Hijet e modeleve të këqija

18 Nëntor 2013, 19:44Blog TEMA

Nga Bashkim Tolaj

Një ide për reformat për pagat, pensionet, përkrahjen sociale e të pastrehët

 

Në momentet e para të krizës ekonomike në Greqi, shumë studiues të fushës ekonomike u habitën me ritmet e shpejta të përhapjes së saj. Bëhet fjalë për një shtet, i cili kish një sistem të tipit “tax-dodgers” (liberalë të taksimit e që ka të detyrueshëm  një taksim të ashtuquajtur për 300 ditë në vit), por që nga ana tjetër kish marrë për vite me radhë ndihma e kredi e ndërkohë niveli i shlyerjes për vlerat principale kish qenë pothuaj zero për shumë prej këtyre detyrimeve. Ndërkohë Portugalia, Spanja e Italia këmbëngulnin se financat e tyre ishin krejtësisht të shëndosha e gjermanët mrekulloheshin me rritjen e tyre. Ekonomia e Evropës ishte në këtë periudhë e fuqishme dhe e mbulonte me rritjen e saj shumë probleme. Ndërkohë asgjë nuk është pa një situatë pothuaj identike kudo në vendet e tjera ku problemet ekzistojnë, por jo në të njëjtat nivele apo ritme.

Në logjikën e thjeshtë të harxhimit më tepër se ajo që prodhon, nuk ka mekanizëm sado i sofistikuar që të jetë, që të bëjë të mundur zgjidhje tjetër veç falimentit. Duhet të kuptojmë, e për më saktë duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të saktë të zgjidhjes duke marrë në konsideratë dhe rastet kur kapitalet kanë qenë të bollshme, por përdorimi i tyre nuk ka qenë rentabël  ose brenda një fushe të caktuar apo qoftë dhe sektorë të ekonomisë, të cilët mund të jenë efikas për një moment, por më vonë kthehen në joprodhues dhe kjo për shkak të mosplanifikimit të studiuar në një shkallë të gjerë e me kompetencë. Fakti që në shumë qytete të vendit kemi një numër të konsiderueshëm apartamentesh të pashfrytëzuara, flet për këtë e ndërkohë falimenti i shumë bizneseve të angazhuara me këtë sektor dhe investimet që ata kanë bërë, kthehen në një pamundësi e krizë  financiare e sociale.

Rasti i Detroitit

Falimenti është fenomen, i cili i ka ndodhur dhe ka përfshirë ekonominë e ndonjë shteti të tërë siç është rasti i Detroitit në SHBA. Është logjike që shumë njerëz mendojnë se ky është një rast i tillë, i jashtëzakonshëm dhe që përmban disa mësime për vende të tjera. Detroit dikur ishte qyteti i katërt më i populluar, i cili u rrit si një i tillë vetëm si pasojë e instalimit gradual të një industrie, e cila përbënte një  gjigant për llojin e vet në botë. General Motors, Ford dhe Chrysler u bënë për një periudhë të gjatë shitësit e pothuajse të gjitha makinave të shitura në Amerikë. Tani, në sajë të konkurrencës nga markat e huaja, ata shesin më pak se gjysmën.

Popullsia e Detroitit ka rënë me 60% ​​që nga viti 1950. Shkalla e vrasjeve është 11 herë më e lartë se mesatarja kombëtare. Kryebashkiaku i mëparshëm është në burg. Shkurre, barërat e këqija dhe rrënojat kanë zënë një pjesë të madhe të lagjeve të braktisura. Borxhet e grumbulluara nga periudha kur Detroiti ishte i madh dhe i pasur janë tashmë të papagueshme në vendin që tani është më i vogël dhe më i varfër.

Eksperienca e një qyteti si Detroit tregon se çfarë mund të ndodhë kur qeveritarët shtyjnë në pafundësi reformat në sektorin publik

Vështirësitë e pjesës më të madhe të Detroitit vijnë si pasojë e premtimeve të pambajtura mbi pensionet dhe shërbimin shëndetësor që i bëhet pjesës aktive të popullsisë kur ata dalin në pension. Shtetet amerikane, dhe qeverisjet lokale në qytete, iu ofrojnë punëmarrësve përfitime të paracaktuara nga pensionet, që  bazohen mbi vitet e punës dhe pagën përfundimtare. Këto të  fundit presupozohet se duhet të mbulohen nga fonde të posaçme. Fondet e pensioneve, nga një përllogaritje e bërë nga vetë qeverisjet lokale, janë të financuara vetëm 73%. Sikur të mos mjaftonte kjo, gati të gjitha shtetet aplikojnë mbi detyrimet e tyre një vlerë më optimiste duke bërë që detyrimet e tyre të duken më të vogla se ç’janë në të vërtetë.

Në qoftë se një vlerë pak më afër së vërtetës do të aplikohej, atëherë ajo do të ishte 48%.

Një situate e ngjashme shihet edhe në shumë shtete të tjera. I gjithë fondi i pensioneve të Ilinois është i barasvlefshëm me 241% të të ardhurave vjetore nga taksat: për Connecticut, kjo   vlerë është 190%; për Kentucky, 141%; per New Jersey, 137%.

Sa rëndësi kanë reformat dhe sa strategji afatgjatë kanë ato

Në kushtet kur në vendin tonë, në skemën e përkrahjes sociale  përfitonin si kryefamiljarë të gjithë anëtarët e një familjeje e të tjera si këto, atëherë sa e rëndësishme është që skema të funksionojë? Që ajo të operojë e kontrolluar dhe e bazuar në ligj është jetike për ekonominë se lidhet me financat e për pasojë sjell falimentin.

E njëjta situatë ekziston dhe në segmente të caktuara të zbatimit të ligjit për mbështetjen me burime financiare për  blerje të shtëpive nëpërmjet fondeve të përfituara nga financat e buxhetit të shtetit e shpërndarjes së tyre nga Entet e Banesave ne qarqe në bashkëpunim me instrumentalizimin e këshillave bashkiakë, gjë që shpesh ka bërë me dy dhe tre  banesa persona, të cilët së pari nuk duhet të kishin të drejtë të aplikonin apo eliminim të listave reale të të pastrehëve dhe ribërjen e tyre mbi baza klienteliste.

Nga një vlerësim i bërë në Shtetet e Bashkuara sipas “The Economist”, totali i boshllëkut të pensioneve është 2.7 trilion $, ose e shprehur ndryshe 17% e GDP-së.

Kjo situatë shpjegohet me faktin se fondit të pafinancuar të pensioneve i shtohet edhe premtimi i bërë të gjithë kategorisë se nëpunësve te shtetit të dalë në pension për sigurime  shëndetësore falas.

Në rastin e Detroit, fatura për këto shërbime mjekësore (5.7 miliard dollarë) ishte edhe më e madhe se totali i pensioneve (3.5$ miliard dollarë).

Ky efekt negativ ka si shkak edhe një trend te lumtur: amerikanët jetojnë më gjatë, madje edhe në Detroit, kështu që premtimet e bëra pensionisteve janë shumë të kushtueshme për t’u mbajtur.

Kjo është edhe pasojë e një faktori politik mjaft të njohur tashmë. Pushtetarët dhe kryetarët e bashkive, për të blerë votën, premtojnë pensione të majme për nëpunësit publikë, duke iu faturuar detyrimet taksapaguesve të së ardhmes.

Shumë abuzime të tjera janë lejuar, si për shembull rritja e orareve të zgjatura për burokratët, duke shtuar kështu rrogën e tyre përfundimtare deri sa dalin në pension. Nga disa përllogaritje të bëra në Rhode Island, rezultonte se shefi i zjarrfikëses së qytetit, i dalë në pension, do të përfitonte gati 800,000 dollarë në vit nëqoftëse do të jetonte për shembull deri në 100 vjet. Më shumë se 20.000 nëpunës të dalë në pension në Kaliforni përfitojnë pensione mbi 100.000$.

Lekët janë ato që duhen…

Zgjidhja e kësaj situate do të marrë kohën e duhur duke vënë në punë gjithë mekanizmat e duhur shtetërorë e ndërkohë duhet transparencë gjatë hapave të zgjidhjes nga ana tjetër.  Megjithatë, e rëndësishme është të fillohet nga zbardhja e problemit dhe lënia mënjanë e mashtrimeve të bëra në përllogaritje, vetëm atëherë do jetë e mundur që votuesit të përballen me sakrificat që duhen marrë.

Nëpunësit publikë duhet të dalin në pension më vonë. Shtetet duhet të vendosin skema pensionesh të përcaktuara, ku ajo që del nga fondi të varet nga ajo që është kontribuar.

Sa më shpejt të fillojë shqyrtimi i këtij problemi, aq më e thjeshtë do të jetë zgjidhja e tij.

3 komente në “Hijet e modeleve të këqija”

  1. bajo says:

    Cudi se sa analiste te zot behemi me llogarite e botes,llogarisim deri edhe Amerikes shpenzimet dhe borxhet?!! Uroj qe kur te beje artikullin tjeter te flase per pensionet shqiptare dhe per sistemin e ndihmave apo asistences qe aplikohet ne Shqiperi.I them Bashkim Tolaj qe te harroje SHBA-te e te merret me Albanian,me Shqiperine ku pensionistet paguhen vajtueshem,ku asistenca eshte mjerane dhe nuk del as dy dite buke per familjet qe i marrin ato si perkrahje sociale,ku te papunet nuk rregjistrohen e per pasoje nuk marrin ndihmen e duhur mjekesore se duhet te paguajne me para ne dore kudo qe te shkojne,ne ambulanca apo spitale shteterore,apo private,pra duhet te paguajne me ate qe nuk e shohin me sy dhe nuk e gezojne kurre zemren e tyre,se per ta ngrohur as behet fjale?!!
    Shtet kapitalist pa Burse shteterore qe te orientoje ekonomine formale e ta veje ne binare,qe po e mbyt korrupsioni dhe informalizmi ne ekonomi.Cuditem se si po i rezistojme rreshqitjes drejt falimentimit si shtet,dhe mos te harrojme nuk jemi Greqia!!

    1. muharrem says:

      o i madh ke te drejte por nuk e ke lexuar me shume vemendje se ai ben analogji se si njw shtet i madh ka gabuar rende e jo me ne

  2. polisi. says:

    bravo bajo koment ipersosur keta surreter nuk din me ba bilancin eshqipris gjejn koh te lir lle meren me ekonomit ebotes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje