Thuana zoti Kryeministër ç’po ndodh? E ke për detyrë të na shpjegosh dhe të na pyesësh para se të vendosësh, tre kolonat mbajtëse të një shteti demokratik janë: informim, pjesëmarrje, vendimmarrje.
Pa respektuar këto të tria, çdo vendimmarrje nga ana juaj është afatshkurtër, miope, agresive dhe luftënxitëse brenda llojit. Askush tjetër bir nëne nuk mund të vendosë për Shqipërinë, jetëgjatësinë dhe dinjitetin e saj përveç vetë shqiptarëve në shumicë absolute.
Shqipëria nuk është e imja, e jotja e aq më pak e të huajve, Shqipëria nuk është shprehje gjeografike ashtu siç Ju po doni ta ktheni, Shqipëria është sidomos e atyre që do të vijnë mbas nesh.
Mos u fsheh më mbrapa gishtit dhe lutem mos na fyej intelektin me sofizma se “përpjekja për të çarmatosur pa luftë regjimin vrastar në Siri, është jo vetëm detyrim i patjetërsueshëm, por edhe burim krenarie për ne shqiptarët, sepse ne nuk do ta harrojmë kurrë dhe pa asnjë arsye… SHBA-në”.
Do doja që Ju mos kishit fatin e Nolit, që unë çmoj, dhe të qeverisë së tij jetëshkurtër, por qasja juaj drejt të kundërtës së asaj që ndjejnë dhe duan shqiptarët për të mbijetuar do shkruajë dhe karmën dhe fatin e qeverisë suaj.
Vërtet ne shqiptarët e këtyre 20 viteve ishim barbarët e tokës tonë, e shqyem atë, ia premë pemët, ia vramë zogjtë, kafshët, peshqit, shfarosëm dhe betonizuam gjithçka na shikonte syri, shqyem lumenjtë, liqenet, devijuam dhe denatyralizuam në thelb trojet tona, i vumë tritolin dhe betonin dhe rrënojave antike qindravjeçare, por dhe kodrave dhe veprave bonifikuese dhe prodhuese të 50 vjet vetëmohimi dinjiteti njerëzor ia treguam vendin, por Ju s’ju paska mjaftuar, Ju kasta politike e shqiptarëve, që realisht ju paskemi merituar, e ndatë mendjen që këtë tokë të mrekullueshme të Zotit ta ktheni në VARR MASIV të robit shqiptar.
Dhe kjo nuk është çështje sa na mbajnë supet, pasi toka e mafies në dritë të diellit dihet dhe është e provuar që me lekët që nxori nga kjo tokë mund të blejë dhe toka të tjera larg kësaj tokës sonë të dhembur.
Nuk po dua t’ju pyes pse ne në gjithë këtë rruzull, pse ne përballë mijëra hektarë toke, stepash, rrëpirash malesh e shpellash të të gjithë këtij planeti.
Shumë të kanë pyetur e shumë të thonë, bile dhe më njohës e ekspertë se unë.
Por mua më mundon zhgënjimi, mosdija, pabesia.
Anulimi i ligjit të plehrave, që tashmë duken lule, ish fillimi i pabesisë dhe cinizmit tuaj ndaj nesh.
Heshtja, fshehja dhe loja me fjalët prej demagogu të nënshtruar, por jo shqiptar, këto ditë pasi plasi lajmi në mediat e huaja, është dhe prag kapitullimi i vlerësimit të shqiptarëve ndaj jush si lider.
Mbretërimi juaj personal s’duhet të kish arritur në kësi çmimesh, aleancat tejet pa moral, flirtimet me minjtë dhe tavanet e pista të të marrit Berisha, ndërkohë Shqipërinë ai e kish kthyer në Kolumbinë e Ballkanit, nuk të mjaftuan për të vënë në provë besimin tonë ndaj teje, përkundrazi tani vendose t’i japësh goditjen e fundit, dhe nga dora jote qenka vërtet e goditja më e poshtër dhe e hidhur e mundshme.
Ndërkohë që shkruaj… ca vargje të Çajupit më erdhën jo perfekt në mend..
T’u thaftë goja more beu ynë!
Të plastë koka more beu ynë!
Të paskan lënë mentë more beu ynë!
Qenke veshgjatë, more beu ynë!
Pse s’fole një fjalë dhe për Shqipërinë?….
Pse? Apo s’keshe se ç’të thoshe?
Apo t’erth frikë…..
Pse s’tu tha gjuha ndë gojë?…
Mos na nënvlerëso zoti Rama!
Si unë ka miliona, që duan më shumë Shqipërinë se Amerikën dhe Evropën, dhe mos harro dashuritë janë reciproke, ndryshe quhen hall, jo dashuri dhe mirënjohje.
Këtë tokë ka shumë që e kanë dashur dhe e duan ndaj dhe s’ka pasur dhe s’do ketë vdekje kurrë.
Super, Bravo e MADHE.
—GJIKONDI -me vjen keq , je vendosur ne anen e gabuar , ne menyre kaq te shpelar keto qe thoni ju i shpreh nje komentues i zakonshem qe gjykon thjesht per cdo gje qe ka rrezikshmeri—nga ju si analiste shume planeshe presim analiza me te plota , politike , ekonomik , kombetare — patjeter qe EDI do te prononcohet dhe te tjere gjithashtu , ka ikur ajo qeveri qe bente prapaskena , —ku i gjete ato vargje , hajt nuk jane per EDIN
Po prit moj Brisida qe e derdhe kaq shpejte lenden helmuse,akoma nuk te kane dhene poste moj.Se keshtu u egersove edhe atehere kur nuk te bene kunatin avokat te popullit.Po prit se drejtoreshe e gjendjes civile kur qeveriste Meta ke qene,s,ka zbritur deri atje shkalla.Pastaj ti keshtu e ke dredhur,3 vjet me P.S,3 me LSI.
Mos fol pa lidhje or ti i Pojanit! Qenke shume i vockel…
Njoh Gjikondin prej 7 vjetesh po ti Pojan qenke kokrra legenit mashtrus sa jeni trem or burre anonim
Ore homer ! Do jesh ndonje Nga te oborrit te Rames ti ! Ke nja dy dite qe Shan dhe denigron! Keshtu bere me Manajn keshtu po Ben me gjikondin! Kjo zonje ka shume te drejte ! S’kane vdek shqiptaret akoma o humbameno !
KUSH ESHTE DAKORT QE TE ASGJESOJME HOMERIN NE VEND TE LHL?!
MEQE I PASKA SHUME QEJF!
JU LUTEM MENDIMI JUAJ!
—hej o burri i dheut , vendim te madh po merr—e para shkruaj me germa te vogla se eshte e bezdiseshme dhe ste lexon njeri deri ne fund —po te citoj MARK TWENIN–mos debato me badallenjt , se ata te terheqin ne nivelin e tyre dhe aty te mundin me pervojen e tyre—ketu po e mbyll –fitove
“homer” eshte edhe nje shprehje e konfucit qe thot: “inteligjenca jote perllogaritet nga kapaciteti qe ti ke per te njohur injorancen tende”. Edhe ti mos jep mendim mbi gjera qe ske njohuri dhe qe si di sesa injorante je. KJo zonje apo zonjush e nderuar ne radhe te pare eshte humane, pastaj shqiptare, pasi ajo e do jeten e saj dhe te te gjithe popullit qe jeton ne keto troje, ndersa ti sje gje tjeter vetem nje vemje i klases politike qe mendon vetem interesin tend personal pasi ai eshte i lidhur me ate te ketyre krimineleve qe e kane katandisur kete vend qe tani diskutohet qe as bare te mos hame se edhe ate do te na helmojne. Pa dyshim ti je fotokopja e asaj klase qe drejton dhe prej teje vetem helme pret te nxjerresh nga goja.
Mjafton heshtja dhe mungesa e transparences per ti thene JO ! Rama po ben presion mbi shoqerine civile.Na Zhgenjeve Z.Rama !!!
Komente si keto te Homerit, “…hajt nuk jane per EDIN” jane zyrtarisht njerez te paguar qe kane shitur veten per 2 mije leke.
Bravo.
POR duhen protesta tani para se te meret vendimi. se kur te mirret vendimi pa e veshtire te cbehet.
Vetem protesta masive – ti a kujtojne Rames ato qe e sollen ne pushtet mund edhe ta flakin si plehre.
Faleminderit Zonja Brizida per kete apel dinjitoz qytetarie qe beni(ju kerkoj ndjese per nje replike timen,ndoshta pa vend,bere kohe me pare).
Kushtrimi juaj i sotem,tregon se jeni me te vertete nje Shqiptare e mire(ndoshta 24-karateshe,sic dikush me pat thene),tregon se ne kete vend paska akoma intelektuale,gazetare e publiciste,qe arrijne te ngrihen e dalin edhe mbi veten,kur eshte fjala per ceshtje madhore qe lidhen me vetekzistencen tone dhe te ketij vendi.
Eshte nje apel-kushtrim,drejtuar gjithe atij pirgu kameleonesh, qe fatkeqsisht s’arrijne te dalin e ngrihen dot as mbi smogun politik qe i ka kaplluar,dhe as pertej qenies se tyre si qytetare te vetdishem te ketij vendi te nemur.
Une e konsideroj ne menyre te vecante,si nje apel te drejtperdrejte ndaj mikut tim te vjeter-Mero Bazes(sa s’eshte vone)!
Edi Rama,kerkoi me te githa bestytnite,menyrat,rruget e mjetet(te moralshme e te pa moralshme)takim me historine,dhe ne ja dhame…!I kemi dhene edhe 100-dite(e me shume),per te pare e provuar se c’eshte ne gjendje te beje.
Por nese Rama s’do te kete kurajon ti thote JO kesaj ‘facendeje’ armesh kimike(urojme qe te jete vecse nje truk politik-’mavi’…),atehere,ai do te fimose fundin e tije te ZI ne Histori.Do te tregoje qe s’eshte(e ka qene) vecse nje shqiptar i rendomte-i keq,biles i zi-fute(qe pasi i ka ‘zene barku gjize’,fluturon pas preshit)!Dhe s’do ti hyje e beje me pune askush,as ‘shtylla e betonit’ te rruqerve pa hekur brenda(trafikuar per skrap nga’kompania e skrapit’),as shpk politico-private te kryemedhenjeve,kokdhimeve,’yjeve fedele’,deli-mihalerve…,as ‘lepitkat e pushtetit’e ‘femrat e tije’-ne avanguarde…,as keshillat e kinezerite e ‘xeneve’,’fateve’ e ‘artaneve’…,as ‘driterimi’e ‘driterosjet e gjebrejeve dhe fev-zinjeve te frengut te Zejmenit…,as dreqi vete(bashke me qoftelargun).
Do te arrihet ne ate pike(pikerisht ne te 101-in pervjetor te Shtetit te nemur Shqipetare),qe ky vend,ose do te behet(eshtu sic duhej te ishte bere-si gjith vendet e tjera),ose flaka le ti dale,para se tymi i Lazaratit,’fryma’ e xhonturqve dhe ‘avujt’e helmeve te armeve kimike te ‘asadeve’(prodhuar kushedi se ku),ta mbulojne per shekuj te tere!!
Po ti Askush nuk i the jo korrupsionit ne shish, ju horrat qe shkaterruat veten tuaj edhe gjithe kete vend. Ne vendin tim ne vendin tend nje i cmendur te gjithe i cmend
Per [email protected] e rreme)) Me 12 Nentor,2013 ne ora 2:13 eshte publikuar ne shkrimin “Jo!!“e z.Brizida Gjikondi nje koment me emrin Tim virtual “Askushi“. Po ate nuk e kam shkruar une dhe i gjithe shkrimi eshte surrogati i im edhe pse une ndaj te njejtin opinjon me shkrimin. Sigurisht qe nuk eshte gje e mire te hysh nen lekuren e tjetrit. Eshte hija ime dhe cdo njeri ka hijen e tij.
Te lumte goja!
Znj Brizida Gjikondi, pergezime, pergezime… pafund per kete artikull te thjeshte dhe plot domethenie!
Nese kryeministri yne qe ne i besuam voten dhe jetet tona, do kete ndergjegje dhe moral , duhet ta lexoj dhe te rreflektoj thelle per te miren e ketij populli fatkeq…
Nese nuk e ben , atehere mund te shprehemi me plot gojen se perfunduam nga tenxheria me uje te perveluar , ne tigan me uje te nxehte.
Te lumte.
Ke fol sa per te gjithe ne shqiptaret kudo qe ndodhemi.Ne kesi gjerash nuk ka ndarje sipas bindjeve politike dhe fetare.
Te gjithe duhet te jemi te ndjeshem dhe te pergjegjshem per fatet tone dhe femijeve tane.
Hajde njeher nga anet tona ne shtepine e beut te te mbarsim mire nga para e nga pas. Dole me e zgjuar se Amerika ti.
Znj Brizida Gjikondi, pergezime, pergezime… pafund per kete artikull te thjeshte dhe plot domethenie!
Nese kryeministri yne qe ne i besuam voten dhe jetet tona, do kete ndergjegje dhe moral , duhet ta lexoj dhe te rreflektoj thelle per te miren e ketij populli fatkeq…
Nese nuk e ben , atehere mund te shprehemi me plot gojen se perfunduam nga tenxheria me uje te perveluar , ne tigan me vaj te nxehte.
Super brilante! Ska cti shtoje askush. Kete duhej ta kishe bere Mero me kohe, por ja qe e qendisi Znj. Gjikondi. Kjo eshte nderthurje e thelbit te paster me stilin e penen e holle. E kam lexuar dy here per qejf!
Bejini share ne facabook e kudo!!!
Gjikondi te falenderoj, ke shprehur ate qe mendoj edhe une!! Neqoftese Rama do pranoje helmet kimike te Asadit do vertetoje se eshte nje demagog e mashtrues ordiner, karjerrist i felliqur, politikan miop dhe mbi te gjitha, armik i popullit shqipetar!!
Po beri kete do te zero vendin e merituar ne radhen e gjate te politikaneve legene shqipetare. Por nga pasojat dramatike qe do kishte vendi, mund te zere vendin e kryelegenit!
Une akoma mendoj se nuk do ta hedhe kete hap prej tradhetari!
ju lumt ajo dor zonj
“Mbreterimi juaj personal s’duhet te kishte arritur ne kesi cmimesh”?!?!
Moj shoqe, mos valle votuam per te apo u vetedeklarua si I tille ?!?! C’fare eshte kjo gjuhe ?!?!
Per c’fare cmimesh e ke fjalen se deri tani nuk ka dale ndonje bilanc qe te paragjykosh..?!?!
C’fare eshte ky stil qe na fut Cajupin ne mes sikur po I flet ndonje pushtuesi apo sikur e krahason me gomarin ?!?!
Kush je dhe ata qe dalin ne proteste te besh totalin qe na e dashkeni me shume atdheun se ai ?!?!
Ore do piqeni ju nga trute e kokes ?? Moj shoqe, ajo Amerika te dha kufij..Na thuake qe dashamiresia dhe miqesia qenka reciproke..Lind pyetja..
C’fare kemi bere per Ameriken deri me sot ??
Sa investim ka hedhur Amerika kundrejt nesh ??
Ta ka marre prodhimin e kepuceve dhe ta ka futur ne kompanine Aldo, ne nje nder kompanite me presticjoze amerikane e sa e sa produkte qe mbajne shqiptaret me pune dhe c’fare kemi bere per ta ?!?! P’se flet kot ?? Ne jemi destinacjon gjeografik per ta, por kjo s’do te thote qe vetem te thithim e te thithim nga ta..Shif raportet me kabllograme kur u be marreveshja me grekun c’fare shkruante ambasadori amerikan..Shife c’thoshte Withersi per ish Camerine dhe si ngulmonte te shtynte ish qeverrine e jashtme qe ta benin zyrtare kete c’eshtje..Ore a jeni ne terezi ju apo jo ?!?! Ose ndergjegjesohuni dhe behuni me kuptim plote dhe kthjellohuni ose do ngelni c’fare jeni te pagdhendur..
Moj shoqe, p’se nga flet sikur e ke aq te bukur ate shpine tende ti aty dhe flet sikur gjitoni te erdhi me kepuce me balte dhe ta beri zhul..JU ZHUL JENI..Je s’keni piken e educates per plerat..Ju hidhni shishet plastike te ujit duke ecur anash trotuareve..Ju keni vjedhur per skrap ato pak kazane ne stacjonet e autobuzave ai “veshgjati” juaj..Ju hidhni anash rruges dhe ne prrua mbetje sptitalore..ETJ ETJ ETJ ETJ QE S’TA KAM TAKATIN…
Fjale zemre dhe me nje mendje te kthjellet ke shkruar moj ZONJE e NDERUAR.
Briseide burrneshe, me dhe nje kenaqesi te madhe,
se besimin qe eshte: JO e kam
te ‘patjetersueshem’, te falenderoj, mike.
askush nuk do kishte c’ti shtonte ketij shkrimi , ke folur per te gjithe , shpresojm te mos jemi te vetmit qe e lexojm , shpresojm qe te kete nje dore ta ndaloje ate ” perbindesh” qe po i kanoset vendit ,tokes , njerzve … respekte per ju Brizida Gjikondi .
More zotrinj qe i bini kot legenit.Pyesni nje here ushtaraket e para viteve 90 qe do perballonin lendet helmuese te armeve kimike ne fushe te hapur me mjetet e mbrojtjes k/kimike,pelerine,corape,doreza e k/gaz.Po te ishte ashtu ata 600 mije burra qe kish ushtria shqiptare e qe do ishin ne front do cfaroseshin per nje dite nga perdorimi i LHL te armiqve te mundshem.Nuk eshte aq gogol sa behet.Po edhe nje cike zhurem duhet qe te mos bejme pune angari si ne Gerdec e te majmerohen Shkerdhenet,Delijorgjet e ndonje Devirol.Nuk ka as nje rrezik po te jemi te kujdesshem e me mend ne koke qe per inat te shefit te derdhim fucite e helmit.Une pikerisht kesaj i druhem.Si ish ushtarak me arsimim maksimal gjykoj se nuk perben rrezik vec atij te shkaktuar nga njeriu.
E deshem NATO s,ka terrci verrci,ke detyrime e te rrish drejte.
Z.Aranit dhe ne gabimit njerezor i druhemi (pasi e pesuam njehere ne Gerdec) se gabimini natyror ndodhi qe diten kur lindi Berisha.
Guximi i tepert eshte budallallek. Perse ti shtrijme kembet me shume sec kemi jorganin.
Rusi heren e fundit qe ishte ne toke shqiptare ishte kur ecte mbi kafka femijesh ne Kosove perkrah ushtrise se Milloshevicit.
Sot me 2013 harton raporte se si armet duhet te shkojne ne Shqiperi.
Ashtu si ne 1913 sot ne 2013 eshte pak a shume i njejti skenar, vetem se gjerat kane me shume ate spektrin diplomatik.
Jane disi me te kamofluara dhe sot ai “ofron” ndihme 2 milion dollare per Shqiperine. (Rusia i ka nxjerr 100 fish fitim atyre armeve qe i ka shitur Assadi-it, neve keto tonat do i harxhojme duke rehabilituar token duke paguar kontraktor te huaj)
Atehere aferat beheshin ne Konferencen e Londres, sot u bene ne OKB. Mos harro se deri para disa muajsh ishte nje serb si sekretar i pergjithshem i OKB-se.
Une nuk dua te krijoj panik, por ama edhe ky besim i verber tek te tjeret, mua me nuk duket aspak gje e qene.
Thika, Rusia, ashtu si edhe te tjeret, nuk ofron asnje lloj ndihme per Shqiperine. Ato 2 milione dollare Rusia i ofron per transportimin e armeve nga Siria ne Shqiperi. Por edhe sikur te gjithe te ofronin para, Shqiperia nuk duhet ti pranoje ato arme. Ato arme i refuzojne te gjithe, ShBA-ja, Rusia, Norvegjia, Turqia etj. etj. Belgjika e Franca bejne sikur diskutojne per ti pranuar, per te na hedhur hi syve. ShBA-ja ka vendosur ti fute ne Shqiperi. Kjo eshte kulmi i poshtersise, kulmi i fyerjes. Shqiptaret nuk duhet ti pranojne ne asnje menyre. E drejta eshte me shqiptaret.
ARANIT POJANI MEQE QENKE KAQ I DITUR DO TE LEME TY TE NA BESH NJE DEMOSTRIM LIVE ATJE NE SIRI SE SI ASGJESOHEN KETO ARME KIMIKE TE ZHDUKJES NE MASE DHE PASTAJ NE SI POPULL DO VENDOSIM.
SI THUA PRANON?!
MUNDESISHT TE MARRESH DHE FAMILJEN ME VETE DHE TA SHOHIM QE NDOSHTA SPASKA RREZIK KJO PUNE.
RROFSH BRISIDA E PAC BEKIMET E SHQIPTAREVE!
Ne z. k. Minister duam qe :1- LHL TE MOS VINE NE SHQIPERI.
2-Kerkojme transparence nga qeveria dhe informim jo terr informativ.
he luja katundare me jaka te bardha. e paske shkru kete hartim shkollor me lopate n’krahe.
Ti , or Pojan, nga aresimi mund te jesh maksimal por nga trute, me siguri, je minimal!
Te lumte Briseide nje shkrim vertet brilant me sa duket barsoletat se rilindja nuk ishte zevendesimi i nje shalegjati me nje te kerusur po zbardhen me shpejtesi te papare turp per kete palo rilindje turp dhe per kete te gjatin qe nuk i skuqet faqja edhe pse koka i del mbi te tjere….
Ore po sa te trashe jeni. mendoni se gjithe bota iu a ka me futur. Sigurisht edhe kjo mund te shihet edhe nje mundesim e mire per perfitim.
Jooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
asnje presje sdo ti hiqja fjales se saje,politikanet shqiptare vemje te peshtira servile dhe te jargosura ,vizkuoze der ne shpifesi,per interesat e tyre politike te momentit sakrifikojne edhe jeten tone…ne nuk kemi as kapacitetet njerezore as ato materiale,por aq me keq as hapsire gjeografike te tepert,per te organizuar demontime te armeve kimike,heshtja dhe rrjedhja e informacionit nga gazetat prestigjoze,eshte shenje mosrepsekti dhe neperkembje per sovranin qe votoi dje per ecjen perpara, duke lene pas cdo te keqe, ciladoqofte ajo,kur flet sovrani edhe keta palo-pushta duhet te heshtin e ulin kokat mendjelehta e te trullosura nga deliri i fitores me veten, qe te perbuzin dhe fyejne inteligjencen e ketij populli qe pret nje drite shprese ne tunelin e gjate 23 vjecar akoma pa fund..nuk ka rendesi ca je i majte apo i djathte,per te kuptuar pasojat katastrofike te ketyre operacioneve jashtezakonisht te rrezikshme ne cdo kuptim…atdheu eshte shtepia jone dhe sdo te leme te na e ndote askush cilido qofte ai,mosbindja civile do ti fshije nga faqja e dheut keta arrogante dritshkurter ,nese guxojne te neperkembin sovranin…
Z. Kryeministër,
Nëse “ekspertët” ju thonë se Shqipëria është e aftë të manaxhojë situata të rrezikshme, mos harroni Gërdecin. Një “gërdec” me armët kimike do të ishte fatal jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet fqinje.
Nëse “aleatët” ju premtojnë ndihma monetare dhe teknologjike, mos harroni se do të duhen shumë vite për të shkatërruar një sasi aq të madhe armësh kimike. Gjatë kësaj kohe situatat mund të ndryshojnë “aleatët” mund të kenë kriza, dhe Shqipërisë mund ti mbeten armët kimike si dopjogjashta në dorë. Çfarë do të bëjmë ne pastaj? E kam fjalën për popullin, sepse ju ndoshta nuk do të jeni më kryeministër në atë kohë (dhe ndoshta mund të jeni diku nga Franca). Shikoni çfarë po heq Japonia me centralet bërthamore të dëmtuara nga tërmeti. Ato kanë mbetur në një gjendje që është e pamundur të ç’aktivizohen ose të fiken dhe bëhen shpenzime të vazhdueshme për të shmangur shpërthimin dhe katastrofën (pompohet ujë nga deti). Këto shpenzime do të vazhdojnë për shumë vjet dhe kostoja e tyre do ti tejkalojë përfitimet ekonomike që mund të kenë sjellë centralet bërthamore.
Mendoni për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Mos merni vendime të nxituara për gjëra që mund të kenë pasoja afatgjata për vendin. Kërkoni mbështetjen e parlamentit po të jetë nevoja, ose më mirë akoma bëni një referendum popullor. Aq më tepër që çdo vendim për pranimin e armëve kimike do të binte ndesh me kushtetutën.
Mos tju mashtrojë “krenaria” që Shqipëria po mban një barrë të rëndë për zgjidhjen e problemeve të botës. Ne e kemi dhënë ndihmën, djersën dhe gjakun tonë aty ku ka qenë nevoja, por kjo është një barrë që Shqipëria nuk mund ta mbajë. Asnjë nga vëndet e zhvilluara nuk po i pranon armët, pse duhet ti pranojmë ne? Thjesht sepse ne jemi vend i vogël, na kanë në dorë, mund të na japin urdhëra dhe mund të na e mbyllin gojën? Mos e pranoni një poshtërim të tillë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Armët kimike le ti asgjësojnë ato vende që kanë ndihmuar për ti prodhuar ato (që normalisht kanë edhe teknologjinë dhe ekspertët e nevojshëm), jo Shqipëria.
Z. Kryeministër, vendosni jo vetëm me mendje por edhe me zemër. Po e filluat karierën tuaj me një vendim të turpshëm, të zezat do tju ndjekin pas gjithë kohën. Bota ka shumë mbetje bërthamore, kimike, armatime etj. që duhen shkatërruar. Mos na e ktheni Shqipërinë në h**** e botës. Më mirë pa bukë se sa pa nder.
MBI TE GJITHA NE DUAM SHQIPERINE , SE ZOTI KA THENE : “DUAJE VEHTEN PA TE TE DUA”
Jooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo.
Thank you, 1000 faleminderit nga nje emigrante me bindje the majta. Ke folur ne emer te te gjitheve. Te lumte!
Pershendetje nga Australia
Bijte e kesaj toke qe e duan me shpirt e me zemer kete vend nuk jan shuar……E kjo me gezon pa mas moj zonje e nderuar…meriton respekt.
Nje zoteri me siper me emer “homerei” qe me shume do i shkonte “servili” te tregoi se je ne ane te gabuar…punoka akoma me kandaret e vjeter, sic duket,spo di te perdori dot peshoren “elektronike”….u cudit se ku i ke gjetur keto vargje, qe si shkojne Edit…ketij Edit qe lepiu atje ku beshtyu, per te arritur atje ku arriti.Berisha ka bere shume deme te pa ndreqshme, por nje gje e beri mir…FMN-se i tregoi vendin…ky beu yne, jo vetem qe sflet..(se ja presin gjuhen)por i ka hapur dyert katerkanatesh….e tashme fitoria jone do jete edhe me e madhe se Argjentina apo Greqia…..respekte moj zonje…..
Bravo.Fjalet e tua ne veshin e Rames.Shkrim vertet rringjethes.
Dakord, me pika e presje, moj burrneshë…
me vargjet e Çajupi e arrit nirvanen fshatareske. shperthen si mos me keq.
Bravo Dashamir dhe te gjithe komentuesve te ketij artikulli brilant! Me sa po shikoj ndyresirat alla Naim Cili,Adri Nure.ari apo truthare te tjere pro ketij importimi si Aranit kapterri me shoke po rrallohen.
Le te dalin keta vemje parazitesh qe se kane bere nje akt qytetarie deri me sot e te shkojne vullnetare ne Siri per ti demontuar atje, meqe u pelqeka kontributi per paqen globale!
Une i kam dashur shume fare,te gjitha shkrimet e saj,aqsa s’do guxoja t’i kundrvihem… Por, pse xhanem,s’ka aty asnje vrejtje per specialistet e kesaj fushe! A thua,ata s’e dashkan jeten sa dhe ne injorantet e kesaj fushe,(ketu futet dhe Brisida), apo, “Ha,haaaa… krushqit, ambjentalist te Saliut,(Me falni),te Shqiperise… Ha,haaaa cuditerishte, edhe Brisida jone,Brisida e te gjitheve. Jo,per Zotin ne qiell,me keq s’ka ku shkon moj zonje e vertete per Ode te madhe… Japo,hajd te cajme detin me pash…
Mbase imja ulerime…
Ngjitet ne vesh te Allahut!
Dhe Ky,nis nje vetetime,
qe t’i shohem vleren,KAUT….
—sa bukur e thua —qe ti shohim vleren KAUT
TE LUMTE GOJA.
RROFTE SHQIPERIA;RROFTE MENDIMI KRITIK E I PAVARUR
Kryeministri per momentin aq sa ka per te thene e ka thene. Kerkoni te thote edhe kur nuk ka per te thene ? Duroni o parashikues ,thashethemxhij, analiste, politikane dhe mos mendoni se vetem ju e doni vendin. Kryeministri i votuar nga populli pervec se eshte intelektual dhe qytetar puro ka treguar se di te menaxhoje nje kryeqytet, di te krijoje nje parti me kohen dhe kini besim se edhe di te drejtoje nje shtet. Qiqrat ne hell tregojani atij qe iku dhe qe nuk i besohet ende qe eshte i ikur.Ndryshojne kohet ndryshojne edhe njerezit.
Bravo Brizida. Si gjithmone e vertete , e mencur dhe kurajoze Te pergezoj nga zemra per kete shkrim i cili me te vertete eshte nje shqetesim i madh per te gjithe shqiptaret e ndershem .Nuk e kuptoj se si do ti vej halli ketij populli me keta politikane qe sa here duan voten behen si gjengja te bute dhe me te hipour ne karrike ngerdheshen dhe egersohenh sikur te na kishin zene pre te gjalle .
Bravo Brizida. Si gjithmone e vertete , e mencur dhe kurajoze Te pergezoj nga zemra per kete shkrim i cili me te vertete eshte nje shqetesim i madh per te gjithe shqiptaret e ndershem .Nuk e kuptoj se si do ti vej halli ketij populli me keta politikane qe sa here duan voten behen si gjengja te bute dhe me te hipur ne karrige ngerdheshen dhe egersohen sikur te na kishin zene pre te gjalle .
E Shkelqyer! Te lumte per kete shkrim!
Hahahahahahahahaha! Kjo Brizida te kenaq! Si i vjen ja kercet! Me keq se Saliu! Domethene ja fut pordhes pa ju dridhur leshi i sumes per te mos thene g..it! Kjo nuk ka hallin e armeve, po pse Rama nuk i ka gjetur ndonje pune! Kur kjo shkruante hartimin e rradhes, se keshtu e ka zakon, Rama ende nuk kish folur! Po tani qe foli Rama cfare do thote Brizi?
Sigurisht edhe une, madje besoj asnje shqiptar, nuk jemi dakord qe ne Shqiperi te sillen arme kimike. Por cdo gje duhet bere me qetesi, maturi, madje edhe me trimeri! Keta qe kane folur deri tani, duket sikur me zorr presin te gaboje Rama dhe ferkojne duart! Si puna e Saliut! Shan Ramen perse nuk flet, por vete nuk ja mban te thote se nuk eshte per sjelljen e armeve!
Te jeni te bindur qe armet nuk do vijne! Une e ndjej!
shkrimi eshte me nerv,por jam dakord me Briziden,si intelektuale,grua,banore e Shqiperise se mbetur ne pike te hallit.Rama ketu eshte ne nje pike fatale,shikoni sesi berishat heshtin,se jane duke ferkuar duart,nuk u plas fare per ankthin e shqiptareve,por sesi te shohin kundershtarin me shpatulla per muri.Kam idene se amerikanet zyrtare e konsiderojne Shqiperine si vasal memec.Le te perdridhet e sperdridhet,mjafton qe nuk ia degjojne fjalet dhe e mbyllin me kaq.Ndersa nga ana tjeter me vjen keq qe ambientalistet jane thellesisht te painformuar,kodoshat e ca shoqatave te leshit,qe u doli rasti te duken televizorit nuk e kane fare haberin e lendeve kimike,as sesi ruhen,si dekompozohen,si shperbehen,si trajtohen,etj.Flasin si ideologe dhe sa me shume frike te mbjellin aq me shume u duket se po shpetojne planetin.Une kam frike per nje gje tjeter.Le ta zeme se e nisem demontimin sipas rregullave.Duhen fonde,kapacitete njerezore dhe jo pak,ja,ca i kemi dhe ca na i dhane.Pastaj si zakonisht do mesohet dora dhe do behen punet pergjysme,mbase dhe amerikanet do mbyllin nje sy,se edhe ata duan te kursejne ca miliona,se demontimi kushton qimet e kokes.Pyesni ruset sesi i dekontaminojne armet e tyre,sidomos ato berthamoret.Thjesht i varrosin neper miniera.Jo me larg se dje po lexoja nje reportazh mbi Cernobilin sot,ka filluar te popullohet zona e kontaminuar,sepse varferia vret me shpejt sesa radiacioni,ndersa thuhet se duhen 2-20 mije vjet te moderohet radiacioni,disa izotope duan 100 mije.Ne kete pike ne ndihemi te papergatitur.Kam pershtypjen se edhe kimistet flasin me optimizem,sepse duan te punesohen madje.Ndoshta te paktet e pranojne si sfide,te shumtet mbase kane halle dhe duan rrogen.Pra,shkurt,per te diturit kimiste,per gjysme te diturit si puna ime dhe per te paditurit dhe ideologet ambientaliste te televizorit,mendoj qe Rama t’ia lere ne dore vendimin nje referendumi popullor,se nuk eshte shaka te fusesh ne Shqiperi mbi 1500 tone municione me mbushje kimike dhe derivatet e tyre.Te behen tratativa,te shikohen mundesite,te shtrenjtohet dora.Kollaj eshte te blesh pa leke dhe te te paguajne,por nje cen e ka kjo pune.Madje amerikanet nuk mund te jene kaq cinike sa te na vene ne prove me nje rast kaq flagrant.
O komentuesa! Degjojeni mire Aranit Pojanin.Ai ika berezboret e Enveri me kohe te plote dhe e ka patur mendjene ne mesim,jo si ju qe ja fusni bask me ate shkruesen e shkrimit.E dini ju se qendrueshmeria e ketyreLHL kur perdoren n terren te hapur eshte nga disa minuta(klorpikrina ne cadren e gazit ) deri ne disa ore (lendet me qendrushmeri te lart) Po ne kushte teknikisht te larta si ne laborator ku eshte e sigurte shperberja etyre. Mbas shperberjes atoshperndahen ne eter sipas perbersve te tyre (oksigjen hidrogjen azot etje. Ku jane sot pedagoget e kimise per te shpjeguar ne menyre shkencore te pa diturve se nuk ka asnje lloje rreziku gjate asgjesimit teLHL ne kushte laboratorike dhe teknike perfekte . O te paditur me kete lloj prapagande qe po beni po hiqni nga duart e popullit hde te kombit miliona DOLLAR. Pse nuk prononcohen oficeret eshquar kimist si Piirro B,Jorgo ZH , Bedri N, Agroni, Bujari ,eshume e shwme te tjer.
Zonje je shume e nderuar…Ke shprehurr mendimin e shumices se qytetareve shqiptare. Ata qe e mbrojne helmimin e vendit jane butake,zvarranike pa komb qe ja jane errur syte nga postet partiake. Couni shqiptare duke lene politiken dhe preferncat partiake te protestojme kete munxyre qe po i kanoset vendit!!
Edi Ram historia dhe populli shqiptare do te mbajne TY pergjegjes nq se i thua po helmeve te Sirise!!
Ia the moj Brizi, po kujt ia the. Ti i njeh shume mire dy palet dhe c’jane ne gjendje te bejne. Ajo qe duhet te bejme ne te pafuqishmit ndaj djajve te pangopur ne pushtet dhe para (dhe jo vetem kaq por dhe ne ligesi ekstreme) eshte te shpetojme femijet dhe te zhdukemi nga ky vend i namur.
Te lumte Brizida!
Bravo, bravo, ti jo kot me ngjan mua (fizikisht)
Ajo qe verej eshte se shqiptaret jane te paafte te vleresojne md tru dhe bien pre e disa palo ambjentalistave qe me injorancen e tyre kane dhe guximin natyral qe te dalin e manipulojne e ndikojne ne fatet e vendit.
A e dini sesa mundesi jane humbur nga palo ambjentalistet…ndalimi i skrapit te mbetjeve jo plehra sic keqperdoren ndikim direkt ne industri e vende pune. Ndaluan vendepozitimin e mbetjeve te rrezikshme ne fier me financim te BE..sot e kesaj dite i hedhim ne lume…me nje te gerthitur keta ambjentaliste shkulin dyert per projekte e vjedhin bashke me zyretaret..po populli cfiton.
Kujtoni ju se USA ngeli tek ne qe ti hedhim hallin e Sirise..a keni pak mend si fuksionojne shtetet e politika apo lexoni akoma veprat e dulles…e dini qe shqiptaret pa USA do ishin ngrene nga greke e sllave..
A e dini qe kane qene ne Hene 50 vjet me pare e nuk kane probleme teknologjike per armet.
Hiquni ne ato qe dini e mos u merrni me bejte injorantesh…palo popull
Crendesi ka mor homer se e kujt force politike eshte Brisida ,a seshte dhe e hitlerit??a jane te verteta dhe shume te sakta ato qe thote more tuaf, qe ke mare dhe gjithate emer tragjik ” homer”. nuk ma do menja qe e ben per ndonje leke ,por aq ta thote mendja edhe sikur te te pjerdhi rama ne hunde livando do te duket!!
Perulem me respekt perpara Brizildes dhe pres qe te shkruajne dhe Z,Eleni Kocaqi me intelektuale te tjera shqiptare, per te hapur syte e popullit,per te ndaluar cmendurine e te cmendurvet.
Eksperimenti i bere ne PS per te zgjedhur ne krye te partise,nje misionar duket qarte qe deshtoi me sukses te plote.Misionari te vazhdoje te realizoje misionin qe i ka caktuar sekti te cilit i perket.
Noli 8/10 te kohes qe ishte KM,e kaloi neper hotelet e Gjeneves,pjesen tjeter e shfrytezoi maksimalisht per ti rene fyellit ne zyre,ne nje kohe qe populli ishte ne kembe.Dihet kohezgjatja e qeverise te tij.Noli u zgjodh KM se i ra shorti.KM yne qe eshte akoma KM eshte misionar,jo socialist.Te shohim sa kurriz te forte do te kene ata qe duan ta mbajne akoma ne kurriz misionarin i cili do te ne coje ne prag te vdekjes e pastaj te na rilinde.Respekte per artikullshkruesen.
ka shqiptar Shqiperia,avo briz e ke shkrujt me zemer.