Dhuna në familje është një fenomen mjaft i përhapur dhe pak i denoncuar. Me gjithë rritjen e numrit të denoncimeve vitet e fundit, ajo sërish përbën një problem serioz të shkeljes së të drejtave të njeriut, e prirur nga një seri sjelljesh abuzive apo kërcënuese të udhëhequr nga nevoja për pushtet dhe kontroll, nga dëshira për të sunduar dikë, për ta pasur atë në dorë. Dhuna ndodh kudo, në të gjitha shtresat e shoqërisë, pavarësisht moshës, arsimit, fesë, apo gjendjes ekonomike.
Dhuna në familje është krim dhe si e tillë ndëshkohet nga legjislacioni.
Denonconi dhunën në njësinë policore më të afërt. Këtë veprim mund ta kryeni ju, ose një i afërmi juaj nëpërmjet një telefonate në numrin 129, ose duke u drejtuar drejtpërsëdrejti në njësinë policore. Kërkesa juaj për mbrojtje është e mbështetur në ligjin nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i cili parashikon masa administrative mbrojtjeje që lëshohen nga gjykata, afati mbrojtës i të cilave arrin nga 15 ditë deri në 1 vit. Në këtë procedurë ju do të keni mbështetjen e specialistit të policisë, i cili do të përcjellë në gjykatë kërkesën tuaj për mbrojtje.
Mos hezitoni të merrni pjesë në seancat gjyqësore për “Lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes”, pasi mosmarrja pjesë do të çonte në pushimin e çështjes. Ju mund të kërkoni mbrojtje edhe për familjarët tuaj, përfshire dhe fëmijët , të cilët janë prekur
direkt ose indirekt nga dhuna. Në rast të rrezikut për sigurinë Tuaj, një punonjës policie do t’ju shoqërojë në gjykate, si dhe do vijojë me ndjekjen e masave për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Urdhri i Mbrojtjes.
Në rast se dhunuesi shkel masat e përcaktuara në Urdhrin e Mbrojtjes, ju duhet të kontaktoni specialistin e policisë që ka trajtuar rastin tuaj, pasi kjo shkelje përbën vepër penale, sipas neneve 321 dhe nenit 130/a të Kodit Penal.
Nxjerrja e Urdhrit të Mbrojtjes nuk ju pengon Ju të kërkoni procedim penal për dhunuesin.
Ndryshimet e bëra në Kodin Penal në mars 2012 dhe qershor 2013, e kanë klasifikuar dhunën në familje si vepër penale më vete, e cila dënohet nga 2 vjet deri në 5 vjet burgim.
Policia e Shtetit e gjykon shumë të rëndësishme sigurinë dhe mbrojtjen Tuaj nga ky fenomen, duke sjellë në vëmendjen e gjithsecilit reagimin dhe mospranimin e tij.
*Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Largohuni nga islamizmi per te bere te mundur respektimin e gruas, per ti thene ndal trajtimit te gruas si prone e juaj.
Shtese, duke respektuar gruan keni respektuar nenat qe ju kane rritur.
Shkrim i thjeshte e konkret, ndoshta i rralle nga nje drejtor policie. Suksese z.Didi.
Po ne itali ka pas dhune nga burrat italiane kundrejt femrave shqiptare ka pas dhe shume vrasje nga ata, mos valle dhe Italianet i urrekan kot pa arsye femrat shqiptare? KY FENOMEN EKZISTON KUDO POR TE GJITHE E DIJME SA I POSHTER ESHTE MENTALITETI I FEMRAVE SHQIPTARE
Dmth femrat a kane fajin qe hane dru!
Uffff me ne fund arriti te lidhte dy fjale ky. Apo me siguri ja kane pregatitur te tjeret.