Lider nuk emërohesh, bëhesh!

23 Nëntor 2013, 16:55Blog TEMA

Nga Alfred Peza

 

Ndarja e parakohshme nga jeta e Sokol Olldashit, veç të tjerash, nxori në sipërfaqe disa tendenca dhe defekte të shoqërisë shtetit shqiptar.

Së pari, me gabimet foshnjarake natën e aksidentit fatal, mediat në përgjithësi dhe ato të informacionit televiziv në veçanti, treguan se janë ende të papërgatitura profesionalisht dhe teknikisht për raportime të këtij lloji.

Së dyti, tragjedi të tilla nuk duhet të jenë e vetmja mundësi për të unifikuar e bërë bashkë të gjithë spektrin politik shqiptar.

Së treti, protokolli i shtetit dhe shërbimet qeveritare treguan se janë ende poshtë lartësisë së dinjitetit që meritojnë figura të tilla në organizimin e homazheve dhe varrimit. Ceremoniali dështoi të ishte forma më e lartë e respektit, vlerësimit dhe përcjelljes.

Së katërti, humbja e Sokol Olldashit është humbja e të gjithëve dhe një mundësi e jashtëzakonshme reflektimi të thellë për vlerën reale të jetës së gjithsecilit prej nesh.

Së pesti, si gjithë të spikaturit që ikin para kohe, ai e konsumoi madhështinë e tij, brenda limitit kohor që kishte në dispozicion. Duke u bërë më i riu ndër të mëdhenjtë dhe më i madhi ndër të rinjtë e së djathtës shqiptare.

Së gjashti, një ditë të gjitha fjalët që po fliten rreth kësaj gjëme do harrohen. Vepra mbetet. Për herë të parë në këto 23 vjet, ai u ngjiz dhe lulëzoi si alternativë për lidershipin e së djathtës shqiptare, brenda shtratit berishist. Ndaj kryevepra e Sokolit, është Olldashi.

Së shtati, trashëgimia më e madhe politike që la pas Olldashi është ndoshta edhe epitafi që ai meriton: Lider nuk emërohesh, bëhesh!

Së fundi, pas reagimit qytetar ndaj vendimit për armët kimike të Sirisë dhe sjelljes së publikut ndaj tragjedisë së një politikani si Olldashi publikisht dhe në rrjetet sociale, përveçse një vend i hapur, po shkojmë me shpejtësi drejt së formësuari si shoqëri e hapur. Klasa politike duhet të dijë t’i lexojë mirë këto sinjale.

106 komente në “Lider nuk emërohesh, bëhesh!”

  1. santiago says:

    SE NENTI, NJERIU MBASI VDES VARROSET”NARD NDOKA”

    1. Gregu says:

      Alfred Peza te godet s’ka fjale me te! ?

      1. Juli says:

        po eksperienca e tij eshte puna dhe jo fjala si shume te tjere

        1. Skypion says:

          Zakonisht,kur trajtohet nje ceshtje e shtrohet nje argument,thuhen tri(3) arsye,shkaqe,cilesi,vecori,te meta;tri te verteta apo tri genjeshtra;tri pyetje apo tri pergjigje etj etj;ky eshte “rregulli”,qe nganjehere edhe thyhet,kur ne vend te tri jepen dy ose kater etj.
          Deputeti A.Peza,rreshton tete(7+1),dhe ketu ben diferencen me te zakonshmit!Dhe,ketu mbyllet edhe krejt shkrimi qe ,perndryshe,te vjel me ate retoriken bajate moralizuese, tipike kjo per rishtaret ne politike e kudo.
          Te tete te metat apo defektet,sic i quan ai,jane kot,krejt kot;kot i ka rreshtuar sic i kane ardhur ne mendje.
          E vetmja nga keto qe ka rreshtuar Deputeti Peza e qe ka vlere,(qe ne fakt se ka bere ai,por komentuesi @santiago)eshte ajo per “tendencen” apo “te meten” Nr 9 ,dhe qe eshte nje quote alla Nard Ndoka!
          Nje gje qe me ben pershtypje tek peqinsi Alfred Peza,ka te beje me korrektesen ne shqiptimin(kur flet ne tv) te th-se;eshte korrekt,sipas standardit.
          Per te gjithe ata qe s’e dine,e them kete,sepse peqinsit,th-ne e shqiptojne rr,rr grykore;prsh, fjalen ‘thike’ e shqiptojne me rr hundore, ‘rrike’…
          Zoti Peza e ka kapercyer kete sinor gjuhesor lokalist me sukses;dhe,kjo eshte nje merite tjeter e deputetit.
          Nese dikush ka vene re cilesi te tjera qe s’i dime te peqinsit deputet,lutet te na i thote dhe te gezohemi bashke me te.Flm per mirekuptimin.

          1. Rr says:

            Po ti por zotni pa na rruaj nga je, une jam nga zona e Peqinit, flas e shkruaj me “rr”

      2. Edvini says:

        Ke qejf ta lexosh fredin kur shku… Edhe librin “DITARI I 23 QERSHORIT” E KA QARE

        1. Ledio says:

          hallall zoti Peza, mbi te gjitha gjykoni si gazetar dhe jo si politikan, gjykoni si popull dhe jo si mazhorance…

    2. Hysen Shoshori says:

      Ma ke lexuar mendjen o Fredi…

      http://goo.gl/svJa2z

      1. PO ky tipi qe paska vjell nje kabull dhe paska lebne qyetin pa drita?
        http://dielli.al/lajme.php?id=22063&k=71

    3. Shkrimtari says:

      gjithnje me ka bere pershtypje kjo ceshtje por ti e paske kopsitur mire

    4. SerbiaUrdheronnga lart! says:

      Se dhjeti, mercedezi do te shpalle falimentin se shpejti sepse teknologjia e tyre deshtoi, ne 7 m lartesi nje autoveture 150.000 euro nuk e shpetoi te shtrenjtin sokol (sipas politikaneve), ky eshte turpi i hetuesve shqipetare dhe drejtesise shqiptare per te mbuluar krimet, inkriminojne tekoologjine qe sigurine e kane themelin e projekteve te tyre inxhinjerike.Injorance alla shqiptarce me politikane intrigante.tung

      1. Shkumbini says:

        Po pse Fredi eshte drejtuesi i ILDKP-se?

      2. franceska says:

        jam shume e indinjuar edhe une nga ky fakt

    5. bracja says:

      o Peza,ala ke ura ju.Po boll me lidera.Nuk mesuat e nuk mesuat nga bota.Politika miku im eshte profesion.Ai miku qe iku ishte bere se donte politiakan.Pa se sa I zoti e sa lider ishte ,kujto pak ato bemat kur u be deputet ne zonen e Shijakut.Te kujtohet se cilet udhehoqi ky lideri e,te kujtohet apo jo?

    6. Skypion says:

      Zakonisht,kur trajtohet nje ceshtje e shtrohet nje argument,thuhen tri(3) arsye,shkaqe,cilesi,vecori,te meta;tri te verteta apo tri genjeshtra;tri pyetje apo tri pergjigje etj etj;ky eshte “rregulli”,qe nganjehere edhe thyhet,kur ne vend te tri jepen dy ose kater etj.
      Deputeti A.Peza,rreshton tete(7+1),dhe ketu ben diferencen me te zakonshmit!Dhe,ketu mbyllet edhe krejt shkrimi qe ,perndryshe,te vjel me ate retoriken bajate moralizuese, tipike kjo per rishtaret ne politike e kudo.
      Te tete te metat apo defektet,sic i quan ai,jane kot,krejt kot;kot i ka rreshtuar sic i kane ardhur ne mendje.
      E vetmja nga keto qe ka rreshtuar Deputeti Peza e qe ka vlere,(qe ne fakt se ka bere ai,por komentuesi @santiago)eshte ajo per “tendencen” apo “te meten” Nr 9 ,dhe qe eshte nje quote alla Nard Ndoka!
      Nje gje qe me ben pershtypje tek peqinsi Alfred Peza,ka te beje me korrektesen ne shqiptimin(kur flet ne tv) te th-se;eshte korrekt,sipas standardit.
      Per te gjithe ata qe s’e dine,e them kete,sepse peqinsit,th-ne e shqiptojne rr,rr grykore;prsh, fjalen ‘thike’ e shqiptojne me rr hundore, ‘rrike’…
      Zoti Peza e ka kapercyer kete sinor gjuhesor lokalist me sukses;dhe,kjo eshte nje merite tjeter e deputetit.
      Nese dikush ka vene re cilesi te tjera qe s’i dime te peqinsit deputet,lutet te na i thote dhe te gezohemi bashke me te.Flm per mirekuptimin.

    7. reformer says:

      se nenti, ujqerit e vjeter fitojne mbi kelyshet e rinj, zakonisht me dredhi, por nganjehere edhe me ndihmen e fatit.

  2. loni says:

    per mua nuk eshte ndonje humbje e madhe,,se une isha me nje biznes te vogel ne kohen e drogaciut nano,,dhe me ardhjen e kesaj qeverie berishanie qe merte pjese edhe sokoli mua biznesi mu mbyll sepse nuk ishte ndonje bisnes per te paguar ato taksa qe qeveria e sokolit bashke vendosen per ne,,dhe nuk u interesua asnje nga keta qe iken per keta njerez,,keshtu qe nuk ishte ndonje humbje e madhe pwer ne,po per ate vete se nuk i hengri dote gjithe ato pare,,40 vjec miljarder,,ishte qe ne moshen 30 vjec miljarder,,pastaj vazhdoj ti shtoj,,mos ja qani hallin shume se vdiq i ri por so bos,,ok,,per ate autobuzin qe vdiq me nxenes vitin qe kaloi nuk pashe une ndonje sokol te qante kur vdiqen andej nga rruget e sokolit diku andej nga vlora,,boll me ta mbani ne goje,,ai iku dhe u preft ne paqe atje,,por nuk besoj se familjaret e gerdecit apo ata te 21 janarit kan te njejtin mendim me te tjeret,,harrami dhe e keqa e ndoqi kemba kembes..ky sokoli nuk ishte ai qe mbas 21 janarit po bente qitje me arme per ti treguar kokpalereve shqiptare sic i quajti qeveria e tij mos guconi here tjeter se ne ju vrasim,,mos i harroni edhe bemet dhe gankstrellekun e ketyre yjeve..

    1. Andrea says:

      Me bukur, prishet…

      1. Sequi says:

        Se kuptoj qe disa thone mos u merrrni me te ndjerin,madje te mallkojne dhe te shajne.Po eshte figure publike o injorante si mos merremi me ate cka i ndodhi?! Bota i ka zhvarrosur te vdekurit edhe pas 50 vjetesh vetem pse kane dale fakte apo te verteta te reja,kshuqe mos na cani derrasat shume !!

        1. bracja says:

          sequi
          figure politike,lider dhe cfar pastaj?Kesaj I thone me degjoni mua.Ose me lini te vdes sa I rendesishem jam.

  3. Beni says:

    Se dhjeti, nese e kishe shok dhe ate nate ke qene me te tek Rogneri, duhet ta kishe keshilluar qe si cdo qytetar i rregullt te vinte rripin e sigurimit dhe te mos tymoste e pinte aq shume.
    Lerini denglat, duke quajtur njeri tjetrin heronj, rilindas etj etj.
    A e kuptoni qe populli tani ju njeh shume mire? You should better te ndryshoni qasjen folklorike ndaj gjerave dhe popullit, sepse fatkeqesisht nuk jeni ngritur dot siper nivelit te llumit nga keni dale.
    Respekte e me mend ne koke.

    1. Beni says:

      PS, dua qe Z.Peza te mi pergjigjet pyetjes:

      Ku i ka gjetur leket nje sherbetor i popullit me rroge 2000000, te bleje nje benz te 2013 qe kushton nga 100 000 000 – 140 000 000 Leke?

      Vetem kaq dua.

      1. Andrea says:

        Ja ka falur nje dashamires qe i gjen “Bencat” ne mengjes heret qe i harrijne njerezit qe kane nga katra pese “Benca”.. Dashamirsi do te mbete anonim… Kaq sa per dijeni… Ai ja dha se ju duk bukurosh dhe i dashur me grumbullimin e lekeve dhe me popullin sidomos me femrat…

      2. Jur says:

        po kete pyetje duhet t’ia beje Olldashit kur e mori, jo tani qe s’eshte me… Ose ta marrim vesh nga deklarimi i pasurise se cfare ka dhe cfare ka lene…

    2. gazetari says:

      Ti more Beni qe na ecen me kembet e tjereve, ti mendon se ndergjegja qytetare dhe respektimi i rregullave duhet te vije nga te tjeret apo nga vetja?
      Ti me cdo shok qe takon ne kafe, pasi ndahesh me to, nuk i thua mirupafshim por vendos rripin e sigurimit?
      Ti qenke nje injorant qe s’paska dy…
      Se fundmi, ai ka qene Minister i Brendshem i ketij vendi, kush me mire se ai i di rregullat e qarkullimit rrugor?

      1. non veza says:

        ahahahhahaha…sa te forte e ke bere..Beni i thote shokeve…RRipin..Kujdes rripin..ca gomari.

    3. romeo says:

      hahahahaha ti qenke gdhi keq sot

    4. redi says:

      Beni,
      Jam shume dakord me shkrimin tend. Desha te shtoje se, sipas njoftimit te policise, kur ndodhi aksidenti, Olldashi fliste ne celular ( pervec, qe rrypin e kishte harruar ta vinte dhe ndoshta ishe bere tape ).
      Nuk e kuptoj, se si ngrihet ne qiell nje poltikan i cili per 21 janarinka thene se po te ishte Minister do vriste me shume se kater vete.
      Ke te drejte kur keta horra politikane ngrene ne ne qiell njeri tjetrin duke bere sikur genjejne vehten dhe popullin.

      Pershendetje

  4. -homeri says:

    —dikur kam patur nje mik qe ishte drejtor ndermarje , por qe te mos e besdisnin shume nga komiteti ekzekutiv , shpiku sikur ishte semure nga zemra , dhe qe te dukej i tille , pinte nga nje aspirin, po keshtu nje miku i tij ekonomist Nazifi , vuante nga prostati dhe ky drejtori thoshte shpesh –c te bejme ne qe vuajme nga zemra , po NAZIFI vuan nga gje qejfi — e morali —me vjen keq per ata qe vdesin ne rruge nga keta me makina te shtrenjta , se qe thoni ju te politikes , ky OLLFASHI vdiq per qejf se nuk vajti per pune ne Elbasan , po per qejf

  5. ladi says:

    Alfred Peza eshte shume i sakte ne ate qe thote dhe e ka te goditur si analize. Njera pike me e goditur se tjetra. BRAVO

  6. Ismeti says:

    Tani pas vdekjes behen analiza te qarta dhe jo emotive. Ndaj te mos eksitohemi nga vdekja e tij, por te shohim realitetin ne sy

  7. po pastaj.. says:

    o Peza ne votuam te majten sepse e djathta ishte me e dhier,po dhe ju sjeni kushedi se cfare….si sju vjen turp cfare i ke keto qe shkruan..? Pse nuk shkruan ku i gjeti ky zoteria qe vdiq ato leke per te blere benc 120 mije euro,pse nuk shkruan ti per vjedhjet galopante qe ka bere…Pse nuk e perserit ate qe tha ky zoteri ne studio para se te beheshin ato mender zgjedhje ne PD se po te kishte qene ky minister i brendshem ne t1 janar do vriste me shume se 4 veta…Ik ore se ju jeni bythe lepirsa qe te gjithe,gazetare te deshtuar dhe politilane leshi…pataten keni per te ngrene mbas 4 vjetshe po vzhduat keshtu

    1. filozofja says:

      po ju keni ckeni ps ua ka fajin

  8. nora says:

    cka deshe me thane o FREDI , a nuk ishte dokord me vrasjet e 21 janarit ky KOLI ……..

    1. Kundra "OLLDASHIT" says:

      PO IK SE PO NA DEL NE ENDERRR, SE PO NA E BENI HERO!

      PSE KUR U VRA FATMIR XHINDI SE VLERESUAN SI KETE?

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Protokolli i shtetit duhet te marre persiper,deputet,ministra etj,qe jane ndare nga jeta,per gjendjen shendetsore,aksidente ne detyre etj.
    Larg qofte,te vret nga xhelozia,ndonje prosti,duhet populli te paguaj,per budallalleqet e deputetit.
    Te gjithe,kur punojme ,bejme detyren,paguhemi !
    Ju te majteve ,ju ka zene budallalleku,per te vlersuar figuren e Olldashit !
    Deputet dhe ministra si Olldashi,nuk perbejne,yllin polar,per te ndjekur te tjeret.
    Olldashin e zuri haka e popullit e denoj korupsioni i rrugeve,ku ishte zhytur,jo gjykatat !

  10. Helios says:

    po tnodhte ngreqi kjo se kishin bo kaq tmodhe

  11. qife shpuza says:

    Se njembedhjeti ai nuk ishte aq I pa inkriminuar dhe jo hajdut sa ce beni.

    Kontrolloni pasurite e tij dhe do ta shihni ku kane vajt parate e rrugeve tona ,bile edhe mbrojtesa anesore e asaj rruge qe I hengri koken.

    Ju gazetaret e keni kete favor qe te mbroni njeri tjetrin dhe glorifikoni me shume nga cduhet por mos harroni se lexuesit kane filtrin e tyre ne cdo gje qe lexojne.

    Alfred, permbahu akuzave qe ti dhe PS i ke bere Olldashit ne fushate per abuzimet me fondet e rrugeve.
    Kaq mjafton qe ai te ishte ne burg dhe sigurisht do ishte gjalle.

  12. Franceska says:

    Fredi, te pergezoj per gjithe keto fjale realiste qe ndave me ne. Te ndjek gjithmone dhe si studente e jotja te kerkoj te shkruar me shpesh…

    1. franceska says:

      paskemi nje Franceska tjeter???? :@ :@ @

  13. Blerim says:

    esht vertet qe olldashi u zmallu m shum se cduhej por ca gjona si meriton

  14. orli says:

    Se 11-ti megjithese eshte fatkeqesi kur vdes nje njeri,me tere keto elozhe qe po i thurni pas vdekjes,shkofshi ne Elbasan dhe u kthefshi ne Tirane si sokoli i olldashit.I vetmi qe u tregua i sinqerte ishte Edi Rama qe tregoi qe ka qene mistrec por per edukat dhe respekt per te vdekurin(jo per olldashin)i futi nje mjakiznak dhe aq mbaroi ajo pune.Tani kendoni me çifteli ose labçe azem,sokol,pjeter e gramoz jeni gjalle e sala nuk ka vdekur!

  15. filozofja says:

    Kur vritesh ste duan, kur ben aksident nga pakujdesia te adhurojne – SHQIPTARET

  16. Iliri says:

    Po mer po ju, pellisni sa te doni, por s’jane gjerat gjithmone te drejta!

  17. Albani says:

    po mer po ju, media na tha qe ishin dy ne makine, pse tani na del 1?

  18. loli says:

    keni hallin qe po tju ndodhi dicka juve neser larg qofte tju beje P.D.lider dhe hero.

  19. Kosovari says:

    sha je tu thon se olldash osh biri i demokracis

  20. arta says:

    boll krefet njeri tjetrin se na vjen per te vjelle.

  21. Opinionisti says:

    Sokol Olldashi duhet te shpallet deshmor

    1. franceska says:

      hahahahah,ke te drejt,ra ne krye te ‘detyres’

  22. ALFRED more Alfred
    Problemi ne shqiperi qendron se politikanet besojne , dhe jane te bindur nga experienza , se nje popull munde ta mashtrosh per gjithmone ??????
    Ti je nje politikan i fresket , mundohu te heqesh dore nga kjo ide , dhe te hash nje cope buke ndershmerisht.
    Asnje POLITIKAN , ne shqiperi nuk ka bere vezen e kuqe …….
    dhe POPULLI I KA PAGUAR SIKUR KANE BERE TE PA MUNDUREN PER KETE POPULL,,,,,,,,,,,,, shume qesharake kur shikojme situaten ne te cilen ndodhet shqiperia.

  23. xhemal says:

    gazeta te oborrtareve ,rrine neper klube afer parlamentit ,kryeministrise ,presidentit tymosin ndonje ato te lazaratit pine kafe e ne fund te dites shkruajne 5 rreshta ne fafor te zullumqareve nuk e di nga paguhen ,vriten te rinje e shkrujne vetem nekrologji te thate ,aksidentohet nje deputet smbarojne shkrimet me muaj e bile mbahet dhe zi kombetare para jetes jemi pa grada ,hierarki e ofiqe

  24. bentirona says:

    Z,PEZA.Mos u nxitoni shume te analiza qe beni duke i vleresuar njerezit sipas pozicionit politik qe kane,por cdo jete njeriu eshte me vlere.Une nuk e di cfare ka humbur partia demokratike si pjestar i kesaj qe ishte Z,OLLDASHI,POR di te them se sa njerez kane qare ne GERDEC,21 JANAR,SA NENA JANE VESHUR ME TE ZEZA PER FEMIJET QE U HUMBIN JETEN RRUGEVE QE NDERTOI QEVERIA BERISHA,KUSH PYETI PER TE GJITHA KETOOOOOOOOOO.xeni i saliut……apo mediu i gerdecit…… apo luli i 21 janarit,etj,,,,apo viktima ne fjale si minister trasporti se saje ketyre viktimave qeveria berisha pasurohej me tendera te ndyre ku per nje rruge me vlere 3 000 000 miljon investoheshin 2 leke.ME PAK FJALE ZOTIN OLLDASHI E HUMBI FAMILJA E VET ,OSE PARTIA QE E VRAU SE SJU DESH ME …POR JO POPULLI SE OLLDASHI NUK ISHTE POLITIKAN I PAZEVENDESUESHEM TA DINI KETE. NGUSHELLIME FAMILJES

  25. korcari says:

    O Alfred Peza, mos harro deklaraten e Olldashit kur deklasroi me mburrje se ai do tju a bente me keq se Sali Berisha demostruesve te 21 janarit.Ke qene dhe gazetar dhe nuk besoj se nuk te ka bere pershtypje kjo deklarat e tij.

  26. Rrokopuja says:

    O Depitet mos na beje per te qare tani.Sa shpejte harrove qe Sokol Olldashi deklaroi me 21 Janar qe une do te kisha vrare shume me shume demonstrues nese do isha minister i brendshem.Harrove qe ai i dha hov fantazise se semure te Berishes per thika me helm e cadra pistolete kur deklaroi pa piken e turpit lere me pergjegjesine qe makina e cila u drejtua pe ne deren e jashteme te kryeministrise ishte e mbushur plot me lende eksplozive.Na rrofsh per dimer o deputet,

  27. LORA says:

    Nqs per alfred pezen olldelja ishte nje lider,per mua a.peza eshte ,sot e gjithe diten,nje tutkun.

    1. Replikuesi says:

      cke Lora mos te ka fut Basha ne pune qe e paske kaq inat Olldashin/

    2. Arjan says:

      Ti Lora duhet te jesh nga Skrapari se ju ne fillim e kishit “vella” pastaj e komentonit me krenari derri te trashe “Olldelja”.
      Eeeee???

  28. Sadriu says:

    Alfred Peza eshte politikani qe na duhet dhe qe nuk vjell vrer per kundershtarin sic bejne te tjeret, por u jep ate qe u takon!

  29. Argita says:

    Z PEZA NUK THOTE ISHTE VRASJE APO AKSIDENT ,NORMALE QE NUK ESHTE KOPETENCA E Z PEZA MKINA NDODHET NE DREJTORINE E POLICISE A U BENE PROVAT SHKENCORE ,QE KA PASUR APO JO PERSON TJETER ,Z PEZA ZEDHENDESJA E PERFOLUR KU ESHTE ASNJE DEPUTET I PD APO I PS NUK THOTE TE DALI VAJZA QE PERFLITET NE NJE TV LIVE ,POPULLI DO PERGJIGJE Z PEZA , RESPEKT PER JU SI KOLEG I KOLIT QE SHKRUANI SE XHOZILESHI DHE FAHRI BALLIU NUK PO NDIHEN , FAHRIU MORI GJITHE ATO RUGE NGA KOLI KU ESHTE Z FAHRI BALLIU

  30. ekuatori says:

    Ja ke fut kot plako.Deshte dhe ti me e thanë nji fjalë të madhe, por të doli huq. Olldashi shkoi me të shumtët dhe fatkeqësi për të e familjen, por në fund të fundit ishte njëri nga plehrat e PD.Për mua nuk i ka meritu ato ndere që iu banë.

  31. Dritani Dushku says:

    Politikanet e konsiderojne veten mbi te tjeter e mbi popullin e thjeshte. NJe shtrese e privilegjuar te cilet meritojne me teper sesa njerzit e thjeshte.

    I ndjeri po te ishte angazhuar dhe ti kishte ndertuar keto rruge sic duhet ndoshta do te kishte qene gjalle akoma.

    Po te kishte rrespektuar dhe rregullat e qarkullimit rrugor prape do te kishte qene gjalle.

    Cfare eshte per te vene kujen eshte sesi shtypi, shteti, politikanet e cfaredolloj ngjyre grumbullohen bashke kur cenohet apo demtohet dikush nga lloji i tyre.

    Per mendimin tim mire do te ishte ti dergonin te tere deputetet shqiptare ne nje udhetim me autobuz andej nga Dhermiu duke i rene shkurt teposhte malit e te shikonim nese do te mbeste ndokush gjalle ne fund… Do te ngeleshin shume mercedese pa pronare…kjo do te ishte me e keqja

  32. elinor says:

    Se teti, te gjithe si komb vazhdojme te vleresojme nje person te cilin donim ta rrezonim me force gjate kohes qe ishte ne qeveri dhe qe deklaronte se do vriste me shume se u vrane duke u tallur me neveri ndaj protestuesve si “kokepalare”. Kete person ne e bejme Hero mbas vdekjes dhe kjo per mendimin tim tregon nje karakter teper te dobet dhe servil te gazetareve dhe politikaneve, por edhe te publikut ne pergjithesi.
    Ndjej neveri per te gjithe keta kllaun qe ndryshe mendojne e ndryshe flasin duke mos pasur guximin te kene nje opinion independent por i krehin bishtin turmave per te perfituar pike politike ose thjeshte per te mos u alienuar me to. Dhe ketu i fus te gjithe pa perjashtim perfshi edhe gazetarin Baze, kete kllaunin Peza qe fale Zotit di te numeroje deri ne 10, e te gjithe “koleget” e Olldashit (te cilet ne menyre sekrete e urrenin sa ishte gjalle) qe i thurin elozhe tani pas vdekjes. Per cudine time, dhe ketu i jap merite, Rama eshte nga te vetmit qe nuk u zhyten ne kete llume hipokrizie por u mjaftua me nje ngushellim krejt njerezor drejtuar familjareve te te vdekurit.

  33. Urani says:

    Ai vdiq pastaj genjeshtra apo te verteta ska rendesi ne u pajtofshin familjaret me genjeshtrat ne te tjeret skemi pse te flasim….???????keto jane te pafundme

    fredo vazhdo si gjithmoen

  34. BBB says:

    Se dhjet-ti…po te ish PDja ne pushtet, Olldashi do te varrozaj ne Varrezat e Deshmorve te Kombit…
    Se nje mbe dhjet-ti…boll me me mburrje pa vend se na cate koken..e dime mire ne populli se politikanet jane te ghithe hajdute, delenxhinj, kurvare, bixhoci, maskaraenj…dhe si beht vone si jepton populli i shkrete…

  35. vox populi says:

    Fiks,,ca jane keto delire? ca rilindesa ca heronj,,,ore jeni copa zedhenesash te popullit mer sherr buudall;enj,,,a do sillni ndonje lek ne shqiperi apo fshati digjet rakuv krihet? njoni me corape violet tjetri me mercedes 003 o cara,,,hiqini me keto delirant,,gjeni nji me ko;inoshe to ftet germimit te lekut ce do cofniiiiiiii,,,,pse me doren qfe e gishtin ne nesu te john kerrit do beni lek o popoll car,,,po ca dilni ne zi kombetare me ,,,po pse me ca ishte ai ismail qemali e? pupupu…bombeeeeeen predheeeeeeeen,,murtajeeeeen!!! ikni me gjemi lekun dhe po nuk gjetem 1 miliard dollar ne muaj pushooooooooooooojini mooooooooooooo o pabuksaaaaaaaaaaaaaaaa po cohyni moooooooo

  36. demi says:

    se njembedhjeti: si do boj ky popull pa olldelen…kush do ta udheheqi???!!!…
    …se dymbedhjeti: o alfred leshi je nji cop katunar peqini dhe keshtu ke me vdek…qytetar nuk do te bohesh ndo njihere…

  37. Hasan Hasani says:

    Vazhdon histeria alla shqiptarçe.

    Berisha u shpreh: “vepra e tij do të mbetet e pavdekshme”.

    A del dikush të më thote cila vepër ?

  38. Qaniu says:

    Jam kurioz, keto qe flasin dhe komentojne, a e kane lexuar komentin? Se shume prej tyre s’kane lidhje me ate qe ka folur zoti Peza dhe po marrin flake njerezit vetem nga te titulli.

    1. BBB says:

      Po na e ben Olldashin li-derr edhe ti???

  39. Denisa says:

    Dua te di se si mundi nje person qe zyrtarisht se ka patur rrogen me shume se 2000$ te bleje nje makine 100,000 euro, madje te kete dy makina te tilla. Do te duhet qe te punoje mbi 6.5 vjet non stop pa ngrene, pa shtepi, pa asnje shpenzim qe ti nxjerre keto pare. E kuptoni qe politikanet tone duken QARTAZI nga makina qe japin se sa kane vjedhur. Dhe ne i bejme heronj!!!

  40. Agroni, Detroit, MI says:

    Sikur me lodhi shume ky/kjo lloj menyre diskutimi/analize/platforme mbledhjeje. Nuk kundershtoj dot asnje pike, por keto pika/qeshtje/probleme…sikur me lodhnin.

    Alfred,kur perdore shprehjen (qe per hire se te vertetes , eshte perdorur me shume vend ) “me i riu nder te medhejte dhe me i madhi nder te rinjte ” , duhet qe te citosh edhe autorin qe e ka thene per here te pare.
    Ndryshe …je nje kopjues dhe perdorues i mire :-).

    1. -homeri says:

      –kjo shprehje –me i madhi nder te rinjt dhe me i riu nder te medhenjt –eshte perorur per matematikanin –ERNEST GALUA – i cili vdiq ne moshe te re —ALFRED PEZA ka bere plegjature dhe per kete duhet te mbaje pergjegjesi , nuk i falet si gazetar

      1. LORA says:

        Evarist Galua,matematikani gjenial francez qe u vra (ju ngrit kurth sepse ishte idealist avangarde) ne nje duel.

  41. sesilia says:

    ooooooooooo njerez te mbushur me zemerim nga paaftesia dhe padija juaj,lereni te prehet i qete sepse ai la gjurmen e tij ,
    Kush jeni ju per ta gjykuar ?Ne karrocat tuaja me rrota me siguri nuk eshte i nevojshem rripi i sigurimit.
    Me keto mendime qe keni te mjeret ju ……………….

  42. ben says:

    Koment me vend LORA. Peza na rrjeshtoi disa pika, por abstrakte dhe asgje
    konkrete. Te pakten vete Partia e tij i dha 20% te votave, yll i pashuar si e cilesoi Sala, ne zgjedhjet per kryetar te PD dhe eshte per te ardhur
    keq se iku i ri, la femijet gruan e nenen, por jo per ato qe thote Peza.
    Ngushellime familjes

  43. Wendy-B says:

    Si gjithmone eshte kenaqesi te lexosh artikujt e tu Fredi.
    Je yll bote.

  44. ikandeja says:

    Mua me duken me se te drejta keto qe thote Peza. Mos harroni se politikanet mund te jene kundershtar politike por jo hasem me njeri-tjetrin. Ne fund te fundit jane kolege dhe Peza kerkon te fusi nje fryme pozitive ne politike.

  45. laureta says:

    o zoti fredi jam shume dakort me shkrimin tend ,por politikanet tane duhet ta kuptojne qe karrigen nuk e kane te perjeteshme,nje dite do te jene si gjith te tjeret……

  46. amir says:

    Se trembedhjeti, kapterr Peza s’na ke thene asgje!
    Keto pikat e tua jane te denja alla Nard Ndokce!!!

  47. laraska says:

    Akoma nuk ke ngrohur karrigen dhe fillove te sillesh si palaco? Peza e di ti qe votat e majteve (edhe pse ti je i djathte koke e kembe dhe erdhe ne PS vetem prej shoqerise, se i kane ktheyr partite ne cifligje), si ti si te tjeret i moret qe sot keta si Olldashi ti vini para DREJTESISE.Olldashi si deputet e zyrtar ishte identik, pa pike ndyrshimi si Sala, Basha, Imami, Topalli, Ruli, Bode etj. I zhytur koke e kembe ne pislliqe dhe krime. Madheshtia e vetme e tij qendron ne shklejet ligjore qe ka bere, ato po ishin madheshti me vete. Nese nuk do te thuash te verten mbi Olldashin meqe nderroi jete, HESHT! Nese do te thuash dhe ti 2 fjale meqe je palo deputet tani, atehere permend faktin qe ishte 40 vjec edhe la 2 femije jetim (edhe pse te siguruar mire ndryshe nga ata te mitur per te cilet tallej Olldelja jo me larg se 2 vite me pare). Por te na e nxirrni tani hero, e politkan viozionar eshte turp, eshte akoma me TURP se ato hetime pacavure te organve tone shteterore. Olldashi ishte pjelle e politkes se Berishes dhe KURREN E KURREN nuk e cau menderen per vendin e popullin, nje vend e popull i stervarfer, i stermunduar e i sterperbuzur nga Olldashi e komapni (edhe ti komplimentet e mia per sot; me kete shkrim sapo fute emrin ne keto klane qe tallen me popullin. Suskese je ne hapat e duhur per tu bere nje politikan plere si gjithe te tjeret). Olldashi kete rryme brenda PD-se e krijoi per interesin e tij PERSONAL, sepse ju hap syri me shume sec i kishte dhene leje Sala te enderronte e te kishte ambicie. Por deputeti dhe zyrtari nuk jane ne ato poste per interes personal, por kombetar. Edhe te zevendesonte Bashen (Salen) po ate diktature do instalonte sespe asaj shkolle politke i perket sepse ata politikane ka per model / idhuj. Po ta korigjoj ate shprehjen e liderit: DIKTATOR NUK LIND, POR BEHESH, edhe Olldashin e beri Sala te tille.Pse nuk permbend qe ska shteti ku ti bej keto ceremoni me sepse e moren SHQUP-in? Pse nuk trajton kete problem qe doli ne siperfaqe (apo sju leverdis?). Nqs Rilindja ben punen e caktuar nga populli dhe Oldashi do ishte gjalle, ai se shpejti do ishte ne burg (gjalle por ne burg). Olldashi mburrej me ate sistem politik dhe po ai ja hengri koken. Me e bukura eshte se ja fusni para mbrapa populli, por ky popull ska nevoje as te ndyej duart sepse ‘kujdeseni’ vet ju per njeri tjetrin. Turp te te vij qe nje person i inkriminuar qe populli e donte para drejtesise na e beni hero. Jazek ju qofte.

    PS: Ato prozhektoret ja ke vene stadiumit te Elbasanit, aman se me ka mbetur merak qe nga fushata kur ligjvenesi (kandidati per deputeti) premton prozhektor qe nuk hyn fare ne kopetencat e tua(merre me mend si talleni ju me popullin).

    1. Linux says:

      O Laraska 100% e ke ra pikes.
      Hallall

    2. Blero says:

      Ti Laraske si ke emrin ashtu je..Amanet kur te vdesi yt ate ose ndonje i familjes tende ti lexoni ne fjalimin e fundit gjithe te keqijat qe ka bere ne jete…buce,kurve..ai tjetri ka vdek ju kerkoni te postohen neper artikuj se Olldashi na ishte kriminel,vrases etj..ne fund te fundit ai punoi per ate qe besonte qofte mire apo keq..dhe sa per Alfred Pezen te lash gojen me klor kur ta permendesh se eshte nje nga deputetet me pozitive qe ka shqiperia.

      1. laraska says:

        Po normal laraske jam, kot nuk e kam zgjedhur vet kete pseudonim ? (njeri nuk ma ka imponuar i nderuar komentues) Sa per tim ate, pa merak do ta coj deri ne fund amanetin. Do tja permend mushkonjat sepse ato i ka fiksim. Cu punon te shkretave ne vere, vetem ne te shpise e dim…AMA gjallese tjeter (flora e fauna bashke) nuk i ka bere dem ne kete jete, jo me popullit te vet. Me ato cik te ardhura te tij mujore, ka 23 vjet qe shef si vjedhin e tallen keta bandit e palaco me shoqerine tone.

        Edhe kur lexon komente, me me pak nerv, sepse gjendja nervoze te erreson syte e llogjiken dhe skupton asgje. Ja per shembull, repliken per komentin tende e ke te komenti im me lart. “Ju kerkoni te postohet neper artikuj se Olldashi ishte kriminel, vrases…” – JO, kete nuk e ka thene njeri, keshtu qe mos fantazo, mos trillo, mos mashtro. Shkurt e shqip e kam thene, hesht mbi aktivitetin e tij politik meqe ka nderruar jete (mese e kuptueshme) ose te pakten permend anen njerezore si psh ishte djale i ri dhe la 2 femije jetim, meqe deshiron dhe ky deputet i EMERUAR nga shoqeria te thote dy fjale. POR une nuk mund ti fal per nje njeri qe Peza e kompani eshte votuar ta conte para drejtesise, te na e bej hero. Ajo eshte fyrje ndaj meje si qytetar, ndaj te vdekurve te rene padrejtesisht keto 23 vjet, dhe ndaj VOTES se dhene. Ky artikull tregon se deputeti i EMERUAR nga shoqeria, Alfred Peza, eshte ose me dy fytyra ose i pafytyre. Edhe sa per pjesen “ai punoi per ate qe besonte qofte mire apo keq”. Per kulturen dhe dijenien tende te pergjithsme, sepse me siguri je dhe votues, deputeti e zyrtari i ka detyrat e te drejtat te percaktuara me LIGJ. Nuk e gjykon njeri Olldashin qe ishte i djathte, te jesh i djathte ose i majte eshte ceshtje idealesh e besimi, por te vjedhesh e te shkelesh ligjin eshte KRIME. Dmth nje qe vret, ti thua, hajt varja sepse ai ashtu e besonte qofte mire qofte keq. Je ne terezi ti apo jo? Meqe je dhe kaq nevrik, kush e di cke punuar e ce ke share Olldashin, kur doli pa pike turpi te thoshte se protestuesit jane vrare nga afer. E di ti qe krim nuk ben vetem ai qe vret, por edhe ai qe bashkepunon, ai qe hesht kur ka informacion dhe ai qe e mbulon ose ndryshon prova e fakte. E pra keto nuk jane ceshtje besimi por shkelje ligji.

        Sa per Pezen, deputetin e EMERUAR nga shoqeria (meqe po flasim per njerez qe emerohen e njerez qe i fitojne postet), une flas qe cke me te, sa te me tekt mua. E di pse? Sepse une jam pjese e popullit, ai popull qe i jep voten atij dhe e con ne ate karrige, po ai popull qe me taksat e tij paguan rroget e tij, edhe gjithe perfitimet e tij si zyrtare, si ato jozyrtare (se dhe vjedhjet nga taksat e mia i marin). Si perfundim, ato prozhektoret ja ka vene stadiumit apo jo? (deputeti eshte ligjevenes, edhe te doje nuk hyn ne kopetencat e tij ligjore ta vej apo jo prozhektor, por kjo thjesht tregon si mashtrojne e tallin popullin).

  48. Wendy-B says:

    Si gjithmone eshte keaqesi te lexosh artikujt e Fredit.Je yll bote.

    1. elinori te cilit i kapen komentet "te perseritura" por qe nuk botohen kur nuk i pelqejne moderatorit says:

      Njeri me hipokrit dhe servil ndaj publikut se ky “yli i botes” nuk kisha njohur ndonjehere! Ti Wendy e di qe jam pak cinik keshtu qe mos ma merr per keq kete pyetje ? por a mos je pakez naive ti, nje çiçke (dialekt korçar) fare, jo shume?!

      1. Wendy-B says:

        E, jam pak korcare,sa per lezet …
        Po nuk ta vej re jo.Edhe pse “grindemi” shpesh,me duhet te pranoj qe YOU KNOW TO READ THROUGH THE LINES.

        1. Wendy-B says:

          YOU KNOW HOW TO READ THROUGH THE LINES.
          SORRY po mua me censuron edhe cel im hahaha

      2. Daku says:

        Shume dakort me ty Wendy-B. Edhe une kam respekt per deputetin Peza..eshte nje nder personat me te mire dhe me te rralle qe kemi ne vendin tone.

  49. Bruins says:

    Z.Peza ! Dy te parat je isakte bashke me te fundit,per te tjerat je akoma nen emocionet e humbjes se Olldashit.
    Nese te pyes: Pse ceremoniali i vdekjes duhej organizuar nga qeveria?
    Makina e shtrenjte ishte prone e Z.Oldashi?
    Cili eshte opinioni juaj rreth debatit per person te dyte ne aksident?
    Nese e quani alternative te lidershipit a ishte Ai alternative e korupsionit ?
    Me qene i madh dhe me meritu ato superlativa nuk do te kishte komente asinkron shkrimit.

  50. BBB says:

    Alfredua i Pekinit me demek ka dash te thote se Olldashi per pak kohe do behej lider…ai nuk ish i zoti te vinte rrypin e sigurimit te ruante kokene tij, e jo me te bhej lider i partise dhe popullit…

  51. Spectrum says:

    Pershendetje ,po ça béni talleni ju,ça lideri ,pikerisht per kete flasim qe vendi nuk ka klase politike,Kjo qe ndodhi me SHBA , tregoj qe keta pervec Rames qe nuk eshte testuar akoma,qe nuk luhet ne politike si ne jeten civile,politika eshte shkence me vête dhe ka ligjet e saj te zhvillimit dhe qe sokoli dhe cdo sokol tjeter nuk mund te behen lojtar pa ditur rregullat e lojes ,vendi ka nevoje per nderrim elitash ne administaten publike,dhe spécialiste ne hartimin e politikave kombetare dhe te jashme,SHqiperia humbi nje nga rastet e rralla qe afrohen nga fuqi si SHBA,pikerisht se vendimi u morre nga presioni qe u be nga klasa diletante politike shqiptare,keshtu qe mos manipuloni ngjarrjet ,olldashi ishte nje i ri qe humbi jeten ne moshe te re dhe na vjen keq si per cdo njeri tjeter dhe kaq po jo se ishte ndonje politikan apo si ce quhani ju reformatore,vendi nevoje per njerez me arsim dhe kulture perendimore,qe te luftohet mediokriteti qe partia e sokolit i la trashegimni vendit.

  52. kirurg says:

    ka shkruar si politikan, jo si gazetar. tani duhet t’ia kundervene olldashin bashes. kaq e thjeshte eshte.

  53. drita cili says:

    Fred i dashur ,ti ke hak qe te vjen keq per kolegun,mikun ,mbi te gjitha ishte njeri ,moshe e re,baba ,burre ,bir etj ,por nuk i takonte ai nderim qe iu be .Kishte shume gjynahe ndaj ketij populli te gjore,qe nuk ngopfemijet me buke thate se indjeri bridhte me makine qindra mije euro.mekat me te madh nuk ka .Ju te PS te beni koke nga kembet ete punoni shume shume per te ndrequr krimet e qeverise se shkuar

  54. petro says:

    shume artikull i bukur.do gezoheshim shume sikur neser te shkruanit nje artikull merua, ti, mesila doda dhe i madhi astrit patozi.nuk do benit keq ti merni dhe nje mendim sales.

  55. Qemal says:

    Ja fusni kot!

    Kush vjdh me shume, kush vret me shume e kush eshte me dallkauku, keta politikanet e quajne li=derr njeri-tjetrin!

    Hajde mendje o Fredushke hajde!

  56. Beniamini says:

    Alfred Peza nuk ka thene asgje te re, veçse ka mbledhur mendime per Olldashin keto dite. Bile edhe thenien: me i riu i me te medhenjve dhe me i madhi i me te rinjve e ka marre nga theniet per matematikanin Evarist Gallua. Por ishte e mira qe keto ditirambe pas vdekjes te thuheshin sa ishte gjalle, pasi atehere s’lini paçavure pa thene per te. Nuk dua te zgjatem, por ne keto komente shprehet edhe kriza e diskursit publik te shqiptareve.

  57. fatmiri says:

    Jo nuk eshte ashtu si mendoni ju me siper po nese ka vjedh ka vrare apo ishte nje kriminel duhet te shkoje para drejtesise e jo te vritet pa gjygj te ekzekutohet ne emer te zotit, ku familja e udb na urdheroka zotin ti mari jeten Olldashit pika 7 ishte shum e hapur per Bashen lider behesh e nuk zgjidhesh, me Olldashin na dhane nje mesim qe zoti (familja mafioze) I mer jeten cdo kujt qe I afrohet kreut te parties apo ta percaje .Te njejtin mesim sic ekzekutuan ne 21 janare te njejtin mesim qe na thane dilni prap ne proteste po ja u mbajti Sot shqiperi ka vetem nje rrezik pd si parti kriminelesh

  58. green says:

    Njerzit e siperfaqshem si ky shkrujtsi,Peza,jane te obsesur me fjalet;lider,me seksi,rilindje ,heroi, etc etc.
    Qellimi eshte te krijohen mythe e me tej tabooot;dmth pranimi pa kritik i atyre qe thot lideri,rilindasi,heroi etj.
    Eshte nje perpjekje per te brainwashur popullin;per ta zotruar, shtypur,perdhunuar etc.
    Peoples.Stand up.Throw in garbage self called lider,heroe,rilindas etc etc.
    Respect your dignity.Free yourself from the taboos and myths.
    green

  59. dada says:

    FJALE PA KUPTIM NUK E DI CFARE KA DASH ME THENE EDHE VETA Z. PEZA.

  60. beso says:

    z.Fredi!Sinqerisht mendoj se ju duhet te mungonit ne aradhen e levduesve,te shkruajtesve mortore.Por ju keni zgjedhur te shkruani ndryshe,duke çuar pa vetedije ne te njejtin destinacion.Se pari,Lideri ka te gjitha tendencat te behet satrap,edhe ne demokraci.Eshte Lidershipi ai qe e kufizon,por me dhimbje,ne populli pa privilegje dhe pa makina luksoze,gjer tani Lidership nuk kemi pare.Se dyti,media nuk eshte agjenci e vertete policore,edhe gabon ne te dhena dhe raporte.Ndodh me gazeta te nivelit boteror e jo me me keto tonat,qe kane bilance te vogla dhe mundesi te pakta.Perkundrazi,mediat kane bere shume pune ate nate,se aq mundesi kane,e sidomos, nuk rreshqiten ne balte,siç rreshqiti superMercedezi,me PreSafe dhe ABC(Active Body Control)me 60 km/ore(fiks me kete shpejtesi behet prova EuroNCAP,qe ky model kap 5 yje-dmth maksimumin).Duhet te jesh mallkuar 1000 here qe te mos i shpetosh ketij aksidenti.Se trti,shyqyr qe politika nuk bashkohet me shpesh,se po u be bashke,do behet per te keqen tone dhe ketu s’te sqaroj dot,se e kupton me mire se ne,populli i duartrokitjeve nga e keqja.Se katerti,nuk e dija qe i nderi Olldshi ishte Lider,pse nuk na e keni thene me pare?Se pesti,protokolli i shtetit ben mire te kurseje parate per varrime,sepse Muçi Nano e ka sqaruar se ne çfare rastesh e parashikon protokolli dhe ky rast nuk perfshihet.Mund ta bente PD homazhin dhe i takonte asaj,meqe e kishte Liderin alternativ.Se fundi,po te tregoj nje fabul te thjeshte te Hermann Hesse.Ndodh nje termet ne nje vend dhe permbytje e gjithe katrahura natyrale e vdesin miojera e mijera njerez e kafshe.Erdhen shume dhe i ndihmuan,por problemi kryesor ishte qe viktima duheshin varrosur me lule,qe keto te sherbenin sipas bestytnive si oferte zotave qe te ringjalleshin si ua kishte deshira.Meqe vendi ishte dhe i famshem per lule dhe ato ishin permbytur,doli problem per lulet dhe derguan nja djalosh tek nje mbret i larget,qe t’i ndihmonte me lule.Kur shkon djaloshi atje larg,e gjen mbretin ne shesh beteje,me mijera te vdekur dhe djaloshi habitet qe paskesh gjema me te medha se e tyrja.Flet me mbretin e ulur ne mes te ushtrise se rrafshuar dhe ne nje çast djaloshi i shpreh habine se ne vendin e tij vrasja eshte gati inekzistente.Mbreti i thote qe edhe ne vendin e tij vrasja denohet rende dhe gati nuk ekziston,por kur vijne lufterat dhe ato plasin pa pyetur,popujt levdojne ata qe vrasin me shume dhe keta i bejne mbreter dhe heronj.Besoj se e kuptoni z.Fredi,qe kjo parade lavdesh dhe lulesh per te ndjerin Olldashi,qe morri me vete virtytet dhe mekatet e tij,kjo fushate e kote dhe ky proçesion zyrtar po bejne efektin e kundert ne lexuesit dhe gjithe masen e njerezve qe ju,te zgjedhurit i quani popull.E verteta qe ne perceptojme eshte se vendi jone vasal eshte shtet pa Lider,pa Lidership,eshte vend i dominuar nga vasalet dhe qylaxhinjte,miqte dhe tarafi i miqve,ajo fare aristokracie qe i ben qejfin vetes dhe i akordon privilegjet.Ajo Klase qe i nderuari profesor ne Amerike,qe s’ia mbaj mend emrin,e quan Paria e Tiranes.Behuni me pak Pari z.Fredi,behuni me pak”debudede”se nuk ju gjen gje.Kam frike se shpejt ju vete do beheni pishman qe iu futet politikes.Eshte nje gardh me tela me gjemba,ku e ku te hidheshe nga muret e shkolles Skenderbej,qe maksimumi te jepnin nje jave dhome izolimi.

  61. eda says:

    Se nenti, edhe kete reformim e sjell perseri e majta shqiptare. Duam apo sduam, duhet ta pranojme. Te majtet u sollen vertet dinjitoze dhe vllazerore, shqiptare.
    Ne raste te ngjashme, kur gjema i ka ndodhur te majtes, e djathta nuk ka denjuar, ta ngushlloje te majten e jo me te veje e te beje homazhe. Edhe kjo eshte nje risi ne jeten shoqerore shqiptare dhe shume mire qe ndosh keshtu, pasi vjen nje moment dhe ashtu duhet te ndodhe.
    Kjo tregon se vyrtyti, njerzilleku, kultura e te sjellurit, humanizmi, toleranca, falja jane ne krahun e majte te politikes, sikunder edhe te shoqerise ne teresi. E djathat, vuan ne kete drejtim, jo se jane te gjithe, por vuajne nga psikoza e lidershipit.

  62. quebec.canada says:

    laraska meriton noten 10

  63. Manastiri says:

    Ore, mire qe nuk thote qe ishte *ajotollah*.
    Me keto lloj shkrimesh-opinion, te ndjerit nuk i bejne fajde.
    Me vjen shume keq si rob njeriu, qe Olldashi iku kaq shpejt, si dhe per familjen e tij,nenen,gruan,femijet,motrat dhe vellezrit e tij.
    Ne demokraci ke vetem jete njerezore me vlera perendimore. Nuk ka lider dhe as postlider, apo nenlider.
    Jemi shume larg shoqerise politike humane dhe demokratike.

  64. Illo says:

    Nuk I takonte te shkruante kete in memorial . Kur ishe gazetar besoja se do beheshe politikan , por s’je as njeri as tjetri . Ishim shume te qarte , perpara se te lexonim kete shkrim katrahure dhe hipokrit . Illo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje