Çështja e armëve kimike siriane dhe mundësia që Shqipëria të bëhet vendmagazinimi i tyre ka mbërthyer çdonjërin prej nesh dhe është kthyer në temën e ditës. Nuk mund të gjesh asnjë njeri që s’është në dijeni të këtij fakti. Të shkruash rreth kësaj teme, të debatosh, të diskutosh, të protestosh, është më mirë se sa të rrish indiferent, i mbyllur në guaskë e i pa interesuar se ç’ndodh rreth teje. Secili bën zgjedhjen personale dhe në fund të çdo procesi korr edhe frytet e qëndrimit të vet, pra që vullneti i shprehur ishte i drejtë apo qëlloi i gabuar.
Nga dita në ditë këto armë po kthehen në një makth të panevojshëm. Nuk e kishim përpara se t’na fanepsej në imagjinatë se ç’do të ndodhte në momentin që ato armë do t’i kishim mes nesh. Frika dhe fobia e njerëzve fillon kur imagjinojnë procesin e demontimit dhe shkatërrimit të tyre. U kujtohet në çast Gërdeci, ajo kërpudhë “bërthamore” që shpërtheu por që fatmirësisht ishte tym baruti duke mos ndikuar në përhapjen e gjëmës së 26 viktimave që erdhën për shkak të shpërthimit të predhave.
Në rastin e armëve kimike rreziku është tek ndotja atmosferike, tek gazi helmues në eter, që rrezen e ka shumë më të gjerë dhe pasojat shumë më katastrofike. Kjo ka të bëjë me momentin e një aksidenti të mundshëm njerëzor gjatë procesit të demontimit. Dhe në planin e parashikimeve gjithmonë merret për bazë ndodhja e më të keqes, sepse vetëm kështu kupton rrezikun dhe merr masat parandaluese.
Por ngjarja e Gërdecit nuk ka kurrfarë lidhje me çdo lloj misioni të mundshëm që një pjesë e armëve siriane të demontohen a shkatërrohen në Shqipëri. Procesi i parë ishte kryekëput një ndërmarrje kriminale me qëllim fitimi e pasurimi për një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin e djeshëm, por që fatkeqësisht u implikua nga papërgjegjshmëria e një ministri edhe vetë ushtria shqiptare duke e njollosur rëndë emrin e kësaj të fundit. Pavarësisht se ajo ngjarje është sqaruar tashmë se cilët ishin aktorët kryesorë që e sollën dhe çfarë interesash përfaqësonin, nuk mund të thuhet se ajo s’ka lënë gjurmë të forta në kujtesën e gjithsecilit prej nesh për t’u trajtuar si e njëjtë me çdo lloj procesi edhe kur në këtë rast investohen Shtetet e Bashkuara, OKB-ja dhe NATO.
Duke e parë në aspektin se tashmë nuk kemi më në krye një qeveri e cila çdo kontratë që lidhte e kalonte më parë nga studio e Familjes për të marrë pjesën e saj të fitimit, më bën të besoj se asgjë nuk do bëhet në dëm të shëndetit të popullit dhe të mjedisit, për sot e për nesër. Nuk dua që me këtë rast të marr në mbrojtje qeverinë apo vetë kryeministrin Rama, por e besoj se asnjë hap i tij s’do të jetë i nxituar dhe në kundërshtim me interesat e vendit. Por plagët e mosbesimit që na ka lënë pas modeli “Berisha” na kanë futur në gjak ndjenjën e mosbesimit dhe te aleati ynë i madh duke e krahasuar indirekt vetë qeverinë amerikane sikur të ishte një nga ato organizatat mafioze që përpiqen t’u hedhin hi syve popujve në marrëveshje me qeveri të korruptuara për të arritur qëllimet e tyre kriminale.
Kur sheh pastaj atë çfarë shkuan ish- kryeministri (dhe Basha menjëherë pas tij) dhe duke e ballafaquar atë me qëndrimin që mbajti kryeministri Rama për këtë çështje gjatë konferencës për shtyp me komisionerin Fyle, kupton se sa të ndryshme janë qëllimet. Berisha & Basha nga njëra anë që as nuk shprehen nëse janë kundër, por si skuthër hedhin gurin e fshehin dorën për të luajtur me ndjenjat e atyre që besojnë se ata kanë diçka të sinqertë në ato që thonë, dhe nga ana tjetër kryeministri Rama që garantoi se asgjë nuk do ndodhë pa u konsultuar me Kuvendin e Shqipërisë dhe shoqërinë civile, pikërisht me ata që po protestojnë kundra këtyre armëve. Po, a nuk ishin këta të fundit që protestuan kundër importimit të plehrave dhe Berisha as që i begenisi dhe vendosi për hesap të vet ndonëse u mblodhën aq firma sa për të mbajtur një referendum?!
Unë nuk di të them se çdo të ndodhë nesër, se çfarë vendimi do të marrë qeveria shqiptare, po për një gjë jam i bindur: atë që sot kemi një qeveri dhe mazhorancë shumë të përgjegjshme; që kreditet në popull i kanë të larta dhe që s’kanë asnjë arsye të luajnë bixhoz me këto kredite; që nuk e kanë hallin berishist të qëndrimit me çdo kusht në pushtet duke shitur apo falur sipas rastit si ndërmarrje publike ashtu dhe njësi territoriale në këmbim të një përfitimi të çastit, më lënë të shpresoj se asgjë e kalbur dhe kriminale në dëm të këtij vendi e populli s’ka për të ngjarë më. Faleminderit shoqërisë civile të bashkuar rreth AKIP për ndjeshmërinë që ka. Faleminderit zoti Rama për seriozitetin dhe dinjitetin me të cilin po e trajton këtë çështje me partnerët euro- atlantikë.
More altin a ke femije ty nese nje dite femiju i juaj do te diagnostohej me kancer ose femija i nje shqiptari si do te ndihej ty .mos bene punen e sahanlepirsit armet kimike jan rezik
A je ne vete ty
Vetem nje gabim njerzor dhe mer fund e gjithe shqiperia
Mos u ben palace me gjithe at meron
Armet kimike jan kancer per popullin natyren dhe cdo gjeje qe quhet jete
More Atin more i pafe,more i paudhe,ti je nje vemje e peshtir.
Ti i thua feleminderit nje Politikani te ndyre,qe shkel kushtetuten e Shqiperise,qe perdhos ligjin qe sapo miratoi ne Parlament.
Vrasesi te popullit.
Edi Rama ka vendos me kohe per ardhjen e armve kimike te shfarosjes ne mase.
Cdo gje tjeter eshte vetem Justifikim per ti hedhur trute e GOMARIT nje populli te shkatruar,ekonomikisht,moralisht dhe piqikisht.
Na i vrate shpresat more te mallkuar.
Ed DROGMENI e ka marre vendimin me kohe dhe ekspertet vetem i dalin ne mbrojtje.
MJER SHQIPERIA çfare i ben keta MASKARENJE.
Nuk ka mbetur Atdheu ta shpetosh ti mor mi haleje, apo do te na kthesh Salen qe mezi e shporrem..
Cfare kujton ti se ka kunguj ne qeveri e kane nevoje per mend e tua?
Ik o mbushu se sjemi ne 1913 ketu..
Ju qe beni si te informuar informohuni njehere.Armet kimike si gazi nervin apo sarin nuk shkaktojne kancer.Ato jane gaze qe po u hodhen ne ambient shkaktojne vdekje te menjehershme te gjallesave qe kan sistem nervor pasi bllokojne acetilkolineesterazin.Nese demontohen apo ruhen pa u hedhur ne ambient nuk shkaktojne asnje dem.
Ca ben Rama more zoteri qe i thua faleminderit???!!!
E kena votue me na heq plehrat, e po na sjell Kimikate Vdekjeprurese.
Thuaji te beje detyren, e ta na njoftoje zyrtarisht se si eshte situata, nuk kemi pse i marrim te gjitha nga BOTA !!!
MINIMUMI qe kerkojme ESHTE E DREJTA E INFORMIMIT.
Altin kte ka thene Edi…ju vet populli do urdheroni dhe une do veproj…
Iiiiiiii ça servili ky artikullshkruesi,na e cpifi!
Seshte servil jo esht nga ata tipat qe marrin rrogen nga persona te kortuptuar ne kulm
E kujt I interesojne plerat ne kete moment vec qeverise rama?
Pra I bie rama eshte bossi I altin ketrushit
Shume artikull me vend.Qeveria Berisha,,derisa plasi Gerdeci nuk kishte nxjerre asnje ze,nuk kishte bere asnje transparence per demontimin e armeve.Nese Gerdeci nuk do kishte plasur,vete familja Berisha,do ishte shume krenare,bashke me arrogantin Mediu.Plehrat e Italise,pa u pyetur populli fare,pa bere transparence me asnje vend,Berisha pranon edhe i mer te gjitha,vetem pse do fitonte familja e tij.Berisha eshte po ai qe nuk pyeti per asnje konvente nderkombetare,por per te qendruar ne karrike,e shet Shqiperine te greku edhe serbi.Berisha eshte ai,qe e vret demostruesin 50 metra larg deres se kryeministrise,edhe i quan fajtore,sepse ishin me duar ne xhepa,ne vend qe te ishin me kallashnikof,edhe te tregonin qe donin grusht shteti.Berisha eshte ai qe vret Kosta Trebisken diten me diell ne fushe,edhe i kthen makinen me goma lart,duke e lene trupin 100 metra larg.Berisha eshte ai qe vjedh vota diten me diell,edhe i thote kundershtarit kur eshte vete ne qeveri,qe me vodhe votat.Berisha eshte ai qe ndihmonte serbine me nafte,duke thyer embargon e OKB.*ngaqe i do shume kosovaret,dhe jo se mendonte per familjen e tij*Berisha eshte ai qe bertiste duke i quajtur firmat piramidale,si shume te sigurta,edhe ato dolen fluske sapuni.
Berisha eshte ai qe futi Fatos Nanon ne burg,vrau Fatmir xhindin para shpise,edhe sa e sa te tjere,duke patur si detyre,destabilizimin e vendit me cdo menyre.Shqiperia ne vend te afrohej me perendimin,,me shume largohej me Berishen.
Sa per armet kimike,Shqiperia vertet nuk ka teknologji,as kapacitet,kjo eshte e vertete.Rama nese do ishte ne stilin e Berishes,shume thjesht mund ta firmoste naten asgjesimin e armeve,edhe te punonte ne heshtje.Nese do ndodhte ndonje gje,atehere do dilnim te gjithe te bertisnim,nese nuk do ndodhte,,do ishte mrekulli e fatit.Por nje politikan,qe kerkon te beje karriere,edhe te mbetet ne histori,,po ben transparence,po e nxjerr ne pah,edhe po kerkon bisedime.Prandaj UNE BESOJ,QE ESHTE MIRE TJA LEME KOHES RRJEDHEN E NGJARJEVE.EDHE UROJ TE SHKOJ MIRE CDO GJE.
O popull i trashe, po nuk jane lende berthamore more njerez te panikuar. eshte gaz zarine i cili nese nuk shperthen dhe nuk arrin temperaturat te larta nuk ka efekt, dhe nese rrjedh mund te lahet me uje dhe sapun. per me shume shikoni linkun me poshte.
http://gazetadita.al/opsioni-sekret-per-armet-kimike-2/
E dinim se ka hipokrite e servile, por per vemje te tilla artikujshkruesish, nuk na e merrte mendja.
Zoti Mero do ishte ne seriozitetin e gazetes tuaj qe brockulla te tilla te mos botohen nga redaksia juaj. Per kete ceshtje besoj se Rama nuk ka asnje faj dhe nuk ben dot asnje gje. Jam i sigurte qe ai do ishte i pari Kundra. Por i takon popullit ta thote fjalen e vet.
Sa bukur e ke thon TE VOTUAM QE TE NA HEQESH PLEHERAT, E JO TE NA KTHESH NE KOSH PLEHERASH.
JO VETEM QE KERKOJME TE DREJTEN E INFROMIMIT, POR EDHE TE BESH DETYREN TENDE SI KRYEMINISTER NDAJ SOVRANIT QE TE DHA VOTEN.
DO THE RIGHT THING THIS TIME Z.PM.
Nuk e di z. altin a ke femije edi rama po ben pazare me nje ambasador ne ikje ne korriz te jetes shqiptarve, jam i bindur qe keta dy mostra ja kane paraqitur shtetit amerikan si nje kerkese te qeverise shqiptare, ne e duam Ameriken por jo njerzit e korruptuar amerikan qofshin, shqiptare apo europian ju jeni munduar te beni avokatin e rames dhe te amerikes, e para amerika nuk ka nevoje per avokatine tende, e dyta nuk eshte mbrojtje per Ramen duke share Berishen, se Rama deri tani ka shembur shkaterruar po largon gjith atministraten duke e zevendesuar me bandite qe sulmuan istucionet me 21 janare dhe si pasoje nkelen 4 te vrare ky eshte vetem nje shembull, Kryeministri i tritolit dhe i armve kimike nuk meriton te jete as qytetare i thjeshte i nje shtetin demokratik, sa per Berishen no koment flasin veprat per ate qe ka sy, por problemi i helmit me te rrezikshem ne bote eshte nje alarm kimik per shqiperine dhe fqinjet e saje, nuk plotesojme as nje kusht territorjal apo teknik qofte prandaj bashkohu me gjith shqiptaret qe duan te jetojne ne kete vend.
Hipokrizi e paster.Cdokush me pak mendje duhet te thote JO!!!na dalin ktu disa pseudo analiste, pseudo columniste qe mundohen te justifikojen qeverine.Ti them Rames faleminderit???????Per cfare??se po behet gati te marre vendimin per t mbjelle vdekjen ne vendin tim?a je ne terezit more zotri artikull shkrues????dhe ju te Temes, cprisni te rreshtoheni fuqishem kunder??apo plehrat ishin me te rrezikshme se mbetjet kimike??TE SHITUR!!!!!!
z.rama nuk keni pse ta doni jeten ,lidh nje litar dhe mbyt veten ,se seje shqiptar tiiiiiiii se ke dashur ndonjehere kete popull tradhetar i kombit o shqiptare ngrihuni sgjohuni dhe shdukini keta plehra qe morren pushtetin mjere ne emjere femijet tane turp ti vije politekes se poshter qe ben edi rama me kompani poshteeeeeeeeee tradhetarettttttttttttttttttttttttttttt ekombitttttttttttttttttttttt
O ju keni ik te gjithe per lesh te ishte salibani kryeminister jo qe armet kimike do TE hynin por do ju shiste ne dru po TE protestonit
o Shqiptar po prandaj pra nuk eshte me salibani..a erdhi edistani??apo edhe ky per ket pune erdhi??Cesht ky arsyetim:te ishte ai do hiqnit kte kte…po prandaj pra humbi ai, prandaj e larguam.Sollem kte te riun qe mos t kishim me probleme alla Sali!po m duket dolem bllof
Eshte me te vertete per tu pergezuar mazhoranca e sotme e Rilindjes per menyren e trajtimit te ceshtjeve te tilla kaq sensitive.Pamvaresisht vendimmarrjes per armet kimike, qe per mendimin tim ne do te kishim edhe leverdi ne kete periudhe krize financiare,do te vleresoja rizgjimin e fjales se shoqerise civile per problematika te ndryshme qe na shqetesojne.Po te kujtojme ngjarjet e ndodhura ne te kaluaren e S. Berishes, ku procese te demontimit te armeve, municioneve apo edhe atyre kimike te trasheguara dhe te vendeve te rajonit, beheshin pa trasparence dhe vetem per perfitme te qeveritareve te djeshem. Dhe ne ate periudhe askush nuk guxonte te denonconte sepse do te kishe pasoja, njesoj si ne kohen enverit.
Prandaj opozita e sotme te rri larg kesaj ceshtje, pasi nuk eshte e sinqerte dhe mendon vetem se i iku nje rast i tille nga duart. Maxhoranca e sotme duhet te hape urgjentisht ceshtjen e GERDECIT per te vene perpara pergjegjesise autoret e vertete,pra politikanet dhe Gjeneralucet si Sala, fatja,shpetimka,Luanka… etj, si dhe per te kuptuar qe procesi i demontimit edhe te armeve te tilla, behen pa problem kur lihen ne duar te profesionisteve dhe qe procesi i tyre nuk behet per qellime korrupsioni.
Si ushtarak dhe profesionist ne fushen e armes se kimise nuk shoh ndonje problem per sa i perket demontimit te tyre. I vetmi problem eshte gropa e ZEZE qe na ka lene Saliu ne FA, por edhe ne te gjitha aspektet e jetes shqiptare.
Altin Ketro, edhe emri edhe mbiemri eshte ne raport me permasat minimale te karakterit dhe te kapacitetit intelektual te ketije njeriu te vockel.
Tini (Taini) ne anglisht qe do te thot mikroskopik, edhe ketri eshte nje brejtes pa peshe trupore. Ndaj do thosha qe ne se eshte gazetar ky ketri, i dhjefsha mu ne firem atij qe i dha licensen e gazetarit ketije trapi…
Autori eshte nje nga servilet e peshtire qe kujtuam se permbysem kur hoqem regjimin criminal te Sali Berishes, por sic duket asgje s’ka ndryshuar.
Turp te kesh. Edi nuk e meriton voten e 1 milion Shqiptareve qe iu premtove jo plehrat por tani po merr mbetje te rrezikshme industrial. Kur vijne mbetjet kimike nuk mund te dalesh me I paster se s’ishe, peshigja duhet te ishte “Jo” e prere. Leri brockullat se nuk ka rrezik, etj, lere popullin te vendose per veten. Turp hipokrit, kurre nuk voton me njeri nga familja ime per ty ne kete jete.
Shume nga ata qe dalin e protestojne apo qe jane kunder nuk e din se as per cfare behet fjale.Disa thone arme kimike berthamore,disa thone shkaktojne kancer,disa thote po erdhen do vdese cdo gje e gjalle etj etj.Eshte e drejte te protestohet,jemi ne demokraci por duhet te dihet se per cfare po protestohet.Armet kimike si gazi nervin apo sarin nuk shkaktojne kancer, dhe nuk kane asnje efekt nese demontohen apo rrine te mbyllura deri sa te demontohen.Jane vdekjeprurese vetem nese dikush me dashje apo aksidentalish i shperthen.
Gjithe kjo proteste qe po ndodhe eshte nje histeri masive e frymzuar nga padija,nga mosnjohja,nga bindjet politike.
Edhe nese ato arme merren, do cmontohen,Shqiperia do perfitoje pervec miliona dollareve,rritjes se kredibilitetit ne NATO dhe ne arenen nderkombetare, edhe perkrahjen e SHBA e BE per antarsimin ne BE apo per zgjedhjen e ceshtjes se kufirit detar me Greqine(gjithmone nese diplomacia Shqiptare eshte e afte te beij presion,ti kerkoj e arrije kto)
Problemi eshte qe ne si popull, si qeveri, si industri nuk kemi besueshmeri qe ky proces do te behet sic thua ti.Po nese dicka shkon keq??tek ne nuk duhet shume qe dicka te shkoje keq.KA nji shprehje, t mires hapi deren te keqes ruju. Ne me te keqes i druhemi prandaj themi qe skemi eksperiencen e nevojshme, aftesite teknike dhe kulture popullore qe te kryhet nje proces i tille. MOs harro se jo shum alrg po para 15 viteve morem armet n dore dhe filluam t vrisnim njeri tjetrin.Problemi tjeter eshte qe edhe sikur asgje te mos ndodhe, do i bejme vetes reklamen me te keqe.SI dreqin do pretendojme te bejme turizem??Veshtire te te vine turistet ne nje vend ku te gjithe po e njohin si depoja e shkatrimit te armeve kimike.
O ALB,
qenke i papergjegjshem, i pafe, i paatdhe, i paturp, i pafamilje, i pa…
Nuk eshte histeri masive frymezuar nga padija, por tashma eshte nje popull i vetedijshem per mundesine e pasojave katastrofike nga demontimi i pasuksesshem i armeve qe permbajne Sarin dhe Mustang(si ato te identifikuara ne Siri), nuk eshte me populli i coroditur dhe indiferent i Gerdecit me te cilin u tall qeveria e krimit shteteror.
Nuk ka nevoje populli per te diturit si puna e jote, per te marre mend e tuaja, ne kete rast nuk eshte populli qe ben sehir me makinacionet dhe hipokrizine e nje kryeministri vrastar e injorant qe ka dy kute, qe ka dy kendveshtrime te kunderta, qe genjen, qe nuk mban fjalen (tashme nuk din as se si do ja beje me amerikanet te cileve u ka rrahur gjoksin, i eshte vetemburrur dhe u eshte veteangazhuar), nje kryeminister i kriminalizuar ne embrion me keq se paraardhesi i tij.
Populli nuk ka nevoje jo vetem per puthadores si ti, por as per kete artikull e artikullshkrues te llogorosur nga bindjet politike dhe antinjerzore.
Ne fund, ti qe flet per perfitime ne keto rrethana, duhet te jesh i paskrupuj, i babezitur ndoshta hajdut dhe i korruptuar edhe materialisht, se moralisht e tregon cfare ke shkrujtur.
te gjithe ne kembe sot e ne vazhdim!!! ose te degjojne zerin e shqiptareve ose te qerrohen te gjihte nga aty ku jane!!!!
Pe raste te ketilla protestohet edhe ne shtete edhe ne qytete te SHBA. Por kurr nuk duhet harrua se SHBA per te mbrojtur shqiptaret ne Kosove per me se 72 dite sulmoje aleatin e saj ne dy lufterat boterore. Jo vendim i lehte. Sa here dy qeverite shqiptare u ofruan kompenzim familjeve te viktimave te terorizmit shqiptare prej New Jersey, Loder, Franfurt, Suedi e gjetiu.
Politika e Sali Sulltanit e pruni Shqiperine ne nje pozite qe te konsiderohet si depo e mbeturinave te euro-atlantikut. Si mundet qe aleatet e SHBA, nga popullsia e vete, te prodhojne jihadistet ne Europe. Shqiptare jihadist ne Europe. Te perdorim religjionin per zgjedheje. Te bijme Erdoganin ne Prizren (afro shtepise te Lidhjes te Prizrenit) per te fitua ne ate qytet. Te bijme Udheheqesit e bashkesive islamike te Ballkanit ne Tirane qe te fitoj Berisha, te bijme grupe nga azija per te shenua ramazanin se bashku ne sofrat ilire, ne menyre te njeaneshme te ndrrojme historine, te pohojme se shqiptaret kane qene popull themeluas i imperise otomane etj, etj.
Keto jane akte qe Shqiperine e kane largua dhe po e largojne gjithnje e me teper nga civilizimi euro-atlantik.
Si mund te spjegohet qe Sllovenia per 20 vite me shtetesi u be antare e BE e nevet 100 vite shtetin e Europa nuk din cka te bejn e me ne . E me keqe, nevet nuk dime cka te bejme me vetevehten.
Udheheqesi me te dobeta nuk kam pare ne jeten timePrandaj i deshiroj suksese Rames. Te shofim.
Ca eshte ky sindorm stokholmi Falemnderit atij qe ta futi shiko lajmin e fundit. e keni kerkuar po shpejt ua futi hallall vetem ky Rama me agresivitetin e tij arrogant e bene, pha.
A ju kujtohet kanga autobusit Ra Sala prej fiku, po pisha ka gjemba ku do te bie ky