Ajo që doli më shumë e dëmtuar nga i gjithë procesi i shumëdiskutuar i demontimit të armëve kimike në Shqipëri, për fat të keq, ishte vetë opozita shqiptare. Ishte një proces ku opozita u investua shumë keq. Momente të tilla nuk lindin vetëm liderë qeverisës të mëdhenj, por edhe liderë opozitarë të mëdhenj.
Siç u morr vesh nga intervista e ambasadorit Arvizu në TCH, udhëheqësi i opozitës, Lulzim Basha, ishte kontaktuar paraprakisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ishte në dijeni të negociatave të kësaj të fundit me qeverinë shqiptare. Dhe, kur në lojë janë marrëveshje të një niveli kaq të lartë politik, çdo lider partie mendohet mirë përpara se sa të hyjë në dyshime se këtu po luhet me fatet e vendit dhe të popullit.
Po të ishte lider i vërtetë dhe ta peshonte mirë situatën, Lulzim Basha duhet të dilte përpara publikut dhe të thoshte: Po, unë jam kontaktuar nga qeveria amerikane (ambasadori përfaqëson zyrtarisht qeverinë amerikane), jam në dijeni të një procesi shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me pjesëmarrjen historike të Shqipërisë në një proces që ndihmon për paqen në botë, nuk kam informacione të detajuara rreth bisedimeve, por duke njohur gjithë praktikat e derisotme, i jap mbështetjen time qeverisë shqiptare të bëjë më të mirën për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Megjithatë, fjalën tonë të fundit do ta themi pasi qeveria, siç ka premtuar, ta kalojë marrëveshjen në Kuvendin e Shqipërisë. Aty ne do të shohim se çfarë përfitojmë dhe çfarë rrezikojmë dhe, në varësi të kësaj, do mbajmë edhe qëndrimin tonë zyrtar.
Dihet se kryeministri Rama, në më shumë se një rast, kishte përsëritur se asgjë nuk do bëhej pa miratimin e Kuvendit dhe grupeve që përfaqësojnë shoqërinë civile. Dhe, sipas praktikës kuvendore, më së pari marrëveshja do kalonte në komisionet parlamentare ku do diskutohej në të paktën 5 prej tyre: komisioni i Ligjeve, i Sigurisë, i Jashtëm, i Integrimit, i Shëndetësisë. Këtu opozita, në varësi të termave të marrëveshjes dhe qëndrimit të mazhorancës, kishte një javë kohë derisa të kalohej në seancë plenare për miratim, për të dhënë mendimin e saj, qoftë edhe kundër, nëse interesat e Shqipërisë, sigurisë së saj dhe të popullit cënoheshin rëndë.
Por, opozita pati një ngutje që i solli dëme. Me daljet pothuajse të përditshme të saj duke nxitur qeverinë për një transparencë e cila do të vinte natyrshëm në komisionet parlamentare, ajo kontribuoi negativisht në krijimin e një klime paniku duke vënë indirekt në lëvizje shoqërinë civile. Kjo e fundit, me shumë të drejtë, duke parapërfytyruar mënyrën se si e trajtonte qeveria Berisha, dyshoi se edhe kryeministri Rama do të ishte i të njëjtit kallëp, pra, që do e shpërfillte atë.
Në këto kushte, situata precipitoi brenda 36 orëve dhe opozita kërkoi ta shfrytëzonte këtë moment për qëllimet e saj. E pamësuar me faktin se iku nga pushteti me urrejtje plebishitare veç 4 muaj më parë, ndërkohë që qeveria “Rama” s’kish as 60 ditë në detyrë, opozita mendoi se deti u bë kos. Me një sjellje vetëvrasëse për Lulzim Bashën, ai iu bashkua oreksit të Berishës për të dalë në bulevard dhe për t’u vënë në krye të protestuesve në panik. Një skenë e ngjashme kjo si me atë të dhjetorit ’90, ku Berisha kërkonte të merrte stafetën e asaj që nuk ishte e tija. Por, kësaj here, nuk e gjeti atë ambient, sepse situata politike ishte tërësisht tjetër dhe pjekuria e popullit po ashtu. Ajo vajtje aty i tregoi Shteteve të Bashkuara se Basha, jo vetëm që s’është kryetar i PD-së, por nuk është as serioz në marrëdhëniet me ta.
Nuk kishte shfaqje më të ulët për një lider të opozitës që ta përzënë nga sheshi. Nuk e vë në dyshim se gjithë ata të rinj e kishin me Berishën, por duke qenë se Basha i shkonte si manar nga mbrapa, përzënia shkon edhe për atë.
Në kushtet ku një popull ishte ngarkuar me emocione negative ndaj një procesi sa delikat aq dhe të rëndësishëm me partnerin tonë kryesor që garanton sigurinë kombëtare për gjithë faktorin shqiptar në Ballkan, ishte e rrezikshme të vijohej në avancimin e mëtejshëm të bisedimeve, pasi vetë Shteteve të Bashkuara nuk i interesonte asnjë lloj destabiliteti në Shqipëri, aq i kërkuar nga Berisha në këtë rast.
Unë nuk do t’i vë shumë faj Lulzim Bashës përveç faktit që e ka të vështirë të shkëputet nga Sali Berisha. Ky i fundit, i mësuar gjithmonë me marrëveshje të dyshimta, ku shihte si anën e përfitimit material ashtu edhe atë politik për veten e tij, ka ndikuar te Basha që edhe ky të dyshojë se Rama ka të njëjtin qëllim, duke harruar që në këtë rast pala tjetër nuk ishte një mashtrues anonim e ordiner si Diveroli, por vetë fuqia nr. 1 e Botës.
Për ta kuptuar më mirë paragjykimin e Bashës, Berishës & Co se Rama do futej në ato skuta të errëta të bashkëbisedimeve personale nën rrogoz, sa fitoj unë e sa fiton ti, mjafton të shikojmë edhe një të përditshme pranë opozitës që shkruan: “Nga sot nis dhuna jakobine e Edi Ramës ndaj mediave, qytetarëve, protestuesve, disidentëve të partisë, si dhe përkrahësve nga kampi kundërshtar. Dështimi i planit për të helmuar Shqipërinë dhe shqiptarët ka kthyer paranojat e hakmarrjes bolshevike.” Mjaftojnë këto rreshta për t’u kthyer parapa në kohë dhe për të kuptuar sjelljen e Berishës pas Gërdecit dhe 21 janarit që janë të njëjtat si në këtë citim. Berisha e mati Ramën me kutin e vet, por jo vetëm që dështoi, por dogji përpara shqiptarëve dhe SHBA-ve, mëkëmbësin e tij Lulzim Basha. S’ka gjë më qesharake për një lider partie që të digjet… nga i djeguri.
e keqja eshte qe me shume u dogj Shqiperia .dje qellimi i Saliut u arrit.
ju tha jo ShBA ne nje moment kur ajo kish nevoje per ne .
pas meje le te behet kjameti eshte motivi i plehres ,qe tani eshte mese i
kenaqur .
i mbyturi te mbyt!por basha eshte sozia me e keqe e shpellarit.kryehajdut klasik,nje medioker i pashembullt,pa asnje kontribut,gjimone i dyshimte ne karieren e tij,i zgjedhur me vota te vjedhuranga lejfeni ristan ,ky njeri nuk meriton te quhet lideri i opozites.
Koha do ta nxjerri shume shpejt jashte loje. Aktualisht Basha eshte i emeruari i Berishes, ka akoma mbeshtetjen e Berishes dhe nje pjese te klanit te tij pasi Berisha sapo dha doreheqjen. Jo
E shume se nje vit klane te tjera do te kosolidohen ne gjirin e PD se dhe Basha do te ndjehet i isoluar, i vetmuar.
Ne zgjedhjet e ardheshme vendore Basha d te humbi ne menyre te padiskutuar kreun e Bashkise se Tiranes keshtu qe do te shnderohet ne nje politikan pas asnje mandat, pra i pavlere dhe pa pike interesi dhe per vet PD ne.
Pra Basha ne 2015 do te jete prane fundit te karieres se tij politike.
Kush garanton se PD-ja do marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme lokale?
Berisha? Mos e fyej Berishen tani!!
Ai eshte burre shteti! ?
Lul Basha e tregoi veten qe eshte nje BYTHEC….
Berisha dhe Basha ben autogol! Bravo Edi Rama! Kryeminister modern dhe vizionar!
Berisha nuk donte qe Rama te jepte pergjigjen qe dha. Ai kerkonte me cdo kusht konfrontimin e protestuesve me Ramen. Bile ate e nervozonte edhe fakti qe ne nje jave protesta, asnjehere nuk u thirr kunder Rames, por gjithmone nga protestuesit eshte shprehur besimi se Rama nuk do ti tradhetonte, sic nuk i tradhetoi.
Berisha humbi perseri. Basha, Basha ushtar eshte, mbushes topi…
… me farmakr se hidherimi
dhe se vet, lengu Siris…
Eshte dhe mbetet salihizmi,
faqe ziu Shqiperise!.
O zoti durim, nuk i tha krimineli sali jo Amerikes, por populli. Ai kerkoi te perfaqsoi popullin me pergjigjen jo, por doli me i humbur se me 23 Qershor.
Zoti durim, Shqiperia nuk humbi gje, por fitimet jane ne te ardhmen. Gjithmone me sakrifice dhe pune.
Pse duhet te sulmoni Bashen i cili e di vete se ke pyet, ke nuk pyet, dhe si vepron. A nuk eshte ai tani lider i PD ? Pse u ardhkaka mire qe ambasadori amerikan foli ashtu? A nuk jemi ne shtet i pavarur dhe kemi te drejte ti themi kujtdo jo? Arvizu takoi Bashen po pse nuk takoi me pare Berishen si lider i te djathtes? Shkoni merruni me Olldashin e Mesilen e Kastriot Islamin e mos u merrni me Bashen
si do qe te ishte rama duhej tja kalonte kuvendit kete vendim ku te shkoqiteshin te mirat dhe te keqijat e ketij vendimi. vota ne parlament te ishte vote ndergjegje dhe jo partiake
nga ana e marredhenieve me publikun kjo ishte nje disaster per ramen. shpresoj te mesoj shpejt si manaxhohen situata te tilla ne kohet e mediave sociale
shqiperia si gjithmone mbetet vend i extremeve ose diktatures se pushtetit ose turmave histerike dhe rama nuk tregoj aspak lidership. shqiperia eshte demokraci parlamentare jo diktature rruge dhe kjo perben nje precedent te rrezikshem zhvillimi per ne.
Nuk e kuptoj qe si ka mundesi qe ende Lul Bashen nuk e kane shkarkue prej detyres se kryetarit te P.D.
Asht e turpshme per te gjithe antaret e PD me pase ne krye te partise nji person rren dhe mashtron,
Turp per te dhe turp dhe faqja e zeze per te gjithe antaret e partise PD qi vazhdojne me e mbajte ende kryetar.
analize e mire.
Salih Berisha, në këmishë e xhemedan ngrehi zërin sala popullin në demonstrata e fton, se armet kimike të Sirisë Rama po najë pranon. Se ky njeri ogurzi për popull të Shqipërisë dhe Kosovës nuk është tu ni veç në pushtet me dhunë me hi. Po i doket se mirë ka punue por, si duket në pus ka ra dhe ka sharrua dhe AMERIKEN E KA HARRUE, se Amerika për shqiptar ka punuar Shqipërinë dhe Kosovën shtete sovrane i ka emëruar !!!
Te nderuar lexues dhe komentues, i nderuari z MERO BAZE ju lutem nga zemra qe emrin e bishes se eger, njeriut te cmendur, gjakpiresit te shqipetareve, thjesht nje shtaze me pamjen e njeriut mos ja permendeni emrin, sepse jo vetem figura e tij shezofrene , por edhe emri i tij te mbjell frike, mos u merrni me te ,
thjesht sala u ngul ne kungjin e vet, por kesaj radhe ja futi edhe bashes, he mire i befte dhe urime