Olldashi dhe paragjykimet konfirmuese

25 Nëntor 2013, 23:12Blog TEMA
Olldashi dhe paragjykimet konfirmuese

Nga Gilman Bakalli

 

A ju ka qëlluar ndonjëherë, kur keni dashur të blini një makinë të një marke të caktuar, le të themi, një Audi, dhe papritmas kudo në rrugë të keni parë kryesisht njerëz që ngasin pikërisht Audi?! A ju ka qëlluar të vuani nga një sëmundje, le të themi nga stomaku, dhe papritmas të keni vënë re se shumica e njerëzve që ju rrethojnë vuajnë edhe ato nga stomaku dhe ju s’e kishit ditur! A i keni dëgjuar gratë shtatzëna, kur tregojnë se, gjatë shtatzanisë së tyre, shohin ngado që shkojnë vetëm gra shtatzëna dhe foshnja përreth. Po çiftet që sapo i kanë dhënë fund një lidhjeje të gjatë dashurie, a e dini se atyre u duket se tekstet e këngëve të dashurisë që dëgjojnë janë shkruar fiks për gjendjen e tyre shpirtërore? S’ka asgjë për t’u shqetësuar! Asgjë për të menduar se universi po përpiqet t’ju tregojë diçka përmes shenjash të veçanta! Në literaturën psikosociale quhen paragjykime konfirmuese. Paragjykimet konfirmuese janë filtra, përmes të cilave shohim botën. Kërkojmë të shmangim tensionin e brendshëm psikologjik kur shohim apo dëgjojmë informacione që nuk na përputhen me konstruktet e brendshme konjtive dhe aktivizojmë filtrin e paragjykimeve konfirmuese, i cili lë jashtë gjithçka nuk përputhet me skemën e brendshme. Rastet e përmendura më sipër janë versioni pasiv i këtij fenomeni.

Problemi i vërtetë fillon kur paragjykimet konfirmuese bëhen aktive dhe kërkojnë ta shtrembërojnë realitetin, t’i shtrembërojnë faktet. Njerëzit, më shumë se informim, kërkojnë konfirmim. Më shumë se thjesht lajme të reja, njerëzit kërkojnë pikërisht ato lajme të reja që ua konfirmojnë atyre lajmet e vjetra mbi botën. Kur lajmi s’e bën këtë, duhet modifikuar. Siç po ndodh me aksidentin e Olldashit. Një histeri masive në rrjetet sociale kërkon me obsesion të vërtetën në lidhje me një person të dytë në makinën e të ndjerit Olldashi. Por cilën të vërtetë se? Cilin informacion të ri se? Ajo që e irriton masën në lidhje me aksidentin e Olldashit është fakti se ky aksident ka dalë nga skema e njohur që ato kanë për aksidentet me njerëz publikë, të cilët, në disa raste kanë pasur edhe të dashurat me vete. Ky aksident i irriton thjesht sepse nuk ia konfirmon skemën klasike që ato kanë në lidhje me aksidentet e njerëzve me funksione të larta publike. Dhe për ta shmangur mospërputhjen në skemën e tyre të brendshme histeria masive kërkon ta ribëjë aksidentin sipas skemës së vjetër të tipit “një – VIP – në – makinën – e – tij – luksoze – me – të – dashurën – duke – u – kthyer – nga – darka – e – bollshme”.

Mbetet për t’u parë se cila gazetarí do të triumfojë: ajo populiste, e cila ia jep masës histerike gjahun e dëshiruar, apo gazetaria serioze, e cila nuk e pranon tendencën e turmës për të injoruar evidencën e së kundërtës. /Mapo/

32 komente në “Olldashi dhe paragjykimet konfirmuese”

  1. N Shabani says:

    Mire ore mire por gjejeni ju kush ja shkaktoj “aksidentin” Olldashit ate shikoni ju se ju nuk keni gra te tjera hic ju vetem ai kishte. Nuk vdiq nga gruaja ai por njerezit kembengulin mbi hetimet e bera dhe saktesine e tyre ne zbulimin e te vertetes rreth krimit nuk e ka njeri hall se ka fjetur apo nuk ka fjetur me grua tjeter..

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Ky zotnia ka shkrujt si nji specialist Bakallesh,i bie rreth e rrotull.
      ….rreth e rrotull,… dhe ne fund fajin e kemi ne,..ne njerzit e thjeshte qe na pelqeka te germojme ne jeten e politikanve tane te cilet paguhen nga taksat e popullit,ne qe kerkojme te dime se perse nje deputeti qe aksidentohet me makine te shternjte,qe nuk dihet nga vinte dhe ku shkonte ne ate ore te vone,i behen nderime shtetrore ndersa nje deputeti qe e vrasin,si i ndjeri Fatmir Xhindi e lene ne harrese.
      Po kur kane ndodhur ngjarje te tjera me te tmerrshme si vrasja e vajzes se gjore me emrin Aisha ju kujtohet se çfare te dhenash i servirej publikut nga me te hollsishe,qe ne nuk i donim fare ose i atij monstres Prenjasi qe ka hedh trupin e femijes ne grumbullin e plehrave…
      Perse krijohet nje mur mbrojtes rreth vrasjes ose aksidentit te Olldashit.
      Pas shume te dhenave kontardiktore qysh ne fillim te heres ,tani keni bere nje mal me paqartsi dhe gati 90 % e njerzve mendojn se Sokolin e ndjere e kane vrare.
      Ashtu siç po ben dhe ti more Bakall,ti mundohesh te justifikosh mjegullnajen qe eshte perhapun dhe keshtu vret te verteten.
      Ti mendon se ne jemi vetem kureshtar qe mezi po presim se me ke e bejne politikanet dhe sa sekretare te bukura kan shtrire pertoke dhe me pas i kan dergue per pushime ne Dubai,…,kur ne te vertet ne kemi te drejte te mesojme te verteten per ato poltikan qe trupi ju vendoset per homazhe ne Kuvendin e Shqiperise.asgje me shume.

    2. feniks says:

      A te kujtohet gje,zoti Gilman, pse ike si i RRAHUR nga PD-ja???
      Olldashi u varros me nje PROTOKOLL MBRETEROR ,doemos,qe te mbuloheshin PRAPASKENAT(mbase edhe si te Trebickes),qe i beri mjeshtri Berisha gjate konkurimit per kryetar i PD-se!!!
      Vete keto nderime tregojne se Berisha(pa llogaritur Lulken) ia kishte friken Olldashit!!!
      A nuk ka bere keshtu,ky BANDIT edhe ndaj Azem Hajdarit???
      Se fundi: Ti Bakall,me duket se kete shkrim e ke bere,qete NDIHESH SE JE GJALLE e jo se ke patur per te na thene gje!!!
      Si ish deputet te takonte te thoje dicka me vlere e jo te merreshe me komentuesit,si dikur kryetaret e FRONTIT DEMOKRATIK te lagjeve, si je qethur,si je veshur,si je rruar etj!!!
      Ne se nuk ke kuptuasr gje deri tani,MERRE VESH:
      DYSHIMET,SE KISHTE APO JO PERSON TE DYTE erdhen se vete POLICIA ne fillim deklaroi se “TE PARIN E DERGUAM NE SPITAL!Tani po nxjerrim te dytin”!!!

      U aludua per vajzen Qyflaku,por si mundet,qe ajo NUK ISHTE NE VARRIM???
      Te tjerat t’i meson Berisha,Gilman!!!

  2. BBB says:

    Njoftim

    Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”, duke patur parasysh kohen e keqe qe pritet me mbizotoroje kete sezon dimeror, si dhe daljen e burgaxhinjve nga burgu i sigursie se larte, i ben thirrje anetarve te Komitetit Qendror te partise Demokratike, si dhe deputetve te saj qe mendojne ndryshe nga shoku Sali dhe nenkryetari Lulzim se:

    1. NDALOHET RREPTESISHT TE KRYENI UDHETIME NATEN APO DITEN NE QAFA MALESH APO KODRA SE KA QAFA KU PARTIA KA HAPUR “GROPA” GATI
    2. NDALOHET RREPTESISHT DALJA PER GJUETI JASHTE QYTETIT PAVARSISHT SE CFARE ZAGARI KENI ME VEHTE
    3. NDALOHET TE SHKONI NEPER MOTELE APO HOTELE ME DASHNORE APO SEKRETARE
    4. NDALOHET RREPTESISHT TE DILNI TE BENI DIVERSION POLITIK JASHTE LINJES SE PARTISE NEPER STUDIO TELEVIZIVE SE DO MERRNI VETEN NE QAFE POR EDHE KALAMAQRIT
    5. NDALOHET PERDORIMI I CELULARVE NEPER GREMINA APO HUMNERA
    6. NDALOHET TE VINI RRIPIN E SIGURIMIT NE CDO LLOJ UDHETIMI ME MAKINE, DHE SHPEJTESIA E MAKINES TE MOS TE JETE ME PAK SE 100KM/ORE
    7. NDALOHET TE MBANI DOKUMENTA IDENTIFIKIMI ME VETE SEPSE PARTI JU GJEN EDHE PA I PATUR ATO, SEPSE JU NJEH QE NE SURRAT SE KUSH JENI
    8. NDALOHET TE JENI ESELL NE MAKINE DHE REKOMANDOHET TE KENI KTHYER SE PAKU NJA 3-4 DOPIO RAKI OSE ALKOLRA DHE PIJE ALOKOLIKE ME NGJYRE
    9. NDALOHET TE VDISNI PA NJOFTUAR ME PARE PARTINE DHE KOMITETIT QENDROR TE SAJ, NE TE KUNDERT NUK DO TE VARROSENI NE VARREZAT E DESHMORVE
    10. NE RAST AKSIDENTI NJOFTONI PARTINE DHE POPULLI QE PO VDISNI ME CELULAR NE DORE PER TE MIREN E PARTISE DHE POPULLIT, MBYLLNI DYERT SE MOS JU FUTET UJKU NE MAKNE, PASI DASHNORJA APO SEKRETARJA TE KETE DALE NE MAKINA PA I PARE NJERI
    11. FAMILJAREVE U NDALOHET QE NE RAST AKSIDNETI ME VDEKJE TE KERKOJNE AUTOPSI DHE HETIM MJEKOR LIGJOR

    Shoqata “Zagari dhe Gjuetari”,
    QAFE KERRABE 25.11.2013

    1. Wendy-B says:

      hahahahaha kam qesh me gjithe zemer .

  3. Nemecek says:

    Shume i nderuar Z.Bakalli.

    Interesante sjellja e ” paragjykimeve konfirmuese” si shembull qe ilustron ( histerine kolektive ) Deshira per te konfirmuar, me shume sesa deshira per t’u informuar… Si teori eshte e persosur, mirepo ne kete rast kam frike se nuk i vjen dot ne ndihme kesaj situate qe doni te shkoqisni… Ai zoteria qe nuk eshte me mes te gjalleve, u be sa hap e mbyll syte Hero, 1- se kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. ( ishte duke folur ne cel ndersa ngiste makinen) 2- Hero, i rruges qe ndertoi vete, absolutisht jashte standardit dhe qe u perpoq ne te gjalle te n’a e ofronte si arritjen me te madhe qe kishte bere ndonjehere ndonje qeveri ne kete vend. 3- Hero, se keshtu u desh qejfi te pa-udheve… Se fundmi, ka qene dikush ne makine me te, ose jo kjo nuk ka pike rendesie…

    1. psy says:

      Jam shume dakord me para-shkruesin.

  4. luis says:

    Me Sokol Olldashin ndodhi ajo qe ka ndodhur me paraaedhesit e tij ne partine demokratike kur keta devijonin rruge nga zeusi i tyre me emrin Sali.
    Zoti Bakalli sugjerimi i juaj eshte i drejte mbi opinionin e njerezve per nje ngjarje te ndodhur por edhe opinioni ka te drejte te informohet sakte dhe jo ne kete menyre sic e ka marre informacionin.
    E dyta eshte se Saliu gjithnje kur e ka pare vehten ngushte jo vetem qe nuk i ka kusyer kundershtaret por as mikun.
    Shteti duke dashur te ruaj etiken dhe personin na dha nje informacion te rreme.
    Ishte apo nuk ishte figure e njohur politike zoti Olldashi pavaresisht fatkeqesise duhej te thuhej e verteta ashtu sic ka ndodhur.
    Ketu kemi dy variante me te cilat duhet te hetohet.
    Sokol Olldashi ka qene i shoqeruar me nje vajze qe ne gjuhen tone quhet dashnore.
    Shoket e tij qe ishin ne dijeni perpara se policia te bente njoftimin i kane sugjeruar edhe kete mbajtje sekreti.
    Varianti i dyte dhe me i besueshmi eshte se kane qene edhe dy persona te tjere dhe njeri prej tyre i ka kerkuar te ndaloje per nevoja personale dhe pasi e kane goditur ne koke i kane rrokollisur makinen ne humnere dhe vajza qe ndodhej me te ishte loja me te cilen donin te humbnin gjurme.
    Me revanshin qe kishte marre Olldashi partia demokratike kalonte ne duart e tija dhe figura e Berishes do njollosej perfundimisht por kryemafiozi Sali nuk e lejoj kete perfundim te keq per vehten e tij dhe ia kurdisi vrasjen ashtu sic di vetem ai.

  5. ZQK says:

    O zoti Bakalli,

    Hoqem dore nga kerkesa per njeri te dyte ne makine. Arsyetimi yt i persosur ishte mese bindes.
    Tani, a kemi te drejte ne ende te kerkojme, ku ishte heroi yne pak perpara se te jepte jeten? C’pune kishte jashte shtepise se tij naten e me kohe te keqe?
    Jo per ndonje gje, se mbase ishte per interes te Atdheut dhe ne na ka shpetuar ky detaj. Se, ne baze te punes qe (mund te) kish bere, ti themi Jarit t’i prese nje dekorate a ti beje te tjera ndere.
    A nuk bashkohesh edhe ti me kerkesen tone?

    1. kapsoli says:

      epo u be gjith populli hetues??
      na duhet 50 vjet qe te na hiqen reflekset kushtezuese qe na kan ndryshuar genin?
      thashethemexhinj idjot, qe s’pate njehre elefantin qe keni mbi shpine, e merreni me mizat e te tjereve

  6. tila says:

    Nuk besoj shume ne aksident pasi shume gjera ta hedhin poshte kete opsion.Si ka mundesi qe shoferi dhe deputeti Cara erdhen ne vendin e ngjarjes per 10 min kur dihet se eshte goxha distance e madhe nga Artisti tek presidenca e deri ne vendin e aksidentit.Te pakten 2 minuta duhen sa te shkojne ke makina e ta ndezin.Menyra si u veprua shpejt e shpejt.Opozita qe nuk u ndie fare.E imagjinoni ti kishte ndodhur dicka me e vogel do te caheshin faqet e shtypit.Do ishte ngritur komision parlamentar etj etj.Thjesht ate e hoqen qafe sepse po behej kercenim serioz per krahun e Berishes ne PD.

  7. qytetari theshte says:

    Ne munges te informimit ka gjithmon konfirmim subjektiv,sic eshte edhe artikulli juaj teorik,jo fort i plot.

  8. artan says:

    shume e vertete

  9. lul says:

    edhe pse u be hero atehere per te nxjerrur qytetaret nga shtepijat e pronareve prap, kjo tregon se si ka fuksionuar ai shtet,te vjel mire e mire pastaj te eleminon

  10. valter says:

    I nderuar Bakalli, nuk eshte ajo histerike dhe as ajo serioze por ate te te vertetes.

  11. mali says:

    Ama ashte shume e quditshme, si paria, si partia, si policia…, po na servojn hetim undergrund, me thuaj zotni si t´menoj mileti ndryshe???

  12. ruzhdi says:

    ju lutem zotri mos i qitni miletit petlla me uji se nuk behen,vete bodigardi i zotit oldashi se bashku me ate deputetin e partis demokratike kane dhen disa here deklarata kontraverse njeher e muarrem nje sms masandej jo folem ne telefon me pastaj mediat lajmruan se edhe nje polic eshte i vrare me vone than nje vajze ka qene se bashu me te etj pra zotri publiku asgje nuk don me shum se te verteten thajani e mos qitni kopalla,por ketu per gjendjen e krijuar nuk kane faj vetem mediat e shkruara e elektronike por edhe policia e shtetit dhe ministri i policis qe nuk po dalin ta informojn drejte miletin.

  13. elinor says:

    Keta na mendojne budallenj. I fusin nje shkrim sikur po japin leksion psikologjie dhe eksitohen me idene se “nuk po i kupton kush”! Nuk besoj se te gjithe keta gazetare jane te paguar per ta mbuluar kete histori thjeshte si nje aksident tragjik. Thjeshte mendoj se eshte me e lehte ta luajsh ‘safe’, me kujdes, qe te mos rrezikosh te te quajne “i rrjedhur nga trute”, sesa te qendrosh drejt ne kembe e ta thuash mendimin tend hapur. Keta te vetequajturit elita e kombit jane nje brez tucash, dhjaksash, qe nuk njohin parime e principe. “C’po me duhet mua ajo pune, te ha edhe une ndonje “aksident apo si?!”” Keta shurranjosa nuk arrijne ta kuptojne qe menyra e tyre e te menduarit eshte fatale per nje shoqeri per arsye se eshte pikerisht ky mentalitet ai qe i intereson forcave te erreta. Individualisht eshte e pamundur te ndryshosh dicka por te bashkuar mund te ndryshohet gjicka. Them se eshte koha qe intelektualet e vertete ta shohin me ne fund te verteten ne sy dhe te ngrene zerin ne emer te pjeses tjeter te kombit. Intelektualet e vertete ama, jo si ky tipi ketu qe mundohet te beje si interesant.
    Artikull teper i dobet! Nga nje hyrje teper e zgjatur kalohet direkt e ne konkluzion — mungon shtjellimi i ceshtjes dhe shpjegimi qe autori mund te kete per dyshimet e shumta qe na paskan “histeriket”! Nuk jepet asnje linje logjike pse rrethanat e aksidentit nuk jane te dyshimta. Flitet per shoqeruesen e dyshimte te viktimes por thjeshte hidhet poshte ai dyshim legjitim i njerezve pa iu pergjigjur pyetjes “ku eshte zonja ne fjale, pse nuk e interviston dikush ne lidhje me gjithe kete zhurme qe po behet ne lidhje me te?” Apo mos ndoshta po presin sa t’i ikin shenjat ne fytyre nga rrahja qe mori bashke me Olldashin dhe pastaj do behet e gjalle krejt papritmas?
    Olldashi na u servir si nje Hero mbas vdekjes, a thua se na shpetoi nga apokalipsi dhe jo si nje njeri qe thjeshte beri nje aksident (sipas atyre te interesuarve qe ta besojme kete version)….si shume te tjere. Nuk e di por, te gjithe keta qe shpallen “heronj” mbas aksidenteve ne fakt nuk jane as heronj e as aksidente.

  14. gjergji says:

    dyshimi perseri mbetet Bakall i nderuar.. Si ka mundesi qe nje makine luksoze, 120 mije euroshe, me nje shpejtesi 45km/ore ta hedhe te zotin ashtu si e hodhi Olldashin…??? te gjithe kemi nga nje makine, kush te mire e kush te keqe, por te gjithe biem ne nje mendje, se ne nje moment te caktuar dyshues, qe te gjitheve instiktivisht na shkon kemba tek pedali i frenave… atehere si ka mundesi qe Olldashi, nje shofer shpejtesie, te pakkten nuk i shkeli frenat, po hiç fare ama, ne nje moment te tille…??? Atehere mua me lind dyshimi, si nje shofer i vjeter, qe ai ka humbur, o ndjenjat, o jeten (per njemije e nje arsye) qe para se te futej ne kthese. me thoni ju mue… si ka mundesi qe nje kthese 45 gradweshe te nxjerre nga rruga nje goxha makine Bebzi, me nje shpejtesi prej 45 km/ore…. ja gjykojeni vete….

  15. fatmiri says:

    Po diku thone qe nuk duan ta nxjerrin kush femer ishte qe te mos perhapet lajmi per deputete amorale ,po sikur ku jetojme ne shqipetaret a se dim qe te gjithe jane maskarej , po mos ishte gje me Grida Dumen po sna intereson shum me ke ishte po zbardhni hetimin cfare I ka ndodhur deputetit kush e porosity vdkjen zoti ????? apo familja

  16. injoranti says:

    ne na lini paragjykimet byrazer, ju shterngoni bens-at 100000 euro-sh!

  17. viktor hoti says:

    Gilmar Bakalli e ndjen vehten te vetmuar prandaj i ben finde Sales qe ta ktheje ne kuvli . Teza e femres eshte e persosur per te shmangur teza te tjera te rrezikeshme . Duke ndjekur kete strategji del qarte elozhi per Salen Viktor Hoti

  18. A says:

    Faktikisht kam respekt per GILMAN BAKALLIN, sepse ne nje dite te bukur, pa shi, pa re, pa shtrengata dhe rrufe ja ka dhjere aq mire dhe ne menyre te papritur ciftit ku thrret qameti ZHELEFENA TOPALLI (COBA), si kryetare e Kuvendit dhe SAAALI RAMADAN SHEQERLLEK BERISHEVIC, kryeminister te qeverise, ku do te thoni ju, mu ne mes mexhlizit, ne kuvend.
    Kurse keto si te paftyre dhe hajdut keto dy persona FENA dhe SAAALI, nuk ngopen duke vjedhur vota gjate zgjedhjeve parlamentare, vodhen ne Shkoder te gjitha votat qe ishin per GILMAN BAKALLIN. Por u treguan kaq te “pa ngopur” sa e nxorrin me 0(ZERO) vota, duke vjedhur votat e nenes dhe gruas te GILMAN BAKALLIT. Por cudia nuk mbaron ketu, kur GILMAN BAKALLI, voten e tij qe kishte hjedhur per veten e vet nuk e gjeti ne kuti. Mbas interesimit doli qe vota i tij personale kishte ikur ne drejtim te paditur.
    Tani doni te dini skenarin per SOKOL OLLDASHI, te cilin po u sqaroj me pika:
    1) Mama, grua, thuaju femijeve se babi po shkon ne nje takim pune dhe partie ne Elbsan. Jam me shoferin se ai do t’me shoqeroje.
    2) Mbas nje udhetimi te shkurter me makine ndalet ne nje lokal, takon mikun e vet Ilic dhe len aty edhe shoferin, Une po iki vetem, sepse ju e dini si eshte muhabeti. Cao.
    3) Mbas nje ecje te shkurter me makine, diku nga TEG-u hipi nje femer simpatike, seksi rreth 18 vjet me vogel se Sokoli. Sokoli ecte shpejt me makine sepse rruget i kishte projektuar dhe zbatuar vete per ndertim. Keshtu mund te ecte sikur te ishte edhe ne gjume.
    4) Ecen ne kete ore te mbremjes me shi si te fundit te vjeshtes dhe u futen ne nje Motel me restorant, pastaj shkuan ne nje …! Me teper nuk mund te shkruaj se nuk me lejon realizmi socialist.
    5) Mbas rreth dy oresh, dolen nga moteli, duke ecur avash-avash me makine, here duke i shtrenguar doren njeri tjetrit. Po ja doli gjate rruges doli “nje kthese” qe nuk ishte ne projekt, dhe si perfundim makina perfundoj ku e shikuam te gjithe.
    6) Gjate kesaj kohe Koli, ishte duke folur me shoket ne celular, se po e pyetshin si te doli “takimi” ne Elbasan. Kur, pa pritmas, ndigjuan jam duke u rrezuar me makine, pesova aksidenti, afer Lokalit te “Kiut”.
    7) Keto dy shoke besnike, me shpejtesi te madhe te makines se tyre, arriten ne vendin e ngjarjes. Nxorren vajzen nga makina dhe e nisen me makine ne nje spital privat, mbasi kishte marre vetem shembje. Kurse i shkreti Koli kishte kaluar ne jeten tjeter.
    8) Mbas kesaj u lajmerua policia, e cila erdhi “30 sekonda” mbasi ndodhi ngjarja dhe aksidenti.
    9) Vajza nuk del per deklarata sepse nuk eshte sheruar akoma.
    10) Serine e dyte e dini te gjithe sepse ershte xhiruar perpara se pares. Kaq eshte e gjitha dhe mos u lodhni me historite e Kolit.

  19. Nje emigrante says:

    O shkrimtar, gazetar, psikolog, analist o cfaredoqofsh,
    Po a nuk ishte media “serioze” e albanistanit qe raportoi fillimisht per nje person te dyte? E kam degjuar me veshet e mi tek Ora News fillimisht, pastaj shkova menjehere tek Tema, te ciles i besoj, dhe ishte aty dhe qendroi per ndoshta dy a me shume ore personi i dyte i vdekur me Emer e mbiemer dhe kush ishte me pershkrim si zedhensja bashkpuntorja etj… Dhe kete doni t’ja hidhni histerise kolektive te blogje shkruarve? Po ti na thuaj nga e more vesh. beni gazetari ju lutem dhe jo na shisni teori dhe sillni citate e quota nga njerez te medhenj. Na thoni faktet, dhe aq… Megjithese ju nuk e dini, po mesojeni se ne, populli, kem mend te gjykojme vete, nuk i duam diktatet apo mesimet tuaja.

  20. aleksander says:

    per gjergjin n’daç me dit se si ka ndodh merr salen ne telefon,olldashi sma merr menja se ka dasht me provu a then xhamin me kry,se aj xhami atje siper i paska dhan edhe nji goditje ne qafe me sponde ma merr menja se spo di gja ndoshta vete!

  21. lili says:

    Zotni Gilman,
    Nuk na behet vone per Turpin e tyre,per kurvnitetj
    Na behet vone si qytetare per cudirat qe ndodhin me shtetin tone e policin tone,me funktionimin e shtetit e kjo duhet te ju shqetesoje edhe ju:Pse policet dhane rapporte me shume versione:kur ti besojme policeve kur thone sapo kemi nxher personin e pare,apo kur thonje kishte vetem nje person?cfare autopsie behet per nje kohe aq te shkurte? Cfare testi laboratorike Jane bâ…
    Kete kemi te drejte si qytetare qe paguajme shpenzimet e ketyre procedurave t’i dîme!si qytetare qe paguajme me taxat tons keto shpenzime kemi te drejte te dîme per cfare veper kombtare ,qe meritoj nje dite zi,ky deputet ishte nis…
    Si qytetare qe paguajne vatje ardhjet e deputeteve,kemi te drejte te dîme a ishte ne nje takim zyrtar apo nje takim personal per pune private

    Edhe si qytetare cka me dite sa taxa ky zotni ka paguar shtetit,ku i ka marr paret per me blé kete kete vêture:ju Duke se nuk kemi drejte te kerkojme kete logari?mû si qytetare me duket se eshte nje minimum te tregojne e te kontrollohen te ardhurat e deputeteve,sepse kemi te drejte te dîme a ka konflikt interesi…

  22. hera says:

    S’ka nevoje per me shume salce sallata se eshte e tejmbushur. E VERTETA duket se akoma nuk eshte prioritet ne agjenden e gazetareve apo analisteve ose sherbimi ndaj te vertetes objektive aplikohet me standarte te ndryshme per ngjarje te ndryshme. Eshte per ardhur keq, sidomos kur lexoj vetem gazetare apo analiste meshkuj qe perpiqen te marrin ane dhe duan te mbulojne me arrogance e fanatizem realitete te mundshme ku femra nuk trajtohet si person po si gje e gjalle. Nese njerez ne pushtet qofshin burra apo gra ( e dime se burat i kemi me namus ne ballkan) kane mardhenie me vartes apo marrdhnie ku shrytezohet pozicioni inferior i femres kjo nuk mund te tolerohet ne nje shoqeri me nje minimum normaliteti, kjo denoncohet dhe disiplinohet. (10 vjet te shkuara, mbaj mend se ishte nje realitet pervers i frikshem ne kete drejtim ne qeverine asaj kohe…)

  23. StopI says:

    Vajza ndodhet ende në koma.

    1. Nirvana says:

      Je i sigurte per kete qe thua ?? se eshte lajm sh i rende

  24. Desaret says:

    I nderuar Bakalli,keni bërë fleten e Temes vertet “fletë bakalli” me keto që shkruani duke na sulmuar ne me slloganet tuaja tejet inkompetente!…
    Cështjen Olldashi e ndoqi keq media dhe vet Mero Baze qe duhet t’u pergjigjet disa pyetjeve profesionale…dhe rreth profesionit!
    Se pari është shteti qe beri katrahurë kete incident me vdekje qytetari(nese ishte i vetem,gjithmonë) sepse ai monitoron ngjarjet dhe i publikon me ndihmen e medjas dhe të varjantin të vet profesional e ligjor!
    Paaartesite nuk i kane sjellë komentuesit ne rjete sociale qe flasin të lirë dhe ju nuk duhet aspak të shqetsoheni,pasi ëshë thjesht fjalë e lirë! C’ju ka munduar kaq shumë?
    Megjithate dhe fjala juaj është e lire dhe duhet kuptuar si demokratike,por konfrontin duhet ta pranoni!
    Ja sot u dha nga tekikët e specializuar se “në sistemin e frenimit(une kam kerkuar nder të paret hetim ketu) mungon amonjaku,element i jashtzakonshëm kimik teper i siguruar dhe determinant në frenim. Kjo është avancim drejt shkakut,dhe duhet pershendetur. Por perseja mbetet serish pyetje qe do pergjigje sepse une mendoj se kjo mungese është determinante element kyc ne tragjedinë e të ndjerit Olldashi! Cka ndodhur? Lenda kimike avulliese nuk zhduket pa u krisur,thyer serbatori mbajtes,qe deklarohet se nuk ka krisje…mund të jenë guarnicionet të vjeter,të prishur qe kane bere ikjen kimike avulluese? Veshtire sepse makina është e re e klasik të lartë! Mundet të kete vene dore dikush para aksidentit? Nuk kemi konfirmim,por pikpyetja mbetet,pasi ka “mjeshtra mbi mjeshtra”qe dine sekretin e boshatisjes së elementit frenues! Ku? Nuk dime ku ka qënë Olldashi. Sa larg ka qene boshatisja nga vendaksidenti! Por mund të kete dhe të tjera pista qe mund t’i diskutojme,pershembull:makina ishte aty,pranë,por viktima(apo viktimat)sillet nga vendi i krimit (pershembull,pas nje mbledhje të ashper mbi …) futet ne Benzin pa frena dhe Benzi shtyhet….Hamendesi,pasi në PD nuk është vrare askush,por i kanë vrare!…
    Ecim: viktima ka folur ne telefon me shoferin “besnik” dhe shokun” e afert po deputet,njohur vonë,dhe u ka thene bera aksident(shiko shtypin) dhe…zhurmë…telefoni u nderpre…” Mos ka qënë nën presion të dikujt dhe kur telefonata u krye,u godit në kokë? U shperfytyrua? Pse jo? Por pistë mund të jetë!…
    Shoferi,miku i afert deputet shkuan menjehere,bile para policisë dhe panë (cudi) nje njeri. Ndejten duarkryq(po të ish i plagosur mund të shpetohej po të nxitrej,si ben instikti i mikut) Nuk hapeshin dyertë! Po xhami perse nuk u thye,të futej dora e “mikut” e të hapej dera nga brenda? Nuk kishte gur? Raportohet se nga ora 21.30 gjer në ora 01… Nuk nxirrej trupi! Vertet e besoni? Do kishte shkuar trupi të ishte gjallë ne spitalin e Milanos.(une vleresoj jeten e cdo qenie njerzore!)Nuk hapej se policia specialistet nuk kishin “flesibel” me bateri? Po perse harrojne të gjithe të justifikojne orzgjatjen e mosdaljes,kur shiko mirë ti,Mero dhe të tjere,se keni baxhane siper të thyer dhe prej aty mund të hyhej ne makinë qe ne sekondat e para të Cares ne vendngjarje.Si nuk e ka pare? Po të tjeret si gabojne me perrallen e moshapjes se gjate kater ore të dyerve,kur dera me e madhe e ka lënë hapur vet nje rrotullim i makinës? Kupton cfare gatuani? Perse Cara nuk hyri nga xhami i thyer i siperm qe thuhet se i mori jeten Olldashit? Apo xhami u thye me pas,kur u studiua situata? Kish vajzë a djal me Olldashin e ndjerë, crendësi ka? Fundja ne jetë instiktet dhe deshirat diktojnë dhe marrezitë? Por ministri i rendit nuk deklaroi se ishte ne makine vetem nje person!Kjo flet shumë dhe pse nuk tha qe ishin dy,tre…etj qe nuk kane rendesi!
    Gazetaret perse nuk u lejuan,qe nga sekonda e parë e mbritues së tyre? Shteti perse vuri censurë ndaj tyre ku shoqatat e gazetareve nuk ulerijnë,por lejojne turpesisht të shkelet mbi dinjitetin e shtypit duke e bërë të pabesueshem tek lexuesit gje qe nuk është e vertet? U vra vertet me aksident personal i ndjeri Basha,apo e ekzekutuan 50 meter larg gjetjes së trupit,pasi ka bere telefonaten? E sollën aty me fytyre të shperfytyruar dhe i thyen kafkën,pasi telefonoi,kjo mbetet detyre verefikimi i organeve hetimore! Fakti qe nuk kane gjetur frenim të rregullt dhe bosh serbatori i frenave,flet shumë me tepër se më parë! Dhe shpejtesia 45 km,nuk është tregues qe e kane eleminuar? Ku ndodhi,pse,nuk hamendesoj me,sikurse hamendësoni ju me shkrimin qe e kthen padrejtesisht ne “fletë ballkalli”,fleten e nderuar të Temes! Kater ore pa nxjerr trupin dhe frenimi me difekt,flasin per objektivitet të komentuesve qe nuk u vlen ka a nuk ka vajze,dashnore,shoqe,kolege,kusherire,ne makinë,por pse u aksidentua me vdekje i ndjeri Olldashi! Perhere do diskutohet,perderisa PD nuk deklarohet dhe varrosi me shpejtesi të madhe të ndjerin!Koha nuk do tju jap të drejtë z.Bakall!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje