurdo ta kerkojne interesat e lirise dhe demokracise amerikane e asaj boterore, pjese e se ciles jemi edhe ne shqiptaret
    Ky nuk eshte servizilizem por veprimi i duhur, ne kohen e duhur, per ceshtjen e duhur e mikun e duhur e aleatin tone te sprovuar, SHBA-ne.
    Perndryshe te mos lomotitim e biem tupanave te shqyer te miqesise e aleancave verbale. me pallvra Vicidoli e llogje Kavaje…
    Shqiptari kur e jep fjalen ther edhe djalen, thote perseri sovrani yne!
    Besa dhe miqesia, mirenjohja jane nje virtut ashtu sikurse edhe propamerikanizmi shqiptar eshte nje kult per ne shqiptaret. Eshte nje minimum e nje mision krejt i mundur e pa ndonje rrezik serioz per jeten e shendetin e shqiptareve.
    Dikush mund te shtroje pyetjen : po i kemi kapacitet teknike, aftesite profesionale per kete mision!?

    Pergjigja e nje burri shteti shqiptar

    Pergjigjen me te sakte deri tani e kam lexuar nga nje prej ushtarakeve me te zote dhe politikaneve me atdhetar e burerror qe ka Shqiperia, Gjeneral Alfred Moisiu…
    Asnje politikan shqiptar nuk e meriton me shume se ai ne keto 50 vjetet e fundit te historise shqiptare titullin e nderit ” burre shteti”.
    Po Shqiperia ka kapacitete profesionale dhe teknike per neutralizimin e armeve kimike siriane.
    Une bashkohem me Gjeneral Moisiun dhe me disa specialiste te tjere, por nuk bashkohem aspak as me Geri Kokalarin e as me Zef Brozin, as me Fatmir Mediun, aq me pak me Sali Berishen dhe mbesat e tij qe nuk dine as se cfare jane Lendet Helmuese Luftarake, armet kimike.
    Pse !? Me ndihmen e konsulencen e aleateve amerikane Shqiperia ka neutralizuar tonelata armesh kimike e LHL te prodhimit rus dhe kinez ne Shqiperi gjate viteve te fundit.
    Edhe armet kimike siriane jane te te njejtit prodhim.

    Para dyzet vjetesh ….

    Kam qene nxenes i Shkolles se Mesme “Asim Vokshi” ne Bajram Curri. Parapelqeja shkencat ekzakte Fiziken, Matematiken… sidomos Kimine.
    Kemi pasur nje profesor te jashtezakonshem “Ukun ( ujkun ) e kimise” Fahri Doci, sic do ta quante kater vjet me vone Profesori i shquar Minella Karajani ne sy te mbi 130 studenteve te Kimise Industriale ne Fakultetin e Shkencave te Natyres. Mesues mendjendritur! Skofnar. I serte. I drejte si ai.
    Ne prag te fillimit te shkolles se mesme, me 31 gusht 1970 babai im i nderuar Rame Dega me thote krejt shoqerisht:
    – He do te na nderosh ne shkolle!?
    – Po baba i pergjigjem une… Me perjashtim te Kimise te garantoj se do te dal me te gjitha dhjeta…
    – Po pse ke frike nga Kimia!? Ajo nuk ha njerez eshte si tana lendet e tjera. bile Kimine e ke kudo duke filluar nga ajri, uji, toka. Kimi e ke eshte ne trupin tend nga sholla e kepuces e deri te truri… Gjithcka eshte Kimi ne kete Bote…
    – Po , i pergjigjem une por a ke degjuar per profesorin e saj Fahri Docin. Ai nuk ia ka nxjerre askujt Kimine dhjete tere keto vite… Eshte teper doreshternguar !
    – E ke shume gabim… Ai edhe dhjetat e ka per nxenesit. Nese eshte doreshtenrguar kete e ben sepse ka kerkese teper te larte dhe eshte profesori me i mire i Kimise ne krejt Shqiperine Veriut. Ai eshte model kudo. E mos harro more bir se doktori i dhimbshem dhe profesori doreleshuar te lene sakat…

    Nga Kimia ne mbrotjje kunder- kimike

    Oren e trete te mesimit me Profesor Fariun me jep dhjeten e pare… U bera me flete dhe ate dite kur u ktheva ne shtepi e perqafova babain tim te mencur…
    Dy vjet me vone e solli koha qe bashke me bashkenxenesit e tjere tropojane te perfshihemi ne kompanine e mbrojtjes kunder- kimike te popullsise dhe trupave ushtarake. Ishin tri komponentet e famshem : Mesim- Pune Prodhuese- Pergatitje ushtarake!
    Pasi u njohem me lendet kimike luftarake duke filluar nga Klorina, Saarina e deri tek ato Neuro-Paralizuese, filluam stervitjen konkrete duke u futur neper cadra te helmuara. Kishim vetem dy- tre sekonda per te vene kundragazin, perndryshe…
    … Per nje moment hapa syte dhe mu duk sikur dikush me kishte hedhur acid ne sy… Harova kundragazin… Mora fryme …. Paniku me krijoi nje gjendje mbytjeje dhe mezi dola jashte cadre.
    Oficer kimist Dhimtri, nje gjirokastrit i pashoq, nxori antidotin dhe brenda nje minute u riktheva ne jete.
    Mbas nje muaji secili prej nesh ishte ne gjendje te bente neutralizimin dhe degazifikimin e lendeve helmuese luftarake sa hap e mbyll syte. Nje vit me vone tashme ishim gati “mjeshter” te kesaj pergatitjeje te mbrotjjes kunder- kimike.

    Ne vend te epilogut

    Pra vetem dy muaj stervitje na kishin dhene pergatitje dhe aftesi per te mbrojtur prej tyre jo vetem veten, por edhe koleget e popullsine civile!?
    Po ata qindra oficere qe kane bere kater e me shume vjet shkolle pikerisht per keto arme!?
    Po ata qindra ushtare te Mbrotjjes Kunderkimike qe kane bere dy e me shume vjet stervitje!?
    Po ata qindra punetore specialiste te prodhimit dhe neturalizimit te tyre jo vetem ne Uzinene e Mjekesit e ne shume laboratore ne mbare vendin !?
    Po ata qindra specialiste e profesioniste te SHBA-se dhe NATO-s qe ndihmuan dhe monitoruan asgjesimin e mijera tone LHL ne Mjekes!?
    Pergjigja eshte se armet kimike jo vetem siriane, por edhe nga vende te tjera mund te neutralizohen pa asnje pasoje ose rrezik ne Shqiperi!

    Jo vetem teknologjine por edhe specialistet e duhur

    Shqiperia ka nje Uzine, ate te Mjekesit, qe jo vetem ka prodhuar por edhe naturalizuar qindra tone armesh te tilla!
    Nuk kemi degjuar per ndonje aksident ose viktime gjate atij procesi! Kjo tregon se Shqiperia ka jo vetem teknologjine por edhe specialiste te mirefillte te kesaj fushe qe sigurisht do te kene konsulencen dhe ndihmen e specialsteve amerikane dhe te vendeve te tjera te NATO-s, cka e lehteson kete proces.
    Sigurisht qe ky proces nuk do te kryhet falas… Ai do te kete edhe shperblimin financiar e ekonomik ne keto kohe te veshtira kur arka e shtetit eshte bosh dhe mbi gjysma e shqiptareve jane te papune, ne saje te politikes se Asadit shqiptar Sali Berisha dhe bandes se tij te gangstereve e kusareve.
    Shkurt perfitimet jane me te medha se rreziqet.
    Prandaj ti leme luften me mizat dhe mullinjte e eres e te kryejme detyrat e detyrimet tona si shqiptare e si anetare te NATO-s si miq e aleate te SHBA-se dhe BE-se.
    Eshte detyrim dhe nder te perkrahim mikun e aleatin tone strategjik, SHBA-ne ne kete mision krejt te mundshem per asgjesimin e armeve kimike siriane ne Shqiperi!

    1. N Shabani says:

      Alban Dega qenka detyrim te shkaterrojme m……. e tyre te madh te Amerikes dhe Rusise? Ata qe e kane bere kete m…….. le ta hane vete mos ta bien ketu, ke bere nje koment te neveritshem te nje servili te Edi Rames jo te interesave te popullit shqiptar kurse Sali Berisha dhendrri dhe mbesat e tij mezi po presin qe Edi Rama ta beje kete gabim fatal dhe pastaj do te hidhen ne sulm duke shfrytezuar pakenaqesin e popullit te thjeshte.Edi Rama te mos hshtin por te sqaroje popullin qe ta kete ate ne anen e tij jo duke e injoruar ate se nuk eshte kjo zgjidhja qe ai ben se keshtu ai i le vend kundershtareve te tij te bejne punen djalllezore dhe tja kthejne popullin kunder ashtu sic edhe i jane kthyer tashme.

    2. Nikolla says:

      …THJESHTE NJE ANTIBERISHE…NJE QOSIC NE MINIATURE…KY ESHTE GATI TE JETOJE PA BUKE, PA UJE, PA DRITA, VETEM QE BIJTE E ENVERIT TE GEZOJNE PUSHTETIN…KY ESHTE GATI TE HELMOJE TE GJITHE SHQIPTARET VETEM TE GEZOJE RAMA PUSHTETIN…KY VETE JETON NE SHBA DHE PREJ ANDEJ SPRUCON ME BENZINE SHQIPERINE PER LLOGARI TE EDIT…

    3. poli says:

      O shoku, ti mendon se te ka kaluar helmimi qe ke patur pas antidotit, por te siguroj qe nuk je sheruar. Trap ke ngelur dhe ashtu do vdesesh. Ce do qe sje ne shqiperi, ta provoje edhe njehere se me dukesh se ke krijuar varesi nga Gazi Sarin…

    4. albania eagle says:

      Alban Dega si perhere hidhesh dege me dege si spurdhjak aq me teper qe je malesor.Edhe une shqiptaro-amerikan jam ashtu si ti por kesaj radhe mendoj ndryshe nga ty.
      Qeveria Shqiptare duhet te mbroje shtepine e vete qe eshte Shqiperia.

      Ajo duhet ti refuzoje keto arme duke perdorur po ato arsye “bindese” qe kane perdorur edhe vendet e tjera anetare te NATO-s per ti heq nga “bytha e tyre”.

      Pergjigju ketyre dy pyetjeve:

      1-Kur eshte aq I sugurte demontimi I ketyre lendeve atehere perse ato vende nuk e pranojme?
      2-Dhe perse ne duhet ta pranojme?(bej fjale ne aspektin teknik dhe jo servil).

  7. te Shkarkohet Nishani menjehere. says:

    Flitet qe jane rreth 1700 ton lende kimike,
    ndare per 27(Nato)+Rusia sipas siperfaqe e
    kapacitet ne na takojne 10-30 ton

    athere mund te flitet per ALEATE…

  8. lori says:

    Shkrim i sakte dhe kuptimplote.Nje “JO” nuk do te thote asgje e nje “PO” shkaterim per nje vend te Vogel si Shqipëria!Nuk e kuptoj ndoshta nga trashesia kur permendin borxhet qe kemi ne ndaj Amerikes!A thua qe te kemi marre pjese ne ndonje traktat te fuqive te vogela e ti kemi ndare e coptuar trojet,a thua ti kemi bere ndonje komplot me rrezikshmeri per Amerikanet e tashme te jemi bere pishman.Perkundrazi jane ata borxhlinj si ne histori edhe tash qe nje “Arme kimike na e montuan qysh ne 1992 e na le lane te rrjedhe deri ne 2013″duke na helmuar te gjitheve nga pak,çdo familje shqipetare e tash qe pretendojme se do te pastojme ajrin e ketij vendi perseri duan te na pereserisin ndotje e kesaj radhe me rrezikshmeri te larte.Faqet e internetit sot nuk te lene injoant ne kete drejtim por te ndihmojne per te pare qarte e ne sy kete kanosje qe na kanoset ng

  9. Drini says:

    Gati eshte Berisha t’ju jap fjalen amerikaneve se e pranon shkaterrimin e armeve ne Shqiperi, me kusht qe te behet ai kryeministerme zgjedhje te parakohshme. Keti i kia ngecur sharra ne gozhde Rames;;;;, te shohim si do vazhdoje loja…

  10. Zef Kallami says:

    Ore Alban Dega!
    Kur shtetet e botes qe kane nji zhvillim te larte teknik,teknologjik dhe shkencor.Jane dhe anetare te NATO-s.E kundershtojne pranimin e zhkatrrimit te armeve kimke qe disponon Siria ne vendin e tyre.Ti tashti do na mbushesh mendjen me akrobacirat,hyre ne cader,dila nga cadra duke u kthyer ne gjendje normale me antitodin.
    Te lutem mos u ban qesharaka para vaktit.
    Ne ndoqem me vemendje paraqitjen qe na ofroi nji nga keto komentatoret ku tregonte nivelin tekonologjik mbi eleminimin e ketyre lloje armesh kimike ne USA.Tashti a nuk del paksi para kohet qesharak me lojnat e cadres edhe antitodit.
    Ne fund te ngushlloj se ke hanger shume kohe per te shkrue aq gjate dhe aspak ambel po,krejt thart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje