Ora e terrorizmit po ecën, për fundamentalizmin ngadalë e për paqen dhe demokracinë tepër rrëmbyeshëm, edhe në vendin tonë
Në Kosovë, viteve të fundit, vazhdimisht është tërhequr vërjetja, të paktën nga mediat, në forma të ndryshme, për rrezikun e fillimit të sulmeve vdekjeprurëse të fundamentalistëve islamikë. Qoftë kur thjesht është raportuar për fjalimet e përfaqësuesve fetarë nëpër tempuj a tubime që nxisin urrejtjen ndërfetare dhe kërkojnë vendosjen e fesë mbi shtetin, apo për persona të tjerë që ushtrojnë dhunë ndaj personave a komuniteteve që nuk i përkasin fesë së tyre, qoftë për persona të caktuar që shkojnë në vende të tjera për të luftuar në emër të fesë dhe lënë të nënkuptohet se më kthimin e tyre në vend do të sjellin edhe luftën që ishin duke e bërë atje.
Nga të gjitha këto, rastet nuk janë të pakta dhe të paverifikuara. Bile janë më shumë se sa që nevojitet për të kuptuar se deri ku ka shkuar puna.
Dua të them, ne tashmë jemi brenda fundamentalizmit islamik dhe luftës së tij të çmendur sa, më lejoni të ironizoj, s’ka më zot që të mos e vërejë dhe kuptojë këtë.
Një vërejtje që nuk e di nëse është bërë dhe që do të doja ta bëj, është: kësaj gjendjeje, përveç natyrisht vetë personave të zhytur në këtë fundamentalizëm dhe vendeve arabe që e kanë financuar, i kanë kontribuuar, bile mjaft fuqishëm, edhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës (që natyrisht në vend të shtetit laik e duan sheriatin), politikanët popullistë dhe mbi të gjitha mungesa e një shteti të konsoliduar që do të arrinte më kohë të gjejë dhe mbajë nën kontroll peronat a grupet që e rrezikojnë drejtpërdrejt a në forma të tjera sigurinë e gjithëmbarshme.
Kur flas për politikanë popullistë, flas mbi të gjitha për kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, që vazhdimisht përdor kryeministrin turk si xhoker të përfitimeve politike në vend, flas për politikanë të tjerë hipokritë të cilët nuk i lidh asgjë me fenë e në momente të caktuara, për qëllime të caktuara personale politike, thirren në emër të zotit të shumicës në vend, si për shembull Lutfi Haziri, një nga figurat politike më perfide të LDK-së, flas për flirtimin marrëzor të Vetëvendosjes me fenë, përkatësisht qëndrimin ndaj shamisë dhe simboleve të tjera fetare të sanksionuara nga Kushtetuta, etj.
Në gjithë këtë, gjithashtu, pyetja është: si do të mund të përballemi me këtë fundamentalizëm me këtë strukturë politike dhe me këtë gjendje shtetërore?
Wislawa Szymborska ka një poezi ku përshkruan një skenë para shpërthimit të bombës së terrorizmit në një bar. Duke e lexuar, e ky natyrisht është “qëllimi” i letërsisë, lexuesi vëren varg pas vargu se si në çkado, kudo dhe kurdoherë, ai vetë është banor i asaj skene. Ora është trembëdhjetë e shtatëmbëdhjetë. Bomba do të shpërthejë në ora trembëdhjetë e njëzet. Secili nga ne, jemi duke hyrë, fatkeqësisht, ose duke dalë, fatbardhësisht, nga dera e atij bari ku është vënë bomba. Çdonjëri nga ne vetë ose të afërmit e çdonjërit nga ne. Në të vërtetë, asgjë nuk është punë fatkeqësie a fatbardhësie. Nëse sot jemi duke dalë, nesër do të jemi duke hyrë.
Mundet se frika ime (juaja) është e tepërt.
Por, ora e terrorizmit po ecën, për fundamentalizmin ngadalë e për paqen dhe demokracinë tepër rrëmbyeshëm, edhe në vendin tonë.
*EXPRESS
Shqipetaret nuk e kann frike fundamentalizmin islamik, qe sa per ilustrim as nuk paguhet dhe prap mbetesh me faj e shkon drejt izulimit, por i trishton gazi sirian, qe edhe ashtu eshte nje pune HUMANE edhe fisnike qe me ne fund te bem diqka GLOBIN…
Fondamentalizmi i cdo lloji qofte ai islamik ose i krishter, eshte rrezikshmeri.
Armet kimike nese deri dje cenonin popullin sirian, po hyn ne Shqiperi atehere cenojne ate shqiptar.
Nuk mund ti besohet nje marreveshje qe eshte bere ne Kombet e Bashkuara plani i se ciles eshte hartuar prej Rusit nen mbikqyrjen e Vuk Jeremic-it.
Humanizmin ta tregojne ato shtete qe i shiten arme Assadit.
Luften ne Siri po e bejne xhihadistet per te cilet ky artikull flet; ata qe kur kthehen ne trojet e tyre kercenojne se do marrin hak ne emeer te allahut ( e pe artikullin e temes per “komandant xhihadin” ne Kosove?)
Lufta ne Siri sponzorizohet prej lobit Cifut ne Amerike, qe Izraeli te mos ndjehet i cenuar ne rajon.
NATO dhe Aamerika do kete gjithmone mbeshtetjen tone, por deri aty ku mundemi, jo deri ne vetmohim.
Flm autorit qe kerkon te ndergjegjesojn masat me artikujt qe shkruan. Fondamentalizmi eshte problem real.
Thjesht nje idiot! Thote ne shkrim se “rastet nuk jane te pakta dhe te paverifikuara”, por nuk citon asnje. Si mysliman, thjesht ndjej meshire per kete krijese fatkeqe. Mua nuk me financon askush ne besimin tim, qe eshte ceshtje zemre e mendjeje. Jam i bindur ne ate qe besoj. Jam i bindur ne ate qe mbroj dhe e them me plot gojen e bindjen se kjo fe qe jetoj, eshte paqja vete sic dhe e ka kuptimin. Po, une jam ne lufte, madje te ashper, me te ligen, te keqen, anti-njerezoren. Po, une jam nje xhihadist, per ta luftuar te keqen me cdo menyre dhe ne kete kuptim, eshte xhihadist cdo qenie njerezore ne kete truall qe lufton kunder se keqes. Po, une jam nje fondemantalist, sepse e jetoj kete fe me rrrenje, dege, gjethe e fruta. Une nuk me duhet te vras ty Arben. Shyqyr qe nuk jam aq budalla sa ty qe mendon se do te te vrase kush. Por une te ftoj kur te duash ne debat, qe te t`i heqe “breket” e te te le cullak ne injoranncen tende. Ah po, kam dhe nje deshire: qe te te jap nje laper suratit, me shpresen se mos te largohet hajvanlleku nga koka, si pasoje e goditjes.
Islami eshte fe arabe. Te gjithe myslymanet jo arabe jane te konvertuar. Islami eshte fe imperialiste dhe ka kerkesa imperiale ndaj besimtareve te konvertuar te vendeve te tjera. Besimtari i konvertuar (ne rastin tone shqiptari i kosoves) hedh poshte identitetin dhe historine e tij dhe perqafon nje identitet te huaj. Gjuha arabe behet gjuha e shenjte, vende ne arabi behen vende te shenjta, kauzat arabe behen kauza te tij dhe ne rastet eksreme edhe veshja arabe behet veshje e shenjte dhe e detyrueshme
@lexuesi
Sulme terroriste nga shqiptaret:
2007 Fort Diks USA – 4 Shqiptar nga Maqedonia dhe nga Kosova u arrestuan ndersa programonin sulm ndaj nje baze te ushtrise amerikane. Qellimi: Mbrojtja e Islamit, te frymezuar nga Al Kaeda dhe Bin Laden.
http://en.wikipedia.org/wiki/2007_Fort_Dix_attack_plot
2011 Gjermani – Arid Uka vret dy ushtare amerikan pasi qe i influencuar nga propaganda islamike online
http://www.theguardian.com/world/2011/aug/31/kosovan-albanian-admits-killing-airmen
Ti je gati te japesh lapra surratit atyre qe nuk jane ne nje mendje me ty. Keshtu do e kene filluar dhe personat e mesiperm.
bukur, nga te paktet gazetare te Prishtines qe shkruan kaq qarte dhe mire.
Nuk asht hera e pare qe vriten njerez, thjesht me i bâ ndere Zotit, a thue se Zoti ka nevoje per gjakun e njerezve??????????
E ka pase then nji malsor prej Galilese ne Izrael, qysh para 2000 vjetesh:
“…Do t’ju përjashtojnë prej bashkesive.
Edhe më! Po vjen koha,
kur secili, që t’ju vrasë,
të mendojë se i bën shërbesë Hyjit…”( Gjoni 16,2)
Per lexuesin, nuk te ndalon kush te ushtrosh besimin tend, por kur thua te luftoje te keqen me çdo menyre ateher lind pyetja, kush eshte e keqja per ty?
Tjeter, ti kerkon ti japesh nje laper fytyres se artikullshkruesit kete e ka nga vetja apo ta kerkon libri i shenjte dhe feja jote?
Mos i perdorni librin e shenjet dhe fene per qellimet tuaja.As librat eshentje dhe as feja nuk shkruajne e thone se duhet te fyesh, vrasesh ne emer te tyre.
@lexuesi,Me keto shpjegime,po don te thuash se je me i fuqishem se Zoti sepse,çdo besimtar me plot vetedije e din fuqine e Zotit,ati i kofshem fale.Ti zoteri po me perngjan ne,Don Kishotin.Zoti nuk kerkon qe ti te luftosh per te.Zoti na i ka fale te gjitha shqisat e nevojshme,per te dalluar vepren e mire prej asaj te keqes.Ne qofte se ti thua se,Synitet ose,sheitet bejne mire kur vrajne femije,gra,pleq,hudhin bomba ne xhami te njeri tjetrit une si mysliman,kurre nuk do te pajtohem me ty dhe tjeret si ti edhe me dhuraten e Parajses!Une konsideroj se,çdo njeri eshte dhurate e Zotit andaj,dua ta rrespektoj,derisa nuk me rrezikon egersisht,mua,kombin,lirine dhe atdheun tim.Terorizmi mysliman ne bote,demet me te madha deri sot ia ka sjelle VETEVETES. Une nuk jam kontribues i ketij demi.Kontributi iu bie:ruseve,serbeve kolaboracionisteve te tyre myslimane dhe tjerve qe po i armatosin shtetet arabe per t’i denuar tjeret,ashper dhe fort,siç ishte rasti i S.Hysenit,Gadafit,Mubarakut etj.(Vete,Gadafi,S.Hyseni,me heret Naseri,tani al Asadi i Sirise kane qene dhe jane miqte e Rusise, Serbise etj.)Pra,te punojme kunder terorizmit ne bote dhe te angazhohemi per paqe ne Bote.
mos degjoni se c’fare thote ky trapi ky mund te jete ndo nje spiun I CIAS kerkon te percaje muslimanet nuk fanatike ata qe bejne si te tille jane agjentate CIAS te maskuar si muslimane provokojne muslimanet kudo dhe I burgosin I vrasin si per shembull ne Amerike ku vete shteti Amerikan I hodhi ne ere kullat binjake edhe fajesoi muslimanet se te vetmit qe nuk I binden Amerikes jane muslimanet prandaj ata jane ne lufte kane agjenta kudo te maskuar si muslimane bejne si muslimane te flakte po ne te verte jane spiuana vetem bejne rolin si muslimane dhe esktremista per te pare se si do reagojne muslimanet edhe ne qofte se dikush nga muslimanet del edhe shprehet kunder USA ata lajmerojne CIAN edhe e deklarojne terrorist apo e vrasin e burgosin vellezer muslimane duhet te kemi kujdes nga provokimet e qafirave mos te bjem viktima edhe kullat binjake ne Amerike nuk o rezuan nga Avionet jo po nga predhat e avioneve ushtarake te shtetit edhe nga dinamiti I kontrolluar kjo do ti sherbente si preteks qe te sulmonin vendet muslimane se gjoja muslimanet po sulmojne shtetet e bashkuara o shqiptare mos bini viktima mos besoni agje se c’fare shkruajne se shumica e tyre jane spiuna dhe paguhen nga dikush te shkruaj ne ate sens
Edhe Arid Uka nuk i vrau ata amerikane, ja shpifen te shkretit.
ik o legen se nuk di ti se u je kush ta ka dhene te drejten te shkruash ne gazete permed edhe zotin ti pis Muslimanet I lufton hebreu edhe Amerika se jane kercenim per shtetin e hebrenjve prandaj duhet te kemi kujdes nga Amerika se mund te sjellin tek ne njerez radikale qe flasin shqip edhe te bejne propaganda kunder Amerikes edhe me vone Amerika me ate preteks do na godase me DROWN me aviona pa pilot sic godet pakistanin gjoja se po sulmon terroristat e gjithe loja eshte te sulmojne pakistanin edhe ti c’montojne armet berthamore se kane frike qe nje vend musliman te kete arme berthamore se Pakistani mund ti jape Arabise saudite apo Turqise edhe keshtu rezikohet sheti I hbrenjeve
Ne mos gaboj dje jane rrahur 2 vajza Amerikane nga findamentalist kosovare
dhe NR I dhunuesve ishte 6 kunder 2 vajzave Amerikane te krishtera.
Turp per kto horra qe gjoja perfaqsojn zotin.
Turp qe e quajn veten Shqiptar dhe turp te bashkohet Kosova me Shqiperin.