Dhunë e grabitje që burojnë nga institucione “lirie”!

18 Nëntor 2013, 11:15Blog TEMA

Nga Erion Braçe

 

Ndodh edhe kështu!!

Është një familje në këtë qytet, familje e vjetër, e madhe, plot me njerëz të mire, të ndershëm. Familja Hysa.

Çdo institucion në këtë vend, agjenci shtetërore dhe gjykatë, madje gjykata më e lartë në këtë vend, i ka njohur pronësinë e truallit, pronë e tyre në kinostudion “Shqipëria e Re”.

I kanë vjedhur, i kanë grabitur, i kanë dhunuar deri fizikisht për të mos i lenë të gëzojnë pronën e tyre.

Nuk gjejnë kund të drejtë!

Kam më shumë se 3 vite që e njoh hallin e tyre dhe ndihem tërësisht i pafuqishëm të mund lukuninë e dhunuesve, të gjej haëesirë kund për të folur publikisht për hallin e tyre.

Publiku vetëm mund të jetë aleat në këtë çështje. E dini përse? Sepse pronën e tyre e kanë zaptuar një grup televizionesh private: Klan, Ora News, më tej të tjerë që duket se kanë respektuar kontratën e qerasë dhe kanë mbetur brenda godinave, A1 (pa u bërë A1 Report), Scan TV, më tej akoma një mori biznesesh të tjera përfshirë edhe shkollën “MARUBI” (kjo e fundit vazhdimisht projekton filma mbi të drejtat e njeriut në një festival.

Të gjithë në truall të kësaj familje.

Për shkak të tyre dhe marrëdhënies me median të çdo lloj pushteti, kjo familje jo vetëm që nuk gjen dot të drejtë, por as hapësirë për të komunikuar me publikun për hallin

As unë s’e gjej dot këtë hapësirë.

Kurrkund!

Meqë e di që këtu, në këtë hapësirën time, lexojnë shume njerëz, me dhe pa pushtet, media të përfshira në këtë çështje dhe jo të tilla, dua të bëj një apel:

Grupe mediatike! Respektoni të drejtën e kësaj familje! E meritojnë! Jeni në pronën e tyre, jeni bujtës në një farë kuptimi edhe pse në më të shumtën e hapësirës jeni të paligjshëm aty, tërësisht, nga kati i parë deri në të fundit!

Kur këtë e bëni ju, më thoni kush do besojë se ju mbroni interesa të drejta e parimore të kujtdo qytetari. Mund të ndodhë që dikush të gjejë tek ju dhe këtë, por dy standarde nuk mund të ketë! Ligji duhet të jetë për të gjithë.

E them këtë sepse kam në duar një tjetër dosje të kësaj familje, në brendësi të së cilës më shfaqet një tjetër projekt privat i TV Klan që pushton dhe të paktën 14 mijë metra katrorë të tjera, pronë e kësaj familje, të kthyera nga AKKP vetëm pak muaj më parë, të cilat po bëhen rrugë e lulishte private!!!

Në pronë të familjes Hysa gjithnjë!

43 komente në “Dhunë e grabitje që burojnë nga institucione “lirie”!”

  1. REa says:

    KENI NEVOJE PER POPULLIN? BENI SHTETIN E TE DREJTES. Na mblidhni qe te ndryshojme gjykatat, gjykatsit qe nuk respektojne ligjin, kushtetuten.Na mblidhni shpejt!!!

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Erjon Braçe duhet te jesh me i sinqerte me publikun.
      Familja Hysa ka nje hall te madh dhe duhet demshprblyer nga shteti shqiptare,…por me sa di une keto Televizione kane blere ndertesat qe dikur i perkisnin Kinostudios Shqiperia e Re.
      Qofsha i gabum.
      Uroj qe te keni deshiren e mire qe ta ndihmoni kete familje,duke e sqaruar se cilat jane rruget qe ajo te kompesohet sa me shpejt dhe Jo ti nxisni qe ato hallexhi te hyjne ne kontradita me mediat e lira,qofshin ato dhe private.

      1. tani says:

        O korab,nese i kane blere aq me keq se tregon se keto tv kae lyer roten e korupsioit se te drejten e parableris e ka pronari i tokes.dhe po te kete drejtesi anullohen te gjitha privatizimet dhe duhet te hyjne brenda njE TUFE me derra qe kane bere kete veprim,nga zyrtaret deri tek pron,sepse flitet per miliona euro grabitjearet e bizneseve

      2. Salkovic says:

        Korab,
        Keto TV jane me qera, por kapen fort pas nje ligji idiot qe mqse kane investuar me shume se godina a ku di gje une se si e interpretojne si te duan keta sot (se kane para dhe pushtet).
        Ashtu ishte dhe TCH tek Ekspozita por e nxorren jashte me shkelma jashte. Kuptohet qe ishte gabim por i binte qeverise, nderkohe dhe keta jane gabim, por i lepijne bithen qeverise.

  2. MACOKU I KUQ says:

    HAJDE DELL ME NYJE HAJDE!
    POR KUR NDIHESH I PAFUQISHEM TI DEPUTET NE PUSHTET ME 85 VOTA QE NDERRON DHE KUSHTETUTEN PO DESHE CFARE DUHET TE THEMI NE POPULLI I THJESHTE?!
    PASTAJ KUR E DI KETE PROBLEM TI ZOTERIA JOTE QE PAGUHESH NGA TAKSAT E POPULLIT QE TE NGRESH PROBLEMET DHE JO TE BESH SI GORJA E UDHEHEQESIT TE RRADHES SE PS, PSE SE KE HAPUR GOJEN?!
    PO CFARE PRET NGA IDJOTE DHE KRIMINELE SI PUNA JOTE QE U KAPE ME PRESH NE DUAR I FILMUAR DUKE I THENE MAKABRITETE NXENESVE PROTESTUES QE ME SARINE MUND TE LASH DHE DUART!
    FARE E KEQE QE JE EDHE TI O ERJON BRACE!

    1. Lleshi says:

      ore MACOKU BLU !
      A ke ndonje koment apo qendrim per problemin qe ngre “kjo fara e keqe Erjon Brace” ? Apo do te krijosh qendrimin tend pasi te lexosh “te gjitha palet” ?

      T’i shmangesh pronosimit , per “problemin” dhe te merresh me “zedhenesin” , eshte njelloj sikur te besh pjese ne banden e grabitesve , o Macoku Blu , Sander Frangaj !

      1. MACOKU ME CIZME says:

        SA I DHEMB PS PER PRONEN O “LLESH” DJALI E PAME TE NDERTESA E PSD KU SKANDALI ME MADH I KOHERAVE MODERNE NDODHI 3 HERE RRJESHT!
        KU POLICIA E SHTETIT NE VEND TE SHKONTE TE MBESHTESTE PERMBARIMIN I CILI ESHTE NJE ORGAN VETEM NE ZBATIM TE TITUJVE EKZEKUTIVE TE GJYKATAVE, MBESHTETI SKAFISTIN GJINUSHI POSEDUESIN E PALIGJSHEM, DUKE I LENE DHE SOT E KESAJ DITE PRONARET JASHTE!
        KULMI ARRITI KUR KETE TE PREMTE KUR VEMENDJA ISHTE PERQENDRUAR TE ARMET KIMIKE QE PER FAT NUK HYNE SE SJA MBAJTI SUMA NGA ZEMERIMI I POPULLIT ATIJ EDIT TUAJ, PRA TE PREMTEN QE KALOI GJINUSHI TRIUMFATOR DOLI PARA KAMERAVE DHE ZGERDHIHEJ E TUNDTE NJE PALOSHKRESE TE MINISTRES GJERMENI QE PASKESH SHFUQIZUAR TITULLIN EKZEKUTIV??!!?!
        SESI NJE MINISTER MUND TE SHFUQIZOJE ME NJE AKT ADMINISTRATIV NJE TITULL EKZEKUTIV VETEM NE SHTETIN E RIPJERDHJES MUND TE KONCEPTOHET O LLESH DJALI!
        PRA PER PROBLEMIN PA I HYRE NE THELB ATIJ POR VETEM NE PARIM DUKET QARTE QE ERION GORJA BEN AUTOGOL DHE THOTE QE E DI PREJ 3 VJETESH KETE PROBLEM POR NDIHEM I PAFUQISHEM!
        1-CKA BERE KETO 3 VJET PSE KA PRITUR?!
        2-PO TANI QE KA DHE GURIN DHE ARREN NGA 1 MILION VOTA TE RIPJERDHJES PSE NDIHET I PAFUQISHEM ME 85 VOTA NE KUVEND QE NDERRON EDHE KUSHTETUTEN PO TJU DOJE SUMA?!
        KUPTOVE O LLESH DJALI?!

  3. Will-i-am says:

    Nese kjo çka na paraqet eshte e vertete beni çmos qe kesaj familje tu kthehet çfare i takon.

  4. nerro24 says:

    me thirje te pa kuptimte une kurre nuk kam pare. ka nje vendim gjykate dhe shteti nuk e zbaton??? pse apo ka frike nga sandri i tv Klanit. kete problem e zgjidh shteti jo mileti o brace.

  5. sh q i p says:

    zoti braçe; e qarte qe ekzekutivi nuk mund te marre persiper rolin e gjyqsorit, po ama kur behet fjale per shkelje kaq te hapura ka edhe mekanizma qe ndalojne ne nje fare menyre kete masaker. ka edhe masa disiplinore ndaj atyre qe e kane dhe vazhdojne ta shkelin ligjin pa patur asnje problem. me kujtohet rasti i top chenel kur edhe pse ishte me kontrate te rregullt e nxoren nga godina pa e perfillur fare. kuptohet per shkaqet e qeverise famekeqe te talebaneve. apo marrja gati me dhune e sh.q.u.p.it nga pd. e pra une them qe nga njehere duhen hedhur syte edhe nga individe pa perkrahje ,e jo vetem ne rastet ku shteti ka interesa te gjera. marr shkas tju pershendes ne punen tuaj te vyer per ti ardhur ne ndihme qytetareve por edhe institucioneve. pershendetje.

  6. SHEME SHAPKA2 says:

    Macoku,macok ngelet,aq di sa nje macok dhe kur s’di me mire hesht.O Brace..Kinostudio eshte proone shteterore perderi sa aty eshte ngritur nje objekt soc.kulturor.Shteti duhet te kompesoje pronaret,sepse kinostudio u sherben te gjitheve…

    1. Bazarhesap says:

      Te gjithe Ne taksapaguesit te demshperblejme nje familje Ne te drejten e tyre te prones,se nje person deshiron te behet milioner Ne krahet e tjetri!!! Me dukesh se edhe ti paske futur dicka per legalizim si cdo Provincial Ne Shqiperi.
      p.sKinostudio nuk ka asnje funksion me thjesh I ka ngelur emeri atij vendi

    2. sh q i p says:

      o sheme , po sh.q.u.p. nuk ishte godine publike ? po mbase jemi ne nje mendje, po jo te kete te nenes e te njerkes.

  7. Liridon says:

    Me vjen mire qe ky te flase keshtu per pronen.Por me pare ky duhet te binde KM,i cili eshte perbetuar per ligjin 7501,qe do ta zbatoje anekand Shqiperise.Fillimisht shqetesou per faktin pse tokat tona duhet ti marrin joshqiptaret nepermjet ligjit famekeq 7501,i bere ne Athine e Beograd.Veprimet populiste kur je ne ekzekutiv,nuk shijojne mire.

    1. paradox says:

      Cfare lidhje ka ligji 7501 per ish tokat bujqesore me territorin e Kinostudios? Kinostudio eshte toke e shtetit dhe nese i eshte kthyer pronarit qeveria vetem mund te nderhyje per te zbatuar vendimin e gjykates

  8. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooo Çimi jam…Erion
    Bravo, kur nuk akohesh dot ti e ste degjon njeri, vaj halli ne.
    Ky eshte optimizem!!!
    Aloooo Çimi isha…Erion

  9. Billy says:

    Zgjidhjen e keni ne dore z. Erjon. Strukturat e shtetit, si ato te tatimeve, Ispektoriati Ndertimor, policia etj. te shkoje dhe t’u kontrolloje dokumentacionin e plote ketyre zaptuesve.
    1-A kane kontrate qeraje dhe cilat jane kushtet dhe afatet e saj?
    2-A kane leje zhvillimi per ndertimet e kryera?
    3-A kane paguar rregullisht detyrimet ndaj shtetit?
    4- A kane leje per pershatjet qe ju kane bere ambienteve, dhe a perfshihen keto pershtatje ne kushtet e kontrates?
    5- Ballafaqimi me vendimet e gjykatave?
    6- Vendosja e shtetit ne rolin e avokatit mbrojtaes per familjen ne fjale.
    Ne se ka shtet, problemi zgjidhet. Ne te kundert: HAPNI KRAHUN ! Sepse ka qe kerkojne te parakalojne…

  10. Alban says:

    Erion kam shume respekt per dedikimin tuaj ne mbrojtje te se drejtes dhe gjej rastin tju pergezoj per kete! POR mos bier kaq poshte, dhe ne menyre qesharake si sot!!! Probleme te tilla ngrihen ne Prokurori, Parlament, Gjykata, Komisione Parlamentare….etj! Ti ke edhe fuqine ta besh kete!
    Nese e shkruan neper gazata e rrjete sociale mua me duket sikur po tallesh….! Me fal qe po ta them!

  11. ky popull e ka ne gen zhvatjen dhe hajdutllekun ,shume pak jane njerez pa keto mendesi dhe vese ,prandaj me duket shume e kot kjo thirje ne mes te plehut, kjo shoqeri ne ate menyre qe po zhvillohet nuk do te perparoje kurre ,do mbese primitive ne jete te jeteve

  12. Altin says:

    Erion, po a je kryetar i komisionit te ekonomise ne Kuvend ? Ti i ben e i zhben ligjet. O tani o kurre nqs do te vazhdojme te te besojme.

  13. Vladi says:

    O njerez, o maçok , i çfaredo njgjyre qofsh, Z. Braçe te njofton
    si opinion publik te informohesh e te reagosh; pasi per te drejten e prones se kesaj familje Korporata hajdute e medias qe informon e ka mbytur informimin publik. dhe gjykata e ka varrosur kete te drejte ne emer te mafias .Nqs ta ndjen ngrihu si per lendet kimike , apo ste vjen zer ooooo maçok i zi .

    1. MACOKU I KUQ says:

      O VLADI CA THU TI MOR BURRE?!
      JA U BERA MACOK I KUQ QE TE BEHET QEJFI!
      TANI PER ARMET KIMIKE U COVA SE RREZIKOHEJ JETA,SHTEPIA,AMBIENTI,E ARDHMJA
      CDO GJE E IMJA PERFSHIRE EDHE TY O VLAD-imir Lenin!
      NDERSA PER PRONAT E TE TJEREVE NQS I KANE ME LETRA TE RREGULLTA KEQ ME VJEN POR SMUND TE VRITEM UNE PER PRONEN E TJETRIT DHE UNE E KAM SHKRUAR EDHE ME LARTE ME GERMA KAPITALE QE TE SHOHIN EDHE QORRA SI TY QE NE RASTIN E SKANDALIT TE PSD SHTETI DHE POLICIA E RILINDJES MAVI U VU KUNDER PRONARIT DHE PERMBARUESIT DHE GJYKATES DHE PALOMINISTRJA GJERMENI LESHOI SHKRESE KUNDER TITULLIT EKZEKUTIV!
      DONI ME PER BELULIN O VLAD-imir Lenini?!

  14. shqiptari says:

    ore armiqe te kombit ju deputet jeni po ligji eshte kthim kompesim se vete ju i grabitete me njerzite tuaje dhe kur ligji thote kompesim skane asnje pronare te drejte te kerkoi pronen fizike po pasi beni ju pazaret jua ktheni se ata smarin gje pse se beni kthim fizike te tokes pronareve po sua mbane se klanin e ndertimeve vete e keni me mbeshtetjen e SOROSIT

  15. bjondi says:

    Une jam nje nga pjestaret e familjes hysa para pak ditesh shkova ne rrajonin e policise nr 4 per te denoncuar per prishjen qe me kane bere ne prone kane shkulur ullinjte mbi 200 vjecare nga vendi per qeif te ndo njerit per te zbukuruar rrugen dhe policet e rrajonit as nuk behenisenas ye me degjonin me pyeten cfar je ti nga familja hysa je po i thash dhe me percollen me nje here as denoncim nuke me lane te beja hik me thane se do te rrasim brenfa ca behet une se di a egkziston ligji i me te fortit ne shqiperi apo se une zdi ti jap nje pergjigje ksajte na jepni nji drejtim ju si shtet se per ket shtet jena lodh shume k
    L.m

    1. analist says:

      Po pse nuk vendos emrin kur je direkt nga familja e demtuar,po sorollatesh me pseudonime edhe ketu?

  16. bruno says:

    o macok i kuq apo blu me te qe je maktabesur aq shume thenja e braces per sarinen a mundesh te na thuash ti cfare eshte sarina nga se perbehet sarina dhe me e thjeshta a mudesh te na shkruash formulen e sarines por besoj se ti po edhe salushi yte nuk e dini formulen e sarines dhe si macok i vertet qe je del e flet per sarinen,po macok ke pseudonimin por macok i vertet qenke

  17. katarakti says:

    Keshtu si e shoh une kete problem me duket shume i veshtire per tu zgjidhur. Supozojme se familja Hysa ka pase tokat e veta te Kinostudio qe para çlirimit. Vjen shteti komunist dhe i konfiskon keto prona pa demshperblim. Pastaj vjen shteti demokrat dhe ua shet token me gjithe mallin siper, banesa etj, per nje cope buke, disa miqve dhe mbeshtetesve te tij. Tani vjen shteti socialist dhe Hysajt kerkojne pronen e tyre. Po çfare zgjidhje ka? Te nxirren perjashta ata qe e blene zonen per nje cope buke ne kohen e demokracise?! Por ata e kane blere ne perputhje me ligjet e asaj kohe.Pra edhe ata kane dokumenta te ligjshme. Te demshperbleje qeverisja socialiste gabimet e komunisteve dhe demokrateve, sikur nuk vete. Me çfare parash do kryhet demshperblimi. Pse duhet te paguaj une, ti dhe ai, per gabimet e qeverive te meparshme?! Atehere cila eshte zgjidhja?!

  18. bledi says:

    ore,

    ky Roni,kundra cdo gjeje,
    ndonje dite do dal kunder diellit,
    kujt ja bene me dije problemin,
    miletit.
    megjithate kete di te beje,
    te flas,
    se pune ska bere ndonjehere!

  19. bruno says:

    O njerez duhet te kuptoni nje gje, qe shteti kompeson vetem pronat qe jan te zena nga vet administrata e shtetit,po filloj shteti te kompesoj te ter tokat qe kan zen verioret ju ju ngelet te hani mender nje mut te madh, se shtetit i bie qe nuk i mbetet lek ne xhep,televizjoni klan esht privat, i aleksander frangajt qe deri ne nentedhjeten nuk kishte as morra, dhe çfar kan si FRANGAJ edhe disa te tjer qe kan uzurpuar kto prona me teorin tok e xanun,duhet te likujdojn kta perveç shtetin qe ka godinat dhe duhet ti paguaj qeran, por edhe pronarve te tokes duhet ti japi perqindje nga fitimet e ktyre televizioneve, dhe po nuk qe sandri SALIUT dakort atehere shteti duhet ti ver shqelmin ne byth, duke i len nje afat kohor per tu larguar dhe pronaret e tokes te marin godinat ti çfrytezojn ato 50te me 50te me shtetin e kam fjalen per perfitimet, qe nund te sjelli kjo pron,per ju shteti esht i serbit nuk esht i juaji,o njerez ky shtet mbahet me taksat tuaja e te miat po xhdemtoj pronaret shteti me parat tona, fitojn vetem uzurpatoret dhe ne ngelemi me gisht ne byth dhe me nje shtet qe nuk ka nje lek ne xhep,mos i qani hallin sandrit çanit fevzos dhe ati antikapatit te shkolles marubi jan te ter batakçit qe i kan lepir bythen SALIUT gjithmon vetem per te perfituar me te pa drejt pun pushtash e legenesh,pra kta jan horrat o SHQIPTAR dhe ju jeni qorrat.

  20. Vladimir says:

    Kjo Shqiperia jone ka shume halle, por “te fortet” e veshur me pushtet mediatik e te lidhur me pushtetin e Berishes, kane qene e jane me te vertet te paprekshem, marrin çfare duan pa pyetur kend ne menyren me harbute e haptazi diten ne dreke. Para tyre zbythet, ligji, gjyqtari e prokurori. Mjere ke ze halli. Ata parqiten si pale e interesuar ne gjyqe pronash dhe te provoje, po ja mbajti gjyqtari te mos jua jape ate qe kerkojne. Ata kerkojne nje pasuri shteti a nje godine meimore, dhe po ju kundershtoje kush, qofte minister a rektor, i hapin librin e shtepise.
    Shteti ka qene i tyre. Po edhe mediat e tjera te mbyllin deren, perjashto Tema, Dita e ndonje tjeter, jane “sindikate” e veprojne ne baze te parimit “Il lupo non mangia il lupo”
    Teoricenet e demokracise perpiqen te na bindin qe shtypi eshte i lire. Pa tjeter. Por problemi nuk jane gazetaret dhe as shtypi i lire. Problem jane pronaret gjysem analfabete me xhepat plot me pare te pista.
    Sidoqofte, le te presim e te shpresojme, dite e re nafake e re.

  21. Erion Brace says:

    Ju kerkoj ndjese qe po nderhyj po e shoh te domosdoshme. E kuptoj qe cilido ketu e ka dhe sport te shaje e fyej. Nuk po merrem me kete, vazhdoni bejeni. Mua me intereson argumenti, per te do flase. E para, muk ka pune ligji ketu, gjykatat dhe agjencite e shtetit per pronat kane zbatuar kete ligjs dhe i kane njohur pronen kesaj familje, nje pjese edhe ja kane kthyer. E dyta, nuk behet fjale per ndertesat se ato pergjithesisht jane te shtetit, por per truallin. E treta, nuk behet fjale per godinat qe egzistonin, por per ndertime te reja teresisht ne kundershtim me ligjin dhe ne pronen e njohur per kete familje. E katerta, kjo ceshtje nuk ka lidhje fare me komisionin qe une drejtoj, ligjet ne sferen e tij. E pesta, nuk ka nevoje fare te ndryshoje ndonje ligj, thjesht duhet te zbatohet ligji. E gjashta, po mor po, i fola publikut duke patur rendesine qe ka edhe liria e medias, per te cilen do te ulerinin te gjithe nese zbatohej ligji qe eshte shkelur teresisht nga keto media; arsyeja e dyte eshte se tamam pse jane mediat ne kete mes, nuk gjen te drejte kjo familje.

      1. Melisa says:

        @Macoku i kuq
        Nga qefi e ke vene dy here linkun.
        Mire e ka vladi,kur ishe kaq i shqetesum per armet kimike, ta kishe ngrejt dhe ti zanin,apo ishe tu u ngrof ne diell me Lubonjen???

    1. sh q i p says:

      te lumte erion. po problemi eshte se ne shqiperine tone ligjin e ka bere maliqi(saliu) dhe kultivoi te keta njerez mosbindjen e mos respektimin e ligjit. po ja ku po e perseris; nese populli e dha voten ashtu ne menyre plebishitare, kjo sepse beson te nje kthese radikale e shtetit te se drejtes.

  22. shkodrani says:

    Zotni brace po Dritoro Agolli qpati qe te tha karkalec ,ku ti je vetem cimcakez.

  23. KADAFF says:

    ERION TE PAKTEN REAGOVE O ROB ZOTI!

  24. MOKO says:

    Po zoti Erjon,sa here duhet te ta them,sa here duhet te te kujtoj se faji nuk eshte tek ligji,por te njerezit qe gjykojne dhe japin vendime per ligjin.A jane njerezit me te pasur ne Shqiperi gjykatesit dhe prokuroret? Ku i siguruan me rogen e shtetit,me biznese private? Keni aq pune sa tani po fillon tu largohet gezimi dhe ngasherimi i fitores.Akoma jeni te dehur nga 23 Qershori.Uluni ne toke e filloni punen nga koka,nga fuqia ekonomike e grabitesve, hajduteve,pa nisur ketu,shpejt,Meta dhe bizesmenet e tij,por dhe te PS,do ju groposin juve,bashke me entusiazmin e ketyre muajve.

  25. babec says:

    Zoti Braçe,

    Kinostudio, QKK, Arkivi, Marubi, dhe Albafilm jane territor kinematografik, qe mbrohet nga ligji i Kinematografise si pjese e ligjeve Europiane mbi perjashtimin kulturor!
    Aksionet e kinostudios jane 100% te Shtetit dhe te patjetersueshme!
    Ligji eshte shkelur ne dem te Kinematografise kombetare ne perfitim te mediave:

    A1, TVKlan, TCH, Digitalb, AA, SkanTV!

    Institucionet:

    AQSHF, QKK dhe Albafilm, kane tjetersuar territorin ne perfitim te medias, mafias dhe politikes.
    Zoterinjte Xhevdet Feri, Artan Minarolli, Elvira Diamanti, Flori Balliu, Buron Kacelli dhe mbi te gjitha Fatmir Musaj sot do te ishin ne burg ne çdo vend normal! Pa harruar Ylli Pangon, Genc Rrulin, Dritan Priftin, Ferdinand Xhaferrin etj.

    Shpresojme qe e drejta te vihet ne vend, megjithese duket se eshte teper vone! Kinostudio eshte zaptuar e bastisur me nje urrejtje te paimagjinueshme per nje vend europian!

    1. babec says:

      Me gjigandja, Saliu u ka dhene mediave statusin e shtepive filmike te cilat ne te gjithe europen nuk jane biznese siç jane mediat por patrimon publik kombetar, si ne te gjithe europen!
      Dhe themi prandaj pse skemi filma?! Shkoni pysni klanin dhe timin se jua thone ata!

      Ne shqiperi kujtojne se kur blé aparatura je gjeni. Edhe Tanit te topit nje cop debil, ketu behet hero e gjeni!

      Zoterinj te nderuar gjeni i televizionit ishte Nicolas Tesla dhe Thomas Edison, As Murdoc as Berluskoni e aq me pak Sandri me Tanin nuk mund te konsiderohen gjeni!
      Thjesht pronare mediash qe kaluan mes pislleqesh e pa tranzicion nga varferia dhe injoranca ekstreme tek pasuria dhe injoranca ekstreme!

      Mos i perzjeni penelat, se pastaj del piktura keq!

  26. Nga shume komente te mesiperme me hidherim mesoj se ne mbetemi nje popoll ne shumice bandit dhe hajdut dhe shoqeria civile ngrihet ne protesta vetem kur i tremben vdekjes dhe jo per probleme kardinale sic eshte prona e ligjeshme e grabitur nga komunizmi.Ndertimi i nje shteti te ri post komunist i mbeshtetur jo mbi kthimin e prones por vjedhjes dhe shperndarjes se saj njerezve te tjere per interesa votash dhe perfitime te tjera ne nje te aferme jo shume te larget do te tregoje se ne si shqiptare dime te bejme vetem veprime idiote.Jo vetem qe nuk shikoj solidarizim kunder ketyre veprimeve te kundra ligjeshne,por ne shume komente duket qarte miratimi i vjedhjeve.

  27. Nje shqiptar says:

    Te lumte mor Braçe, jeni kurdohere trim dhe me te drejten. Problemi i prones private, kthimit tek pronaret, ruajtja e saj jane probleme e te meta te demokracise te varfer, dhe anarkise qe eshte ndertuar ne Shqiperi. Problemi i prones duhet te jete problem i te gjitheve. Lexova keto komente, ku ne vend qe te bashkohen me Juve me problemin shume te rendesishem qe ju ngrini, komentuesit me indiferentizem flasin per ndonje thenie te pathelluar lidhur me lendet kimike.

  28. eda says:

    Ne kete rast edhe te drejten e parablerjes se godinave e ka pronari i truallit, keshtu thote ligji. Keshtu qe familjes Hysa i takojne ne rastin me te keq edhe godinat, por kush u ka thene se ato po shiten? Asnje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje