Është e natyrshme, njerëz të “përsosur” as ka dhe as që mund të ketë.
Njerëzit, qofshin këtë njerëz të thjeshtë, apo politikanë të çdo rangu, vlerësohen sipas kontributeve të tyre në shoqëri, me të mirat e me mangësitë e tyre.
Edhe politikanët i qëndrojnë korrekt bindjeve të tyre, të asaj force politike që ata përfaqësojnë, dhe për këtë kurrkush nuk i bën ata fajtorë.
Njerëzit respektohen dhe vlerësohen për bindjet e tyre, ashtu si ata i kanë, sepse nuk është e thënë, sidomos në demokraci, që ata të mendojnë njësoj.
Dikur në sistemin njëpartiak, ata ishin të detyruar, deshën apo nuk deshën, të zbatonin ato ç’ka u thoshte partia.
Por, nga ana tjetër, për ata ç’ka shoqëria ndjen neveri, janë pikërisht ata lloj politikanësh, që pavarësisht bindjeve që kanë, i ndryshojnë ato sipas interesave të tyre.
Këta lloj politikanësh shkojnë sa majtas- djathtas dhe, për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se ata kështu janë “formuar” dhe nuk janë “fajtorë”.
Fajtorët në këtë rast, janë ata që u shkojnë nga pas njerëzve të tillë.
Një “model” i tillë politikani, apo më mirë t’i themi një “monstër” që është i veçantë në llojin e vet, ka qenë dhe mbetet ish- kryeministri Sali Berisha.
E ndërsa Qosja i Nastradinit “sëmurej” kur nuk vidhte, ky farë politikani “sëmuret” kur nuk bën trazira e gjullurdi.
Protesta apo trazira, pavarësisht se përse ato bëhen, ky do të jetë në krye të tyre, jo për t’u bashkuar me atë ç’ka ata kërkojnë, por për t’i hedhur “benzinë” zjarrit, vetëm për të “ngrohur” duart e veta, për të fituar sadopak për veten e vet. Le t’i shohim më konkretisht të dy anët e kësaj “monstre”!
Në karrierën e tij politike ka pasur uljet e ngritjet e tij, atë të ngjitjes në lartësitë e pushtetit dhe atë të uljes në opozitë.
Sipas vendit ku ndodhet ky “kameleon”, ashtu e ndryshon edhe “ngjyrën” e vet.
Kur është në pushtet, karakterizohet nga arroganca e bajraktarizmi, nga mënyra e të sunduarit me çdo çmim e me çdo mjet, vetëm e vetëm që të mos humbasë karrigen e vet.
“Bëmat” e tij nuk mund të hiqen lehtë nga kujtesa e shqiptarëve.
Ky nuk e ka për gjë që të paraqesë të bardhën “të zezë” e të zezën “të bardhë”.
Ky, që sa ishte në pushtet, “përgjërohej” ditë e natë për miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, nuk e ka fare për gjë, që për të fituar “parajsën” e tij të humbur, t’i paraqesë ata “armiqtë” më të rrezikshëm!
Këtij farë politikani nuk i është dridhur dora as kur ka vrarë njerëz dhe as kur ka shitur pasuritë kombëtare tek të huajt. Sipas mënyrës së vet, ka luajtur herë rolin e mashtruesit e herë atë të karagjozit, duke ua lënë “në derë’ të tjerëve kusuret e veta!
Për aq kohë sa ishte në pushtet, propagandonte me të madhe “mirëqenien’ e shqiptarëve, “rritjen e madhe ekonomike”, “zhvillimin me hapa vigane” si asnjë vend tjetër i Europës e më gjerë, në një kohë që shqiptarët, nën sundimin e këtij diktatori, nuk patën as ujë për të pirë e as kushtet më minimale të jetesës, pra e çoi shumicën e popullit në kufijtë e mbijetesës!
Gjithçka e privatizoi për interesat e tij e të oborrit të tij. Ai grabiti pasuritë e shqiptarëve e ua dha ato të huajve apo vendasve, vetëm për interesat e veta.
Jo vetëm që privatizoi pasuritë e shqiptarëve, por e “privatizoi” edhe NATO-n, edhe liberalizimin e vizave, duke i quajtur këto vetëm “suksese” të tij, në luftë me një opozitë “destruktive” që punonte “në dëm të interesave kombëtare”!
Përsa i përket mosmarrjes së statusit, këtë ia linte “në derë” vetëm opozitës “antikombëtare”!
Historia ka për të folur shumë për këtë tip anarkisti, siç e theksova edhe më lart, i veçantë në llojin e tij.
Por le të vijmë në ngjarjet e ditëve të fundit.
Njerëzit, të rinj e të moshuar, organizata joqeveritare e gjithkush, me të drejtë u ngritën në protesta për një çështje jetike siç ishte ajo e armëve kimike, aq shumë të përfolura, që ato të mos vinin për t’u demontuar në Shqipëri.
Nga të gjithë mijëra e mijëra pjesëmarrësit, i vetmi që nuk duhej të ngrinte zërin e të qëndronte larg këtyre protestave, duhej të ishte Sali Berisha.
Por ja që ky njeri, i pangopur për pushtet e që nuk njeh alfën e demokracisë, rotacionin politik, gjendet në ballë të protestave, për t’i “qarë” hallin shqiptarëve, që mbasi i “ngopi” me bukë, tani u “qan” edhe hallin që të mos “helmohen”!
Halli i vetëm i këtij “anarkisti” që e gërryen nga brenda, nuk janë armët kimike, por të gjejë një shkak, të shfrytëzojë një pakënaqësi, për të plotësuar interesat e tij të ngushta.
Dhe ja ku i erdhi “zogu” në dorë, që mezi e priste, të shfrynte tërë mllefin kundër mazhorancës së re dhe kundër Edi Ramës.
Po pse ky njeri do të ishte më mirë që të fshihej gjëkundi? Arsyet janë të shumta, që nga koha e Berishës së I-rë e deri tek Saliu i II-të, në tetë vitet e fundit.
Së pari, ai “mbretëroi” në kundërshtim me vullnetin e shumicës së shqiptarëve.
Ai, që nga zgjedhjet e vitit 1996 e deri sa u largua, bëri ç’është e mundur që me anën e vjedhjeve e manipulimeve, t’u imponohej shqiptarëve, për të ardhur në pushtet me çdo mjet e me çdo çmim, por jo me votën e lirë të qytetarëve.
Si një ish- komunist i pandreqshëm, nuk ka lejuar vendosjen e një demokracie të vërtetë, por frymën totalitare të uni-t të tij, që kjo frymë të sundonte kudo, jo vetëm në qeveri, por edhe në parlament e në institucionet demokratike.
Është “aftësia” e këtij njeriu, që të mbytej zëri i opozitës, zëri i demokracisë e të dëgjohej vetëm zëri i Sali Berishës. Është “aftësia” e këtij njeriu, që edhe institucionet demokratike të mos funksiononin, edhe ligji të mos zbatohej, por të bëhej vetëm ajo që diktonte Sali Berisha!
Gënjeu, mashtroi, sakatoi e varfëroi edhe më shumë shumicën e shqiptarëve, duke mos u thënë atyre asnjëherë të vërtetën, por i “ngopte” vetëm me rroga e pensione!
Edhe industrinë e “modernizoi”, edhe bujqësinë e “lulëzoi” vetëm me miliardat që “investonte”, por që ato shkonin në xhepat e hajdutëve të tij!
Por që mos i futemi thellë “bëmave” të tij, le të përmendim disa prej tyre.
A nuk ishte ky përgjegjësi kryesor në ngjarjet e vitit ’97, ku shteti i tij u shkërmoq brenda disa orëve?
A nuk ishte ky, që kur protestuesit kërkonin paratë e tyre, dërgoi tanket e avionët për të shtypur këto protesta?
A nuk ishte ky njeri që mobilizoi forcat nga veriu e mbushi avionët me lëndë kimike e armatim për të mposhtur popullsinë e jugut të “pabindur”, duke krijuar precedentë të rrezikshëm për një luftë vëllavrasëse?
Ky, që deshi të helmonte qytetarët e vet, ky tani na del “shpëtimtar” që shqiptarët të mos helmohen nga armët e Assad-it. Çfarë ironie!
A nuk është përgjegjësia direkte e këtij njeriu që vrau njëzet e gjashtë jetë të pafajshme, që plagosi mbi treqind të tjerë e shkatërroi qindra shtëpi dhe jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por akoma edhe sot nuk ndjen asnjë fije përgjegjësie për tragjeditë e ndodhura!
Jo vetëm tragjedia e Gërdecit, por edhe ajo e 21 janarit, ku u vranë katër të pafajshëm, kanë nga një emër.
Ata janë Fatmir Mediu e Lulzim Basha.
“Streha” e tyre është Sali Berisha, që në vend që këta të dy e shumë të tjerë si këta, të ishin para drejtësisë, dalin sot e na bëjnë moral për pasojat e armëve kimike!
Populli le t’i gjykojë këta demagogë, se sa ata janë për hallet e popullit.
Por në të njëjtën kohë, është Sali Berisha, që jo vetëm ata nuk i çoi para drejtësisë, por i shpërbleu për “meritat” me poste e ofiqe, siç edhe ka bërë me të gjithë njerëzit e oborrit të tij, duke sfiduar jo vetëm drejtësinë, por edhe duke u tallur me shqiptarët.
A nuk ishte ky Sali Berisha, që lejoi ardhjen në Shqipëri të plehrave nga Europa pa pyetur e pa përfillur as protestat e popullit e as organizatat jo qeveritare?
Është ky hipokrit, që sot i “qan” hallin popullit shqiptar, që ai të mos helmohet nga armët kimike!
Ky kryetar “de facto” i Partisë Demokratike, mbas goditjes që mori nga vota e popullit, kërkon të nxjerrë mllefin tani kundër Ramës, që të japë dorëheqjen.
Këtë e kërkon me atë rrugë që dje tallej e i drejtohej opozitës si opozitë që i binte bilbilave, kurse sot ky ka zgjedhur rrugën e goditjes së tavolinës, si një tipik rrugaç “modern”!
“Unë, thotë ai, dorëzova kryetarin, jo Sali Berishën.”!
Kjo është e vetmja gjë reale që ai thotë!
Po të kishte mbajtur “Kryetarin” do të ishte më mirë, mbasi edhe mund të kishte ndonjë fije humanizmi, por ai ka mbajtur “Sali Berishën” që është po ai që ishte, e që akoma po na shfaqet në ekranet e televizorëve si “i persekutuar” gabimisht nga sovrani.
Por Sali Berisha mbetet po ai, por jo më “i qeshur” cinik, lajkatar, demagog e hipokrit, por edhe më tej akoma, si hakmarrës që merr pozat e një “egërsire” për të fituar “prenë” e humbur!
“Unë, tha së fundi, jam doktor Sali Berisha”!
Këtë, nuk e tha ndonjëherë sa ishte në pushtet, ku demonstroi gjithçka, që ishte jo humane.
“Ujku” tregon këmbën me “miell” për të treguar që është “dhia” dhe kujton se me të vërtetë shqiptarët do t’i “hanë” akoma përrallat e tij!
Por hakun të mos ia hamë, ai gjen “shesh” e bën “përshesh”! Sikur të ishte vetëm ky, do të ishte gjysma e të keqes.
Më e keqja është se edhe shumë të tjerë, që nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e demokracisë si Xhozefina, Majlinda, Mesila, Luli, Mediu & Co, gjejnë “frymëzim” tek ky Don Kishot. Nuk shqetësohen as Saliu, as edhe këta ish- besnikë të tij për shkatërrimin e ekonomisë, për atë që e çuan vendin në mjerim dhe e lanë jashtë Europës, për vjedhjen me të dy duart nga oborrtarët e zyrtarët e tyre, por tani na rrëmbejnë flamurin e “shpëtimtarit” për gjoja dëmet që do të na sjellin armët kimike!
Këta, e shumë të tjerë “marka’ të tilla, do të vazhdojnë të sillen kështu, përderisa nuk flet drejtësia, përderisa demokracia nuk funksionon.
Ja përse këta “doktorë” ndodhen sot në vijën e parë të protestave e derdhin lot krokodili për “hallet” e popullit!
Nuke ka asnji komente!
Kjo qeveri dhe ky parlamente kane barren historike per te treguar se edhe ne Shqiperi vepron drejtesia,ne te kundert jemi shtet pa shtet dhe qeveri pa force ligjore.
Drejtesia dhe prokuroria po flene mbi dosjet e krimit!duame te integrohemi ne Europ!!! si dhe kure?kure vendi s’ka drejtesi.
O Pandi,
A s’na thua;
Dhe sa do vazhdoje te beje lufte me “Mullinjte e Eres”???!!!
http://goo.gl/ahlYYA
Te lumte Dora o Pandeli nuk I heq asnje presje u shifet kjo fare e keqe plera krimineli kjo qe write mbaj premtimin per ti cuar Ne duret e drejtesise keta monstra
Po ku numurohen bemat e ketij gomari!! Salka I shiti detin Greqise, na solli ata maxhuket se nuk me kujtohet cfare jane, nuk pyeti njeri, solli plehrat e fqinjve qe skishte lidhje me NATON apo me ndonje urdher nga Amerika, vetem te mbushnin xhepat e tyre, edhe per armet e assadit po te ishin ne qeveri do I sillnin ashtu sic kane bere gjithnje. PD duhet te distancohet nga ky kryehajduti dhe hajdutet e tjere me rradhe qe cdo njeri nga ne I di mire se kush jane.
Mallkuar qofte ky kriminel ky i pafytr i paafte qe e shkatroi dhe do perseri i njejti qen qe tani ka nxjerr perpara köyshin e tij Lulin . Harrem buka Z .Rama nqs nuk e fut ne Burg kete njeri . Me bemat qe ka bere ky njeri duhet te vuaj shume . Edhe njehere Mallkuar qoft Sali qen Bersha .
Ζ Pandeli ! Ke shkruajtur sakt,ke then te verteta thjesht bukur e te permbledhura ne kto rjeshta ku jan shum ,shum per te derguar ne duart e drejtesis kte monster qe akoma sfidon me qendrimin e tij para “viktimes”popull per sa i beri gjith kte koh…Akoma nuk esht ndergjegjsuar per cka ka ber ose me mir akoma shpreson te kujtesa e dobet e ktij populli qe ka treguar sa leht haron ,sa fal dhe sa i beson “kameleoneve”!! Nuk behet fjal me per te shkruajtur e rishkruajtur bemat e ktij perbindeshi qe nuk ka njohur historia “demokratike” te dyt !Nuk harohet se akoma e shohim ,akoma e kemi neper kemb dhe sle “gjemb “pa mbjell qe te korr ate qe ka korur ter jeten e tij!Nuk ka vend te perseris se i ke then mjaft qart ,por ajo qe mbetet te pyes vehten dhe nuk besoj se jam i vetem:Kur ky …………(sdua tja ve un emrinse nuk gjej krahasim ) me ne fund do jap llogari per cka ka ber ??? Cfar duhet te bej me shum nje ……….. qe ti jipet per gjykim drejtesis e ta ndigjojm si do “mbrohet”? Sa koh qe esht i lir ashtu neper mitingje per te vazhduar vepren ,kjo maxhoranc duket si nje qiri ne nje od fshati; -“as ndricon e as ngroh”-……….
Po,mire o vellezer! Keshtu do vazhdojme akoma ne,duke e shar’ e duke e akuzuar Berishen?!… Autori thote: ” Ky s’e ka per gje te paraqese te bardhen te “zezeze edhe te zezen te “bardhe” Po kush nuk e di kete ?! Biles saliu na ka bindur qe e bardha qe dukej ishte e zeze,edhe sterr po thuajse… Na u deshen 23 vjet qe ta kuptonim qe na genjente!… Qe Ky njeri eshte me i poshteri i burreris Shqipetare tashme dihet,por pytja eshte cdo bejme?! Boll, se u teprua me te bemat e tije, deri sa po na peshtiroset edhe vetja,boll folet per te.
Ti ke te drejte qe e shtone per zgjidhje temen e sharjeve!
Ne nji vende ku zotron shteti ligjor edhe sharjet qe kalojne limitet denohen,po ama krimet e vrasjes dhe te korrupsionit nuke duhet toleruar,ketu i vjen era mose ekzistences se shtetit.
Pa dashur qe te zgjatem,te gjithe duhet te ngulmojme dhe ti bejme presion qeveris dhe parlamentit qe drejtesia te beje drejtesin,ne te kundert do mbetemi gjithmon keta qe jemi……..
bravo bravo per te gjitha ato qe ke shkruar me ke permbushur plotesisht jane te gjitha ato mendime qe kampatur ne mendje po si shprehja dot por bukur dhe sakt i ke pershkruar ti ne jemi nje popull i zgjuar puntor por ne njerzit e thjeshte ndertojme me mund te ardhmen tone dhe politikanet tane dine vetem te na i shkaterojne po pse kete meritojme ne skemi ne njerez me nivel qe te na udheheqin po 23 vjet kemi pare e kemi jetuar nje politike te kalbur dhe akoma shikojme ata njerez qe keni permendur dhe ju jozefina majlinda luli berisha qe as emrin sme ben dora tjua shkruaj i shikojme akoma ne parlamend me nje nivel shum te ulet thote nje fjale populli druja e shtrembert prish gjithe stiven ata duhet te ikin nga skena politike nuk e meritojme ne shqiptaret te na perfaqesojne keta njerez mjaft .
Kisha vetem nje vrejtje: Krahasimi i Sali Berishes me Don Kishotin eshte jo i drejte. Don kishoti ishte nje personazh qe nisej nga deshira per te vendosur drejtesi ne bote. Por metodat qe perdorte per ta vendosur kete drejtesi dhe perceptimi qe kish per realitetin e benin qesharak.
Me thoni tani ka ndonje gje te perbashket Berisha me Don Kishotin e Mances?
+ky ishte makbethi ne fuqi te 1000,gJynof qe nuk e futi Shekspiri kete kampjon negativ ne TRAGJEDITE E TIJA
O Pandeli Ziu..me duket se do te jesh prej atyre grekerve qe duan veç emrat si ti..e po a therrasim Sandeli per hatrin tend,
sepse ta paska ngecur ne gryke o derr i zi ,te paska mbetur..po prit ,prit, se shume pak do te presesh…
Analize reale! Por sikur te na thoshte dikush se perse gati gjysma e popullit e perkrahu dhe e mbajti kete monster ne pushtet? A s’na shpjegon dikush per injorancen tone si shoqeri. Mua po me del se ne, si shoqeri, jemi aq sa injorant aq edhe perulese dhe sahanlepires qe shkojme pas te fortit, duke u neshtruar deri ne neveri. Edhe Enveri kete mentalitete gjeti, dhe shoqeria jone injorante ia shtroi me lule rrugen e tij, per t’u bere ai qe ishte. S’mund te behesh diktator,kameleon, kriminel, kur ke nje shoqeri te pjeku, te emancipuar etj. Nuk eshte problemi vec nje Sali e oborrtaret e tij te pakurrizore, por problem edhe me i madh eshte mendesia jone injorante dhe perulese e shoqerise sone…
O doktor, doktor po ke nevoj per ( paroksetin )do te japim nja dy kuti ,po mas i pi te gjitha ,mire, se te tjerat te duhen per ne gjyq .
zhdukeni nga faqja e dheut monstrën dhe bandën e tij përpara se të jetë vonë ?
ok leo
Vdekja e ketij mostre do jete e llahtareshme, sepse ka persekutuar nje komb.
Shume i drejte artikulli!Tani Ai dihet qe eshte tradhetari me madhe i shqiperise,armiku i popullit te tij,zakonisht keta antishqiptare jemi mesuar ti degjojme jashte kufijeve tane , ne vendet fqinje,kurse kete moster e kemi brenda ne shtepi. Dhe ndoshta eshte ky fakti qe nuk dime si te veprojme me te, nuk dime ta ndeshkojme,ta shporrim. Me ardhjen ne pushtet te qeverise se re na u hapen syte. Momenti i pare qe na u paraqit si ai i armeve kimike te Asadit, pa nje e pa dy i thame JO demontimit, sepse thjeshte nga emri ARME KIMIKE na vajti gjaku ne tru dhe nuk menduam gjate.Faj per mua eshte ne rradhe te pare i Amerikaneve pastaj i qeverise dhe ne fund i medias , qe nuk i shpjeguan popullit sigurine dhe perfitimet nga ky proces.Por ajo qe desha te thoja qe tani qe kemi nje qeveri qe po mbron interesat e popullit, pse nuk ngrihemi te gjite ne proteste paqesore kunder prokurorise e gjykatave per te denuar kriminelet Sali Berishe e kompani e te korruptuarit, por ja leme ne dore qeverise,fundja e fundit Ne jemi te mashtruarit.Jemi Ne qe me parate tona u dhame te drejte te abuzojne me Ne. Kjo do te ishte nje ndihme e madhe edhe per vete qeverine.
Për xhelatin që vret natën dhe “qan” ditën, lexo linkun:http://www.tiranaobserver.al/news-item/vajza-e-sigurimit-dhe-anti-amerikanizmi-i-te-perzgjedhurve-te-ramiz-alise/
ky njeri asht krimine ky errnon shum ky asht mostr.
Ne shqiptarët e Kosoves dallojm shum nga pjesa dermuese e shqiptarve të Shqipëris. Shqiptarët e shtetit amë nuk kanë më ndjenja kombtare se ua shkatrroi Enveri, ktyre epu nga 50€ edhe Tadiqin po deshte do u a qosh per kryeminister se le më Hipikun Rama !