Në vëmendje të:
Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Ilir META,
Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi RAMA,
Me cilësinë e një qytetari të përgjegjshëm të kësaj Shqipërie të përbashkët, si inxhinier transporti dhe i industrisë automotive, me një përvojë shumë të gjatë, plot 37 vjet, si drejtues teknik i kompanive më të mëdha të transportit automobilistik, si ekspert i trafikut dhe sigurisë rrugore, po u drejtohem Ju si “kolonat institucionale kushtetuese” të shtetit, si burrështetasit kryesorë të legjislativit dhe ekzekutivit të Shqipërisë:
Me një qasje komplet ndryshe nga rutina burokratike e deritashme, vendosni në mënyrën më urgjente të mundshme autoritetin ligjor dhe qeverisës në rritjen dhe konsolidimin e sigurisë rrugore duke rivendosur rregullin dhe ligjin e munguar në rrugë, për të eliminuar anarkinë e trafikut dhe minimizuar aksidentet fatale që po përditësohen në formën e një masakre rrugore.
Insistoni me influencën tuaj imponuese në ndërmarrjen e këtyre nismave dhe veprimeve legjislative dhe ekzekutive:
Ndërhyrjen në Kodin Rrugor dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë për të ndryshuar cilësimin ligjor të aksidenteve me vdekje nga “Vdekje si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor”, në “Vrasje Rrugore”.
Klasifikimin ligjor të shkeljeve të Kodit Rrugor, në “Kundravajtje” dhe “Sjellje Kriminale” (Kundravajtje e Rëndë, Penale) ku, të gjitha praktikat e verifikuara të shkeljeve të dërgohen përpara drejtësisë, në gjykim me afat të shkurtuar.
Rikrijoni nga themeli (rilindeni), divizionin e Policisë Rrugore: me një personel krejtësisht të ri, me arsim universitar inxhinierik dhe juridik, nëpërmes një sistemi konkurrimi e rekrutimi rreptësisht profesional dhe moral, duke zhdukur nga mjedisi rrugor dhe kujtesa “policin- kapter” të trafikut, duke vendosur “oficerin- polic” të diplomuar dhe të trajnuar.
Zhdukni nga kryqëzimet, semaforët dhe stacionet e improvizuara në rrugë policët statikë të maskuar dhe të hallakatur me cigare në buzë që vjelin gjoba dhe “taksa” për eprorët.
Krijoni një divizion të Policisë Rrugore në lëvizje, që dikton dhe kontrollon tempin e lëvizjes në akset rrugore, i pajisur ekskluzivisht me autoveturat të reja, më të mirat në treg, të pajisura me kompjutera dhe sisteme monitorimi, e aftë të perceptojë që në fillesë anomalinë e trafikut dhe shkeljet rrugore potenciale që çojnë pashmangshmërisht në aksidente.
Jepini me ligj policit- oficer kompetencën për të ndaluar dhe shoqëruar përdoruesit e rrugës që shfaqin sjellje kriminale në rrugë.
Me një divizion policie të “motorizuar” në lëvizje njëzet e katër orë, mbulohen të gjitha akset rrugore, eliminohet “paraprita” hileqare e postablloqeve dhe çdo përdorues rruge do të ndjehet vetëdijshëm se, në më pak se çdo orë, ka në ndjekje, por edhe në ndihmë, para dhe pas Policinë Rrugore.
Vendosni rishtaz në strukturën e Policisë emërtesën e “Sherifit”, si hallkë ndërmjetëse operative midis ngjarjeve të rënda në rrugë, stacioneve të policisë dhe reparteve të paraburgimit.
Rikonstruktoni në themel Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit Rrugor duke zhbërë korrupsionin e legjitimuar me “shkelje syri”, për të mbushur arkat elektorale dhe xhepat e shefave me “detyrim- përcaktim”, duke e vënë këtë agjenci në binarët e vërtetë të një shërbimi profesional të mirëfilltë për qytetarët.
Rishikoni në themel dhe precizion koncesionin e dhënë për Kontrollin Vjetor të Automjeteve sepse i keni hequr vetes (shtetit), një funksion jetik- kontrollin si dhe keni privuar arkën e shtetit nga të ardhura neto me investim minimal.
Rivendosni Kontrollin Periodik Teknik të Automjeteve në servise të akredituara dhe të licencuara si servise dhe të çdo individi që e quan veten mekanik automjeti.
Ndryshoni në themel praktikën e formimit të drejtuesve të automjeteve, (autoshkollat), duke i shndërruar ato nga kioska të shitjes së Lejeve të Drejtimit, në klasa të mirëfillta dhe laboratorë të Edukimit Rrugor.
Futeni lëndën e “Edukimit Rrugor” në të gjitha ciklet e shkollave, fillimisht edhe si lëndë ekstrakurrikulare.
Investoni drejtpërdrejtë me fonde shtetërore në përfshirjen e emisioneve televizive për edukimin rrugor.
Ndërhyni me urgjencën që ua dikton përgjegjësia shtetërore që keni, për t’i shndërruar rrugët nga thjesht karexhata elektorale për prerje shiritash, në rrugë me standarde, duke plotësuar të gjithë elementet e tjerë, të domosdoshëm, sipas Kodit Rrugor.
Vendoseni në standardin tuaj të punës, se asnjë rrugë apo segment i saj, nuk mund të përurohet dhe inventarizohet në inventarin kombëtar të aseteve pa qenë e kompletuar me të gjithë elementet e saj.
Vendosni në mënyrë të përhershme në rrugë ndalesat: “Ndal Policia” në një korsi shtesë të segmentuar, si vende kontrolli të organizuar të herëpashershëm ku përdoruesit e rrugës të jenë të detyruar ta zerojnë shpejtësinë në prani të këtij sinjali rrugor.
Të nderuar zotërinj,
Një siguri rrugore e stabilizuar është sfidë e përbashkët e jona, e ligjvënësve, qeveritarëve, mazhorancës dhe opozitës, e gjithë qytetarëve.
Asnjë qeveri dhe opozitë në botë nuk dëshiron dhe nxit vdekjen nën rrota e për shkak të rrotave.
Në përputhje me funksionin tuaj kushtetues, ju keni për detyrë të siguroni dhe mbroni jetën, shëndetin dhe pasurinë e shtetasve të cilët i qeverisni dhe u kanë dhënë votën.
Ju e keni hequr imunitetin kushtetues në Kuvend, por në mënyrë paradoksale ju vazhdoni të mbani, jo ligjërisht, një imunitet rrugor me eskorta të dhunshme dhe me “semaforë me dritë jeshile”.
Ju kujtoj se ky “imunitet” nuk është i barazvlefshëm më sigurinë rrugore.
Përvojat e hidhura dhe tragjike, me gishtërinj të thyer paraardhësish, me aksidente të shkaktuara më vdekje po nga paraardhësit, vdekje në rrugë e deputetëve, prefektëve, ish- ministrave, familjarëve të Kryetarit të Shtetit, e shumë personave me individualitet dhe personalitet të spikatur, tregon se në trafik jemi të gjithë të barabartë; përdorues të rrugës pa imunitet dhe pa hierarki.
Ngjarja tragjike e Shkodrës, për nga sasia e dhimbjes prej humbjes së pesë jetëve, e tejkaloi 21 Janarin. Çdo vit në rrugët tona realizohen më shumë se njëzet e gjashtë “Gërdecë”!
Po rezulton se makinat po vrasin më shumë se një pushkë, se një mortajë, se një top!
Leja për të poseduar dhe ngarë një makinë është tepricë në liri. Në emër të jetës kjo “liri” duhet kufizuar me një ligj të drejtë dhe të rreptë. Duhet orientuar dhe kontrolluar me një veprimtari ekzekutive intensive, gjë të cilën e keni Ju për detyrë.
Duke e konsideruar veten si një zëdhënës i kolegëve të mi, inxhinierë e teknicienë të transportit rrugor, të industrisë automotive, të menaxhimit dhe ekspertizës së trafikut, pa rol protagonisti e flamurmbajtësi, ju bëj thirrje që Sigurinë Rrugore ta vendosni si prioritet të prioriteteve në punën tuaj legjislative dhe qeverisëse dhe shpreh njëkohësisht gatishmërinë për të kontribuar me përvojën, idetë dhe veprimin tim aktiv në çdo pozicion ku jam kompetent dhe ju të keni nevojë.
Pershendetje zotit Dede Shkurti per mendimet e vlefshme qe keni dhene!!!
Do te shtoj:
-Te kryhet nje studim i plote i STANDARTEVE TE CDO RRUGE AUTOMOBILISTIKE,te percaktohen mangesite ne cdo element,te hartohet PREVENTIVI dhe te planifikohn PUNIMET per te gjithe punet e nevojshme!!!
-Ne cdo kryqezim te hiqen policet e TRAFIKUT(nje tyrp i madh) dhe te vendosen SEMAFORET,VIJAT E BARDHA dhe KAMERAT VEZHGUESE!!!
Per cdo shkelje, ne RRUGE te dokumentuar me rregjistrim filmik te VIHEN GJOBA TE FORTA DERI NE NDJEKJE PENALE PER FAJTORET!!!
-RRIPI DHE BISEDAT ME CELULAR TE DREJTUESVE TE AUTOMJETEVE te jene kerkesa te rrepta ne cdo rast!!
Nje bisede ne celular duke ngare makinen,mund te shkaktoje AKSIDENT VDEKJEPRURES!!!
Ndricimi dhe KALIMET E MBIKALIMET te kryhen me precedence!!!
KONTROLLI TEKNIK I AUTOMJETEVE TE RIVENDOSET VETEM SHTETEROR se nuk mund te behet BIZNES ME JETEN E NJEREZVE!!!
Shume te drejta keshillat e dhena dhe verejtjet e bera nga inxhinieri.
Mirepo i ndjeri Olldashi protestoi kunder armeve kimike, si rrezik per jeten e popullit shqiptar.
Shoqeria civile te protestoje per sigurine rrugore e cila po sjell viktima me shume se nje lufte kimike. Dhe ta lene show-un e protestave te cilave nuk ua dine qellimin e vertete…
aplikoni ligjin dhe standartet e shtetit Hollandez per rregullimin trafikun rrugor dhe sinjalistiken rrugore, mos ecni me modelin Italian apo Grek, se nuk kane te krahasuar me Evropen Veriore per sa i perket trafikut
Pershendetje z Dede.Plotesisht e drejte.Ka ardhur koha te vendosen ligje te rrepta per “pilotet e formula1”. Jo vetem qe vene ne rrezik jeten e tyre,por edhe te te pafajshmeve.
Respekte per ju dhe familjen tuaj.
Gjithcka e shkruar mire, por e prish ne rreshtin e fundit..! Je vetofruar mu si Fatos Nano per president..!! Nuk duroje te te therrasin.., ata..!! Rryp.
1_ turp qe policia konsideron shkelje vetem se shoferi nuk mban te lidhur rripin e sigurimit, po pasagjeri nuk ka nevoje per te mbajtur rrypin dhe te mbroje jeten e tij?
2_ rruget e reja duhet te jene te padepertueshme nga shtepite, lokalet dhe karburantet qe ndodhen ne cdo 20 metra larg njera tjetres, ndryshe ne 100km jane rreth 150 hyrje per ne rruget kombetare
3_ sinjalistika eshte hallke po ashtu e rendesishme ne rruget kombetare por edhe ato lokale
4_ patentat te kushtezohen per personat qe kan kryer shkollen e mesme, qe te ben te mendosh qe kane nje edukim te mjaftueshem per te ndjere pergjegjesin e drejtimit te nje mjeti qe te mundeson te punosh por dhe te mos demtosh jeten e te tjereve.
Keto tre raste mund te reduktojne rreth 60-70% rastet e vdekjeve ne aksidente.
A keni force te realizoni keto parametra krahas shenimeve te vleftshme te zotit Dede Shkurti? Provojeni dhe do te shpetoni shume jete njerezish.
Hahaha kerkese me te bukur per punesim nuk kisha pare ndonjehere.
Rripin zoterinj rripin, gjeja me elementare dhe ajo qe redukton ndjeshem vdekjen ne aksident. Perdorimi i celularit gjate drejtimit te makines eshte burimi me i madh i aksidenteve. Le te behet ky aksident nje pike kthese dhe vemendje e qytetareve.
Thuaj te heqin makinat,behet me kollaj keshtu
gjoba nga me te renda qe mos tja mbaje xhepi se vetem aty preken dhe se bejne me….jo burg…heqje pikesh ne patente dhe marrje patente qe ti hiqet e drejta per 1 vit…po su zbatohen gjobat erenda keshtu do jete perseri…se per rripin dhe cel as qe ju vihet rendesi…pasi vazhdojne perseri po te njejtin avaz….ketu njerezit sduan veten e tyre….ske nga tja fillosh amane….:(
Mos valle aksidente quhen vetem atome makina?Shihnijulutem pergjate aksit nga fakulteti i filologjikut e deri tek lavazhi ne kthese ,sa puseta jane te hapura,ku edhe trotuari eshte shume i vogel.Jemi 2 veta te se njejtes familje qe falezotit kemi shpetuar pana shkelur makina pasrenies ne pusete.Vetem kur ne mes ka vdekje quhet aksident.Po s kagje se vetegjyqesia do te na beje qe timbushim me gure e te mos kete zot tiheqi.S dime kujt borie tibime
Une jam njeri nga ata qe ne shqiperi kam pas “patente”… “leshi”, keshtu kur dola ne Europe nuk konvertova patenten por bera shkolle nga fillimi. Ai qe me kishte dhene patenten ishte inxhinjer “leshi” si ky zotnia. Nuk e ka idene fare, per shume gjera flet kot, e tregon injorancen e trashe shqiptare. Shqiptaret nuk duhet te krijojne, pasi nuk jane ne gjendje ta bejne nje gje te tille, por te aplikojne ate qe ne Europe e din edhe nje femije. Une me kenaqesi do te vija ne shqiperi te hapja nje autoshkolle model, model per te gjithe ata qe kane deshire te dalin shofere te vertete. Por Shqiperia eshte “krim”, plot me “talebane”, me administrate otomane e keshtu ne kendej e Ju andej. Vrituni sa me shume, beni aksidente sa me shume, paguni e merrni rryshfet sa me shume, dashurohuni me politikanet e vdisni per ta, beni ate qe asnje komb e shtet nuk ben.